Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 05. 2020. 17:34 >> 17:48

Ditari 27.05.2020

27.05.2020

Përpjekjet për destabilizim do të sanksionohen me vendosmëri dhe në mënyrë efikase

Çdo përpjekje për destruksion dhe destabilizimin e Malit të Zi do të sanksionohen në pajtim me kushtetutën dhe ligjet, me vendosmëri dhe efikasitet , ka deklarua kryeministri Dushko Markoviq duke shtuar shteti është rezistencë ndaj agresivitetit dhe mohuesëve të pavarësisë së tij. Markoviq në kuadër të orës së kryeministrit në parlamentin e Malit të Zi, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të PDS Dragutin Papoviq se cila është përgjigja e Qeverisë ndaj përpjekjeve gjithnjë e më të shpeshta të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm politikë që të rrezikojnë paqen , stabilitetin demokracinë dhe shoqërinë qytetare të Malit të Zi , është përgjigjur se të gjitha këto përpjekje janë të pa shpresa . Të gjitha përpjekjet që me dhunë të shkatërrohet stabiliteti, harmonia qytetare dhe zhvillimi i arritur do të parandalohën në formën më të mirë të mundur nga institucionet e afta në sistemin e rregulluar demokratik të cilin Mali i Zi e kultivon”, ka theksuar Markoviq në orën e kryeministrit. Ai ka theksuar se vendimet e Malit të Zi nuk janë të drejtuar kundër askujt. Siç ka theksuar Mali i Zi , edhe për kundër të gjitha kundërshtimeve, është bërë anëtarë i NATO-s , dhe kjo nuk është vetëm çështje e Aleancës politike dhe ushtarake , por mbrojtje esenciale e territorit dhe e kufijve gjë që e garantojnë shtetet më të fuqishme të botës. Vendimi i Malit të Zi lidhur me hapjen e kufijve është sjellë në bazë të standardeve epidemiologjike të cilat i vërtetojnë pushtetet shëndetësore malazeze , ka theksuar Markoviq duke shtuar se nuk ekziston agjendë sekrete.

Sektori i sigurisë garanci për stabilitetin shtetëror

Sektori i sigurisë është garanci e fortë e sigurisë afatgjate dhe e stabilitetit shtetëror , ka deklaruar sot drejtori i drejtorisë së policisë Veselin Veloviq. Ai e ka vizituar sot sektorin e policisë speciale në kampin në Zllaticë me ç'rast ka biseduar me gjeneratën e 11 të Akademisë policore e cila vijon trajnimin bazë për punë njësinë antiterroriste dhe të veçantë të policisë. Ai me këtë rast ka theksuar se edukimi cilësor dhe trajnimi i nëpunësve policorë është me rëndësi të veçantë gjë të cilës i kushtohet vëmendje e shtuar , duke pasur para sysh se resurset njerëzore janë komponent e rëndësishme në punën e drejtorisë së policisë. “Sektori i sigurisë është garanci e fortë e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të shtetit “ ka theksuar Veloviq. Ai i ka falenderuar nëpunësit e këtij sektori për kontributin e dhënë për ruajtjen e ambientit stabil të sigurisë në këtë kohë dhe në ngjarjet aktuale.

Në Mal të Zi do të mund të hyjnë nënshtetasit e së paku 19 vendeve

Në Mal të Zi do të mund të udhëtojnë shtetasit e së paku 19 shteteve në të cilat në 100 mijë banorë ka 25 ose më pakë individ të prekur nga korona virusi e që është kriterium i institutit për shëndetin publikë. Sipas të dhënave të sajtit ,, Wordometers,, në Mal të Zi do të mund të vinë nënshtetasit e Sllovenisë, Kroacisë, Sllovakisë, Shqipërisë dhe të Zvicrës. Po ashtu në Mal të Zi do të mund të hyjnë edhe nënshtetasit e Norvegjisë dhe të Austrisë ku në 100 mijë banorë të infektuar janë nga 8 individë , pastaj nënshtetasit e Gjermanisë dhe të Kosovës, të Greqisë, Danimarkës, Hungarisë dhe Luksemburgut. Në pajtim me kriteriumet e institutit në Mal të Zi mund të hyjnë edhe nënshtetasit e BH , Bullgarisë , Maqedonisë Veriore , Izraelit , Finlandës dhe të Çekisë.

Vuçiq, nuk ka dilemë se vendimi i Malit të Zi është politikë

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq ka deklaruar se nuk ka dyshim se vendimi i Malit të Zi që prej me një qershor të mos i hap kufijtë me Serbinë është vendim politikë , duke paralajmëruar se Serbia kufirin e vetë nuk do ta mbyll. Ai ka theksuar se që nga fillimi e ka pas të qartë se ky vendim është politikë dhe është i bindur se ai do të ndryshoi. Vuçiq ka theksuar se “të gjitha vendet të cilave Mali i Zi u lejon hyrjen në territorin e vetë proporcionalisht kanë më shumë viktima se sa Serbia . Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka theksuar se vendimi i drejtorisë për aviacionin civil i Serbisë , me të cilin ndalohet aterrimi i aeroplanëve të Montengro Erllajnsit në aeroportin “Nikolla Teslla” të Beogradit nuk ka lidhje me politikën e jashtme të Serbisë , ka theksuar ai. Ai ka shtuar se këto nuk janë masa reciproke ndaj vendimit të Malit të Zi që të mos i hap kufijt me Serbinë.

16 vjet nga vrasja e Dushko Jovanoviqit

Pronari dhe kryeredaktori i gazetës “DAN” Dushko Jovanoviq është vrarë në ditën e sotme para 16 vitesh para redaksisë së këtij mediumi. Jovanoviq është vrarë rreth mesnate me 27 maj të vitit 2004 me ç'rast mbi të nga një autor veturë e tipit golf tre është shkrepur breshëri nga pushka automatike. Kryetari i Komisionit për përcjelljen e hetimeve të sulmit kundër gazetarëve e zëvendës i kryeredaktorit të gazetës DAN Nikolla Markoviq , ka theksuar se ky përvjetor i vrasjes së Jovanoviqit ia tërheq vërejtjen shoqërisë se ky krim makabër nuk është shndritur as pas 16 vitesh. Ai ka theksuar se akoma nuk dihen urdhërdhënësit dhe as autorët dhe se përfaqësuesit më të lartë të gjyqësorit theksojnë se shansi është tepër i vogla që kjo vrasje të shëndritet ndonjë herë.

Rënia e numrit të turistëve pasoj e pandemisë së korona virusit

Në Mal të Zi në muajin mars është shënuar rënie e konsiderueshme e qëndrimit dhe e bujtjeve të turistëve për shkak të pandemisë së korona virusit , kurse në muajin prill , për shkak të futjes së masave të përkohshme me qëllim të pengimit të përhapjes së virusit turistë nuk ka pasur, tregojnë të dhënat e MONSTAT-it . Në kumtesë thuhet se në Mal të Zi në muajin mars, në vendosjen kolektive kanë qëndruar 18.93 mijë turistë ose 66.3% më pakë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i bujtjeve në vendosjen kolektive 70.7% janë realizu nga turistët e huaj , kurse 29.3% nga turistët vendor.

HARADINAJ: PAS VENDIMIT TË KUSHTETUESES PËR 48 ORË DO TA KEMI QEVERINË E RE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër për 48 orë do të mbahet seanca për votimin e Qeverisë së re. Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka shtuar se do ta respektojnë vendimin e kësaj gjykate, duke u shprehur i bindur se vendimi do të jetë në favor të koalicionit që kjo parti ka lidhur me LDK-në dhe Nismën, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti. “Tani vendimi është i Gjykatës ne të tjerët duhet ta respektojmë. Bindja ime është se do të mbështetet dekreti edhe nga ky vendim pra do t’i jepet legjitimiteti kushtetues ligjor. Arsyeja është se Kosova duhet çdo herë të ketë mundësinë që të krijojë Qeverinë edhe kur i pari nuk arrijnë ta bëjë qeverisjen për një arsye të caktuar sepse një qeverisje e tillë do të ishte procedan i përjetshëm”. “Sa më shpejt që vendimi është final dhe ata mund ta marrin vendimin nesër megjithatë vendimi duhet të jetë zyrtar i nxjerr publik, menjëherë brenda 48 orëve do të kemi seancën në parlament për votimin e qeverisë”. “Të gjitha janë prioritet, por rikthimi i ekonomisë është më prioriteti. Kuptohet edhe dialogu Kosovë- Serbi. Është edhe autostrada pjesë e qeverisjes në fillimin e vitit të ardhshëm”. “Tani ata ende nuk po dinë çka po duan sepse ende nuk është marrë vendimi. Duke u sjellë në pushtet dhe duke u sjellë kështu me këto protesta pak e çuditshme”.

Ekonomia e Francës pritet të tkurret për 20%

Ekonomia e Francës pritet të tkurret për 20 për qind në tremujorin e dytë të vitit, si rezultat i masave të ashpra të izolimit ndaj koronavirusit, tha Zyra e Statistikave e këtij vendi, Insee. Sipas saj, në tremujorin e parë ekonomia franceze është tkurrur për 6 për qind. Insee tha se aktiviteti ekonomik është kthyer për 21 për qind më pak se nivelet e zakonshme, pas lehtësimit të masave të izolimit, të cilat kanë qenë në fuqi nga mesi i marsit deri në fillim të majit. Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë eknomitë e vendeve të Evropës, të cilat janë detyruar të mbyllin përkohësisht bizneset për të frenuar përhapjen e sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19. Këtë muaj, Gjermania, ekonomia më e fuqishme në Evropë, ka rrëshqitur në recesion. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të paraqesë sot një propozim zyrtar për rimëkëmbjen ekonomike të kontinentit.

 

Amerika Latine, epiqendër e re e pandemisë së koronavirusit

Amerika Latine ka tejkaluar Evropën dhe Shtetet e Bashkuara me numrin e përditshëm të të infektuarve me koronavirus, tha drejtorja e Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetësisë, Carissa Etienne. Rajoni “është bërë tani epiqendër e pandemisë” së koronavirusit, tha ajo në një konferencë për gazetarë. Brazili është vendi i dytë në botë, pas SHBA-së, me numër të të infektuarve dhe i gjashti me numrin e viktimave. Mbi 391,000 njerëz atje janë infektuar me koronavirus dhe mbi 24,500 kanë humbur jetën. Për vendet si Brazili, “tani nuk është koha për t’i lehtësuar kufizimet ose strategjitë parandaluese”, tha Etienne, nga Organizata Pan-Amerikane e Shëndetësisë. "Tani është koha për të qëndruar të fortë, për të qëndruar vigjilentë dhe për të zbatuar në mënyrë agresive masat e shëndetit publik. Kemi mësuar nga rajonet e tjera, kemi mësuar se çfarë funksionon dhe çfarë jo dhe ne duhet të vazhdojmë ta zbatojmë këtë njohuri në kontekstin tonë”, tha Etienne. Në pjesë të tjera të Amerikës Latine, shpërthimet e koronavirusit po marrin hov në Peru, Kili, El Salvador, Guatemalë, Nikaragua dhe Meksikë. Në një tjetër lajm të keq për rajonin, linja më e madhe ajrore e Amerikës Latine, LATAM, është bërë kompania e fundit në të gjithë botën që ka shpallur falimentimin, pasi ka pësuar rënie dramatike të biznesit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 

Koloseumi në Romë rihapet më 1 qershor

Atraksioni më i njohur turistik në Itali, Koloseumi, do të rihapet më 1 qershor, pas gati tre muajsh i mbyllur, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Parku Arkeologjik i Koloseumit, në përbërje të të cilit është Koloseumi dhe Forumi Romak, tha në njoftimin e rihpajes së muajt e fundit “të heshtjes surealiste” kanë qenë “shumë të vështirë” për të. Vizitorët e Koloseumit tani do të duhet të paguajnë paraprakisht për vizitën, të vendosin maska në fytyrë dhe të kontrollojnë temperaturën në hyrje. Vizitorët do të pranohen në grupe deri në 14 vetë, çdo 15 minuta. Ashtu si monumentet dhe muzetë tjerë në Itali, Koloseumi dhe Forumi Romak janë mbyllur më 8 mars. Vitin e kaluar, ata kanë tërhequr më shumë se 7.5 milionë vizitorë. Në Romën e lashtë, kjo hapësirë, që daton nga shekulli i parë, është përdorur si vend për ekzekutime publike dhe sporte të përgjakshme.

 

Moska nis testimin falas të qytetarëve për antitrupa të koronavirusit

Institucionet mjekësore në Moskë kanë nisur të kryejnë teste falas për të mbledhur informacione mbi praninë e antitrupave të koronavirusit te banorët e kryeqytetit rus. Zëvendëskryetarja e Moskës, Anastasia Rakova, tha se qytetarët mund të regjistrohen në mënyrë elektronike në spitale, për të bërë testin e antitrupave. “Takimi duhet të bëhet 14 ditë para [testit]. Rezultati do të jetë i gatshëm brenda tre ditësh”, tha ajo. Spitalet në Moskë, sipas saj, mund të mbledhin deri në 5,000 mostra në ditë. Njoftimi vjen pasi zyrtarët thanë se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Rusi ka rënë për të dytën ditë me radhë. Në 24 orët e fundit, ata identifikuan 8,338 raste të reja me koronavirus dhe 161 viktima. Në total, Rusia ka mbi 370,600 të infektuar dhe 3,968 të vdekur nga koronavirusi.

 

Koreja e J. regjistron numrin më të madh të rasteve me koronavirus në disa javë

Koreja e Jugut raportoi shtimin më të madh të rasteve të reja me koronavirus, pas shtatë javësh.Ky vend është konsideruar si model global për frenimin e koronavirusit, me anë të testimeve masive. Zyrtarët njoftuan për 40 raste të reja ditën e sotme, shumica e tyre në një zonë të populluar metropolitane të Seulit. Ky është numri më i lartë qysh më 8 prill, kur janë raportuar 53 raste të reja. Pjesa më e madhe e rasteve të fundit, 36 sosh, u regjistruan në deponë e një firme elektronike. "Dyshohet se rregullat themelore në depo nuk janë zbatuar", tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Kim Gang-lip, duke aluduar në distancimin fizik. Nëse rregullat nuk zbatohen në vendet e punës, mund të kemi infektime masive, paralajmëroi ai. Në total, Koreja e Jugut ka konfirmuar 11,265 raste me koronavirus dhe 269 viktima.

Mbretëria e Bashkuar autorizon përdorimin e remdesivirit kundër koronavirusit

Ilaçi i quajtur, remdesivir, që besohet se zvogëlon kohën e shërimit të pacientëve nga koronavirusi, është miratuar për përdorim nga Sistemi Kombëtar i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar. Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka thënë se ky trajtim mund të përbëjë hapin më të madh në rrugën e trajtimit të koronavirusit, prej ditëve të para të shpërthimit. Remdesivir është ilaç anti-viral, që është përdorur kundër Ebolas. Rregullatorët britanikë kanë thënë se ka mjaftueshëm të dhëna që tregojnë se ky ilaç mund të përdoret në pacientë të caktuar, të cilët janë të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus. Për shkak të rezervave të vogla me këtë ilaç do të trajtohen vetëm ata që besohet se mund të përfitojnë më së shumti. Përveç Britanisë, ky ilaç është duke u testuar në shumë vende në botë. Të dhënat fillestare kanë treguar se remdesivir zvogëlon për katër ditë periudhën e shërimit, ndonëse ende nuk ka prova se ai mund të shpëtojë më shumë jetë njerëzish.

 

Zelanda e Re, pa asnjë rast të hospitalizuar me koronavirus

Zelanda e Re tha se ka liruar nga spitali pacientin e fundit me koronavirus. Për herë të parë në gati tre muaj, ky vend nuk ka të hospitalizuar asnjë rast me virusin ngjitës. Autoritetet atje po ashtu thanë se nuk kanë regjistruar asnjë të infektuar të ri, për të pestën ditë me radhë. Në total, Zelanda e Re ka konfirmuar rreth 1,500 raste me koronavirus dhe 21 viktima. Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kryeministrja Jacinda Ardern, në fund të marsit, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha aktiviteteve ekonomike, përveç shërbimeve thelbësore. Më 27 prill, Ardern ka deklaruar se koronavirusi në këtë vend është eliminuar dhe ka urdhëruar rihapjen graduale të ekonomisë.Zyrtarët janë të bindur se e kanë ndaluar transmetimin e virusit në komunitet, por thonë se shqetësimet e tyre do të rriten kur të rihapen kufijtë, në muajt e ardhshëm. Mbi 420,000 njerëz në Zelandën e Re raportohet se kanë shkarkuar aplikacionin për gjurmimin e koronavirusit.

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Në Jug dhe Bregdet mban mot me vranësira të pakta , në viset kontinentale kryesisht i vranët dhe i thatë, kurse në veri i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore.

Temperaturat: Tivar 24, H. Novi e Ulqin 23, Podgoricë e Budvë 22, Cetinë 18, Nikshiq 15, Beranë, B. Pole e Shavnik 14, Kollashin , Plluzhinë e Plavë 12, Rozhaj 11, Plevle 10, dhe në Zhablak 6 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, në jug dhe bregdet me intervale të gjata me diell , kurse në veri kryesisht i vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimet veriore. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 26 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се