Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 03. 2020. 18:06 >> 18:18

Ditari 24.03.2020

24.03.2020

Evidentohen dy raste të  reja të Coronavirusit, gjithsejtë 29

Në Mal të Zi janë regjistruar edhe dy raste të reja të prekur nga Coronavirus, dhe në këtë mënyrë numri i të prekurve është rritur në 29, ka kumtuar sot ndihmës ministri i shëndetësisë, Miro Knezheviq. Ai ka theksuar se do të ketë sasira të mjaftueshme të pajisjeve mbrojtëse personale, kur sot të  arrijnë edhe  disa kontigjente. “Sa i përket kësaj çështje nuk do të kemi probleme. Jemi të furnizuar edhe me respirator”, ka theksuar Knezheviq për Televizionin e Melit të Zi. Ai ka shtuar se çdo individ duhet të kujdeset dhe të përpiqet të mos krijohet situatë që respiratorët të jenë të nevojshëm edhe pse për momentin kemi mjaft sish. Ai ka shtuar se duhet të qëndroni në shtëpitë tuaja.

Qeveria bënë çdo gjë që  ti mbrojë punëtorët shëndetësorë

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq i ka rekomanduar kryetares të Sindikatës së doktorëve të mjekësisë, dr. Milena Popoviq- Samarxhiq se e kupton shqetësimin e saj për mjekët në Mal të Zi por shteti bënë çdo gjë që ta pajis sistemin shëndetësor me mjete të nevojshme për rast të një epidemie edhe më të përhapur dhe se është  krenar për të gjithë profesionistët e përkushtuar, në veçanti të atyre në sistemin shëndetësor të cilët bëjnë ç'është e mundur për ruajtjen e jetës dhe të shëndetit të qytetarëve. “Dëshiroj të ju bind se shteti bënë çdo gjë me qëllim që sistemin shëndetësor ta furnizojë me pajisje të domosdoshme në rast të një epidemie të madhe. Dëshmoj përpjekjet 24 orëshe  të profesionistëve të përgjegjshëm dhe të përkushtuar në kuadër të Trupit koordinues nacional dhe të disa shtabeve operative, pra edhe për shëndetësinë, për të qenë sa më të gatshëm për momente edhe më të vështira të cilave dëshirojmë tu shmangemi. Jam krenar me të gjithë, në veçanti me ata në sistemin shëndetësor, të cilët në kushte të vështirësuara japin ç'është e mundur për të ruajtur jetën e qytetarëve tonë“, ka theksuar kryeministri. “Të nderuar doktorë dhe punëtorë shëndetësorë, Qeveria me udhëheqjen tuaj punon ditë e natë për të avancuar pozitën tuaj. Jam i vetëdijshëm se kjo nuk është optimale, por së paku ja kemi filluar “.

Teste për analizën e mostrave ka mjaftueshëm

Duke reaguar në letrën e Sindikatës së doktorëve të medicinës, Ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq ka deklaruar se nuk është e vërtet se nuk ka pika të pranimit dhe as teste për analizën e mostrave në Covid- 19 dhe se në momentin kur shëndetësia lufton me një problem botëror të zhdukjes së virusit, familja e tij është e shpërdoruar. “Fëmijët e mijë nuk kanë qenë prioritet në blerjen e maskave në raport me çdo punëtorë tjetër shëndetësorë dhe kjo nuk do të ndodh askurrë derisa të jem në krye të ministrisë”, ka theksuar Hrapoviq. Ministri  ka reaguar në letrën të cilën Sindikata ia ka postuar kryeministrit Markoviq. Sindikata e doktorëve të medicinës të Malit të Zi i është drejtuar me letër të hapur kryeministrit Dushko Markoviq duke theksuar se punonjësit shëndetësor në vendin tonë ballafaqohen me probleme të shumta në luftën kundër Coronavirusit.

Ushqimi është i sigurt dhe nuk ka frikë nga mungesa e artikujve

Siguria e ushqimit dhe shëndeti i qytetarëve nuk mund të ketë kompromis, ka deklaruar drejtorja e Drejtorisë për sigurinë e ushqimit, veterinarinë dhe çështjet fitosanitare, Vesna Dakoviq, duke shtuar se qarkullimi i mallrave në kufijtë e vendit zhvillohet pa pengesa. Ajo ka theksuar se nuk ekziston rreziku nga mungesa e artikujve ushqimorë sepse mallrat hyjnë brenda shtetit në mënyrë të rëndomtë. Ajo ka shtuar se qarkullimi i mallrave rrjedhë rregullisht me përjashtim të transportimit i cili është ngadalësuar. Megjithatë, Inspeksioni i punës e bënë punën e vet si edhe para paraqitjes së epidemisë së Coronavirusit. “Nuk ekziston asnjë kompromis kur është fjala për sigurinë e ushqimit, sepse shëndeti i banorëve është në vend të parë. Të gjitha masat që i kemi ndërmarr më parë, i ndërmarrim edhe tani”, ka theksuar Dakoviq. Ajo ka shtuar se Inspeksioni i Malit të Zi përcjell qarkullimin e mallrave në tërë Evropën dhe në pajtim me këtë vepron.“Në kufij aktualisht është qarkullim mjaft i madh i mallrave, por dua ti bind qytetarët se ai është nën mbikëqyrjen dhe kontrollin ashtu siç ka qenë edhe më parë”, ka shtuar Dakoviq. Ajo i ka falënderuar inspektorët të cilët në terren rrezikojnë shëndetin e vetë. Po ashtu ka shtuar se do të duhej që të ketë më tepër inspektorë, jo vetëm në momentin aktual.

 

Malit të Zi do ti takojë një pjesë e ndihmës nga EBRD

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) ka ndarë një ndihmë prej 1 miliardë euro për shtetet klientë, për shkak të krizës si pasoj e Coronavirusit. Një pjesë e këtyre mjeteve do ti takojë edhe Malit të Zi, ka theksuar shefi i zyrës së EBRD-së në vendin tonë, Jap Sprej. Përparësi do të kenë kompanitë  me problemet e likuiditetit. Jap Sprej konsideron se ekonomia, e cila tani shënon rënie, në të ardhmen po ashtu do të shënojnë rritje. “Bordi ynë në javën e kaluar ka lejuar paketën e ndihmës prej 1 miliardë euro e cila mbulon të gjithë sektorët. Të drejtë në këtë ndihmë kanë para së gjithash klientët tonë ekzistues të cilët do të kenë problem me likuiditetin” , ka theksuar Sprej. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim deri tani ka investuar në Mal të Zi 570 milion euro, gjë  që i bije të jetë më së shumti për kokë të banorit nga të gjitha shtetet me të cilat bashkëpunon.

 

Vazhdojnë donacionet për EKN

Kompanitë me përgjegjësi shoqërore vazhdojnë donacionet dedikuar luftës kundër epidemisë të Coronavirusit në Mal të Zi. Në llogari të Ekipit koordinues nacional (EKN), për sëmundjet ngjitëse, Banka Hipotekare ka paguar 100 mijë euro, kurse nga 10 mijë euro i kanë paguar kompanitë UNO Nikshiq dhe Pllanika Montengro. Kompania UNO NK, duke dëshiruar të kontribuojë në luftën kundër virusit Corona ka paguar në llogari të Ekipit koordinues nacional 10 mijë euro. Institucioni publik, Fleta Zyrtare e Malit të Zi, duke respektuar iniciativën dhe ftesën e Qeverisë  dhe duke pasur para sysh rrethanat që janë krijuar si pasojë e përhapjes së epidemisë, dje i ka paguar 10 mijë euro në llogari të Ekipit koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse. Të gjithë këshilltarët e Kuvendit komunal të Herceg Novit kanë hequr dorë nga kompensimet e muajit shkurt në favor të Ekipit koordinues nacional. Për këtë qëllim nga buxheti i Komunës Hreceg Novi do të paguhen rreth 8 mijë euro, kurse Komuna e Gucisë do të  dhurojë 5 mijë. Një respirator me vlerë rreth 20 mijë euro i cili do të përmirësojë shërbimin shëndetësore në spital]lin më të vjetër në shtet, “Danillo i Parë” në  Cetinë,  e ka dhuruar kompania “Gllosarij”. Grupi “Llovqen” dhe kompania “Hard Diskont Llakoviq” i kanë dhuruar mjete Qendrës klinike të Malit të Zi për blerjen e dy respiratorëve, kurse Iniciativa qytetare kroate kanë ndarë mjete për blerjen e respiratorit të cilin dëshirojnë të ia dhurojnë spitalit në Kotorr. Po ashtu një respirator dhe  një mijë pako për banorët më të rrezikuar të Malit të Zi ia ka dhuruar Ekipit  koordinues nacional të Malit të Zi, kompania “Voli”. Sipas njoftimeve, vazhdon ky aksion, dhe sot URA, siç u kumtua nga kjo parti, do të dhurojë pagat mujore të të gjithë funksionarëve të kësaj partie për Ekipin nacional, ndërkohë që edhe Bordi drejtues dhe menaxhmenti i Sistemit elektropërçues (CGES) i dhuroi 10 mijë euro.

 

Nga 50 euro për pensionistët më të rrezikuar

Pagesa e ndihmës së njëhershme në të holla, nga 50 euro për pensionistët në të ardhura më të ulëta do të filloj nesër me 25 mars, është kumtuar nga Fondi për sigurimin invalidor dhe pensionistë. Të përkujtojmë se këtë ndihëm e ka siguruar Qeveria e Malit të Zi në kuadër të masave e me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve në kohën e pandemisë së Coronavirusit. Pagesa e kësaj ndihme do të kryhet si edhe pagesa e pensioneve të tyre” , thuhet në kumtesë. Nga Fondi për sigurimin invalidorë e pensionistë po ashtu i kanë njoftuar shfrytëzuesit e të drejtave nga sigurimi invalidorë e pensionist se ky Fond do të bëjë shtyrjen e pagesës së kredive në bazë të regjistrit të pensionistëve të cilët ua kanë dorëzuar bankat afariste dhe institucionet mikrofinanciare së bashku me kohëzgjatjen e shtyrjes së pagesës së kredive.

Thaçi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me masat ndaluese të Qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të interpretojë kushtetutshmërinë e vendimit të qeverisë për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve pa shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si masë luftimi kundër COVID-19. Gjatë një konference për media, Thaçi tha se Qeveria e Kosovës ka shkelur Kushtetutën me vendimet që ka marrë. “Ju informoj se duke marrë parasysh rrethanat e reja të krijuara pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, vendim antikushtetues, si president i vendit duke respektuar në tërësi kompetencat kushtetuese dhe ligjore kam vendosur t'i drejtohem Gjykatës Kushtetuese në kërkesë për interpretim të çështje së përputhshmërisë së vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore që mbrohen me Kushtetutë”, tha Thaçi. Presidenti Thaçi tha se i është drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me një letër me kërkesën që të rishqyrtojë këtë vendim për lëvizje të kufizuar të qytetarëve deri në interpretimin e kërkesës që presidentit i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Kosova të përqendrohet në COVID-19

Nisur nga gjendja e krijuar me mosmarrëveshjet politike në mes liderëve dhe institucioneve të Kosovës në kohën e pandemisë me COVID-19, kanë reaguar edhe ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një deklaratë të përbashkët të tyre, thuhet se “në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucionalë dhe politikë që të përqendrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat kushtetuese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës”. Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve disa orë në ditë, si masë për frenimin e përhapjes së Coronavirusit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se pas marrjes së mostrave të 100 personave që kanë qenë në kontakt të afërt me pacientë të infektuar me Coronavirus, është konfirmuar edhe për 26 persona tjerë të prekur me këtë sëmundje. Të dielën është raportuar edhe për 1 person të vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19. Siç njoftojnë mediat në Prishtinë, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e thirrur nga LDK-ja për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të mbahet nesër në ora 11:00. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shala përmes një shkrimi në Facebook. Shala ka shkruar se për mbajtjen e seancës kanë vendosur me 4 vota pro dhe 2 kundër.

Humb jetën pacienti i pestë me COVID-19

Një tjetër pacient me COVID-19 humbi jetën në Shqipëri, megjithë terapinë intensive 10 ditore në Spitalin Infektiv. Pacienti 49-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në Spitalin Infektiv, vuante edhe nga diabeti. Kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Edhe drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, rezultoi i prekur nga COVID-19 pas analizave. Lajmin e konfirmoi ministria e shëndetësisë. Ai është njëherësh edhe anëtar i shtabit shtetëror të emergjencës. Në 24 orët e fundit u zbuluan edhe 19 raste të reja me COVID-19 pasi janë kryer 74 testime. Gjithsej janë gjetur 123 persona të prekur nga 930 raste të testuara. Në Spitalin Infektiv janë 57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre në terapi intensive, pjesa tjetër në gjendje të qëndrueshme. Qeveria miratoi me aktin e fundit normativ edhe lirimin nga burgjet të afro 600 personave të dënuar me rrezikshmëri të ulët, që për shkak të sëmundjeve të tyre, mund të jenë të prekshëm nga COVID-19.

 

Shënohet viktima e dytë nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të publikuara në web faqen e Institutit të Shëndetit Publik në Shkup, pacienti më i ri me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut është një fëmijë dy vjeçar ndërsa pacienti më i vjetër është i moshës 91 vjeçe. Dibra e Madhe është një nga zonat më të prekura, menjëherë pas Shkupit nga COVID-19. Autoritetet maqedonase kanë vendosur orën policore që hyri në fuqi prej mbrëmjes së të hënës në orën 9 dhe zgjati deri në orën 6 të mëngjesit të sotëm. Kjo do të zgjasë çdo ditë deri në një njoftim të radhës. Ushtria e vendit është përfshirë në mënyrë direkte në mbështetjen e të gjitha institucioneve shtetërore. Policia njofton se ka ndaluar dhjetë persona që nuk kishin respektuar orën policore dhe kishin shfaqur agresivitet, ndërsa shtatëdhjetë të tjerëve u ka shqiptuar vërejte. Ora policore është mirëpritur nga shumë qytetarë, teksa ka kërkesa për masa edhe më të ashpra, përkatësisht që të shkurtohet edhe më tej orari i lëvizjes.

 

Edhe në rajon e botë shtohet numri i të prekurve, por edhe numri i viktimave

Më shumë se 361 510 raste infektimi dhe 16 146 të vdekur u regjistruan në 174 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë. Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë, janë regjistruar 1 748 vdekje të reja dhe 37 217 raste infektimi në mbarë botën. Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 601 vdekje, Spanja me 514 dhe Franca me 186. Kina regjistroi gjithsej 81 mijë e 93 raste, përfshirë 3 270 vdekje dhe 72 703 të shëruar. Numri i të vdekurve nga Coronavirusi i ri në Iran është rritur në 1.934, pasi 122 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency. Irani është një nga vendet me më së shumti viktima nga sëmundja pas Italisë, Kinës dhe Spanjës, ku janë shënuar, në 24 orët e fundit, 514 viktima, kurse mbi 39 mijë të infektuar. Në Serbi janë shënuar 54 të riinfektuar, kështu që numri i përgjithshëm ka arritur në mbi 300 raste, ndërsa në Bosnjë shënohet viktima e re nga COVID-19, dhe sipas njoftimeve ky është rasti i dytë i vdekjes nga kjo sëmundje, kurse ka shkuar në 17 numri i viktimave në Greqi. Aktualisht në Greqi regjistrohen 624 të prekur.  Britania radhitet e 10-ta në botë nga numri i të infektuarve, me 5,903 të prekur, sipas Universitetit Johns Hopkins. Gjermania vazhdon të shënojë rritje të numrit të rasteve me Coronavirus. ''Vetëm ditën e djeshme janë konfirmuar 4,764 raste të reja'', njoftoi Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive. Tashmë numri i të infektuarve në vend ka arritur në 27,436. Gjithashtu u regjistruan edhe 28 viktima të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 114. Nderkohe duke iu referuar numrave, në Itali 7.432 persona u shëruan pasi u infektuan me Coronavirus. Viktimat italiane janë gjithsej 6,077, kurse të infektuarit total janë 50.418 njerëz.

 

Kufizime të reja në SHBA kundër Coronavirusit

Më shumë se gjysma e shteteve amerikane kanë vendosur kufizime të reja për njerëzit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Coronavirusit. Shumica e tyre kanë lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, për të shmangur rritjen e numrit të njerëzve që infektohen. Shtetet e Bashkuara kanë tani numrin e tretë më të madh të rasteve në botë, pas Kinës dhe Italisë. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, mbi 46,000 njerëz janë të infektuar atje dhe 610 kanë humbur jetën. Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia e Coronavirusit "po merr hov", por ka thënë se është akoma e mundur që "të ndryshohet trajektorja". Së paku 18 shtete të SHBA-së, në të cilat jetojnë 158 milionë njerëz, ose gati gjysma e popullsisë amerikane, kanë lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi. Banorët mund të dalin vetëm për të blerë ushqime, ilaçe ose nevoja të tjera. Uashingtoni, ku ka ndodhur më shumë se një e katërta e vdekjeve në SHBA nga Coronavirusi, është bërë shteti më i fundit që ka lëshuar urdhër të tillë. Nju Jorku, i cili ka mbi 20,000 njerëz të infektuar dhe 157 viktima, ka kërkuar urgjentisht pajisje mjekësore.

 

Shtyhen Lojrat Olimpike të Tokios

Kryeministri japonez Shinzo Abe njoftoi sot se Lojërat Olimpike të vitit 2020 do të shtyhen deri në verën e vitit 2021 për shkak të pandemisë në rritje të Coronavirusit. Lojërat Olimpike ishin planifikuar të fillonin në Tokio në 24 korrik. Abe njoftoi shtyrjen një vjeçare pas një bisede telefonike me Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. Abe kishte thënë më parë se një vonesë ishte e pashmangshme nëse të gjitha ngjarjet nuk mund të kryheshin siç ishte planifikuar. Kryeministri japonez tha se shtyrja erdhi pas disa muaj presioni në rritje nga disa vende dhe atletët pjesëmarrës. Shtyrja iu afrua më shumë realitetit të dielën kur komiteti kombëtar olimpik i Kanadasë tha se po tërhiqej nga lojrat. Edhe anëtarët e komitetit të Australisë informuan sportistët e tyre se ata nuk mund të stërviteshin siç duhet për lojrat verore pasi u vendosën kufizimet për kontrollin e koronavirusit. Komiteti Olimpik Amerikan i bëri thirrje dje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të shtynte lojërat. Japonia ka shpenzuar më shumë se 10 miliard dollarë gjatë shtatë viteve të fundit për t'u përgatitur për Lojrat Olimpike.

Shqiptarët bisedojnë për pjesëmarrje të përbashkët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve (LDSH), Nikollë Camaj, ka kumtuar se subjektet politike shqiptare janë duke biseduar për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai ka deklaruar për gazetën “Dan” se partitë shqiptare nuk mendojnë për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare, gjë që e kërkon një pjesë e opozitës dhe poashtu beson se nuk do të ndodh as reforma zgjedhore. Ai ka theksuar se partitë shqiptare janë duke biseduar duke pasur parasysh përvojën e mirë nga  zgjedhjet e kaluara lokale dhe beson se ky është një kombinim fitues. “Partitë shqiptare janë duke biseduar për mundësitë e pjesëmarrjes së përbashkët në zgjedhjet e ardhshme dhe ekzistojnë sinjale të mira se një gjë e tillë do të realizohet. Bisedimet i ka inicuar Forumi shqiptarë në krye të  të cilit jam unë edhe këtë vit. “Të mësuar nga përvoja e zgjedhjeve lokale dhe jo vetëm, jemi të bindur se vetëm një listë e përbashkët paraqet kombinim fitues për shqiptarët”, ka theksuar Camaj. Ai konsideron se subjektet politike, si kujt i përgjigjet në momentin aktual  bëjnë obstruksionin e përpjekjes për realizimin e reformës zgjedhore. Sipas mendimit të tij, nëse subjektet politike shqiptare marrin pjesë së bashku në zgjedhje, mund të fitojnë tri mandate... “Konsideroj se me një listë të përbashkët mund të fitojmë tri mandate, gjë që është solide krahasuar me një mandat aktual, edhe pse sipas numrit të banorëve shqiptarëve u takojnë 4 mandate. Nuk pres një marrëveshje për reformën zgjedhore sepse çdo kusht, si kujt i përgjigjet në momentin e dhënë, bënë obstruksione të ndryshme”, ka theksuar Camaj.

 

Gjyqi i lartë e vërteton aktakuzën kundër deputeteve të FD

Gjyqi i lartë ka vërtetuar aktvendimin kundër deputetëve të Frontit Demokratik (FD) për incidentin verbal në muajin shkurt të vitit 2017 pas një sulmi verbal dhe fizik ndaj deputetëve të PDS në pushtet, në hollin e Kuvendin të Malit të Zi. Këtë e ka kumtuar deputeti i kësaj Aleance, Millan Knezheviq, i cili përmes video linkut i është drejtuar opinionit. Ai ka kumtuar se sot e ka fituar aktvedimin nga ana e Gjyqit themelor, të vërtetuar në Gjyqin e lartë, nga gjyqtarja Milana Paviqeviq, si kryetare e Këshillit, Radomir Ivanoviq dhe Branka Boshkoviq e cila e ka rezervuar mendimin e vetë e që ka të bëjë me vërtetimin e akt vendimit për deputetet e FD-së, për incidentin verbal i cili ka ndodhur në shkurt të vitit 2017. Me këtë akt vendim në tërësi është vërtetuar vendimi i kryetares së Gjyqit themelor, Zhelka Jovoviq, ka theksuar Knezheviq.

 

BE vendos hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Tiranën e Shkupin

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit europian vendosën sot në favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të ditur përmes një statusi në Twitter, komisioneri europian për Zgjerim, Oliver Harvelyi. “Jam shumë i lumtur që vendet anëtare të Bashkimit Europian arritën një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Urime me gjithë zemër të dy vendeve”, shkruan komisioneri Harvelyi, duke shtuar se vendimi i sotëm “është një mesazh i fortë dhe i qartë për Ballkanin Perëndimor, e ardhmja jote është në BE”. Vendimi i sotëm i ministrave të Jashtëm mbetet vetëm të zyrtarizohet nga Këshilli europian. Në fillim të këtij muaji, Komision Europian i paraqiti një raport vendeve anëtare, ku rikonfirmoi rekomandimin e tij pozitiv për hapjen e bisedimeve me të dy vendet ballkanike. Komisioni ka hartuar një raport të ndërmjetëm i cili pritet t’u shërbejë si një bazë e re vlerësimi vendeve anëtare, në mbledhjen e Këshillit europian në fund të këtij muaji, ku me gjasë do të diskutohet sërish tema për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërkohë që do të miratohet dhe metodologjia e re e prezantuar muajin që shkoi.

 

Merkel bisedë telefonike me Kurtin, përshëndet propozimin për heqjen e plotë të tarifës

Kancelarja Angela Merkel ka përshëndetur propozim-vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e plotë të tarifës pas datës 1 prill, pas heqjes së tarifës për lëndën e parë javën e kaluar. Në deklaratën e përbashkët, zëdhënësi i Qeverisë Federale, Steffen Seibert dhe i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziut, kanë bërë të ditur detaje nga biseda telefonike ndërmjet kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit Albin Kurti. Në një deklaratë për media thuhet se Kurti dhe Merkel shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale, përafrimin e reformave të Kosovës me Bashkimin Europian si dhe për situatën në rajon. Kancelarja Merkel i ofroi kryeministrit Kurti mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe programit të gjerë e ambicioz për reforma në vend. Në këtë kontekst, Republika Federale ofroi këshilla specifike nga ekspertë gjermanë. U diskutua edhe për luftën ndaj Coronavirusit. Kancelarja premtoi se do ta shqyrtojë mbështetjen ndaj Kosovës për trajtimin e kësaj krize. Kancelarja dhe Kryeministri i Kosovës mbështesin rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Qëllimi i këtij procesi mbetet arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese që siguron normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe e cila i shërben popujve të të dy shteteve.

Nesër mot i ndryshueshëm, me më shumë diell

Në Mal të Zi sot po mban mot kryesisht i vranët, në veri edhe me reshje të dobëta të borës. Fryn erë mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Tivar 9 gradë, Ulqin, Herceg Novi e Budvë 8, Podgoricë 6, Plavë 4, Beranë 3, Nikshiq 2, Rozhajë e Bijello Pole 1, Cetinë 0, Plevle e Kollashin -1 dhe në Zhablak -4 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në juglindje të vendit pas dite deri e fortë nga drejtimet e veriut dhe verilindjes.  Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -11 deri në 3 kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 14 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се