Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 05. 2020. 16:46   >>  16:52

Ditari 25.05.2020

25.05.2020

Brajoviq bisedon me udhëheqësit e AP të OSBE

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq bisedon sot , përmes video konferencës , me udhëheqësit e asamblesë parlamentare të OSBE dhe me shefat e delegacioneve të parlamenteve të vendeve të rajonit mbi aktivitetet lidhur me krizën shëndetësore botërore. Ai do të bisedojë me kryetarin e Asamblesë parlamentare të OSBE Xhorxh Cereteli , sekretarin e përgjithshëm Robert Monteli dhe me raportuesin special për Evropën Jug Lindore Mark Pritçard si dhe me shefin e delegacionit të parlamenteve të vendeve të rajonit në këtë organizatë.

Nesër vazhdon debati për amnistim

Parlamenti i malit të Zi duhet të vazhdojë nesër debatin mbi ligjin e propozuar për amnistim me të cilin parashihet shkurtimi i vuajtjes së dënimit me burg për 10 ose 15% për personat të cilat janë dënuar për disa vepra të caktuara penale. Amnistimi , të cilin e kanë propozuar deputetet e koalicionit në pushtet , me përjashtim të social demokratëve, arsyetohet si masë e detyruar gjatë situatës aktuale të epidemisë së korona virusit me qëllim të shkarkimit të burgjeve dhe uljes së numrit të punësuarve të angazhuar. Propozimin e ligjit për amnistim e kanë paraqitur deputetët Millosh Nikoliq , Andria Popoviq , Genc Nimanbegu, Ervin Ibrahimoviq , Adrian Vuksanoviq , Daniell Zhivkoviq dhe Jovanka Llalliçiq. Nikoliq, lidhur me këtë ka deklaruar se ky ligj është propozuar në bazë të rekomandimeve të Këshillit të Evropës . Qeveria në mendimin e vetë dorëzuar parlamentit të Malit të Zi e ka përkrahur ligjin duke shtuar se qëllimi i tij është të kontribuojë në parandalimin e importimit dhe të përkrahjes së korona virusit në burgjet e Malit të Zi.

 

Serbia më së tepërmi e dëmton veten e saj

Deklaratat e zyrtarëve serbë drejtuar të Malit të Zi janë të pa pranueshme , të pa nevojshme dhe të dëmshme për Malin e Zi, por para së gjithash më tepër janë të dëmshme për vet shtetin e Serbisë, ka vlerësuar deputeti i PDS Miodrag Vukoviq. Ai duke komentuar deklaratat e presidentit dhe të shefit të diplomacisë të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq për përndjekjet e serbëve në Mal të Zi dhe se ky shtet gjendet në prag të luftës vëllavrasëse dhe i cili dëshiron që në regjistrimin e ardhshëm të mos këtë serbë në këtë shtet , Vukoviq ka theksuar se Mali i Zi nuk është shtet i trazirave dhe as nuk është në prag të luftës vëllavrasëse.

Sukses i përbashkët i punëtorëve shëndetësore dhe i qytetarëve

Ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq i ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësor si dhe qytetarët , duke kumtuar se Mali i Zi është shteti i parë në Evropë i cili ka arritur ta çrrënjos korona virusi. “Jemi shteti i fundit në Evropë i cili e ka regjistruar rastin e parë të virusit Covid 19, dhe shteti i parë i cili ka arritur ta mund atë. I falënderojë të gjithë punëtorët shëndetësore si dhe të gjithë qytetarët e Malit të Zi . Ky është një sukses yni i përbashkët” thuhet në deklaratën e ministrit Hrapoviq. Ai ka theksuar se sjelljet e përgjegjshme dhe kujdesi i përbashkët për shëndetin ishin bazë që të jemi krenarë për bartës të titullit të shtetit të parë të lirë nga korona virusi dhe si shtet i cili ka ditur të ballafaqohet dhe të ngadhënjej kundër armikut të rrezikshëm i cili e ka gjunjëzuar tërë planetin. Hrapoviq ka theksuar se sistemi shëndetësorë i Malit të Zi është i vendosur në qëllimin e vetë primarë të ruajtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Të theksojmë këtu se në Mal të Zi sot nuk ka të sëmurë nga korona virusi dhe është paralajmëruar se fundi i epidemisë , nëse në ndërkohë nuk do të këtë raste të reja mund të shpallet në fillim të muajit të ardhshëm.

Mbi 70% të fillestarëve janë regjistruar në formën elektronike

Në të gjitha shkollat fillore të Malit të Zi , vetëm gjatë pesë ditëve të para të regjistrimit elektronik , janë paraqitur mbi 70% të nxënësve fillestarë, është kumtuar nga ministria e arsimit. Shefja e repartit për teknologjinë informative komunikuese në këtë dikaster Marina Metjeviq , ka deklaruar se fletëparaqitjet kanë të bëjnë me 85% të shkollave në Mal të Zi gjë që do të thotë se këtë formë të regjistrimit e kanë shfrytëzuar prindërit nga të gjitha viset e Malit të Zi . “fletëparaqitjet për regjistrim janë paraqitur në mënyrë intensive si në pjesën urbane , ashtu edhe në atë rurale të vendit” ka theksuar Matjeviq duke shtuar se një numër kaq i rëndësishëm i shfrytëzuesve tregon shpeshtësinë dhe efikasitetin e këtij shërbimi elektronik. Sipas fjalëve të saj, njëra nga përparësitë më të mëdha të kësaj mënyre të regjistrimit në shkolla është se ky shërbim ishte në disponim 24 orë pa ndërprerje .

 

Kosovë: Nga 138 të testuar, asnjë rast pozitiv me COVID-19

Dje në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi. Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjatë 24 orëve janë testuar 138 persona dhe asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv në koronavirus. Kjo është hera e parë që nuk është shënuar asnjë person i infektuar, brenda periudhës 24 orëshe, prej kur janë paraqitur rastet e para më 13 mars. "Si në të gjitha vendet, edhe ne jemi futur në një normalitet të ri, me të cilin duhet të mësohemi", ka thënë Vitia.

Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri kanë thënë se situata me pandeminë e koronavirusit është e qëndrueshme. Në Spitalin Infektiv po trajtohen 16 raste me COVID-19, katër prej të cilëve janë në terapi intenzive. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19, ka arritur në mbi një mijë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja të infektuarve me koronavirusin e ri. Katër raste janë në Tiranë dhe dy në Shkodër. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se gjatë kësaj periudhe janë shëruar gjashtë pacientë. Deri më tani në Shqipëri, 79% e të infektuarve janë shëruar, ndërsa 32 pacientë kanë vdekur.

 

 

Vazhdon lehtësimi i masave kufizuese në Evropë

Qeveritë evropiane më 25 maj filluan fazën e re të lehtësimit të masave kundër pandemisë, pasi numri i të infektuarve të rinj po vazhdon të bjere. Në Gjermani dhe Çeki janë hapur restoranet, pasi më herët ishte lejuar vetëm shërbimi jashtë ambienteve të mbyllura, kryesisht në terraca. Spanja do të fillojë heqjen e masave të izolimit në Madrid dhe Barcelonë, raproton BBC. Sipas rregullave të reja, njerëzit do të jenë në gjendje të takohen në grupe deri në 10 persona. Parqet do të rihapen dhe disa muze do të lejojnë një numër të kufizuar vizitorësh. Njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska mbrojtëse në publik dhe në ndërtesa ku distancimi fizik është i pamundur. Spanja ka mbajtur në fuqi masat më të rrepta të izolimit në botë. Në këtë vend janë shënuar më shumë se 28 mijë vdekje nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

O,Brien - Kina e trajtoi koronavirusin sikurse BRSS-ja Çernobilin

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O'Brien e ka krahasuar mënyrën sesi e ka trajtuar Kina situatën me koronavirusin, me atë të incidentit bërthamor në Çernobil më 1986, nga ana e ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS). Ai tha se Pekini e dinte se çfarë po ndodhte me virusin, por e gënjeu Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe i ndaloi ekspertët e jashtëm nga qasja në informacione. "Ata lëshuan një virus në botë, i cili po shkatërron triliona dollarë pasuri ekonomike amerikane, të cilat ne po i shpenzojmë për të mbajtur të gjallë ekonominë tonë, për t'i mbajtur amerikanët të gjallë gjatë këtij virusi", tha O'Brien në një intervistë për televizionin NBC. Shpërthimi në uzinën bërthamore në Çernobil ka ndodhur më 26 prill të vitit 1986, duke përhapur re radioaktive mbi pjesë të mëdha të Bjellorusisë, Ukrainës dhe Rusisë. Afro 8.4 milionë njerëz në këto zona janë ekspozuar ndaj rrezatimit. Moska vonoi në zbulimin e informacioneve për incidentin. Presidenti amerikan, Donald Trump e ka akuzuar Kinën për fshehje të informacioneve lidhur me shpërthimin e epidemisë si dhe ka ngritur dyshime se virusi mund të ketë dalur nga një laborator kinez. Kina ka mohuar akuzat. Më shumë se 5 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 340,000 kanë vdekur, që nga shfaqja për herë të parë e virusit, në dhjetor të vitit të kaluar në Kinë.

 

 

Redaksia në gjuhën shqipe e Radios së Malit të Zi sot kremtoi 55 vjetorin e punës

Redaksia në gjuhën shqipe e Radios së Malit të Zi sot kremtoi 55 vjetorin e punës së vetë , sa modeste aq edhe të rëndësishme për popullatën shqiptare në këtë republikë . Kuptohet se informimi në gjuhën amtare , sidomos të pakicave, të shkëputura nga trungu, ka rëndësi të madhe, jo vetëm si informim, por edhe si segment kulturor edukativ etj. Në ditën e sotme para plotë 55 vitesh për herë të parë në valët e programit të Radio Titogradit të atëhershëm, sot Radio e Malit të Zi, u dëgjua fjala shqip. Ishte ky mediumi i parë dhe i vetëm i asaj kohe në gjuhën shqipe në territorin e Malit të Zi.Duhet theksuar se inicues e themelues i këtij emisioni , e pastaj edhe si redaksi e mëvetësishme pranë kësaj shtëpie mediatike , ishte intelektuali, humanisti, publicisti e më vonë edhe deputeti në Parlamentin e Malit të Zi i ndjeri Gjergj Gjokaj. Fillimisht ky emision emetohej një herë në javë në kohëzgjatje 60 minuta të martave dhe kishte karakter informativ-muzikor. Fillimisht ishin të punësuar vetëm tre punëtorë , kurse me kalimin e viteve kjo redaksi zgjerohet me të punësuar të tjerë, por pas disa viteve edhe me ndryshimin e konceptit të emisioneve. Me kalimin e Gjergj Gjokajt si redaktor përgjegjës i revistës “Koha” në vitin 1979, në krye të redaksisë vjen Zef Camaj, i cili këtë detyrë e ushtron deri në vitin 1980, kur në krye të saj vjen Fran Camaj , sot pensionist , i njohur si aktivist dhe publicist dhe i cili me shumë sukses dhe pasion e udhëheqë këtë redaksi deri në vitin 1998. Prej kësaj date për 15 vjet rresht redaksinë e udhëheq Pjeter Lucaj , sot redaktor i programit të pakicave në Radion e Malit të Zi. Prej vitit 2013 në krye të redaksisë vjen Marash Dedvukaj, i cili me mjaft sukses dhe përkushtim e udhëheqë redaksinë. Gjatë tërë kësaj kohe në këtë redaksi kanë vepruar shumë gazetarë , korrespodentë dhe bashkëpunëtorë, të cilët kanë bërë emër në fusha të ndryshme; si politikanë , diplomatë, shkrimtarë , akademikë , publicistë etj. Sot , kjo redaksi ka të punësuar 6 gazetarë dhe personel tjetër teknik dhe prodhon tri lloje të emisionit: lajmet e mëngjesit, ditarin si dhe emisionin “Në fund të javës “ . U jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar në këtë redaksi si dhe të gjithë dëgjuesve tanë besnikë që si sot e 55 vjet më parë na mbështetën dhe vazhdojnë të na mbështesin në misionin tonë të informimit në shqip në Mal të Zi. Gëzuar jubileun, me shpresë dhe dëshirë që edhe ky emision do të zgjerohet si për nga kohëzgjatja, ashtu edhe për nga numri i të punësuarve, dhe e gjithë kjo në favor të atyre të cilëve edhe u jemi dedikuar, pra dëgjuesve tonë.

 

Pjetër Lucaj



Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi , në jug dhe pjesën qendrore po mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell, kurse në veri deri krejt i vranët dhe me reshje lokale të shiut. Frynë erë e dobët deri mesare, vende vende e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura në orën 14 u shënuan : Ulqin e Tivar 25 g, Podgoricë e H. Novi 24, Cetinë 19, Nikshiq 18, Plevle 16, Kollashin 15, dhe në Zhablak 10 g.

Për nesër në jug dhe pjesën qendrore paralajmërohet mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Në veri me vranësira të ndryshueshme deri krejt i vranët , me reshje të mundshme lokale. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut dhe veri lindjes. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 3 deri në16, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 24 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се