Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 08. 2020. 00:00 >> 18:55

Ditari 10.08.2020

10.08.2020

Dy të vdekur dhe 30 të infektuar

Laboratorët e Institutit për shëndetin publikë deri dje në orët e pasdites kanë përfunduar analizat PCR të 263 mostrave në koronavirusin e ri , në mesin e të cilëve janë konfirmuar 30 raste të infektuar me Covid 19 , thuhet në kumtesë. Deri dje në ora 17, siç kanë theksuar, janë konfirmuar edhe dy raste të vdekjeve të një pacienti nga Kotorri dhe një nga Berana. Në ndërkohë janë shëruar 45 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve të personave pozitiv nga Covid 19, prej fillimit të muajit qershor është 55, kurse nga fillimi i pandemisë 64 , kanë deklaruar nga Instituti për shëndetin publikë. Përndryshe numri i përgjithëm i rasteve aktive me Covid 19, aktualisht është 1102 persona. Prej fillimit të vitit numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektivit me korinavirusin e ri është 3 mijë e 618 njerëz , thuhet në kumtesë. Më së tepërmi raste aktive ka në Podgoricë 437, në Biello Pole 144, në Nikshiq 95, Beranë 84, Tivar 71, e kështu me radhë. Të theksojmë se në komunat Tuz , Danillovgrad dhe Shavnik aktualisht nuk ka asnjë të prekur me virusin Covid 19.

Edhe një paciente nga Rozhaja vdes në spitalin e Beranës

Drejtori i spitalit të përgjithshëm në Beranë, Budimir Dabetiq ,ka deklaruar se në këtë institucion shëndetësorë janë të shtruar 45 pacientë pozitiv me Covid 19, kurse edhe për dy pacientët tjerë priten analizat. Ai për programin e mëngjesit të TVMZ ka deklaruar se një pacientë 54 vjeçare nga Rozhaja e ka humbur sot betejën me korona- virusin . Fjala është , siç ka sqaruar, për një paciente me sëmundje kronike të veshkëve. Në rrezik për jetën janë edhe 4 pacientë të tjerë dy prej të cilëve janë në respirator, kurse sot në repartin e spitalit për fëmijë është pranuar edhe një pacient 8 vjeçar nga Biello Pola i cili është pozitiv në Covid 19 dhe siç ka sqaruar aktualisht është në gjendje stabile.

 

 

Përgatitja e parakushteve për fillim normal të vitit të ri shkollor

Trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse i ka rekomanduar sot Ministrisë së arsimit dhe Institutit për shëndetin publikë që të hartojnë dhe të definojnë rekomandimet për fillimin e vitit të ri shkollor në terminin e rregullt dhe me kapacitet të plotë. Nga trupi koordinues nacional kanë theksuar se vijimi i mësimit , qëndrimi në shkolla dhe institucionet parashkollore kanë rol të pa zëvendësueshëm edukativo- arsimor.Në trupin koordinues nacional konsiderojnë se lidhur me këtë është e domosdoshme që me kohë të përgatiten rekomandime të qarta në mënyrë që të mundësohet punë e sigurtë dhe aktivitetit të sigurta në të gjitha institucionet shkollore dhe parashkollore në shtet. Po ashtu theksohet se me kërkesën e një numri të madh të subjekteve politike dhe nevojës së shprehur për komunikim të drejtpërdrejt me

zgjedhësit dhe me qëllim të prezantimit cilësor të programeve dhe listave zgjedhore, Trupi koordinues nacional i ka propozuar Ministrisë së shëndetësisë që përmes plotësimit dhe ndryshimit të disa dispozitave të mundësohen tubime në ambiente të mbyllura dhe të hapura. Ata kanë theksuar se në ambientet e hapura mund të lejohet tubimi deri në 100 njerëz ,kurse në ambientet e mbyllura më së tepërmi 50, dhe e gjithë kjo përmes përgjegjësisë të subjekteve politike për organizimin dhe respktimin e masave gjatë mbajtjes së tubimeve.

 

Me paketën e masave sigurohet rritje dhe zhvillim afatgjatë

Me paketën e tretë të masave mbështetëse të Qeverisë së Malit të Zi për ekonominë jepet nxitje shtesë në dinamizimin e aktiviteteve drejtë realizimit të qëllimeve strategjike në sektorët kryesor dhe kjo do të sigurojë rritje dhe zhvillim afatgjatë dhe do ti kontribuojë stabilitetit të sistemit ekonomik , ka vlerësuar kryetari i Odes ekonomike të Malit të Zi, Vllastimir Golluboviq. Ai ka shtuar se në qendër të vëmendjes së masave janë bujqësia , energjetika , komunikacioni dhe turizmi, por inkurajon edhe fakti se vëmendje e veçantë i është kushtuar transformimit digjital të shoqërisë dhe i inovacioneve. Ai ka shtuar se paketa e tretë e masave është me karakter zhvillimor, edhe pse përmban masa afatshkurtra sanuese për ndërmarrjet nga sektorët më të rrezikuar. Po ashtu ai konsideron se kjo paket e masave , si edhe dy paketa të mëparshme kanë ndodhur në kohën e duhur dhe afaristëve nga sektorët e ndryshëm u kanë vënë në dispozicion disa opsione të cilat mund të kontribuojnë dukshëm në shfrytëzimin e shanseve zhvillimore , sidomos në ato sektore në të cilat ekziston përparësi komparative. Golluboviq ka shtuar se përhapja e koronavirusit dhe situata e zymtë epidemiologjike , e cila e ka goditur tërë botën, në një masë të madhe e ka rritur paqartësinë ekonomike gjatë këtij, por edhe gjatë vitit të ardhshëm.

 

Veloviq : Nuk kemi kërkesë nga policia e Maltës për vrasjen e një gazetareje

Drejtoria malazeze e policisë nuk ka marrë kërkesa të drejtpërdrejta nga policia e Maltës lidhur me vrasjen e gazetares malteze Dafna Karuana Galicia ,ka deklaruar drejtori Veselin Veloviq. “Pas kryerjes së disa hetimeve është vërtetuar se gazetarja e vrarë si dhe as i dyshuari Y. F, nuk kanë qëndruar për vizitë në Mal të Zi”, ka theksuar Veloviq në Tuiterin e Drejtorisë së policisë. Ai ka shtuar se nga policia e Maltës nuk kanë marrë kërkesa për hetimin e firmave të cilat përmenden në media dhe se gjoja janë në lidhje me centralet elektrike me erë në Mozhur ,si dhe as për lidhjet eventuale me zyrtarët shtetëror të Malit të Zi. Veloviq ka shtuar se në rast të kërkesës konkrete nga policia e Maltës lidhur me vrasjen e kësaj gazetare, policia do të reagojë me kohë dhe një gjë e tillë do të jetë prioritet i saj.

Zhvillimi është përgjigja më e mirë ndaj krizës

Kryeministri i Malit të Zi ,Dushko Markoviq, ka deklaruar se zhvillimi është përgjigja më e mirë ndaj krizës dhe se kantjerët nuk duhet të mbyllën. Markoviq ka vizituar Ulqinin, me ç’ rast është takuar me udhëheqjen komunale. “Zhvillimi dhe investimet kapitale duhet të jenë në qendër të vëmendjes tonë . Ato në kohën e pandemisë nuk mund të kenë dinamikën e mëparshme, mirëpo, kantjerët e ndërtimit nuk guxohet të mbyllen. Zhvillimi është përgjigjja me e mirë ndaj krizës “,ka theksuar Markoviq. Kryetari i Komunës së Ulqinit ,Loro Nrekiq, ka theksuar se Ulqini është resurs nacional dhe se këtë status zhvillimor e ka ruajtur përveç të tjerave, falë mbështetjes së Qeverisë dhe personalisht kryeministrit Markoviq.

 

Në korrik 10 herë më pakë udhëtarë se në vitin 2019

Numri i udhëtarëve të aviotransportuesit nacional Montengro Erllains nuk është i volitshëm gjatë këtij viti dhe krahasuar me korrikun e vitit të kaluar ai është 10 herë më i ulët, ka deklaruar drejtori komercial i kësaj kompanie Dragan Popoviq. Në korrik të vitit të kaluar kemi pasur 90 e 5 mijë udhëtarë në komunikacionin e rregulltë dhe atë Çarter, kurse në korrik të këtij viti vetëm 9 mijë e 500 udhëtarë , ose 10 herë më pakë, krahasuar me vitin e kaluar, ka deklaruar Popoviq në programin e mëngjesit të TVMZ . “Presim rritje të interesimit, sepse , siç është e ditur , pas pauzës tre mujore , prej me 12 qershor kemi filluar udhëtimet drejtë Lublanës, kurse më vonë edhe drejtë destinacioneve të tjera . Aktualisht kemi vetëm 10 destinacione të komunikacionit të rregullt, për dallim prej vitit të kaluar kur në këtë periudhë të motit kemi pasur 16 destinacione të rregullta”, ka theksuar Popoviq.

 

Sot ka filluar pagesa e ndihmave të njëhershme

Pagesa e ndihmave të njëhershme në të holla prej 200 euro për 8 mijë e 522 familje , shfrytëzues të ndihmave materiale , ka filluar sot. Ministria për punë dhe përkujdesje sociale ka kumtuar se për këtë qëllim nga buxheti i shtetit janë ndarë rreth 1.7 milion euro. Sot, po ashtu ka filluar edhe pagesa e ndihmave të njëhershme në shumë prej 200 euro për 578 shfrytëzues të kompensimeve në të holla për sigurimin material të luftëtarëve. Siç theksohet , për këtë qëllim nga buxheti i shtetit janë ndarë 115.6 mijë euro. Nga kjo Ministri kanë përkujtuar se mjetet financiare në shumë të përgjithshme prej 1.82 milion euro për këto kategori të qytetarëve i ka siguruar Qeveria e Malit të Zi.



KZSH shpall 11 lista zgjedhore

Komisioni zgjedhor i shtetit KZSH ka shpallur 11 lista për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të cilat do të mbahen me 30 gusht. PDS do të marr pjesë në koalicion me Partinë Liberale dhe udhëheqës i listës do të jetë Dushko Markoviq. Në koalicionin "Për të ardhmen e Malit të Zi” marrin pjesë Fronti Demokratik, PSP , Partia Punëtore, Mali i Zi i vërtet, Mali i Zi i bashkuar dhe individ jo partiak. Koalicionin tjetër e përbëjnë demokratët, DEMOS-i, Partia e pensionistëve dhe e invalidëve, Lëvizja qytetare e majta e re dhe Shoqata për hulumtimin e politikave dhe teorive politike . Slogani i këtij koalicioni është “Paqa është kombi ynë”. Koalicionin e tubuar rreth platformës “E bardha mbi të zezën” e përbëjnë Lëvizja qytetare URA, Lëvizja qytetare CIVIS , Forumi i Bokës, Partia e të drejtës dhe pajtimit dhe intelektual të pavarur. Koalicionin e shqiptarëve “Genci Nimanbegu – Nikë Gjelosha e përbëjnë Forumi Demokrati, FORCA , Lëvizja qytetare Perspektiva dhe Unioni i Tuzit . Listën e kryeson Nikë Gjeloshaj. Slogani i këtij koalicioni është “Koha është tani”. UDSH , Partia demokratike dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi janë pjesë e koalicionit shqiptarë të titulluar “Njëzëri” . Bartës i këtij koalicioni është Fatmir Gjeka. Partia social demokratike në këto zgjedhje do të marr pjesë e pavarur me sloganin “Mali i Zi i fortë” . Listën e social demokratëve do ta udhëheq kryetari Ivan Brajoviq, kurse slogani i tyre do të jetë “Social demokratët – Ivan Brajoviq – Ne vendosim me konsekuencë”. Partia boshnjake në zgjedhje do të marr pjesë me sloganin “Partia Boshnjake – drejt Rafet Husoviq”. Iniciativa qytetare kroate në zgjedhje do të marr pjesë me sloganin “Me gjithë zemër për Malin e Zi”. Bartës i listës të Partisë reformiste kroate do të jetë drejtori i aeroportit në Tivat Radovan Mariq. KZSH nuk e ka verifikuar listën “Snezhana Jonica – Socialistët e Malit të Zi – Të jetojmë si jugosllave. Përndryshe të drejtë vote në Mal të Zi do të kenë 541 mijë e 231 qytetarë. Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit do të jenë zgjedhjet e 11-ta prej futjes së sistemit shumë partiak në Mal të Zi , kurse të pestat pas rivendosjes së pavarësisë.

Kosovës i shtohen 14 viktima dhe 172 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka regjistruar sot në Kosovë 172 raste të reja me koronavirusin e ri, pas marrjes së 506 mostrave.

Përgjatë 24 orëve, me këtë virus kanë vdekur 14 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 341.

Sipas të dhënave të këtij Instituti sot janë regjistruar edhe 114 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 4,020.

Prej sot , përveç IKSHPK-së, teste për koronavirus do të kryejnë edhe disa laboratore private.

 

Koronavirusi në Shqipëri, 6 të vdekur dhe 136 raste të reja

Dita e djeshme në Shqipëri nuk ka sjellë asnjë përmirësim sa i takon numrit të lartë të infektuarve dhe viktimave nga Covid.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona.

Ndërkohë në 561 testime të kryera për rastet e dyshuara për Covid,136 tamponë kanë dalë pozitivë për virusin.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë.

 

Katër viktima dhe 85 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Sërish bie numri i rasteve të reja me Covid-19 në bazë ditore. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 85 raste të reja nga 1188 teste të bëra.

Sipas te dhënave djeshme jetën e kanë humbur katër persona. Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 45 pacientë të shëruar.

 

Në SHBA, mbi 5 milionë të infektuar me koronavirus

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka kaluar shifrën prej 5 milionë.

Numri i vërtetë i infektimeve besohet se mund të jetë më i lartë për shkak të kapaciteteve testuese dhe zbulimeve se shumë njerëz që janë të infektuar me koronavirus, nuk kanë asnjë simptomë.

Por, për dallim nga SHBA-ja, Zelanda e Re ka shënuar ditën e 100-të pa asnjë rast të ri me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Por, për dallim nga Zelanda e Re, SHBA-ja vazhdon të jetë vendi i goditur më së keqi nga pandemia e koronavirusit. Deri më tani, në SHBA janë regjistruar mbi 162,000 vdekje.

Në Evropë, ndërkaq, shumica e vendeve duket se e kanë nën kontroll shpërthimin e virusit, por megjithatë ka shenja se shpërthime të reja të virusit po rikthehen.

Në javët e fundit, Franca, Spanja dhe Gjermania kanë regjistruar rritje të rasteve të reja me koronavirus.

Në Amerikën Latine, Brazili ka arritur shifrën prej 100,000 viktimave nga COVIID-19 dhe ka regjistruar mbi 3 milionë raste me koronavirus.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në mbarë botën, mbi 19 milionë persona janë infektuar me koronavirus dhe mbi 720,000 të tjerë kanë vdekur.

Synohet që partitë shqiptare në Maqedoni të ulen në një tryezë

Të enjten e 13 gushtit kur bëhen 19 vite nga Marrëveshja e Ohrit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka ftuar në një takim drejtuesit e partive politike parlamentare shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë tryezë të partive parlamentare shqiptare janë ftuar Afrim Gashi nga Alternativa, Bilall Kasami nga Besa, Ziadin Sela nga Aleanca për shqiptarët dhe Menduh Thaçi nga Partia Demokratike Shqiptare.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut, partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë bërë faktor për ngritjen e qeverisë së re për shkak të numrit të ulëseve që kanë fituar.

BDI tha se ftesa për këtë takim të gjithë liderëve të partive politike shqiptare iu është dërguar të premten ndërsa ende po presin përgjigje.

 

 

Shtatë të vdekur, përfshirë një foshnjë, nga vërshimet në një ishull grek

Shtatë persona, përfshirë një foshnjë tetëmuajshe, kanë vdekur në ishullin grek, Evia, pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuar vërshime që dëmtuan dhjetëra shtëpi e bllokuan disa rrugë .

Trupi i pajetë i foshnjës u gjet në një shtëpi në fshatin Politika të dielën, bëri të ditur një zëdhënës i zjarrfikësve që ishin të përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit. Prindërit e foshnjës nuk janë lënduar.

Disa orë para këtij rasti, një burrë dhe një grua në të tetëdhjetat u gjetën pa ndjenja nga zjarrfikësit në dy shtëpi të të njëjtit fshat, tha ky zëdhënës. Vdekja e tyre u konfirmua më vonë në spital.

Dy persona tjerë, një burrë 74 vjeç dhe një grua 73 vjeçe, vdiqën në fshatin Bourtsi, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Zjarrfikësit thanë më vonë se kanë vdekur edhe dy persona, por nuk dhanë hollësi rreth këtyre rasteve. Një person vazhdon të mbetet i zhdukur.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, shprehu dhimbje të thellë për humbjen e jetëve dhe tha se do vizitojë ishullin e prekur nga vërshimet.

 

Donatorët ndërkombëtarë premtojnë ndihmë pas shpërthimit në Bejrut

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se Libanit i duhen afro 117 milionë dollarë ndihmë urgjente pas shpërthimit në portin e qytetit më 4 gusht, nga i cili u vranë më shumë se 160 njerëz, u plagosën mijëra, dhe mbetën pa shtëpi rreth 300.000 banorë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kombet e Bashkuara bashkë-organizuan konferencën ndërkombëtare të donatorëve , e cila u mbajt online.

Me dhjetëra vende njoftuan se kanë ndarë ndihma për Libanin.

Një komunikatë nga samiti nuk dha një shumë përfundimtare të mjeteve të zotuara në konferencë, por zyra e Macronit tha se janë mobilizuar gjithsej 298 milonë dollarë.

Udhëheqësit botërorë thanë se ndihma do t'i jepet "drejtpërdrejt popullatës libaneze, me efikasitet dhe transparencë maksimale" për shkak të shqetësimit për korrupsionin endemik të qeverisë.

Ata gjithashtu ofruan mbështetje për një "hetim të paanshëm, të besueshëm dhe të pavarur" për shpërthimin, pasi shumë libanezë kanë humbur besimin në qeverinë e tyre.

Para se të fillonte konferenca e donatorëve, protesta të dhunshme janë mbajtur në rrugët e Bejrutit.

Zyrtarët libanezë kanë thënë se shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve, të cilat ishin ruajtur në mënyrë jo të sigurtë për vite të tëra.

 

Nesër mot i nxehte 

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë ere kryesisht e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 14: Herceg Novi e Budvë 35, Podgoricë e Ulqin 34, Tivar ,Petrovac e Nikshiq 31, Cetinë 30, Shavnik e Rozhajë 28, Beranë ,Andrievicë e Guci 27, Kollashin e Plavë 25 dhe në Zhablak 21 gradë.

Për nesër meteorolog parashikojnë mot me kryesisht me diell dhe të nxehtë . Do të fryjë ere e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 24,kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 36 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се