Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 02. 2020. 17:59   >>  18:02

Ditari 14.02.2020

14.02.2020

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq sot ka bisedua me mitropoliti i Kishës ortodokse serbe Amfillohije 

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq dhe mitropoliti i Kishës ortodokse serbe Amfillohije kanë filluar takimin mbi Ligjin për liritë fetare. Ky është takimi i  parë i tyre me iniciativë të Markoviqit, pas hyrjes në fuqi të këtij akti juridik. Markoviq më 28 janar e ka ftuar Amfillohien për dialog mbi ligjin për liritë fetare, duke theksuar se ky akt juridik ka hyrë në fuqi dhe afatet për zbatimin e tij janë duke rrjedhur. Ai atëherë, në letrën drejtuar Amfillohijes, ka theksuar se Qeveria është e gatshme që edhe një herë t’i shqyrtojë së bashku zgjidhjet më të mira për zbatimet e neneve 62,63 dhe 64 të Ligjit, dhe me dialog të mundësohet konsensusi për shmangien e e çdo dyshimi rreth shfrytëzimit të kishave, tempujve dhe manastireve, gjegjësisht përdorimin e ardhshëm të tyre. Për shkak të mospajtimit me ligjin mbi liritë fetare, në organizimin e kishës ortodokse serbe në shumë qytete të Malit të Zi, të enjteve dhe të dielave, mbahen procesione.

Presidenti Gjukanoviq në konferencën e sigurisë në Munih 

Presidenti i Malit të ZI Millo Gjukanoviq merr pjesë në konferencën e sigurisë që mbahet në Munih me ftesë të kryesuesit Volfgan Ishinger. Rreth 35 udhëheqës të shteteve dhe qeverive, liderë ushtarakë dhe diplomatë do të ndjekin Konferencën e Sigurisë në Munih, e cila nis sot, në një kohë të tensioneve të larta midis aleatëve dhe konflikteve të përgjakshme gjetiu. Niveli aktual i tensioneve e tejkalon atë të viteve të mëparshme dhe përfshin një gamë të gjerë çështjesh, të tilla si mospajtimet ndaj Iranit dhe kërkesat e presidentit amerikan, Donald Tramp, që aleatët evropianë të rrisin shpenzimet në mbrojtje, për të lehtësuar barrën e taksapaguesve amerikanë. Përpara nisjes së Konferencës Ishinger, veçoi dy vende të shkatërruara nga lufta: Sirinë dhe Libinë. Ai tha se është "thellësisht i trazuar" për "dështimin e pafalshëm" të bashkësisë ndërkombëtare në Siri, ndërsa shprehu zhgënjimin që plani i paqes për Libinë, i negociuar së voni në Berlin, nuk ka gjetur zbatim në terren.

Boshkoviq- Mali i Zi sot është aleat kredibil dhe në mënyrë aktive i kontribuon paqes dhe stabilitetit

Si anëtar i barabartë i NATO-s, Mali i Zi sot është aleat kredibil dhe në mënyrë aktive i kontribuon paqes dhe stabilitetit,ka deklarua Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq në takimin me ish komandantin suprem të forcave të NATO-s për Evropën, gjeneralin në pension, Kertis Skaparoti. Siç thuhet në kumtesën e ministrisë së mbrojtjes, fokusi i takimit ka qenë proceset aktuale dhe projektet e ministrisë së mbrojtjes, me qëllim të modernizimit të Ushtrisë së Malit të Zi si dhe përparimi i përgjithshëm i sistemit të mbrojtjes. Boshkoviq me këtë rast falënderoi Skaparotin për mbështetjen dhe kontributin personal në kuadër të procesit të përgjithshëm të integrimeve të vendit tonë në sistemin  kolektiv të mbrojtjes, si dhe anëtarësimin në NATO. Të përkujtojmë se Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq merr pjesë në konferencën e 56-të e cila i kushtohet sigurisë dhe e cila mbahet në Munih të Gjermanisë.

 

Savo Millashinoviq nuk zgjedhet drejtor i Agjencisë për parandalimin e korrupsionit

Savo Millashinoviq nuk është zgjedhur drejtor i Agjencisë për parandalimin e korrupsionit. Ai nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave të anëtarëve të Agjencisë për parandalim të korrupsionit. Është paraparë shpallja e konkursit të ri për drejtor të Agjencisë për parandalimin e korrupsionit. Drejtori i deritashëm i agjencisë për parandalimin e korrupsionit Sreten Radonjiq kah fundi i vitit të kaluar është zgjedh kryetar i Këshillit të agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasje të lirë në informata.

Begiq - rreziku për popullatën e përgjithshme kur është në pyetje koronavirusi është i ulët

Epidemiologu i Institutit për shëndet publik, Senad Begiq ka thënë se rreziku për popullatën e përgjithshme kur është në pyetje koronavirusi është i ulët, por nuk mund të përjashtohet. Ai ka thënë se ky rrezik është i pranishëm në tërë botën jashtë Kinës dhe se ekzistojnë grupe të caktuara, gjegjësisht pjesë të caktuara të popullatave që janë më të rrezikuara. Ata janë, para së gjithash, udhëtarët në komunikacion ndërkombëtar, e posaçërisht ata që udhëtojnë në krahinën më të goditur të Kinës, Hubei. Për këta rreziku nga infektimi me koronavirus është shumë i madh, ka thënë Begiq. Për këtë arsye, siç ka theksuar ai, instituti për shëndet publik rekomandon shtyrje të udhëtimeve në krahinë Hubei dhe qytetin Vuhan. Kur është në pyetje pjesa tjetër e Kinës rreziku nuk është aq i lartë, megjithatë rekomandimi i përgjithshëm është që të shtyhen udhëtimet në Kinë, ka thënë Begiq.

 

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR HEKURUDHAT DHE RRUGËT MES KOSOVËS DHE SERBISË

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në. Nënshkrimi i letrave të interesit ndodhi pak para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih. Këto marrëveshje, u arritën me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe ambasadori Richard Grenell. Për palën kosovare marrëveshjet i kanë nënshkruar Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Kurse nga pala serbe, të dy marrëveshjet i ka nënshkruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq

 

THAÇI: MARRËVESHJA PËR HEKURUDHAT ME SERBINË ËSHTË MESAZH PËR PAQE NË RAJON

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo marrëveshje është një hap tjetër i arritjeve të Kosovës për zhvillim ekonomik. Ai gjithashtu ka shprehur falënderime për Administratën Trump për përpjekjet e tyre në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes dy shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Ambasadori Grenell të falënderoj për punën e shkëlqyer për këtë marrëveshje. Është një hap tjetër i arritur i progresit pas marrëveshjes së linjave ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja e sotme për hekurudha dhe autostrada është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres, vende të punës, pra ajo çka ju duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”. “Kosova beson në lidershipin e presidentit Trump dhe Administratën që gjatë gjithë kësaj periudhe dhe viti punojnë për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi. Kjo është rruga që duhet të ndjekim në të ardhmen dhe të mos mbetemi peng i të kaluarës së hidhur mes vendeve dhe popujve tonë”, ka theksua pos tjerash presidenti i Kosovës.

GRENELL: THAÇI E VUÇIQ U PAJTUAN QË FOKUSI TË JETË NË ZHVILLIMIN EKONOMIK

I Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, është shprehur i lumtur që Kosova dhe Serbia kanë arritur të nënshkruajnë edhe një marrëveshje tjetër – marrëveshjen për linjën hekurudhore dhe autostradat.“Ajo që kemi bërë sot këtu është që kemi negociuar për të gjetur mënyrën që të hapim linjën hekurudhore dhe autostradat. Siç e dini të gjithë, ne kemi negociuar për hapjen e linjës ajrore për fluturime direkte mes Prishtinës dhe Beogradit – dhe tani kemi edhe dy marrëveshje të tjera”. Grenell pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka thënë se të dy presidentët – Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq – janë pajtuar që fokusi duhet të jetë në zhvillimin ekonomik. “Ajo çfarë kam folur me të dy presidentët është që të provojmë, sa më shumë që është e mundur, që të koncentrohemi në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të ardhmen”,tha pos tjerash Grenell.

 

ALBIN KURTI UDHËTON PËR MUNIH

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në mes shumë zyrtarëve të huaj.Këtë e ka konfirmuar për klan kosova Zyra e Kryeministrit. Gjatë ditës së djeshme kryeministri ka kërkuar takim me presidentin për t’i bashkërenduar qëndrimet dhe siç tha Kurti “ta japim tërë kapacitetin intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t’i bëjmë”. Mirëpo, ky takim nuk u realizua për shkak se ftesa presidentit i shkoi pas udhëtimit të tij drejt Gjermanisë. Nga Presidenca kanë thënë se takimi mes dy udhëheqësve kosovarë mund të mbahet edhe në Munih për të njëjtin qëllim. Për Kurtin kjo është vizita e parë në Europë që e përfaqëson Kosovën në një konferencë të rangut të lartë.

 

Tensionet globale mbizotërojnë Konferencën e Mynihut

Rreth 35 udhëheqës të shteteve dhe qeverive, liderë ushtarakë dhe diplomatë do të ndjekin Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila nis sot, në një kohë të tensioneve të larta midis aleatëve dhe konflikteve të përgjakshme gjetiu. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila zgjat deri më 16 shkurt. Lista e diplomatëve pjesëmarrës përfshin sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi, dhe ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif. Konferenca e Mynihut, për kohë të gjatë, ka qenë një tubim i udhëheqësve botërorë të sigurisë dhe herë pas here është mbajtur gjatë kohës së marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA-së dhe Evropës, si për shembull gjatë debatit për luftën në Irak, në fillim të vitit 2003.Tensione mund të ketë edhe brenda delegacionit amerikan. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, do të marrë pjesë në Konferencën e Mynihut, ku do të jetë me anëtarë të administratës së Trumpit. Pelosi ka pasur rolin kryesor në përpjekjet për shkarkimin e presidentit Trump, i cili më pas është shfajësuar nga Senati amerikan. Poashtu pritet që Pompeo dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, të takohen me presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, në margjina të kësaj konference.

 

Gjermania duhet të kundërshtojë racizmin dhe antisemitizmin, thotë presidenti gjerman

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se gjermanët duhet të kundërshtojnë racizmin dhe antisemitizmin. Ai i bëri komentet gjatë në një përkujtimi të 75 vjetorit të bombardimit të Dresdenit nga forcat aleate, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Nga 13-15 shkurt 1945, qindra aeroplanë britanikë dhe amerikanë bombarduan Dresdenin. Si pasojë e sulmeve ishin vrarë 25,000 njerëz. Shumë udhëheqës të vendeve aleate të asaj kohë, thanë se sulmi ishte në shenjë hakmarrjeje për bombardimet naziste të qyteteve britanike gjatë luftës. Gjatë adresimit të presidentit gjerman, mijëra banorë formuan një rreth të "paqes dhe tolerancës" ndërsa binin këmbanat e kishave. Steinmeier kërkoi të krijonte një ekuilibër midis nderimit të të vrarëve në sulmet ajrore, ndërsa theksoi përgjegjësinë e Gjermanisë për luftën. Policia po përgatitet për një demonstrim të madh nga neo-nazistët dhe ekstremistët e krahut të djathtë më 15 shkurt. "Nacionalizmi i ringjallur dhe populizmi i krahut të djathtë po rrezikojnë gjithnjë e më shumë kulturën demokratike të përkujtimit" tha kryetari i komunës së Dresdenit, Dirk Hilbert në radion lokale.

 

OBSH: Nuk ka ndryshime në ashpërsinë e koronavirusit

Rastet me koronavirus nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Përjashtimi i vetëm është në një anije të ankoruar në Japoni, ku numri i të infektuarve është rritur në 218, nga 174 sa ka qenë. OBSH-ja tha se nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh as në ashpërsinë e koronavirusit. Shifrat e fundit flasin për 121 viktima të reja në Kinë, që e çojnë në 1,380 numrin total të të vdekurve. Komisioni i Shëndetit Kombëtar ka thënë se numri i të infektuarve aktualisht qëndron në 55,748. Mike Ryan, udhëheqës i programit të urgjencave shëndetësore pranë OBSH-së, tha se nuk ka ndryshime të theksuara në trajektoren e shpërthimit të koronavirusit. Jashtë Kinës ka pasur dy viktima dhe 447 raste të prekura në 24 vende, konfirmoi ai. Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë. Aktualisht nuk ka vaksinë për të.

Në Tuz u bë prezentimi i Agrobuxhetiti për vitin 2020.

Komuna e Tuzit dhe Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural në bashkëpunim me Sekretariatin për bujqësi dhe zhvillim rural të Komunës së Tuzit kanë prezentua  Agrobuxhetiti për vitin 2020. Nga ana e Ministrisë morën pjesë ndihmësministrja Radana Damjanoviq, Enis Gjokaj-shef në departamentin për zhvillim rural, Gojko Baboviq-shef i departamentit për këshilla nga lëmia e prodhimtarisë blegtorale dhe Vukota Stanishiq-shef i departamentit për këshilla nga lëmia e prodhimtarisë bimore. Interesimi për pjesëmarrje në këtë prezentim ishte i madh, dhe gjatë prezentimit qytetarët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të kërkojnë sqarime më të detajuara, njoftojnë nga Komuna e Tuzit.

 

Nesër mot kryesisht i kthjellët

Për nesër në viset jugore pritet mot kryesisht i kthjellët ose me vranësira të pakta deri mesatare, ndërkaq në veri me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit vende vende janë të mundshme edhe reshje të dobëta të borës, kurse gjatë ditës me intervale me diell. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit prej -4 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 17 gradë.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се