Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 07. 2020. 17:30 >> 17:41

Ditari 08.07.2020

08.07.2020

Epidemia shpallet ne pesë komuna në veri te Malit të Zi

Trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse ia ka dhënë pëlqimin Ministrisë së shëndetësisë që të shpall epideminë e sëmundjes ngjitëse në territorin e komunave; Bjello Pole, Beranë, Petnjicë, Rozhajë dhe Guci. Siç është kumtuar nga Qeveria, Trupi koordinues nacional dje, ka mbajtur mbledhje, por në bazë të pëlqimit të konfirmuar nga shumica e anëtarëve, ka vendosur që të ashpërsojë masat e përkohshme epidemiologjike në tërë territorin e vendit, sidomos në disa komuna në veri të vendit. Theksohet se rritja e vazhdueshme e numrit të rasteve të reja të infektuarve me korona virus në tërë territorin e shtetit, në veçanti në rajonin veriorë dhe qendror dhe fakti se numri gjithnjë e më i madh i të infektuarve nuk arrin që me siguri të identifikojë burimin e infektimit me koronavirus, tregon në përhapjen e transmisionit lokal të virusit në mjedise të caktuara dhe “për këtë arsye Trupi koordinues nacional ia ka dhënë pëlqimin Ministrisë së shëndetësisë që të shpall epideminë e sëmundjes ngjitëse në komunat e sipërpërmendura”, thuhet në kumtesë.Trupi koordinues nacional, ka vazhduar deri me 15 korrik zbatimin e masave të miratuara me 25 qershor, për Komunën e Rozhajës, kurse zbatimi i masave të sjellura me 2 qershor për Komunën e Gucisë janë vazhduar deri me 17 korrik. Ndryshe, në tërë territorin e shtetit ndalohen programet muzikore dhe zbavitëse në objektet hoteliere, koncertet, prezantimet e muzikantëve dhe të grupeve e të ngjashme. Puna e objekteve hoteliere, përfshirë këtu edhe ato në plazhe dhe në territorin e kryeqytetit janë të kufizuara. Në Cetinë dhe në komunat Plluzhin, Shavnik, Nikshiq, Danillovgrad, Tuz, Kollashin dhe Mojkovac, këto objekte mund të punojnë deri në ora 22. Në rajonin jugor, respektivisht në të gjitha komunat bregdetare, në fuqi mbetet përkufizimi i miratuar më parë i punës në objektet hoteliere deri në ora 22, thuhet në kumtesë.

Pacientët e hospitalizuar në Nikshiq dhe në Beranë

Në spitalin e përgjithshëm në Berane, aktualisht trajtohen 28 pacientë pozitivi me koronavirus, ka deklaruar drejtori i këtij institucioni shëndetësor Budimir Dabetiq. Ndërkaq, në testim e sipër gjenden edhe 11 pacientë tek të cilët akoma nuk është vërtetuar zyrtarisht infektimi me Covid 19, por të gjitha simptomat tregojnë se ata janë të prekur. Tre pacientë kanë pasqyrë të rëndë klinike, kurse dy të tjerë janë rrezik për jetën”, ka deklaruar, Dabetiq, për Televizionin e Malit të Zi. Ai ka kumtuar se dje i kanë pranuar edhe 5 pacientë për shërim me simptoma të Covid 19.

Drejtori i spitalit të përgjithshëm në Nikshiq, Ilija Ashanin, ka deklaruar se në këtë institucion shëndetësorë janë shtruar 6 pacient pozitiv me korona virus, 5 prej të cilëve janë nga Plevla , kurse një nga Nikshiqi.

Ndryshe, policia gjatë ditës së djeshme në prokuroritë kompetente ka dorëzuar 5 fletë-padi penale kundër 11 personave për shkak të shkeljes së masave për pengimin e përhapjes së korona virusit. Siç është kumtuar, janë proceduoar edhe 7 persona në Plevle, tre në Kollashin dhe një në Tivar.

Ministri Purishiq është pozitiv në korona virus

Ministri për punë dhe përkujdesje sociale, Kemall Purishiq, është pozitiv në koronavirus, ka kumtuar Qeveria e Malit të Zi.

Nga rezultatet e testimit të mbrëmshëm, siç theksohet, ministri dhe bashkëshortja e tij janë vendosur në vetëizolim.

“Trupi koordinues nacional përshëndet respektimin joselektiv të masave epidemiologjike dhe familjes Purishiq, i dëshiron shërim të shpejtë dhe kthim të tyre në aktivitetet e rëndomta” , shkruan në shkrimin e publikuar në faqen e Qeverisë.

Sot, diskutohet për masat gjatë zgjedhjeve të ardhshme

Sot, duhet të mbahet mbledhja e përfaqësuesve të trupit koordinues nacional, të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, institucioneve kompetente shtetërore dhe të organizatave joqeveritare të cilat merren me kushtet zgjedhore.

Temë e takimit , siç ka njoftuar TVMZ , do të jenë masat të cilat duhet të sillen me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme të mundësohet proces i rregullt zgjedhor në kushtet e infektimit të përhapur me korona virus.

Të theksojmë se zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në disa komuna, duhet të mbahen më 30 gusht.

 

Përfundon debati mbi propozimin e ligjit për veprimtarinë informative ushtarake

Deputetet e Parlamentit të Malit të Zi, e kanë përfunduar dje pas dite debatin mbi propozimin e ligjit për veprimtarinë informative dhe të sigurisë ushtarake dhe, për këtë ligj, ata do të deklarohen në njërën nga seancat e ardhshme. Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, në fjalën përfundimtare, me rastin e akuzave se ligji nuk është kushtetues, ka theksuar se për harmonizimin e tij me Kushtetutën, kompetentë është Gjyqi Kushtetues, duke shtuar se ky akt ligjor ka marrë pëlqimin e të gjitha trupave punues në Parlament.

Ai, ka theksuar se nuk është e vërtet se me këtë ligj ushtria i shpallë luftë kishës ortodokse serbe dhe serbëve në Mal të Zi, transmeton Vjesti.

Predrag Bullatoviq, nga Fronti Demokratik, ka deklaruar se ky ligj mundëson hetimin e secilit qytetarë dhe se ai mund të keqpërdoret në zgjedhjet që duhet të mbahen me 30 gusht.

Daliborka Pejoviq, nga PDS ka theksuar se ligji nuk sillet me procedurë urgjente dhe as në prag të ngjarjeve të cilat do të ndodhin.

Draginja Vuksanoviq – Stankoviq, nga Partia Socialdemokratike, ka theksuar se me dispozitat e këtij akti ligjor është hyrë në kompetencat e organeve të tjera

Z. Pazhin: 13 Korriku është simbol i lirisë

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Zoran Pazhin, ka deklaruar se 13 korriku, si simbol i përpjekjeve të vazhdueshme të popullit malazezë për liri dhe të drejtën, është vërtetim se në Malin e Zi qytetarë, janë më të rëndësishme dhe më të vjetra të gjitha ato vlera të cilat i bashkojnë qytetarët e të gjitha kombeve dhe konfesioneve.

Gjatë historisë, Mali i Zi , ka theksuar Pazhin, ka shkuar vetëm përpara kur qytetarët e tij janë identifikuar sipas burrërisë dhe njerëzisë, por askurrë kur ata janë ndarë mbi bazat fetare ose kombëtare. Ai, duke folur në hapjen e tryezës së rrumbullakët, me titull “13 korriku, si simbol i synimeve të përhershme të banorëve të Malit të Zi për liri dhe drejtësi “, është vërtetim se në Malin e Zi qytetarë, janë më të rëndësishme dhe më të vjetra ato vlera të cilat i bashkojnë qytetarët e të gjitha kombeve dhe konfesioneve. Këto vlera, ka theksuar ai, askush nuk ia ka dhuruar Malit të Zi , por për to kanë jetuar dhe me shekuj kanë vdekur malazezët dhe malazezet e të gjitha kombeve dhe konfesioneve.

BE të jetë më aktiv kur është fjala për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropianë, duhet të jetë më aktiv kur është fjala për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe qëndrimin e tyre të shprehur qartë lidhur me Integrimet Evropiane, është vlerësuar në takimin e nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu, me ambasadorin e Sllovenisë, në Mal të Zi, Gregor Presker.

Nimanbegu, siç është kumtuar nga Kabineti i nënkryetarit është falënderuar për ndihmë të vazhdueshme të cilën Sllovenia ia jep Malit të Zi, në rrugën drejtë integrimeve Euro-atlantike. “Temë e bisedimeve kanë qenë edhe zgjedhjet a ardhshme parlamentare, për të cilat, siç ka theksuar, Nimanbegu, do të mbahen në atmosferë të rregullt dhe se ato do të rezultojnë me vazhdimin e politikës Euro-atlantike të Malit të Zi. Sa i përket pjesëmarrjes, ai është shprehur i bindur se edhe e gjithë opozita do të marr pjesë në zgjedhje, thuhet në kumtesë.

Nimanbegu dhe Presker, janë të mendimit se BE duhet të jetë më aktiv kur është fjala për shtetet e Ballkanit Perëndor dhe për qëndrimin e tyre të shprehur qartë lidhur me Integrimet Evropiane. Nimanbegu, e ka njoftuar ambasadorin Presker, me të cilat sfida përballet shoqëria malazeze duke vlerësuar se perspektiva Euro- atlantike e Malit të Zi, nuk mund të vihet në dyshim. Ai, e ka njoftuar ambasadorin slloven me dispozitat ligjore të legjislacionit zgjedhor duke shtuar se nuk është i kënaqur me to dhe se ai si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve në Parlament, është përpjekur që të ndikojë përmes disa amendamenteve, mirëpo, siç ka theksuar, nuk ka marrë përkrahjen e partive politike.

Në UMZ, nuk ka korrupsion, punojmë në mënyrë transparente

Në Universitetin e Malit të Zi, nuk ekziston korrupsioni dhe as që ka pasur më parë, ka deklaruar kryetari i Këshillit drejtues të UMZ, Dushko Bjelica.

Ai, ka theksuar se Këshilli drejtues i Universitetit të Malit të Zi, si dhe të gjitha organet e tij punojnë në mënyrë transparente, ligjore dhe me efikasitet në të mirë të studentëve të Malit të Zi. “ Në Universitetin e Malit të Zi, nuk ka korrupsion dhe nuk jam në dijeni që të ketë pasur më parë. Disa deputet theksojnë se korrupsioni ekziston, mirëpo, nuk kanë fakte. Kaq sa u përket pohimeve të tyre”, ka deklaruar ai.

“Për Universitetin e Malit të Zi, me përkushtim përkujdeset ekipi i hulumtuesve më të mirë të shtetit të tubuar në organet e UMZ, në Këshillin shkencorë, pastaj në Këshillin për studimet e doktoraturës, në Qendrën për cilësinë dhe monitorimin e studimeve, në Këshillin redaktues, në Komitetin etik, në Senat dhe në Këshillin drejtues, duke pasur kujdes për punë të ligjshme, por, para së gjithash dhe mbi të gjitha, për një armatë të studenteve për të cilët jemi krenar, ka theksuar ai. Bjelica, ka theksuar se Universitetin e Malit të Zi e kanë ruajtur nga përpjekjet e sulmeve politizuese dhe të përçarjeve, pre e të cilave, siç ka theksuar ai, ka rënë një numër i vogël i anëtarëve të Bashkësisë Akademike.

Në Zhablak, qëndrojnë 114 turistë, shumica nga Çekia

Drejtorja e Organizatës turistike të Zhablakut, Vanja Sharoviq, ka deklaruar se në këtë komunë aktualisht qëndrojnë 114 turistë, kryesisht nga Çekia.

Duke pasur parasysh se koronavirusi i ka komplikuar planet e punëtorëve turistik, shpresojnë se falë turistëve vendor do të qëndrojnë së paku në një “zero pozitive”.

Sharoviq, duke marrë pjesë në emisionin e mëngjesit të TVMZ, ka theksuar se banorët e Zhablakut, gjatë këtij viti, kanë pritur numër rekord të turistëve. Megjithatë, vizita, siç ka theksuar ajo, është simbolike. “Edhe përkundër situatës, hotelierët kanë vendosur të qëndrojnë të hapur. Jemi fokusuar në turistët nga Mali i Zi dhe, pasi që është periudha e pushimeve vjetore, së paku presim se do të qëndrojmë në një zero pozitive”, ka theksuar Sharoviq.

Policë dhe civil të plagosur gjatë trazirave në Beograd

Trembëdhjetë policë dhe shtatë civilë u plagosën gjatë trazirave të së martës mbrëma në Beograd, për shkak të paralajmërimeve për orë policore.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, të gjithë të plagosurit u transportuan në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

Mbi 1000 protestues, u mblodhën në qendër të Beogradit, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi rikthimin e orës policore në fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Përleshjet shpërthyen pasi një grup protestuesish u përpoq të hyjë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, duke bërë që policia të hidhte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Turma pranë hapësirës së kuvendit u shpërnda rreth orës 1:30 pas mesnate.

Grenell, i jep mbështetje të plotë vazhdimit të dialogut në Bruksel

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shprehu mbështetjen e plotë për udhëheqjen e liderëve evropianë në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Jemi të lumtur që evropianët do të mblidhen në një takim më 10 korrik për diskutime të mëtejshme me Kosovën dhe Serbinë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë totale dhe jemi mirënjohës për udhëheqjen e tyre”, shkroi Grenell në Twitter. Më 10 korrik, përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë do të takohen virtualisht në një samit të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Më 12 korrik, ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nikoqir i takimit të Brukselit do të jetë shefi për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell.Takimi në Bruksel do të jetë i pari midis Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve, qysh në fund të vitit 2018.

 

Më shumë 40 deputet evropian kërkojnë heqjen e vizave për qytetarët kosovar

Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE-ja të liberalizojë vizat me Kosovën.

Këta dy liderë të vendeve anëtare të BE-së, konsiderohen si kundërshtarët më të fuqishëm të liberalizimit të vizave me Kosovës, sepse vendet e tyre nuk e kanë mbështetur një vendim të tillë në Këshillin e BE-së. “BE-ja është duke u përpjekur që të luaj rolin e një ndërmjetësi të paanshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, kjo nuk do të jetë e mundur nëse ne vazhdojmë t’i trajtojmë qytetarët e këtyre dy vendeve në mënyra të ndryshme, duke u ofruar udhëtim të lirë qytetarëve të Serbisë dhe duke u vendosur pengesa për të gëzuar të njëjtën mundësi atyre të Kosovës”, thuhet në këtë letër.

OBSH, nuk përjashton përcjelljen e virusit nga ajri

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka prova të reja që sugjerojnë se koronavirusi mund të përhapet nga grimca të vogla të mbetura në ajër.

Transmetimi përmes ajrit nuk mund të përjashtohet në ambiente të mbushura me njerëz, të mbyllura ose të ajrosura dobët, tha Benedetta Allegranzi, udhëheqëse teknike për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, pranë OBSH-së. Nëse provat konfirmohen, ato mund t’i ndikojnë udhëzimet për hapësirat e brendshme.

Një letër e hapur e më shumë se 200 shkencëtarëve ka akuzuar ditë më parë OBSH-në për nënvlerësimin e mundësisë së transmetimit të koronavirusit përmes ajrit. "Kemi dashur që OBSH-ja t’i pranojë provat", i tha agjencisë së lajmeve Reuters Jose Jimenez, një kimist në Universitetin e Kolorados, që nënshkroi letrën. OBSH-ja, deri më tash, ka thënë se virusi transmetohet nga spërkatjet kur njerëzit kolliten ose teshtijnë. Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 11 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 544,000 kanë vdekur, ndërsa mbi 6.4 milionë janë shëruar.

 

Ch. Wray: Kina, kërcënimi më i madh afatgjatë për të ardhmen e SHBA

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, tha se aktet e spiunazhit dhe vjedhjes nga Qeveria e Kinës paraqesin "kërcënimin më të madh afatgjatë" për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.

Duke folur para Institutit Hudson në Uashington, ai tha se Kina bën fushatë shumëpalëshe të përçarjes.

Sipas tij, Kina ka nisur t’i shënjestrojë shtetasit kinezë që jetojnë jashtë vendit, duke i detyruar të kthehen.

“Bëhet fjalë për rivalë politikë, disidentë dhe kritikë që përpiqen t’i ekspozojnë shkeljet e gjera të të drejtave të njeriut në Kinë", tha Wray.

Wray po ashtu tha se Kina po punon për të prishur studimet amerikane të koronavirusit.

"Kina është e angazhuar në një përpjekje për t'u bërë superfuqia e vetme në botë me çdo mjet të nevojshëm", shtoi Wray.

Adresimi i tij vjen në kohën e tensioneve të larta midis SHBA-së dhe Kinës.

 

OKB: Në Idlib të Sirisë janë kryer krime lufte

Sipas një hetimi të Kombeve të Bashkuara, gjatë luftës në Idlib të Sirisë janë kryer krime të luftës dhe krime të mundshme kundër njerëzimit.

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar mbi Sirinë tha se krimet kanë ndodhur gjatë fushatës së nisur në fund të vitit 2019 nga forcat pro-regjimit sirian, për të rimarrë zonat e fundit të mbetura në vend të mbajtura nga grupet rebele të armatosura.

"Forcat e qeverisë siriane dhe aleatët e tyre rusë kanë bombarduar civilët në provincën Idlib pa dallim, ndërsa rebelët torturuan dhe ekzekutuan civilët, akte që korrespondojnë me krime lufte nga të dyja palët", thotë raporti.

"Fëmijët u granatuan në shkollë, prindërit në treg, pacientët në spitale dhe familjet e tëra u bombarduan edhe kur iknin", tha kryetari i komisionit, Paulo Pinheiro.

Regjimi i presidentit sirian Bashar al-Asad, i mbështetur nga Rusia, në dhjetor të vitit 2019, filloi sulmin në rajonin veriperëndimor.

Ofensiva shkaktoi zhvendosjen e një milionë njerëzve dhe më shumë se 500 civilë kanë vdekur, thotë hetimi i Kombeve të Bashkuara.

 

Nesër, mot kryesisht me diell dhe i nxehtë

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë mesatare, kohë pas kohe, deri e fortë e drejtimeve veriperëndimore.

Temperaturat në orën 14:

Podgoricë 30 gradë, Herceg Novi, Budvë e Ulqin 29, Petrovac 28, Nikshiq e Cetinë 26, Tivar 25, Shavnik 24, Beranë, Bjello Pole e Plluzhinë 23, Plevlë e Guci 22, Kollashin, Plavë e Rozhajë 21, dhe në Zhablak 17 gradë.

Meteorologët parashohin se nesër do të mbaj mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme.

Temperatura më e lartë e ditës deri në 35 gradë celsius.

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се