Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

31. 07. 2020. 00:00 >> 18:03

Ditari 31.07.2020

31.07.2020

Në Mal të Zi momentalisht 2 mijë e 20 persona janë të infektuar me koronavirus

Në Mal të Zi momentalisht 2 mijë e 20 persona janë të infektuar me koronavirus. Më së shumti të sëmurë ka në Podgoricë 881. Në Nikshiq janë të infektuar 242 persona, në Bjello Pole 148, Tivar 104. Nga Gjysma e qershorit nga koronavirusi janë shëruar 690 persona. Në Qendrën klinike të Malit të Zi mjekohen 32 persona, nga të cilët 6 kanë pasqyrë të rëndë klinike, një pacientë është i kyçur në ventilim mekanik, kurse dy të tjerë në ventilim joinvaziv. Në spitalin e përgjithshëm të Nikshiqit mjekohen 47 të sëmurë nga virusi korona dhe momentalisht asnjëri nuk e ka të rrezikuar jetën, kurse sot pritet lëshimi i katër pacientëve, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor.

Policia ka paraqitur padi penale kundër 6 personave

Policia ka paraqitur padi penale kundër 6 personave, për shkak të mosrespektimit të masave shëndetësore gjatë 24 orëve të fundit. Penalisht do të përgjigjen nga dy persona të kapur duke shkelur masat në komunat e Beranës dhe Plavës dhe nga një person në Kotorr e Ulqin, është kumtuar nga policia.

 

Këshilli për bashkëpunim me diasporën dhe të shpërngulurit do të inicojë ndryshimet e legjislacionit zgjedhor

Këshilli për bashkëpunim me diasporën dhe të shpërngulurit do të inicojë ndryshimet e legjislacionit zgjedhor në mënyrë që personave të interesuar nga diaspora tu mundësohet realizimi i të drejtës për të votuar në Mal të Zi, është kumtua nga ana e këshillit të diasporës. Të përkujtojmë, se pos tjerash temë e mbledhjes gjatë këtij viti ka qenë edhe ndërmarrja e iniciativës për liberalizimin e kushteve për arritjen e shtetësisë së Malit të Zi për pasardhësit nga Mali i Zi, si dhe iniciativa për nënshkrimin bilateral të marrëveshjeve për shtetësinë e dyfishtë, me shtetet që Mali i Zi ka një numër të madh të të shpërngulurve, kështu që këtyre personave nga diaspora të cilët posedojnë shtetësinë malazeze tu mundësohet e drejta që të votojnë.

 

Kryetari i qeverisë së Malit të Zi Dushko Markoviq ka pranua në vizitën lamtumirëse ambasadoren e Britanisë së Madhe në Podgoricë Alison Kemp

Kryetari i qeverisë së Malit të Zi Dushko Markoviq ka pranua në vizitën lamtumirëse ambasadoren e Britanisë së Madhe në Podgoricë Alison Kemp dhe me këtë rast janë konstatua mardhënjet e forta bilaterale ndërmjet Malit të Zi dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës veriore. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrah vizionin euroatlantik të Malit të Zi sepse , siç janë pajtuar bashkëbiseduesit ai është kryesor për sigurinë dhe stabilitetin si në Mal të Zi , poashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Markoviq me këtë rast ka falenderua Mbretërinë e bashkuar për çdo gjë që kanë bërë për forcimin e mardhënjeve bilaterale ndërmjet Malit të Zi dhe Mbretësruisë së Bashkuar, si dhe për mbështetjen e përgjithshme në forcimin dhe demokratizimin e institucioneve dhe qëllimeve të politikës së jashtme të Malit të Zi, të konkretizuara përmes projekteve të shumta, të cilat sipas Markoviqit duhet të vazhdohen e posaçërisht në lëmin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sot ka filluar festa më e madhe islame Kurban Bajrami

Festa më e madhe islame Kurban Bajrami ka filluar sot, kurse kremtohet katër ditë. Kurban Bajrami quhet edhe Bajrami i Haxhit, sepse këtë ditë përfundon pelegrinazhi kryesor gjatë vitit në Qabe dhe Mekë. Meshihati i Bashkësisë islame në Mal të Zi ka vendosur që për shkak të shpalljes së situatës epidemiologjike në objekte fetare të mos falet namazi i Bajramit. Meshihati të gjithë pjesëtarëve të fesë Islame u ka uruar me fat ditët e Bajramit.

 

Kryeministri Dushko Markoviq u ka uruar qytetarëve të besimit islam në Mal të Zi dhe diasporë Kurban Bajramin

Kryeministri Dushko Markoviq u ka uruar qytetarëve të besimit islam në Mal të Zi dhe diasporë Kurban Bajramin, me vlerësimin se vendimi i Bashkësisë Islame që të përmbahet nga tubimet është gjest kujdesi për të tjerët. Me lejoni që ta përshëndes vendimin e Bashkësisë Islame dhe besimtarëve që gjatë ditëve të kësaj kremte të madhe të përmbahen nga tubimet tradicionale në objektet fetare. Pikërisht përmes gjestit të respektimit të rekomandimeve të pushtetit shtetëror dhe shëndetësor, është treguar kujdes për tjetrin, si një nga vlerat më të fuqishme të çdo religjioni, thuhet në urimin e Markoviqit. Kryeministri në urimin drejtuar Reisit të Bashkësisë islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, ka shprehur dëshirën që Bajrami të sjellë shëndet të plotë, fat e prosperitet në shtëpinë e të gjithë besimtarëve, kurse Mali i Zi rrugën e vet ta vazhdojë në frymën e besimit dhe miqësisë, harmonisë dhe solidaritetit të ndërsjellët. Me rastin e Kurbn Bajramit, Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, dhe besimtarëve, sot u kanë dërguar urime edhe ministri i pakicave Mehmet Zenka dhe ministri i kulturës Aleksandër Bogdanoviq.

Kryeministri Hoti, i falënderoi qytetarët e Kosovës që në ditën e festës së Kurban Bajramit kanë respektuar masat

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i falënderoi qytetarët e Kosovës që në ditën e festës së Kurban Bajramit kanë respektuar masat dhe apelin e Qeverisë së Kosovës që të mos ti vizitojnë objektet fetare. “Unë sot i falënderoj të gjithë qytetarët që po i respektojnë masat për këtë ditë feste. Duket që apeli që kemi bërë si qeveri, bashkë me të gjitha institucionet dhe aktorët tjerë të përfshirë në menaxhimin e kësaj situate, ka dhënë efekt. Shpresoj që kjo do të vazhdojë dhe njerëzit t’i respektojnë masat dhe të jenë të vetëdijshëm, sepse vetëm kështu mund ta menaxhojmë këtë situatë”, tha Hoti. Ai i bëri këto komente gjatë vizitës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku falënderoi edhe stafin për punën që bën dhe tha se përballja me pandeminë “është mision kombëtar”. Sipas të dhënave zyrtare që janë publikuar dje, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus të ri në Kosovë është 8 mijë e 104. Prej tyre, 212 pacientë kanë humbur jetën, kurse 4 mijë e 463 janë shëruar. Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë dje vendim që Kurban Bajrami të mos falet në xhami, për të frenuar, siç është thënë, përhapjen e koronavirusit. Edhe me masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës, “pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në Kosovë” është e ndaluar.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, prania e epidemisë së koronavirusit nuk ka bërë të mundur mbajtjen e faljes Kurban Bajramin në sheshin “Skënderbej”

Ndryshe nga vitet e mëparshme, prania e epidemisë së koronavirusit nuk ka bërë të mundur mbajtjen e faljes Kurban Bajramin në sheshin “Skënderbej”, por në xhaminë e Kokonozit në Tiranë. Duke ju drejtuar besimtarëve kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, i ka ftuar ata të respektojnë masat e sigurisë, në kremtimet e kësaj dite. Ai tha se ky vit do të mbahet mend gjatë tek besimtarët për shkak të pandemisë që ndali dhe kryerjen e haxhit dhe mbledhjes mes njëri-tjetrit për të festuar. “Sot gjendemi në ditën e begatë të Kurban Bajramit ku atmosfera shpirtërore ndodhet anë e mbanë. Qofshi të gëzuar me të afërmit e zemrës tuaj. Haxhi është pjesë e pandarë e besimtarëve myslimanë, ku është kulmi i përkushtimit fizik, por këtë vit për shkak të pandemisë mungesa e kësaj do të mbesë gjatë në mendjen e besimtarëve” tha kryekleriku mysliman shqiptar.

 

Prej fillimit të pandemisë, me koronavirus në botë janë infektuar 17 milionë e 500 mijë persona

Prej fillimit të pandemisë, me koronavirus në botë janë infektuar 17 milionë e 500 mijë persona. Në SHBA vijon të ketë numër të lartë të të infektuarve në rinj. Midis dhjetë vendeve më të goditura, 6 janë nga Amerika e Veriut dhe e Jugut. Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar mbi 72 mijë raste të reja me koronavirusit. Sipas të dhënave të Universitetit Xhon Hopkins gjatë 24 orëve të fundit në SHBA kanë vdekur 1 mijë e 379 persona për shkak të COVID-19. Deri tani në SHBA janë infektuar me koronavirus 4 milionë e 495 mijë persona nga të cilët e kanë humbur jetën 152 mijë e 70 pesona. Brazili me 1 mijë e 592 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar rekord të ri të zi, ka bërë me dije Ministria e shëndetësisë së këtij vendi. Përveç në Amerikë situatë brengosëse epidemiologjike mbretëron edhe në Indi, ku numri i të infektuarve në 24 orë është pothuajse 55 mijë. Në kinë janë regjistruar 127 raste të reja, nga të cilët 123 janë transmetim lokal, është kumtuar nga Komisioni nacional i shëndetësisë.

 

Franca, Italia dhe Spanja në recesion

Franca, Italia dhe Spanja kanë rënë në recesion pasi koronavirusi gjunjëzoi ekonomitë e tyre dhe pati kontraktime të mëdha në produktin e brendshëm bruto. Shifrat tregojnë se ekonomitë e të tre këtyre vendeve u tkurrën në tre mujorin e dytë të vitit financiar mes prillit dhe qershorit ndërsa masat e izolimit dhanë frytet e tyre. Një recesion zakonisht përcaktohet si kontraktim i prodhimit të përgjithshme bruto për dy tremujorë radhazi. Kështu, në tremujorin e dytë, prodhimi i përgjithshëm bruto i Spanjës ra me 18.5 për qind, i Italisë me 12.4 përqind dhe i Francës me 13.8 përqind. Ekonomia gjermane po ashtu po përjeton një rënie dramatike për shkak të pandemisë së koronavirusit. Prodhimi i përgjithshme bruto atje ra me 10.1 për qind nga prilli në qershor çka ka bërë që rënia e prodhimit ekonomik të jetë akoma më i theksuar se në krizën financiare të vitit 2008. Për ekspertët, ky është recesioni i shekullit. SHBA po ashtu ka postuar dje shifra të frikshme. Ato tregonin një tkurrje të ekonomisë amerikane prej 32.9 për qind nga prilli në qershor, rënia më e rëndë kjo që nga lufta e dytë botërore.

 

Donald Tramp tha se nuk e do shtyrjen e votimeve

Pak orë pasi kishte sugjeruar shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve të 2020, presidenti Donald Tramp tha se nuk e do shtyrjen e votimeve, por ka shqetësime se mund të lindnin probleme nga miliona fletëvotime të dërguara me postë. “Dua zhvillimin e zgjedhjeve dhe daljen e rezultatit, i dua shumë, shumë më tepër se ju”, tha presidenti në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Disa republikanë amerikanë e kanë kundërshtuar sugjerimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp se zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor duhet të shtyhen, pas shqetësimeve për mashtrime. Lideri i shumicës në Senat, Mitç Mëkonell si dhe lideri i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin Mëkarti, kanë hedhur poshtë këtë ide. “Kurrë në historinë e këtij shteti, nëpër luftëra, depresione dhe luftë civile, nuk jemi përballur me mosmbajtje të zgjedhjeve me kohë, ka thënë Mëkonell. Edhe Mëkarti e ka përkrahur atë. “Në historinë e zgjedhjeve federale, kurrë nuk ka ndodhur të mos mbajmë zgjedhjet dhe ne duhet të vazhdojmë tutje me zgjedhjet”, ka deklaruar ai. Edhe aleati i Trampit, senatori Lindsrj Graham ka thënë se shtyrja e këtij procesi, “nuk është ide e mirë”.

Së paku 17 njerëz u vranë nga shpërthimi i makinës-bombë në provincën Logar të Afganistanit

Së paku 17 njerëz u vranë nga shpërthimi i makinës-bombë në provincën Logar të Afganistanit. Shpërthimi ndodhi para se të niste armëpushimi i shpallur nga talibanët për festën e Bajramit. Talibanët e mohuan përgjegjësinë për sulmin, ndërsa grupi militant Shteti Islamik nuk lëshoi ndonjë deklaratë. Sulmi besohet se u krye nga një sulmues vetëvrasës, tha zëdhënësi i guvernatorit të provincës Logar, Dedar Lavang. Sulmi ndodhi pranë zyrës së guvernatorit, ndërsa përreth kishte njerëz që bënin pazare për Bajram. “Terroristët sulmuan edhe një herë në natën e Bajramit dhe vranë disa njerëz tanë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tarik Arian. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Muxhahid, tha se sulmi “nuk ka të bëjë asgjë me grupin e tij”. Talibanët dhe Qeveria afgane ranë dakord për një armëpushim treditor, duke filluar nga dita e parë e Bajramit.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Në viset jugore dhe qendrore nesër pritet mot kryesisht i kthjellët, pasdite dhe në orët e mbrëmjes me vranësira të ndryshueshme dhe vende-vende janë të mundshme reshje të përkohshme të shiut. Në veri priten vranësira të ndryshueshme, paradite vende-vende reshje të dobëta të shiut, kurse pasdite janë të mundshme edhe rrebeshe e bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme, gjatë natës vende-vende deri e fortë, nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 37 gradë.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се