Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 06. 2020. 16:51 >> 18:44

Ditari 29.06.2020

29.06.2020

Regjistrohen 17 raste të reja të infektuara me korona virus

Në Mal të Zi janë konfirmuar 17 raste të reja të infektuar me korona virus është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. Përndryshe në Mal të Zi prej mesit të këtij muaji janë regjistruar 174 raste të prekur me Covid 19. Nga Instituti kanë theksuar se prej dje në ora 18 janë analizuar 243 mostra, 17 prej të cilave kanë rezultuar pozitiv në korona virus. Rastet e reja janë nga Podgorica 9, në Plevle 4, Tivat 2 dhe në Herceg Novi e Rozhajë nga një pacient. Për ndryshe në Rozhajë gjithsejtët janë të regjistruar 59 raste, në Podgoricë 43, Budvë 14, Bijello Pole 13, Beranë 12, në Plevle 6, në Tivar e Cetinë nga 5, në Ulqin 4, në Danillovgrad e Herceg Novi nga 3 raste, në Tuz e Tivat nga 2 dhe në Kotorr, Guci e Nikshiq nga 1 rast i prekur me korona virus.

 

Ishte i pritur numri i të infektuarve do të këtë edhe të tjerë

Situata e koronavirusit në Mal të Zi ishte e pritur, duke pasur parasysh numrin e kontakteve të shumta të cilat i kanë realizuar të infektuarit, kështu që mund të thuhet se do të ketë edhe raste të tjera të infektuara. Këtë në programin e mëngjesit të TVMZ e ka deklaruar epidemiologu Senad Begiq. Situata aktuale, siç ka theksuar ai, deri diku ka qenë e pritur, duke pasur para sysh se kemi pasur numër të madh të kontakteve me personat e prekur me këtë sëmundjes, ka theksuar Begiq. Përndryshe në Mal të Zi, nëse do të miratohet kriterit kryesor i BE se mund të llogaritet në rënien e shkallës të prekurve me koronavirus, prej me 1 korrik në Mal të Zi do të mund të hyjnë nënshtetasit e së paku 26 vendeve, në mesin e të cilëve janë edhe shtetet e rajonit Sllovenia dhe Kroacia. Trupi Koordinues Nacional ka vendosur mbrëmë se Mali i Zi politikën e ardhshme të hapjes së kufijve do ta harmonizojë me politikën dhe vendimet e BE menjëherë sapo ato të jenë të kumtuara dhe definitive.

Deputetët vazhdojnë nesër seancën parlamentare

Parlamenti i Malit të Zi duhet nesër të vazhdojë seancën e filluar me 23 të këtij muaji dhe deputetët do të diskutojnë për 24 pika të rendit të ditës. Deputetët kanë miratuar në javën e kaluar ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për buxhetin e Malit të Zi për vitin 2020 dhe për huazimet e Malit të Zi për këtë vit. Në rend të ditës janë ligjet e propozuara për partneritetin jetësor të personave të njëjtës gjini, për zgjidhjen alternative të kontesteve si dhe ndryshimet e ligjit për gjykatat dhe prokurorinë shtetërore. Në mes tjerash deputet do të deklarohen edhe për propozim vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në përbërjen e forcave të Aleancës së atlantikut verior për reagime të shpejta – Rensponse Force. Në rend të ditës janë edhe ndryshimet e ligjit për mbrojtjen shëndetësore, mbrojtjen e banorëve na sëmundjet ngjitëse dhe ndihmën urgjente medicinale. Të propozuara janë edhe ligjet për emetuesi publikë nacional RTMZ dhe për mediat. Po ashtu në rend të ditës janë edhe zgjedhje dhe emërimet.

Kontestet mund të zgjidhen më shpejt dhe më lirë

Në mandatin e Qeverisë është realizuar progres i duhur në zhvillimin e zgjidhjes alternative të kontesteve, me ç'gjë banorëve dhe ekonomisë malazeze u është mundësuar mënyrë më e shpejtë dhe më e lirë e zgjidhes së kontesteve, pa inicimin e procedurave gjyqësore, ka deklaruar kryetari i Qeverisë Zoran Pazhin. Duke kryesuar seancën e tretë të Këshillit për nxitjen dhe avancimin e zbatimit të zgjidhjes alternative të kontesteve të mbajtur sot në Podgoricë, Pazhin ka theksuar se është i kënaqur me vlerësimet pozitive të cilat në këtë fushë i ka dhënë Komisioni Evropian në dokumentin punës të publikuar para do kohe për gjendjen e sundimit të ligjit. Ai ka konstatuar se partnerët evropian në vazhdimësi identifikojnë progresin e Malit të Zi në zhvillimin e sistemit të zgjidhjeve alternative të kontesteve, si njëri nga prioritetet e reformës së gjyqësorit.

 

PSD kërkon dëgjim kontrollues të Zhugiqit

Partia Socialdemokratike ia ka dorëzuar Këshillit parlamentar për ekonomi, financa dhe buxhet iniciativën për dëgjimin kontrollues të guvernatorit të Bankës Qendrore të Malit të Zi, Radoje Zhugiq lidhur me realizimin e moratoriumit në shlyerjen e detyrimeve kreditore të qytetarëve dhe për rolin e institucionit suprem monetar në këtë proces. Deputeti i PSD Rashko Konjeviq, konsideron se dëgjimi kontrollues i Zhugiqit është i nevojshëm sepse në drejtimet e tij publike, siç ka theksuar ai i ka gënjyer qytetarët dhe afaristët se nuk do të paguajnë kamata në kredi të cilat do të përfshihen me moratorium.

 

Caroviqit dhe Radoviqit u ndalohet hyrja në ndërtesën e Komunës së Budvës

Marko Careviq dhe Krsto Radoviq, të cilët para do kohe shumica e këshilltarëve i ka shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komunës dhe e kryetarit të Kuvendit komunal të Budvës, edhe sot janë përpjekur të hyjnë në ndërtesën e komunës, por u penguan në këtë qëllim. Siç transmeton RTV Budva, sigurimi i Komunës ua ka dorëzuar atyre akte vendimet për shkarkimin e tyre nga detyrat e mëparshme, të cilat, sipas fjalëve të Careviq dhe Radeviq nuk janë valide sepse nuk posedojnë vulën. Radoviq ka theksuar se është turp që funksionarëve por edhe qytetarëve nuk u lejohet hyrja në ndërtesë. Të theksojmë se diçka para orës 8 në ndërtesën e komunës ka hyrë Angjella Ivanoviq, të cilën shumica parlamentare e ka zgjedhur kryetare të Kuvendit komunal të Budvës. Të theksojmë po ashtu se në hyrje të ndërtesës së Komunës së Budvës është e vendosur policia.

 

Hapja e kapitullit 8 është vërtetim i dyerve të hapura të BE

Hapja e kapitullit VIII i cili ka të bëjë me konkurrencën, paraqet vërtetim simbolik se dyert për integrimet evropiane janë të hapura edhe për Malin e Zi dhe se shteti nuk është i bllokuar në këtë proces, ka kumtuar profesoresha e Fakultetit ekonomik, Gordana Gjuroviq. Ajo në programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se pas një periudhe të gjatë 18 mujore përsëri është rivendosur konferenca ndërqeveritare dhe se nuk ka klauzolë e bilancit në periudhën e rëndësishme për Malin e Zi, transmeton Portali i RTMZ. “Është e rëndësishme që të fitohet një energji e re në procesin e integrimeve dhe të hapet një kapitull i cili është shumë i rëndësishëm për tregun e brendshëm evropianë, sepse ai rregullon legjislacionin anti monopol”, ka theksuar Gjuroviq. Konferenca ndërqeveritare e BE me Malin e Zi, në të cilën ky kapitull edhe zyrtarisht do të hapet, do të mbahet nesër në nivelin e ambasadorëve.

Krenar për rezultatet e përbashkëta

“Kuvendi i Malit të Zi është i vendosur në afirmimin e të drejtave të fëmijëve, si nevojë e domosdoshme dhe vlerë shoqërore”, ka vlerësuar kryetari i Parlamentit Ivan Brajoviq gjatë bisedimeve me shefin e sapoemëruar të zyrës së UNICEF-it në Mal të Zi, Huan Santander. Brajoviq, siç është kumtuar nga Parlamenti, duke e përgëzuar Santanderin për marrjen e detyrës, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin me UNICEF-in duke shtuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Mali i Zi është krenar me misionin e UNICEF-it dhe me rezultatet e realizuara bashkërisht në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve”, ka deklaruar kryeministri Dushko Markoviq gjatë takimit me shefin e ri të përfaqësisë së UNICEF-it në Mal të Zi Huan Santander Ai, siç është kumtuar nga Qeveria, ka theksuar bashkëpunimin e mirë të UNICEF-it me ministritë kompetente por edhe me akter të tjerë shoqëror në Mal të Zi duke shtuar se Mali i Zi në këtë drejtim është shembull i mirë në këtë rajon.

 

Fillon regjistrimi në vitin e parë të shkollave të mesme

Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë të shkollave të mesme në Mal të Zi, për vitin shkollor 2020/2021 ka filluar sot, kurse fletëparaqitjet dorëzohen në mënyrë elektronike deri të enjten që vjen. Fletëparaqitjet në konkurs mund të dorëzohen në adresën elektronike www.upisi.edu.me. Në konkursin për regjistrim në vitin e parë mund të paraqiten kandidatët që kanë kryer shkollën fillore dhe që nuk janë të moshës mbi 17 vjeçare. Gjatë afatit për dorëzimin e fletëparaqitjeve për regjistrim në shkollë, Komisioni është i detyruar që çdo ditë në ora 16 të publikojë rang listën e kandidatëve të paraqitur po atë ditë deri në ora 15. E gjithë kjo me qëllim të informimit të tyre për rangimin në listë. Përndryshe sot ka filluar edhe regjistrimi për mbi 3 mijë e 500 nxënës të shkollave të mesme në vitin e parë të studimeve themelore në Universitetin e Malit të Zi për vitin akademik 2020/2021 të cilët financohen nga buxheti. Fletëparaqitjet mund të dorëzohen duke filluar prej nesër deri të enjten. Në 19 fakultete të Universitetit të Malit të Zi, studentët do të mund të zgjedhin njërin prej 64 programeve studimore.

Presidenti Thaçi sonte pritet të flasë për akuzat ndaj tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet t'i drejtohet sonte opinionit publik lidhur me situatën e krijuar pas publikimit të akuzave të pakonfirmuara ndaj tij dhe një grupi pjesëtarësh të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndonëse kishte paralajmëruar për dje, ai e shtyu për sonte këtë paraqitje që do të jetë e para që nga e mërkura kur zyra e Prokurorit të Posaçëm në Hagë, publikoi njoftimin se ka ngritur akuza ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës dhe kryetarit të Partisë Demokratike, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Veseli hodhi poshtë akuzat dhe e cilësoi njoftimin si veprim të pashembullt me motive politike, ndërsa presidenti Thaçi në rrjetet sociale tha se "askush nuk mund ta rishkruaj historinë e Kosovës". Publikimi i njoftimit për akuzat çoi në dështimin e planeve për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet të dyja vendeve. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se pret që ambasadori Grenell të caktojë një datë të re të takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Rama në Kosovë, për të biseduar rreth aktakuzës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qëndron sot në Kosovë për të biseduar rreth aktakuzës për krime lufte që ka paraqitur Zyra e Prokurorit Special kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerëve. “Spot jamë në Prishtinë, për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, tha Rama. Rama në Prishtinë është takuar me kryetaren e Parlamentit, Vjosa Osmani, me kryetarin e Lëvizjes vetëvendosja, Albin Kurtin, dhe me disa lider tjerë partiak kosovar. Javën e kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Thaçi, Veseli dhe të tjerë akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Negociata maratonë Londër- BE për marrëdhënien post- Brexit

Britanikët dhe Evropianët shfaqen me optimizëm të kujdesshëm në momentin kur sot fillojnë sot negociatat pesëjavore intensive, të destinuara për të progresuar në marrëdhëniet post- Brexit dhe për të shmangur një “no deal” katastrofik në fund të vitit. Bisedimet e tyre fillojnë me një takim fizik pesë ditor në Bruksel, i pari që prej muajit mars, Ata do të vazhdojnë çdo javë, duke u alternuar në Londër dhe në kryeqytetin belg, deri në fund të korrikut. Intensifikimi i diskutimeve, për një marrëveshje të përbashkët mes Londrës dhe Brukselit, do t’u mundësojë atyre një impuls të ri, pas katër raundesh negociatash të trazuara dhe pa zhvillime të mëdha. Kryeministri britanik, Boris Johnson dëshiron që në korrik të mund të arrihet një kompromis. Britania e Madhe, që u largua nga Bashkimi Europian më 31 janar, vazhdon të aplikojë rregullat evropiane deri më 31 dhjetor.

 

Koronavirusi ka shkaktuar katastrofë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e përshkroi krizën e koronavirusit si “katastrofë” për Mbretërinë e Bashkuar, por tha se tani nuk është koha për të hetuar atë që mund të jetë bërë keq. “Kjo është një katastrofë. Mos t’i zbusim fjalët tona. Ka qenë një makth absolut për vendin dhe vendi ka përjetuar një tronditje të thellë", tha Johnson për Times Radio në Britani. Ai tha se qeveria detyrohet t’iu japë shpjegim të gjithë atyre që kanë vuajtur. Mbretëria e Bashkuar është e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus: mbi 312,000. Ajo është e para në Evropë me numër të viktimave, mbi 43,600. Gjatë krizës me koronavirus, afro nëntë milionë punëtorë, ose më shumë se një e katërta e fuqisë totale punëtore, kanë humbur përkohësisht vendet e punës në Britani. Kjo i ka kushtuar shtetit mbi 24 miliardë funta.

COVID-19, mbi 10 milionë të prekur në të gjithë botën

Siç edhe thamë më parë, në vendin tonë aktualisht janë 172 raste aktive me COVID-19, prej tyre pjesa me e madhe në Rozhajë – 59, pasuar nga Podgorica me 43. Gjendja në Kliniken Infektive në Prishtinë është jashtëzakonisht e rënduar dhe kapacitetet e klinikës janë pothuajse të mbushura, njoftojnë nga Prishtina. Kosova aktualisht i ka 1,203 raste aktive kurse numri i të vdekurve nga koronavirusi është 49. Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 870 teste dhe prej tyre 176 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ndërkohë kanë ndërruar jetë edhe 9 persona dhe janë shëruar edhe 80 pacientë. Në Shqipëri, në 24 orët e fundit janë regjistruar 64 raste të reja pozitive nga 371 testime të kryera. Dy viktima të tjera janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 58 numrin e të vdekurve që prej fillimit të pandemisë. Në 24 orët e fundit në Serbi janë konfirmuar 254 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka arritur në mbi 14 mijë. Përndryshe, numri i infeksioneve me koronavirus në rang botëror ka kaluar të 10 milionë vetët sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins. SHBA vazhdon të udhëheqë për nga numri i të prekurve me COVID-19 me më shumë se 2.5 milionë, ndjekur nga Brazili me 1.3 milionë raste. Rusia renditet në vendin e tretë me më shumë se 633 mijë të infektuar. Gjithashtu SHBA renditet e para në botë për nga numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit me 125.539, që nga fillimi i pandemisë. Nënpresidenti amerikan Mike Pence të dielën kryesisht fajësoi të rinjtë, duke injoruar paralajmërimet për masa parandaluese, për rritjen e madhe të rasteve të konfirmuara të koronavirusit në vend. Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se nevojiten më shumë se 30 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm për të zhvilluar dhe prodhuar teste kundër COVID-19, vaksina e trajtime të tjera.

 

Edhe nesër mot me diell dhe i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe i nxehtë. Frynë erë kryesisht e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 34 gradë, Beranë e Nikshiq 30, Cetinë, Plevle, Budvë, Bijello Pole e Rozhajë 29, Herceg Novi, Ulqin e Kollashin 28, Plavë 26 dhe në Zhablak 25 gradë.

Edhe për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 26 deri në 36 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се