Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 05. 2020. 17:27 >> 17:37

Ditari 11.05.2020

11.05.2020

Lejohen ritet fetare dhe komunikacioni brenda rajoneve

Në Mal të Zi, prej sot janë mundësuar ritet fetare përmes respektimit të masave të parapara si dhe komunikacioni brenda rajoneve, kurse ndalimi i tubimeve publike gjithnjë mbetet në fuqi. Në një objekt fetarë mund të ndodhet vetëm një person në 10 metra katror, kurse para objektit, maksimalisht 20 vetë, përmes respektimit të distancës minimale prej 2 metrash. Në hyrje të objektit fetarë, duhet të jetë e vendosur informata mbi numrin maksimal të njerëzve, kurse brenda objektit të gjithë të pranishmit, me përjashtim të priftit, duhet të mbajnë maska. Theksohet se me rastin e hyrjes dhe të daljes nga objekti është i detyrueshëm dezinfektimi i duarve. Nga trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse kanë theksuar se ndalimi i tubimeve gjithnjë mbetet në fuqi. Prej sot është mundësuar edhe komunikacioni me veturat personale dhe në transportin publikë të udhëtarëve brenda rajoneve në Mal të Zi. Siç është sqaruar, në rajonin bregdetarë bëjnë pjesë Hrceg Novi, Kotorri, Tivati, Budva, Tivari dhe Ulqini, së bashku me Cetinën, kurse rajonin qendrorë e përbëjnë Podgorica, Danillogradi, Tuzi, Cetina ,Nikshiqi, Shavniku dhe Plluzhina. Rajoni veriori përfshin Plevlën, Zhablakun, Bjello Polen, Beranën, Mojkovcin, Kollashinin, Plavën, Rozhajën, Andrievicën, Petnicën dhe Gucinë. Po ashtu theksohet se prej sot në tërësi është hapur edhe komunikacioni i brendshëm detarë.

KE i ka dërguar Malit të Zi një sasi të madhe të maskave

Komisioni Evropianë i ka dërguar Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore, disa seri të maskave të tipit FFP2, nga rezervat e përbashkëta evropiane të pajisjes medicinale. “Përkrahja e sotme është plotësim i pajisjeve mbrojtëse të dërguara në javën e kaluar dhe e cila përfshin mjetet dezinfektuese për duar, peshqirë, doreza dhe çarçafë, të cilën këtyre vendeve ua ka mundësuar Austria, përmes mekanizmit mbrojtës civil të BE”, kanë theksuar nga KE. Komisari Evropianë për menaxhimin në situatat e krizës Janez Lenarçiq, ka theksuar se përmes dërgimit të maskave në Maqedoninë Veriore dhe Malit të Zi“, i ofrohet mbrojtje sektorit shëndetësore dhe veprimtarive tjera kryesore”. Në Komisionin Evropianë kanë përkujtuar se 6 vendet e rajonit, përveç anëtarëve të BE dhe të Britanisë së Madhe, janë pjesë e mekanizmit mbrojtësë civil të BE.

 

Prej sot normalizohet puna në instituticionet shëndetësore

Puna e institucioneve shëndetësore në Mal të Zi, duke pasur para sysh situatën më të volitshme epidemiologjike, prej sot është normalizuar. Ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, më parë ka deklaruar se trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse ka konstatuar përmirësimin e situatës epidemiologjike, duke pasur para sysh një numër të vogël të rasteve aktive dhe të komunave me të infektuara aktualisht . “Duke respektuar situatën e volitshme epidemiologjike, kemi vendosur normalizimin e punës së institucioneve shëndetësore “, ka theksuar Hrapoviq. Qëllimi, siç ka theksuar ai, është që në Qendrën Klinike të Malit të Zi, në spitalet e përgjithshme dhe të specializuara si dhe në institucionet e rrjetit të sistemit shëndetësor të sigurohet vizita graduale tek mjekët specialistë për të gjithë pacientët. Masat që i kemi ndërmarr deri tani kanë treguar se sistemi shëndetësor është i gatshëm edhe për sfidat më të mëdha”, ka vlerësuar Hrapoviq. Ai ka shtuar se kthimi i aktiviteteve të rregullta të sistemit shëndetësore, përmes respektimit të rekomandimeve të Institutit për shëndetin publikë, tani duhet të jetë në krye të prioriteteve.

 

Formohet lënda lidhur me shëtitjen e deputetit Danilloviq

Prokuroria themelore e shtetit në Podgoricë, ka formuar lëndën lidhur me shëtitjen e deputetit të Malit të Zi të Bashkuar, Goran Danilloviq. “Prokuroria ndërmerr masa dhe veprime me qëllim të vërtetimit të gjitha rrethanave për këtë ngjarje. Për vazhdimin e mëtejmë të procedurës, prokuroria do ta njoftojnë opinionin në kohë të duhur”, i kanë deklaruar agjencisë Mina, në prokurorinë themelore të shtetit. Danilloviq, ka filluar dje “shëtitjen protestuese”, dhe së bashku me të, kanë shëtitur disa dhjetëra qytetarët të Podgoricës. Danilloviq, siç është publikuar në faqen e Facebook –ut të kësaj partie, ka deklaruar se shëtitja nuk ka qenë e organizuar. “Asgjë nuk është e organizuar, mirëpo po e shoh se populli dëshiron të shëtisë. Mesazhi imë do të ishte se – unë shëtisë të dielave dhe të enjteve, në ora 20, kurse të tjerët si të duan”, ka theksuar Danilloviq, derisa qytetarët e tubuar brohoritnin “Nuk i japim shenjtoret”. Nga trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse, kanë vlerësuar se Danilloviq, i ka shkelur rëndë masat në fuqi për pengimin e përhapjes së epidemisë.

Ndihma është fjalë e rëndë dhe konsumohet shpejt

Turizmi i Malit të Zi, është i konsumuar dhe kërkohet një konsensus rreth qëllimeve strategjike dhe investimeve në industrinë e vogël, ka deklaruar profesori i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi, Angjellko Llojpur. Ndihma, siç ka theksuar ai, është fjalë e rrezikshme. “Ne gjatë këtyre ditëve më tepër flasim për ndihmën se sa për investimet. Ndihma është fjalë e rëndë, ajo konsumohet shumë shpejt dhe nuk ka efekte”, ka deklaruar Llojpur, duke marrë pjesë në programin e mëngjesit të TVMZ. Ai, ka theksuar se duhet të investohet në bartësit e zhvillimit dhe ndërmarrjet e shëndosha. Llojpur, ka theksuar se duhet të ulet edhe niveli i lartë i ekonomisë informale. “Turizmi i Malit të Zi, është i konsumuar. Duhet të kërkohet një konsensus rreth qëllimeve strategjike”, ka theksuar ai. Po ashtu, ka shtuar se Malli i Zi, duhet të nxisë dhe përkrah Industrinë e vogël dhe ndërmarrjet e vogla. “Asnjë vend nuk është zhvilluar përmes investimeve të huaja, ka deklaruar Llojpur. Megjithatë, ai ka shtuar se nuk është pesimist sepse ekonomitë e vogla kryesisht janë fleksibile.

 

Shumë agjenci turistike do të bankrotojnë

Prej rreth 500 agjencive turistike sa ekzistojnë në Mal të Zi, ekzistenca e gjysmës së tyre është sjellur në pyetje, ka deklaruar kryetari i asociacionit të agjencive turistike Orhan Hoxhiq. “Është e sigurt se edhe në Mal të Zi, shumë agjenci do të bankrotojnë“, ka theksuar Hoxhiq, në programin e mëngjesit të RTMZ. Ai, ka shtuar se akoma asgjë nuk është zgjidhur lidhur me agjencitë turistike në Mal të Zi. Po ashtu, ai ka theksuar se në Mal të Zi veprojnë rreth 500 agjenci turistike. “Të gjitha agjencitë e vogla janë të rrezikuara që do të thotë se gjysma e tyre do të falimentojë. Agjencitë të cilat vetëm sheshin bileta fluturimit, si mund të mbijetojnë, kur gjatë tre muajve të fundit nuk e kanë shitur asnjë biletë”, ka theksuar Hoxhiq. “Punëtorët turistikë kërkojnë që rrogat tu mbulohen së paku deri në fund të vitit, sepse kjo veprimtari është shkatërruar në tërësi”, ka theksuar Hoxhiq. Pronari i agjencisë turistike “Galileo”, Srgjan Kovaçeviq, ka theksuar se shumë agjenci turistike nuk janë në gjende që tua kthejnë qytetarëve akontacionet e paguara më parë.

 

Vendet evropiane lehtësojnë masat e deritashme

Në të gjithë Evropën, vendet po i lehtësojnë masat e izolimit, duke shpresuar se nuk do të çojnë në një valë të dytë të infeksioneve nga koronavirusi i ri.

Në Francë, shkollat fillore do të fillojnë punën me numër të ulët të nxënësve, ndërsa do të rihapen dyqanet e rrobave, libraritë, sallonet e flokëve dhe luleshitësit. Restorantet, kinematë dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura.

Në Belgjikë, shumica e bizneseve do të hapen megjithëse do të kërkohet distancimi fizik nga qytetarët.

Në Holandë, shkollat fillore do të rihapen pjesërisht. Në kuadër të bizneseve që do të fillojnë punën janë: fizioterapistët, autoshkollat dhe parukierët.

Në Zvicër, shkollat fillore dhe ato të mesme do të hapen, por klasat do të pranojnë numër më të ulët të nxënësve.

Në disa rajone të Spanjës, do të lejohen tubimet deri në dhjetë njerëz.

Në Mbretërinë e Bashkuar, këtë javë, do të lehtësohen disa nga masat e izolimit.

Në Danimarkë, qendrat tregtare do të rihapen të hënën ndërsa në Poloni, hotelet mund të rihapen gjatë javës.

Vendet tjera evropiane si Gjermania, Austria dhe Italia tashmë kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e tyre.

 

Kurti në vetizolim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është vetizoluar dhe do të punojë nga shtëpia, pasi ka pasur kontakt me një zyrtar, i cili ka pasur kontakt të ngushtë me një person që ka dalë pozitiv në testin e COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

"Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri. Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin", ka thënë Kurti përmes një postimi në Facebook. Kurti ka sqaruar se ka pasur kontakt me këtë zyrtar, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike.

Bisedimet për reformën zgjedhore në Shqipëri

Ditën e sotme përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik të zhvilluar online kërkuan mbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore në Shqipëri, duke e rinisur atë me propozimet e opozitës të lëna pa përgjigje nga qeveria.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim sqaruan se opozita ka tre kërkesa.

Ata kërkuan që reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.

Sipas opozitës takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online dhe e fundit, puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qëndrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.

Ndërsa bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka bërë të ditur se palët kanë rënë dakord që reforma të mbyllet më 31 maj, ndërsa tha se për dy çështje palët kanë mendime të ndryshme.

 

Zaev, kërkon mbajtjeve e zgjedhjeve më 14 qershor

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 14 qershor.

Duke prezantuar qëndrimin e koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja në pushtet, Zaev tha se duhet shfrytëzuar stabilizimin e gjendjes me koronavirusin dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur, të mbahen zgjedhjet për të mos lejuar, siç tha, shkeljen e Kushtetutës.

Ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha se nëse zgjedhjet lihen për në vjeshtë ato rrezikojnë të mos mbahet për shkak të paralajmërimeve për paraqitje të valës së re të sëmundjes Covid-19, dhe për shkak të kësaj vendi do të mbetej pa institucione të qëndrueshme, por edhe që nuk do të kenë as bazë kushtetuese, pasi në dhjetor mbushen katër vjet që nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit.

 

Raste të reja të Covid 19 në Wuhan

Raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Vuhan të Kinës – qytetin e origjinës së koronavirusit.Të dielën, Vuhani raportoi rastin e parë qysh më 3 prill, ndërsa sot tha se ka konfirmuar edhe pesë raste të tjera.

Sipas autoriteteve atje, të gjithë të infektuarit e rinj janë identfikuar në të njëjtin kompleks banesor."Duhet ta parandalojmë rrezikun e rikthimit të sëmundjes", tha Autoriteti Shëndetësor i Vuhanit.

Të gjitha rastet e fundit janë klasifikuar më herët si asimptomatike - domethënë, ato kanë testuar pozitive për virusin, por nuk kanë shfaqur shenja klinike, të tilla si kollë apo temperaturë.

 

Shtyhet betimi i Qeverisë së re në Izrael

Betimi i qeverisë së re të unitetit në Izrael është shtyrë për një ditë për shkak të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, thanë zyrtarët.

Ceremonia e betimit ishte paraparë të ndodhë të mërkurën, por ajo është shtyrë për të enjten.

Një zëdhënës i partisë Likud të kryeministrit, Benjamin Netanyahu, i tha AFP-së se shtyrja do të ndodhë "për shkak të vizitës" së diplomatit të lartë amerikan të mëkurën.

Vizita e Pompeos vjen pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, mbështet planet e Netanyahut për të aneksuar pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor të okupuar, megjithë paralajmërimet nga palestinezët se masa do të shkatërrojë perspektivat e një marrëveshje paqeje afatgjatë.

 

Turqia paralajmëron forcat e komandantit Khalifa Haftar,në Libi

Turqia paralajmëroi forcat e komandantit ushtarak, Khalifa Haftar, në Libi se do të bëhen "shënjestra të ligjshme" nëse vazhdojnë sulmet ndaj misioneve dhe "interesave" të Ankarasë.

Qeveria turke ka rritur mbështetjen e saj muajt e fundit për Qeverinë e Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara.

"Ne theksojmë se nëse misionet dhe interesat tona cenohen në Libi, forcat e Haftarit do të konsiderohen objektiva të ligjshme", tha ministria e Jashtme turke përmes një deklarate.

Ministria tha se bashkësia ndërkombëtare ka një "përgjegjësi të përbashkët" për të ndaluar gjeneralin Haftar.

Libia është futur në kaos që nga rrëzimi dhe vrasja e diktatorit, Muammar Gaddafi, më 2011.

Aktualisht në Libi janë dy qeveri, një e njohur nga OKB-ja që e ka selinë në Tripoli dhe administrata tjetër e udhëhequr nga komandati i Forcave Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar me seli në Tobruk.

 

Nesër, mot i ndryshueshë

Në Mal të Zi mban mot me vranësira të pakta dhe i thatë.

Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve jugore.

Temperaturat në orën 14; Podgoricë 27 gradë, Ulqin 26, Tivar, Budvë e Beranë 25, Herceg Novi, Bjello Pole e Plavë 24, Andrijevic e Petrovac 23, Kolalshin, Shavnik, Rozhajë e Plevlë 22, Cetinë 21, Nikshiq 20 dhe në Zhablak 17 gradë.

Nesër, do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Në pjesën e parë të ditës janë të mundshme të reshura të përkohshme.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 16 kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 25 gradë celsius.

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се