Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

05. 08. 2020. 00:00 >> 17:32

Ditari 05.08.2020

05.08.2020

Libani në zi, pas shpërthimit të djeshëm në këtë qytet 

Së paku 100 të vdekur  dhe më shumë se 4.000 të plagosur është bilanci i shpërthimit që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, më 4 gusht.

I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi, afër pjesës ku ndodhet porti.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, tha se 2,750 tonë kimikate bujqësore ishin ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo për gjashtë vjet.

Zyrtarët thanë se kanë filluar një hetim për të gjetur shkakun e saktë të shpërthimit. Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban tha se ata që janë përgjegjës do të përballen me "dënimin maksimal" të mundshëm.

Presidenti, Michel Aoun, tha sot se hetimi do të zbulojë rrethanat e asaj që ndodhi sa më shpejt të jetë e mundur, dhe se rezultatet do të bëhen publike në mënyrë transparente.

Në një fjalim televiziv në fillim të një mbledhjeje të kabinetit qeveritar, Aoun, u bëri thirrje gjithashtu kombeve të tjera të shpejtojnë ndihmën për Libanin.

Vendi do të jetë në zi kombëtare për tre ditë.

Gjukanoviq, ngushëllon presidentin e Libanit dhe popullin e këtij vendit 

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të Libanit, Mishell Aoun, me rastin e vdekjes së mbi 100 njerëzve nga shpërthimi në portin e Berutit.

“Ngushëllimet tona më të thella presidentit Mishell Aoun familjeve të viktimave dhe popullit mik të Libanit. Në këto momente të vështira Mali i Zi, bashkëndien me popullin e Libanit”, ka thënë presidenti Gjukanoviq.

D.Trump; Shpërthimi në Bejrut mund të ketë qenë një sulm 

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se shpërthimi masiv në Bejrut të Libanit mund të ketë qenë një sulm.

"Duket si një sulm i tmerrshëm", tha Trump gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se ai ishte takuar me disa gjeneralë amerikanë, të cilët, sipas tij, mendojnë se “incidenti ishte një sulm”.

Megjithatë, zyrtarët libanezë kanë thënë se shpërthimi ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të disa tonë kimikateve, që ishin ruajtur në kushte të këqija, në një depo pranë portit të qytetit të Bejrutit.

Raste të reja të infektuarish me Covid 19

Instituti për shëndetin publik, gjegjësisht laboratori i Institutit nga analizat e fundit të kryera në 456 mostra në korona virus të ri, ka regjistruar 60 raste të reja të infektuarve me këtë virus.

Sipas komunave janë; në Podgoricë 26, Bijello Pole 16, Nikshiq 11, Cetinë 3, Tivar, Kotor, Ulqin e Plavë nga 1 rast. Nga covid 19, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 182 pacientë ashtu që numri i përgjithshëm i rasteve aktive të infektuarve në Mal të Zi, aktualisht përbën 1 mijë 439 persona.

Ka skaduar afati për dorëzimin e listave zgjedhore në KSHZ 

Brenda afatit të paraparë ligjor, 6 koalicione dhe 6 parti politike kanë dorëzuar listat për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen me 30 gusht. Subjektet politike shqiptare në këto zgjedhje do të dalin në dy kolona gjegjësisht dy koalicione. Listës shqiptare, e përbërë nga Alternativa shqiptare, Forca, Lidhja demokratike shqiptare, Lëvizja qytetare perspektiva dhe Unioni i Tuzit, do të dalin në një kolonë, të cilës do ti prijë, Nik Gjeloshaj, i pasuar nga Genci Nimanbegu. Ndërsa në  kolonën tjetër, do të jetë Koalicioni shqiptare me moton “Bashkë një zë”, i përbërë nga Partia demokratike, Unioni demokratik i shqiptarëve dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi, të cilës i prinë Fatmir Gjeka, i pasuar nga, Mehmet Zenka. Në krahasim me zgjedhjet presidenciale të mbajtura dy vjet më parë, numri i votuesve është rritur për rreth 8 mijë e 600.

Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, do të jenë të 11-ta me radhë prej fillimit të pluralizmit politik në Mal të Zi.

Kërkesat për kredi kanë rënë deri në 50% 

Kërkesat për kredi në bankat e Malit të Zi, prej fillimit të krizës të shkaktuar nga epidemia e korona virusit, kanë rënë për 35%, kurse disa Banka sistematike në vend kanë shënuar rënie mbi 50%, ka deklaruar vice - guvernatorja e Bankës Qendrore të Malit të Zi, Zorica Kaleziq. Ajo, për programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi, ka kumtuar se bankat e Malit të Zi, në periudhën  prej fillimit të krizës, me një mars deri me 20 korrik të këtij viti, i kanë mbështetur personat fizikë dhe juridik, në shumë prej afro 300 milion euro kredi për 14 mijë klientë. Kjo, siç ka theksuar Kaleziq, është në rënie prej afro 35%, krahasuar me vitin e kaluar. Rënia e interesimit, në veçanti, shprehet edhe kur është fjala për kredi të gatshme, pastaj kreditë banesore si dhe  kreditë për përgatitjen e sezonit turistik. Duke folur për paketën e 4 -të, të  masave të Institucionit kulmor monetarë, Kaleziq, ka theksuar se qëllimi i tyre është përkrahja në ruajtjen e likuiditetit në sektorët primarë të cilat më së tepërmi janë të goditura nga efektet e pandemisë të Covid 19. Fjala është, siç ka theksuar ajo, për sektorin e turizmit dhe të bujqësisë.

Nga muaji janar janë investuar 170 milion euro në ekonominë malazeze

Prej shpërthimit të krizës të shkaktuar nga pandemia e virusit korona e deri me sot, Fondi investues zhvillimor i Malit të Zi, i ka plasuar mbi 100 milion euro në ekonominë malazeze. Siç ka theksuar kryetari i bordit të drejtorit të Fondit investues zhvillimor, Zoran Vukçeviq, prej muajit janar kjo shifër, pothuajse, është rritur në 170 milion euro. Ai, ka shtuar se ky investim është dukshëm më i lartë se plani kështu që me siguri do të tejkalohet viti 2019. Siç ka shtuar ai, në vazhdim janë bisedimet me Bankën Investuese Evropiane edhe për një numër të caktuar të aranzhmaneve, të cilat janë në fazën përfundimtare, kurse me bisedimet tjera, Fondi, do të vazhdojë gjatë muajit gusht dhe në fillim të muajit shtator. “Këtu, natyrisht bëhet fjalë edhe për Fondin Investues Evropianë,  pastaj jemi në bisedime edhe me Bankën për zhvillim të Francës, me Bankën për zhvillim të Këshillit të Evropës dhe me Bankën kineze për zhvillim”. Siç përkujtohet, kah fundi i muajit korrik në kuadër të paketës së tretë të qeverisë, masave ekonomike përkrahëse për qytetarët dhe ekonominë, Fondi investues zhvillimor, ka formuar një paket të linjave të reja kredituese për përkrahje ndaj turizmit.

Janë paguar subvencione për afro 10 mijë të punësuar 

Gjatë 4 ditëve të para të dorëzimit të kërkesave për subvencionimin e pagave për muajin korrik, kërkesë kanë dërguar 2 mijë e 373 subjekte afariste.

Ministria e ekonomisë, në faqen e vetë, ka kumtuar se deri tani janë paguar  ose janë në procedurë të pagesës 2 mijë e 129 kërkesa, në vlerë prej 1.95 milion euro. “Në këtë mënyrë deri tani janë paguar subvencione për afro 10 mijë të punësuar në Mal të Zi”, thuhet në këtë publikim.

 

Markoviq, ka hapur solemnisht rrugën Bistricë- Podvrh

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka hapur sot solemnisht rrugën Bistricë – Podvrh, e cila shpie deri te teleferiku në drejtim të Gjalloviqa Peqina. Ky aks rrugorë është i gjatë 5.7 kilometra kurse punimet në të kanë kushtuar 4.2 milion euro.

Më parë, nga Qeveria kanë theksuar se ky do të jetë destinacioni më atraktiv turistikë në veri të vendit, dhe me këtë projekt do të ringjallet e tërë zona e Bistricës dhe do të nxisë zhvillimin e mëtejmë të Bjello Poles dhe  rajonit verior.

Teleferiku do të ketë një kapacitet prej 75 udhëtarëve në orë, respektivisht vizitorëve. Do të ketë dy kabina të cilat kanë një kapacitet prej nga 8 vende. Për ndryshe,  Qeveria e Malit të Zi, e ka publikuar në Ju –Tjube  një video inçizim të tërë trasesë së rrugës së re.

Shtyhen bisedimet për caktimin e kufijve ndërmjet Podgoricës dhe Tuzit 

Kufijtë ndërmjet Kryeqytetit dhe Komunës së Tuzit, as pas gati dy vjetësh nuk janë përcaktuar edhe pse ka pasur shumë paralajmërime se ky proces është afër përfundimit. Kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq, disa herë ka theksuar se bisedimet janë afër përfundimit kurse para disa ditësh, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës “Dan”, ka kumtuar se bisedime nuk do të ketë gjatë dy muajve të ardhshëm. Vukoviq, ka theksuar se janë shpenzuar kohë dhe energji të shumta që të arrihet një zgjidhje përfundimtare me Komunën e Tuzit. “Nuk mendoj se do të ketë bisedime gjatë një ose dy muajve të ardhshëm, mirëpo, deri në fund të vitit nëse do të ekzistojë vullneti politikë  presë që përsëri të ulemi pas tryezës  bashkëbiseduese dhe procesin ta çojmë drejtë fundit. Ky proces aktualisht më tepër e ngarkon Komunën e Tuzit se sa kryeqytetin”, ka theksuar Vukoviq. Deklaratën e Vukoviqit kur është fjala për përcaktimin e kufijve kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, nuk ka dëshiruar ta kumtojë, shkruan gazeta Dan. Për dallim nga Gjeloshaj, disa nga këshilltarët në Parlamentin lokal, kanë theksuar se ndërprerja e bisedimeve në  kohën e fushatës zgjedhore është hap politik i të dy palëve.

Drunjë dhe degë të thyera si dhe mbeturina në rrugë

Moti i keq, ka goditur mbrëmë pjesën më të madhe të Malit të Zi. Sasira të mëdha të reshurave deri në orët e para të mëngjesit, të shoqëruara nga era e fortë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në kryeqytet. Janë thyer shumë pemë dhe degë, kurse rrugë të shumta janë mbuluar me mbeturina.

Moti i keq, e ka vështirësuar edhe funksionimin e trafikut në rrugët e Podgoricës. Mbeturina të shumta organike dhe komunale i ka pritur sot banorët e Podgoricës nëpër rrugë, kurse në bulevardin “Shën Petri i Cetinës”,  era e fortë ka rrezuar përdhe  një dru .

Vendet e rajonit, njoftojnë për raste të reja të prekurish me Covid 19

Në 24 orët e fundit, Serbia regjistroi edhe shtatë raste të vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Që nga muaji mars në Serbi është raportuar për 26,738 raste të të infektuarve me koronavirus, dhe gjithsej 605 vdekje.

Në Kroaci, vend anëtar i Bashkimit Evropian, në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 24 raste të të infektuarve me virusin SARS-CoV-2, ndërsa një person ka vdekur.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 154.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kroaci janë regjistruar 5,318 raste të të infektuarve, nga të cilët 4517 janë shëruar. Raste aktive janë 647.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, sipas institucioneve shëndetësore, 11 njerëz vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërsa u regjistruan 399 raste të reja të të infektuarve.

 

Pas konstituimit të Kuvendit, priten negociatat për formimin e Qeverisë 

Të martën, më 4 gusht, u konstituua Kuvendi i ri i Maqedonisë së Veriut, ku u verifikuan deputetët e rinj që fituan mandatet në zgjedhjet e 15 korrikut.

Seanca konstitutive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nuk është mbajtur si zakonisht në sallën plenare, por në sallën e madhe të kupolës, ku janë siguruar kushte për respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Për shkak të mungesës së kushteve në këtë sallë, votimi për konstituim nuk u realizua në mënyrë elektronike.

Në këtë seancë konstituive, nuk është propozuar emri i kryeparlamentarit të ri, pasi partitë politike ende nuk kanë marrëveshje për shumicën e re parlamentare dhe rrjedhimisht as marrëveshje se kush do ta udhëheqë kuvendin.

Njohësit e çështjeve politike thonë se bisedimet për sigurimin e shumicës parlamentare do të jenë të vështira, për faktin se dallimi në numrin e deputetëve ndërmjet partive politike, si në bllokun shqiptar, ashtu edhe në atë maqedonas, është shumë i vogël.

Menjëherë pas seancës konstitutive të parlamentit, lideri i Partisë Social-demokrate (LSDM), Zoran Zaev,tha se nga sot, partia e tij do të nisë bisedimet për formimin e qeverisë së re.

Janë krijuar kushtet për zbatim të plotë të rimëkëmbjes ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se janë krijuar kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike.

 Sot, në Komisionit për Buxhet dhe Financa, është miratuar dhe përcjell për seancë projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Pas këtij miratimi, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se janë duke u krijuar kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoti ka falënderuar anëtarët e këtij komisioni dhe ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mbështesin këtë projektligj në seancë, në mënyrë që siç është shprehur ai, të miratohet para se Kuvendi të shkojë në pushim veror.

Amerika Latine, ka tejkaluar Evropën me numrin e vdekjeve nga Covid 19

Amerika Latine e ka tejkaluar Evropën si rajoni me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Numri i vdekjeve në botë ka arritur në mbi 700,000. Amerika Latine ka regjistruar më shumë se 206.000 vdekje, duke përbërë rreth 30 për qind të vdekjeve globale nga virusi. Javën e kaluar, rajoni shënoi mbi 5 milionë raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirus. Brazili, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve pas Shteteve të Bashkuara, ka regjistruar rreth 95.800 viktima. Meksika, me numrin e tretë të vdekjeve në botë, ka regjistruar gati 49,000 viktima. Peruja, Kili, Kolumbia, Argjentina, Ekuadori dhe Bolivia janë duke regjistruar shifra të larta të vdekjeve dhe të infektuarve.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm 

Sot, në Mal të Zi, mban mot i vranët. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.

Temperaturat në ora 13: Në Ulqin 29 gradë, Podgoricë 28, Tivar e Herceg Novi 27, Cetinë e Nikshiq 24, Plevle 23, Kollashin 20 dhe në Zhablak 19 gradë.

         Për nesër, meteorologët paralajmërojnë mot të vranët të përcjellë  me shi të dobët dhe bubullimë. Në jug me intervale me diell ndërsa në veri, kryesisht i vranët. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme, në orët e pasdites dhe në mbrëmje nga drejtimi iveriut dhe verilindjes.

Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 21 kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 30 gradë celsisus.

 

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се