Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 02. 2020. 17:29 >> 17:37

Ditari 21.02.2020

21.02.2020

Dushko Markoviq në kuadër të dialogut dhe iniciativës Aleanca për Evropën, takohet sot me përfaqësuesit e Qendrës për monitoring – Cemi

Kryetari i qeverisë së Malit të Zi Dushko Markoviq në kuadër të dialogut dhe iniciativës Aleanca për Evropën, takohet sot me përfaqësuesit e Qendrës për monitoring – Cemi, dhe Qendrës për zhvillimin e organizatave joqeveritare. Markoviq ka iniciuar dialogun me aktorët relevant politik dhe shoqëror për të diskutuar mbi të gjitha çështjet që do të ndihmojnë në tejkalimin e ndarjeve dhe për gjetjen e emëruesit të përbashkët në interes të qytetarëve dhe perspektivës tonë evropiane. Të rikujtojmë se dialogu ka filluar me takimin me përfaqësuesit e Qendrës për transformim demokratik dhe aleancës qytetare, kur, siç është kumtuar nga Qeveria, janë marr disa propozime dhe iniciativa me qëllim të forcimit të kredibilitetit të institucioneve dhe besimit të opinionit në to. Bashkësia e komunave të Malit të Zi e ka përkrahur iniciativën dhe ftesën e kryeministrit dërguar subjekteve relevante politike dhe shoqërore për dialog mbi temat e rëndësishme për përfundimin me sukses të procesit të integrimeve evropiane të Malit të Zi.

I.Brajović - Mali i Zi dhe Turqia kanë raporte politike të zhvilluara

Mali i Zi dhe Turqia kanë raporte politike të zhvilluara, ka thënë kryetari i Parlamentit, Ivan Brajoviq, gjatë vizitës në këtë vend dhe takimit me kryetarin e Kuvendit popullor të Turqisë, Mustafa Shentop. Në takim të dy kryetarëve është konstatuar se është avancuar bashkëpunimi i parlamenteve gjatë këtij mandati, gjë që ka impuls shtesë në zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme midis dy vendeve mike. Shentop ka thënë se Turqia po përcjellë zhvillimin ekonomik dhe social të Malit të Zi, kurse vizitat në nivel të lartë kanë efekt të fuqishëm në raportet bilaterale. Turqia dhe Mali i Zi janë dy vende të cilat në vazhdimësi zhvillojnë raporte miqësore dhe vëllazërore, ka thënë Shentop. Brajoviq ka thënë se Mali i Zi dhe Turqia kanë raporte miqësore dhe politike të zhvilluara, kurse këmbimi i vizitave tregon për bashkëpunimin ekonomik intensiv. Me Shentopin kam pasur bisedime të jashtëzakonshme mbi vazhdimin e bashkëpunimit parlamentar dhe mbi rolin e madh që kanë grupet e miqësisë që i kemi formuar kohë më parë, ka thënë Brajoviq.

Letonia përkrah rrugën evropiane të Malit të Zi

Mali i Zi dhe Letonia kanë ngjashmëri , sidomos përmes luftës historike për pavarësi dhe ruajtjen e identitetit të vetë nacional , kurse përmes takimit të sotëm e forcojmë dialogun politikë të nivelit më të lartë dhe kërkojmë mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë , arsimit dhe komunikacionit , ka theksuar ministri i punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq i cili qëndron për vizitë pune në Republikën e Letonisë, ku është takuar me shefin e diplomacisë letoneze Edgar Rinkeviç. Gjatë kësaj vizite shefi i diplomacisë malazeze e ka hapur konzuullatën e republikës së Malit të Zi në Riga. Gjatë bisedimeve me ministrin Rinkeviçs , është vlerësuar se Mali i Zi dhe Letonia zhvillojnë marrëdhënie miqësore të forcuara me aleancën në kuadër të NATO-s si dhe përmes vlerave të përbashkëta evropiane .Ministri letones Rinkeviçs ka theksuar se Letonia përkrah fuqishëm politikën e zgjerimit të BE si dhe hapjen e kapitullit të fundit në negociatat e Malit të Zi me BE. Në këtë kontekst ka theksuar se është arritur progres i rëndësishëm dhe mund të llogaritet në vazhdimin e përkrahjes të ekspertëve letonezë. Siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së punëve të jashtme bashkëbiseduesit kanë bërë shkëmbimin e mendimit për situatën aktuale në rajon si dhe në nivelin global, si sfida ndaj kundërshtimit të kërcënimeve hibride. Darmanoviq me rastin e hapjes së konsulatës në Riga ka theksuar se kjo përfaqësi e partë diplomatike në Letoni do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy shteteve mike dhe aleate.

Nikoliq - do tëparandalojë çdo përpjekje të rrezikimit të paqes dhe stabilitetit

Ju shëtitni, kurse shteti i Malit të Zi, qytetarët dhe pushteti i zgjedhur i tij do të dijë, si edhe shumë herë deri tash, ta identifikojë dhe parandalojë çdo përpjekje të rrezikimit të paqes dhe stabilitetit dhe ta mbrojë atë që është ndërtuar me mund tash disa dekada, duke formuar shtet të qytetarëve të lirë dhe të barabartë, të drejtat e të cilëve i mbrojnë institucionet e fuqishme, ka thënë zëdhënësi i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millosh Nikoliq. Ai thekson se përpjekja e pandërprerë e mitropolitit të Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfillohije, që të fusë përçarje në Partinë Demokratike të Socialistëve, gjithnjë e më shumë po bëhet tragjikomike. Me këto përpjekje të kota ai tregon se është pjesë e fushatës së orkestruar disavjeçare, e cila tash ka shkas të ri, por qëllim të vjetër, rrëzimin e Malit të Zi. Kjo fushatë, si dhe të gjitha parapraket të ngjashme, do të përfundojë me një humbje tjetër të tyre. Ajo që ishte e pritshme dhe e parashikueshme, në mungesë të ndonjë argumenti në lidhje me Ligjin për liritë fetare, Amfillohie i kthehet retorikës dhe mesazheve që kanë inspiruar, nxitur dhe arsyetuar konfrontimet tragjike në hapësirat e ish Jugosllavisë në vitet e 90-ta. Kjo retorikë ka shkaktuar shkatërrim, fatkeqësi dhe vuajtje të gjithë popujve të ish Jugosllavësë, posaçërisht popullit serb, të cilin gjoja e kanë mbrojtur ata, ka thënë Nikoliq.

Ambasada e SHBA dhuron pajise teknike

Ambasada e SHBA në Podgoricë ka dhuruar pajise teknike me të cilën është pajisur qendra nacionale koordinuese e policisë kufitare , është kumtuar nga drejtoria e policisë. Nga policia kanë theksuar se këtë donacion e ka përuruar ambasadorja e SHBA në Podgoricë Xhudi Raizing Ranke e cila ka vizituar sot sektorin e policisë kufitare . Kjo qendër , siç kanë deklaruar nga policia , përmes këtij donacioni do të formojë një pasqyrë të situatës nacionale për gjendjen në kufirin e Malit të Zi , në bazë të të cilës në kohë reale do të përcillet situata e sigurisë kufitare dhe do të ndërmerren masat adekuate ndaj objekteve të intervenimit , në pajtim me vlerësimin e sigurisë. Nga policia kanë theksuar se kjo në planin ndërkombëtarë do ta përfrocojë autoritetin e drejtorisë së policisë dhe kontributin e sajë në luftën kundër kriminalitetit ndërkufitarë në nivelin global.

Në një anije infektohet Shtetasi malazez me koronavirus

Shtetasi malazez që është anëtar i ekuipazhit të kryqëzorit, Dajmond Princes, është i infektuar me koronavirus, kanë treguar testet. Ai nuk do të mund të transportohet me fluturimin special italian, me të cilin në orën 14 është evakuuar një shtetas serb, gjithashtu anëtar i ekuipazhit, sepse rezultatet e tij të testit në korona virus kanë qenë pozitive, është kumtuar nga Ministria e punëve të jashtme. Udhëtarët e fundit të kryqëzorit Dajmond Princes, analizat e të cilëve në testin për korona virus kanë qenë negative, e lëshojnë anijen sot, meqenëse karantina që ka zgjatur prej më 3 shkurt, ka përfunduar.

Prokuroria speciale shtetërore ka paraqitëdy raporte që plotësojnë paditë penale kundër 27 personave juridikë dhe 26 personave fizikë

Zyrtarët e ekipit të policisë speciale në vazhdimin e aksionit lidhur me çështjet e koduar “Klap” kanë paraqitur në Prokurorinë speciale shtetërore dy raporte që plotësojnë paditë penale kundër 27 personave juridikë dhe 26 personave fizikë të cilët, siç dyshohet, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Malit të Zi rreth 9 milionë e gjysmë euro, është kumtuar nga Drejtoria e Policisë. Siç theksohet zyrtarët policorë më 19 shkurt të vitit 2020, në prokurorinë speciale shtetërore kanë paraqitur raporte të veçanta si plotësim i padive penale kundër 22 personave fizikë dhe 22 personave juridikë për shkak të ekzistimit të dyshimit bazuar se kanë konsumuar veprën penale të formimit të organizatës kriminale në një periudhë të gjatë dhe veprat penale të fshehjes së tatimeve dhe kontributeve.

Grenell edhe nëtë ardhmen do të jetë syri dhe veshi i Tramp për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Riçrad Grenell do të jetë sërish syri dhe veshi i Tramp për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë pavarësisht angazhimit edhe në një tjetër detyrë. Ditë më parë ai është emëruar përkohësisht në krye të Inteligjencës Kombëtare, por që njëkohësisht do të kujdeset për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe do të shërbejë si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani. Zëdhënësi i Grenellit, Dik Kastin, konfirmoi se Riçard do të jetë në krye të tre detyrave. “Mund të konfirmojmë që ambasadori Grenell do të shërbejë njëkohësisht si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguari special presidencial për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe tani si ushtrues i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare”, tha Kastin. Shtëpia e Bardhë nuk e sheh si problem angazhimin e Grenellit në disa pozita, madje thonë se përvoja si i dërguar i Tramp për bisedimet Prishtinë-Beograd mund t’i hyjë shumë në punë në detyrën e re. Presidenti ka besim të plotë se Ambasadori Grenell do të kryejë detyrën e re me nder”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

 

Ardi Veliu, ka njoftur se policia nëShqipërika arrestuar 115 persona pas një aksioni masiv

Kreu i Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu, ka njoftuar gjatë një konference për shtyp se policia ka arrestuar 115 persona pas një aksioni masiv në të gjithë vendin për goditjen e atyre që organizojnë lojëra fati.
“Policia e shtetit ka finalizuar mbrëmë një operacion masiv në shkallë vendi. Janë vënë në pranga 115 persona, 24 të proceduar dhe 2 janë shpallur në kërkim. Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, armë zjarri, dhjetëra celularë, kompjuterë. Ndër të arrestuarit janë edhe disa nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të rrezikshme, që dënohen me 7 deri në 10 vite burg. Në Korçë janë arrestuar 9 persona, në Elbasan 7, në Durrës 5 dhe në Berat 4 persona. Në Shkodër janë arrestuar 3 persona, 3 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 1 milionë lekë të vjetra. Në Lezhë janë proceduar në gjendje të lirë 3 persona. Operacioni është në vijim e sipër”, tha Veliu.

Ende vazhdon të shkaktojë vdekje dhe viktima koronavirusi i ri

Vazhdon të shkaktojë vdekje dhe viktima koronavirusi i ri. Në Kinë, në vendin e origjinës së virusit, janë shënuar edhe 118 viktima të tjera ditën e djeshme, shumica në provincën e Hubei-t. Numri i të vdekurve në mbarë botën ka shkuar në 2236, ndërsa i të prekurve në mbi 75 500. Ndërkohë, Korea e Jugut është bërë vendi me më shumë raste të prekura, duke raportuar 52 raste të reja dhe me mbi 150 persona në gjithë vendin.

 

Këshilltari dhe aleati i presidentit amerikan, Donald Tramp, Roxher Stoun është dënuar me tre vjet e katër muaj burg

Këshilltari dhe aleati i presidentit amerikan, Donald Tramp, Roxher Stoun është dënuar me tre vjet e katër muaj burg për akuzat se ka gënjyer ligjvënësit rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Pas gjykimit disaorësh, gjykatësja Ami Berman Xhekson ka thënë se aktet dhe gënjeshtrat e Stons paraqesin “kërcënim për demokracinë amerikane”.Ston është ndihmësi i gjashtë i Trumpit që u dënua si rezultat i hetimeve të iniciuara pas publikimit të raportit të Këshilltarit të Posaçëm Robert Muller, për bashkëpunimin midis Rusisë dhe fushatës zgjedhore të Trumpit. Vetëm një ditë më parë, Tramp e kishte paralajmëruar mundësinë e faljes së Stonsit. Mirëpo, shefi i Komitetit për Inteligjencë në Kongresin e SHBA-së, Adam Shif, ka thënë se dënimi i tij është i justifikuar. Ai ka paralajmëruar po ashtu se falja presidenciale në këtë rast do të ishte “akt befasues korrupsioni.

 

Iranianët votojnë sot në zgjedhjet parlamentare

Iranianët votojnë sot në zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të rezultojnë me një parlament edhe më besnik ndaj udhëheqësit suprem të këtij vendi, Ajatollah Ali Hamenei. Këto janë zgjedhjet e para qëkur Shtetet e e Bashkuara rikthyen sanksionet kundër Republikës Islamike, në maj të vitit 2018, për shkak të programit të saj bërthamor. Këto sanksione e kanë goditur rëndë ekonominë e Iranit. Mijëra kandidatë të moderuar janë ndaluar të marrin pjesë në zgjedhje, për shkak të mospërmbushjes së kushteve. Vëzhguesit thonë se autoritetet shpresojnë për një pjesëmarrje të lartë të votuesve, si shenjë e mbështetjes për regjimin. Kritikët e regjimit iranian u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë zgjedhjet, për shkak të abuzimit me të drejtat e njeriut dhe jotolerancës ndaj disidentëve.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Në viset jugore dhe qendrore nesër pritet mot kryesisht i kthjellët, kurse në veri në orët e mëngjesit me vranësira të ulëta dhe vende-vende janë të mundshme edhe reshje të dobëta të borës, ndërkaq gjatë ditës me intervale të gjata me diell. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit prej -8 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 17 gradë.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се