Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 08. 2020. 00:00   >>  20:03

Ditari 06.08.2020

06.08.2020

SHBA e ndihmojnë Malin e Zi në lutën kundër dezinformatave

Matthew Pallmer, zëvendës i ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit e përfaqësues special i departamentit të shtetit për Ballkanin Perëndimor ka deklaruar se SHBA po bëjnë ç'është e mundur që ta ndihmojnë Malin e ZI në luftën kundër dezinformatave. Pallmer gjatë bisedës mbi rrethanat në Ballkanin Perëndimor të cilën e ka organizuar Balkan Insider – internet portal i Uashingtonit i cili merret me temat lidhur me Ballkanin, ka theksuar se SHBA ofron ndihmë me qëllim që Mali i Zi të zhvillojë kapacitete për identifikimin e dezinformatave. Zëvendësi i ndihmës sekretarit shtetëror ka theksuar se kjo ndihmë përfshin disa aspekte. “Një pjesë e kësaj përkrahje është e natyrës teknike, por pasqyrohet edhe në zhvillimin e aftësive për mbikëqyrjen e hapësirës në të cilën derdhjen informatat me qëllim që të identifikohen dezinformatat. Po ashtu jemi duke ndihmuar edhe në zhvillimin e kundër narrativës. Nga këndvështrimi ynë, kur identifikojmë ndryshimet e fushatës së tillë në Mal të Zi, ose gjetiu në rajon, do të tërheqim vërejtjen ndaj kësaj dukurie dhe do të ndihmojmë që e vërteta të mbrohet nga dezinformata. Kjo bëhet me qëllim që tua vështirësojmë punën palëve të cilat informatat i shfrytëzojnë për nxitjen e mosbesimit”, ka konkluduar Pallmer.

 

Mali i Zi i gatshëm për forcimin dhe normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë

Mali i Zi është i gatshëm që për hir të  tejkalimit të situatës aktuale dhe përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale me Rusinë, të punojë në normalizimin dhe forcimin e tyre, në pajtim me traditën e gjatë të lidhjeve miqësore. Kjo është theksuar gjatë takimit  të presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq me ambasadorin e sapoemëruar të Malit të Zi në Rusi,  Millorad Shqepanoviq. “Me këtë rast është theksuar gatishmëria e Malit të Zi që me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale dhe përmirësimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, të punojë në normalizimin dhe forcimin e tyre, në pajtim me traditën e gjatë të marrëdhënieve miqësore”, është kumtuar nga shërbimi për informim i presidentit të Malit të Zi.

 

Pa ndryshime të mëdha në lista

Komisionit Zgjedhor të Shtetit i janë dorëzuar 12 lista zgjedhore për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen me 30 gusht. Në ditën e fundit janë dorëzuar 8 lista zgjedhore, për të cilat Komisioni zgjedhor i shtetit do të deklarohet brenda afatit 48 orësh duke filluar nga momenti i dorëzimit të tyre. Deri tani i ka vërtetuar edhe 4 lista zgjedhore. Analisti politik, Lubomir Filipoviq, ka deklaruar për TVMZ  se në lista nuk sheh ndryshime të mëdha krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2016. Gjatë analizës Filipoviq vëren se në lista nuk janë përfaqësuar individ nga të gjitha qytetet e Malit të Zi dhe këtë e konsideron si një mungesë në legjislacionin tonë zgjedhor. Komisioni Zgjedhor i Shtetit duhet së shpejti ti publikojë listat zgjedhore e pastaj të caktohet me short radhitja në fletën votuese. Komisioni ndërkohë do të dalë edhe me atë se si të zhvillohet procesi zgjedhorë në kushte pandemie, në bazë të rekomandimeve të Trupit Nacional Koordinues. Përndryshe, se çfarë këto lista u ofrojnë qytetarëve në nivelin shtetëror edhe atë lokal do të mund të dëgjoni në servisin nacional publikë (RTMZ) i cili me 17 gusht fillon me debate.

 

Zgjedhjet do ti përcjellin në mënyrë neutrale

Misioni vëzhgues i OSBE -së, paanshëm do ta përcjell procesin zgjedhor në Mal të Zi ka deklaruar shefi i zyrës  për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut – ODIHR Tomash Mesariq, duke u bërë ftesë votuesve që ti respektojnë të gjitha masat e propozuara me qëllim të pengimit të përhapjes së koronavirusit. Me rastin e hapjes së Misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi është mbajtur një takim i ushtruesit të detyrës të drejtorit të përgjithshëm për punët multilaterale në Ministrinë e punëve të jashtme, Velko Millonjiq, me përfaqësuesit e ekipit kryesor të  Misionit vëzhgues zgjedhor të ODIHR-it. Millonjiq ka theksuar se përkrahja e ekipit kryesor të këtij misioni paraqet vërtetim për përpjekjet e Malit të Zi që të përgatitet në mënyrë cilësore për mbajtjen e zgjedhjeve, në veçanti duke pasur parasysh situatën aktuale epidemiologjike të shkaktuar nga koronavirusi, respektivisht duke pasur parasysh masat  e përkufizimeve të cilat do të duhet të respektohen. Mesariq ka theksuar se ky është përkufizim edhe për misionin vëzhgues, por do të funksionojë po aq mirë sikur të ishte në përbërje të plotë. Ai ka shtuar se Misioni vëzhgues do të përcjell zhvillimin e procesit dhe sa është i harmonizuar me normat ndërkombëtare dhe vendore. Në pyetjen që të komentojë ambientin aktual në Mal të Zi me rastin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Mesariq ka shtuar se Misioni vëzhgues nuk është i autorizuar që të jap vlerësimin e situatës politike.

 

Qytetarët të vërtetojnë nëse nënshkrimi përkrahës i tyre është  evidentuar si duhet

Qendra për arsimimin qytetarë u ka bërë ftesë qytetarëve që të verifikojnë nëse nënshkrimi përkrahës i tyre, për cilëndo listë të vërtetuar zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, është evidentuar si duhet apo është keqpërdorur. Nga kjo organizatë kanë theksuar se Komisioni zgjedhor i shtetit ka vendosur në faqen e vetë edhe një link të veçantë, në të cilin, siç kanë sqaruar, qytetarët mund të verifikojnë nëse gjenden në regjistrin e përkrahjes të  cilës do listë të vërtetuar zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 30 gusht. Nga kjo OJQ kanë sqaruar se qytetarët,  shumë thjesht, përmes futjes së numrit amë mund të verifikojnë nëse ata janë evidentuar në rregull, natyrisht nëse e kanë dhënë nënshkrimin, ose ka pasur shpërdorime të nënshkrimeve të tyre.

 

Të ardhurat buxhetore më të larta se rebalanci i planifikuar

Buxheti i Malit të Zi gjatë muajit korrik ka inkasuar 132 milion euro, ose 3 milion euro më tepër nga rebalanci i paraparë  dhe 11 milion më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Malit të Zi. Shpenzimet buxhetore në muajin qershor kanë qenë, 172 milion euro që do të thotë se në arkën shtetërore ka pasur 40 milion euro më pak, të cilat janë kompensuar nga huazimet, shkruan gazeta Vijesti. Me rebalancin e buxhetit është paraparë që shpenzimet gjatë këtij muaji të jenë 189 milion, kurse në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ato ishin 144 milion euro. Krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar, të ardhurat janë zvogëluar 11 milion euro, kurse shpenzimet janë rritur 28 milion. Të dhënat e Bankës Qendrore të Malit të Zi tregojnë se Qeveria në muajin qershor edhe për kundër paralajmërimeve nuk ka kursyer në shpenzimet e administratës publike.

 

Sanimi i ekonomisë është prioritet i të gjitha prioriteteve

Profesoresha e ekonomisë ndërkombëtare në Fakultetin ekonomik të Podgoricës, Daniella Jaqimoviq ka deklaruar se nevojat e ekonomisë janë të mëdha dhe prioritet i të gjitha prioriteteve është shpëtimi i sistemit ekonomik. Ajo në programin e mëngjesit të TVMZ, duke folur për paketën e tretë të masave përkrahëse të cilat i ka miratuar Qeveria, me qëllim të zbutjes së pasojave të krizës të shkaktuar nga pandemia e Covid -19, ka theksuar se shteti dhe Qeveria duhet të sigurojnë mjete me qëllim që të shpëtohet çfarë  do të jetë e mundur. “Jemi duke funksionuar në një sistem të paqartë, nevojat e ekonomisë janë të mëdha kështu që shteti dhe Qeveria duhet të sigurojnë mjete. Mendoj se kjo krizë ka treguar se prioritet i të gjitha prioriteteve duhet të jetë shpëtimi i sistemit ekonomik dhe të shpëtohet aq sa të jetë e mundur. Ky duhet të jetë prioritet i Malit të Zi”, ka theksuar Jaqimoviq. Ajo ka shtuar se nuk mund të dihet me saktësi se sa mjete do të jenë të nevojshme, sepse, bukvalisht çdo ditë sjell sfida dhe paqartësi të reja.

 

Plava para një perspektive serioze zhvillimore

Kryeministri Dushko Markoviq ka vlerësuar se para Plavës gjendet një perspektivë serioze zhvillimore. Ai në këtë qytet e ka hapur sot sheshin e rinovuar, gjë që ka kushtuar afro gjysmë milion euro. Ka paralajmëruar edhe fillimin e ndërtimit të rrugës drejt Deçanit në Kosovë. Ky investim ka vlerën e 15 deri në 20 milion euro. Më parë Markoviq në Plavë ka vizituar rrugët e rindërtuara në këtë qytet për të cilat poashtu janë shpenzuar rreth 500 mijë euro. “Pra, një aktivitet intensiv në zhvillimin e infrastrukturës komunale në Plavë dhe e në përmirësimin e kushteve jetësore në qytet”, ka theksuar Markoviq. Kryeministri për mandatin e ardhshëm ka paralajmëruar dy projekte kapitale me rënësi të madhe si për zonën e Plavës ashtu edhe për tërë Malin e Zi. “Mesazh për qytetarët është se në Plavë në mandatin e ardhshëm dëshirojmë të realizojmë dy projekte të mëdha të rëndësishme e që janë kyçe për Plavën dhe qytetarët e saj, për cilësinë e jetës, për hapjen e Plavës dhe natyrisht për tërë Malin e Zi dhe ekonominë e tij. Kjo është ndërtimi i rrugës Plavë-Deçan”. Në Plavë, ka theksuar ai, janë bërë investime serioze, kurse para këtij qyteti gjendet një perspektivë serioze zhvillimore.

 

Librat të jenë falas si ndihmë për prindërit

Shoqata e prindërve, “Roditeli”, ia ka dorëzuar Qeverisë së Malit të Zi kërkesën që për vitin e ri shkollorë për nxënësit e shkollave fillore në Mal të Zi, librat të sigurohen falas si ndihmë për prindërit e tyre. Drejtorja ekzekutive e kësaj shoqate, Kristina Mihailloviq ka deklaruar për gazetën, “Dnevne Novine”, se për shkak të situatës së rëndë të  shkaktuar nga koronavirusi, u janë drejtuar një numër i madh i  prindërve. Siç ka theksuar, e njëjta shkresë u është dërguar edhe të gjitha administratave lokale të cilat nuk sigurojnë libra falas për të gjithë nxënësit e shkollave 9 vjeçare,  duke pasur parasysh se edhe nga kryeministri është kërkuar që së bashku me komunat të gjegjë modelin i cili do të vlente për të gjithë.

 

Pajisje mobile për informim të shpejtë

Misioni i OSBE –së në Mal të Zi i ka dhuruar servisit publik nacional, Radio Televizionit të Malit të Zi, 7 komplete më bashkëkohore mobile për gazetarët. Nga kabineti i drejtorit të përgjithshëm te RTMZ e kanë falënderuar misionin e OSBE-së për donacionin dhe përkrahjen që kjo organizatë ja ofron servisit publik, duke u pajtuar me mendimin e shefes së Misionit, Maris Davije, se kapacitetet e fuqishme teknike janë parakusht për një informim të shpejtë dhe me kohë. “Në këtë pikëpamje, smartfonat (telefonat e mençur) kanë bërë revolucion në mënyrën e informimit. Gazetaria, megjithatë definohet vetëm në një formë, kurse RTMZ u mbetet besnik principeve të radiodifuzionit publik, univerzialitetit, llojllojshmërisë, pavarësisë dhe identitetit”, thuhet në kumtesë. Theksohet se ky donacion do të shfrytëzohet me qellim që RTMZ të vazhdojë punën e vetë të gjithanshme objektive dhe të informojë me kohë, të krijojë dhe të transmetojë histori për njerëz dhe ngjarje të ndryshme dhe që gjithmonë të jetë në vend të duhur dhe në kohen e duhur”. Shefja e misionit të OSBE-së ka theksuar se cilësia e raportimeve, distanca dhe shpejtësia janë të domosdoshme për sjelljen e lajmeve dhe informatave relevante për të gjithë qytetarët.

 

Shqyrtohet mundësia e hapjes së kufijve drejtë rajonit

Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi shqyrton seriozisht hapat e mëtejmë në azhurimin e listës kur është fjala për shtet e rajonit, por nuk mund të harrohet numri potencial i njerëzve të cilët do të vijnë në Mal të Zi, ka theksuar ndihmës drejtori i këtij Institucioni, Senad Begiq. Ai ka theksuar se, përveç hapjes së kufijve, shqyrtohen edhe kushtet të cilat do ta minimizonin rrezikun epidemiologjik. “Kur është fjala për azhurimin e listës të shteteve të rajonit, me këtë rast duhet pasur kujdes edhe për kushtet  të cilat do të mundësojnë hapjen e kufijve”, ka theksuar Begiq. Përndryshe aktualisht në Mal të Zi janë të hospitalizuar 170 individë  të prekur nga virusi korona, prej të cilëve 29 në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ka kumtuar doktor Sreten Kavariq. Ai në konferencën për mediat ka theksuar se dy pacientë janë në rrezik për jetën dhe gjenden në respirator. Kavariq ka shtuar se operimet e pacientëve me sëmundjet malinje zhvillohen sipas planit. Poashtu Kavariq ka theksuar se 119 punëtorë shëndetësor janë të infektuar ose janë të vendosur në vetë izolim dhe presin rezultatet e testimit të përsëritur.

 

Shtetet e Bashkuara duan njohje dypalëshe

I dërguari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, u shpreh entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë me portalin Balkan Insider me fokus mbi lajmet për Ballkanin, transmeton Zëri i Amerikës, Palmer foli për një numër zhvillimesh pozitive në rajon që i përshëndet si hapa përpara në rrugën drejt integrimit gradual euroatlantik. Duke u ndalur tek Kosova, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një zgjidhje gjithëpërfshirëse që do t’u shërbejë jo vetëm vendeve në dialog, por të gjithë rajonit. “Një zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve do të kishte ndikim të madh për stabilitetin në rajon dhe do të nxiste të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian”, tha ai. Shtetet e Bashkuara duan njohjen dypalëshe, tha ai, duke iu kundërvënë zërave se ka pasur diskutime për shkëmbime territoresh.

 

Lëvizja Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se partia të cilës i përket ai, nga sot (6 gusht) do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për mocion të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti. Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputëteve të kuvendit që ta përkrahin këtë nismë. Megjithatë Selimi nuk ka treguar nëse ndonjëra parti ka treguar përkrahje për mocionin. Para njoftimit të tij për mocionin, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, njëherësh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se qeveria aktuale është “jokushtetuese dhe joligjore”. Për mbajtjen e seancës për shqyrtimin e mocionit të mobesimit nevojiten 40 vota. Përgjatë konferencës, Selimi ka pretenduar se Qeveria e Kosovës nuk e ka më as shumicën në Kuvend.

 

Kosova po dështon krejtësisht në luftën ndaj pandemisë

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës përmes një reagimi për media, ka kritikuar klasën politike në Kosovë për menaxhim të dobët të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri. Rritja e numrit të personave të vdekur dhe të të infektuarave sipas ASHAK-ut, ka shndërruar Kosovën në një vend të izoluar që ka dështuar krejtësisht në menaxhimin e pandemisë. “Kjo situatë e ka bërë Kosovën vend i izoluar, në të cilin kanë dështuar jo vetëm institucionet e shëndetit publik, të rendit dhe të ligjit dhe të mirëmbajtjes së shoqërisë, por edhe vetëdija qytetare, përgjegjësia kolektive dhe vlerat e emancipimit shoqëror”, thuhet në reagimin e ASHAK-ut. Akademia më tej shton se situata me pandeminë është më e rëndë sesa po paraqitet nga institucionet dhe bën përgjegjës për situatën e krijuar të gjithë klasën politike, si dhe të gjitha qeveritë e pasluftës.

 

Bilanci i Covid-19 në rajon

Të dhënat flasin se Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e 10 vendeve të Evropës sipas numrit të viktimave në 1 milion banorë. Konform numrave të fundit kanë ndërruar jetë 240 pacientë në 1 milion banorë që Maqedoninë e rendit në vendin e 9-të në Evropë dhe e bën lider në rajon. Ballkani Perëndimor mund të konsiderohet si vatra e re e nxehtë e koronavirusit në Europë. Vetëm në 24 orët e fundit në të 6 shtetet e rajonit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Serbi e Bosnje janë regjistruar 1334 raste të reja infektimesh dhe 41 viktima. Edhe Kosova po vazhdon të regjistrojë shifra të larta të të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirusin e ri, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 196 raste të reja të të infektuarve. Rezultatet janë në bazë të 475 testimeve. Sipas IKSHPK, nga sëmundja kanë vdekur edhe 16 pacientë, duke çuar numrin e të vdekurve në 300.  Në ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 75 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 11.202 të prekur. Në 24 orët e fundit, 15 raste të reja të infeksionit koronavirus u konfirmuan në Slloveni në 771 teste, dhe një prej të infektuarve vdiq, konfirmoi sot qeveria sllovene. Në 24 orët e fundit, 295 raste të tjera të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Serbi.

 

Në botë mbi 18.8 milion të infektuar më Covid-19

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 18.8 milionë raste me COVID-19, prej të cilëve mbi 11.3 milionë janë shëruar, ndërsa pothuajse 708 mijë kanë vdekur. Shumë vende të rajonit, në mesin e të cilave edhe Kosova, kanë nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë si, Agjencinë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë për ta siguruar vaksinën kundër koronavirusit, në momentin kur një vaksinë e tillë prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit.  Aktualisht, në botë janë duke u zhvilluar mbi 100 vaksina potenciale kundër koronavirusit. Njëzetenjë vaksina janë në fazën e provave klinike dhe të gjitha vendet po përpiqen t'i sigurojnë ato. Organizata Botërore e Shëndetësisë, një ditë para javës botërore të maskës, ka shpallur sot në rrjetet sociale sfidën “Unë vendos maskë!”. Shefi i OBSH, Tedros Gabrijesus në një komunikim me publikun tha se me vendosjen e maskës dhe përfshirjen e gjithsecilit prej nesh në këtë sfidë, jo vetëm mbrojmë veten dhe të tjerët, por japim edhe një mesazh solidariteti dhe mbrojtjen e personave në rrisk nga COVID-19.

 

Rritet numri i viktimave pas shpërthimit në Bejrut

Numri i personave të vdekur pas shpërthimit që ka shkatërruar një pjesë të Bejrutit, ka arritur në 137, teksa hetuesit janë duke kërkuar në portin e kryeqytetit të Libanit për shkakun e këtij incidenti. Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në këtë shtet ka thënë se përveç të vdekurve, autoritetet kanë regjistruar edhe mbi 5,000 persona të plagosur si pasojë e shpërthimit. Autoritetet shqetësohen se shifra e të vdekurve do të mund të jetë shumë më e madhe. Zyrtarët kanë thënë se një sasi e madhe e nitratit të amonit ka nxitur incidentin, e që sipas tyre, kjo sasi është mbajtur në kushte jo të mira për kohë të gjatë. Dje qeveria ka urdhëruar që zyrtarët e portit të vendosen në arrest shtëpiak. Ndërkohë kryeministri i shtetit, Hassan Diab, ka thënë se personat që janë të lidhur me këtë shkelje do të mbahen përgjegjës. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka arritur sot në Bejrut, i cili ka thënë se Libani “do të vazhdojë të zhytet” nëse nuk kryen reforma kundër korrupsionit. Macron u ka thënë disa libanezëve të zemëruar në Bejrut se ndihma e Francës nuk do të përfundojë “në duart e korruptuara”. Ai ka thënë se do të synojë arritjen e një marrëveshjeje të re me liderët politikë të Libanit. Përndryshe sot Tribunali Special për Libanin ka njoftuar se ka shtyrë për 18 gusht vendimin për sulmin me bombë të vitit 2005, i cili ka lënë të vdekur ish-kryeministrin libanez, Rafik al-Hariri, transmeton agjencia e lajmeve, AP. Ky vendim është marrë pas shpërthimit  në Bejrut. Katër të pandehurit, që tani janë në mbajtje dhe po gjykohen në mungesë, janë të lidhur me grupin islamistë shiit të Libanit, Hezbollah.

 

Japonia përkujton 75-vjetorin e bombardimit të Hiroshimas

Sot në Hiroshima janë dëgjuar këmbanat ndërsa ky vend ka shënuar 75-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë, ndonëse ceremonitë janë organizuar për më pak njerëz për shkak të pandemisë me koronavirus. Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka qenë pjesë e ceremonisë, mirëpo vizitorët e huaj kanë qenë të paktë. Hyrja në Parkun e Paqes në këtë qytet është kufizuar dhe pothuajse vetëm të mbijetuarit dhe familjet e tyre kanë mundur të jenë pjesë e ceremonisë përkujtimore. Kryetari i qytetit, Kazumi Matsui ka thënë se rëndësia e bombardimit që ka lënë të vdekur 140,000 persona, i ka shtyrë ata të mbajnë ceremoninë pavarësisht pandemisë. Bombardimi i Hiroshimas është përcjellur tri ditë më vonë nga hedhja e bombës në Nagasaki, duke lënë të vdekur 75,000 persona. Japonia ishte dorëzuar gjashtë ditë më vonë, duke i dhënë kështu fund Luftës së Dytë Botërore.

 

Biden do ta pranojë virtualisht nominimin për president

Joe Biden ka anuluar planet për pranim të nominimit presidencial nga ana e demokratëve në Milluaki më vonë gjatë këtij muaji për shkak të shqetësimeve rreth koronavirusit. Fushata e Bidenit ka kumtuar se ish-nënpresidenti amerikan do të realizojë fjalimin e tij të pranimit të nominimit nga shtëpia e tij në Delauer. Ky njoftim e kthen konventën e demokratëve, që do të mbahet nga 17 deri më 30 gusht, në organizim virtual. Shumica e demokratëve do të mbajnë fjalime në këtë konventë po ashtu në formë virtuale, derisa vetëm zyrtarët e Viskonsin do të mund të mbajnë fjalime në qendrën në Milluaki. Konventat e partive janë ngjarje të rëndësishme në politikën amerikane, pasi aty delegatët edhe formalisht nominojnë kandidatin presidencial të partisë për zgjedhjet e 3 nëntorit. Ato po ashtu shfrytëzohen nga kandidatët për të qenë më afër me milionë votues. Demokratët janë duke synuar të shpërfaqin një qasje më serioze ndaj krizës publike shëndetësore, për dallim nga ajo që e konsiderojnë si qasje të rrezikshme të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj pandemisë me koronavirus. Ndërkohë edhe Trump ka thënë se është duke shqyrtuar mundësinë që më 27 gusht, fjalimin për pranim të nominimit nga ana e republikanëve ta bëjë nga Shtëpia e Bardhë, ndonëse ka dilema nëse një gjë e tillë do të shkelte normat etike.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi sot po mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Fryn erë e dobët e drejtimeve të ndryshme, në juglindje të vendit, mesatare deri e fortë verilindore. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Ulqin, Budvë e Herceg Novi 30 gradë, Podgoricë 29, Tivar 28, Cetinë 24, Nikshiq 22, Bijello Pole e Beranë 18, Plavë e Plevle 17, Rozhajë, Guci e Kollashin 16 dhe në Zhablak 12 gradë.   

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell, por vende vende janë të mundshme edhe reshje e bubullima lokale, kryesisht në zonat veriore të vendit. Reshje më intensive pritën gjatë pasdites dhe gjatë natës. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe deri e fortë nga drejtimet veriore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 11 deri në 23, kurse më  e larta e ditës prej 19 deri në 33 gradë celsius.

  

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се