Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 02. 2020. 17:28 >> 17:31

Ditari 26.02.2020

26.02.2020

Dialogu të zhvillohet në institucione e jo në rrugë

Deputeti i Parlamentit evropian dhe bashkëkryesues i mbledhjes të Këshillit Parlamentar për bashkëpunim dhe asocim Vlladimir Billçik i ka ftuar sot të gjithë në Mal të Zi, të cilëve u intereson BE dhe fillimi i dialogut dhe kjo të jetë mënyrë e zgjidhjes së problemit. Jemi të vetëdijshëm për sfidat, por përmes dialogut do të punojmë në këto çështje, ka vlerësuar Billçik. “Dialogu duhet të zhvillohet në institucione e jo në rrugë. U bëjë  ftesë të gjithëve që bojkotojnë të marrin pjesë në punën e institucioneve dhe këtu nuk mendoj vetëm në parlament, por edhe në të gjitha institucionet tjera publike“, ka theksuar Billçik në konferencën për media të mbajtur pas takimit të Këshillit parlamentar për stabilizim dhe asocim. Dialogu, siç ka theksuar ai, është çelës i zgjidhjes së të gjitha çështjeve. Në pyetjen nëse Brukseli është ftuar të marrë pjesë në dialog për ligjin mbi liritë fetare, ai ka theksuar se Brukseli mund të marrë pjesë vetëm me ftesën e të gjithë akterëve relevantë në vend. “Procedura lidhur me Ligjin për liritë fetare duhet të zhvillohet sipas të gjitha standardëve ndërkombëtare, kurse dialogu është mënyra dhe në frymën e dialogut duhet të vazhdohen punët të cilat kanë të bëjnë me ligjin në fjalë”, ishte kategorik deputeti Billçik, duke shtuar se është me rëndësi që në zgjedhje të marrin pjesë të gjithë por edhe në procesin e sjelljes së vendimeve. Edhe kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq ka theksuar se është me rëndësi që e tërë shoqëria të marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve. Pas takimit të 18- të Këshillit Parlamentarë për bashkëpunim dhe asocim të Ue dhe Malit të Zi, u miratua miratimin e Deklaratës dhe rekomandimeve të deputetëve malazez dhe europian.

Markoviq takohet sot me përfaqësuesit e Lëvizjes evropiane dhe të Aksionit për të drejtat e njeriut

Kryeministri Dushko Markoviq bisedon sot me përfaqësuesit e Lëvizjes evropiane në Mal të Zi dhe me përfaqësuesit e Aksionit për të drejtat njerëzore dhe në këtë mënyrë do të vazhdohet dialogu në kuadër të “Aleancës për Evropën”. Qeveria ka iniciuar dialog të gjerë me aktorët relevantë shoqërore dhe politikë lidhur me të gjitha çështjet e rëndësishme për tejkalimin e përçarjeve në shoqëroi dhe me qëllim të sigurimit të anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në BE. Markoviq u ka dërguar ftesë për dialog partive politike opozitare parlamentare, përfaqësueseve të Bashkësisë akademike, të mediave dhe të sektorit Joqeveritar. Markoviq dhe pjesëtarë të tjerë të Qeverisë deri tani janë takuar me përfaqësuesit e Qendrës për tranzicionin demokratik, të Aleancës qytetare, të Qendrës për monitorin, të Qendrës për zhvillimin e OJQ-ve dhe me përfaqësuesit e Qendrës për arsimimin qytetar.

Kryetari i Gjyqit evropian arrin të premten Mal të Zi

Kryetari i Gjyqit evropian për të drejtat e njeriut në Strasburg, Linos Aleksandre Sicilianos, do të qëndrojë të premten për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Siç është kumtuar, kryetarja e Gjyqit suprem të Malit të Zi Vesna Medenica do të organizojë pritje për kryetarin dhe pesë gjykatës të tjerë të Gjyqit evropian. Medenica ka theksuar se gjykatësit e Gjyqit suprem  do të kenë rastin ekskluziv që me gjyqtaret e gjyqit në Strasburg të bëjnë shkëmbimin e përvojave dhe të dëgjojnë mënyra dhe standarde të reja të vendimmarrjes për vërtetimin dhe shkeljen e të drejtave konvencionale. Kryetarin e Gjyqit evropianë gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi do ta pres edhe presidenti Millo Gjukanoviq, nënkryetari i Qeverisë Zoran Pazhin dhe kryesuesja e Gjyqit kushtetues Desanka Llopiçiq.

 

Në autostradë kthehen 400 kinezë

Në kantierin e autostradës  do të kthehen 400 punëtorë nga Kina, të cilët prej të martës kanë filluar të arrijnë në grupe në Mal të Zi, ka deklaruar Drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes “Monteput”, Jonuz Mujeviq. Mujeviq  ka deklaruar për Radion e Malit të Zi se këta punëtorë nuk janë nga provinca kineze në të cilat është paraqitur vatra e koronavirusit. Ai ka sqaruar se punëtorët nuk janë nga provinca Vuhan dhe e kanë lejen e pushtetit kinez që të dalin nga shteti. “Ata vinë në Mal të Zi, dhe në pajtim me rekomandimet e Institutit për shëndetin publik do të shkojnë në karantinë,  i cili gjendet në kampin  për vendosjen e punëtorëve. “Ata do të jenë nën mbikëqyrjen e institucioneve shëndetësore gjatë 15 ditëve të ardhshme“, ka theksuar Mojoviq.

27 vjet nga kidnapimi i udhëtarëve në Shtrpci

Nesër në Mal të Zi do të shënohet 27 vjetori prej kidnapimit dhe vrasjes së 20 udhëtareve nga treni në stacionin hekurudhor Shterpci. Të afërmit e qytetarëve të kidnapuar do të vendosin nesër lule në Bjello Pole afër përmendores, obeliskut,“Një orë jetë” dhe në Podgoricë pran përmendores kushtuar viktimave civile të luftërave 1991 -2001. Familjarët e të kidnapuarve kanë përkujtuar se udhëtarët janë kidnapuar nga treni, “Llovqen” në linjën Beograd-Tivar, në stacionin lokal hekurudhor Shtrpci. Atë kohë Ushtria serbe nga Vishegradi i kanë nxjerr nga treni 20 udhëtarë 18 prej të cilëve ishin boshnjak, një kroatë dhe një tjetër i pa identifikuar.

 

Shpenzimet e energjisë në janar më të ulta se vitin e kaluar

Shfrytëzuesit e sistemit elektropërçues në muajin janar kanë marrë gjithsejtë 264.49 milion kilovat orë energji elektrike ose 7% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga sistemi elektropërçues të Malit të Zi kanë kumtuar se shpenzimet e janarit janë rreth 5% më të larta krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar. “Më së tepërmi energji elektrike, rreth 41%  u është distribuar shfrytëzueseve në rajonin e Podgoricës, Danillovradit dhe Cetinës”, thuhet në kumtesë. Janë lexuar gjithsejtë 375.8 mijë vende të matjes së energjisë elektrike ose 93% nga numri i përgjithshëm i tyre.

 

Thaçi me Palmerin bisedon për marrëveshjen finale me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë në SHBA. Ai ka pasur një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, dhe me përfaqësues tjerë amerikanë.“Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”. Presidenti kosovar është takuar edhe me ambasadorin William Walker. Thaçi ka thënë se takimet me ambasadorin Walker, sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh. Thaçi në Uashington sot tha se BE-ja është duke u vonuar me Kosovën dhe me tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo po e lëndon besimin në institucionet e BE-së dhe po e zvogëlon fuqinë e BE-së për të ndikuar në rajon.

Marrëveshja e paqes me Serbinë arrihet vetëm përmes dialogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e paqes me Serbinë arrihet vetëm përmes dialogut të udhëhequr nga qeveria e Kosovës. Hoti ka shkruar në Facebook se pengesat e vetë shkaktuara na përjashtojnë nga ky proces duke aluduar në taksën e vënë nga qeveria Haradinaj ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Hoti edhe njëherë ka kërkuar që Kryeministri Kurti të marrë vendim për taksën pasi që limiti kohor po kalon. “Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes  së mirë për Kosovën. Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmonjnë, përkundrazi. Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tone”, ka thënë zëvendëskryeministri kosovar, Hoti.

Do nxisim dialogun Kosovë - Serbi

Në një konferencë të përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, kundër të tjera, pjesë e diskutimeve të tyre në Moskë ishte edhe çështja e Kosovës. Lavrov deklaroi se Rusisë i intereson që të arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe se ajo do të nxisë këtë dialog që të arrihet drejt një përfundimi, transmeton Top Chanell.”Folëm edhe për Kosovën, kemi për qëllim të nxisim dialogun që të arrijnë një marrëveshje me Serbinë. Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe kemi dhe angazhime dypalëshe me kryetarët e komisionit për tregti dhe ekonomi”, tha Lavrov. Kryeministri i Shqipërisë nga Moska deklaroi se nuk ka arsye që të mos njihet Kosova si shtet i pavarur. Ai theksoi se mosnjohja është parim i gabuar dhe se është nismë qe nuk premton progres. Rama gjithashtu komentoi qëndrimin e Lavrov, i cili ka pohuar se shumë marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk janë realizuar. Ai tha se procesi i dialogut duhet të riniset dhe se kur bëhet fjalë për marrëveshjet e arritura deri më tani, palët në vazhdimësi e kanë fajësuar njëra tjetrën për moszbatimin e tyre. Rama po qëndron në Moskë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së me ç’rast zhvilloi takim me Lavrov, ku u diskutua me theks të veçantë për konfliktin në Ukrainë.

Italia, qendër e shpërndarjes së koronavirusit të ri në Evropë

Disa shtete evropiane kanë konfirmuar rastet e para të prekura nga koronavirusi i ri, teksa shumica e tyre duket se janë të lidhura me përhapjen e virusit në Itali. Austria, Kroacia dhe Zvicra kanë thënë se pacientët e prekur me këtë sëmundje kanë vizituar së fundmi Italinë. Italia është kthyer në shtetin evropian të prekur më së keqi nga virusi, pasi deri më tani është raportuar për 300 të infektuar dhe 11 persona të vdekur. Megjithatë, shtetet fqinje kanë thënë se mbyllja e kufijve është “joproporcionale”. Ministrat e Shëndetësisë në Francë, Gjermani, Itali dhe në Komisionin Evropian janë përkushtuar për të mbajtur dyert e hapura, pavarësisht pse po shtohet numri i personave të prekur në qendër dhe jug të Italisë. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë në Iran kumtoi se numri i vdekjeve të raportuara si pasojë e shpërthimit të kornovirusit të ri ka arritur në 19. Zëdhënësi i ministrisë, tha se gjithsej 139 persona janë testuar si pozitiv në testin e koronavirusit. Koronavirusi ka infektuar më shumë se 80,000 njerëz në botë, duke shkaktuar mbi 2.700 vdekje, kryesisht në territorin e Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar. Në pjesën tjetër të botës, ka pasur më shumë se 40 vdekje dhe mbi 2.700 raste. Numri i të infektuarve të rinj ka rënë në Kinë, derisa vëmendja kryesore tani është te përhapja e koronavirusit të ri nëpër vende të ndryshme në botë.

Të paktën 19 persona vriten si pasojë e përleshjeve në Indi

Të paktën 19 persona janë vrarë në kryeqytetin indian, Nju Delhi, si pasojë e përplasjeve të dhunshme në mes të grupeve hinduse dhe atyre myslimane rreth Ligjit të ri për shtetësi. “Tani për tani 15 persona janë në gjendje kritike”, ka thënë një zyrtar shëndetësor për agjencinë e lajmeve, Reuters, duke konfirmuar se 19 persona kanë vdekur në këtë institucion. Zyrtarët policorë kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ka nisur përleshjet nga dita e hënë. Mospajtimet, që janë shpërfaqur teksa presidenti amerikan, Donald Trump po viziton Indinë, janë përshkallëzuar pas prezantimit të Ligjit për shtetësi nga qeveria e nacionalistit hindus, Narendra Modi. Ligji i ri lehtëson procedurat për jomyslimanët e disa shteteve fqinje që dominohen nga myslimanët, që të marrin shtetësi indiane.

 

Në Vjenë diskutohet ruajtja e marrëveshjes bërthamore me Iranin

Vendet anëtare të marrëveshjes bërthamore me Iranin do të takohen të mërkurën në Vjenë, për herë të parë prej kur Gjermania, Franca dhe Britania kanë nisur procedura që mund të rezultojnë me sanksione të Kombeve të Bashkuara ndaj Teheranit. Ky takim zhvillohet në kohën kur vendet nënshkruese të marrëveshjes synojnë të ruajnë zbatimin e kësaj pajtueshmërie të arritur më 2015, pasi situata ka ndryshuar prej kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr më 2018 nga ky pakt dhe ka rivendosur sanksionet ndaj Iranit. Pjesë e takimit do të jenë zyrtarë të lartë nga Irani, Britania, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe Bashkimi Evropian. Këto vende janë zotuar se do ta zbatojnë marrëveshjen edhe pa Uashingtonin, e cila parasheh ngadalësim në zhvillimin e programit bërthamor, në këmbim të lirimit nga sanksionet. Megjithatë, prej kur janë larguar Shtetet e Bashkuara nga kjo marrëveshje, Irani ka shtuar përpjekjet për zhvillim të këtij programi, si përgjigje ndaj fushatës së Uashingtonit me “presion maksimal”.

 

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë vizitoi Komunën e Tuzit

Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e kuvendit Fadil Kajoshaj dhe nënkryetarin Ivan Ivanaj, kanë pritur sot në takim Mimi Kodhelin, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë këtij takimi, Kodheli falënderoi udhëheqësin e komunës së Tuzit për marrëdhënie të mira me Shqipërinë si dhe solidaritetin që banorët e Tuzit kanë treguar gjatë fatkeqësisë së tërmetit që kishte prekur Shqipërinë. Kryetari i komunës së Tuzit falënderoi Kodhelin për këtë vizitë të rëndësishme, si dhe e njoftoi atë me gjendjen aktuale të funksionimit të kësaj komune. “Qëllimi jonë është të bashkëpunojmë me Shqipërinë në të mirë të dy vendeve, e kjo është dëshmuar me aktivitetet tona të përbashkëta me bashkinë e Tiranës dhe komunat tjera”, u shpreh Gjeloshaj. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal zë Zi, Ridi Kurtezi.

 

Në Ulqin dje qëndroi një delegacion i Parlamentit të Malit të Zi

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë, pritën dje delegacionin e Parlamentit të Malit të Zi të kryesuar nga prof. dr. Petar Ivanoviq, kryetar i Këshillit për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikim të mjedisit, deputetin dhe nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural, Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Institutit bioteknik dhe Shoqatës së ullishtarëve,,Valdanos”. Siç njoftuan nga kabineti i kryetarit Nrekiq në takim u diskutuan disa tema me interes për komunën e Ulqinit në suaza të kompetencave të Këshillit, veçmas ato që kanë të bëjnë me ekologji, zhvillim rural, ullishtari, turizëm etj. Në takim u tha se Këshilli do të angazhohet në realizimin e këtyre kërkesave. Pas takimit mysafirët nën përcjelljen e strukturave udhëheqëse komunale vizituan ullishtën e Valdanosit dhe lokalitetet e ish hotelit ,,Lido,, dhe ,,Galeb”, thuhet në njoftim.

Gjekë Gjonaj, gazetar    

 

Miratohen dy projekte të komunës së Tuzit

Në kuadër të Programit të bashkëpunimit ndërkufitar INTERREG, Itali- Shqipëri- Mali i Zi, janë miratuar dy projekte në të cilat Komuna e Tuzit është partner. Projektin “LEC”, Komuna e Tuzit si partner udhëheqës, do ta implementojë së bashku me partnerët italian nga Bari dhe Mirabello, si dhe me Bashkinë e Tiranës, në kohëzgjatje prej 18 muaj. Projekti është nga një masë e efikasitetit të energjisë, kështu që objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë përmes zhvillimit të një bashkësie lokale të konsumatorëve aktivë të energjisë”. Ndër aktivitete të tjera, në kuadër të këtij projekti, do të rinovohet edhe inventari mobiliar në shkollën e mesme, “25 maji” në Tuz. Ndërsa projektin “AdriaAlliance”, komuna e Tuzit do të implementojë si partner me partnerin kryesor të Bashkësisë së disa komunave italiane, me bashkinë Malësi e Madhe nga Shqipëria  dhe partnerë të asociuar, Ministrinë e Ekonomisë së Malit të Zi, Drejtorin për efikasitetin energjetik dhe FEDERESCO nga Italia, poashtu në kohëzgjatje prej 18 muajsh. Edhe ky projekt është gjithashtu nga masa e efikasitetit të energjisë. Përveç aktiviteteve të tjera, projekti parashikon zëvendësimin e impianteve ekzistuese të bojlerëve në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” me djegie të brendshme, me qëllim të zvogëlimit të ndikimit negativ mjedisor dhe efikasitetit të energjisë.

 

Nesër mot kryesisht i vranët

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Budvë e Bijello Pole 17 gradë, Tivar  e Ulqin 16, Podgoricë, Herceg Novi e Beranë 15, Rozhaj 14, Plevle 11, Cetinë 10, Nikshiq 9, Kollashin 6 dhe në Zhablak 3 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, në viset jugore me reshje të shiut kurse në veri dhe pjesët qëndrore me reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -5 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej -2 deri në 14 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се