Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 08. 2020. 00:00 >> 17:15

Ditari 07.08.2020

07.08.2020

Konfirmohen edhe 69 raste të infektimit, kurse 3 presona e humbën betejën

Në Mal të Zi, pas analizave të fundit, janë regjistruar edhe 69 raste të reja të infektimit me koronavirus, kurse 3 persona e kanë humbur betejën nga pasojat e Covid 19, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë, të Malit të Zi. Theksohet se  laboratorët e Institutit, gjatë 24 orëve të fundit, kanë përfunduar analizën PCR të 432 mostrave në korona virusin e ri, në mesin e të cilëve 69 rezultate kanë qenë pozitive. Mostrat janë dërguar për testim nga Podgorica, 23, 17 nga Nikshiqi, 7 nga Bjello Pola, 5 nga Tivari, 4 nga Budva, nga tre në Beranë, Plevle e H. Novi  dhe nga Ulqini , Kotorri dhe Plluzhina, nga nga 1.

Gjatë kësaj kohe, Institutit i janë paraqitur 3 raste vdekjeje të pacientëve nga Plevla, Bjello Pola dhe Rozhaja. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve me simptoma të Kovid 19, prej fillimit të qershorit është 51 person, kurse nga fillimi i vitit 60, thuhet në kumtesë.

Nga Instituti për shëndetin publikë kanë deklaruar se është regjistruar edhe shërimi i 161 pacientëve.

 

Qëllimi është mbrojtja e të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor

Qytetarët me të drejtë vote të cilët në ditën e zgjedhjeve, me 30 gusht, do të jenë në shërimin spitalor si shkak i infektimit me korona virus, si edhe ata në karantinë jashtë vendbanimit të tyre, nuk do të mund të realizojnë të drejtën zgjedhore, është kumtuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili mbrëmë ka miratuar njëzëri rekomandimet teknike për mbajtjen e zgjedhjeve me qëllim të mbrojtjes epidemiologjike të votuesve. Jemi të vetëdijshëm, siç ka deklaruar zëdhënësi, Mersudin Dautoviq, se kjo nuk është në pajtim me të drejtat e garantuara me Kushtetutë, por për shkak të rrezikut epidemiologjik sjellja e këtij vendimi ka qenë e domosdoshme. Pas një pune të gjatë në rekomandimet teknike për mbajtjen e zgjedhjeve me qëllim të mbrojtjes së votuesve dhe të konsultimeve me Trupin Koordinues Nacional dhe me Institutin për shëndetin publik, KSHZ, ka miratuar mbrëmë, siç ka deklaruar zëdhënësi, Dautoviq, këto rekomandime njëzëri. “Qëllimi i rekomandimeve është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve të Malit të Zi, respektivisht votuesve, dhe e të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, ka theksuar Dautoviq, për TVMZ.  Ajo që më se tepërmi ka preokupuar vëmendjen si të KSHZ, ashtu edhe të opinionit ka qenë çështja se si do të votojnë personat e prekur me Covid 19. “Personat në vetizolim, pozitiv dhe negativ, do të mund të realizojnë të drejtën e vetë zgjedhore në pajtim me Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve dhe me rregulloren për votimin përmes letrës. Kjo nuk ka të bëjë me personat e prekur me Covid e që gjenden në shërimin spitalor”, ka sqaruar ai. Mirëpo  kjo e drejtë e garantuar me kushtetutë do të vlejë edhe për një kategori tjetër. “Do të mund të votojnë vetëm personat të cilët janë të karantinuar në territorin e Komunës ku votuesi e ka vendbanimin e përhershëm, respektivisht gjendet në regjistrin zgjedhor. Personat të cilët gjenden të karantinë në komunat tjera, për fat të keq, nuk do të mund të realizojnë të drejtën e votimit”, ka theksuar Dautoviq.

  

Qeveria  vazhdon të zhvillojë rajonin verior

Kryeministri, Dushko Markoviq, gjatë vizitës në Andrievicë, ka deklaruar se Qeveria e Malit të Zi, e vazhdon politikën strategjike për zhvillimin e rajonit verior. Markoviq ka biseduar në Andrievicë me udhëheqjen lokale, në krye me kryetarin e Komunës, Srgjan Mashanoviq. Është konstatuar se njëra  ndër karakteristikat kryesore të kësaj Qeveria, është realizimi i projekteve zhvillimore në tërë rajonin verior të shtetit dhe falë kësaj edhe në Andrievicë, është shënuar përparim i duhur. “Andrievica, është shembull  i krijimit të vlerave të reja në turizëm, bujqësi dhe energjetikë dhe nga kjo përfitojnë administrata lokale dhe qytetarët”, është konstatuar gjatë takimit, thuhet në kumtesën e Qeverisë. Është theksuar se gjatë tri viteve e gjysmë vetëm përmes projekteve të Drejtorisë së punëve publike, në Andrievicë, janë investuar mbi 2.5 milion euro. Udhëheqja e Andrievicës, e ka informuar kryeministrin për punën e administratës lokale duke shtuar se në këtë komunë të gjitha obligimet i shlyejnë me kohë dhe në pajtim me ligjin. Kryeministri, Markoviq, ka paralajmëruar vazhdimin e politikës strategjike të Qeverisë për zhvillimin e rajonit verior. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe drejtori i drejtorisë të punëve publike, Reshad Nuhoxhiq.

 

Deri tani janë lejuar subvencione me vlerë 2.52 milion euro

Përmes programit të subvencionimit të pagave për muajin korrik,  deri dje, janë paguar ose gjenden në procedurë për pagesë 2.96 mijë kërkesa në vlerë prej 2.52 milion euro është kumtuar nga Ministria e ekonomisë. Siç theksohet kjo është 92% nga të gjitha kërkesat e paraqitura”. Deri dje, kërkesë për subvencionimin e pagave të muajit korrik i kanë paraqitur 3.22 mijë ndërmarrje” thuhet ne Tuiterin e Ministrisë së ekonomisë.

Programi për subvencionimin e të ardhurave , me qëllim të zbutjes së efekteve negative të ekonomisë së korona virusit ka filluar të realizohet me 1 gusht, në kuadër të paktës së tretë të masave përkrahëse për ekonominë.

Për këtë program, deri në fund të vitit, janë ndarë rreth 18 milion euro për pagat e të punësuarve përmes subvencionimit për 25 mijë punëtorë , respektivisht për 3.5 mijë ndërmarrje.

 

Nuk do tu  ulen rrogat mësimdhënësve

Redaksisë së gazetës “Pobjeda” i janë ankuar disa profesor duke pohuar se janë paraqitur informatat se Ministria e arsimit planifikon që prej muajit shtator tua zvogëlojë të ardhurat për 20%, për shkak të krizës të shkaktuar nga korona virusi, mirëpo nga kjo Ministri, kanë deklaruar se kjo është e pavërtetë.

Pohimi për uljen e të ardhurave për punëtorët e arsimit, duke filluar prej muajit shtator nuk janë të sakta”,  ka deklaruar, Milica Miqunoviq, nga shërbimi për informim i Ministrisë së arsimit. Për ndryshe punëtorëve të arsimit  prej këtij viti, pagat u janë rritur 9%, dhe siç është paraparë të ardhurat e tyre në  vitin e ardhshëm do të rriten edhe 3% të tjera.

 

Vendimi për hapjen e shkollave të sillet në interesin më të mirë të nxënësve

Vendimin për momentin e rihapjes së shkollave duhet siellur në interesin më të mirë të fëmijëve në bazë të konsultimeve me të gjitha palët e interesuara, para së gjithash me nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, ka deklaruar  koordinuesja e programit të arsimit në UNICEF,  Ivana Cekoviq. “Puna e shkollave do të duhet të harmonizohet me masat  për ruajtjen e shëndetit publikë, paralelisht me adaptim kur të paraqiten informata të reja  mbi rrezikun ose ndryshimet kur është fjala për transmisionin lokal dhe kushtet ekzistuese, ka deklaruar ajo për gazetën DAN.  Sipas fjalëve të saj, vazhdimi i mbylljes së shkollave me siguri do të shkaktojë ngecjen e nxënësve në procesin mësimor.

“Orët përmes radios dhe televizionit, materialet e shtypura dhe procesi mësimor përmes platformave të ndryshme, u ka mundësuar miliona nxënësve në tërë botën të vazhdojnë mësimin gjatë pandemisë globale të korona virusit, mirëpo asgjë nuk mund të zëvendësojnë prezencën e tyre dhe takimin me mësimdhënësit dhe me moshatarët e vetë”, ka theksuar Cekoviq. Siç ka theksuar ajo, pas mbylljes së shkollave, shumë nxënës e kanë humbur rutinën e përditshme, kohën që e kanë kaluar me moshatarët si dhe sigurinë të cilën ua ofron vetë shkolla.

 

 RTMZ, me qasje profesionale gjatë fushatës parazgjedhore

Drejtuesit e Servisit Publik Nacional, u kanë prezantuar sot Rregulloren përfaqësuesve të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të cilat do të mbahen më 30 gusht, lidhur me raportimin gjatë fushatës. Drejtori i përgjithshëm i RTMZ, Bozhidar Shundiq, u ka deklaruar përfaqësuesve partiak se qëllimi i Servisit publik nacional, është qasja profesionale fushatës dhe gjatë debateve të cilat do të organizohen në Radio Televizionin e Malit të Zi.  “Kemi bërë  gjithçka për të mundësuar punë profesionale gjatë fushatës. Është pajisur studioja e madhe e TVMZ, në mënyrë që të gjitha subjekteve politike, tu mundësojmë prezantimin e materialeve në prag të zgjedhjeve. Në studion e madhe do të organizohet Mbrëmja zgjedhore, me analistë dhe të ftuar kurse për herë të parë, do të jetë në funksion studioja virtuale, nga e cila, ngjashëm sikur në televizionet e mëdha rajonale, do të prezantohen rezultatet e zgjedhjeve”, ka paralajmëruar Shundiq.  

 

Bankat, kanë inkasuar 87 milion nga kamatat dhe kompensimet

Në 6 muajt e parë të këtij vitit, Bankat në mal të Zi, nga kamatat, kompensimet dhe provizionet, kanë marrë rreth 87  milion euro. Nga kjo shumë në tre mujorin e parë kanë inkasuar 44, kurse në tre mujorin e dytë 43 milion euro. Bankat, për gjysmë  viti kanë realizuar një profil prej 16 milion euro. 12 banka janë në plus, kurse njëra, Adriatikë Banka është në minus, 884 mijë euro. Në vendin e parë sipas të ardhurave nga kamatat, kompensimet dhe provizionet, është Banka komerciale malazeze (CKB),  e cila për 6 muajt e vitit rrjedhës, ka përfituar gjithseit, 16.1 milion euro, nga kamatat 13.2 milion, kurse nga kompensimet dhe provizionet  2. 96 milion euro. Në vendin e dytë është Erste Banka, me gjithsejt 12.9milion euro, kurse në vendin e tretë, është Podgoricka Banka, me 11.7 milion euro. Në vendin e 4 është NLB Bnaka, me11.5 milion euro, e kështu me radhë.

 

  1. Palmer; SHBA, duan zgjidhje gjithëpërfshirëse

I dërguari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, u shpreh entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një bisedë me portalin Balkan Insider me fokus mbi lajmet për Ballkanin, transmeton Zëri i Amerikës, Palmer foli për një numër zhvillimesh pozitive në rajon që i përshëndet si hapa përpara në rrugën drejt integrimit gradual euroatlantik.

Duke u ndalur tek Kosova, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një zgjidhje gjithëpërfshirëse që do t’u shërbejë jo vetëm vendeve në dialog, por të gjithë rajonit: “Një zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve do të kishte ndikim të madh për stabilitetin në rajon dhe do të nxiste të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian”.  Shtetet e Bashkuara duan njohjen dypalëshe, tha ai, duke iu kundërvënë zërave se ka pasur diskutime për shkëmbime territoresh.

 

A.Vuçiq; Takimi radhës me kryeminitsrin Hoti, më 7 shtator në Bruksel

Më 7 shtator do të mbahet takimi i radhës në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Kjo është konfirmuar sot nga vet i pari i  presidencës serbe i cili foli edhe për temat që pritet të diskutohen atje, transmeton lajmi.net.

Ai tha se në Bruksel do të kërkojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Vuçiq madje foli edhe për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës, për të cilin tha se ka folur edhe me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Kam folur me Lajçakun për të ashtuquajturin ligj për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe kam vënë në pah se ky është një ligj që përcakton se askush s’guxon të mendojë ndryshe, ose arrestohet. Do ta shohim se si reagon Brukseli ndaj këtij ligji”, tha Vuçiq.  Ndryshe takimi i fundit mes Hotit dhe Vuçiqit u zhvillua më 16 korrik në Bruksel.

Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës pritet që sot të votojë për ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilin kanë reaguar  edhe SHBA-të, duke cilësuar se i njëjti cënon lirinë e shprehjes.

 

Rritet numri i viktimave pas shpërthimit në Bejrut

Numri i personave të vdekur pas shpërthimit që ka shkatërruar një pjesë të Bejrutit të martën, ka arritur në 137, teksa hetuesit janë duke kërkuar në portin e kryeqytetit të Libanit për shkakun e këtij incidenti.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në këtë shtet ka thënë se përveç të vdekurve, autoritetet kanë regjistruar edhe mbi 5,000 persona të plagosur si pasojë e shpërthimit.

Autoritetet shqetësohen se shifra finale e të vdekurve do të mund të jetë shumë më e madhe.

Zyrtarët kanë thënë se një sasi e madhe e nitratit të amonit ka nxitur incidentin, lëndë që përdoret për plehra dhe ka kapacitet shpërthyes.

Sipas tyre, kjo sasi është mbajtur në kushte jo të mira për kohë të gjatë.

Ndërkohë kryeministri i shtetit, Hassan Diab, ka thënë se personat që janë të lidhur me këtë shkelje do të mbahen përgjegjës.

 

BE, 33 milion euro ndihmë emergjente për Libanin

Bashkimi Evropian njoftoi të enjten se ka ndarë 33 milionë euro për të financuar ndihmën emergjente fillestare për Libanin.

Presidentja i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me kryeministrin Libanez Hassan Diab për ta njoftuar për ndihmën e Bashkimit Evropian.   Në një letër drejtuar 27 vendeve anëtarëve të BE-së,  Von der Leyen dhe Charles Michel, President i Këshillit Evropian, iu bën thirrje vendeve anëtare "të kontribuojnë në rimëkëmbjen e Libanit".

Ndërkohë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është udhëheqësi i parë botëror që e vizitoi Libanin.

Ai pas takimeve me liderët e atij vendit, bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për incidentin.

 

Pompeo, javën e ardhshme për vizitë në Slloveni

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të arrijë javën tjetër në Slloveni, si pjesë e një turneu katër-ditor në Evropë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë konfirmoi lajmin dhe deklaroi se me atë rast Pompeo do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët për kushtet e sigurisë për futjen e rrjetit mobil 5G, raporton agjencia e lajmeve STA.

 

SHBA, konsiderojnë Iranin sponsorizuesin kryesor të terrorizmit

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara (OKB) e quajti Iranin “sponsorizuesin numër një në botë të terrorizmit”.

Javën e ardhshme, Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të hedhin në votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rezolutën për të zgjatur një embargo armësh kundër Iranit.

Ambasadorja, Kelly Craft, paralajmëroi gjithashtu Rusinë dhe Kinën se “do të bëhen bashkë-sponsorizues të Iranit” nëse përdorin veton e tyre për të bllokuar rezolutën.

Rusia dhe Kina kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë që këto dy vende “do të kuptojnë rëndësinë e paqes në Lindjen e Mesme”, tha Craft. Embargoja e armëve ndaj Iranit do të skadojë në tetor, prandaj Shtetet e Bashkuara janë duke u përpjekur që një zgjatje e afatit të saj, të ndodhë sa më shpejt.  Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u tha gazetarëve më 5 gusht se ka kombe që “rreshtohen” për të shitur armë në Iran dhe paralajmëroi se kjo do të destabilizojë më tej Lindjen e Mesme, do t’i vërë Izraelin dhe Evropën në rrezik dhe do të rrezikojë jetërat në SHBA.  Nëse Këshilli i Sigurimit nuk e pengon Iranin të blejë dhe të shesë armë kur embargoja të përfundojë, Uashingtoni ka thënë se do të shkaktojë një “kthim të shpejtë” të të gjitha sanksioneve të Kombeve të Bashkuara mbi Iranin.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi, mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, në viset veriore, me të reshura kalimtare të shiut. Frynë erë e  dobët deri mesatare, kohë pas kohe deri e fortë e drejtimeve veriperëndimore.

Temperaturat në orën 14; Ulqin 33 gradë, Budvë 30, Tivar 29, Podgoricë e Petrovac 28, Herceg Novi 27, Nikshiq 24, Cetinë 23, Plluzhinë e Shavnik 22, Bjello Pole 21, Beranë, Andrijevicë e Plavë 20, Kollashin 18, Rozhajë e Guci 17 dhe në Zhablak 15 gradë.

Meteorologët, parashohin se nesër, në viset jugore he qendrore, do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, kurse në viset veriore me vranësira të ndryshueshme deri plotësisht i vranët dhe me të reshura të përkohshme të shiut e bubullimë.  Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, e drejtimeve veriore.

Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 34 gradë celsius.   

 

përgatiti, Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се