Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 07. 2020. 00:00   >>  17:35

Ditari 30.07.2020

30.07.2020

Gjukanoviq; As që mendoj për shtyrjen e zgjedhjeve

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, është i bindur se gjatë muajit të ardhshëm organet kompetente do të kenë kontrollin e plotë mbi epideminë dhe ka shtuar se për këtë arsye nuk duhet menduar për shtyrjen e zgjedhjeve. Ai, ka thënë se Kisha ortodokse serbe, është adut rusë dhe serbë për reprizimin e vitit 2016 dhe se ai, deri në momentin e fundit, do të përpiqet për ripërtëritjen e Kishës ortodokse malazeze. Gjukanoviq, në intervistën e mbrëmshme për TV Prva, ka theksuar se nuk duhet të mendohet për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuar për me 30 gusht dhe se është e rëndësishme të identifikohet sfida të cilën e sjell kriza dhe të kuptohet se na duhet ti përshtatemi asaj.

Ai, ka theksuar se përgjegjësia të cilën e ka treguar shoqëria në situatën në të cilën është gjetur Mali i Zi dhe e tërë bota, është për admirim. “Të gjitha institucionet kanë treguar përgjegjësi. Nuk na ka befasuar as rikthimi i epidemisë”, ka theksuar ai. Gjukanoviq, ka shtuar se është  optimist se do ti përballojmë edhe pasojat ekonomike të pandemisë.

Në pyetjen nëse me siguri mund të thuhet se nuk do të ketë vonesë në pagesën e pensioneve, Gjukanoviq ka shtuar se “Nuk ekziston askush në planetë i cili mund të thotë se sa do të zgjas kjo pandemi. “Andaj, as nuk dua të jap kurrfarë prognozash. Mirëpo, në bazë të përvojës së deritashme dhe për kundër të gjitha problemeve nëpër të cilat po kalon shoqëria malazeze, kemi arritur që të  kujdesemi për prioritetet. Jam i bindur se kjo nuk do të rrezikohet as në periudhën e ardhshme”, ka theksuar Gjukanoviq.

Nga kriza më së miri mund të dilet përmes zhvillimit dhe përmes investimeve .

 “Interesi ynë është që ta ruajmë besimin e investuesve të huaj andaj as nuk dëshirojmë rritjen e tatimeve”, ka theksuar ai.  Kisha ortodokse serbe i shërben interesit anti-malazezë dhe përpiqet që këtë ta bëjë në mënyrë e cila nënkupton demonstrimin e mëtejmë të mosrespektimit të shtetit të Malit të Zi, tha Gjukanoviq.

Ai,  ka përkujtuar se Kisha malazeze është shuar pas shlyerjes së shtetit të Malit të Zi, duke shtuar se pas ripërtëritjes së pavarësisë, në kuadër të drejtës kanonike që kompetencat kishtare ti pasojnë kufijtë shtetërorë dhe të vendoset një kishë unike ortodokse e cila do ti bashkojë të gjithë besimtarët si serbet ashtu edhe malazezet.

Në trajtim mjekësor ndodhen 197 pacientë pozitiv në Covid 19 

Në spitalet e Malit të Zi janë duke u trajtuar 197 pacientë pozitiv me koronavirus. Në spitalin e Beranës nga 63 pacientë, tetë janë në gjendje të rëndë. Kryeshefi i repartit të infektives, Millovan Zhivkoviq, tha se katër persona ndodhën në ventilim joinvaziv. Ndërkaq, dje nga pasojat e kësaj sëmundjeje,  ka vdekur një 81 vjeçar.

Ndërkohë, ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, ka deklaruar se  sistemi shëndetësor i Malit të Zi, ka mjaftueshëm pajisje mbrojtëse medicinale dhe gjithsejtë 323 respiratorë. Ai tha se nuk mund të ket rezultate të mira kundër koronavirusit pa ndihmen e të gjithë qytetarëve, konkretisht duke respektuar masat.

Hrapoviq, në intervistën dhënë Radios së  Malit të Zi,  lavdëroi angazhimin e personelit medicinal nga niveli primar i mbrojtjes shëndetësore, i cili deri tani ka trajtuar 70 përqind të të infektuarve. Ministri tha se është i kënaqur se qytetarët gjithnjë e më shumë po shfrytëzojnë internetin për marrjen e udhëzimeve, rezultateve dhe terapive.

Nesër është dita e parë e Kurban Bajramit

Festa më e madhe islame, Kurban Bajrami do të fillojë nesër dhe do të kremtohet 4 ditë. Kjo festë quhet Kurban Bajram sepse në këtë ditë viktimizohet kurbani – delja ose gjelli, që do të thotë ti afrohemi Zotit dhe njerëzve. Viktimizimi është pjesë e rëndësishme e Haxhit. Këtë ritual, e bëjnë të gjithë ata të cilët kanë mundësi. Është zakon që mishi i kurbanit tu ndahet të varfërve, fqinjëve dhe të afërmve.

 Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, ka vendosur që namazi i Bajramit të mos falet në objektet fetare, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend. Meshihati, të gjithë  pjesëtarëve të besimit islam ua ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Mesazhi i reisit Rifat ef. Fejziq, me rastin e Kurban Bajramit

Të nderuar vëllezër dhe motra

Me vullnet të Zotit po hyjmë në ditët e Kurban Bajramit, festa më me gëzim në traditën Islame. E zbukuron gëzimi i haxhit dhe kurbanit, burime të pashtershme të pastërtisë së shpirtit dhe lidhje me Zotin e Lartmadhërishëm. Të dyja lutjet zgjojnë mendimet e ndrydhura dhe vetëkritikën. Si i kemi bërë disa vepra të këqia dhe si na kanë kaluar pa i bërë disa vepra të mira?

Tregimi mbi bajramin është tregimi për dashurinë ndaj Zotit dhe njeriut si krijesa e zgjedhur e tij. Për lirinë dhe barazinë për të gjithë njerëzit, është tregimi për solidaritetin dhe empatinë. Megjithëse të gjitha këto vlera që janë të qëndisura në të gjitha fetë monoteiste,  por edhe në ideologjitë bashkëkohore politike, në përgjithësi në botë sot dominojnë egoizmi, mosmirënjohja dhe dyfytyrësia. Ky paradoks duhet të na shqetësojë të gjithë neve. Pandemija aktuale e koronavirusit  na përkujton se njeriu nuk është krijues dhe poseduesi i natyrës por pjesë e saj. Vetëm njeriu është i pajisur me mendje dhe logjikë, kjo na tregon se ka ardhur koha për të vendosur harmoni mes njeriut dhe natyrës, mes shpirtërores dhe materiales.

Bajrami është festa që e ruan njeriun duke i dhënë nderin dhe kuptimin. Kjo është një mundësi për  të forcuar lidhjet familjare, shoqërore dhe fqinjësore. Megjithëse këtë bajram për shkaqe tashmë të ditura e presim pa haxh dhe bajrame në xhami, mendjet tona janë të drejtuara ka Kibla dhe duke u lutur që Kaba e nderuar si dhe xhamitë tona të mbesin të hapura deri në ditën  e gjykimit. Le të pranohen lutjet tona gjatë në Bajram. Le të na mbrojë Zoti xh.sh. nga çdo e keqe dhe le të na ndihmojë të ndryshojmë për në të mirë.

Me këto lutje të gjithë myslimanëve dhe myslimaneve në Malin e Zi dhe diasporë ju uroj Bajramin! Bajrami sherif mybarek olsun. Gëzuar kurban bajramin!

Paketa e tret e kthen Malin e Zi në ekonomi reale

Paketa e tretë e masave të Qeverisë së Malit të Zi, për zbutjen e pasojave të krizës të shkaktuar nga korona virusi i ri, është koncept i zhvillimit ekonomik të Malit të Zi dhe koncept për një kohë të re në të cilën jemi gjetur tani, ka vlerësuar profesori, Bozho Mihailloviq. Në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi, ai ka vlerësuar se paketa e tretë e masave socio-ekonomike, paraqet një studim serioz dhe profesionistë. “Ky është një studim e  jo paketë e masave. Titulli është më i dobët në raport me esencën e tekstit gjë që është më mirë se të ishte e kundërta”, ka theksuar Mihailloviq përmes vlerësimit se fjala është për një koncept të ri të zhvillimit ekonomik të Malit të Zi. “Ky studim vjen më fuqishëm se çdo studim i deritashëm dhe i kthehet ekonomisë reale të Malit të Zi, resurseve dhe njohurive tona” konsideron Mihailloviq.

Ai, ka theksuar se Mali i Zi nuk mund të tolerojë më luksin që pronat tona të mos jenë të punuara. “Mali i Zi, nuk mund të prodhojë grurë të mjaftueshëm për banorët e vetë, por ky nuk paraqet ndonjë problem. Mali i Zi mund të prodhojë prodhime të shumta autoktone. Çdo individ nga bota që ka ardhur në Mal të Zi dhe i ka shijuar prodhimet tona ka qenë shumë i kënaqur”, ka theksuar Mihailloviq, duke shtuar se kjo është përparësi e Malit të Zi.

Plava, pjesë e pandashme e Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dërguar telegram urimi, kryetarit të komunës së Plavës, Mirsad Barjaktareviq, pastaj kryetarit të Kuvendit, Shefket Jevriq, këshilltarëve dhe të gjithë qytetarëve me rastin e ditës së kësaj komune.

“Plava, me resurset e veta natyrore dhe njerëzore e që simbolizojnë gjithë pasurinë   multietnike vlerat që na dallojnë, është pjesë e pandashme e Malit të Zi, trungut të tij shtetëror dhe qytetar. Jam I bindur se udhëheqja e kësaj komune në bashkëpunim me Qeverinë do të punoj me përgjegjësi në zvogëlimin dhe sanimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia e korona-virusit duke krijuar parakushtet me kohë në valorizimin më dinamik të turizmit dhe potencialeve tjera të Plavës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj dhe të Malit të Zi, thuhet në urimin e presidentit Gjukanoviq. 

Telegram urimi, u kanë dërguar edhe kryetari I Kuvendit, Ivan Brajoviq, kryeministri, Dushko Markoviq, si dhe përfaqësues tjerë partiak dhe politik nga kjo komunë dhe më gjerë.

Hapja e ndihmës së shpejtë, e rëndësishme për qytetarët

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se hapja e ndihmës së shpejtë në Tuz është e një rëndësie të veçantë dhe kjo më së miri është vërejtur gjatë kohës kur komuna ka qenë në karantinë.

Ai theksoi se urgjenca sipas të gjitha gjasave do të funksionojë në kuadër të Shtëpisë së shëndetit në Tuz.  Duke folur për situatën epidemiologjike në komunën e Tuzit, Gjeloshaj tha se momentalisht nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Bashkëpunimi rajonal, përshpejton procesin evropian të rajonit 

Mesazhi ynë është i qartë kur flasim për bashkëpunimin rajonal dhe këtë  e bëjmë  në mënyrën e cila do ta përshpejtojë procesin e asocimit në BE për të gjithë neve,  në  bazë të sukseseve individuale, ka deklaruar ministrja e ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq, në video samitin e partneritetit të Ballkanit Perëndimor, nën organizimin e Këshillit Atlantikë.  Ajo ka përkujtuar se Mali i Zi, para do kohe e ka hapur kapitullin e fundit në procesin negocues me BE dhe këtë e konsideron shumë të rëndësishme, si për shtetin e Malit të Zi edhe qytetarët e tij ashtu edhe për fqinjët tonë. Ajo ka shtuar se është bërë shumë në harmonizimin e legjislacionit tonë me rregullat e BE, duke u krijuar kështu ambient i volitshëm afaristë për investuesit. “Për ne është me rëndësi më të madhe që të gjitha iniciativat rajonale të jenë të harmonizuara dhe në çdo njërën prej tyre të identifikojmë shansin për progres të mëtejmë, në arritjen e standardeve dhe anëtarësimin në BE”, ka theksuar ministrja Sekuliq.

E drejta në mbrojtjen e të dhënave personale nuk është absolute

Dhënia e mendimit  pozitiv nga ana e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, me kërkesën e trupit koordinues nacional që të publikojnë identitetin e personave në vetizolim gjë që është bërë me 21 mars, ka dhënë efektet e veta në luftën kundër koronavirusit, ka deklaruar dje kryetari i Këshillit të Agjencisë, Sreten Radonjiq. Në pyetjen e gazetës “Pobjeda”, se si e  vlerëson faktin që Gjyqi Kushtetues, kohë më parë e ka shfuqizuar këtë vendim duke vlerësuar se nuk është në pajtim me Kushtetutën, Konventën Evropiane dhe me Konventën e Këshillit të Evropës, dhe se nuk është gjetur një balanc duke u shkelur edhe e drejta në privatësi dhe a do të mbajë përgjegjësi për këtë në këtë drejtim, nga Agjencia na kanë udhëzuar drejtë kumtesës së Radonjiqit e cila është e publikuar në faqen zyrtare. Radonjiq, ka theksuar se me rastin e hartimit të mendimit pozitiv, në veçanti, kanë pasur kujdes dispozitat e konventës 108 dhe 108 plus,  për mbrojtjen e personave në pikëpamjen e përpunimit automatik të dhënave personale .

Në Bruksel, mbahet takimi në nivel ekspertësh

Në Bruksel nisi takimi midis përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian, në kuadër të raundit të sotëm të bisedimeve Kosovë-Serbi, në nivel ekspertësh.

Përfaqësuesit evropianë do të zhvillojnë bisedime të ndara edhe me ata të Serbisë, përpara se të mbahet takimi i përbashkët trepalësh.

Është ky takimi i dytë i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Delegacioni i Kosovës kryesohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Zyrtarë të BE-së konfirmuan se në agjendë të bisedimeve sot janë personat e zhvendosur dhe çështjet ekonomike.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, në nivelin më të lartë, ka rinisur më 16 korrik, me një takim midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidetit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga zyrtarët e lartë të BE-së.

Takimet në nivel ekspertësh nuk janë mirëpritur në Prishtinë, ku partitë opozitare, por edhe partnerët e koalicionit dhe presidenca kanë thënë se ato e zvarrisin arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë./REL

 

 

P.Stano; BE, nuk bën ultimatume

Zëdhënësi kryesor i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, e mohoi për Radion Evropa e Lirë njoftimin e disa medieve në Serbi se Bashkimi Evropian është duke përgatitur një ultimatum për Beogradin, në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Prishtinën, që mbahet më 30 korrik në Bruksel.

“Me rregull, ne nuk i komentojmë spekulimet e mediave, por në rastin konkret dua t’i mohoj qartazi spekulimet rreth raundit të ri të bisedimeve midis ekspertëve dhe agjendës së tyre”, tha Stano në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë. Duke u thirrur në burime diplomatike, gazeta serbe “Veçernje Novosti” ka shkruar se delegacionit të Beogradit, i cili të enjten udhëton drejt Brukselit për bisedime me të dërguarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me delegacionin e Kosovës, do t’i dorëzohet një draft-marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila nënkupton njohjen de fakto të Kosovës nga ana e Serbisë. Beogradi nuk është në dijeni se draft-marrëveshja gjithëpërfshirëse do t'iu dorëzohet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës të enjten në Bruksel, tha për Radio-Televizionin e Serbisë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.  Daçiq tha se është i bindur se nëse ka një propozim të tillë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të përgjigjet në përputhje me interesat shtetërore dhe kombëtare.

Vuçiq; I befasuar nga paralajmërimit për marrëveshjen përfundimtare në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i befasuar nga deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se ka filluar shkrimi i marrëveshjes përfundimtare në Bruksel, i cili, siç tha nuk është mohuar nga Brukseli, shkruan N1.

Presidenti i Serbisë deklaroi se, për sa i përket Kosovës, nuk ka ditë të lehta dhe të thjeshta përpara për vendin. Ai vlerësoi se do të marrë forcë dhe energji për t’u përpjekur të arrij një kompromis që përfaqëson interesat e Serbisë, transmeton Lajmi.net.

Sot në Bruksel do të zhvillohet një raund i ri i bisedimesh në nivel ekspertes, konkretisht mes Skender Hysenit dhe Marko Gjuriqit me ndërmjetësim të përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Lidhur me këtë,  Vuçiq thotë se delegacioni serb, i udhëhequr nga Marko Gjuriq ka shkuar “absolutisht i përgatitur” në Bruksel për bisedime me Prishtinën ku do të diskutohet çështja ekonomike dhe e personave të zhdukur dhe personave të zhvendosur.

D.Serwer; Liderët e rajonit të mënjanojnë pengesat politike

Për analistin amerikan dhe njohësin e çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, barrierat drejt integrimeve ekonomike nuk janë vetëm burokratike.

Në një vështrim të tijin pas samitit të liderëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Këshilli Atlantik ai ka thënë se me gjithë peshën e integrimit ekonomik të Ballkanit, liderët duhet ta dëshmojnë gatishmërinë për tejkalimin e barrierave politike.

Si e potencon Serwer, pothuajse çdo çështje tregtare mund të shikohet përmes prizmit të sovranitetit shtetëror dhe aspektit politik.

“Serbia ka shumë barriera jotarifore që bllokojnë importet dhe lëvizjen nga Kosova. Njëjtë edhe Bosnja. Për të dyjat, arsyet janë politike, e jo ekonomike. Deri në Marrëveshjen e Prespës, rruga për në Selanik nuk ka qenë e lirë për tregtinë nga Maqedonia e Veriut dhe bisedimet po vazhdojnë për heqjen e barrierave. E të mos përmendim këtu refuzimin e BE-së për t’i liberalizuar vizat për Kosovën, të cilat Prishtina i ka miratuar duke zbatuar më shumë se 100 për qind të kushteve teknike. Por, rrethanat politike ende nuk janë krijuar”, ka shkruar ai.

Mbi 17 milion të prekur nga Covid 19 në botë nga fillimi i pandemisë

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar 17 milionë.

Sipas portalit Worldometers, 666.173 njerëz vdiqën si pasojë e infeksionit koronavirus.

Më shumë se dhjetë milionë njerëz janë rikuperuar, dhe aktualisht janë mbi 5.8 milionë raste aktive.

Numri më i lartë i pacientëve është në SHBA me 4,5 milionë, pasuar nga Brazili me rreth 2.5 milionë dhe India me 1.5 milion.

Më pak se një milion raste të regjistruara të infeksionit kanë Rusia, Afrika e Jugut, Meksika, Peru etj. 

Presidenti D. Tramp, bën thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve të nëntorit 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Trump përmendi mashtrimet e mundshme me postë elektronike, edhe pse nuk solli prova. “Me votimin universal me postë (jo votimi në mungesë, i cili është i mirë), zgjedhjet 2020 do të jenë më të pasaktat dhe më të padrejtat në histori. Do të jenë turp i madh për SHBA-në. Shtyrja e zgjedhjeve derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet dhe sigurt?”, shkroi Trump në Twitter.Sfdiues i tij në zgjedhjet e nëntorit është kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden.

 

Nesër, mot i ngjashëm

Në Mal të Zi, mban mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Frynë erë e lehtë deri e mesme e ndryshueshme. Temperaturat në orën 13; Podgoricë 38 gradë, Nikshiq 36, Cetinë 35, Herceg Novi e Plevle 32, Ulqin 31, Kollashin 30, Tivar 29 dhe në Zhablak 28 gradë.

Për nesër, meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Pasdite dhe gjatë natës janë të mundshme reshje lokale të përcjella me bubullima, kryesisht në pjesën veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 28 deri në 40 gradë.

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се