Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

05. 03. 2020. 19:16   >>  19:29

Ditari 05.03.2020

05.03.2020

Ligji më liberal në rajon

E vlerësojmë lartë mirëkuptimin dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vendosmërinë e Malit të Zi që të ardhmen e vetë ta ndërtojë mbi vlerat demokratike perëndimore dhe me konceptin qytetarë të shtetit, ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë, Zoran Pazhin, me rastin e takimit me senatorin, Ron Xhonson, në Uashington. Pazhin, i cili gjatë kësaj jave qëndron për vizitë pune në SHBA, e ka falënderuar senatorin Xhonson, për përkrahjen e madhe të cilën SHBA, ia ofrojnë Malit të Zi në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e institucioneve demokratike, si garanci e cilësisë më të lartë të jetës të të gjithë qytetarëve të tij. Ai, ka vlerësuar se ligji për liritë fetare, i cili i përmbush standardet më të larta të drejtave dhe lirive njerëzore dhe i cili është ligji më liberal në rajon, garanton të drejta të barabarta për të gjitha bashkësitë fetare, por edhe i obligon të gjithë në respektimin e barabartë të rendit juridik të Malit të Zi. Senatori Xhonson, siç është kumtuar nga Qeveria, ka theksuar rolin konstruktiv dhe pozitiv të Malit të Zi, në kultivimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët në rajon, duke theksuar se Mali i Zi, ka potencial të mjaftueshëm dhe ka shënuar përparim jetik me anëtarësimin në NATO. “Çdo shtet ballafaqohet me sfida të caktuara, por Mali i Zi, vërtet ka potenciale të shumta. Kamë qenë i përfshirë në asocimin e Malit të Zi në NATO. Është e qartë se kjo ishte pikë kyçe e progresit të Malit të Zi,i cili ishte në krye të detyrës dhe ka bashkëpunuar me SHBA”, ka deklaruar Senatori Xhonson. Ai ka kumtuar se në veçanti vlerëson faktin që Mali i Zi dhe Kosova, kanë arritur ta zgjidhin kontestin kufitarë mes dy vendeve.

Markoviq, e ka formuar ekipin e ekspertëve për bisedime me MBM

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, e ka formuar ekipin e ekspertëve për bisedime me Mitropolinë bregdetare malazeze (MBM) dhe me dioqezat e kishës ortodokse serbe për ligjin mbi lirinë e feve ose të bindjeve dhe pozitën juridike të Bashkësive fetare, duke i dërguar mitropolitit Amfillohije, ftesën për bisedime në nivelin e ekspertëve. “Qeverinë, gjatë këtyre bisedimeve do ta përfaqësojnë Zoran Pazhin, nënkryetar i Qeverisë, Nebojsha Vuçiniq, profesor i fakultetit juridik, Aneta Spaiq, dekane e Fakultetit Juridik, Dragolubn Bullatoviq, shef i kabinetit të kryeministrit, Nikolla Martinoviq, avokat dhe Srgjan Spaiq, jurisit i diplomuar. E kemi kuptuar se ekipit të ekspertëve të Mitropolisë dhe të dioqezave të kishës ortodokse serbe të cilën e keni formuar ju, për takimin e parë u përgjigjet e mërkura, me 11 mars, në orën 10, në vilën Gorica, në Podgoricë, gjë që zyrtarisht e vërtetojmë “, thuhet në letrën e kryeministrit Markoviq, drejtuar Mitropolitit Amfillohije Rdoviq.

Mitropolia bregdetare malazeze refuzon të evidentojnë afarizmin

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Millutin Simoviq, ka thënë se Mitropolia malazeze bregdetare, refuzon të evidentojë afarizmin e vetë dhe në pajtim me këtë të shlyej detyrimet e veta ligjore. Simoviq ,ka sqaruar për TVMZ, se mos respektimi i ligjit do të thotë edhe mosrespektim i shtetit. Ai, ka përkujtuar se edhe në kohën e mbretërisë së Malit të Zi, Kisha ia ka paraqitur shtetit të ardhurat e veta si dhe regjistrin e pronave, gjë që, siç ka shtuar ai, sot nuk është kështu. “Sot, për fat të keq, jemi dëshmitarë se edhe vetë mitropoliti, Amfillohije, fletë se kisha duhet ta regjistrojë shtetin në mënyrë që të jetë shtet i të drejtës dhe të vërtetës. Mali i Zi, është shtet dhe të tillë e pranon e tërë bota. Shteti ekziston dhe do të ekzistojë gjithmonë. Mali i Zi është shtet i të gjithë qytetarëve dhe i njëjtë për të gjithë qytetarët e vetë”, ka theksuar Simoviq.

Stankoviq, Veloviq dhe Markoviq, të premten në Parlament

Udhëheqësit e Prokurorisë dhe të Policisë, Ivica Stankoviq dhe Veselin Veloviq, do të përgjigjen nesër në seancën dëgjimore në mbledhjen e përbashkët të Këshillit parlamentar për mbrojte dhe siguri dhe të Këshillit për të drejtat dhe liritë e njeriut, lidhur me sjelljet e organeve kompetente në hetimet e rasteve të kërcënimit dhe të dhunës kundër gazetarëve. Do të dëgjohet edhe kryetari i Komisionit për përcjelljen e veprimtarisë të organeve kompetente në hetimet e rasteve të kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve, vrasjes së tyre dhe të sulmeve kundër pronës së medieve, Nikolla Markoviq. Liria e medieve dhe siguria e gazetarëve është njëra ndër temat kryesore të interesimit të Këshillit Evropian, në veçanti të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës. Dëgjimi konsultativ, siç theksohet duhet të jetë rast për prezantimin e aktiviteteve kyçe të organeve kompetente shtetërore nga kjo fushë dhe e aktiviteteve kryesore të Komisionit .

 

Përsëri do të paraqes kandidaturën për prokuror kryesor special

Prokurori special i shtetit, Milivoje Katiniq, ka deklaruar se përsëri do të kandidohet për këtë funksion, pas skadimit të mandatit, me 1 korrik të këtij viti. Në pyetjen nëse disponon me informata të reja lidhur me mandatin e tij i cili skadon me 3 korrik, Katniq është përgjigjur se pret të ketë kundër kandidatë dhe se do të zgjidhet më i miri. “Mendoj se deri në fund të mandatit do të punojë me sukses ashtu si edhe deri tani. Dëshirojë që prokurori kryesor i shtetit të zgjidhet me kohë”, ka theksuar Katniq. Për këtë, siç ka shtuar ai, ekzistojnë kandidatë të cilët duan të punojnë dhe nuk kanë kalkuluar. “Mendoj se Parlamenti, duhet dhe është detyrë e deputetëve që të zgjedhin prokurorin suprem të shtetit, por unë nuk mund të ndikojë mbi Kuvendin” ka konkluduar Katniq.

Digjitalizimi në arsim në fokusin e bashkëpunimit

Digjitalizimi në arsim do të jetë në qendër të vëmendjes të bashkëpunimit të Malit të Zi dhe Sllovenisë, është kumtuar nga takimi i ministrit të arsimit, Damir Shehoviq, me ambasadorin e Sllovenisë në Podgoricë, Gregor Persker. Nga Ministria e arsimit është kumtuar se, Shehoviq dhe Persker, kanë biseduar për hapat e mëtejmë të bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e arsimit. Shehoviq, ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë tradicionalisht të mira dhe se Mali i Zi e konsideron Slloveninë si partner të rëndësishëm. Ai po ashtu ka theksuar se mali i Zi dhe Sllovenia bashkëpunojnë shumë mirë në fushën e arsimit. Ministri Sheohviq ka theksuar se më së tepërmi hapësirë për bashkëpunim ka fushën e digjitalizimit të arsimit, në të cilën ministria e arsimit ka hyrë përmes përgatitjes së projektit të klasëve digjitale dhe, siç ka shtuar, ekipi për digjitalizim i Ministrisë së arsimit e ka vizituar Slloveninë gjatë procesit të përgatitjes së pilot projektit për klasët digjitale .

H.Thaçi; të gjithë së bashku pa dallim komuniteti, për të vërtetën dhe pajtimin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në dialogun lidhur me iniciativën për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë. Ai ka thënë se nisma për krijimin e një komisioni të tillë është prej iniciativave të para që ka ndërmarrë si president, dhe e konsideron të qëlluar.

Aty, ai foli edhe për mundësinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi e cila tha se do të ndikonte në punën e këtij komisioni. Sipas Thaçit, një komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë do të mund të krijohej pas, ose paralelisht me marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Në këtë diskutim, Thaçi tha se nisma për krijimin e të vërtetës dhe pajtimit është prej iniciativave të para që ka marrë si president.

Ai tha se duhet punuar të gjithë së bashku pa dallim komuniteti, për një të vërtetë që do ta ndihmonte drejtësinë.

Kryeministri A.Kurti, njofton evropianët me prioritetet e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka nisur letra presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për t’i njoftuar me prioritetet e Qeverisë së re të Kosovës.

Në të dyja letrat, Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton është e fokusuar në zhvillim ekonomik, me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës dhe luftim të pakompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përveç kësaj, Kurti ka përmendur edhe rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar se negociatat duhet të vazhdojnë.

“Arritja e një marrëveshjeje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjate dhe stabilitetit në rajon”, është shprehur Kurti, mes tjerash në letra.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti ka informuar zyrtarët evropianë se që nga 15 marsi do të heqë taksën 100 për qind në lëndën e parë që vjen nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina në Kosovë.

Konfirmohet rasti i dytë i koronavirusit në RS

Bosnjë Hercegovina ka konfirmuar rastet e para me koronavirusin e ri, konfirmoi ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Republikës Serbe, Alen Sheraniq, në një konferencë për media.

"Bëhet fjalë për një punëtor që ishte në Itali dhe që u kthye në Banja Llukë. Ai u transferua në një qendër klinike. Gruaja e tij, në testim ka dalë negative, por fëmija është pozitiv për koronavirus", tha Sheraniq, duke shtuar se mund të paraqiten më shumë raste.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kujdesen për higjienën personale.

Këshilli i Ministrave i Bosnje dhe Hercegovinës do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme të enjten për të diskutuar situatën.

Të enjten, edhe Sllovenia konfirmoi rastin e parë me koronavirus.

“Miqtë e zgjerimit”, në mbështetje të pranimit të vendeve të rajonit

Grupi i vendeve anëtare të BE-së “Miqtë e zgjerimit” e kanë mbështetur hapur Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Ata e kanë mbështetur vendin edhe për durimin dhe reformat, si dhe kanë shprehur bindje se BE-ja e ka borxh pranimin e Maqedonisë së Veriut.

“Atë që e bëtë deri më tani është e shkëlqyeshme, vetëm vazhdoni me tempon e njejtë. Dhe kjo është përgjigja e vetme për të gjithë skeptikët. Mund të mbështeteni tek ne, pa marrë parasysh atë se çka do të ndodhë”, tha Linas Linkeviçius, ministër i Punëve të Jashtme të Lituanisë

Ndërsa sipas ministrit të Jashtëm të Polonisë, Jacek Çaputoviç ka një dimension etik të anëtarësimit të vendeve nga rajoni në BE.

“Konsiderojmë se BE-ja ua ka borxh këtyre vendeve vendimin për t’i pranuar në BE, ai është borxh ndaj shoqërisë, ndaj qytetarëve, por këtu është edhe dimensioni i sigurisë dhe ka aktorë të tjerë jashtë BE-së të cilët janë aktivë në rajon, kështu që vendimi për fillim të negociatave do ta parandalojë ndikimin negativ”, tha Çaputoviç.

 

Migrantët tentojnë gjithnjë të kalojnë kufirin grekë

Autoritetet greke po vazhdojnë të ballafaqohen me mijëra migrantë të cilët nga Turqia po tentojnë të kalojnë në territorin grek.

Të mërkurën në mëngjes, forcat greke përdorën gazin lotsjellës për të zmbrapsur turmat e migrantëve që po provonin të kalonin kufirin me Greqinë.

Turqia ka thënë se kufijtë e saj janë të hapur, për migrantët që duan të kalojnë në territorin e Bashkimit Evropian.

Një zyrtar i Qeverisë turke ka deklaruar më 27 shkurt, se Turqia nuk do të ndalojë qindra mijëra migrantë, pas sulmeve ajrore në Idlib, ku u vranë dhjetëra ushtarë turq.

Mbi 3.5 milionë refugjatë nga Siria dhe vende tjera të Lindjes së Mesme ndodhën në Turqi.

Greqia, e cila ka qenë rruga kryesore për qindra mijëra migrantë më 2015-2016, që dëshironin të arrinin në vendet evropiane, ka premtuar se nuk do të lejojë një fluks të ri me migrantë.

Banka botërore, planifikon 12 miliardë dollarë ndihmë për të luftuar koronavirusin

Banka Botërore ka planifikuar 12 miliardë dollarë ndihmë, për vendet në zhvillim, të cilat po luftojnë me përhapjen e koronavirusit të ri.

Paketa e urgjencës përfshin kredi me kosto të ulët, grante dhe asistencë teknike.

Vendimi i Bankës Botërore vjen derisa liderët në mbarë botën, po zotohen të mbrojnë vendet e tyre nga ndikimi ekonomik i shpërthimit të virusit.

Ndarja e mjeteve financiare ka për qëllim të ndihmojë vendet që të përmirësojnë reagimin e tyre në shëndetin publik, si dhe të punojnë me sektorin privat për të zvogëluar ndikimin ekonomik.

"Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të kufizojmë transmetimin e sëmundjes", tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, për BBC.

Organizata tha se do t'i jepte përparësi vendeve më të varfra dhe më të rrezikuara në shpërndarjen e ndihmës për të luftuar efektet e virusit, i cili është përhapur në më shumë se 70 vende të botës.

 

Dallime të mëdha në marrëdhëniet e ardhshme mes Britanisë dhe BE

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë dallime "shumë, shumë serioze" për marrëdhëniet e tyre të ardhshme, por marrëveshja është ende e mundur, tha kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.

Ai i bëri komentet pas përfundimit të rrethit të parë të bisedimeve për marrëdhëniet midis dy palëve pas Brexit-it, apo daljes së Britanisë nga BE-ja."Ka shumë mospajtime. Disa janë shumë serioze, disa janë shumë, shumë të vështira. Por, unë mendoj sinqerisht se marrëveshja është e mundur", tha Barnier.Bisedimet intensive, që do të zgjasin disa muaj, do të mobilizojnë qindra zyrtarë nga të dyja anët.

Ato duhet të mbyllen më 31 dhjetor, por shumë vëzhgues thonë se afati është i shkurtër që palët të arrijnë ndonjë marrëveshje përmbajtësore për tregtinë. Britania ka dalë nga Bashkimi Evropian më 31 janar, pas një referendumi për Brexit të mbajtur më 2016.

 

Edicioni i Parë i Forumit të Gruas Shqiptare në Rajon

Komuna e Tuzit, në bashkëpunim me Unionin e bashkive Shqiptare në Rajon, me datën 8 mars, organizon Edicionin e Parë të Forumit të Gruas Shqiptare në Rajon.

Aktiviteti fillon në orën 09:00 në qendër të Tuzit, me hapjen e panairit të artizanateve, me mbi 40 pjesëmarrës, nga 8 komuna.

Në këtë manifestim, do të marrin pjesë të gjitha SHKA-të nga Malësia dhe nga vendet fqinje,si dhe do të ketë program argëtues për fëmijë.

Aktiviteti zgjatë deri në orën 17.00

Paneli i diskutimit fillon të njëjtën ditë, në orën 10:0 në sallën e Kuvendit të komunës së Tuzit.

Mirë se vini dhe urime 8 Marsin !

Vërejtje: Në rast të motit të keq, panairi dhe programi i paraparë muzikoro- argëtues do të realizohet në Kantinën e verës “13 Korriku” në Shipshanik.

Nesër mot i vranët dhe me të reshura

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell . Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme.

Temperaturat. H. Novi 17 gradë, Podgoricë, Tivar, Ulqin e Petrovac 16, Budvë 15, B. Pole 12, Cetinë e Beranë 11, Nikshiq e Rozhaj 10, Andrivicë, Shavnikë e Plavë 9 , Plevl, Kollashin e Plluzhinë 8, dhe në Zhablak 4 g.

Meteorologët për nesër parashohin mot me vranësira mesatare deri plotësisht të vranët, nga mesi i ditës me të reshura të përkohshme dhe bubullimë. Në viset e larta malore dhe në veri me të reshura kalimtare të borës dhe skllotë. Të reshura më intensive do të ketë në viset jugore dhe qendrore të vendit.

Do të fryjë erë mesatare kohë pas kohe e fortë të drejtimeve jugore. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 15 g. c.

 

Përgatiti, Gj.Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се