Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 03. 2020. 17:01   >>  17:17

Ditari 04.03.2020

04.03.2020

“Dialogun nuk guxon ta pengojnë përzierjet nga jashtë”

Italia beson në zgjidhjet demokratike të Malit të Zi që kanë të bëjnë me ngjarjet aktuale pas miratimit të ligjit për liritë fetare. Dialogut dhe vendim marrjes demokratike nuk duhet ti pengojnë përzierjet e ndryshme nga jashtë, ka deklaruar Ministri italian i mbrojtjes, Lorenco Guerini në takimin me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq. Markoviq dhe Guerini janë të pajtimit se Mali i Zi dhe Republika e Italisë si vende fqinje dhe aleatë në NATO ndajnë vlerat e Evropës aktuale dhe konsiderojnë se integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE janë kusht i stabilitetit të këtij rajoni dhe i Evropës në tërësi. Kryeministri Markoviq ka konstatuar se Mali i Zi dhe institucionet e tij janë të afta që në mënyrë demokratike ti tejkalojnë të gjitha sfidat”, është kumtuar nga Qeveria. Ministri Guerini ka theksuar se Italia i kushton vëmendje të madhe veprimtarisë hibride të palëve të treta të cilat mund të ndikojnë dëmshëm në vendet aleate dhe në vendet e rajonit në përgjithësi.

Mali i Zi faktor i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes

Mali i Zi, edhe pse anëtari më i ri i Aleancës, paraqet aleatë të rëndësishëm dhe partner kredibel në fushën e bashkëpunimit mbrojtës në kuadër të BE, ka deklaruar Ministri i mbrojtjes të Republikës së Italisë Lorenco Guerini. Ai ka theksuar se Italia do të vazhdojë të përkrah forcimin e mëtejmë të kapaciteteve të sistemit mbrojtës malazez. Me ministrin Guerini sot është takuar Ministri i mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq. Siç është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes, Boshkoviq me këtë rast ka deklaruar se Mali i Zi është i vendosur të ofrojë kontribut në sistemin kolektiv të sigurisë dhe ka njoftuar bashkëbiseduesin me prioritetet aktuale mbrojtëse të zhvillimit të ushtrisë malazeze. Guerini ka theksuar se Mali i Zi, edhe pse anëtari më i ri i Aleancës, paraqet aleatë të rëndësishëm dhe partner të besueshëm në fushën e bashkëpunimit mbrojtës në kuadër të BE. Theksohet se Boshkoviq dhe Guerini kanë shqyrtuar edhe modalitetet e përparimit të mëtejmë të bashkëpunimit në kuadër të Aleancës, me theks të veçantë në planet e plotësimit të pozitave në kuadër të strukturës komanduese të NATO-s.

Të gjitha bashkësitë fetare duhet të kenë të drejta të barabarta

Të gjitha bashkësitë fetare në Mal të Zi duhet të kenë të drejta të barabarta si në të gjitha demokracitë e rregulluara, ka deklaruar Ministrja pa portefol, Maria Vuçinoviq gjatë takimit me ambasadoren e SHBA në Mal të Zi, Xhudi Rajzing Rajnke. Siç është kumtuar nga Qeveria, Vuçinoviq dhe Rajnke kanë biseduar për temat aktuale shoqërore dhe politike në vend, për rezultatet e shënuara si dhe për plotësimin e detyrimeve të mëtejme të Malit të Zi në rrugën drejtë BE. Gjatë takimit është biseduar edhe për ligjin për liritë fetare dhe protestat aktuale nën organizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. “Mesazhet të cilat paraqiten në këto protesta nuk është rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve”, ka theksuar Vuçinoviq duke shtuar se të gjitha çështjet duhet zgjidhur përmes dialogut dhe në kuadër të institucioneve të sistemit. Ambasadorja Rajnke ka theksuar se kabineti të cilin e udhëheq Ministrja Vuçinoviq dhe Qeveria e Malit të Zi do të gëzojnë përkrahjen e SHBA.

Hapa të ri në politikën e zgjerimit të BE

Komisioni evropian ka shumë kujdes për konkurrencën e fuqive tjera në rajon dhe politikën e zgjerimit nuk e kupton vetëm si teknike, por në një masë të madhe si proces politikë, dhe ky vit mund të shënojë vrull të ri në procesin e zgjerimit, konsideron Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq. Ai në intervistën dhënë agjencisë MINA ka theksuar se kjo, në një masë të madhe është intencë e metodologjisë së re në bisedimet me Bashkimin Evropian. Darmanoviq ka theksuar se në metodologji e re ekziston ndryshim kur është fjala për hapjen e kapitujve sipas rëndësisë. Në pyetjen nëse mund të pritet që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në takimin e Brukseli që do të mbahet këtë muaj të fitojnë pëlqimin për fillimin e bisedimeve me BE, Darmanoviq është përgjigjur se Mali i Zi beson se ka ardhur koha për hapjen e këtyre bisedimeve. Darmanoviq ka theksuar se Mali i Zi përkrah fuqishëm fqinjët dhe partnerët nga rajoni si dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në BE

Nuhoxhiq - Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtarë imperativ

Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtarë është imperativ në punën e Ministrisë për punët ë brendshme dhe për këtë arsye është njeri nga mekanizmat në luftën kundër migrimeve ilegale, forcimin e marrëdhënieve partnere me BE në bazë të marrëveshjes bashkëpunim me Agjencinë evropiane për rojën kufitare dhe bregdetare, FRONTEX. Këtë e kanë deklaruar ministri Mevlludin Nuhoxhiq i cili në seancën e parlamentit ka paraqitur propozim ligjin për vërtetimin e marrëveshjes mbi statusin ndërmjet Malit të Zi dhe BE për aktivitete të cilat i zbaton FRONTEX në Mal të Zi. Kjo, siç ka vlerësuar do të mundësojë reagimin më të shpejtë ndaj sfidave potenciale të migrime ilegale e që janë burime të mundshme për kriminalitetin e organizuar dhe terrorizmin. Ministri Nuhoxhiq ka theksuar se migrimet ilegale, kriminaliteti tej kufitarë, trafikimi i emigrantëve dhe tregtia me njerëz janë sfida me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të BE. Ai ka vlerësuar se propozim ligji është edhe një hap përpara drejtë forcimit të bashkëpunimit operativ ndërmjet Malit të Zi dhe BE në fushën e menaxhimit të kufijve dhe që është me interes për Malin e Zi. Për ndryshe deputetet e Kuvendit të Malit të Zi nuk e kanë futur sot në rend të ditës kërkesën e Frontit Demokratik për shqyrtimin e propozim ligjit mbi prejardhjen e pasurisë dhe për tatimin e veçantë të pronës së fituar jo ligjore.

Pazhin për vizitë pune në Uashington

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për politik, punë të brendshme, dhe politikën e jashtme, Zoran Pazhin qëndron për vizitë pune në Uashington. Nga shërbimi i Qeverisë për marrëdhënie me opinion kanë kumtuar se Pazhin do të takohet me anëtarët e Senatit dhe me anëtarët e Dhomës së përfaqësuesve në Kongres si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të shtetit të SHBA. Gjatë qëndrimit në Uashington, Pazhin do të takohet me përfaqësues të shumë organizatave autoritare amerikane të shoqërisë civile, është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi

Idetë e Stafit të RTMZ kanë hasur në mirëkuptim

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka biseduar sot me udhëheqjen e servisit nacional publik në kuadër të iniciativës “Aleanca për Evropëen”. Kryetari i Këshillit të Radio e Televizionit të Malit të Zi (RTMZ) Ivan Jovetiq ka deklaruar pas takimit se konsideron se dialogu është ide e mirë për Malin e Zi. “Ne sot kemi theksuar atë që e konsiderojnë rol kryesor të Radios dhe Televizionit të Malit të Zi, respektivisht synimet të cilat i ndërmerr në ngritjen e shkallës së arsimimit, nevojat që RTMZ të jetë edhe më i hapur si ndaj akterëve të shoqërisë malazeze ashtu edhe për rajonin dhe më gjerë“, ka theksuar Jovetiq. Gjatë takimit është biseduar edhe për ligjin për mediat dhe për RTMZ. “Kemi paraqitur pikëpamjet tona për problemet që kanë të bëjnë me zgjidhjet e reja ligjore. Besoj se kemi fituar shkallë të konsiderueshme të mirëkuptimit. Ne kemi ofruar disa zgjidhje dhe mendoj se këto ide kanë hasur në mirëkuptim të plotë”, ka theksuar Jovetiq.

Aleksa Ivanoviq propozohet për kryetar të KZSH

Këshilli administrativ ka propozuar sot që Aleksa Ivanoviq të zgjedhet kryetar i Komisionit Zgjedhor të Shtetit KZSH). Për këtë propozim duhet të deklarohen sot deputetët e Parlamentit të Malit të Zi në seancën e cila mbahet në Cetinë. Përndryshe, zgjedhjen e Ivanoviqit e kanë përkrahur të gjithë anëtarët e koalicionit në pushtet, kurse përfaqësuesit e Frontit Demokratik, Millun Zogoviq dhe Millutin Gjukanoviq u larguan nga seanca para se të votohej. Kandidati i dytë, Jovan Voinoviq, nuk ka fituar asnjë votë, kurse Mishella Manojlloviq e ka tërhequr kandidaturën e vetë. Kryetari aktual i KZSH Gjorgjie Vukçeviq i ka plotësuar me 17 janar të gjitha kushtet për pensionin e pleqërisë. Siç thamë edhe më lartë për këtë propozim duhet të deklarohen sot deputetët në seancën e rregullt të parlamentit e cila mbahet në Cetinë.

 

Pesë kandidatë për kolegjin gjyqësor

Këshilli për sistemin politik, legjislaturë dhe administratë duhet të vërtetojë nesër listën e kandidatëve të cilët janë paraqitur në ftesën publike për zgjedhjen e 4 anëtarëve të Kolegjit gjyqësor nga radhët e juristëve eminent. Sipas shkrimit të gazetës “VJESTI”, për këtë funksion janë paraqitur Gavrillo Çabarkapa, Ibrahim Husejnoviq, Jadranka Joksimoviq, Lubica Kovaçeviq dhe Lubinka Popoviq – Kustudiq. Përndryshe, ftesa publike për zgjedhjen e këtyre anëtarëve të Kolegjit gjyqësor është shpallur me 21 janar të këtij viti. Kandidati duhet të ketë 15 vjet përvojë pune në çështjet juridike, të ketë autoritet personal dhe profesional dhe të mos jetë i dënuar për vepra penale të cilat e pengojnë për ushtrimin e funksionit të gjykatësit. Të theksojmë se anëtarët e Kolegjit gjyqësor nuk janë zgjedhë në disa seanca e mëparshme të parlamentit sepse nuk ekzistonte shumica e nevojshme prej dy të tretave, respektivisht përkrahje e dy të pestave të deputetëve. Mandati përbërjes aktuale të Kolegjit gjyqësor i ka skaduar me 2 qershor të vitit 2018. Në ndërkohë Qeveria ka inicuar ndryshimet e Ligjit për Kolegjin gjyqësor dhe për gjykatësit, me të cilat parashihet që anëtarëve të Kolegjit gjyqësorë nga radhët e juristëve eminent tu vazhdohet mandati deri në zgjedhjet e reja.

 

Thaçi - Amerika ndihmon procesin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë dialogut publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”, ka deklaruar se ky komision do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës dhe në drejtësi. Thaçi theksoi se ky hulumtim do të jetë dëshmi e luftës dhe do të mundësoj ndërtimin e urave të paqes në rajon,dhe njëheri do të mbyllet konflikti dhe urrejtja.“Hulumtimi i sotëm është dëshmia që kjo nismë është e duhur dhe dinamike edhe pse kanë kaluar dy dekada nga përfundimi i luftës. Ata duanë të vërtetën dhe dëshirojnë të dinë çfarë ka ndodhur. E vërteta do të ndërtojë urat e paqes nga e ardhmja. Do të mbyllet kapitulli i luftës, konfliktet dhe urrejtjet”, ka thënë ai. Mes tjerash, Thaçi ka njoftuar se SHBA-ja po ndihmon në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë e cila do të arrihet në një të ardhme të afërt.“Në të njëjtën koha Kosova po zhvillon një proces të rëndësishëm, marrëveshjen që duhet të sjell njohjen reciproke dhe rrugëtim më të përshpejtuar në NATO dhe BE. Takimi i Uashingtonit ditë me parë do të jetë takim i kthesës kritike dhe pozitive, për arritjen e marrëveshjes në një të ardhme të afërt”.“Këtë momentum duhet ta shfrytëzojnë të gjithë. Është interes jetik për procesin e marrëveshjes përfundimtare që edhe Kosova dhe Serbia kanë besim në lidershipin e SHBA-së që përmes tyre mund të arrihet”. “Zhgënjim nga ndërkombëtaret ishte që amnistoi Serbinë për gjenocidin dhe spastrimin etnik. Institucionet e Kosovës kanë vazhduar të bashkëpunojnë me drejtësinë ndërkombëtare pavarësisht kësaj, pasi ne jemi të përkushtuar për paqe. Përvoja jonë do të behet shembull për rajonin e me gjerë”, u shpreh pos tjerash presidenti Thaçi

Kosnet i jep mbështetje Komisionit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, është duke marrë pjesë në dialogun publik, “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”. Kosnett ka thënë që shpreson që ky komision të punojë me të njëjtin guxim si vendet tjera. “Është privilegj të jem këtu. Vendet tjera të dala nga lufta kanë përfituar nga komisionet e ngjashme duke krijuar bazë të shëndoshë për pajtimin e ardhshëm ndëretnik. Puna e një komisioni për të vërtetën është përgjegjësi e madhe pasi ka detyrim ndaj atyre që kanë humbur jetën, ndaj atyre që i përkujtojmë”. Kosnett ka thënë që i jep mbështetje ekipit të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimit në Kosovë, duke shpresuar se nuk do të veprojë në bazë të ndonjë agjende politke. “Pajtimi nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm ka të bëjë me angazhim të sinqetë për të kaluarën, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Ne e mbështesim punën duke nënkuptuar që ky ekip do të vazhdojë të veprojë pa ndonjë agjendë politike të përqendrohet në viktima dhe të jetë gjithëpërshirës – të dëgjohet zëri i të gjitha viktimave”. “Edhe komisioni i Kosovës duhet të punojë me të njëjtin guxim. Mënyra më e mirë për t’i ndrequr të këqijat është duke ndriçuar të vërtetën për to”, tha Kosnet.

PSD kërkon që marrëveshjet e fundit me Serbinë të bëhen publike

Partia Socialdemokrate kërkoi sot që të dihet përmbajtja e dy marrëveshjeve të fundit të nënshkruara me Serbinë, ajo për Hekurudhat dhe atë për Autostradat. PSD tha se janë bërë 20 ditë prej se janë nënshkruar dy marrëveshje me Serbinë dhe se përveç ceremonisë së nënshkrimit që është parë përmes mediave askush nuk di gjë për to. Sipas PSD-së, qeveria po i privon qytetarët nga e drejta për t’u informuar. “Marrëveshjet janë nënshkruar më 14 shkurt, pra në kohën e Qeverisë Kurti. Publikimi i tyre shtron natyrshëm pyetjen mbi përmbajtjen e tyre. Qeveria nuk po i publikon marrëveshjet sepse nuk ka guxim të mbaj asnjë qëndrim për to. Por, duke i mbajtur të fshehta ato, ajo po e shkel ligjin. Për PSD-në, kryeministri Kurti dhe ministri Abdixhiku duhet të përgjigjen për këtë. “Kohëve të fundit kryeministrin e kemi parë në rolin e gazetarit hulumtues duke publikuar dokumente të vitit 2013. Por, për t’u bërë kredibil, ai duhet t’i zbardh dhe të na tregojë nëse është dakord me marrëveshjet e nënshkruara para 3 javësh”, përfundoi komunikata e PSD. Ata kanë parashtruar edhe kërkesë zyrtare te Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit si dhe ministri Lumir Abdixhiku që sa më shpejtë të bëjë publike të dy marrëveshjet.

 

Rasti 'Veteranët', deklarohet Haradinaj

Ka filluar gjykimi i rastit të njohur si “Veteranët”, në të cilin pritet të dëshmojnë tre persona. Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është paraqitur në rolin e dëshmitarët sot në rastin e veteranëve. Ai ka bërë të ditur se u është përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes, prokurorisë dhe trupit gjykues. “Respekti dhe vlerësimi nga të gjithë ne për gjyqësorin, e forcon sistemin tonë të drejtësisë”, shkruan Haradinaj në Facebook, duke mos dhënë më shumë detaje. Dëshmia e Haradinajt, sipas vendimit të gjykatës, nuk mund të publikohet deri në përfundimin e intervistimit të dëshmitarëve të ftuar. Dhënia e dëshmive pritet të përfundojë sot.

Vazhdojnë përpjekjet e migrantëve për të hyrë në territorin grek

Autoritetet greke po vazhdojnë të ballafaqohen me mijëra migrantë të cilët nga Turqia po tentojnë të kalojnë në territorin grek. Sot në mëngjes, forcat greke përdorën gazin lotsjellës për të zmbrapsur turmat e migrantëve që po provonin të kalonin kufirin me Greqinë. Turqia ka thënë se kufijtë e saj janë të hapur, për migrantët që duan të kalojnë në territorin e Bashkimit Evropian. Një zyrtar i Qeverisë turke ka deklaruar më 27 shkurt, se Turqia nuk do të ndalojë qindra mijëra migrantë, pas sulmeve ajrore në Idlib, ku u vranë dhjetëra ushtarë turq. Mbi 3.5 milionë refugjatë nga Siria dhe vende tjera të Lindjes së Mesme ndodhën në Turqi. Greqia, e cila ka qenë rruga kryesore për qindra mijëra migrantë më 2015dhe 2016, që dëshironin të arrinin në vendet evropiane, ka premtuar se nuk do të lejojë një fluks të ri me migrantë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dje ka shpreh mbështetje për përpjekjet e Greqisë që të ruaj kufijtë e saj, pasi mijëra migrantë nga Turqia po tentojnë të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian. "Situata në kufirin tonë nuk është vetëm çështje e menaxhimit për Greqinë, por është përgjegjësi e Evropës në tërësi", tha ajo në një konference për media, pasi vizitoi rajonin së bashku me liderët tjerë të BE-së dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. "Ata që duket se po testojnë unitetin e Evropës do të zhgënjehen. Ne do të mbajmë kursin dhe uniteti ynë do të mbizotërojë", tha der Lejen.

SHBA-ja kryen sulm "mbrojtës" kundër talibanëve në Afganistan

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm ajror “mbrojtës” kundër luftëtarëve talibanë në provicën Helmand në Afganistan, pasi është kuptuar që është sulmuar një pikë e forcave afgane. “Shtetet e Bashkuara kanë kryer sot një sulm ajror kundër luftëtarëve talibanë në Helmand, të cilët kanë sulmuar një pikë afgane. Ky ka qenë veprim mbrojtës për të penguar sulmin”, ka thënë zëdhënësi i forcave amerikane në Afganistan, Sonny Leggett. Ky sulm ka ndodhur disa orë pasi militantët talibanë kanë vrarë të paktën 20 zyrtarë afganë të sigurisë, dhe pak kohë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të ketë pasur bisedë “shumë të mirë” me shefin politik të talibanëve. Kjo valë e dhunës është duke rrezikuar marrëveshjen e nënshkruar më 29 shkurt në Doha në mes të Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, e cila parasheh largimin e trupave të huaja nga Afganistani brenda 14 muajve. Në këmbim talibanët, mes tjerash, janë pajtuar për të zhvilluar negociata me Qeverinë afgane, kusht të cilin militantët më parë nuk e kanë pranuar, duke i konsideruar zyrtarët afganë kukulla të perëndimit. Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka paralajmëruar se ai nuk është zotuar për një pikë të marrëveshjes që parasheh lirimin e mbi 5,000 talibanëve të burgosur. Talibanët në anën tjetër kanë thënë se nuk do të zhvillojnë negociata me qeverinë, derisa të zbatohet ky zotim. Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kanë pushtuar Afganistanin në vitin 2001 duke larguar nga pushteti talibanët, pasi grupi militant refuzoi që ta dorëzonte terroristin e Al-Kaidës, Osama bin Laden. Nga ajo kohë, rreth 2,400 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve, së bashku me dhjetëra mijëra ushtarë afganë, luftëtarë ekstremistë dhe civilë.

 

Vriten dy ushtarë turq në Siri

Dy ushtarë turq janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga një sulm i forcave të qeverisë siriane në rajonin veriperëndimor të Sirisë, Idlib, tha sot ministria e Mbrojtjes në Turqi. Menjëherë pasi forcat siriane hapën zjarr, forcat turke u hakmorën dhe vazhduan të godasin caqet siriane, thuhet në deklaratën e ministrisë. Turqia filloi një ofensivë muajin e kaluar në Idlib të Sirisë, për të zmbrapsur forcat e presidentit sirian Bashar-al Asad, të cilat po synojnë marrjen nën kontroll të rajonit të fundit që mbahen nga rebelët antiqeveritarë. Forcave të Asadit po u dalin në ndihmë aeroplanët rusë. Turqia ka mbështetur rebelët antiqeveritarë, gjatë 9 viteve të konfliktit sirian. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin kanë pasur disa biseda gjatë periudhës së fundit, mirëpo nuk kanë arritur ujdi për të ndalur luftimet në Siri.

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Tivar e H. Novi 13, Podgoricë, Ulqin e Budvë 12, Cetinë 11, Nikshiq 10, Beranë, B. Pole e Shavnik 8, Plavë 7, Kollashin, Plluzhinë, Rozhaj e Plevle 6 dhe në Zhablak 3 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 17 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се