Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 04. 2020. 16:53   >>  17:02

Ditari 06.04.2020

06.04.2020

Edhe nëntë të infektuar me koronavirus

Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi prej dje deri sot në ora 8 e 45 minuta të mëngjesit ka regjistruar 9 raste të reja të prekura me koronavirus, duke e çuar kështu numrin e të prekurve në Mal të Zi në 223 persona. Rastet e reja janë zbuluar pas analizës të 85 mostrave. Të gjithë sapo të prekurit janë nga Podgorica, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. Gjashtë të infektuarit kanë pasur kontakt me rastet e infektuara më parë, kurse për tre të tjerët është duke u vërtetuar burimi i infektimit. Në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë Covid-19 janë prekur 223 persona. Më së tepërmi të prekur ka në Podgoricë 113, në Tuz 34, Nikshiq 20, Tivar 19. Në Ulqin janë prekur 9 njerëz, në Adrijevicë 7, në Bijello Pole e Herceg Novi nga 6, në Budvë 4, në Danillovgrad 3 dhe në Tivat 2 persona.

Respekt, falënderim por edhe përkrahje ndaj policëve

Drejtori i drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq, ka shprehur respekt dhe falënderim por edhe u ka dhënë përkrahje të gjithë nëpunësve të policisë për përkushtimin dhe sakrificat për ruajtjen e shëndetit publik.“Me përgjegjësi i pranojmë detyrimet e shumta në nevojën që ti ruajmë qytetarët dhe ta mundim këtë sfidë me sa më pak pasoja. U shpreh respekt dhe falënderim, por edhe u jap përkrahje të gjithë nëpunësve të policisë në përkushtimin dhe sakrificat e tyre për ruajtjen e shëndetit publikë”, ka deklaruar Veloviq. Përndryshe policia ka paraqitur fletëpadi kundër 56 personave të cilat i kanë shkelur masat e ndalimit të daljes nga banesat gjatë uikendit prej orës 13 deri në ora 5 të mëngjesit të ditës së ardhshme, theksohet në Twiterin e Drejtorisë së policisë. Prej fillimit të zbatimit të masave të ndalesës së daljes nga objektet banesore janë proceduar 190 individ. Qytetarët këtë masë më së paku e kanë shkelur në komunat veriore të Malit të Zi.“Policia që prej fillimit të zbatimit të masave të ndalimit të daljes nga objektet banesore prej të hënës deri të premten në kohën prej orës 19 deri në ora 5 të mëngjesit dhe të shtunave dhe të dielave prej orës 13 deri në ora 5 të mëngjesit të ditës së ardhshëm ka penalizuar190 persona”, thuhet në Twiterin e Drejtorisë së policisë.

Mali i Zi do të aplikojë për mjete nga Fondi i solidaritetit të BE

Mali i Zi do të aplikojë për mjete nga Fondi i solidaritetit të BE, me qëllim që në mënyrë sa më efikase ti përballojë pasojat e epidemisë. Këtë për gazetën “Pobjeda” e ka deklaruar bashkëbiseduesi kryesor me Bashkimin Evropian, Aleksandar Drleviq. Bashkimi Evropian ka miratuar në javën e kaluar tekstin e ndryshuar të dekretit për Fondin e solidaritetit, me ç gjë vëllimi i mjeteve të këtij Fondi, të cilat më parë ishin dedikuar vetëm për katastrofat natyrore në vendet anëtare të BE, zgjerohet edhe për situatat e jashtëzakonshme që kanë të bëjnë me shëndetësinë. Këto fonde, siç parashihet me dekretin e ri, do të mund ti shfrytëzojnë edhe vendet kandidate, në mesin e tyre edhe Mali i Zi. Që shteti të mund të kualifikohet, duhet që shpenzimet e parapara për mposhtjen e krizës të jenë më të larta se 1.5 miliardë euro, ose 0.6% të Bruto Prodhimtarisë Nacionale të vendit aplikues. Çdo shtet do të mund që njëherë të paraqitet për shumën e mjeteve dhe për këtë vendimin do ta sjellin Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE. Këto masa do të hyjnë në fuqi me 1 prill dhe mjetet nga ky Fond në këtë mënyrë do të jenë në dispozicion edhe të Malit të Zi.

 

Sot situata edhe më shpresëdhënëse për banorët e Tuzit

Mos rritja e numrit të infektuarve me Covid-19, katër ditë me radhë, është shpresëdhënëse për banorët në komunën e Tuzit, edhe pse 34 të prekur nga ky virus është përqindje e madhe krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve. Mirëpo, duke marr parasysh se fillimisht për shkak të 15 rasteve të vërtetuara brenda ditës, Komuna u gjend në qendër të opinionit në Mal të Zi dhe se parashikimet ishin mjaft të zymta, situata aktuale është shpresëdhënëse për rrjedhën e mëtejme të kësaj pandemie trishtuese, por, kuptohet me vazhdimin e respektimit maksimal të masave dhe rekomandimeve të parapara nga kompetentët. Zyrtarët shëndetësorë vlerësojnë se, pikërisht, disiplina e treguar gjatë kësaj periudhe, ka rezultuar me ndalimin e eskalimit të mëtejmë të kësaj sëmundje. Ndërsa, prodhuesit bujqësor nga kjo Komunë, janë në pritje të normalizimit sa më parë të gjendjes së krijuar nga pasojat e coronavirusit i cili, për shkak të masave të domosdoshme në parandalimin e pasojave më të rënda për banorët, ka çrregulluar, pothuajse të gjitha veprimtaritë, sidomos ato të prodhimtarisë. Prodhuesit bujqësor, konsiderojnë të domosdoshëm vazhdimin e punës në tokat e veta, për të shpëtuar aq sa është e mundur sezonin e sivjetshëm i cili, po ashtu, është dëmtuar dukshëm edhe nga pasojat e deritashme nga pandemia aktuale. Kuptohet aq sa është e mundur, duke respektuar masat e ndërmarra nga kompetentët për të shmangur infektimin me Covid-19.

përgatiti, Gjokë Dukaj

  

Katër ditë pa të infektuar falë disiplinës

Kryetari i Këshillit komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Tuz, Mirza Pepiq, i cili tash 12 ditë qëndron i vetë izoluar në shtëpinë e tij në Malësi, ka deklaruar në bisedën për gazetën “Pobjeda”ë se Besa – fjala e dhënë, ka dhënë rezultatin ë luftën kundër koronavirusit të ri. “Qytetarët e Malësisë edhe kësaj here, si shumë herë më parë, kanë treguar se fjala e dhënë, respektivisht Besa, do të thotë shumë dhe se ajo respektohet kur më së tepërmi nevojitet”, ka theksuar Pepiq në bisedën për gazetën “Pobjeda”. Ushqimin dhe të gjitha nevojat tjera ua servojnë vullnetarët nga Tuzi. Pepiq thekson se është i kënaqur me punën e vullnetarëve, të administratës lokale si dhe me bashkëpunimin e mirë me Trupin Koordinues Nacional. “Me këtë rast, si shoqëri kemi treguar se kur jemi unik dhe kur i respektojmë rekomandimet e këtij trupi, rezultati nuk do të mungojë, kurse dëshmi për këtë, siç kam theksuar, është se tash 4 ditë me radhë nuk kemi raste të reja të konfirmuara për të infektuarit me virusin e ri”, ka theksuar Pepiq.

Duhet ta forcojmë prodhimtarinë vendore

Rikonstruimi i ekonomisë kërkon valorizimin e mëtejmë të resurseve natyrore përmes prodhimtarisë së artikujve ushqimorë bujqësor, të materialeve ndërtimore, përpunimit të drurit si dhe shfrytëzimin e potencialit të pasur energjetik, ka vlerësuar kryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi, Vllastimir Gulluboviq. Ai ka theksuar se në rastet e fatkeqësive elementare, të katastrofave natyrore dhe të pandemive, shumë shtete janë të ndjeshme në të cilat struktura e Bruto Prodhimtarisë së Brendshme është e koncentruar në një numër të vogël të sektorëve, shkruan “Pobjeda”. Golluboviq ka theksuar se shembulli i tillë është edhe Mali i Zi në të cilin pjesëmarrja e shërbimeve, turizmit, ndërtimtarisë, tregtisë dhe e komunikacionit në Bruto Prodhimtarinë e Brendshme është tejet i lartë. “Siç është rasti edhe në shtetet tjera, rezultatet e afarizmit do të varen drejtpërdrejtë nga koha e zgjatjes së epidemisë dhe nëse brenda një afati të arsyeshëm arrihet të mposhtet ajo, aktivitetet ekonomike do të fillojnë të përparojnë“, ka theksuar ai. Në rast të tillë pasojat do të ishin dukshëm më të vogla dhe më se tepërmi do të vëreheshin në sektorin e turizmit dhe në veprimtarinë siç është transportimi i udhëtarëve në komunikacionin tokësor dhe ajror.

 

Shkon në tre numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 200 vende. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë tha se dy persona të prekur nga virusi COVID-19 kanë vdekur sot, duke e çuar numrin e viktimave nga kjo sëmundje në 3. Numri i të infektuarve me COVID-19, mbrëmë ka arritur në 145, kurse 23 pacientë janë shëruar. Ndërsa nga Shqipëria sot lajme të mira. Në Shqipëri, numri i rasteve të reja me koronavirus shënoi sot një rënie, krahasuar me rritjen e ndjeshme që u regjistrua tre ditë më parë. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi së në 24 orët e fundit nga 175 testime të kryera ndaj personave të dyshuar, vetëm 16 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID 19-ës, duke e çuar në 377 totalin e të prekurve. Sipas statistikave të djeshme në Maqedoninë e Veriut gjithsej ka 555 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 514 janë raste aktive. Edhe në këtë vend deri tani janë shëruar 23 persona. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, në Serbi janë raportuar edhe 284 raste të reja të koronavirusit, kështu, numri i pacientëve u rrit në 1.908. Ka edhe shtatë të vdekur, duke rritur bilancin e përgjithshëm në 51. Ka shkuar në 76 numri i viktimave nga CoVid-19 në Greqi, ndërkohë që në total të prekur janë 1735 persona.

COVID-19, më shumë se 50 000 të vdekur në Evropë

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 1.2 milion njerëz në gjithë botën. Pandemia ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 000 personave në Evropë, prej të cilëve 85% në Itali, në Spanjë, në Francë dhe në Britaninë e Madhe, sipas burimeve zyrtare. Me një total prej 50 209 të vdekur për 675 580 raste, Evropa është kontinenti më i prekur nga pandemia. Me respektivisht 15 877 dhe 13 055 të vdekur Italia dhe Spanja janë vendet më të prekura në botë. Franca numëron 8 078 të vdekur, Britania e Madhe 4 934 të vdekur. Numri i të infektuarve në Gjermani e tejkaloi sot shifrën 100 mijë me 1.500 vdekje. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve, mbi 337,000, kurse shënohen më shumë se 9,200 njerëz të vdekur. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sheh shpresë në luftën kundër koronavirusit. Trump tha se numri i viktimave në SHBA do të arrijë nivele “të tmerrshme” gjatë dy javëve të ardhshme, por shtoi se numri i njerëzve të infektuar është duke "u nivelizuar".

 

BE e angazhuar në dialog, kërkon rifillimin e bisedimeve Kosovë- Serbi

Krerët e BE-së dhe krerët e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Beograd dhe Prishtinë përmes një deklaratë të përbashkët thanë se mirëpresin emërimin e Mirosav Lajçak si Përfaqësues Special i BE-së dhe bënë thirrje palëve që ta rifillojnë dialogun. Ky emërimi thuhet se sinjalizon angazhimin e fortë të BE-së në dialog. “Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen me përfaqësuesin e posaçëm të sapoemëruar të BE-së dhe të rifillojnë procesin pa vonesë”, thuhet në deklaratë. Lajçak, ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, është emëruar në pozitën e re nga Këshilli i Bashkimit Evropian, më 3 prill. Mandati fillestar i Lajçakut do të jetë 12 muaj. Të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi kanë edhe Shtetet e Bashkuara. Ambasadori amerikan, Richard Grenell, është emëruar në këtë pozitë vjeshtën e kaluar.

 

Në kujtim të 6 prillit 1911 “Kryengritja e Malësisë”

“Të nderuar bashkatdhetarë, shqiptarë kudo që ndodheni. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për kombin shqiptar në përgjithësi sepse kujtojmë 6 prillin e vitit 1911, Kryengritjen së Malësisë, të udhëhequr nga atdhetari “Dedë Gjon Luli”, i cili pas shumë shekujsh ngriti Flamurin Kombëtar në majën e malit të Deçiqit në Malësi, si shprehje e vullnetit të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi nga çdo pushtues. Ngjarja e 6 prillit të vitit 1911 ngjason me flakën olimpike, që u ndez në majën e Deçiqit të Malësisë, si kushtrim për pavarësi e liri, e cila përshkoi mbarë trevat shqiptare për t’u kurorëzuar në Vlorë, më 28 nëntor 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. 6 prilli i vitit 1911 ishte pararendëse e shpalljes de facto të Pavarësisë së Shqipërisë. Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 është krenari e mbarë kombit shqiptar, për vetëdijen e lartë kombëtare, për atdhedashuri e pavarësi nga pushtuesit dhe simbol i sakrificës deri në vetëmohim për komb e atdhe. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, si përherë, edhe këtë vit kishte në agjendën e aktiviteteve organizimin e një manifestimi përkujtimor për shënimin e kësaj ngjarjeje historike me përmasa mbarëkombëtare, mirëpo për shkak gjendjes në të cilën ndodhemi si rezultat i pandemisë nga COVID-19, e cila tashmë ka pushtuar dhe paralizuar krejt botën, e kemi pasur të pamundur organizimin e çfarëdo manifestimi apo tubimi. Mirëpo kjo nuk na ndalon të kujtojmë dhe të përcjellim mesazhet tona në nderim të kryengritësve dhe udhëheqësit legjendar Dedë Gjon Lulit, mbi atë ngjarje që zgjon krenarinë tonë kombëtare”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, nënshkruar nga kryetari, Faik Nika.

 

Datë e shënuar në historinë tonë kombëtare

Sot është 6 prilli, Dita e Kryengritjes së Malësisë, më 1911, datë e shënuar nga e kaluara jonë e lavdishme, pasi lufta e armatosur e bashkëvendësve malësorë i çliroi, njëherë e përgjithmonë, këto treva nga armiku shekullor. Dhe pikërisht, më 6 prill para 109 vjetëve, valoi i lirë Flamuri Kombëtar në malin Bratilë të Deçiqit legjendar. Kryengritja e përgatitur nga prijësit malësorë me pjesëmarrjen e luftëtarëve nga të gjitha trevat e Malësisë, ishte njëra ndër ngjarjet më të lavdishme në këto treva, pasi përveç vendosmërisë së trimave malësorë, ajo dëshmoi atdhedashurinë ndaj trojeve të parëve të vet, të këtij populli liridashës të cilët sakrifikuan gjithçka patën në ruajtjen e lirisë, traditës dhe kulturës kombëtare. Kjo ngjarje pati jehonë të madhe në opinionin më të gjerë, si shembull se si duhet luftuar për liri dhe ruajtjen e trojeve të veta. Ndërkohë, studiues dhe krijues të shumtë kanë vlerësuar frytin e Kryengritjes si njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të lëvizjes mbarëkombëtare, në luftën për liri dhe pavarësi. Kështu, sakrifica e madhe e trimave malësor, të udhëhequr nga kryetrimi, Dedë Gjo’ Luli, rezultoi me lirinë e këtyre trojeve, duke i paraprirë kështu çlirimit të tokave shqiptare, një vit më vonë, me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1912. Kjo datë, rëndom në trevat tona është shënuar me aktivitete të ndryshme, duke rikujtuar kështu luftën e lavdishme të trimave malësorë. Këtë vit, për shkak të gjendjes së krijuar nga pasojat e virusit shkatërrues Covid-19, i cili ka tronditur mbarë botën dhe për shkak të izolimit të banorëve, në mbrojtje nga pasojat më të rënda nga coronavirusi, nuk ka pas mundësi për aktivitete të tilla, por, së paku, ta kujtojmë në këtë mënyrë duke e shënuar për dëgjuesit tonë në programin e rregullt të emisionit në gjuhën shqipe, me shpresë se së shpejti do të dalim nga gjendja e krijuar dhe të gjithë së bashku, ti kthehemi jetës normale në punë dhe aktivitetet tjera.

përgatiti, Gjokë Dukaj

 

Nesër mot me diell

Në Mal të Zi sot mban mot kryesisht i kthjellët. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë e Herceg Novi 21 gradë, Ulqin 20, Tivar e Nikshiq 17, Cetinë 16, Plevle 14, Kollshin 13 dhe në Zhablak 9 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me dell. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe deri e fortë lindore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -5 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 23 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се