Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 10. 2013. 18:19 >> 18:28

LAJEMET 18.10.2013

18.10.2013

Këshilli për integrimet evropiane të përcjellë dhe mbikëqyrë bisedimet

Këshilli për integrimet evropiane, në emër të Kuvendit , duhet të përcjellë, mbikëqyrë dhe vlerësojë bisedimet për anëtarësimin e Malit të Zi në UE dhe të jap mendime për pozicionet e përgatitura negociatore. Kjo theksohet në rezolutën për mënyrën , kualitetin dhe dinamikën e procesit të integrimeve të Malit të Zi në UE të cilën në parlament e kanë paraqitur deputetet Branko Radulloviq , Miodrag Vukoviq, Aleksandar Damjanoviq dhe Damir Shehoviq. Në rezolutë parashihet që Kuvendi , me qellim të kontributit të plotë për kualitetin e procesit të integrimeve evropiane të vendos strukturë të nevojshme të raporteve me qeverinë , pastaj me përfaqësuesit e sektorit civil dhe me institucionet e UE. 

 

Këshillat zgjedhor do të emërohen së paku 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve

Këshillat zgjedhor do të emërohen së paku 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve , ka vendos grupi punues në mbledhjen e sotme parlamentare për ndërtimin e besimit në procesin zgjedhor. Anëtari i grupit nga PDS Mevludin Nuhoxhiq ka theksuar se deri tani nuk ka qenë i precizuar afati për emërimin e Këshillit zgjedhor , gjë që sipas tij ka penguar përgatitjen kualitative. Deputeti i PSP Neven Goshoviq, konsideron se afati për formimin e Këshillit zgjedhor së paku 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve është i arsyeshëm. Përfaqësuesit e Frontit demokratike kanë hequr dorë nga propozimi që në përbërjen e përhershme të Këshillave zgjedhore të emërohen vetëm përfaqësuesit e partive të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje, pasi që u pranua qëndrimi i Goshoviqit se një zgjidhje e tij do të sillte më tepër dëm se sa dobi.

 

Parade e krenarisë do ti ndryshojë gjërat në të mirë

Parade e krenarisë e cila do të mbahet të dielën do ti ndryshojë gjërat në të mirë në jetën e popullatës LGBT , konsiderojnë organizatorët në Kvir Montenegro duke theksuar se besojnë që policia do ti sigurojë pjesëmarrësit e paradës.

Kryetari i Këshillit drejtues të kësaj OJQ Daniell Kaleziq, është i bindur se në paradë do të marrin pjesë disa qindra pjesëmarrës dhe se përveç individëve të LGBT nga vendi dhe bota , do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e sektorit civil, ambasador të vendeve anëtare të UE si dhe shefi i delegacionit të UE Mitja Drobniç. Kaleziq theksoi se ende nuk dihet se kush do të jenë përfaqësuesit e organeve shtetërore që do të marrin pjesë në paradë. 

 

Zhugiq- Anëtarësimi i Malit të Zi në aleancën Atlantiko Veriore do të përparonte bashkëpunimin ekonomik

Anëtarësimi i Malit të Zi në aleancën Atlantiko Veriore do të përparonte bashkëpunimin ekonomik me vendet anëtare dhe do të krijojë sistem më të sigurt i cili do të siguronte joshjen e investuesëve të jashtëm, kanë vlerësuar sot ministri i financave Radoje Zhugiq dhe ambasadori i Hungarisë Kristijan Osu.

Ata u pajtuan se anëtarësimi në NATO është prioritet i Malit të Zi edhe për shkak të rritjes së bruto prodhimtarisë së brendshme dhe stabilitetit gjithëpërfshirës financiar . Zhugiq, siç është kumtuar me ambasadorin e Hungarisë ka biseduar edhe për situatën aktuale ekonomike dhe për masat e reja të konsolidimit fiskal të cilat parashihen si kontribut për stabilizimin financiar dhe konsolidimin e sistemit të administratës publike. Osu ka ofruar ndihmën në formë të këshillave lidhur me masat të cilat i ka shfrytëzuar qeveria e Hungarisë në proceset e konsolidimeve fiskale dhe zhdukjen e ekonomisë jo legale. 

 

Pajoviq- Mali i Zi duhet të jetë anëtarë i Natos

Mali i Zi duhet të jetë anëtarë i Nato Aleancës nga shkaqet e sigurisë , politike dhe ekonomike , ka theksuar kryetari i Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq. Siç është kumtuar nga kjo parti ai sot është takuar me ambasadorët e shteteve anëtare të NATO-s në Mal të Zi , në Ambasadën e Sllovenisë. Theksohet se temë e takimit ishte anëtarësimi i Malit të Zi në Aleancë si dhe prezantimi i vizionit të Pozitives lidhur me këtë temë.

NATO është zgjidhje e mirë për Malin e Zi dhe Pozitivja nuk ka dilemë nëse Mali i Zi duhet të jetë pjesë e kësaj aleance. Sipas fjalëve të tij kjo duhet të jetë në fokusin e dialogut me qytetarët, i cili,siç ka theksuar është i domosdoshëm me qellim që të gjithë të kenë pasqyrë të qatë për NATO integrimet. 

 

Gjukanoviq e përgëzoi arqipeshkvin Pjetro Parolini

Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi Millo Gjukanoviq e përgëzoi arqipeshkvin Pjetro Parolini për zgjedhjen e tij në funksionin e sekretarit të shtetit të selisë së shenjtë. Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të qeverisë dhe në emrin tim personal tu përgëzoj me rastin e zgjedhjes në funksionin e sekretarit të shtetit të selisë së shenjtë duke u dëshiruar sukses në këtë detyrë të rëndësishme dhe me përgjegjësi , thuhet në urimin e Gjukanoviqit.

Gjukanoviq thekson se është i bindur se Parolin do ti kontribuojë afirmimit të mëtejmë të rolit konstruktiv të selisë së shenjtë në marrëdhëniet ndërkombëtare, i cili siç ka theksuar është i pranuar nga të gjithë si faktor i rëndësishëm i stabilitetit dhe promovues i dialogut në botën bashkëkohore. 

 

Interesim i ndremarrjes Sllovake

Interesim për ndërtimin e bllokut të dytë të Termo Elektranës Plevla ka treguar një kompani sllovake, e cila deri në fund të muajit duhet të bazojë ofertën e vetë, ka kumtuar ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq. Trupat kompetent në elektro ekonomisë do të sjellin vendimin se kush në procesin e zgjedhjes të firmave do të fitojë , ka theksuar Kavariq, pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim nga fusha e energjetikës me ministrin sllovakë të ekonomisë Tomazh Mallatinski. Mallatinski ka theksuar se ndërmarrësit sllovakë janë të interesuar të marrin pjesë në tenderin për Termo Elektranën Plevla dhe se ata gjenden në Mal të Zi dhe sipas të gjitha gjasave së shpejti do ta dorëzojnë ofertën e vet.


Daçiq nesër viziton Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do të vizitojë nesër Kosovën. Njoftimi është dhënë nga vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës. Thaçi ka bërë të ditur se vizita e homologut të tij serb ka karakter fetar. Tash për tash është bërë e ditur se ai do të qëndrojë në Graçanicë. Vizita e tij pason atë të ministrit serb për Kosovën, Aleksandar Vulin, të cilit autoritetet në Kosovë ia kishin ndaluar hyrjen për shkak se kishte shkelur kushtet e përcaktuara.


Vulin ishte angazhuar në fushatën parazgjedhore të një subjekti politik serb, i cili gëzon mbështetjen e Beogradit, e i cili garon në zgjedhjet vendore të 3 nëntorit në Kosovë. Me gjithë vendimin për ndalimin e hyrjes së tij,Vulin ka hyrë në veri të Kosovës dhe ka zhvilluar disa vizita në këtë pjesë të vendit. Thaçi, në takimin e sotëm të mbledhjes së qeverisë ka thënë se Vulin ka hyrë ilegalisht në Kosovë, por nuk ka përmendur për masat eventuale që do të mund të zbatoheshin në këtë rast.

 

Kosovë: Eksplodim i fuqishëm në veri të Mitrovicës

Në pjesën veriore të Kosovës, ka ndodhur një eksplodim i fuqishëm, ka njoftuar Zhelko Bojiq, nga policia e Kosovës. Sipas tij, shpërthimi është dëgjuar në orën 3 të mëngjesit dhe nuk ka pasur njerëz të lënduar. Megjithatë, vlerësohet se ka pasur dëme materiale, pasi sipas raporteve të para janë dëmtuar tri lokale të afërta, në pjesën veriore të Mitrovicës, ku ka ndodhur shpërthimi. Pjesëtarët e policisë së Kosovës e kanë siguruar vendin e shpërthimit dhe kanë kryer hetime, raporton agjencia Beta. Para disa ditësh, nga një shpërthim, i cili për cak e kishte banesën e serbit, Nebojsha Mariq, ishte shkaktuar dëm material. Mariq, i cili ishte kandidat për zgjedhjet lokale në Kosovë, që mbahen më 3 nëntor, ishte lënduar lehtë. Por, nga partia e tij është njoftuar se ai është tërhequr nga gara zgjedhore. Lidhur me këtë shpërthim po vazhdojnë hetimet.

 

Jemen: Dymbëdhjetë të vdekur nga shpërthimi i një bombe

Burimet ushtarake e policore në Jemen bëjnë të ditur se një veturë-bombë ka shpërthyer sot duke lënë te vdekur dymbëdhjetë ushtarë në një qendër ushtarake në provincën jugore Abyan. Askush nuk e ka marrë deri tash përgjegjësinë për rastin. Nga një shkëmbin zjarri muajin e kaluar, në këtë provincë, vdiqën dy militantë të dyshuar të Al-Kaidës dhe një pjesëtar i milicisë proqeveritare. Milicia, e përbërë nga burra fisnorë të armatosur rëndë, lidhën alenacë me qeverinë në mes të vitit 2012 në një ofensivë kundër Al-Kaidës në Peninsulën Arabe.

 

A. Saudite: Nuk pranohet anëtarësimi në KS të OKB-së

Arabia Saudite thotë se nuk e pranon postin e shtetit anëtar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi ai është joefektiv në përfundimin e konflikteve dhe luftërave. Mbrëmë Arabia Saudite e fitoi anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit për të parën herë, së bashku me Çadin, Kilin, Lituaninë dhe Nigerinë. Por, Ministria e jashtme e Arabisë Saudite tha se standardet e dyfishta” të këshillit e parandalojnë atë që t’i plotësoj përgjegjësitë e veta ndaj paqes botërore. Arabia Saudite thotë se do ta merrte vendin e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vetëm pas reformave, por nuk ka specifikuar se cilat janë ato reforma. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pesë anëtarët të përhershëm janë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia dhe Kina, që kanë të drejtë të vetos. Dhjetë vendet e tjera të Këshillit të Sigurimit janë anëtare jo të përhershme dhe zgjidhen për mandat dyvjeçar.


Basha: Nuk po bojkotojmë parlamentin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi mbrëmrë se opozita nuk e ka bojkotuar parlamentin, ndonëse ka disa seanca që nuk merr pjesë në punimet e tij, por po harton alternativën e vet për qytetarët në çdo fushë të jetës, krahas asaj të qeverisë.Basha tha gjatë një bisede në televizionin Top Channel se opozita do të japë ndihmesë që Shqipëria të ketë më shumë siguri, mirëqenie, shtet ligjor, qeverisje transparente dhe dialog politik për cështje me interes kombëtar.
“Nuk ka patur as bojkot, as refuzim dialogu, as thirrje për protesta. Do të jemi një opozitë e fortë, konstruktive, moderne dhe europiane në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve. Nuk do të ngurrojmë të bashkëpunojmë për çështje madhore siç është integrimi europian dhe çështje të tjera madhore të shqiptarëve” - tha ai.

 

BE-ja dhe Kanadaja, nënshkruajnë marrëveshje të tregti të lirë

Bashkimi Europian dhe Kanadaja, janë pajtuar për një pakt provues të tregtisë së lirë, i cili synon rritjen ekonomike dhe punësimin.
Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, ka thënë sot pas një takimi në Bruksel, me kryeministrin kanadez Stephen Harper, se të dyja palët më në fund kanë arritur “pajtim në negociata”, pas më shumë se katër vjetësh bisedimesh. Barroso e ka quajtur marrëveshjen “të shkëlqyeshme për BE-në dhe Kanadanë”.Marrëveshja duhet të aprovohet nga parlamenti europian dhe ai kanadez, në mënyrë që të marrë karakter përfundimtar. Brukseli thotë se vlera e tregtisë bilaterale ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kanadasë në vitin 2012 ishte 84 miliardë dollarë.

 

Londër: Malala do të takohet me Mbretëreshën

Aktivistja pakistaneze për shkollimin e vajzave, Malala Yousafzai, e cila ishte qëlluar në kokë nga talibanët, sot pritet të takohet me Mbretëreshën e Britanisë, Elizabeta, në Pallatin Bakingem në Londër. Vlerësohet se ky është edhe një nderim për Malalën, e cila sivjet e ka fituar edhe Çmimin Saharov për të drejtat e njeriut nga Parlamenti Evropian dhe ishte e nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. Më 12 tetor në Uashington, ajo u takua me presidentin amerikan, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë, me ç’rast ishte lavdëruar për “punën e saj inspiruese dhe me pasion” për shkollimin e vajzave pakistaneze. Malala ishte qëlluar me armë në kokë dhe gati ishte vrarë, derisa shkonte në shkollë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, në tetor të vitit 2012. Talibanët thonë se ajo nuk ka bërë asgjë që meriton të shpërblehet me çmimet që i ka fituar, dhe kanë shprehur përkushtim për ta vrarë.

 

Indi: Arrestohen 35 persona në një anije amerikane

India ka arrestuar 35 persona, të cilët ndodheshin në bordin e një anijeje amerikane, me arsyetimin se ajo po bartte armë dhe municion.
Njoftime nga India bëjnë të ditur se 10 anëtarë të ekuipazhit dhe 25 roje të sigurisë, u arrestuan pasi dështuan ta paraqisnin dokumentacionin e duhur për armët e gjetura në anije. Thuhet se kapiteni i anijes iu kishte thënë autoriteteve se kompania ofron shërbime të përcjelljes së armatosur për anijet tregtare, të cilat duhet të kalojnë nëpër ujërat e oqeanit Indian, që dominohen nga piratët. Anija u soll në një port në Indi më 12 tetor, dhe autoritetet thonë se duhet të rrijë aty derisa të përfundohen hetimet. Anija amerikane, është e regjistruar në Sierra Leone.


Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. 
Temperaturat: Budvë 24, H. Novi 23, Podgoricë, Tivar e Tivat 22, Ulqin 21, Cetinë 20, Nikshiq 19, Shavnik e Mojkovac 18, B. Pole e Beranë 17, Plavë 16, Plevle e Kollashin 15, Rozhaj 14 dhe në Zhablak 12 g.
Edhe për nesër meteorologët parashohin mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 24 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се