Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 03. 2020. 18:23 >> 18:27

Ditari 06.03.2020

06.03.2020

Rregull juridik edhe në Mal të Zi

“Me zbatimin e ligjit mbi liritë fetare Mali i Zi pas 14 vjet pavarësi, më së fundi ka futur rregullin juridik në fushën e marrëdhënie mes shtetit dhe bashkësive fetare, duke afirmuar konceptin qytetar të shtetit modern të themeluar në sundimin e ligjit dhe respektimin e dallimeve”, deklaroi në Uashington nënkryetari i Qeverisë Zoran Pazhin. Ai këto komente i bëri gjatë takimit me kongresistin Shelli Pingri dhe senatorët Ben Kardin dhe Suzana Kollins. Sipas fjalëve të Pazhinit, Mali i Zi është i vendosur dhe absolutisht i aftë që t’u rezistojë të gjithë tentimeve për destabilizim. Ai shpreson se me dialogun mes Qeverisë dhe Mitropolisë serbe do të zgjidhet përfundimisht  keqpërdorimi i ndjesisë fetare të qytetarëve.  Senatori Kollins dënoi fushatën dezinformuese ndaj Malit të Zi, duke shprehur përkrahje për gatishmëri të Malit të Zi ndaj orientimit ndaj vlerave demokratike perëndimore.

Vlerat themelore nuk rrënohen nga proçesionet ortodokse

Vlerat themelore të Malit të Zi nuk rrënohen nga proçesionet ortodokse dhe protestat e vazhdueshme të lutjeve të qytetarëve, por këtë e bën Ligji, hartues kryesorë i të cilit është nënkryetari i Qeverisë, Zoran Pazhin, është kumtuar nga Mitropolia malazezo- bregdetare. Ata kanë theksuar se ministri Pazhin gjatë bisedimeve në Uashington me senatorin Ron Xhonson , “ka kumtuar shumë vlerësime të pasakta dhe politike”, mbi Ligjin për liritë e feve ose bindjeve fetare dhe pozitën juridike të bashkësive fetare. “Është evidente se bën përpjekje të vazhdueshme për fitimin e përkrahjes ndërkombëtare e cila mungon ndaj Ligjit në fjalë jokushtetues dhe diskriminues”, kanë deklaruar nga kjo Mitropoli.

Qëllimi i propagandës është nxitja e trazirave në Mal të Zi

Vendimi sovran i Malit të Zi që të niset në rrugën e paqes, progresit dhe integrimit transatlantik e ka bërë këtë vend cak të aktiviteteve të huaja malinje, duke filluar nga përpjekja e grushtit të shtetit të përkrahur nga Rusia në vitin 2016 e deri te lajmet e “nxehta” të muajit të kaluar, të cilat kanë pasur për qëllim të nxisin trazira në vend, ka deklaruar zëvendësi i ambasadorit amerikan pranë OSBE-së, Hari Kamian. Ambasadorja e  OSBE-së në Mal të Zi, Mariz Davie ka prezantuar dje në mbledhjen e Këshillit të përhershëm të këtij trupi në Vjenë raportin vjetor për Malin e Zi. Duke u përgjigjur në fjalimin e ambasadores Davie, ndihmësi i ambasadorit amerikan Kamian, ka theksuar se në Mal të Zi, gjatë muajve të kaluar është vërejtur rritja e përhapjes së dezinformimeve dhe e propagandës, shkruan gazeta “Pobjeda”.  

 

Mali i Zi i vendosur në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore

Mali i Zi është i vendosur në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit, ka deklaruar kryetari i Parlamentit, Ivan Brajoviq. Ai ka pritur sot ambasadorin e sapoemëruar të Serbisë në Mal të Zi, Vlladuimir Bozhoviq. “Mali i Zi ndërton me shtetet e rajonit marrëdhënie të bazuara mbi interesat e qytetarëve ztë vet dhe të lidhjeve ekonomike dhe gjeografike”, ka theksuar Brajoviq gjatë takimit me ambasadorin e sapoemëruar të Serbisë në Mal të Zi.  Edhe nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Rafet Husoviq ka prit sot ambasadorin e ri të Serbisë në Mal të Zi, Vlladimir Bozhoviq.

Metodologjia e re është mesazh inkurajues për Malin e Zi

Metodologjia e re e propozuar për asocim, edhe pse teknikisht nuk është e zbatueshme për Malin e Zi, në kuptimin politik është mesazh inkurajues dhe e nxitjes së procesit bashkëbisedues, ka vlerësuar zëvendësi i bashkëbiseduesit kryesorë Marko Mërdak.  Ai duke marrë pjesë në emisionin, “Europa” të radios së Malit të Zi, ka theksuar se pret që Mali i Zi në bisedimet me BE gjatë këtij viti të hap edhe kapitullin e VIII-të, Konkurrenca, dhe të mbyll dy kapituj, tani më të hapur, dhe njëkohësisht të vazhdojë realizimin e obligimeve të parapara. Nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeveris është kumtuar se Mërdak, duke folur për metodologjinë e re të asocimit, ka thënë se risitë të cilat i përmban ajo, në pikëpamjen teknike, nuk janë në tërësi të zbatueshme për Malin e Zi. Ai ka vlerësuar se është e qartë se metodologjia e re ka parë nevojën që në nivelin më të lartë politik të bisedohet për të ardhmen e Ballkanit perëndimorë, në kontekstin e politikës së zgjerimeve. Përndryshe, sot u mbajt mbledhja e Këshillit për integrimet evropiane ku Mërdak ka prezantuar Programin asocues të Malit të Zi të cilin e ka miratuar Qeveria në muajin shkurt, duke përkujtuar se ky dokument strategjik përfshinë 33 kapituj negociues dhe se inovimi i këtij programi duhet të bëhet një herë në vit.

 

Për një qasje më aktive në integrimet evropiane

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka biseduar sot, në kuadër të iniciativës, “Aleanca për Evropën”, me përfaqësuesit e Unionit malazez panevropian dhe të Qendrës për demokracie dhe të drejtat e njeriut (CEDEM) për disa çështje të rëndësishme me qëllim të qasjes më aktive në procesin e integrimeve evropiane, forcimin e të drejtave dhe lirive njerëzore si dhe për forcimin e sundimit të ligjit. Vëmendje e veçantë, siç është kumtuar nga Qeveria, u është kushtuar çështjeve të politikës rinore.  Përfaqësuesit e Unionin panevropian malazez në krye me prof. dr. Gordana Gjuroviq i kanë dhënë përkrahje të plotë Qeverisë në rrugën drejtë integrimeve evropiane dhe kanë paralajmëruar me vazhdimin e kontributit të vet, përmes aktiviteteve edukative qytetarë. Gjatë bisedimeve me përfaqësuesit e CEDEM-it, është biseduar për ngritjen e standardeve demokratike, modernizimin e administratës publike si dhe për avancimin e raporteve ndërmjet Qeverisë dhe sektorit Joqeveritarë.

                                                                                                                             

Dëgjim kontrollues i Stankoviq dhe Veloviq

Në Kuvend u mbajt sot mbledhja e Këshillit për siguri dhe të drejtat e njeriut në të cilën u dëgjuan udhëheqësit e Prokurorisë dhe Policisë, Ivica Stankoviq dhe Veselin Veloviq. Kjo seancë dëgjimore u organizua lidhur me veprimin e organeve kompetente në hetimin e rasteve mbi kërcënimin dhe dhunën ndaj gazetarëve. Kryeprokurori shtetëror Ivica Stankoviq tha se zbardhja e rasteve të sulmit ndaj gazetarëve dhe pasurisë së tyre është prioritet në punën e Prokurorisë shtetërore, duke shtuar se sulmi ndaj lirisë së medieve është sulm ndaj demokracisë. Kryetari i Komisionit për përcjelljen e hetimit ndaj sulmit të gazetarëve, Nikolla Markoviq, deklaroi se prej vitit 2004, pikërisht nga vrasja e Dushko Jovanoviq, janë evidentuar 85 raste të sulmit ndaj gazetarëve dhe medieve. Në këtë mbledhje u shënua edhe një incident verbal ndërmjet deputetit të Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq dhe atij të Partisë Demokratike të Socialistëve, Miodrag Vulletiq.

Caktohen koordinatorët e Këshillave komunale të PDS

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialisteve Millo Gjukanoviq do të jetë koordinator i Këshillit Komunal të kësaj partie për Podgoricën derisa zëvendës kryetari Dushko Markoviq është emëruar koordinator i kësaj partie për Bjello Polen, është vendosur në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS). Koordinator për Komunën e Tivarit është emëruar Branimir Gvozdenoviq, për Nikshiqin Millutin Simoviq, Ivan Vukoviq për Cetinën, Plevlen Aleksandar Zhuriq, ndërsa Predrag Boshkoviq për Beranën. Koordinator i Këshillit Komunal të PDS-së në Tivat është emëruar Predrag Neneziq, në Kotorr Branko Çavor,  për Budvën Andrija Nikoliq, kurse Petar Ivanoviq për Herceg Novin. Kryesia e kësaj partie, siç thuhet në kumtesë, konstatoi se tentimi i destabilizimit politik as kësaj here nuk pati sukses, duke nënvizuar se çdo çështje mund të zgjidhet vetëm përmes institucioneve dhe sistemit juridik të Malit të Zi.

 

Donacion me vlerë 35 mijë euro

Kompania “Glosarij” nga Podgorica ka donuar sot instrumente për procedurat invazive kardiokirurgjike për nevojat e Qendrës për Kardiologji të Klinikës për sëmundjet e zemrës në Qendrën Klinike të Malit të Zi, vlera e të cilit është diçka më tepër se 35 mijë euro.  Drejtori i klinikës për sëmundjet e zemrës, Nebojsha Bullatoviq ka sqaruar se pret së shpejti implementimin e aparaturës dhe janë duke punuar në edukimin e kuadrit mjekësorë. “kemi pasur nevojë ta ripërtërinim aparaturën kardiokirurgjike dhe të sigurojmë instrumente për disa procedura të reja të cilat mendojmë ti përdorim në Qendrën klinike”, ka theksuar Bullatoviq.  Ai ka sqaruar se tani e tutje, intervenimet do të jenë më të lehta, respektivisht nuk do të ketë nevojë për operacione të hapura dhe çarjen e gjoksit të pacientit, por përmes një vrime minimale do të bëhet intervenimi dhe kështu shërimi dhe qëndrimi i pacientit në spital do të jetë dukshëm më i shkurtër.

 

Thaçi autorizon Ministrin e financave, për dy marrëveshjet me BE-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka autorizuar Ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, për nënshkrimin e dy marrëveshjeve të reja në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshja e parë është për pjesëmarrje në programin e BE-së “Customs 2020”, kurse e dyta për pjesëmarrje në programin e BE-së “Fiscalis 2020”, shkruan Telegrafi. Në dy këto autorizime, ministri Bislimi autorizohet nga presidenti Thaçi, t’i kryejë veprimet e ndërlidhura për lidhjen e këtyre dy marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Këto autorizime janë bërë në përputhje me funksionin kushtetues të presidentit Thaçi si udhëheqës i politikës së jashtme.

Aktakuzë për krime kundër njerëzimit dhe dhunimit gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Z.V për veprat penale, krime të luftës kundër popullsisë civile dhe dhunimit gjatë luftës në Kosovë. Në një komunikatë drejtuar mediave të premten, Prokuroria ka thënë se i pandehuri ka qenë pjesëtar i forcave policore të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. “Më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual, si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”, ka thënë Prokuroria. Në luftën e fundit në Kosovë, më 1998-99, janë vrarë rreth 13,500 persona. Të pagjetur ende konsiderohen më shumë se 1,600 persona.

Konfirmohet rasti i parë me Covid- 19 edhe në Serbi

Në Serbi është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin e ri, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar. I infektuari, është një burrë 43 vjeç nga Subotica, i cili e ka vizituar Budapestin. Ai aktualisht është vënë në karantinë në një spital të Suboticës.  Ministri i Shëndetësisë shtoi se nuk kishte vend për panik dhe frikë.  Në Slloveni mbrëmë janë zbuluar edhe tri raste të reja duke e çuar në 6 numrin e të infektuarve me koronavirus. Kurse në Kroaci edhe një person ka dal pozitiv me virusin e ri duke shënuar kështu rastin e 11 në këtë vend. Në Itali gjatë 24 orëve të fundit   nga ky virus kanë vdekur 41 persona. Kurse në SHBA, numri i të vdekurve aktualisht është 12, ndërsa të infektuar janë mbi 200.

 

Evropë, masa të jashtëzakonshme për koronavirusin

Holanda dhe Vatikani kanë raportuar rastet e para të prekura me këtë virus më 6 mars, teksa numri i të infektuarve në botë ka arritur në afro 100,000, shifër që pritet të tejkalohet më vonë gjatë ditës. Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në Evropë, në kontinent po merren masa të jashtëzakonshme. Organizatorët e Panairit të Librit në Londër, një nga tubimet më të mëdha të industrisë botuese, e kanë anuluar panairin. Linjat ajrore gjithashtu kanë ulur ndjeshëm fluturimet. Në Itali, ku numri i vdekjeve nga koronavirusi është i dyti pas Kinës, qeveria ka mbyllur të gjitha shkollat dhe universitetet deri në mes të marsit dhe i ka shtyrë për muajin tjetër të gjitha ngjarjet sportive ku ka pjesëmarrje tifozësh. Rastet me koronavirus deri tani janë shfaqur në 80 vende të botës. Përhapja e shpejtë e virusit po detyron autoritetet në shumë vende të marrin masa drastike. Në Britani, numri i rasteve është rritur në 90, por deri tani autoritetet, nga frika e dëmit ekonomik, nuk kanë marrë ende masa për të kufizuar lëvizjen ose anuluar tubimet e mëdha. Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë të premten legjislacionin që autorizon 8.3 miliardë dollarë në shpenzime urgjente për të luftuar shpërthimin e COVID-19, përfshirë fondet për zhvillimin e një vaksine. Legjislacioni kaloi gati njëzëri në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. 

Të hënën shpalosim listën e deputetëve

Kreu i Lidhjes Social demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp theksoi se ditëve në vijim ka mundësi të takohet me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi për të diskutuar për koalicion të mundshëm. Zaev theksoi se listat e deputetëve nga koalicioni që udhëheqë ai do të bëhen të ditura të hënën, pas mbajtjes së kongresit të LSDM-së. “Deri më tani nuk kemi pasur takim me PDSH-në e Menduh Thaçit. Nëse sot vendosim me partinë, këto ditë pritet të takohemi. Unë personalisht jam pro mbajtjes së një takimi, pastaj do të shohim çfarë do të del. Për Listat do të vendosim të hënën, gjatë kongresit të partisë”- tha mes tjerash Zaev.

 

Të ndërpriten transaksionet me Rusinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd njoftoi se është e shqetësuar me faktin se Serbia blen pajisje ushtarake nga Rusia dhe i bëri thirrje Beogradit që t'i ndërpresë transaksionet me Moskën, të cilat mund të nxisin sanksione. SHBA-ja dhe Rusia kanë vizione shumë të ndryshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, thuhet po ashtu në reagim. Komentet vijnë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, konfirmoi këtë javë se Serbia e ka kompletuar blerjen e sistemit raketor nga Rusia.

 

Armëpushim në Idlib, marrëveshje Erdogan- Putin

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia ka hyrë në fuqi në provincën Idlib të Sirisë. Marrëveshja është nënshkruar dje në Moskë nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut - grup që monitoron luftën në Siri - tha se në rajon ka qetësi relative. Armëpushimi vjen pas disa javësh luftime intensive midis rebelëve të mbështetur nga Turqia dhe forcave qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia.

Vazhdon kriza me migrantë në kufirin Turqi- Greqi

Tensioni në kufirin greko-turk është rritur përsëri mëngjesin e sotëm pasi nga ana turke hidhen bomba me gaz lotsjellës drejt tokës greke. Por siç komentojnë mediat greke që transmetojnë edhe pamje nga këto incidente asnjë emigrant nuk duket në tokën turke përveç forcave speciale që janë vendosur prej ditës së djeshme nga Ministri i brendshëm turk. Zëdhënësi i  qeverisë greke deklaroi se Greqia do te zgjasë gardhin ekzistues me tela me gjemba prej 13 km për edhe me 40 km te tjera më ne jug.

 

Edhe nesër mot jostabil

Në Mal të Zi sot po mban mot i vranët dhe me shi. Frynë erë e lehtë deri e mesme kryesisht nga drejtimet e jugut dhe juglindjes. Temperaturat në orën 13 u shënuan në: Tivar e Plevle 12 gradë, Budvë, Bijello Pole e Beranë 11, Ulqin e Herceg Novi 10, Podgoricë e Rozahjë 9, Palvë 8, Nikshiq, Kollashin e Zhablak 5 dhe në Cetinë 4 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende-vende me reshje të dobëta të shiut. Në viset e larta në veri edhe me reshje të përkohshme të skllotës dhe borës. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 0 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 16 gradë celsius.

  

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се