Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 02. 2020. 17:04 >> 17:13

Ditari 28.02.2020

28.02.2020

Markoviq qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka filluar sot në mëngjes vizitën zyrtare në Republikën e Bullgarisë me ftesën e kryetarit të Këshillit të ministrave të Bullgarisë Bojko Borisov. Siç është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi, kryeministrit i është organizuar pritje solemne para selisë së Këshillit të ministrave me nderimet më të larta shtetërore dhe më pas kanë pasuar bisedimet zyrtare ndërmjet dy delegacioneve si dhe takimet e kryeministrit Markoviq me zyrtarë të lartë të vendit mikpritës. “Pas vendosjes së rregullave të reja në bisedime për anëtarësim në BE, Bullgaria do të vazhdojë të përkrah fuqishëm rrugën evropiane të Malit të Zi”, ka deklaruar kryetari i Këshillit të ministrave bullga,r Bojko Borisov. Kryeministri Markoviq beson se Mali i Zi gjatë këtij viti do të arrijë të hap të vetmin kapitull të prapambetur, kapitullin e 8, dhe do ti përmbush masat për kapitujt 23 dhe 24. “Mali i Zi dhe Bullgaria janë të pajtimit se integrimet evropiane të Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për perspektivën e mëtejme për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik dhe demokratik, ka theksuar Markoviq në fillimin e vizitës së tij zyrtare në Bullgari. Markoviq ka vlerësuar lartë përkrahjen e Bullgarisë për Malin e Zi gjatë presidencës me BE, kur falë angazhimit të kryeministrit Borisov, me drejtimin adriatiko- jonian është futur në listën e korridoreve evropiane. Kryeministri Bojko Borisov ka shpreh përkrahje të plotë për integrimin evropian të Malit të Zi duke përmendur këtu edhe protestat kundër ligjit për liritë ose bindjet fetare dhe pozitën juridike të bashkësive fetare. Ai ka theksuar se Bullgaria i dënon të gjitha vandalizmat që shkaktohen nga tubimet fetare në Mal të Zi duke shtuar se e përkrahin Malin e Zi si vend aleatë dhe mikë, ka theksuar Borisov.

Gjukanoviq- Konventa evropiane për të drejtat njerëzore dhe liritë themelore paraqesin inspirim për shoqërinë malazeze

Konventa evropiane për të drejtat njerëzore dhe liritë themelore paraqesin inspirim për shoqërinë malazeze, ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq duke shtuar se këtë e kanë parë edhe partnerët evropian. Gjukanoviq ka pritur sot kryetarin e Gjyqit evropianë për të drejtat e njeriut në Strasbur, Linos Aleksander Sicilianos i cili qëndron për vizitë në Mal të Zi. Siç është kumtuar nga kabineti i presidentit, Gjukanoviq i ka uruar mirëseardhjen kryetarit Sicilianos, duke shtuar se është i kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit të Malit të Zi me Gjyqin evropian dhe se vizita realizohet gjatë shënimit të 70 vjetorit të miratimit të konventës evropiane. Gjukanoviq, siç theksohet në kumtesë, ka përkujtuar rrjedhat stabile të Malit të Zi drejtë BE dhe ka shtuar se inkurajojnë tonet e reja të strukturave nga Brukseli si dhe optimizmi kur është fjala për zgjerimin e BE. Gjukanoviq ka shtuar se Mali i Zi është i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit gjë që edhe Komisioni evropian e ka identifikuar në planin e parë të negociatave dhe paraqet nevojën esenciale të shoqërive në Ballkanin Perëndimor.

Mali i Zi është në mesin e vendeve udhëheqëse sipas respektimit të vendimmarrjeve të Gjyqit evropian

Mali i Zi është krenar se gjendet në mesin e vendeve udhëheqëse të shteteve e evropiane kur është fjala për respektimin dhe ekzekutimin e akt vendimeve gjyqësore evropiane për të drejtat e njeriut, ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Zoran Pazhin. Ai ka biseduar sot në Podgoricë me kryetarin e Gjyqit evropian për të drejtat e njeriut Linos Aleksandar Sicilianos. Pazhin ka theksuar se Mali i Zi do ti plotësojë me vendosmëri të gjitha detyrimet ndaj Gjyqit evropian, i vetishëm se respektimi i plotë i të drejtave dhe lirive njerëzore është themel dhe shtyllë mbështetëse e zhvillimit dhe përparimit të përgjithshëm të çdo shoqërie të lirë dhe demokratike. Sicilianos është shprehur i kënaqur me progresin të cilin e ka realizuar Mali i Zi në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive njerëzore dhe në respektimin e akt vendimeve të gjyqit evropian.Pazhin ka theksuar se Gjyqet e Malit të Zi në periudhën e kaluar e kanë zvogëluar dukshëm numrin e lëndëve të prapambetura dhe kanë shkurtuar kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore.

Mbrojtja e të drejtave ligjore është në nivel të duhur

Niveli i mbrojtjes të drejtave njerëzore në Mal të Zi është në nivel të duhur, ka vlerësuar kryetari i Gjyqit evropian për të drejtat e njeriut Linos Aleksandre Sicilianos dhe ka shtuar se shteti në promovimin dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave duhet të bazohet në konventën evropiane për të drejtat e njeriut dhe në praktikën e Gjyqit të Strasburit. Është me rëndësi të madhe, siç ka theksuar ai, ekzistenca e gjyqësorit të pavarur në mënyrë që sistemi gjyqësor të mund të shërbejë si kontroll i dy degëve tjera të pushtetit. Sicilianos, në intervistën dhënë agjencisë MINA ka theksuar se në gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut janë në vazhdim 77 raste kundër Malit të Zi. Ai ka theksuar se, duke folur në nivelin global, niveli i mbrojtjes të drejtave njerëzore në Mal të Zi është në nivel të kënaqshëm. Sicilianos ka theksuar se pushteti gjyqësor duhet të jetë i vetëdijshëm se Konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive njerëzore përfshin të gjitha degët e drejtësisë dhe se është instrument i punës së përditshme të gjyqësorit.

Mali i Zi i ka avancuar dukshëm aftësitë mbrojtëse

Mali i Zi pas anëtarësimit të plotë në aleancën e NATO-s, brenda një periudhe relativisht të shkurtër, ka avancuar dukshëm aftësitë e veta mbrojtëse duke vërtetuar kështu statusin e aleatit të përgjegjshëm, është konkluduar në konsultimet multilaterale mbrojtëse me shtetet anëtare të NATO-aleancës. Të theksojmë se delegacioni i ministrisë malazeze të mbrojtjes ka marrë pjesë në konsultimet e dyta multilaterale mbrojtëse me vendet anëtare të NATO-s të mbajtur në Bruksel. Këtë takim konsultues multilateral e ka kryesuar drejtori i drejtorisë së NATO-s për planifikimet mbrojtëse Poll Severo, kurse në krye të delegacionit të Malit të Zi ishte drejtori i drejtorisë për politikën e planifikimeve mbrojtëse në ministrinë e mbrojtjes të Malit të Zi, Ivica Ivanoviq.

SHBA-ja dhe BE-ja me qëndrime të ndryshme rreth masave të Kurtit për heqjen e taksës

Qeveria e Kosovës, gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që nga data 15 mars, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media. Por, këto masa, të cilat çojnë hap pas hapi deri te heqja e taksës me kushte të caktuara, nuk janë mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti ka deklaruar se fillimi i heqjes së tarifës, nisur me atë për lëndën e parë, "është një shenjë e vullnetit të mirë". "Është shenjë e gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”, ka thënë Kurti. Për dallim nga qëndrimi i SHBA-së, Bashkimi Evropian e ka mirëpritur propozimin e kryeministrit të Kosovës, për nisjen e heqjes së tarifave për për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përmes një komunikate ka thënë se “ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një hapje për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

Bashkimi Evropian mirëpret njoftimin e Kurtit për tarifat

Bashkimi Evropian ka mirëpritur njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të hequr tarifat për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përmes një komunikate ka thënë se “ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një hapje për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”. “Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që dialogu të rifillojë, në dobi të të dyjave palëve”, thuhet në komunikatë. Qëndrimi i Bashkimit Evropian është i kundërt me atë të Shteteve të Bashkuara, pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në një postim në Twitter, ka shkruar se "nuk i mbështetë masat gjysmake të kryeministrit Kurti". "Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz - dhe kjo i është bërë sot e qartë presidentin Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë", ka shkruar Grenell.

 

Mbrojtja e partneritetit me SHBA ekzistencial për Kosovën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani deklaroi se ka bashkëpunim shumë të mirë mes partnerëve të koalicionit qeverisës dhe qëllimi i tyre i përbashkët është mbrojtja e interesave të vendit dhe ruajtja e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Këto deklarata, ajo i bëri kur u pyet se a pajtohet LDK me heqjen e taksës në mënyrë të pjesshme dhe se a ka pasur dakordim mes Vetëvendosjes dhe LDK-së para se të merret vendimi për heqjen e tarifës 100%. Gjatë takimit të saj në Komunën e Pejës, Osmani kur u pyet rreth vendimit të kryeministrit Kurti për heqjen e taksës, fillimisht për lëndën e parë, tha se është e bindur qe çdo dallim të mundshëm rreth asaj se si t’i ruajnë interesat e vendit dhe partneritetin me miq do të zgjidhet shpejtë. Osmani theksoi se kanë bashkëpunim të mirë m e VV .“Ajo çka është me rëndësi është që unë shoh bashkëpunim shumë të mirë nga ana e partnerëve të koalicionit dhe po ashtu shoh qe të dy partnerët e koalicionit e kanë qëllimin e përbashkët, e ai qëllim i ka dy parime themelore, e para është mbrojtja e interesave të vendit dhe e dyta është mbrojtja e partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian i cili është ekzistencial për ecjen përpara të shtetit tonë. Jam e bindur që çdo dallim që mund të jetë qoftë teknik apo modalitet rreth asaj se si mund t’i ruajmë edhe interesat e vendit edhe partneritetit me miq do të zgjidhet shumë shpejtë. Andaj takimet qe do t’i kemi sot gjatë ditës do të jenë në funksion të arritjes se këtij dakordimi të përbashkët”, tha Osmani në përgjigjen e saj. Osmani tha se sot gjatë ditës do t’i diskutojnë këto çështje edhe me kryeministrin, Albin Kurti.

 

Përhapja e koronavirusit mund të shkaktojë recesion në ekonominë globale

Në shumë vende të botës, vazhdojnë raportimet për raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, ndërsa bota po përgatitet për një pandemi të sëmundjes. Ndikimet e koronavirusit në ekonomi po rriten, pasi investitorët thanë se janë në pritje të një recesioni global, raporton Reuters. Çmimet e aksioneve, shënuan javën më të keqe, që nga kriza globale financiare në vitin 2008, pasi ndërprerjet në zinxhirët e udhëtimit dhe furnizimit ndërkombëtar, nxitën frikën e recesionit në Shtetet e Bashkuara dhe në zonën e euros. Nga koronavirusi i ri, që u paraqit për herë të parë në Kinë, janë infektuar më shumë se 83.000 njerëz në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka quajtur sëmundjen COVID-19. Si është gjendja në disa vende të botës? Kina raportoi 327 raste të reja, duke e ngritur numrin e të infektuarve në 78.800 raste me gati 2.800 vdekje. Autoritetet italiane njoftuan të enjten se ka arritur në 650 numri i personave të prekur nga koronavirusi. Japonia do të kërkojë mbylljen e të gjithave shkollave nga dita e hënë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, ka thënë kryeministri japonez, Shinzo Abe. Ministria e Shëndetësisë në Iran u ka kërkuar autoriteteve të anulojnë lutjet e së premtes në qytetet e mëdha.

 

Shpërthimi i koronavirusit po përkeqësohet

Shpërthimi i koronavirusit "po përkeqësohet", tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi Nigeria konfirmoi rastin e parë në Afrikën Nën-Sahariane. OBSH-ja përsëriti paralajmërimin e saj se koronavirusi mund të arrijë shumicën e vendeve të botës, "nëse jo të gjitha". Zëdhënësi Christian Lindmeier tha për gazetarët në Gjenevë se OBSH-ja është duke i shqyrtuar raportet për disa persona të riinfektuar me koronavirus. Megjithatë, shtoi ai, një person, i cili ka pasur koronavirus, "do të duhej të ishte imun së paku për një kohë". Koronavirusi, i identifikuar si COVID-19, e ka origjinën në qytetin Vuhan të Kinës. Rastet e para atje janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar, por që atëherë dhjetëra shtete të botës kanë konfirmuar se kanë njerëz të infektuar.

Turqia hakmerret pas vrasjes së 33 ushtarëve të saj në Siri

Turqia ka thënë sot, se fuqitë botërore duhet të imponojnë një zonë të ndalim-fluturimit në Siri, për të mbrojtur qindra mijëra njerëz, të shpërngulur nga luftimet.Ankaraja njoftoi se të paktën 33 ushtarë të saj janë vrarë, në një sulm ajror nga forcat e qeverisë siriane të mbështetura nga Rusia, në veriperëndim të Sirisë, duke rritur më tej tensionet midis Moskës, Ankarasë dhe Damaskut.Përmes një postimi në Twitter, Drejtori i Komunikimit në presidencën turke, Fahrettin Altun, tha se Rusia dhe Irani, që mbështesin presidentin sirian Bashar al-Asad, do të humbasin të gjithë besueshmërinë, nëse nuk ndalojnë armiqësitë në rajonin e Idlibit. Ai paralajmëroi hakmarrje nga ana e Turqisë për vrasjen e pjesëtarëve të saj. “Në përgjigje të sulmit, objektivat e qeverisë siriane do të përballen me zjarr nga ajri dhe toka", tha Altun. Një organizatë monitoruese raportoi se nga sulmet hakmarrëse turke janë vrarë 16 ushtarë sirianë. Qeveria e Sirisë nuk ka bërë asnjë koment të menjëhershëm mbi përshkallëzimin e fundit në Idlib, të cilin forcat siriane të mbështetur nga Rusia po përpiqen të marrin nga rebelët. Gjithsej 54 ushtarë turq janë raportuar të vrarë në provincë, që nga fillimi i muajit, përfshirë këtu edhe vdekjet më të fundit. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat turke, të cilët u shënjestruan nga trupat siriane ishin midis "terroristëve". Rusia tha se po dërgonte dy anije luftarake të pajisura me raketa në Detin Mesdhe, drejt bregdetit sirian. Shtetet e Bashkuara reaguan duke thënë se "po qëndrojmë pranë aleatit të NATO-s – Turqisë” dhe se kanë kërkuar që Siria dhe Rusia të përfundojnë ofensivën e tyre në Idlib. "Ne po shohim opsione se si mund ta mbështesim më së miri Turqinë në këtë krizë", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Pentagoni: Kina, Rusia kërcënojnë epërsinë e SHBA-së në hapësirë

Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se Kina dhe Rusia po i rrisin orvatjet për të zhvilluar kapacitete të sofistikuara hapësinore, në përpjekje për të zvogëluar epërsinë aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. James Anderson, i ngarkuar me detyrat e zëvendësit të nënsekretarit të Mbrojtjes, tha përpara një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA se Kina dhe Rusia janë duke zhvilluar disa armë që kanë kapacitet të godasin gati çdo klasë të aseteve hapësinore amerikane. Anderson tha se Shtetet e Bashkuara po i përgjigjen këtij kërcënimi "duke e transformuar sipërmarrjen hapësinore dhe duke punuar ngushtë me aleatët në operacione të kombinuara". Gjenerali i Forcës Hapësinore të SHBA-së, John "Jay" Raymond, u tha ligjvënësve se Shtetet e Bashkuara "nuk mund të supozojnë më se epërsia e tyre në hapësirë është e garantuar". "Nëse parandalimi (i kërcënimeve) dështon, ne duhet të jemi të gatshëm të luftojmë për epërsinë tonë në hapësirë", tha Raymond. Anderson tha se kërkesa për buxhetin e mbrojtjes të vitit 2021 siguron 18 miliardë dollarë për programet hapësinore.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët, në zonat qendrore dhe jugore me reshje të dobëta të shiut, kurse në veri me reshje të dobëta të borës dhe skllotës. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e veriut .

Temperaturat: në Herceg Novi 15 gradë, Tivar 13, Ulqin e Budvë 12, Podgoricë 7, Cetinë 3, Nikshiq, Bijello Pole, Shavnik e Beranë 2, Kollashin, Plavë, Rozhaj e Plluzhinë 1, Plevle -2 dhe në Zhablak -3 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -10 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 15 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се