Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 06. 2020. 17:34 >> 17:46

Ditari 22.06.2020

22.06.2020

Debat për zgjedhjen e kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit

Sot në Parlamentin e Malit të Zi duhet të votohet për propozimin e Këshillit të prokurorisë që prokurorja speciale Lidija Vukçeviq të zgjedhet Prokurore supreme e shtetit. Për zgjedhjen e saj kërkohen dy të tretat e shumicës parlamentare, respektivisht përkrahje e tri të pestave të Parlamentit të Malit të Zi. Gjykuar në bazë të debatit të deritashëm në Parlament dhe të paralajmërimeve të deputetëve, tanimë është e qartë se Vukçeviq nuk do të fitojë shumicën e kërkuar. Përndryshe Parlamenti i Malit të Zi diskuton edhe për propozimin e Qeverisë që kryetar i Këshillit për arsimimin superior të emërohet Millan Markoviq, kurse për anëtarë Irena Oroviq dhe Allan Muratoviq. Kuvendi i Malit të Zi me 16 maj të vitit të kaluar kishte konstatuar dorëheqjen e kryetarit të Këshillit Sërgjan Stankoviq i cili ishte emëruar ambasador i Malit të Zi në Argjentinë. Kryetarin dhe anëtarët e këshillit për arsimimin superior i zgjedh Parlamenti i Malit të Zi. Deputetët po ashtu do të duhej të deklarohen edhe për propozimin e Këshillit administrativ që anëtarë i Komisionit zgjedhor të shtetit të emërohet Andria Radman. Juristet e diplomuara Nerma Dabarxhiq dhe Snezhana Armenko janë propozuar për zëvendëse të avokatit të popullit të Malit të Zi. Ato në këtë funksione i ka propozuar avokati i popullit Sinisha Bjekoviq dhe për to duhet të deklarohet Parlamenti. Kurse Parlamenti i Malit të Zi nesër fillon seancën e re, në të cilën parashihet që deputetet të debatojnë për 26 pika të rendit të ditës. Deputetet në këtë seancë do të duhej të deklarohen për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për buxhetin dhe borxhin e Malit të Zi për këtë vit. Në rend të ditës gjenden edhe propozim ligjet për partneritetin jetësor të personave të të njëjtës gjini, zgjidhjet alternative të konteksteve, procedurat gjyqësore si dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për Gjyqet dhe prokurorinë shtetërore. Poashtu në këtë seancë deputete do të debatojnë edhe për emetuesin nacional publik, Radio Televizionin e Malit të Zi dhe mediat.

Takimi ishte i pa suksesshëm , mirëpo mbetemi të hapur për bisedime

“Takimi nuk ka pasur sukses, por ne mbetemi të hapur për bisedime. Partia Socialiste Popullore (PSP) askurrë nuk e ka përjashtuar mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve, por bojkoti i një partie nuk donë të thotë asgjë. Jemi të gatshëm edhe për pjesëmarrje individuale në zgjedhje”, ka kumtuar Vlladimir Jokoviq, kryetar i PSP-së, pas përfundimit të takimit me një pjesë të opozitës malazeze. Takimi është mbajtur me iniciativën e Jokoviqit dhe në ftesën e tij janë përgjigjur Goran Danilloviq nga Mali i Zi i bashkuar, Millosh Konatar dhe Milleta Radovaniq nga URA si dhe Maksim Vujaçiq nga Partia punëtore. Pjesa tjetër e opozitës nuk i është përgjigjur ftesës së tij. Jokoviq ka theksuar se nuk do të sqarojë pse pjesa tjetër e opozitës nuk ka marrë pjesë në këtë takim. “Ne do të përgjigjemi në çdo ftesë të cilës do parti opozitare. Ata të cilët mendojnë se ky takim nuk ishte përgatitur mirë, le ta përgatisin ata dhe ne do të shkojmë”, ka theksuar Jokoviq.

Deputetët e demokratëve ngujohen në ndërtesën e KK të Budvës deri sa të mos zgjidhet kriza

Deputetët e Malit të Zi Demokrtik kanë hyrë në ndërtesën e Komunës së Budvës nga e cila nuk do të dalin derisa të mos zgjidhet kriza politike në këtë komunë, shkruan “Pobjeda”. Këtë, siç transmeton kjo gazetë, e ka pohuar Këshilltari i Demokratëve Dragan Krapoviq pas takimit i cili është mbajtur në Akademinë e shkencave. Në takim kanë marrë pjesë edhe deputeti i PDS, Nikolla Divanoviq dhe shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës Nikolla Jovanoviq. Në ndërtesë gjenden edhe kryetari i deritashëm i Komunës Marko Careviq i cili ka hyrë në zyrën e vetë, si dhe menaxheri i Komunës Millo Bozhoviq. Ushtruesja e detyrës së kryetares të Kuvendit Komunal të Budvës, Snezhana Kuç, ka caktuar për të enjten konsultime me kryetarët e klubeve të këshilltarëve me rastin e seancës së ardhshme të këtij parlamenti dhe të situatës aktuale politike. Atë para do kohe kryetare të Kuvendit komunal e ka zgjedhur shumica prej 17 këshilltarëve nga PDS, Partia malazeze, Socialdemokratët dhe këshilltari i pavarur, Stevan Xhakoviq.

Millanoviq qëndron për vizitë në Mal të Zi- Mali i Zi shteti i parë që do të hyjë në UE

Presidenti i Kroacisë Zoran Millanoviq ka arritur në Tivat ku e ka pritur ministri i punëve të jashtme Sërgjan Darmanoviq. Millanoviq për vizitë në Mal të Zi ka udhëtuar me një luftanije të marinës kroate, “Omish”. Përveç Darmanoviq, presidentin Millanoviq e kanë pritur edhe kryebashkiaku i Tivatit, Sinisha Kusovac dhe ambasadori i Kroacisë në Mal të Zi Veselko Grubishiq si dhe ambasadori i Malit të Zi në Zagreb, Boro Vuçiniq. Millanoviq prej sot qëndron për vizitë dy ditëshe zyrtare në Mal të Zi me ftesën e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq. Në rezidencën presidenciale në Cetinë mysafirin nga Kroacia me nderimet më të larta shtetërore e ka pritur presidenti Gjukanoviq. “Presidentët e shteteve të Malit të Zi dhe të Kroacisë pas takimit të bisedimeve zyrtare, në praninë e dy delegacioneve dhanë edhe deklaratë për opinion”, thuhet në kumtesën nga kabineti i presidentin Gjukanoviq. Presidenti i Kroacisë Millanoviq gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit Ivan Brajoviq dhe me kryeministrin Dushko Markoviq dhe është paraparë takimi i tij me përfaqësuesit e Bashkësisë kroate në Mal të Zi. “Vizita e presidentit të Kroacisë, kryesuese aktuale e Këshillit të BE, është vizita e parë zyrtare presidenciale pas ndërprerjes disa mujore të aktiviteteve ndërkombëtare të shkaktuara nga pandemia e Covid 19”, thuhet në kumtesë.

Malit të Zi i duhen zgjidhjet evropiane

Për Malin e Zi nevojitet një zgjidhje evropiane lidhur me rastin për lirinë e feve, ka kumtuar shefi i Këshillit parlamentar për stabilizim dhe asocim të parlamentit Evropian për Malin e Zi Vlladimir Billçik, duke shtuar se zbatimi i këtij ligji duhet të garantojë lirinë e fesë, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe integritetin shtetërorë. “Të gjitha çështjet e hapura në Mal të Zi do të duhej të zgjidhen përmes dialogut. Ky mesazh është përsëritur disa herë nga adresat evropiane dhe të cilën ua ka kumtuar edhe ligjvënësve të Malit të Zi”, ka theksuar Billçik për TVMZ gjatë qëndrimit në Podgoricë. Ai e ka përshëndetur propozimin e paradokohshëm të kryeministrit Dushko Markoviq që të pezullohet zbatimi i ligjit për liritë fetare. Ai ka theksuar se liritë fetare janë të rëndësishme në tërë Evropën dhe se ato duhet të kultivohen. Mali i Zi, siç ka theksuar ai, është i përkushtuar ndaj perspektivës evropiane dhe zgjidhjet evropiane duhet të jenë bazë themelore për aprovim gjithë përfshirës. Ai ka shtuar se të gjithë duhet të jenë pjesë e kësaj me qëllim që të arrihet një zgjidhje evropiane, sepse e ardhmja e Malit të Zi është në BE.

Drejtoria e policisë me vetëdije nuk do ti shkel masat

Drejtoria e policisë e vetëdijshme nuk do të marr pjesë në shkeljen e masave të Ministrisë së shëndetësisë të cilat janë në fuqi dhe të cilat kanë për qëllim pengimin e përhapjes së korona virusit dhe me të cilat parashihet që në tubime mund të marrin pjesë më së tepërmi 200 individ. Nga Drejtoria e policisë kanë theksuar se Mitropolia malazezo- bregdetare, “me sjelljet e pa përgjegjshme dhe e vetëdijshme rrezikon shëndetin e qytetarëve, duke pasur parasysh se nuk e kanë respektuar faktin që në Mal të Zi është i pranishëm korona virusi dhe se aktualisht janë të regjistruar 38 të infektuar aktiv nga kjo sëmundje ngjitëse. Nga Kisha Ortodokse Serbe sot para dite kanë theksuar se Drejtoria e policisë dje i ka shkelur dispozitat obliguese ligjore, sepse nuk ka rregulluar komunikacionin gjatë kohës së proçesionit të mbajtur nëpër rrugët e paralajmëruara më parë. Përndryshe në disa qytete të Malit të Zi mbrëmë janë mbajtur lutje dhe proçesione në shenjë proteste për shkak të miratimit të ligjit për liritë fetare. Në Podgoricë mbrëmë është mbajtur lutja në tempullin e Ringjalljes së Krishtit dhe pastaj nëpër rrugët e qytetit ka nisur proçesioni të cilin e ka udhëhequr mitropoliti, Amfillohije. Përndryshe porçesione janë mbajtur edhe në Beranë, Nikshiq, Tivar, Danillovgrad, Budvë dhe Plevle.

Janë analizuar119 mostra dhe tre kanë rezultuar pozitive

Në Mal të Zi dhe në pjesën më të madhe të Evropës, në rastet e mosrespektimit të masave të parandalimit, në veçanti të distancës fizike, bartjes së masave dhe ruajtjes së higjienës, vala e re e të prekurve nga korona virusi mund të përhapet edhe para vjeshtës, ka tërhequr vërejtjen Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi. Laboratorët e këtij Instituti kanë bërë analizat edhe të 119 mostrave, tre prej të cilave kanë rezultuar pozitiv në Covid-19. Siç është kumtuar nga Instituti, të sapo të sëmurit janë nga Podgorica, Danillovgradi dhe Budva. “Përveç rastit nga Danillovgradi i cili gjatë periudhës së kaluar infektimin e mundshëm mund ti ketë marrë në BeH, rastet e tjera janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë. Në Mal të Zi aktualisht janë aktive 38 raste të prekur me Covid-19, 14 prej tyre në Rozhajë, 12 në Podgoricë nga tre në Beranë dhe Budve, 2 në Cetinë dhe nga një rast në Tivar, Ulqin, Bijello Pole dhe në Danillovgrad. Trupi Koordinues Nacional për Sëmundjet Infektive në Mal të Zi ka marrë para disa ditëve vendim të ri se si mund të hynë në këtë shtet shtetasit e huaj. Sipas këtij vendimi, nga mbrëmë në mesnatë shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës e disa vendeve tjera mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse paraprakisht kanë bërë test dhe kanë rezultat negativ të PCR testit për SARS-CoV-2 nga laboratorët e akredituar dhe jo më të vjetër se 48 orë.

Partia e presidentit serb Vuçiç – fituese e zgjedhjeve në Serbi

Në Serbi, sipas rezultateve paraprake, Partia Përparimtare e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç, shënoi fitore të thellë në zgjedhjet e së dielës, që janë të parat në Evropë që nga mbylljet e shkaktuara nga koronavirusi tre muaj më parë. Komisioni i Zgjedhjeve tha se sipas rezultateve paraprake kjo parti ka fituar 63,35 për qind të votave. Në vendin e dytë është Partia Socialiste e Serbisë, me 10.67 për qind të votave. Ndërsa në vendin e tretë Aleanca Patriotike serbe e Aleksandër Shapiq, i cili mori rreth 4 për qind të votave. Bazuar në këto rezultate, në Kuvendin e Serbisë Partia Përparimtare Serbe e Vuçiqit do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiqi 30 deputetë. Presidenti serb shpalli fitoren e tij duke theksuar se ishte “jashtëzakonisht bindëse”. Të dhënat ende të paplota flasin për një pjesëmarrje më të ultë të votuesve sesa në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2016. Një pjesë e partive opozitare bojkotoi zgjedhjet duke vlerësuar se ato nuk mund të jenë të lira apo të drejta si rezultat i kontrollit të fortë të presidentit Aleksandër Vuçiç mbi median. Pas shpalljes së rezultateve paraprake ata thanë se presidenti Vuçiç e shkatërroi jetën politike në Serbi. Analistët thonë se qeveria e re serbe do të përballet me trysninë në rritje të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për të njohur pavarësinë e Kosovës, gjë që shihet si thelbësore për qëndrueshmërinë rajonale. Në zgjedhjet e se dielës për herë të parë pesë parti shqiptare nga Lugina e Preshevës, morën pjesë në një listë të përbashkët. Sipas rezultateve paraprake Alternativa demokratike shqiptare – Lugina e Bashkuar, fitoi rreth 1 për qind të votave dhe shpreson të ketë të paktën 2 vende në parlamentin serb.

Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kenë më shumë deputetë që do të mbrojnë të drejtat e tyre në Parlamentin e Serbisë. Ai i ka bërë këto komente pas zgjedheve të mbajtura në Serbi më 21 qershor. “Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, ka thënë Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. Të dhënat preliminare tregojnë se Alternativa Demokratike Shqiptare, ka fituar 0.9 për qind të votave në këtë proces zgjedhor. Për herë të parë, pesë parti shqiptare nga komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kanë marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme serbe në një listë zgjedhore.

 

Llajçak arrin në Beograd, me Vuçiq do të diskutojë për dialogun Kosovë- Serbi

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Llajçak ka arritur sot në Beograd. Lajçak do të takohet sot pasdite me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Përfaqësuesi i UE ka arritur në Serbi një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve dhe padyshim se temë kryesore e takimit do të jetë çështja e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline. Lajçak qëndroi disa ditë edhe në Kosovë, ku zhvilloi takime të njëpasnjëshme me akterët kryesorë të vendit. Gjatë vizitës në Kosovë, ai deklaroi se ka marrë mbështetje nga krerët institucional të Kosovës për pjesëmarrje në dialog me Serbinë. Lajçak theksoi se Kosova është pjesë e BE-së, dhe dialogu është rruga për integrim.

Në Shtëpinë e Bardhë, për ekonomi dhe çështje tjera

Zgjidhja e problemeve ekonomike, heqja e barrierave tregtare, lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, si dhe investimet në infrastrukturën rajonale, do të jenë temat kryesore të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në takimin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, të paralajmëruar për 27 qershor, konfirmojnë zyrtarët e Zyrës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe këshilltari i tij kryesor, Bekim Çollaku, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë së delegacioni i Kosovës, tashmë është përgatitur për këtë takim. "Delegacioni i Republikës së Kosovës vjen i përgatitur që të diskutojë për këto çështje, por edhe për çështjet tjera që mund të ngritën në takim“, ka thënë Çollaku. Delegacionin e Kosovës e përbëjnë presidenti Thaçi dhe kryeministri i sapozgjedhur i vendit, Avdullah Hoti. Pala serbe ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se kush do të jetë në delegacionin e saj. I emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Grenell gjithashtu ka thënë që takimi në Shtëpinë e Bardhë është rast që t’i hapen dyert zhvillimit ekonomik dhe investimeve dhe se shpreson që krerët e Kosovës dhe të Serbisë do ta shfrytëzojnë këtë rast për kthim në dialog.

Çështja e Kosovës s’mund të zgjidhet në muajt e ardhshëm

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, tha se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet në muajt e ardhshëm, sepse, siç tha ai, është një problem kompleks që ka vazhduar për dekada dhe do të zgjidhet. Duke komentuar rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ai tha në TV Prva se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq kishte të drejtë kur tha se ishte e rëndësishme që ata të arrinin një fitore të rëndësishme dhe se do të kishin një numër të madh deputetësh, sepse, thotë ai, kjo ka të bëjë me shumë përpjekje për të zgjidhur çështjen e Kosovës, situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe angazhimin e Serbisë në BE. Pas një fitore kaq bindëse të Partisë Përparimtare Serbe ai pret presion të madh ndaj Vuçiqit për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke marrë parasysh se siç tha ai “e gjithë fuqia do të jetë në duart e tij”. Janjiq tha se tema e ndarjes së territorit të Kosovës nuk është e re, është gjithmonë atje, thotë ai, por nuk do të jetë në tryezën në Uashington, më 27 qershor. Ai pohon se tema e ndarjes së territorit të Kosovës kurrë nuk do të jetë temë në Shtetet e Bashkuara, por ai mund të rigjallërojë çështjen e “demarkacionit, pra demarkacionin”.

Shkon në 37 numri i të vdekurve me koronavirus në Kosovë

Klinika Infektive, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 97 pacientë, prej tyre 93 të infektuar me koronavirus. Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,169 raste me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre, 1,047, persona janë shëruar, derisa 37 pacientë kanë vdekur. Në Shqipëri, janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi në 10 ditët e fundit duke e çuar në 44 totalin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë. Edhe pse vijon të rritet numri i infektimeve si pasojë e Covid-19 në vend, në 24 orët e fundit shihet një ulje të rasteve pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Ndërsa aktualisht në Shqipëri janë 792 persona aktivë me COVID19. Përndryshe nesër përfundon gjendja e jashtëzakonshme për shkak të fatkeqësisë natyrore, e cila u shpall nga qeveria shqiptare nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19. Fillimisht ajo hyri në fuqi më 24 mars dhe u shty me dy muaj në prill.

OBSH-ja raporton rritjen më të madhe të infektimit me koronavirus

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka raportuar rritje rekorde të numrit të të infektuarve me koronavirus brenda një dite, derisa Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës. Kjo Organizatë ka thënë se numri total i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 183,020, dhe më shumë se gjysma – 116,000 – kanë qenë në territoret amerikane. Në një raport më të detajuar, është kuptuar se Brazili ka raportuar më së shumti raste, 54,771, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të dytat, 36,617, dhe India e treta me 15,400 të infektuar. Territoret amerikane kanë regjistruar më së shumti të vdekur po ashtu, 219,000, derisa Evropa renditet e dyta me 193,000 viktima, sipas OBSH-së. Ndërkohë, të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, tregojnë se në nivel global, numri total i të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka arritur në mbi 9 milion, përderisa mbi 466,000 prej tyre kanë vdekur.

 

Prej në mesnate shtrenjtim i karburanteve

Prej sonte në mesnatë të gjitha llojet e karburanteve do të shtrenjtohen 3 cent, është kumtuar nga Ministria e ekonomisë. Euro super 95 dhe 98 gjatë dy javëve të ardhshme do të kushtojë 1.11 euro, respektivisht 1.15 euro. Çmimi i euro dizelit do të jetë 99 cent, kurse i vaj gurit 97 cent për litër. Të theksojmë se ndryshimet e fundit të çmimeve të derivateve janë bërë me 9 qershor kur të gjitha llojet e derivateve janë shtrenjtuar prej 2 deri në 4 cent.

Edhe nesër mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi sot po mban mot me vranësira të ndryshueshme, ne veri edhe me reshje të përkohshme të shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e veriut dhe verilindjes. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Budva 27 gradë, Podgoricë 26, Tivar e Herceg Novi 25, Ulqin 24, Cetinë 21, Nikshiq 20, Bijello Pole e Beranë 17, Kollashin, Plavë e Guci 16, në Plevle e Rozhajë 15 dhe në Zhablak 11 gradë. Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale të gjata me diell dhe në orët e paradites vende vende, sidomos në viset veriore me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 28 gradë celsius.

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се