Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 02. 2020. 17:23 >> 17:24

Ditari 24.02.2020

24.02.2020

Rreziku është i ulët , por nuk duhet të udhëtohet në rajonet e rrezikuara

Rreziku nga paraqitja e koronavirusit në Mal të Zi është tejet i vogël , kanë kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë , duke shtuar se udhëtimet në rajonet e rrezikuara nuk janë të ndaluara , por këshillojnë që atje të mos shkojë nëse një gjë e tillë nuk është e domosdoshme. Drejtori i Institutit për shëndetin publikë, Boban Mugosha, ka theksuar në konferencën për gazetarët se situata në Italinë fqinje është përkeqësuar dukshëm. “Në vendin tonë fqinjë kemi një situatë të jashtëzakonshme dhe e cila ndryshon nga ora në orë . E përcjellim me kujdes dhe jemi në kontakt të përhershëm me kolegët nga Italia dhe nga vendet përreth, por edhe me Organizatën botërore të shëndetësisë”, ka theksuar Mugosha. Ai ka shtuar se sot është mbajtur mbledhja e trupit koordinues kushtuar kësaj situate , të cilën e ka thirr ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq. . “Masa e parë është se nuk dëshirojmë që të ndalojmë komunikimin e njerëzve dhe të mallrave, por duhet theksuar dhe tërhequr vërejtja se situata është tejet serioze”.

Viktima e pestë në Itali nga koronavirusi

Edhe një viktimë nga koronavirusi në Itali.

Viktima e pestë është 88-vjeçar nga Caselle Lanne, në Lombardi.

219 persona janë infektuar me koronavirus në Itali: sipas të dhënave të azhurnuara që u siguruan nga komisari i urgjencës Angelo Borrelli, raporton agjencia e lajmeve “Ansa”.

Për momentin, janë 167 të infektuar në Lombardi (përfshirë 4 viktimat), 27 në Veneto, 18 në Emilia Romagna, 4 në Piemonte dhe 3 në Lazio.

Nga 213 raste pozitive, 99 janë të shtruar me simptoma në spital, 23 janë në kujdes intensiv dhe 91 në izolim në shtëpi.

 

Të paktën 50 persona kanë vdekur nga koronavirusi në qytetin Qom të Iranit

Agjencia e lajmeve “Reuters”, raporton se deri më tani kanë vdekur 50 persona në qytetin Qom të Iranit, të cilët ishin të prekur nga koronavirusi, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, “Associated Press” po ashtu raporton se, numri i ri i vdekjeve është dukshëm më i lartë se numri i fundit i rasteve të konfirmuara të infeksioneve që zyrtarët iranianë kishin raportuar vetëm disa orë më parë dhe që ishte vetëm 12 vdekje nga 47 raste.

Një zyrtar nga qyteti Qom, Ahmad Amiriabadi Farahani, citohet të ketë thënë për agjencinë e lajmeve “ILNA”, se më shumë se 250 persona janë të izoluar në karantinën e qytetit.

Ai tha se brenda shifrës së re të viktimave janë të përfshirë personat që kanë vdekur nga data 13 shkurt e tutje. Megjithatë, autoritetet shtetërore raportuan se rasti i parë është regjistruar më 19 shkurt, transmeton  më tutje lajmi.net.

Kjo shifër e bën Iranin vendin me më së shumti viktima të koronavirusit pas Kinës.

Duhet theksuar se gjatë ditës së diel, Turqia dhe Iraku i mbyllën kufijtë e tyre me Iranin për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit.

Virusi i ri tashmë është përhapur edhe në shtetet e tjera të Lindjes së Mesme, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Afganistanin.

 

Jemi të ballafaquar me sulme nga brenda dhe nga jashtëzakonisht

Për shkak të Ligjit për liritë fetare Mali i Zi ballafaqohet me sulme të shumta nga brenda dhe nga jashtë , përmes mbështetjes së hapur të Kishës me veprimtarinë nacionaliste , që synon shpërbërjen e rendit juridik dhe mohimin e karakterit qytetarë dhe multi etnikë të shtetit të Malit të Zi , ka deklaruar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në Gjenevë. Në fjalimin e vetë në sesionin e 43-të të Këshillit për të drejtat e njeriut e cila mbahet në pallatin e Kombeve , Gjukanoviq ka tërhequr vërejtjen ndaj situatës në Mal të Zi pas miratimit të Ligjit për liritë fetare. Ai ka shtuar se me këtë ligj në mënyrën më liberale dhe në pajtim me standardet  më bashkëkohore , forcohet liria e fesë , rregullohet pozita juridike e Bashkësive fetare dhe garantohet principi kushtetutës i ndarjes së kishës nga shteti. Ai u  ka përshpirtur se procedura  e hartimit të ligjit ka zgjatur 5 vjet përmes dialogut inkluziv me të gjitha palët e interesuara, përfshirë këtu të gjitha bashkësitë fetare në vend dhe organizatat relevante ndërkombëtare , në rend të parë Komisioni i Venecias , Rekomandimet e të cilit janë aprovuar në tërësi. Gjukanoviq, ka përsëritur se me këtë ligj zëvendësohet ligji nga viti 1977 nga periudha e Jugosllavisë komuniste. Presidenti ka theksuar se sundimi i ligjit dhe liritë themelore janë prioritet i procesit negocues të Malit të Zi për anëtarësim në BE .

Bashele përshëndet fillimin e dialogut të Qeverisë me Kishën

Komisarja për të drejtat e  njeriut ,Mishell Bashelle, ka përshëndetur fillimin e dialogut ndërmjet Kishës dhe Qeverisë së Malit të Zi, duke shtuar se pret që ky të jetë proces konstruktiv i cili do të çojë drejt zgjidhjes të pranuar për të gjithë. Ajo ka biseduar sot me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq i cili merr pjesë në sesion e 43-të për të drejtat njerëzore të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. “edhe pse kanë ndodhur protesta masive, Qeveria është e interesuar të zbusë situatën dhe ky proces është duke rrjedhe në qetësi përmes veprimit profesionist të Qeverisë dhe përmes ftesës së Kishës ortodokse serbe në përmbajtje , ka theksuar Bashelle. Gjukanoviq , siç theksohet, e ka informuar komisaren Bashelle për zhvillimin stabil dhe demokratikë evropianë të Malit të Zi dhe përkushtimin e tij për miratimin e standardeve evropiane.

 

Investimet në infrastrukturë janë më të rëndësishmet

Kryeministri i Malit të Zi ,Dushko Markoviq, ka vlerësuar në Londër se për zhvillimin e mëtejmë të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të rajonit në tërësi është me rëndësi përparimi i mëtejmë i infrastrukturës. “Prej vitit 2013 , prej kur takohemi në këtë mënyrë, sipas meje është vlera më e madhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Qeveritë tona se kemi ngritur aftësinë dhe nivelin e vetë besimit se përmes resurseve individuale dhe përmes potencialeve tona mund ti valorizojmë resurset e mëdha për një jetë më të mirë të qytetarëve tonë dhe për zhvillimin e vendeve të rajonit. Kur është fjala për Malin e Zi , Markoviq ka theksuar se është duke u përfunduar pjesa prioritare e autostradës Tivar-Bolare ,kurse të rëndësishme janë edhe hekurudha drejt Serbisë dhe magjistralja Adriatiko-joniane. Duke marrë pjesë në panelin me kryeministrat e Serbisë Ana Brnabiq , të Kosovës Albin Kurti , të BH Zoran Telaliq , të Shqipërisë Edi Rama dhe të Maqedonisë Veriore Olivera Spasovski, ka theksuar se kur është fjala për integrimet evropiane e konsideron si kyç faktin se të gjitha shtetet dëshirojnë anëtarësimin në BE . Duke i ftuar investuesit që të investojnë në Mal të Zi, Markoviq ka theksuar se shkak për këtë është reforma e administratës publike gjatë tri viteve të kaluara, konsolidimi i financave publike,gjë që ka përmirësuar disiplinën financiare dhe përmirësimin e nivelit të sundimit të ligjit.

 

Mali i Zi i aftë për zgjidhjen e çështjeve në çdo situatë

Mali i Zi ka aftësi dhe potencial që ti zgjidh çështjet në çdo situatë , pra edhe të asaj kur është fjala për Ligjin mbi liritë fetare, kanë vlerësuar kryeministri Dushko Markoviq dhe i deleguari amerikanë për Ballkanin Perëndimor ,Metju Pallmer. Markoviq ,është takuar sot në Londër me të deleguarin Pallmer të cilin e ka falënderuar për partneritet dhe për përkrahje të cilën SHBA në vazhdimësi ia ofrojnë Malit të Zi. Me këtë rast Pallmer i ka vlerësuar pozitivisht përpjekjet e Qeverisë në drejtim të dialogut me mitropolinë malazeze bregdetare ,si dhe dialogun e Qeverisë në kuadër të aleancës për Evropën.

 

Porti i Tivarit do të jetë bazë e distribuimit të gazit

Porti i Tivarit mund të jetë  bazë për deponimin dhe distributorin e gazit të lëngët nga SHBA drejtë Evropës dhe kjo do të ishte një stabilitet më i madh dhe siguri energjetike, ka deklaruar ministrja e ekonomisë, Dragica  Sekulliq. Të theksojmë se kanë filluar bisedimet ndërmjet kompanive amerikane dhe malazeze për një bashkëpunim potencial nga fusha e deponimit dhe distribuimit të gazit natyror të lëngët nga SHBA në Mal të Zi. Është konkludizon i dy administratave se ekzistojnë të gjitha parakushtet për një bashkëpunim të suksesshëm afaristë të subjekteve nga të dy vendet , mirëpo për një marrëveshje konkrete duhet që investuesit të gjejnë interesin e përbashkët. Siç ka sqaruar Sekulliq , Porti i Tivarit do të shfrytëzohej për deponimin dhe distribuimin e gazit të lëngët natyror, gjë që do të kishte efekte pozitive për zhvillimin e infrastrukturës , por edhe të industrisë.

 

Evropa  duhet të tregojë përkushtim për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi evropianë duhet të tregojë përkushtim për Ballkanin Perëndimor dhe gatishmëri për zgjerim ,  është theksuar gjatë takimit të bashkëbiseduesit kryesor, Aleksandar Drleviq me ambasadorin e ri të Sllovenisë në Podgoricë ,Gregor Presker. Në këtë takim , siç është kumtuar nga sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, është vlerësuar se Mali i Zi duhet të vazhdojë reformat dhe aktivitetet e parapara me qëllim të përparimit më të shpejtë drejt BE. Drleviq, ka theksuar se perspektiva e anëtarësimit në BE mbetet gjenerator kryesor i reformave dhe burim i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Theksohet se ambasadori Presker ka shtuar se marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve janë përforcuar edhe më tepër përmes aleancës në NATO dhe ka transmetuar gatishmërinë e Sllovenisë që edhe në të ardhmen do ta përkrah Malin e Zi në rrugën drejtë BE. Drleviq dhe Presker kanë biseduar edhe për metodologjinë e re të zgjerimit dhe janë pajtuar se çdo model i cili do të ndihmojë integrimin më të shpejtë dhe më cilësor të rajonit në BE , përmes respektimit të rezultateve individuale është më se i mirë se ardhur.

 

Me 15. mars do të mbahet seancë dëgjimore e drejtorit tatim pagimeve

Këshilli për ekonomi , financa dhe buxhet ka pranuar iniciativën e deputetit ,Rashko Konjeviq që të caktohet dëgjimi kontrollues i drejtorit të Drejtorisë së tatim pagimeve Miomir M. Mugosha në temën “Puna e Drejtorisë së tatim pagimeve në fushën e mbikëqyrjes dhe të konvertimit të borxhit tatimor”, kurse seanca dëgjimore është caktuar për me 15. mars. “Informatat të cilat i ka kumtuar në kohën e fundit drejtori Mugosha , tregojnë jo funksionimin e sistemit të grumbullimit të tatimeve në Mal të Zi. Siç ka shtuar , forca e shtetit në fushën e faturimit të tatimeve duhet të jetë e njëjtë ndaj të gjithëve dhe nuk duhet toleruar që dikush mund të këtë borxh disa milion, derisa ligji në mënyrë rigoroze zbatohet ndaj shumicës së qytetarëve dhe të kompanive të cilat i shlyejnë në rregull detyrimet e veta. Siç theksohet në kumtesën e PSD , Këshilli njëzëri ka pranuar iniciativën që seanca dëgjimore të mbahet me 15. mars.

 

Rama mbron “Mini-Shengenin” në Londër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në samitin e BERZH-it që zhvilloi punimet në Londër ku edhe një herë mbrojti “Mini-Shengenin” ballkanik si një nismë që do t’i krijojë më shumë lehtësira qytetarëve të Ballkanit.

Në të njëjtin panel ku ndodhej edhe homologu i Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri shqiptar e quajti nismë të suksesshme “Mini-Shengenin”, pavarësisht se deri më tani ka marrë dakordësinë vetëm nga Beogradi, Tirana dhe Shkupi.

“Deri në 2014 nuk ishin ulur kurrë kaq lehtë me njëri-tjetrin, pa armë, pa urrejtje, pa gjakderdhje, për të folur për të ardhmen. Natyrisht kemi probleme për të zgjidhur, por ne jemi duke punuar së bashku dhe duam të ndërtojmë së bashku të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk bie dakord me termin “Mini-Shengen”, nuk është aspak mini, pasi ne të jemi nga më të gjatët në rajon. Është një hapësirë rajonalë, ku bëhet fjalë për 4 liritë e lëvizjes”, tha Rama.

Edhe në Londër, shefi i qeverisë shqiptare foli për zhgënjimin që solli vendimi negativ i tetorit sa i përket çeljes së negociatave, ndërsa pranoi se Brukseli e ka të vështirë të kuptojnë politikën shqiptare.

“Për sa i përket procesit të integrimit jemi përballur me shumë zhgënjime. Kroacia është njëfarë agjenti ynë në Bruksel dhe në të njëjtën kohë edhe përkthyesi ynë në Bruksel. Natyrisht është më e lehtë të na e përkthesh neve Brukselin se sa të na përkthesh neve në Bruksel. Por ajo që është e rëndësishme është ndërtimi i autostradës Ballkani Perëndimor”, vijoi Rama.

Në fund të fjalës së tij Edi Rama nënvizoi edhe disa nga projektet për të cilat Shqipëria kërkon investime siç është aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, parqet, investimet hidrike.

 

Taksa dhe reciprociteti ‘përplasin’ Kurtin dhe Bërnabiqin në Samitin e Londrës

Samiti i Ballkanit Perëndimor nuk kaloi pa tensione në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në këtë Samit ishte e ftuar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ku edhe u diskutuan edhe raportet me Kosovën.

Sipas raportimeve në mediet serbe, në këtë Samit kishte tensione dhe pakënaqësi mes Kurtit dhe Bërnabiqit, sa i përket taksës, shkruan lajmi.net.

Kjo për shkak të ideve të kundërta mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me taksën.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, edhe në këtë Samit ka kërkuar nga Kurti që të hiqet tarifa prej 100 për qind e vendosur për mallrat serbe dhe boshnjake, pasi që sipas saj, kjo taksë është e dëmshme për rajonin dhe tërheqjen e investimeve.

“Vendosja e taskës është e keqe për rajonin. Kjo është arsyeja pse, edhe një herë, unë po kërkoj nga zotëri Kurti që të mendojë për tarifat sepse duhet të jemi praktik nëse duam të rrisim tregtinë dhe të tërheqim investime, sepse qytetarët e presin këtë gjë nga ne”, theksoi Bërnabiq në fjalimin e saj, transmeton më tutje lajmi.net.

Mirëpo, Kurti në fjalimin e tij, i është kundërpërgjigjur homologes së tij serbe, Bërnabiq, duke thënë se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet.

Kurti ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme që të bashkëpunoj me Serbinë për të përmirësuar marrëdhëniet, por që tarifa do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit.

“Ne duam që tarifën ta zëvendësojmë me masën e reciprocitetit dhe kjo nuk duhet të konsiderohet si hakmarrje, por ne jemi duke u ndjerë të diskriminuar dhe kërkojmë të jemi të barabartë”, theksoi Kurti, transmeton më tutje lajmi.net.

Theksojmë se kjo është hera e parë që Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq janë ballafaquar dhe janë takuar që nga koha kur, Kurti ka ardhur në krye të Qeverisë së Kosovës.

 

Takimi i Selanikut, porosi për integrimin e rajonit

Dështimi i procesit të zgjerimit do të ketë pasoja direkte jo vetën në rajon, por edhe ndaj BE-së, theksoi Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në takimin e Selanikut, duke iu kërkuar ministrave të shteteve-anëtare të BE-së të mos kenë dilema rreth zgjerimit. Dendias theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë askund tjetër pos në BE.

BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të shikojnë në të ardhmen dhe të mbikëqyrin çështjet si Sundimi i Ligjit, të drejtat e njeriut, forcimi i institucioneve demokratike dhe poashtu të promovojnë zhvillimin dhe konkurrencën ekonomike dhe sociale. Çdo dështim në procesin e zgjerimit do të ketë pasoja direkte, kryesisht tek ne, andaj është e domosdoshme të jemi të unifikuar”-tha Nikos Dendias, ministër i Jashtëm i Greqisë.

Marsi është test për ambiciet gjeopolitike dhe kredibilitetin e BE-së, tha Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, duke i bërë thirrje Këshillit Evropian t’i jep vendit dritë jeshile për fillim të negociatave për anëtarësim.

Edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj theksoi se është koha që të hapen negociatat për anëtarësim me Tiranën e Shkupin sa më parë që është e mundur, duke shtuar se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet. Takimi në Selanik mes ministrave të jashtëm nga shtetet e rajonit dhe ato të BE-së ka qëllim tejkalimin e dallimeve rreth zgjerimit të BE-së. Realizohet vetëm një muaj përpara takimit të Këshillit Evropian, kur pritet të hiqet vetoja e Francës, Holandës e Danimarkës për fillim të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

 

Vuçiq: Serbia para ultimatumit

Serbia do të përballet këtë vit me një ultimatum: Të njohë pavarësinë e Kosovës apo të heqë dorë nga perspektiva e shpejtë evropiane, deklaroi presidenti serb Vuçiq, për mediat serbe.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pohon se këtë vit Serbia do të përballet me një ultimatum për çështjen e Kosovës. "E sigurt është se këtë vit para vetes do të kemi një ultimatum. Do të na japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse e njohim Kosovën”, deklaroi Vuçiq, në një intervistë  për Televizionin Prva. Vuçiq pohon, se tani më e di se kush do të jetë  ndërmjetësues i BE në dialogun me Kosovën, por ende nuk mund ta thotë emrin e tij.

"Do të na propozojnë një zgjidhje – Plani i Ahtisarit plus. Do të na ofrojnë  edhe një  status të  posaçëm për serbët e Kosovës në disa fusha. E pastaj, çfarë do të bëjmë ne?”, pyeti Vuçiq dhe vet u përgjigj: "Do ta pyesim popullin në referendum se çfarë mendon”.

Presidenti i Serbisë hodhi poshtë pohimet se Serbia dhe ai janë të përzier në tensionimet e fundit të gjendjes në Mal të  Zi, me fjalët se ai nuk është përzier kurrë në punët e brendshme të këtij vendi. Ai bëri të ditur se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi do të  shpallen me 3 ose 4 mars, kur të kthehet nga vizita në SHBA.

 

SHBA-ja e gatshme për marrëveshje me talibanët, nëse respektohet armëpushimi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me talibanët e Afganistanit nëse respektohet një armëpushim i përkohshëm midis dy palëve.

"Ne mendojmë se ata duan të bëjnë një marrëveshje, ne duam të bëjmë një marrëveshje, unë mendoj se do të funksionojë, të shohim", u tha Trump gazetarëve para se të nisej për në Indi, më 23 shkurt.

Në fillim të këtij muaji, të dyja palët njoftuan një armëpushim një-javor, i cili ka hyrë në fuqi më 22 shkurt.

Nëse armëpushimi respektohet, do të pasohet nga nënshkrimi i marrëveshjes së paqes, që do t'i jepte fund luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara.

Në Afganistan gjenden më shumë se 12.000 trupa amerikane.

Sidoqoftë, mediat afgane raportuan se talibanët kryen disa sulme të vogla në pikat e kontrollit të drejtuar nga forcat afgane të sigurimit në dy ditët e kaluara.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha më 21 shkurt se Shtetet e Bashkuara dhe talibanët janë angazhuar në bisedime, për t'i dhënë fund konfliktit në Afganistan dhe për të zvogëluar praninë e SHBA-së në rajon.

 

Izraeli thotë se ka goditur grupin Xhihadi Islamik në Gazë dhe Siri

Ushtria izraelite thotë se ka nisur sulme ajrore kundër një grupi militant palestinez në Gazë dhe Siri, si përgjigje ndaj sulmeve me raketa.

Ushtria e Izraelit tha se ka goditur objektivat e Xhihadit Islamik në Damaskun jugor dhe Rripin e Gazës.

Nuk është e zakonshme që ushtria izraelite të njoftojë zyrtarisht për sulme në Siri, por tha se operacioni kishte në shënjestër "një qendër të veprimtarisë së Xhihadit Islamik".

Siria tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi pjesën më të madhe të raketave izraelite.

Katër persona u plagosën në Rripin e Gazës, njoftuan zyrtarët shëndetësorë, por nuk ka raporte të menjëhershme të viktimave nga sulmet izraelite.

Sulmet u ndërmorën, pasi Izraeli jugor u godit prej të paktën 20 raketash të shkrepura nga Rripi i Gazës.

Nuk ka raportime për viktima.

 

Takohet grupi punues për Hartimin e planit zhvillimorë për 2020- 2026 për Komunën e Tuzit

Në fund të javës së kaluar, në Komunën e Tuzit u mbajt një takim, në të cilin Grupi punues e kësaj administrate lokale diskutoi për Planin strategjik të zhvillimit në 6 vitet e ardhshme. Administrata lokale e Tuzit, të premten e kaluar, diskutoi për hartimin e Planit Strategjik të Zhvillimit të Komunës për periudhën gjashtë vjeçare. Siç na njoftuan nga kjo Komunë, në përputhje me Strategjinë e Zhvillimit Rajonal të Malit të Zi për periudhën 2014-2020 dhe Ligjit për Zhvillimin Rajonal, Ligjit për qeverisjen Lokale si dhe Rregullores mbi metodologjinë për hartimin e Planit Strategjik të zhvillimit të njësisë së vetëqeverisjes lokale, komuna e Tuzit inicoi procesin e hartimit të Planit Strategjik zhvillimor. Në këtë drejtim, në komunën e Tuzit është mbajtur takimi i grupit punues për hartimin e Planit Strategjik të Zhvillimit të kësaj Komune, 2020- 2026. Koordinatori i grupit punues, sekretar i Sekretariatit për financa dhe buxhet, Emin Haxhi e prezantoi Planin e punës dhe metodën e komunikimit midis anëtarëve të grupit. Anëtarët e grupit punues shprehën të kënaqur dhe njëherësh e falënderuan administratën lokale të Tuzit që e panë të udhës që ata janë pjesë e këtij ekipi për hartimin e planit të parë strategjik zhvillimor të Komunës dhe u shprehen të gatshëm që të japin kontributin maksimal të tyre për punën, në favor të zhvillimit të Malësisë dhe kësaj Komune. Hartimi i Strategjisë zhvillimore të Komunës Tuzi është parakusht për nisjen e mekanizmit të zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

Senad Gilaj, gazeta

Nesër mot i ndryshueshëm 

      Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot  me vranësira të ndryshueshme por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

         Temperaturat: Ulqin 17, Beranë, H. :Novi, Budvë e Shavnik 16, Tivar 15, Podgoricë, Nikshiq e Plavë 14, Cetinë , Kollashin , B. Pole e Rozhajë 13, Plluzhinë 11, Plevle 9 dhe në Zhablak 6 g.

           Për nesër para dite parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, kurse pas ditë dhe gjatë orëve të  mbrëmjes ,vende- vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -4 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 18 g . c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се