Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 05. 2020. 20:35 >> 20:45

Ditari 21.05.2020

21.05.2020

Mali i Zi sot kremton ditën e pavarësisë

Mali i Zi sot shënon 21 majin – Ditën e pavarësisë, kur në vitin 2006 në referendum ka ripërtëritur pavarësinë shtetërore. Sipas të dhënave zyrtare, në referendum kanë votuar 419 mijë e 240 qytetarë ose 86.5% nga numri i përgjithshëm i votuesëve.

Pavarësinë e Malit të Zi e kanë përkrahur 230 mijë e 661 qytetarë, ose 55.5%, kurse për ruajtjen e shtetit të përbashkët me Serbinë kanë votuar 185 mijë e 2 qytetarë ose 44.5%. Kuvendi i Malit të Zi, më parë kishte miratuar ligjin për referendum, i cili u aprovua me rekomandimin e Bashkimit Evropian. Që referendumi të ketë sukses, atë duhej ta përkrahin 55% të votuesve, që do të dalin në referendum. Pyetja e referendumit ishte “A dëshironi që republika e Malit të Zi të jetë shtet i pavarur me subjektivitet të plotë ndërkombëtar juridik”. Kuvendi i Mali i Zi, në mbledhjen e mbajtur me 2 mars, në bazë të propozimit të presidentit të atëhershëm të Republikës, Filip Vujanoviq, ka sjell vendimin që referendumi për statusin shtetëror juridik të mbahet me 21 maj. Kryetar i Komisionit republikan të referendumit u zgjodh diplomati sllovak Frantishek Lipka. Sipas të dhënave të Komisionit republikan të referendumit, të drejtë vote kishin 484.mij e 700 qytetar.

 

Ua kemi kthyer borxhin të parëve dhe kemi hapur perspektivën evropiane

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq u aka uruar qytetareve te Malit të Zi  21 majin – Ditën e pavarësisë duke theksuar se në këtë ditë është rikthyer dinjiteti shtetëror dhe ai nacional.

“Kjo është dita kur me lapsin në dorë e kemi kthyer dinjitetin shtetëror dhe nacional. Ua kemi kthyer borxhin të parëve tone të lavdishëm dhe Malit të Zi ia kemi hapur përspektivën e re evropiane. Dinjiitoz për historinë tone dhe për shekullin e 21”,thuhet në urimin e Gjukanoviqit të publikuar në tuiter.

 

Pavrësia dhe orientimi evropianë janë letërnjoftimi ynë

Mali i Zi gjatë 14 viteve  nga rivendosja e pavarësisë ka arritur shumë , mirëpo në planin e brendshëm është mundur të bëhet edhe më tepër, para së gjithash në vendosjen e unitetit rreth një qëllimi të përbashkët – rreth një shteti të zhvilluar , më të pasur dhe më demokratiik , ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq.

Ai në intervistën dhënë gazetës “Pobjeda” ka theksuar se pavarësia e Malit të Zi dhe antifashizmi, përmes orientimit evropianë , paraqesin letërnjoftimin e Malit të Zi në botë. Markoviq ka theksuar se pavarësia e Malit të Zi është pasuri civilizuese të cilën e respekton shumica dërmuese e qytetarëve. Rreth këtyre vlerave nuk duhet të  ketë konteste dhe as kompromis, ka vlerësuar kryeministri. Duke u përgjigjur në pyetjen pse kisha ortodokse serbe nuk e respekton rendin juridik të Malit të Zi, Markoviq ka theksuar se koncepti i kësaj kishe është mohimi i shtetësisë së Malit të Zi. Ai ka shtuar se jemi dëshmitar të një raporti specifik të Kishës ortodokse serbe ndaj Malit të Zi dhe institucioneve të tij. Markoviq ka theksuar se Mali i Zi e ka rendin e vetë juridik dhe se ligjet e tij duhet të respektohen.  Përndryshe,  kryeministri Markoviq do ti drejtohet sonte opinionit nga manifestimi qëndror i cili do të mbahet me rastin e 21 majit në Cetinë. Këtë ceremini  Televizioni dhe Portali i RTMZ do ta transmetojnë drejtëpërdrejtë.

 

Është shënuar progres në të gjitha fushat

Prej rivendosjes së pavarësisë, gjatë 14 viteve të kaluara Mali i Zi ka shënuar progres në të gjitha fushat, ka deklaruar ish ambasadori i Sllovakisë në Podgoricë e kryetar i Komisionit republikanë të referendumit Frantishek Lipka. Ai ka theksuar se progres është shënuar në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë.

Lipka ka theksuar se në planin ndërkombëtarë Mali i Zi gjatë 14 viteve të kaluara ka arritur që të pozicionohet shpejt në hartën evropiane dhe botërore përmes antarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale. “Është me rëndësi të veçantë se Mali i Zi është antarësuarë në NATO  dhe kjo është tejet e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e vendit. Mali i Zi poashtu ka bërë progress të duhur edhe në rrugën drejtë antarësimit në BE”,ka theksuar Lipka për TVMZ. Ai ka shtuar se Mali i Zi sot identifikohet si partner stabil dhe i besueshëm , si shtet me një traditë të pasur dhe një aktualitet dinamik  dhe si një shtet faktorë i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

 

Kemi përkrah Malin e Zi në krizë por edhe në kohën e progresit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi ka uruar 21 majin – Ditën e paravërisë. “Ambasada e SHBA në Podgoricë u dëshiron të gjithë qytetarëve të Malit të Zi me fat Ditën e pavarësisë”, thuhet në profilin e ambasadës në facebok. Theksohet se SHBA e kanë përkrahë dhe vazhdojnë ta përkrahin Malit të Zi . Derisa të gjithë së bashku po shërohemi nga pandemia e Covid 19 , dëshirojmë ta dini se SHBA , si mik i juaj , partner dhe aleatë  e kanë përkrah Malin e Zi , si në kohën e krizës , ashtu edhe në kohën e përparimit dhe procesit” kanë rekomanduar nga ambasada amerikane.

 

Nuk do të lejojmë që Serbia të përzihet në punët e brendëshme të Malit të Zi

Mali i Zi nuk do të lejojë që Serbia nën vellon, e gjoja të rrezikimit të interesave serbe në Mal të Zi , të përzihet në punët e tij të brendëshme , ka deklaruar ministri i punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq.  Ai ka theksuar se në Mal të Zi nuk ka pasur dhe nuk do të ketë popuj të rrezikuar , pra as populli serb. “Çdo pohim tjetër sëhtë i pa bazë dhe i dëmshëm për të gjithë , me përjashtim të atyre kalkulimeve parazgjedhore në vendin tone dhe në shtetin fqinjë” ka theksuar Darmanoviq në intervistën për gazetën “Pobjeda” . Ai duke komentuar deklaratat e shefit të diplomacies serbe Ivica Daçiq, ka theksuar se Mali i Zi nuk do të lejojë që Serbia, nën vellon e gjoja rrezikimmit të interesave serbe në Mal të Zi, të përzihet në punët e brendshme të shtetit. Sipas fjalëve të tij, në Mal të Zi mund të jenë “të rrezikuar” vetëm ata të  cilët nuk e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e tij , karakterin qytetarë dhe multi etnikë , zgjedhjen demokratike  të Malit të Zi dhe vetëm ata të cilët me fanatizmin e vetë  i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

 

Do të vazhdojmë luftën kundër kriminallitetit

Mali i Zi do të vazhdojë luftën e ashpër me kriminalitetin , kurse institucionet , në pajtim me ligjin , do të reagojnë ashpër dhe pa kompromis, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme Mevlludin Nuhoxhiq. Ai ka shtuar se Mali i Zi e pret i gatshëm periudhën pas korona virusit kur është fjala për pengimin e aktiviteteve kriminale. “Jemi duke bërë analizë detaje me qëllim që të ndërmarrim masa sa më efikase parandaluese dhe represive dhe përmes punës kriminalistike informative të pengojmë veprimin eventual kriminal në të ardhmën , ka theksuar Nuhoxhiq për gazetën “Dan”. Ai  ka theksuar se njëri nga prioritetet do të jetë pengimi i ndikimit ekonomik të grupeve kriminale , të cilat krizën aktuale kanë për qëllim ta shfrytëzojnë për tërheqjen e anëtarëve të rinjë, siodoms të atyre nga grupet më të ndieshme.  Ai u ka rekomanduar qytetarëve të Malit të Zi që të besojnë në shtetin e vetë dhe institucionet e tij.

 

U hap klinika e riparuar stomatologjike në QKMZ

Poliklinika e riparuar stomatologjike e Qendrës  klinike  të Malit të Zi – QKMZ , e cila është hapur sot , mund të krahasohet me klinikat më bashkëkohore dhe më të pajisura , kurse qytatrët e Malit të Zi do të fitojnë mbrojtje më të mire dhe më cilësore stomatologjike, ka theksuar drejtori i Qendrës klinike Jevto Erakoviq. Ai ka përkujtuar se kjo qendrër gjatë 14 viteve të kaluara ka ndijekur zhvillimin e Malit të Zi duke i avancuar të gjitha segmentet e veta të punës. Ai ka theksuar se shërbimet në këtë qendër janë në harmoni me shërbimet më të zhvilluara në rajon. Erakoviq i ka falenderuar të gjithë të punësuarit në këtë qendër si dhe sistemin shëndetësore, të cilët gjatë sfidave të epidemisë të  korona virusit kanë treguar forcën e vetë. Ai nga projektet  e ardhshme ka paralajmëruar ndërtesën e Qendrës së re të emergjencës , të klinikës për sëmundjet infektive , të klinikës për dermatovenerologji si dhe të klinikës për hematologji.

 

Me avionet e vetë , Montengro Airlines do të jetë profitabil

Me aeoplanët e vet Montengro Erllainz  mund të jetë profitabil dhe të korr sukses dhe këto nuk janë modele abstrakte por këtë e tregojnë shifrat dhe rezultatet gjatë vitit të kaluar , ka deklaruar për “Pobjedën” kryetri I Këshillit të drejtorëve të  kësaj kompanie Nikolla Vukiqeviq. Ai kaë theksuar se pandemia e korona virusit ka shkaktuar çrregullime të mëdha në këtë avio kompani që nga fillimi i këtij viti. Prej me 16 mars Montengro Erlajnz nuk realizon fluturime komerciale gjë  që do të thot se shpenzimet fikse kanë mbetur të njëjta por nuk ka pasur të ardhura të reja. Ai ka shtuar se kjo kompani i ka të gatshëm aeroplanet dhe personelin e vetë për fillimin e komunikacionit komercial. Ai pret se këto fluturime komerciale , në fillim me intensitet të ulët, do të fillojnë në pjesën e pare të muajit qershor.

 

LAJÇAK BESON SE DIALOGU KOSOVË-SERBI DO TË RIFILLOJË SHPEJT

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se të gjitha palët janë të gatshme për vazhdimin e dialogut dhe se vetëm po pritet që gjendja epidemiologjike ta mundësojë takimin fizik dhe vazhdimin e bisedimeve. “Këtë radhë duhet që dialogun ta çojmë deri në fund me arritjen e një marrëveshjeje, e cila do t’i zgjidhte një herë e përgjithmonë të gjitha çështjet e hapura dhe do ta normalizonte atmosferën, jo vetëm midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe në tërë rajonin”, ka thënë ai. Në një intervistë për televizionin e Malit të Zi, Lajçak e ka theksuar se është në kontakt të përditshëm me partnerët nga Serbia dhe Kosovë, duke paralajmëruar se pret inicim të shpejtë të dialogut për normalizimin e raporteve. “Duhet marrë parasysh edhe kalendarin politik në Serbi dhe gjendjen politike në Kosovë rreth qeverisë, por faktor kryesor është gjendja epidemiologjike, e cila duhet të na e mundësojë takimin”, ka thënë Lajçak.

 

KURTI: DUAM DIALOG ME PARIME, TAKIMI I ARDHSHËM VARET NGA BRUKSELI

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se kalendari i takimeve të ardhshme me Serbinë varet nga Brukseli. Kurti u shpreh se do të jetë ai që do të përfaqësojë Kosovën në dialog, pasi ka edhe një vendim të gjykatës që thotë kryeministri përfaqëson vendin ne dialog. Ai tha se kanë përvojë dhe se do t’i mbrojnë interesat e vendit në dialog me Serbinë. Unë jam në kontakt të rregullt me përfaqësuesin e BE z. Miroslav Lajçak, thotë Kurti, ai natyrisht që është duke përgatitur fillimin e dialogut. Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur, i organizuar mirë. Jemi gati, kemi përvojë, do t'i mbrojmë interesat e shtetit tonë dhe do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës ashtu siç e thotë Kushtetuta, ashtu siç e thonë ligjet tona dhe ashtu siç na njeh populli i Kosovës. Pra, varet prej Brukselit kalendari i dialogut të ardhshëm dhe në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit nga viti i kaluar Kosovën e përfaqëson kryeministri i saj”, deklaroi Kurti.

 

BE-JA U GABUA ME BORELLIN DHE LAJÇAKUN, ÇËSHTJEN E KOSOVËS E ZGJIDH SHBA

Analisti dhe profesori slloven i gjeopolitikës, Laris Gaiser, thotë se Bashkimi Evropian ka bërë gabim kur ka përzgjedhur Josep Borellin në krye të diplomacisë dhe Miroslav Lajcakun si emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, të dy vijnë nga dy shtete që nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe një gjë e tillë dëshmon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë çështjen e dialogut Kosovë-Serbi do të marrin me të dy duart.“Me emërimin e Lajçakut si Përfaqësues Special si dhe të Borellit, BE mori vendim që të gjuante veten në të dy gjunjët dhe të përkulej përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të dy përfaqësojnë një mjedis politik që e kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe është e pamundur që të pritet që Lajçak të jetë i besueshëm dhe i pranueshëm për shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Gaiser për Kosovo Online, trasnmeton Gazeta Express.Profesori slloven thotë se këto dy emërime janë vetëm garanci që tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të udhëheqin procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.“Kjo vetëm garanton që Uashingtoni do t’i marrë gjërat në duart e veta dhe kriza aktuale politike është dëshmi e gjithë kësaj”, ka shtuar ai.

 

HOTI SOT i PARAQET PROGRAMIN QEVERISËS GRUPIT PARLAMENTAR TË LDK-SË

Mandatari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme do t’i paraqesë programin qeverisës grupit parlamentar të partisë në Kuvendin e Kosovës. Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi, por pa dhënë detaje tjera. Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar për kryeministër Avdullah Hotin, por ky dekret është kontestuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Kushtutuese. Kjo e fundit deri më datën 29 të këtij muaji do të vendosë nëse ky dekret është kushtetues apo jo. LDK ka arritur tashmë marrëveshje për koalicion qeverisës me AAK-në, Nismën, Listën Serbe dhe partitë tjera të komuniteteve jo shumicë.

 

Evropa "duhet të përgatitet për valën e dytë" të koronavirusit

Çështja e valës së dytë të infektimit me koronavirus në Evropë, nuk është më një teori, sipas drejtores së agjencisë së Bashkimit Evropian për këshillim të qeverive rreth kontrollimit të sëmundjeve, Andrea Ammon. “Pyetja është se kur se sa e madhe, kjo është pyetja sipas qasjes sime”, ka thënë Ammon, drejtore e Qendrës Evropiane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ammon, ish - këshilltare për qeverinë gjermane, ka folur për herë të parë për përditshmen britanike, The Guardian prej kur ka nisur kriza. “Duke shikuar karakteristikat e virusit, duke shikuar atë që vjen tani nga disa shtete sa i përket imunitetit të popullit – e që nuk është lajm shumë i gëzueshëm, në mes të 2 dhe 14 për qind, kjo lë ende 85 - 90 për qind të popullsisë të ekspozuar – virusi është rreth nesh, duke qarkulluar shumë më shumë sesa në janar dhe shkurt. Nuk dua të pikturoj diçka të vrazhdë, mirëpo mendoj se duhet të jemi realistë. Sepse tani nuk është koha për relaksim komplet”, është shprehur ajo. Deklarata e saj vjen një ditë pas raportimit të numrit më të madh të të infektuarve me koronavirus në gjithë botën, numri i rasteve të infektuarve ka arritur në mbi 5 milionë, ka treguar të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Sipas tij, aktualisht në botë janë prekur nga virus 5,000,038 derisa 328,172 prej tyre kanë vdekur. Numri i saktë i të infektuarve besohet se është më i lartë për shkak të ndryshimit të testimeve brenda shteteve, vonesave dhe mosraportimit.

 

Vuhani ndalon konsumimin e kafshëve të egra

Autoritetet në Vuhan kanë zgjeruar ndalesën në blerjen dhe shitjen e kafshëve të egra, duke përfshirë gjuajtjen dhe ngrënien po ashtu, ka raportuar e përditshmja kineze, Global Times. Kjo ndalesë përfshin konsumimin e çfarëdo kafshe të egër që gjendet në listën e kafshëve të mbrojtura, është thënë në faqen qeveritare të Vuhanit.

Koronavirusi fillimisht është raportuar në Vuhan në fund të vitit të kaluar, teksa autoritetet kanë fajësuar një treg të kafshëve të egra. Në muajin janar, Kina ka marrë vendim të përkohshëm për shitje dhe blerje të këtyre kafshëve, ashtu sikurse kishte vepruar pas shpërthimit të Sars-it. Një muaj më vonë, qeveria “ka ndaluar tregtinë ilegale të kafshëve të egra” dhe “ka eliminuar konsumimin e tyre për të ruajtur jetën dhe shëndetin e njerëzve”. Mirëpo nga ajo kohë, në një numër raportimesh është thënë se kafshët e egra janë shitur sërish në Kinë dhe vende tjera. Origjina e saktë e koronavirusit të ri ende nuk dihet, ndonëse disa të dhëna sugjerojnë se ka ardhur nga një kafshë.

 

Ilaçet kundër malaries testohen kundër koronavirusit

Në Brajton dhe Oksford ka nisur një testim për të kuptuar nëse dy ilaçe kundër malaries mund të parandalojnë koronavirusin e ri. Chloroquine dhe hydroxychloroquine do t’iu injektohen më shumë se 40,000 punëtorëve shëndetësorë nga Evropa, Afrika, Azia dhe Amerika Jugore. Të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e stafit, që kanë qenë në kontakt me pacientët e prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. “Ne vërtet nuk e dimë nëse chloroquine apo hydroxychloroquine janë të dobishme apo të dëmshme kundër Covid-19”, ka thënë një prej udhëheqësve të studimit, profesori Nicholas White. Mirëpo ai ka thënë se testim i kontrolluar si ky, kur asnjëri prej pjesëmarrësve dhe hulumtuesve nuk e di se kujt i janë dhënë ilaçet, është mënyra më e mirë për ta kuptuar efektin. Ky vendim ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më herët gjatë javës së ka konsumuar këto ilaçe, pavarësisht paralajmërimeve se një gjë e tillë mund të mos jetë e sigurt.

 

Për të katërtën ditë me radhë, nën 100 të vdekur në Spanjë

Dje në Spanjë janë regjistrua më pak se 100 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore thanë se gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 95 viktima nga sëmundja COVID-19, qe e shkakton koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 27,888. Në kulmin e epidemisë së koronavirusit, në Spanjë kishte më shumë se 900 të vdekur, për një periudhë 24 orëshe. Të mërkurën u regjistruan 416 raste të reja me koronavirusin e ri, duke e çuar shifrën e përgjithshme të të infektuarve në 232,000. Spanja, së bashku me Italinë dhe Britaninë e Madhe, janë ndër vendet më të prekura në Evropë nga pandemia e koronavirusit. Spanja ka filluar gradualisht të dalë nga izolimi, por vendosja e maskës është e detyrueshme jashtë shtëpisë.

 

Qyteti indian Kolkata shkatërrohet nga cikloni Amfan

Qyteti indian, Kolkata është shkatërruar nga një ciklon i fuqishëm. Cikloni Amfan ka zbarkuar të mërkurën në lindje të Indisë dhe Bangladeshit, duke lënë të vdekur të paktën 15 persona. Më shumë se 14 milionë persona në Kolkata janë pa energji elektrike dhe komunikimet janë dëmtuar rëndë. Ministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee ka thënë se shkatërrimi ka qenë “katastrofë më e madhe sesa sëmundja Covid-19”, që shkakton koronavirusi. Kolkota është kryeqytet i shtetit të Bengalit Perëndimor, që ka regjistruar 3,103 raste të prekura me këtë virus.

“Zonë pas zone është shkatërruar. Unë kam përjetuar një situatë të gjendjes së luftës sot”, ka thënë Banerjee për agjencinë e lajmeve indiane, Press Trust.

 

Easy Jet do të rikthejë disa fluturime në qershor

Kompania britanike, EasyJet do të rikthejë disa fluturime më 15 qershor, derisa pasagjerëve dhe pjesës tjetër të stafit i është thënë se duhet të vendosin maska. Kjo linjë ajrore ka njoftuar se do të rifillojë me një “numër të vogël” të fluturimeve, ku ka kërkesë të mjaftueshme nga konsumatorët. Ndër fluturimet e para do të jenë ato brenda vendeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Në kuadër të masave të reja për siguri dhe higjienë, është thënë se gjatë fluturimeve nuk do të shitet ushqim, dhe se do të ketë pastrim të shtuar të aeroplanëve. Pajisjet dezinfektuese është thënë se do të jenë të qasshme për pasagjerët. Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Johan Lundgren ka thënë se “këta janë hapa të vegjël por të kujdesshëm”. Kjo linjë ajrore të pranuar të martën se nëntë milionë pasagjerëve u janë hakuar adresat elektronike dhe detajet e udhëtimit. Megjithatë, sipas saj, “nuk ka të dhëna se është keqpërdorur ndonjë prej të dhënave personale”.

 

Nesër mot me diell

Sot në viset perëndimore dhe jugperëndimore të vendit mban mot kryesisht me diell, kurse në pjesët tjera të vendit me vranësira të pakta deri mesatare. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperturat;  H.Novi e Budvë 26, Podgoricë e Tivar 25, Petrovac 24,Ulqin 22, Cetinë 21, Nikshiq, B.Pole e Beranë 19, Shavnik 18, Kollashin, Plevle, Andrievicë e Pluzhinë 16, Plavë 15, Rozhajë 14 dhe në Zhablak 10 gradë.                       

Për nesër metereologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriut. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -2 deri në 15 kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 27 gc.

 

 

Ditarin e përgatiti  Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се