Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 05. 2020. 16:52   >>  16:59

Ditari 28.05.2020

28.05.2020

Shpresojmë që Serbia së shpejti do ti plotësojë kriteriumet e Malit të Zi

Parlamenti i Malit të Zi e vazhdoi sot seancën e katër të rregullt të sesionit pranveror. Në rend të ditës ishin pyetjet e deputetëve drejtuar nënkryetarit të Qeverisë ,Millutin Simoviq. Kriteriumet për hapjen kufijve të Malit të Zi do të mbesin 25 të sëmurë në 100 mijë banorë, ka deklaruar nënkryetari i Qverisë e kryetar i Këshillit koordinues nacional ,Millutin Simoviq. Ai ka shtuar se Serbia akoma nuk e ka plotësuar këtë kriterium dhe ka shprehur besimin që në këtë vend sa më parë të ulet numri i të infektuarve. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të Frontit Demokratik, Millan Knezheviq ka theksuar se Mali i Zi gjatë pandemisë së koronavirusit ka bërë 16 mijë e 188 testime në 1 milion banorë. “Mali i Zi dëshiron të ndjek rekomandimet dhe sugjerimet e Komisionit evropianë dhe kufijtë do ti hap ,duke pasur para sysh interesat e veta jo primare ekonomike . Interes primar i Malit të Zi është mbrojtja e jetës së qytetarëve , ka deklaruar Simoviq. Siç ka theksuar sot pas dite, do të mbahet mbledhja e Këshillit koordinues nacional dhe siç ka paralajmëruar do të ruhet kriteriumi i 25 të sëmurave në 100 mijë banorë. Ai ka shtuar se Serbia akoma nuk bënë pjesë në grupin e atyre shteteve që kanë më pakë se 25 të sëmur në numrin e caktuar të banorëve. Në fillim të mbledhjes deputeti i PDS ,Nikolla Rakoçeviq, ka theksuar se vendimi i gjyqit që i dyshuari për thyerjen e pllakës përkujtimore në Pipër të mbrohet nga liria është i pa tolerueshme dhe PDS ka paralajmëruar formimin e një ekipi të juristëve i cili do të punojë në ndryshimin e legjislacionit , në mënyrë që rastet e tilla në të ardhmen të parandalohen . Në PDS konsiderojnë se nuk mund të tolerohet që nëpunësit shtetëror të sillen në këtë mënyrë ndaj autorëve te veprave të tilla penale. Nga ana tjetër deputeti i Frontit Demokratik, Sllaven Radunoviq, ka theksuar se e kanë kontaktuar familjen e të dyshuarit e cila i ka njoftuar se i riu i pandehur ka qenë i detyruar të pranojë fajin dhe se inspektori i policisë e ka keqtrajtuar duke ushtruar tortura ndaj tij.

Millosheviq: Është në interes të Malit të Zi hapja e kufirit me Serbinë

Ambasadori i Malit të Zi në Serbi , Tarzan Milloshviq ,ka deklaruar sot se lista e shteteve me të cilat Mali i Zi do ti hap kufijtë nuk është definitive ,duke shtuar se asnjë shtet nuk ka më tepër interes hapjen e kufirin me Serbinë se sa Mali i Zi. “Mali i Zi e ka për interes të madh hapjen e kufirit me Serbinë”, ka theksuar Millosheviq për TV Prva ,duke shtuar se konsideron se situata aktuale që ka të bëjë me hapjen e kufijve do të zgjidhet brenda 10 ditëve të ardhshme. Ai ka theksuar se serbët dhe malazezët janë vëllezër dhe askush që të vijë nga Serbia në Mal të Zi nuk do të përballet me probleme. Millosheviq ka theksuar se gjatë tërë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme qytetarët e Malit të Zi në Serbi janë trajtuar mirë. Ai ka theksuar se ka pranuar funksionin e ambasadorit të Malit të Zi në Serbi me qëllim që ti avancojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve , të cilat pas ngjarjeve të fundit kanë ngecur shumë , transmeton agjencia Tanjug.

 

“Me ardhjen e turistëve të parë çdo gjë do të ndryshojë për të mirë”

Në Mal të Zi aktualisht nuk ka të sëmurë nga koronavirusi dhe është paralajmëruar se fundi i epidemisë, nëse në ndërkohë nuk do të këtë raste të reja, mund të shpallet në fillim të muajit të ardhshëm. Në Mal të Zi, sipas paralajmërimeve, nga 1. qershori, do të mund të udhëtojnë shtetasit e së paku 19 shteteve në të cilat në 100 mijë banorë ka 25 ose më pakë individ të prekur nga koronavirusi e që është kriterium i Institutit për Shëndetin Publik, deklaroi në fillim të kësaj jave kryeministri, Dushko Markoviq. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj për Euronews Albania tha se situata në Mal të Zi është plotësisht e normalizuar dhe vendi po përgatitet për hapjen e kufijve me shtetet e tjera sipas disa kushteve të përcaktuara. Ai siguroi se nga operatorët vendas nuk do të ketë rritje të çmimeve, përkundrazi sipas tij, të bësh turizëm në Mal të Zi këtë vit mund të kushtojë më pak se vitet e shkuara. “Sa i përket çmimeve, pasi që masat e Qeverisë i kanë favorizuar bizneset përmes lehtësimeve të ndryshme fiskale, në krahasim më vitin e shkuar çmimet do të jenë më të lira për të tërhequr më shumë turistë”, tha Gjeloshaj. Ndërsa, Armend Milla, ndihmës ministër në Ministrinë e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm për Tv Teuta thotë se Mali i Zi, ekonomia e të cilit mbështetet ndjeshëm te turizmi, me hapjen e kufijve dhe rikthimin në plazhe, do të ndërmarrë masa si pajisja me maska, dezinfektimi dhe ruajtja e distancave ndërmjet pushuesve të cilët priten të na vizitojnë në pesëmbëdhjete ditshin e parë të muajit qershor. Ekonomia e vendit është prekur shumë nga pandemia e koronavirusit, por që në bazë të statistikave të analizuara pritet që e njëjta të rikuperohet në vitin 2021, deklaron Milla, duke shtuar se beson që me ardhjen e turistëve të parë çdo gjë do të ndryshojë për të mirë të Ulqinit, por edhe Malit të Zi. Ai poashtu apelon që të respektohen të gjitha masat e ndërmarra dhe ta dëshmojmë që jemi shteti i vetëm i sigurt për pushime.

Senad Gilaj, gazetar

Orav dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE kanë shkruar libër gjatë pandemisë

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE në Mal të Zi dhe shefi i delegacionit të BE ,Aivo Orav kanë shkruar librin “Diplomatët e bashkuar në izolim”, gjatë pandemisë së koronavirusit. Në Info Qendrën e BE , e cila e ka botuar këtë libër , është kumtuar se ambasadorët kanë vendosur që në këtë mënyrë të shënojnë periudhën të cilën e kanë kaluar së bashku në izolim. Theksohet se libri paraqet një vështrim të llojit të vetë të 13 ambasadorëve rezidentë të vendeve anëtare të BE në Mal të Zi ,si dhe e shefit të delegacionit Oravë gjatë kohës së koronavirusit.

Ministri i punëve të jashtme ,Srgjan Darmanoviq shkruan në parathënie të librit se fjala e shkruar është dëshmi se si diplomatët dhe diplomacia janë gjetur në terren në të cilin nuk ishin mësuar , për sfidat me të cilat është dashtë të ballafaqohen , si i kanë tejkaluar ato , si dhe për mësimet të cilat i kanë nxjerrë nga ky izolim.

 

Katër kandidat për drejtor të APK-s

Valentina Smolloviq, Marko Begoviq , Amer Shukurica dh Savo Millashinoviq janë paraqitur në konkursin publikë për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për pengimin e korrupsionit – APK . Siç bëhet medie agjencia MINA , Këshilli i agjencisë do të vërtetojë nesër listën e kandidatëve për këtë funksion , kurse bisedimet me kandidatët dhe votimi për drejtorin e APK do të zhvillohet të hënën. Këshilli i APK ka shpallur me 5 maj konkursin e dytë publikë për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë . Përveç kushteve të përgjithshme për punë në organet shtetërore kandidatët për drejtor të APK duhet të kenë arsimim superior dhe 10 vjet përvojë pune , prej të cilave së paku 5 vjet në shtruarjen e punëve në fushën e luftës kundër korrupsionit ose në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Drejtori i kësaj Agjencie zgjidhet në 5 vjet dhe mund të rizgjidhet vetëm edhe një herë. Në dy konkurset e mëparshme drejtori i kësaj Agjencie nuk është zgjedhur sepse asnjëri nga kandidatët nuk e kishte fituar shumicën e nevojshme. Të theksojmë këtu se ushtrues i detyrës të drejtorit të APK është Savo Millashinoviq , të cilin në këtë funksion e ka zgjedhur Këshilli i agjencisë me 13. janar të këtij viti.

Katiniq është paraqitur për një mandat të ri

Prokurori kryesor special ,Milivoje Katniq ia ka dorëzuar dje Kolegjit të prokurorisë dokumentacionin për një mandat të ri në këtë funksion, bëhet me die jo zyrtarisht gazeta “Vjesti”. Në fillim të marsit, Katniq ka deklaruar se përsëri do të kandidohet për vendin e prokurorit kryesor special ,gjë të cilën ia mundëson ligji për prokurorinë speciale. Ftesa publike për zgjedhjen e prokurorit kryesor special është publikuar me 20. maj. Në ftesën publike shkruan se kandidati duhet të këtë fakultetin juridik, shkalla e shtatë një. Të ketë dhënë provimin e gjykatësit dhe të këtë së paku 12 vjet përvojë punë në gjyqësor – si prokuror , gjykatës, apo avokatë. Katniq, më tre qershor të vitit 2015 ka dhënë betimin kur edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e prokurorit të parë kryesor special.

 

Mbrëmjet e maturës dhe të gjysmë maturës do të duhej të mbahen

Qëndrimi i Ministrisë së arsimit është që mbrëmjet e maturës dhe të gjysmë maturës , në dritën e lehtësimit të masave epidemiologjike , do të duhej të mbaheshin , në pajtim me udhëzimet dhe rekomandimet e qarta të Institutit për shëndetin publikë. Natyrisht ,fjalën përfundimtare do ta japin subjektet kompetente dhe se kjo Ministri lidhur me këtë i është drejtuar Institutit për të dhënë mendimin e vetë, ka kumtuar ministri i arsimit Damir Shehoviq. Siç ka theksuar Shehoviq, është me rëndësi që maturantëve dhe gjysmë maturantëve , të cilët gjatë kohës se epidemisë kanë qenë të disiplinuar , të cilët provimet e maturës dhe të gjysmë maturës i kanë dhënë duke respektuar masat duhet dërguar mesazhi se shteti këtë e vlerëson lartë. E tërë shoqëria, siç ka theksuar ai ,është e

vetëdijshme për situatën në të cilën kanë qenë të rinjtë dhe se kjo situatë për ta ka qenë tepër e rëndë, ka theksuar mes tjerash Shehoviq.

Bankës nuk i duhet të lejojë moratoriumin edhe nëse klienti i plotëson kushtetutës

Bankat nuk janë të detyruara të ofrojnë moratoriumin e dytë për pagesën e kredive , edhe nëse shfrytëzuesit i plotësojnë kushtet e parapara me vendimin e ri të Bankës Qendrore , kanë kumtuar nga institucioni suprem monetarë, duke shtuar se paraqitja për vazhdimin e moratoriumit do të fillojë me 1. qershor. Nga banka Qendrore e Malit të Zi kanë theksuar se Bankat duhet të vendosin vetë nëse moratoriumin do ta aprovojnë për të gjithë ose për kategori të caktuar të kredive.

Shfrytëzuesi i kredisë mund të kërkojë moratorium edhe për 30 , 60 ose 90 ditë, transmeton gazeta “Pobjeda”. Shfrytëzuesit e kredive të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën për moratorium nga vendimi i parë , kanë të drejtë edhe për një moratorium të drejt, por në kushte të caktuara. Kjo do të thotë se mund të kërkojnë moratorium nëse i plotësojnë kushtet dhe kështu të shtyjnë pagesën e kredive për 6 muaj.

 

Mblidhen gjyqtarët e Kushtetueses, pritet vendimi për dekretin e Thaçit

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur sot, ku pritet të ketë një vendim final për dekretin e presidentit Thaçi.

Një ditë para se të përfundojë masa pezulluese për dekretin e Thaçit, gjykatësit e Kushtetueses janë mbledhur për të marrë vendimin final në lidhje me këtë çështje, shkruan lajmi.net.

Pra, në këtë kuadër vendimi në lidhje me këtë çështje mund të publikohet sot.

Ndërkohë, Vetëvendosje në sheshet e Prishtinës do të mbajë tubim kundër zhvillimeve politike, dhe një vendimi të mundshëm të Kushtetueses që nuk do të shkonte në favorin e tyre.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese më 1. maj e kishte pezulluar dekretin e presidentit Thaçi që i jep të drejtë LDK-së ta formojë qeverinë e re me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, masë kjo që është në fuqi deri nesër.

 

OSBE thirrje partive: Gjeni konsensusin, mbyllni reformën brenda 31 majit

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, ka përgëzuar partitë politike për rifillimin e dialogut për reformën zgjedhore dhe për marrëveshjet e arritura deri tani në Këshillin Politik.

Përmes një deklarate, ai nxiti të gjitha partitë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore të vijojnë të ecin në rrugën e gjetjes së kompromiseve konstruktive dhe ta finalizojnë reformën zgjedhore, në të mirë të Shqipërisë dhe të aspiratave të saj për integrim.

Gjithashtu Borchardt tha se ODIHR-i do ofrojë mbështetje për përmbylljen e reformës më 31 maj.

 

Zaev: Vendit i nevojiten zgjedhje të shpejt

Kryetari i LSDM-së në profilin e tij në Facebook shkruan se vendit tonë i duhen zgjedhje në afatin e parë të mundshëm për të pritur valën e re të coronavirusit të përgatitur plotësisht në vjeshtë.

“Qytetarët dhe shteti kanë nevojë për institucione me legjitimitet të plotë për të krijuar kushte për normalitetin e ri, me aftësi të plotë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe të rifillojmë ekonominë e Maqedonisë”, tha Zaev.

 Ai shtoi se normalizimi i ri do të thotë organizim të zgjedhjeve sipas protokolleve dhe njëqind përqind zgjedhje të sigurta për qytetarët për shëndetin e tyre dhe për të gjithë të përfshirët në procesin zgjedhor.

 

Tre të vdekur dhe 38 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e V.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar për tre të vdekur nga Covid-19 ,si dhe për 38 të tjerë të infektuar, në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 121 persona, shumica prej tyre nga Shkupi dhe Kumanova.

Drejtuesit e institucioneve kanë përsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve për respektimin e masave mbrojtjëse, siç janë: vendosja e maskave, distanca fizike si dhe përdorimin e mjeteve dezinfektuese.

 

26 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 12 prej tyre mjek

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar edhe 26 raste të reja pozitive, të gjitha në Tiranë.

Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë radhazi pa raste të reja.

 

Bilanci/ 5 milionë e 700 mijë të infektuar, mbi 357 mijë të vdekur nga COVID-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në vendet e lindjes dhe Amerikën Latine.

Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 5 milion e 792 mijë e 989, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 357 mijë e 480.

Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 2 milion e 499 mijë e 151 pacientë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 745 mijë e 803 të infektuar dhe 102 mijë e 107 të vdekur nga Covid-19.

Brazili renditet në vendin e dytë. Brazili ka 414 mijë e 661 raste dhe 25 mijë e 697 të vdekur.

Rusia renditet e treta me 370 mijë e 680 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 3 mijë e 968 të vdekur nga Covid-19. Spanja renditet e katërta ku në total ka 283 mijë e 849 raste dhe 27 mijë e 118 të vdekur.

Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 267 mijë e 240 raste dhe 37 mijë e 460 të vdekur. Në vendin e gjashtë renditet Italia me 231 mijë e 139 raste dhe 33 mijë e 072 të vdekur.

Franca renditet pas Italisë me 182 mijë e 913 raste dhe 28 mijë e 596 të vdekur nga Covid-19.

 

Bangladesh, 16 të vdekur nga helmimi me alkool

Zyrtarët policorë njoftuan se së paku 16 persona kanë vdekur si pasojë e helmimit me alkool metilit gjatë kremtimit që u mbajt në veriperëndim të vendit.

Së paku 16 persona kanë vdekur si pasojë e helmimit me alkool të falsifikuar në veriperëndim të Bangladeshit, raporton Anadolu Agency.

The Press Trust of India (PTI) transmeton se zyrtarët policorë njoftuan se së paku 16 persona kanë vdekur si pasojë e helmimit me alkool metilit gjatë kremtimit që u mbajt në veriperëndim të vendit.

Zyrtarët theksuan se është duke vazhduar kurimi i 12 personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për arsye të njëjta.

Hetimi lidhur me këto ngjarje vazhdon.

 

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende- vende me reshje të dobëta të shiut.

Frynë erë e dobët deri mesatare , vende- vende deri e fortë veriore.

Temperaturat: Podgoricë25, H. Novi e Budvë 23, Ulqin 22, Tivar 21, Nikshiq 18, Cetinë 17, B. Pole 16, Shavnik e Beranë 15, Plluzhinë 14, Kollashin e Plevle 12, Plavë 11, Rozhajë 10 dhe në Zhablak 7 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme , vende- vende me reshje të dobëta e lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare verior. Temperatura e mëngjesi prej 4 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 24 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се