Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 05. 2020. 18:05   >>  18:10

Ditari 14.05.2020

14.05.2020

D. Markoviq; Vendi është i kërcënuar brutalisht 

Kryeministri Dushko Markoviq, duke i drejtuar opinionit në TVMZ, ka deklaruar se jemi dëshmitar të edhe një destruksioni të rëndë politik ndaj shtetit dhe institucioneve të tij. Ai, ka pohuar se opinioni i përgjithshëm është dëshmitar i sjelljes e cila rrezikon shëndetin publik dhe gjithë këtë, gjoja, për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive fetare.

“Gjatë dy ditëve të kaluara, disa nga qytetet tona janë shkelur masat e rekomandimeve shëndetësore të parapara nga organet kompetente në parandalimin e epidemisë së koronavirusit. Gjithçka që kemi arritur gjatë tre muajve të kaluar, të punës së pakursyer dhe sakrificave të përbashkëta, mund të sjellet në pyetje. Frikohem se brenda dhjetë ditëve mund të gjendemi në të njëjtën situatë siç ishim para dy muajsh me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e të gjithë neve”, tha mes tjerash Markoviq.

Andaj, sot dhe të gjitha ditëve, ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, ka porositur Markoviq, duke shtuar se “ E kemi obligim ti shërbejmë vendit të vet e jo të huajit. Ky është obligim i secilit organ shtetërorë dhe secilit institucion për zbatimin e ligjit.

Ky është obligim Kushtetues i Qeverisë e që do ta kryejmë”, pohoi kryeministri Markoviq.

Lëndohen 26 policë, në Nikshiq shoqërohen 32 persona

Gjatë trazirave në Plevle dhe në Nikshiq, janë lënduar gjithësejt 26 pjesëtarë të drejtorisë së policisë, njëri prej të cilëve është mbajtur në shërimin spitalor. Përsonat përgjegjës për organizimin e tubimeve dhe akterët e incidenteve do të indentifikohen dhe do të procedohen në gjyq, është kumtuar nga drejtoria e policisë. “Dje gjatë ditës dhe gjatë orëve të mbrëmjes në disa qytete të Malit të ZI janë proceduar individ të cilët ishin tubuar në kundërshtim me urdhëresat e Ministrisë së shëndetësisë duke shkaktuar trazira.

Në Plevle dhe në Nikshiq kan ndodhur incidente me ç’rast qytetarët e tubuar kanë sulmuar brutalisht dhe pa shkak nëpunësit policorë duke i gjuajtur ata me gurë, me shishe dhe mjete tjera piroteknike. Gjatë trazirave të djeshme janë lënduar 26 pjesëtarë të drejtorisë së policisë, njëri prej të cilëve është mbajtur në shërimin spitalor. Policia në Nikshiq për shkak të tubimit publikë dhe incidentit të shkaktuar nga qytetarët ka shoqëruar në lokalet e veta 32 individë, kundër 20 personave janë dorëzuar kallëzime për kundërvajtje. Në Plevle pjesëttarët e policisë kanë shoqëruar 9 persona njëri prej të cilëve është i burgosur për shkak të veprës penale të sulmit kundër personit zyrtarë në kryerjen e detyrës, 5 persona janë proceduar për shkak të vepra për kundërvajtje nga ligji për rendin dhe qetësinë publike.

I.Brajoviq; “Shenjtorja më e madhe është Mali i Zi dhe shëndeti i të gjithë neve”

Kuvendi i malit të Zi, pas mbledhjes së Kolegjiumit të kryetarit, ka vazhduar mbledhjen plenare, në t[ cilën përfaqësuesit e pushtetit dhe të opozitës kanë paraqitur qëndrime të kundërta lidhur me situatën e krijuar në vend.

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, u është drejtuar qytetarëve duke i porositur që të mos jenë të manipuluar dhe që mos t'i keqpërdor askush ndjenjat e tyre fetare. “Shenjtorja më e madhe është Mali i Zi, por edhe shenjtorja më e madhe është shëndeti i të gjithë neve,”, pohoi Brajoviq.

Deputeti Miodrag Lekiq nga DEMOS ka kërkuar nga Parlamenti që të ftojë kryeministrin Dushko Markoviq , të sqarojë , siç ka theksuar ai , situatën në shtet. Lekiq në fillimin e seancës së sotme ka theksuar se Mali i Zi gjendet në situatë të jashtëzakonshme. “Propozojë që të ftohet kryeministri sepse situata aktuale duhet të sqarohet “, ka theksuar ai. Kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq, ka theksuar se vlerëson përpjekjet e deputetit Lekiq , por ka shtuar se Mali ii Zi është i konstituar si shtet demokratik. Nikolla Rakoçeviq nga PDS, ka kumtuar se ky klub nuk ka asgjë kundër mbajtjes së kolegjiumit , por nuk janë të pranishëm të gjithë deputetët e PDS. “Nëse do të mbahet mbledhja e kolegjiumit, do të lus që të vazhdojnë punën normale dhe pastaj kolegjiumin ta mbajmë pas krijimit të kushteve” ka theksuar Rakoçeviq. Ky sugjerim nuk është aprovuar nga deputeti Danilloviq, ashtu që pas mbledhjes së kolegjiumit, Kuvendi vazhdoi seancën plenare.

 

Përdorim i arsyetuar i mjeteve kimike 

Policia mbrëmë në Plevle me arsye ka përdorur mjetet kimike sepse ishin të sulmuar me gurë, shishe e mjete tjera piroteknike, ka vlerësuar Këshilli për kontrollin qytetarë të punës së policisë. “Është përdorur kimia si mjet i domosdoshëm dhe është shpërndarë masa e tubuar. Në bazë të dhënave në disponim , Këshilli ka vlerësuar se përdorimi i këtyre mjeteve të domodsdoshme ka qenë e arsyetuar, është kumtuar nga Këshilli. Ata kanë theksuar se mbrëmë deri në mesnatë në institucionet shëndetësore në Plevle janë paraqitur tre qytetarë, dy të rritur , një fëmijë por ëdhe 4 nëpunës policorë. Disa qytetarë të tjerë në këto institucione janë paraqitur për shkak të ndikimit të lotsjellësit” thuhet në kumtesë. Një policë është shtruar në repartin kirurgjikë, kurse tek të tjerët janë evidentuar lëndime të lehta trupore. “Me rastin e inçizimit të publikuar të intervenimit kundër një të riu, Këshilli ka vërtetuar se fjala është për përsonin O.M. i cili e kishte sulmuar nëpunësin policorë nga mbrapa. Nga ky këshill kanë theksuar se situata në Plevle aktualisht është normale.

 

Përzierje e pashembullt në punët e brendshme të Malit të Zi 

Deklaratat e politikanëve dhe të zyrtarëve serbë , të cilat kanë të bëjnë me ngjarjet në Nikshiq, paraqesin përzierje të pashembullt, në çështjet e brendshme të Malit të Zi, dhe bëjnë pjesë në sferën e marketingut parazgjedhor, është kumtuar nga Partia demokratike e socialistëve. Nga kjo parti kanë theksuar se mbajtja e “tubimeve masive kishtare – politike “ gjatë kohës së pandemisë së korona virusit, siç ishte ai në Nikshiq , janë në kundërshtim me masat e parapara dhe paraqet rrezikim për shëndetin e qytetarëve të Malit të Zi, gjë të cilën, siç kanë theksuar nga kjo parti nuk do ta tolerojnë sepse në këtë mënyrë mbrohen jetët njerëzore ashtu siç veprojnë të gjitha shtetet e botës të goditura nga pandemia. Nga kjo parti, kanë theksuar se deklaratat e politikanëve dhe zyrtarëve serbë që kanë të bëjnë me ngjarjet në Nikshiq paraqesin përzierje të pashembullt në punët e brendshme të Malit të Zi dhe janë pjesë e marketingut parazgjedhor.

 

Do të kërkojnë reagime urgjente me rastin e trazirave në Plevle 

Fronti Demokratik, ka kumtuar se kryetari i Lëvizjes për ndryshime, Nebojsha Medojeviq, do ti njoftojë të gjithë partnerët e vetë ndërkombëtare me reagimin e policisë ndaj qytetarëve të cilët ishin tubuar dje në shenjë proteste për shkak të paraburgimit të priftit të kishës ortodokse serbe dhe do të kërkojnë në reagime urgjente që një gjë e tillë të ndërpritet. “Mbrëmë në tërë Malin e Zi regjimi ka vërtetuar edhe njëherë tezën tonë të cilën e përsërisin vite me radhë dhe ndaj të cilës me vite kemi tërhequr vërejtjen se, Mali i Zi, gjendet në prag të konfliktit qytetarë, theksohet në kumtesën e Frontit Demokratikë. Nga kjo aleancë kanë pohuar se policia i ka tejkaluar autorizimet e veta.

 

A.Kurti: Qeveria aktuale vazhdon punën deri në zgjedhjet e reja 

Qeveria aktuale do të vazhdojë punën deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ka thënë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Në një mbledhje të qeverisë të mbajtur të mërkurën, Kurti ka thënë se "rruga përpara janë zgjedhjet e lira dhe demokratike, me masa mbrojtëse për shëndetin e qytetarëve dhe të demokracisë".

"Në këto 100 ditë të qeverisjes ç'kapja e shtetit prej mujsharëve shpërdorues ka filluar dhe nuk do të ndalet", tha ai.

Kosova gjatë kohës së pandemisë është përfshirë edhe nga kriza politike, pasi Kuvendi i Kosovës më 25 mars e rrëzoi qeverinë e Kurtit, përmes një mocioni të paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar, Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës si mandatar për formimin e qeverisë së re.

OBSH; Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se koronavirusi “mund të mos zhduket kurrë”.

Duke folur në një konferencë për media të mërkurën, drejtori për Emergjenca në OBSH, Mike Ryan ka bërë paralajmërime dhe jo parashikime se kur mund të zhduket virusi.

Ai ka shtuar se edhe nëse gjendet vaksina, kontrollimi i virusit do të kërkojë “përpjekje masive”.

Gati 300,000 persona në gjithë botën është raportuar të kenë vdekur me koronavirus, derisa më shumë se 4.3 milionë persona janë infektuar nga ai.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pandemia është duke shkaktuar probleme të mëdha të shëndetit mendor- sidomos në vendet ku ka mungesë të investimeve në kujdes të shëndetit mendor.

OKB-ja ka thënë se qeveritë duhet ta përfshijnë këtë fushë si pjesë të përgjigjjes së tyre të përgjithshme kundër koronavirusit.

 

BB, fton Kuvendin që sa më parë të ratifikoj marrëveshjen për 50 mln dollarë 

Banka Botërore i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt të ratifikojë marrëveshjen për ndarjen e 50 milionë dollarëve, të cilat janë ndarë për luftimin e pandemisë.

Përmes një komunikate, Banka Botërore ka njoftuar se sapo ka finalizuar negociatat me Qeverinë e Kosovës për një Projekt të Emergjencës COVID-19 për Kosovën në shumën prej 50 milion dollarësh amerikanë.

"Gjatë muajit të fundit, Banka Botërore ka punuar intensivisht me Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Ministrinë e Shëndetësisë për t’u dakorduar për projektin e emergjencës, i cili do t’i ndihmojë Kosovës në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga COVID-19, si dhe do të forcojë sistemin e shëndetësisë publike të vendit", thuhet në komunikatë.

 

Takimet rajonale për hapjen kufijve dhe aeroporteve 

Autoritetet shëndetësore fillojnë me takimet rajonale, së bashku me përfaqësuesit qeveritar për të diskutuar hapjen e kufijve dhe aeroporteve.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi se sot do të ketë takim me homologun e tij grek, ndërsa shtoi se është me rëndësi të madhe hapja e kufijve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot do të mbaj një mbledhje me ministrin grek të Shëndetësisë. Në mbledhje do të shkëmbejmë praktikat për menaxhimin e deritanishëm me krizën. Përgatitjen e sistemit shëndetësorë për periudhën e ardhshme, si dhe më e rëndësishmja për këtë periudhë, hapja e kufijve dhe aeroporteve, duke marrë parasysh se me hapjen e kufijve vendi jonë hap edhe korridorin transit Veri-Jug, që është i mbingarkuar gjatë verës”.

“Komisioni Evropian gjatë ditës së djeshme doli me masa për udhëtim në vendet e BE-së, ku rekomandohet koordinim për lehtësimin e masave, në bazë të këtyre vendimeve edhe ne nisim këto mbledhje për koordinim në rajonin e Ballkanit”, pohoi Filipçe.

 

Përgjysmohet numri i udhëtarëve në katër muajt e parë të viti 

Kompania Fraport, e cila administron aeroportin, publikoi të dhëna për numrin e udhëtarëve në 4 muajt e parë të këtij viti që tregojnë se numri i pasagjerëve ka rënë në 11.3 milionë.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, numri i pasagjerëve në aeroportin e Frankfurtit, që është më i madhi në Gjermani, ka rënë për 45.7 për qind në katër muajt e parë të këtij viti, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency.

Kompania Fraport, e cila administron aeroportin, publikoi të dhëna për numrin e udhëtarëve në katër muajt e parë të këtij viti që tregojnë se numri i pasagjerëve ka rënë në 11.3 milionë, gjegjësisht pothuajse është përgjysmuar.

Presidenti D. Trump, i pakënaqur me deklaratat e Faucit 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se një paralajmërimi i ekspertit për sëmundje infektuese, Anthony Fauci, rreth lehtësimit të masave kufizuese shumë shpejt, ka qenë i papranueshëm.

Ai ka akuzuar Faucin se dëshiron “të luajë të gjitha anët e ekuacionit” në dëshminë që ka bërë para ligjvënësve të martën.

Presidenti ka thënë se ka qenë tejet i pakënaqur me deklaratën e Faucit rreth hapjes së shkollave shumë shpejt.

Presidenti amerikan synon të lejojë kthimin e banorëve të Shteteve të Bashkuara në punë, andaj edhe ka përshëndetur vendimet e disa governatorëve që mendojnë njëjtë.

Fauci ka thënë të martën para Kongresit se rihapja e parakohshme e ekonomisë amerikane mund të rezultojë me shpërthime tjera të koronavirusit.

 

Ministrja franceze kundër prioritetit për tregun e SHBA, nëse zhvillon vaksinën kundër Covid 19 

Ministrja franceze, Agnès Pannier-Runacher ka thënë se për Francën do të ishte e papranueshme që gjiganti francez i ilaçeve, Sanofi t’i japë prioritet tregut të Shteteve të Bashkuara nëse zhvillon vaksinën kundër sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Ajo i ka bërë këto komente pasi shefi i kompanisë Sanofi, Paul Hudson, ka thënë se “Qeveria amerikane ka të drejtë për të bërë porosinë më të madhe, sepse ka investuar në marrjen e rrezikut”.

Aktualisht, shumë laboratore janë të përfshira në kërkimet për gjetje të vaksinës për këtë virus, ndonëse këto të fundit marrin disa vjet për t’u krijuar.

Më herët gjatë këtij muaji, Bashkimi Evropian ka mbajtur një samit online, për të shtyrë përpara kërkimet rreth vaksinës dhe trajtimit të koronavirusit, andaj edhe janë ndarë rreth 8 miliardë dollarë nga 40 shtete dhe donatorë të ndryshëm.

 

Merkel, pohon se ishte shënjestër e hakerëve rusë 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se posedon prova konkrete që dëshmojnë se ka qenë e shënjestruar nga ana e hakerëve rusë.

Ajo shprehu zhgënjimin e saj "për këtë përpjekje të egër spiunimi nga ana e Rusisë", raporton AFP.

"Unë sinqerisht mund të them që ky fakt më shkakton dhembje. Çdo ditë përpiqem të krijoj një marrëdhënie më të mirë me Rusinë dhe nga ana tjetër ka prova kaq të forta që forcat ruse po e bëjnë këtë", i tha ajo parlamentit gjerman.

Duke i quajtur sulmet e tilla kibernetike "më shumë se të pakëndshme", Merkel paralajëmroi sanksione të ashpra ndaj Moskës, nëse një aktivitet i tillë nuk ndalet.

Shërbimi i inteligjencës së Gjermanisë ka njoftuar në mënyrë të përsëritur përpjekjet e hakerëve rusë, për të spiunuar ligjvënësit ose politikanët kryesorë gjerman.

Mediat gjermane kanë raportuar se në mesin e informacioneve të kopjuara nga hakerët në vitin 2015 ishin edhe të dhënat nga llogaria e postës elektronike të kancelares Merkel.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm dhe me intervale me diell 

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht i vranët dhe i thatë.

Frynë erë mesatare, kohë pas kohe deri e fortë e drejtimeve jugore.

Temperatura në orën 14: Beranë e Podgoricë 31 gradë, Bjello Pole e Rozhajë 30, Tivar e Andrijevicë 29, Budvë e Petrovac 28, Plevlë, Herceg Novi e Shavnik 27, Ulqin 26, Nikshiq e Kollashin 25, Cetinë e Plluzhinë 23 dhe në Zhablak 21 gradë.

Nesër, do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 29 gradë celsius.

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се