Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 05. 2020. 17:56 >> 18:08

Ditari 26.05.2020

26.05.2020

Për tubime në ambiente të hapur optimumi është prej 150 deri në 200 njerëz

Rreziku nga çdo tubim publikë ekziston dhe duhet caktuar se sa njerëz mund të marrin pjesë në një ngjarje, ka deklaruar ndihmës drejtori i Institutit për Shëndetin Publikë Senad Begiq, duke shtuar se për tubime në ambiente të hapur numri optimal është 150 deri në 200 persona. Ai ka theksuar se fëmijët në kopshte , të cilat siç ka paralajmëruar duhet të hapen në javën e ardhshme , nuk do të mbajnë maska , por edukatorët dhe të punësuarit tjerë do të jenë të detyruar të bartin maska. Begiq ka theksuar se nuk do të ishte i sinqertë sikur të thoshte se hapja e kufirit nuk e frikëson. “Çdo ardhje masive bartë rrezik të caktuar për sisteme të vogla shëndetësore , siç është sistemi shëndetësor i Malit të Zi. Jemi më të gatshëm tani se sa në fillim dhe do të bëjë ç 'është e mundur që të mbrojmë dhe të avancojmë shëndetin e qytetarëve tonë, ka theksuar Begiq.

Mali i Zi hap kufijtë nga 1 qershori

Në përputhje me vlerësimin e duhur, Mali i Zi do të hapë kufijtë e tij me vendet që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik në ditët e para të qershorit, njoftoi sot kryeministri Dushko Markoviq.

Në një konferencë për media, Markoviq tha se kriter i Institutit për Shëndet Publik për hapjen e kufijve janë të paktën 25 pacientë në raport me 100 mijë banorë.

"Vendet e para me të cilat do të hapen kufijtë janë Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Shqipëria, Greqia, dhe mundësisht edhe disa vende tjera rajonale," tha Markoviq pa specifikuar nëse bëhet fjalë edhe për Kosovën.

Kur u pyet nga gazetarët për hapjen e kufijve, Markoviq tha se ishte çështje besimi.

"Ne do të hapim kufijtë për vendet që kanë një status të ngjashëm epidemiologjike. Ne nuk do të kërkojmë asnjë provë speciale. Të gjithë do të marrin udhëzime të qarta se çfarë i presin ata në vend, dhe cilat rregullore duhet të respektojnë. Dhe besoj se kjo është e mjaftueshme në këtë moment për të parandaluar importin e virusit në Mal të Zi", tha Markoviq.

Në Mal të Zi, 324 njerëz janë sëmurë me koronavirus që nga fillimi i epidemisë, 315 janë shëruar, dhe 9 pacientë kanë vdekur.

Ndryshe, Mali i Zi është vendi i parë në Evropë pa raste aktive të koronavirusit.

Serbia kritikon Malin e Zi për moshapje të kufirit me të

Ministrja e Transportit e Serbisë, Zorana Mihajlloviq, tha se vendimi i Malit të Zi për të mos hapur kufijtë me Serbinë është në kundërshtim me parimet e lirisë së lëvizjes, mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian, dhe se nuk u kontribuon marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon.

“Mali i Zi, në procesin e integrimit evropian, ka përparuar më shumë se Serbia dhe disa vende të tjera të rajonit. Në përputhje me këtë, ai do të duhej të ishte shembull për të tjerët. Por, në vend të kësaj, midis njerëzve krijohen artificialisht barriera", tha Mihajlloviq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Ky vendim e thotë qartë se jo vetëm Mali i Zi ka det dhe unë besoj se qytetarët tanë do ta kuptojnë këtë mesazh", shtoi ajo.

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi janë tensionuar qysh në fund të vitit të kaluar, kur Kuvendi malazez ka miratuar një ligj për liritë fetare, që thuhet se konteston pronësinë serbe mbi disa kisha dhe territore në Mal të Zi.

 

Përfundon debati për propozimin e ligjit për amnisti

Parlamenti i Malit të Zi e ka përfunduar sot debatin për ligjin e propozuar për amnistim me të cilin është paraparë shkurtimi i vuajtjes së dënimit me burg 15, 10 ose 5% për personat e dënuar për vepra të caktuara penale. Për ndryshe siç u theksua, deputetët për këtë propozim ligjore do të deklarohen më vonë.

Amnistimi, të cilin e kanë propozuar deputetët e koalicionit në pushtet , me përjashtim të Social- demokratëve, arsyetohet si masë e detyruar në situatën aktuale të epidemisë së koronavirusit me qëllim të shkarkimit të burgjeve dhe uljen e numrit të nëpunësve të angazhuar. Për ndryshe propozimin e ligjin për amnisti e kanë paraqitur deputetët Millosh Nikoliq, Andria Popoviq, Genc Nimanbegu , Erivin Ibrahimoviq, Adrian Vuksanoviq , Daniell Zhivkoviq dhe Jovanka Llalliçiq. Deputetët e Socialdemokratëve, të Forcës, dhe të Iniciativës qytetar kroate kanë paraqitur amendament me të cilin parashihet që ligji për amnistim të mos jetë i vlefshëm për veprën penale të vrasjeve të rënda. Deputeti i Scialdemokratëve, Ivan Brajoviq, ka deklaruar më parë se përfaqësuesit e kësaj partie nuk do ta përkrahin ligjin e propozuar për amnistim, nëse nuk miratohet ky amendament. Qëndrim negativ ndaj këtij ligji kanë paraqitur edhe deputetet opozitare gjatë debatit të deritashëm në Parlamentin e Malit të Zi.

Nesër do të mbahet ora e kryeministrit

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të përgjigjet nesër në parlamente në pyetjet e përfaqësueseve të klubeve të deputetëve , Deputeti i PDS ,Dragutin Popoviq do ta pyes kryeministrin se cila është përgjigja e Qeverisë ndaj përpjekjeve gjithnjë e më të shpeshta të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm për rrezikimin e paqes stabilitetit , demokracisë dhe shoqërisë qytetare të Malit të Zi. Deputetja Daniella Paviqeviq në emër të Klubit të PSP dhe DEMOS do të pyes se çka konkretisht ka bërë Qeveria në planin e realizimit të reformës së administratës publike e cila nënkupton racionalizimin e të punësuarve në administrate lokale dhe në atë shtetërore. Deputeti i iniciativës qytetare kroate ,Adrian Vuksanoviq do të kërkojë nga Markoviq komentin për incidentet gjithnjë e më të shpeshta në të cilat shprehet shovinizmit ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare në Mal të Zi. Në emër të klubit të veçantë të deputetëve , Goran Danilloviq do ta pyes kryeministrin se në cilin sulm ka menduar kur më 14 maj , në konferencën e jashtëzakonshme ka theksuar se Mali i Zi është e ballafaquar me sulm brutal i cili mund të këtë pasoja të papara për shëndetin e qytetarëve të Malin të Zi.


Gjukanoviq shtynë vizitën në Armeni

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Armenisë Armen Sarkisian me rastin e shtyrjes së vizitës së tij zyrtare në Armeni të paraparë për fillimin e muajit qershor, për shkak të përkufizimeve të udhëtimeve në kushtet e pandemisë të virusit Covid 19. “Gjukanoviq e ka falënderuar presidentin Sarkasian për iniciativën për të biseduar dhe ka vërtetuar interesimin që kjo vizitë të realizohet pas stabilizimit të situatës dhe vendosjes së kushteve të sigurta për udhëtim” ,është kumtuar nga kabineti i presidentit Gjukanoviq. Ai , siç theksohet e ka njoftuar presidentin Armen për përfundimin e suksesshëm të fazës së parë të luftës të Malit të Zi me korona virusin. Njëkohësisht ka shprehur besimin se edhe Armenia së shpejti do të arrijë të stabilizojë krizën shëndetësore në këtë vend. Presidenti Sarkasian , përmes informatës se numrat e të sëmurëve në Armeni gjithnjë janë shqetësues , e ka përgëzuar Malin e Zi për rezultatet e shënuara në luftën kundër Covid 19.

 

Prej sot fillon regjistrimi elektronik në kopshte

Sot zyrtarisht ka filluar regjistrimi elektronikë në kopshte dhe procedura është tejet e thjeshtësuar , ka deklaruar ministri i arsimit Damir Shehoviq. Risi është se prindërit , pas regjistrimit të fëmijës , në mënyrë elektronike do të marrin kumtesën mbi grupin edukativ të fëmijë, si dhe emrin e edukatorit i cili e udhëheqë këtë grup. Për ndryshe sot zyrtarisht fillon edhe fushata për rritjen e regjistrimit të fëmijëve në institucionet parashkollore. Shehoviq ka kumtuar se projektet e kontraktuara të ndërtimit ose të rikonstruktimit të kopshteve të reja do të sjellin 2 mijë e 5oo vende të reja për fëmijët. Regjistrimi në kopshte mund të bëhet në faqen e njëjtë të UEB adresës si edhe regjistrimi në shkollat fillore i cili tani më ka filluar dhe është e hapur 24 orë në ditë.

Studentët nuk do të paguajnë ushqimin në mensë dhe as konviktet gjatë këtij afatit

Studentët nuk do ti paguajnë shpenzimet bazë të ushqimit dhe të vendosjes në konvikte për afatin e qershorit kanë kumtuar nga Ministria e arsimit, duke shtuar se janë në komunikim me Institutin për shëndetin publik lidhur me hapjen sa më të shpejt të mundshme të konvikteve studentore. Kjo do të thotë se studentët , në bashkëpunim me konviktet për muajin qershore dhe korrik do të jenë të liruar nga shpenzimet për ushqim, si dhe të komplet shpenzimeve për pagesën e qirasë në konvikte , respektivisht do të lirohen nga participimi i plot i tyre. Ministri i arsimit, Damir Shehoviq, ka deklaruar se dikasteri në krye të të cilit është ai nuk ka dyshim nëse duhet respektuar kërkesat konstruktive e që janë në favor të nevojave reale të studentëve.

 

Andrija Radman propozohet për anëtarë të KZSH

Këshilli administrativ ka propozuar sot për anëtarë të komisionit zgjedhor të shtetit Andria Radmanin. Ky vend ka mbetur bosh pasi që Lilana Radonjiq ka dhënë dorëheqje , të cilën e ka arsyetuar nga shkaqet personale. Ajo në këtë funksion ishte emëruar me propozimin e PDS. Për ndryshe të theksojmë se anëtarin e KZSH e emëron Parlamenti i Malit të Zi.

 

Një urim i veçantë nga Ambasada e Kosovës në Mal të Zi: Redaksia është pjekur duke kaluar sfida nëpër kohëra të ndryshme

Në mesin e urimeve të shumta të cilat tash disa ditë kanë mbërri në redaksinë tonë dhe telefonatave të shumta që kemi pasur nga dëgjuesit, një urim i veçantë me rastin e 55 vjetorit të Redaksisë në shqip në Radion e Malit të Zi, na vjen nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Podgoricë. Siç thuhet në urimin nga kjo ambasadë, një jubile si i juaji, prej 55 vjet pune të palodhur që në gjuhën shqipe të informoni bashkëkombësit Tuaj, është një rast i veçantë që meriton lëvdate e urime të sinqerta. Radio juaj është rritur e pjekur duke kaluar sfida nëpër kohëra të ndryshme. Puna juaj jo vetëm në informim, por edhe kultivim të fjalës shqipe në Mal të Zi është kontribut edhe kulturor, patriotik e qytetar, për çka duhet të ndiheni krenar. Me këtë rast, urojmë këtë përvjetor të shënuar, gjithë stafit tuaj në emër të ambasadës se Kosovës dhe popullit të saj, thuhet mes tjerash në urimin e dërguar nga Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa.

 

Thaçi: Nuk kam kontakte me Lajçakun, nuk e kam vullnetin të participoj në një proces që udhëhiqet nga ai

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi para mediave sot ka folur për procesin e dialogut me Serbinë dhe thirrjet e Francës dhe Gjermanisë që ky proces të nis sa më shpejtë.

Para mediave, Thaçi ka thënë se Kosova në javët e ardhshme duhet të jetë e gatshme që të marrë përgjegjësitë që i takojnë, në realitetet e reja që krijohen në vend, shkruan lajmi.net.

“Kosova duhet të jetë në javët e ardhshme e gatshme që të merr përgjegjësitë që i takojnë, në realitetet e reja që krijohen. Askush nuk mund ta përcaktoj ditën apo javën se kur do të nis dialogu me Serbinë. Është inkurajuese angazhimi i SHBA-ve në këtë proces që t’i shtyjë gjërat përpara. Ne na mbetet që të punojmë bashkarisht, dhe të kemi një punë serioze, sa më unifikuese dhe që ky proces të përmbyllet me njohje reciproke si dy shtete të pavarura. Rrugëtimi jonë është i qartë, ne duam të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së dhe të kemi një raport special me SHBA-të”, tha presidenti.

Thaçi në këtë konferencë për media foli edhe për të dërguarin special të BE-së në procesin e dialogut, Miroslav Lajçak, me të cilin tha se nuk ka kontakte, por se të njëjtat i ka kryeminstri në detyrë, Albin Kurti.

Presidenti po ashtu tha se nuk e ka vullnetin të participojë në një proces të udhëhequr nga Lajçak, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kurti: Pres nga Kushtetuesja të interpretojë dhe jo të shkruajë Kushtetutën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se se pret nga Gjykata Kushtetuese që të bëjë intepretimin e Kushtetutës dhe jo, siç tha ai, shkrimin e saj.

Kurti iu referua rastit që ka dërguar Lëvizja e tij Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar kushtetushmërinë e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për dekretimin e Avdullah Hotit si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku u takua me personelin mjekësor dhe vullnetarët që kanë menaxhuar karantinën gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Unë pres nga Gjykata Kushtetuese që, në përputhje me Nenin 112 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të bëjë interpretim të Kushtetutës dhe jo shkrim të saj. As presidenti, as kryeministri, as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shkruajnë Kushtetutën. Ne duhet ta respektojmë dhe zbatojmë atë dhe Gjykata Kushtetuese edhe ta interpetojë këtë. Mirëpo, ndryshim të Kushtetutës, plotësim të saj dhe shkrim të saj mund të bëhen vetëm me amandamente parlamentare në Kuvendin e Republikës”, tha Kurti.

Më 25 mars, Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Mocioni është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës - parti në koalicionin qeverisës - pasi Kurti ka shkarkuar një nga ministrat e saj.

Presidenti i Kosovës, Thaçi, më 30 prill, e ka dekretuar Avduallah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër të ri të vendit.

Të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendsje e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e vendimit të Thaçit.

Gjykata Kushtetuese, më 1 maj, ka vendosur masën e përkohshme për pezullim të zbatimit të këtij dekreti deri më 29 maj, derisa të marrë vendim për ligjshmërinë e këtij vendimi.

 

25 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, 15 janë vetëm në një Call Center në Tiranë

Tashmë 33 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.

Ndërkohë në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë, transmeton Top Channel.

Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë.

MInistria njofton se po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

OBSH paralajmëron valë të dytë të koronavirusit, nëse masat hiqen shpejt

Derisa shumë vende të botës kanë lehtësuar masat kundër koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka paralajmëruar ato se mund të përballen me “valën e menjëhershme të dytë” të të infektuarve.

Në pjesën më të madhe të Evropës dhe Azisë Lindore, virusi duket se është zbehur, por pjesa tjetër e botës është ende duke luftuar valën e parë të tij.

Shefi i programit për emeregjenca të OBSH-së, Mike Ryan, tha se virusi tani po përhapet në pjesë të Amerikës Latine, Azisë së Jugut dhe Afrikës.

Ryan tha se pandemitë shpesh ndodhin në valë, që do të thotë se zonat ku vala e parë është heshtur, mund të goditen përsëri këtë vit.

Ka po ashtu shanse që niveli i infeksioneve të rritet, nëse masat për të frenuar valën e parë lehtësohen shumë shpejt, paralajmëroi Ryan.

Koronavirusi ka infektuar afro 5.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë mbi 346,000.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave: mbi 1.6 milion, përkatësisht mbi 98,000.

Shtetet më të goditura në Evropë janë Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Italia dhe Franca.

 

Në fund të javës do të dihet data për organizimin e zgjedhjeve në Maqedoni

E treta gjendje e jashtëzakonshme, të cilën e deklaroi Presidenti Stevo Pendarovski në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit, këtë herë për 14 ditë skadon në fund të këtij muaji, pas së cilës sipas Kushtetutës duhet të vazhdojë aktivitetet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u vonuan për shkak të krizës me coronavirusin.

Palët nuk kanë rënë dakord ende për një datë për zgjedhjet, pasi takimi i fundit i liderëve përfundoi me pikëpamje të ndryshme nga qeveria dhe opozita për veprime të mëtutjeshme në zgjedhjet e parakohshme, të cilat duhet të mbaheshin më 12 prill para shpërthimit të epidemisë Covid-19.

Si qeveria ashtu edhe opozita duan një konsensus për datën e zgjedhjeve, por tani për tani, sipas asaj që ata thonë në opinion, nuk ka gjuhë të përbashkët, dhe harmonizimi i pikëpamjeve pritet deri në fund të kësaj jave, megjithëse ende nuk ka konfirmim zyrtar për një takim tjetër të liderëve deri më 30 maj, paralelisht me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme 14-ditore.

Kryetari i LSDM-së në pushtet, Zoran Zaev, dje në një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti theksoi se deri në fund të kësaj jave do të dihet se kur do të mbahen zgjedhjet, duke shtuar se ato duhet të organizohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së për “Klan Macedonia” dhe se gushti dhe shtatori është periudha më e mirë kur mund të mbahen zgjedhjet.

 

Afganistani do të lirojë 900 talebanë të tjerë si pjesë e procesit të paqes

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha se procesi i lirimit kishte filluar dhe qeveria ishte e gatshme të fillonte bisedimet e drejtpërdrejta me talebanët.

Ndërsa armëpushimeve të rralla po u vjen fundi, qeveria afgane të martën njoftoi se do të lirojë 900 luftëtarë të tjerë talebanë, me shpresë për zgjatjen e armëpushimit dhe për të çuar përpara procesin e paqes, raporton Anadolu Agency.

Javed Faisal, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha se procesi i lirimit kishte filluar dhe qeveria ishte e gatshme të fillonte bisedimet e drejtpërdrejta me talebanët.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Kabul liroi 100 të burgosur talebanë si një gjest i vullnetit të mirë, pas deklaratës së papritur të armëpushimit tre-ditor të talebanëve për festën muslimane të Fitër Bajramit.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende - vende , në viset veriore me reshje të shiut e bubullimë. Frynë erë mesatare deri e fortë veriore .

Temperaturat: Podgoricë 23, Tivar 22, H. Novi e Budvë 21, Cetinë 18, Ulqin 17, Nikshiq e Beranë 14, Plavë 13, Bjello Pole, Plluzhin e Shavnik 12, Plevle e Rozhajë 10, Kollashin 8, dhe në Zhablak 3 g.

Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të gjata me diell, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende - vende me reshje e bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 26 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се