Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 06. 2020. 17:08 >> 17:18

Ditari 23.06.2020

23.06.2020

Kroacia e pret me kënaqësi Malin e Zi në BE

Presidenti i Kroacisë Zoran Millanoviq qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi me ftesën e presidentit të shtetit Millo Gjukanoviq.”Me anëtarësimin në NATO dhe bisedimet me BE, Mali i Zi ka zgjedhur qartë karakterin e demokracive perëndimore”, ka vlerësuar presidenti kroat, Millanoviq. Ai gjatë takimit të sotëm me kryetarin e Parlamentit, Ivan Brajoviq ka theksuar se nuk është e rastit që në Mal të Zi vjen menjëherë pas marrjes së detyrës. Ai ka theksuar se BE është korniza më mirë për vendet e rajonit dhe se në këtë shoqëri Kroacia do ta pres e kënaqur Malin e Zi sa më parë që të jetë e mundur, si shtetin e parë anëtarë në një periudhë të ardhshme. Brajoviq e ka falënderuar Republikën e Kroacisë për ndihmën në plotësimin e synimeve disa shekullore strategjike dhe në këtë drejtim rol vendimtarë ka luajtur bashkëpunimi përmbajtësor i dy parlamenteve. Gjatë takimit është folur edhe për sfidat aktuale shëndetësore dhe ekonomike, përmes besimit se Mali i Zi dhe Kroacia këto sfida do ti kalojnë me sukses. Në bisedime kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i parlamentit Branimir Gvozdenoviq si dhe deputeti Adrian Vuksanoviq. Po ashtu, presidenti kroat së bashku me presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq para Katedrales së Shën Tripunit në Kotorr morën pjesë në vallen tradicionale të “Marinës së Bokelit”, vizituan Katedralen dhe më pas ipeshkvin e Kotorrit, kurse më vonë është paraparë dreka punuese të cilën për nderë të mysafirit të lartë e organizon presidenti Gjukanoviq. Millanoviq ka biseduar dje me presidentin Gjukanoviq dhe kryeministrin Markoviq për marrëdhëniet bilaterale dhe situatën në rajon. Përndryshe, vizita e presidentit kroat është vizita e parë zyrtare presidenciale pas ndërprerjes disa mujore të aktiviteteve ndërshtetërore për shkak të pandemisë së Covid-19.

BE i jep dritë jeshile hapjes së kapitullit VIII

Mali i Zi ka fituar dritën e gjelbër nga shtetet anëtare të BE për hapjen e kapitullit negocues VIII – konkurrenca, bëhet me dije korrespodenti i TVMZ nga burimet diplomatike në Bruksel. Për propozimin që të hapet kapitulli i fundit negocues me Malin e Zi, pozitivisht janë deklaruar përfaqësuesit e vendeve të BE në grupin punues të Këshillit për zgjerim, kurse nesër atë duhet ta vërtetojnë edhe përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE në Bruksel. Konferenca ndërqeveritare për hapjen e kapitullit VIII do të mund të mbahet në fillimin e javës së ardhshme. Vendimi për hapjen e kapitullit të fundit negocues me Malin e Zi është miratuar gjatë javës së fundit të presidencës kroate me Këshillin Evropian. Kryesinë e Këshillit të BE prej me 1 korrik do ta marrë Gjermania. Për ndryshe kapitulli VIII- konkurrenca, është njëri nga kapitujt më të rëndësishëm negocues i cili gjithmonë hapet dhe mbyllet i fundit, thuhet në faqen zyrtare të zyrës për integrimet evropiane të Malit të Zi.

Deputetët diskutojnë sot për buxhetin dhe huazimet

Parlamenti i Malit të Zi fillon sot seancën e re dhe është paraparë që deputetët të diskutojnë për 26 pika të rendit të ditës. Deputetët duhet të deklarohen për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për buxhetin e Malit të Zi për vitin 2020 si dhe për huazimet e Malit të Zi gjatë këtij viti. Për rendin e ditës janë propozuar Ligjet për partneritetin jetik të personave të njëjtës gjini, për zgjidhjen alternative të kontesteve si dhe për ndryshimet e Ligjit për Gjykatat dhe Prokurorinë shtetërore. Deputetët do të diskutojnë për plotësimet e Ligjit për bazat e sektorit informativ të sigurisë të Malit të Zi si dhe për çështjet ushtarako informative dhe të dhënat sekrete. Janë propozuar edhe Ligjet për emetuesin publik nacional, RTMZ dhe për mediat. Në rend të ditës janë edhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen shëndetësore, për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse dhe ndihmën e shpejtë medicinale. Deputetët duhet të deklarohen edhe për propozimin e vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në përbërjen e Forcave të Aleancës së Atlantikut Verior për reagime të shpejta, Response forte – NRF. Në rend të ditës gjenden edhe zgjedhjet dhe emërimet.

Kryeministrin do ta pyesin për valën e re të virusit, për ekonominë .....

“Çka ka për qëllim të ndërmarrë Qeveria në shëndetësi dhe ekonomi për të frenuar pasojat e mundshme të pandemisë nëse ndodh vala e re e saj në vendin tonë, nëse shteti do të jetë i gatshëm që me efikasitet të ruaj shëndetin e qytetarëve dhe stabilitetin e ekonomisë”, do të pyes Andria Nikoliq kryeministrin Dushko Markoviq nesër në kuadër të orës së kryeministrit në Parlamentin e Malit të Zi. Genc Nimanbegu nga Forca do ta pyes kryeministrin se sa është i kënaqur me punën dhe rezultatet e Qeverisë gjatë tërë mandatit në fushën e avancimit të drejtave dhe të pozitës së popujve pakicë në realizimin e dispozitave kushtetuese nga neni 79 i Kushtetutës së Malit të Zi. Boris Mugosha nga Socialdemokratët do të pyes nëse Qeveria e Malit të Zi shqyrton mundësinë e uljes së tatimit fiskal në të ardhura, sidomos kur është fjala për kontributet. Rashko Konjeviq do ta pyes kryeministrin nëse Qeveria shqyrton problematikën e kompanive me shumicën e pronësisë shtetërore të cilat gjatë viteve të kaluara kanë shënuar rezultate negative dhe janë zhytur në borxhe. Atë e intereson edhe, pse Qeveria akoma nuk ka propozuar miratimin e ligjit për sigurimin invalidorë e pensionistë. Kryeministrit me disa pyetje do ti drejtohen edhe kryetarët e disa klubeve të deputetëve të opozitës, Nebojsha Medojeviq, Miodrag Lekiq dhe Goran Radonjiq.

“Mekanizma të mjaftueshëm për tejkalimin e krizës”

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq dhe anëtarët e Këshillit administrativ të Odes ekonomike janë pajtuar se është i domosdoshëm bashkëpunimi i Qeverisë, sektorit afaristë dhe bankarë me qëllim që qytetarët dhe ekonomia e Malit të Zi të dalin me sa më pakë pasoja nga kriza ekonomike globale të shkaktuar nga Pandemia e korona virusit, është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi. “Përfaqësuesit e Qeverisë dhe afaristët janë pajtuar se Mali i Zi ka kapacitete dhe mekanizma të mjaftueshëm që të projektojë strategji të re zhvillimore dhe të realizojë projekte të cilat do të kontribuojnë në realizimin e synimeve”, thuhet në kumtesë. Në këto konsultime kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Qeverisë për politikën ekonomike e ministër i bujqësisë, Millutin Simoviq, si dhe ministrat e ekonomisë, financave dhe komunikacionit Dragica Sekuliq, Darko Radunoviq dhe Osman Nurkoviq. Po ashtu në këtë konsultime ka marr pjesë edhe drejtori i Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi Boban Mugosha.

Rezervat e detyrueshme 179.3 milion euro

Rezervat e detyrueshme të bankave në fund të majit maj, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Malit të Zi, kanë qenë 179.3 milion euro. Nga shuma e përgjithshme në llogaritë e detyrueshme të Bankave brenda vendit janë ndarë 51.4 %, kurse në llogaritë e Bankës Qendrore të Malit të Zi në botën e jashtme 48.6%. Gjendja mesatare e depozitave të përgjithshme të bankave në muajin prill, të cilat përbëhen nga pjesa kryesore për llogaritjen e rezervave të domosdoshme ka qenë 3.31 miliardë euro.

Ndalohet hyrja në komunë, qytetarët shpërndahen

Hyrjen në Komunën e Budvës edhe sot e sigurojnë njësitë policore të cilat kanë shkuar atje nga Podgorica, kurse brenda Komunës janë vendosur policët nga Budva. Ata nuk lejojnë hyrjen as të nëpunësve të mëparshëm as të udhëheqjes së re komunale, njofton portali i “Pobjedës”. Ushtruesit e detyrave të kryetarit të Komunës dhe të Kuvendit komunal të Budvës, Vlladimir Bullatoviq dhe Senzhana Kuç, i janë drejtuar Drejtorisë së policisë. Në letër, Bullatoviq dhe Kuç theksojnë se nuk do të shkojnë në punë derisa të mos krijohen kushtet për qasje të lirë në vendet e punës dhe kryerjen pa pengesë të detyrave të veta. Kryetari i shkarkuar i Komunës, Marko Careviq dhe kryetari po ashtu i shkarkuar i Kuvendit të Budvës, Krsto Radoviq, kanë shkuar para ndërtesës së Komunës por nuk u është lejuar hyrja brenda. Komandanti i qendrës së sigurisë në Budva, Sllobodan Kovaçeviq, ka theksuar se është rregull që ndalesa e hyrjes vlen për të gjithë edhe për të punësuarit, për pozitën dhe opozitën, transmeton RTV Budva.

Shtyhet mbledhja e Gjyqit të apelit

Mbledhja eKëshillit të Gjyqit të apelit në Podgoricë në të cilën është dashtë të vendoset për ankesat që kanë të bëjnë me akt vendimet gjyqësore në rast të terrorizmit në tentativë në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 është shtyrë për me 6 korrik. Shumica e të pandehurve dhe e mbrojtësve të tyre janë nënshtetas të Serbisë derisa në fuqi është ndalesa e hyrjeve nga Serbia në Mal të Zi për shkak të pengimit të përhapjes së korona virusit dhe për këtë arsye ata nuk mund të marrin pjesë në këtë seancë. Të gjithë të akuzuarit për përpjekje terrorizmi në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2016, dy nënshtetas rus, 9 nënshtetas serb dhe funksionarët e Frontit opozitarë Demokratik, janë shpallur fajtor me aktvendimin e Gjyqit të lartë në Podgoricë, i sjellur me 9 maj të vitit të kaluar.

Situatë e ndërlikuar epidemiologjike në Rozhajë

Situata aktuale epidemiologjike në Rozhajë është mjaft e ndërlikuar, ka deklaruar kryetari i kësaj komune Rahman Husoviq. Ai për programin e mëngjesit të TVMZ ka përkujtuar se rritja e numrit të prekurve në këtë qytet sipas të dhënave të tyre të fituara nga Instituti për Shëndetin Publik janë 19. Qytetarët e Rozhajës, siç ka theksuar, kryesisht i respektojnë masat e caktuara nga Trupi Koordinues Nacional. Laboratorët e Institutit për shëndetin Publik prej dje pasdite kanë bërë analizën e 85 mostrave, 8 prej të cilave kanë rezultuar pozitiv në korona virusin e ri. Siç është kumtuar nga Instituti, 4 të infektuar janë nga Podgorica, 3 nga Rozhaja dhe një nga Tivari. Tre janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, kurse për 5 të tjerët bëhen gjurmime për burimin e infektimit. Përndryshe aktualisht në Mal të Zi janë 51 rast aktiv me Covid-19. Epidemiologia e Institutit për Shëndetin Publik, Bozhidarka Rakoçeviq, ka kumtuar se nga situata epidemiologjike do të varet edhe futja e sërishme eventuale e masave gjegjëse, siç ishte rasti edhe me valën e parë të epidemisë. Ajo ka theksuar se me hapjen e kufijve është rritur edhe rreziku nga importimi i virusit, sepse, rrezik nuk paraqesin vetëm turistët, por edhe qytetarët tanë të cilët udhëtojnë jashtë kufijve të vendit.

BE u ka dhuruar spitaleve 10 rendgen digjital mobil

Në Mal të Zi ka arritur edhe një kontingjent me pajisje medicinave prej 10 rendgenëve digjital mobil, të cilët i ka dhuruar Bashkimi Evropian, në vlerë prej 286 mijë e 885 euro. Siç është kumtuar nga Info- qendra e BE-së, pajisjet bashkëkohore të rendgenit do të mundësojnë diagnostikime më precize dhe me të shpejta radio grafike në spitalet e Tivarit, Nikshiqit, Beranës, Plevles dhe Bjello Poles. Disa aparat u janë dhuruar edhe Qendrës Klinike të Malit të Zi, Klinikes infektive, pastaj Klinikës për neurologji, Institutit për sëmundjet e fëmijëve, njësisë Intensive metabolike si dhe Qendrës për përkujdesjen intensive, thuhet në kumtesë. Theksohet se këto pajisje do të intensifikojnë progresin afatgjatë të kapaciteteve spitalore në Mal të Zi, por edhe për përgatitjen më efikase për valën e dytë eventuale të epidemisë së korona virusit.

Vuçiq takon Putinin, pastaj Trumpin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet të shtunën në Uashington me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe me të dërguarin e tij për Ballkanin, Richard Grenell, shkruan gazeta amerikane New York Times. Sipas saj, këta zyrtarë do të bisedojnë për një nismë që udhëheq SHBA-ja për marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Përndryshe, të shtunën, më 27 janar, në Shtëpinë e Bardhë është paralajmëruar edhe takimi midis udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, nën organizimin e Grenellit. Takimi është thirrur pasi Grenell ka thënë se ka marrë garanci se të dyja palët janë pajtuar për të pezulluar përkohësisht fushatën për tërheqjen e njohjeve për Kosovën dhe për përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare. Vuçiq bisedoi dje në Beograd edhe me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak. New York Times shkruan se para udhëtimit për në Uashington, Vuçiq do të udhëtojë për në Moskë, ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, i cili "beson se çdo marrëveshje për Kosovën duhet të ketë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilin Rusia ka të drejtën e vetos".

Hoti sot në Kuvend raporton për dialogun Kosovë- Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti sot do të raportojë në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Më parë ka përfunduar takimi mes presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Hoti. Dy bartësit institucionalë vendosën të mos prononcohen para mediave mbi atë se çfarë është diskutuar. Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë, njoftojnë nga Prishtina. Shefi i ekzekutivit kosovar, Avdullah Hoti pritet të enjten të udhëtojë në Bruksel, kurse bashkë me presidentin të shtunën do të shkojnë në Uashington për t’u takuar me delegacionin serb. Në Bruksel, kryeministri do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, David McAllister.

Dialogu Kosovë- Serbi vazhdon në muajin korrik, thotë zëdhënësi i BE-së

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano konfirmoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë muajin tjetër. Stano theksoi se BE-ja po vazhdon angazhimin e saj të plotë në këtë drejtim, duke përmendur vizitën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd. "Si rezultat i bisedimeve të tij, ne mund të njoftojmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në korrik", tha Peter Stano. Ai shpjegoi se ende nuk ka një datë specifike, por që të dyja palët kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut në Bruksel, dhe se aktualisht janë duke punuar për caktimin e një date. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pritet të vizitojnë Brukselin gjatë kësaj jave për bisedime më zyrtarët evropianë. Sipas zëdhënësit të BE-së, këto do të jenë "vizita të ndara dypalëshe", të cilat nuk kanë lidhje me vazhdimin e dialogut.

Kufijtë e BE-së mund të mbeten të mbyllur për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, përkundër rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që këto kufij të hapen me këtë datë. Komisioni Evropian para dy javësh kishte rekomanduar që kufijtë e brendshëm të BE-së të hapen jo më vonë se me datën 15 qershor, ndërsa ata të jashtëm gradualisht prej 1 korrikut. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte rekomanduar që kufijtë e jashtëm të hapen prej 1 korrikut duke e arsyetuar në atë kohë këtë rekomandim me gjendjen e mirë epidemiologjike. Komisioni kishte konstatuar se kjo situatë në vendet e Ballkanit Perëndimor është “e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në vendet e BE-së”. Por, prej atëherë situata në rajon është përkeqësuar, me rritjen e shpejt të numrit të të infektuarve me koronavirus. Kjo ka bërë që disa shtete të BE-së të marrin masa individuale dhe që në nivel të BE-së të vihet në pikëpyetje heqja e kufizimeve për hyrjen në BE të shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Një botë e ndarë nuk mund të mposhtë pandeminë, paralajmëron OBSH-ja

Në Kosovë është konfirmuar edhe një vdekje nga sëmundja COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi i ri. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 47 raste me koronavirusin e ri. Në Tiranë, Spitali Infektiv shënoi sot një rekord maksimal me shtrimin e 81 pacientëve me këtë virus. Autoritetet shëndetësore njoftuan sot edhe 52 raste të reja pozitive të personave me Covid-19. Në Serbi prej me 19 mars deri me 1 korrik të këtij viti nga korona virusi kanë vdekur 632 pacientë ose 388 më tepër nga shifra e kumtuar zyrtare për këtë periudhë kohore e që është 244, bëhet medie BIRN në bazë të qasjes në të dhënat të cilat janë pjesë e sistemit zyrtarë informativ shtetëror për Covid-19. Sipas njohurive të BIRN, numri i të prekurve gjatë ditëve të fundit të javës së kaluar është sjell ndërmjet 300 dhe 400 pacientë në ditë gjë që i tejkalon dukshëm të dhënat zyrtare për gjoja 97 të prekurve. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se "kërcënimi më i madh me të cilin përballemi tani nuk është vetë koronavirusi, por mungesa e solidaritetit dhe udhëheqjes globale". "Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë", tha ai gjatë një video konference për media. Në të gjithë botën, më shumë se 9 milionë njerëz janë konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi dhe më shumë se 471,000 kanë vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë 20% të numrit total të rasteve në shkallë globale. Afro 2.3 milionë vetë kanë rezultuar positivë në Shtetet e Bashkuara si dhe mbi 120 mijë të vdekur deri tani.

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme por i thatë

Në viset jugore dhe qendrore sot mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë e Herceg Novi 29 gradë, Ulqin e Budvë 28, Tivar 25, Cetinë 24, Nikshiq 22, Plluzhinë 18, Bjello Pole e Beranë 17, Kollashin 16, Plevle e Rozhajë 15 dhe në Zhablak 12 gradë. Edhe për nesër në viset jugore dhe qendror parashihet mot me vranësira të ndryshueshme kurse në veri kryesisht i vranët por i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 9 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 31 gradë celsius.

ditarin e redaktoi, Pjetër Lucaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се