Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 08. 2020. 00:00 >> 18:09

Ditari 11.08.2020

11.08.2020

Zgjedhjet të mbahen në pajtim me kushtetutën e MZ dhe kornizën juridike

Komisioni Evropian është i kënaqur me zgjedhjet inkluzive dhe kredibël të cilat do të mbahen në pajtime me standardet ndërkombëtare dhe në pajtim me kornizën kushtetuese dhe juridike të Malit të Zi. Këtë e ka deklaruar Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian duke u përgjigjur në pyetjen të komentojë rekomandimet e Komisionit zgjedhor të shtetit, sipas të cilave të prekurit nga korona virusi nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Jemi të kënaqur me zgjedhjet inkluzive dhe kredibël të cilat do të mbahen në pajtim të standardet ndërkombëtare dhe në pajtim me suazën kushtetuese dhe juridike të Malit të Zi”, ka theksuar Pisonero. Komisioni Evropian, siç ka shtuar ajo, përshëndet dërgimin e Misionit special të ODIHR-it për mbikëqyrjen e zgjedhjeve, në veçanti duke pasur parasysh sfidat e shkaktuara nga Covid-19. “Analizat dhe konkluzionet e tyre do të jenë element i rëndësishëm i vlerësimit të BE për vlerësimin e zgjedhjeve”, ka theksuar Pisonero. Të përkujtojmë se zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor të Shtetit Mersudin Dautoviq ka theksuar se qytetarët me të drejtë vote, të cilët në ditën e zgjedhjeve me 30 gusht do të jenë në shërim spitalor, si pasoj e infektimit me korona virus, nuk do të mund ta realizojnë të drejtën zgjedhore. Ndaj këtij vendimi kanë reaguar OJQ dhe partitë politike , të cilat nga Gjyqi kushtetues së kanë kërkuar që ta shfuqizojë këtë vendim të KZSH-së, duke theksuar se fjala është për shkeljen e kushtetutës.

Opozita është përpjekur të shkatërrojë harmoninë shumetnike”

Përfaqësuesit e partive opozitare janë përpjekur që ta përulin Parlamentin e Malit të Zi dhe ta shndërrojnë atë në një ring boksi, kurse katër vjet me rrallë janë të përpjekur të shkatërrojnë vlerën më të madhe të Malit të Zi – harmoninë shumë etnike dhe shumë konfesionale. Këtë e ka vlerësuar zëvendës kryetari i PDS-së e bartës i listës “Të vendosur për Malin e Zi- PDS, Millo Gjukanoviq”, Dushko Markoviq gjatë vizitës së djeshme në Ulqin. Ai gjatë qëndrimit në qytetin më jugor të Malit të Zi ka theksuar se PDS lufton për stabilitet, pavarësi dhe të ardhmen evropiane të Malit të Zi. Ai ka paralajmëruar valorizimin e potencialeve të Ulqinit në periudhën që vjen. “Ky është Ulqini në të cilin të gjitha potencialet e tij në turizëm, bujqësi dhe sektorët tjerë do ti vendosim në funksionin e nevojave të qytetarëve të këtij qyteti. Kemi vërejtur se tani kemi edhe hotelet e para të këtij lloji, se sot kemi paralajmëruar Risortin e parë hotelier me pesë yje pran Plazhit të Madh”, ka deklaruar ai. Ai ka folur edhe për prodhimtarinë e cila ekziston në Shas si dhe për projektet infrastrukturore të cilat Komuna, e udhëhequr nga PDS, i ka realizuar në periudhën e kaluar.

 

 

Të rinjtë të kenë vetëbesim dhe të respektojnë shtetin e vetë

Të rinjtë duhet të kenë vetëbesim dhe të respektojnë shtetin e vetë, kurse vizioni ynë është Mali i Zi si pjesë e sistemit të vlerave perëndimore në të cilin qytetarët jetojnë me standarde evropiane”, ka vlerësuar presidenti Millo Gjukanoviq. Ai ka mbajtur një takim me një grup të aktivistëve të përgjegjshëm të rinjve dhe me profesionistë kurse është biseduar për aspekte të ndryshme të politikës rinore me qëllim të avancimit të saj në periudhën e ardhshme. Ai i ka njoftuar të pranishmit me progresin e Malit të Zi duke shtuar se politika e koalicionit në pushtet është e vendosur në përparimin e politikave të rinjve në shoqëri, para së gjithash në krijimin e kushteve të volitshme për një shkollim të tyre cilësor, angazhim në punë dhe aktivitetin politik. Siç është kumtuar si ka theksuar domosdoshmërinë e vizionit të qartë për një aktivitet më serioz politik si dhe forcimin e mëtejmë të kapaciteteve në mënyrë që ajo të realizohet .“Vizioni ynë është Mali i Zi si pjesë e sistemit të vlerave perëndimore në të cilin qytetarët do të jetojnë me standarde evropiane”, ka theksuar Gjukanoviq.

Të gjithë qytetarët duhet të kenë të drejtë vote”

Partia Socialiste Popullore e Malit të Zi i ka bërë ftesë Komisionit Zgjedhor të Shtetit që të paraqes mendimin e vetë nëse personat të cilëve u ka skaduar afati i kartave të identitetit kanë të drejto vote ose jo. Ata kanë theksuar se Ministria e Punëve të Brendshme tash tre muaj nuk ka lëshuar dokumente personale për shkak të pandemisë Covid-19, e cila gjithnjë është aktuale në vendin tonë. “Shtrohet pyetja nëse është e mundur se pushteti nuk kujdeset për qytetarët dhe njëherit nuk e respekton as Kushtetutën e Malit të Zi, në nenin 45 të së cilës qartë thuhet se votuesi ka të drejtë të zgjedh dhe të jetë i zgjedhur nëse është i moshës madhore, nëse mban nënshtetësinë e Malit të Zi dhe së paku dy vjet është banorë i shtetit të Malit të Zi”, thuhet në kumtesë. Në kumtesë përkujtohet se drejta e votimit është e përgjithshme dhe e njëjtë për të gjithë, andaj në pajtim me këtë duhet të jetë e realizueshme për të gjithë qytetarët e Malit të Zi.

 

 

Zgjedhjet janë shans për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara

Zgjedhjet e ardhshme janë rast i mirë për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara në shoqërinë malazeze, ka theksuar bartësi i listës “Për të ardhmen e Malit të Zi- Ranko Krivokapiq”. Ky koalicion i ka filluar vizitat në veri të shtetit, kurse gjatë ditëve të ardhshme Krivokapiq dhe përfaqësuesit e tjerë do ti vizitojnë edhe komunat tjera dhe do të bisedojnë me qytetarët lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Krivokapiq ka theksuar se lista, “Për të ardhmen e Malit të Zi”, fushatën e fillon në Plevle. Sipas fjalëve të tij, banorët e Plevles kanë ditur gjithmonë të identifikojnë fituesin. “Edhe kësaj here fitorja nisë në këtë qytet”. Gjatë bisedës me qytetarët Krivokapiq ka theksuar se zgjedhjet paraqesin shans të mirë për zgjidhjet e problemeve të shumta në shoqëri. Ai ka theksuar rëndësinë e fillimit të fushatës në Plevle për shkak të vazhdimësisë së margjinalizimit ekonomik, devastimit ekonomik të qytetit dhe për shkak të rrezikimit të shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit që vjen si pasojë e ndotjeve të cilat i pëson komuna më veriore e Malit të Zi.

 

 

Vrulli i ri investues do të sjell vende të reja pune

Shteti ka investuar dhe ka krijuar kushte, kurse tani investojnë edhe të tjerët. Kemi filluar me një vrull tëri investues i cili do të sjell vende të reja pune, shanse të reja për plasimin e prodhimeve bujqësore dhe cilësi të re të jetës në Kollashin dhe në tërë veriun e Malit të Zi. Fjala nuk është për investime të cilat duhet të ndërmerren. Tani fjala është për investimet të cilat janë duke u realizuar”, ka theksuar nënkryetari i Qeverisë e ministër i bujqësisë, Millutin Simoviq gjatë një vizite pune në komunën e Kollashinit. Kemi përparuar dukshëm ambientin afarist, jemi duke ndërtuar autostradën, kemi nisur ndërtimin e ski qendrës me vlerë 120 milion euro dhe deri tani kemi investuar mbi 55 milion euro. Në Kollashin deri tani janë investuar mbi 30 milion prej gjithsejtë 50 milion euro sa që janë kontraktuar për ndërtimin e teleferikut dhe infrastrukturës përcjellëse. Përmes përkrahjes së madhe të mjeteve pa kthesë kemi siguruar zhvillim dinamik të bujqësisë dhe jemi duke investuar në në infrastrukturën e rrugëve dhe ujësjellësve rural dhe jemi duke avancuar sektorin e përpunimit të drurit ka theksuar Simoviq. Gjatë vizitës në Kollashin, Simoviq dhe kryetari i Komunës Millosav Bato Bullatoviq janë takuar edhe me përpunuesit e drurit nga ky qytet.

 

 

Reformat ekonomike janë duke i përgatitur 59 ekspertë

Ekipi prej 95 ekspertëve do të hartojë programin e reformave ekonomike për Malin e Zi prej vitit të ardhshëm deri në vitin 2023. Në krye të ekipit të cilin e ka formuar Qeveria është koordinuesja Bojana Boshkoviq nga Ministria e financave, kurse zëvendës i saj është Lubo Knezheviq nga Kabineti i kryeministrit. Në këtë ekip janë ekspert nga pothuaj se të gjithë sektorët dhe është lënë mundësia edhe për angazhimin e individëve të tjerë profesionist. Programi i reformave duhet të përfundojë dhe ti dorëzohet Qeverisë deri me 14 janar të vitit të ardhshëm, kurse pastaj edhe Komisionit evropian deri me 31 janar. “Obligohen koordinuesja dhe zëvendësi i saj, koordinatorët dhe nën koordinatorët e kapitujve si dhe anëtarët e tjerë të këtij ekipi që të fillojnë hartimin e programit të reformave në pajtim me prioritet zhvillimorë të definuar në orientimet zhvillimore të shtetit dhe strategjitë e sektorëve si dhe në pajtim me rekomandimet dhe udhëzimet e Komisionit evropian”, theksohet në konkluzionet e Qeverisë. Paralelisht me dinamizmin e rritjes ekonomike, është e domosdoshme të arrihet qëndrueshmëria e saj, respektivisht duhet rritur gjithnjë pjesëmarrja e atyre sektorëve të cilat hapin vende të reja cilësore pune me qëllim që të kontribuohet në punësimin sa më të madh, respektivisht në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. “Pengesat e kësaj rritje ekonomike qeveria duhet ti eliminojë përmes reformave strukturore për rritjen e konkurrencës gjë që nënkupton investime të reja, prodhimtari dhe eksport më të lartë”, thuhet nga Qeveria.

 

 

Për shkak të shpalosjes të flamurit të shtetit tjetër do të përgjigjen 71 individ

Për shkak të kundërvajtjeve me rastin e organizimit të kolonave të automobilave janë proceduar gjithsejtë 319 persona, është kumtuar nga Drejtoria e Policisë. Për shkak të shpalosjes të flamujve të një shteti tjetër, siç theksohet, do të nisë procedura gjyqësore kundër 71 personi. Siç ka kumtuar policia, me rastin e organizimit të kolonave, janë shkelur dispozitat e ligjit për sigurinë e komunikacionit në rrugë dhe të ligjit për rendin dhe qetësinë publike. “Policia ka paraqitur kërkesë për nisjen e procedurës për kundërvajtje kundër 71 personi për shkak të shpalosjes së flamujve të një shteti tjetër, kurse 10 automobil janë sekuestruar me qëllim të verifikimeve të mëtejme”, shkruan në Twiterin e policisë. Siç është kumtuar, gjithsejtë janë proceduar 119 qytetarë. “Ndërkaq 18 prej tyre do të përgjigjen penalisht për shkak të shkeljes së masave të Trupit Koordinues Nacional” , thuhet në këtë publikim të drejtorisë së policisë.

Gjatë 7 muajve 215 mediume kanë përhapur dezinformata

Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT) ka hartuar një rezyme mbi dezinformatat në hapësirën mediatike malazeze për periudhën janar- korrik të vitit 2020, sipas të cilës 215 mediume të vendore dhe të jashtme kanë marrë pjesë në përhapjen e dezinformatave. Siç theksohet, 221 publikim mediatikë në vetë vete kanë përmbajtur një formë të manipulimit me publikun. “827 tekste dhe artikuj manipulues kemi përfshirë me analizat tona, por numri i tyre i përgjithshëm është dukshëm më i lartë. Nga 10 shtëpi mediatike të cilat janë të parat në dezinformimin e qytetarëve, asnjëra prej tyre nuk i takon të ashtuquajturave, “mainstream” mediumeve nga Mali i Zi” , thuhet në kumtesën e kësaj organizate. Mediat nga “margjinat”, tabloidet nga vendet e rajonit dhe një numër jo i vogël i akterëve në rrjetet shoqërore kanë paraqitur fabrikën e lajmeve të rreme dhe kanë themeluar rrjetin e degëzuar të dezinformatave. Hulumtimi, siç theksojnë në Qendrën për Tranzicionin Demokratik është pjesë e projektit me titull “Raskrinkavanje.me”.

 

 

Prindërit të ndarë rreth hapjes së shkollave

Trupi Koordinues Nacional (TKN) për sëmundjet infektive i ka rekomanduar dje Ministrisë së arsimit dhe Institutit për Shëndetin Publik që të përgatisin dhe të definojnë supozimet për fillimin e vitit të ri shkollo në termimin e paraparë dhe me kapacitet të plotë. Sipas fjalëve të drejtores ekzekutive të shoqatës së prindërve, “Roditeli”, Kristina Mihailloviq, qëndrimet e prindërve lidhur me hapjen e paralajmëruar të shkollave janë të ndara andaj edhe ekziston shumë frikë dhe pa qartësi lidhur me këtë çështje. Nga Trupi Koordinues Nacional kanë theksuar se përcjellja e procesit mësimor, qëndrimi në institucionet shkollore dhe para shkollore kanë rol të pazëvendësueshëm arsimoro- edukativ. “Andaj është e nevojshme që të përgatiten me kohë rekomandimet me qëllim që në mënyrë të sigurt shëndetësore të mundësohet zhvillimi i rregullt i aktiviteteve në të gjitha institucionet shkollore dhe parashkollore në shtet”, thuhet në kumtesë. Të përkujtojmë se nga UNICEF-i në Mal të Zi para do kohe për gazetën “Dnevne Novine” kanë kumtuar se shtyrja e hapjeve të shkollave do të kishte pasoja të shumëfishta negative për sistemin arsimor. Koordinuesja e programit për arsim në UNICEF –in e Malit të Zi, Ivan Cekoviq ka deklaruar se vazhdimi i shkollave të mbyllura me siguri do të shkaktonte ngecjen e nxënësve në procesin mësimor.

 

 

Sistemi shëndetësor i gatshëm edhe në rast të numrin më të madh të sëmurëve

Sistemi shëndetësor i Malit të Zi është i gatshëm që të përgjigjet edhe në rast të numrit më të madh të infektuarve nga Covid-19, por edhe të prekurve nga gripi sezonal dhe korona virusi, ka deklaruar drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviq. Ai duke marrë pjesë në emisionin e televizionit “Vjesti”, ka theksuar se korona virusi në Mal të Zi shkon në drejtim të qetësimit. “Nëse përqendrohemi në pjesën klinike, mund të konkludojmë se kemi një rënie të epidemisë, respektivisht të presionit në sistemin shëndetësor. Nga ana tjetër kemi edhe rënien e rasteve të reja të regjistruara, me përjashtim të ditës së djeshme”, ka theksuar Erakoviq. Ai konsideron se shkak kryesor i rezultateve të mira është se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Malit të Zi e ka identifikuar rëndësinë e masave. “Në rast të gërshetimit të dy gripeve jemi të gatshëm që të përgjigjemi, të vetëdijshëm se sfida do të jetë më e madhe se në këtë moment. Shpresojmë se gjatë kësaj periudhe maskat do të mbahen më tepër dhe më shpesh, kështu që edhe transmisioni i gripit do të jetë më i ulët”, ka theksuar Erakoviq. Ai ka shtuar se sistemi shëndetësor i Malit të Zi është plotësisht i gatshëm edhe në rast të rritjes së numrit të sëmurëve. Ai po ashtu ka theksuar se Instituti për Shëndetin Publik është duke shqyrtuar hapjen e kufijve me vendet e rajonit.

Hoti kërkon bashkërendim veprimesh institucionale në fushën e sigurisë

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur një takim virtual me drejtuesit e institucioneve të sigurisë së vendit, me të cilët ka biseduar për gjendjen e përgjithshme në vend dhe për bashkërendimin e veprimeve institucionale në fushë të sigurisë. Pjesëmarrës të këtij takimi ishin edhe disa ministra në Qeverinë Kosovare dhe zyrtarë të tjerë të lartë të policisë së shtetit, Sigurisë dhe Ushtrisë. Në këtë bashkëbisedim, kryeministri kosovar i falënderoi përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë në vend për përkushtimin dhe angazhimin e shtuar të tyre për përballimin e gjendjes së krijuar si pasojë e pandemisë COVID 19. Po ashtu, ai kërkoi që ky përkushtim dhe ky mobilizim i këtyre institucioneve të vazhdojë edhe më tutje, ndërkohë që kërkoi edhe koordinimin me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, e në veçanti me KFOR-in, si një partner strategjik i Kosovës në fushë të mbrojtjes dhe sigurisë.

 

Ende s’kam biseduar me VV-në për mocionin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ende nuk ka biseduar me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti, inicimin e së cilit kjo parti e bëri ditë më parë. Në pyetjen nëse kjo parti i ka kërkuar votën për mocionin, ajo shtoi se agjenda e ngjeshur që ka pasur ai ka pamundësuar që të diskutojë me VV-në për këtë cështje. Osmani në Mitrovicë gjatë debatit për ambientin me të rinjtë ka thënë se koalicioni qeverisës nuk ka qenë i qëndrueshëm që nga dita e parë. Koalicioni qeverisës nuk ka qenë i qëndrueshëm që nga dita e parë sepse siç e dini disa nga votat që janë bërë me presion të drejtpërdrejtë, njëra nga votat ka qenë me presion antikushtetues, kur për tjetrën do të presim vendimin final nga ana e Gjykatës Kushtetuese nëse ajo do të mund të numërohet. Ende nuk e kemi biseduar këtë çështje për shkak të agjendës së ngjeshur”, tha kryeparlamenterja kosovare.

 

 

Ende nuk ka marrëveshje për formimin e qeverisë së re në Maqedoni

Takim i djeshëm në Shkup mes kreut të LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, në kuadër të negociatave për formimin e Qeverisë rezultoi pa marrëveshje. Ata për mediat deklaruan se kanë shumë pika të përbashkëta por kanë akoma shumë dallime për të cilat duhet të merren vesh. Detaje nga negociatat nuk bëhen të ditura, megjithatë, siç theksuan, bisedimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, ndërsa nëse ka vullnet do të arrihet epilog pozitiv. Pas takimit të djeshëm me Ahmetin në Kuvend, Zaev theksoi se i vjen keq që menjëherë nuk mund të thotë se ka marrëveshje mes të dyja palëve. Ai tha ka shumë hollësi për të cilat janë vlen të bisedohet. Ahmeti është shprehur se nuk është arritur marrëveshje dhe se shpreson se një marrëveshje e tillë është e mundshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, interesi shtetëror është që vazhdohet partneriteti që i mbylli shumë tema të rëndësishme, siç janë anëtarësimi në NATO, fillimi i bisedimeve me BE-në. Logjikisht bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe besoj se sapo të kemi çfarëdo lloj hapi të cilin do të mund ta ndajmë me qytetarët menjëherë do ta bëjmë këtë përmes mediave”, deklaroi Zaevi pas takimit me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, që u mbajt dje pasdite në Kuvend, si pjesë e bisedimeve për formimin e shumicës parlamentare.

 

 

Mbi 20 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

Mbi 20 milionë ka arritur numri i të infektuarve në botë nga koronavisuri i ri. Pandemia e koronavirusit të ri u shpall në muajin mars nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Rastet e para u paraqitën për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën dhe OBSH-në se kanë fshehur të dhënat për bartjen e virusit nga njeriu në njeri, në fillimet e paraqitjes së tij. Më shumë se një e katërta e rasteve të botës janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, e cila ka shënuar më shumë se 163,000 njerëz të vdekur nga COVID-19. Brazili dhe India kanë rekordet më të larta - 3 milionë të infektuar përkatësisht 2.2 milionë , sipas raportit nga Universiteti Johns Hopkins, me seli në SHBA. Pandemia gjithashtu e ka goditur Meksikën, e cila ka shënuar 53,000 vdekje. OBSH-ja ka thënë se për të adresuar pandeminë në mënyrë efektive, udhëheqësit duhet të ndërmarrin veprime dhe qytetarët duhet të respektojnë masat e reja. OBSH-ja ka thënë se 165 vaksina janë duke u zhvilluar në të gjithë botën, dhe gjashtë prej tyre deri më tani duke arritur fazën e 3-të të vlerësimit klinik.

 

Putin njofton se Rusia ka zhvilluar një vaksinë për luftimin e koronavirusit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, deklaroi sot se një vaksinë për luftimin e koronavirusit e zhvilluar në Rusi është e gatshme për përdorim dhe se njëra nga vajzat e tij është vaksinuar. Putini ka bërë këtë njoftim në një takim të sotëm qeverisë, duke theksuar se vaksina është treguar efikase gjatë testimit dhe mund të krijojë imunitet të qëndrueshëm nga koronavirusi. Më shume se 100 vaksina të mundshme janë duke u zhvilluar në botë dhe të paktën 4 nga to janë në fazën finale të testimit në njerëz. Faza 3 e testimit përfshin miliona njerëz dhe procesi zgjatë për disa muaj, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rusia është shteti i parë që ka regjistruar një vaksinë për mbrojtje nga koronavirusi. Por, shkencëtarët në Rusi dhe vende të tjera janë shfaqur skeptikë dhe e kanë vënë në pyetje vendimin për të lansuar vaksinën para përfundimit të fazës finale të testimit. OBSH-ja javën e kaluar ka kërkuar nga Rusia që të ndjekë të gjitha metodat e nevojshme dhe fazat që çojnë në zhvillimin e një vaksine të sigurt. Rusia ka regjistruar 860,000 raste me koronavirus – vendi i katërt në botë me numrin më të madh të të infektuarve – dhe më shumë se 14,300 viktima, sipas statistikave të universitetit John Hopkins.

Agjencia evropiane kërkon vendosjen e masave shtesë kundër pandemisë

Agjencia Evropiane për Sëmundjet Infektive u ka bërë thirrje vendeve evropiane të rivendosin masa të caktuara për të parandaluar "përhapjen e koronavirusit në Evropë”. Në një vlerësim të përditësuar dje, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) theksoi elemente që konfirmojnë se numri i rasteve të reja të koronavirusit është në rritje. Sipas statistikave të agjencisë, midis 10,000 dhe 15,000 raste të reja të të infektuarve regjistrohen çdo ditë në BE, shumë më pak se kulmi i 30,000 në ditë në fillim të prillit, por mbi kufirin e 5,000 në ditë të regjistruar nga mesi i majit deri në mes të korrikut. "Ka një rritje të vërtetë të numrit të të infektuarve në disa vende për shkak të relaksimit të masave", njoftoi agjencia me qendër në Stokholm. "Rreziku i përhapjes është shumë i lartë nëse vendet nuk arrijnë të vendosin ose forcojnë kufizimet”, paralajmëroi agjencia. Sipas France Press, në Evropë deri më tani janë regjistruar më shumë se 3.3 milionë raste të të infektuarve nga koronavirusi i ri dhe 213.353 vdekje.

 

Sekretari Pompeo nis turneun në Evropën Qendrore

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dje ka filluar një turne njëjavor në Evropën Qendrore, ndërsa Shtetet e Bashkuara përpiqen t’i bëjnë ballë konkurrencës ekonomike dhe gjeopolitike ruse dhe kineze në Evropë. Kryediplomati amerikan po shkon në Pragë dhe Pilsen në Republikën Çeke, Ljubjanë të Sllovenisë, Vienë të Austrisë dhe Varshavë të Polonisë prej sot deri më 15 gusht. Pompeo do të jetë i pari Sekretar Shteti që nga viti 2011 që do të vizitojë Slloveninë, ku do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët për teknologjinë 5G ndërsa Uashingtoni u kundërpërgjigjet që paraqet “depërtimi në rrjetet e teknologjisë së lartë” në rajon nga Kina komuniste. Udhëtimi vjen ndërsa Pentagoni bëhet gati të zbatojë planin për tërheqjen e pothuajse 12 mijë trupave nga Gjermania dhe të vendosë një pjesë të trupave amerikane në Poloni dhe vende të tjera të NATO-s, duke ngjallur shqetësim brenda vendit dhe në Evrope, megjithëse zyrtarë të lartë amerikanë e mbrojnë një vendim të tillë si një nevojë strategjike.

 

 

Edhe nesër mot me diell dhe i nxehtë

Në Mal të Zi sot mban mot kryesisht i kthjellët, në veri me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të pakta lokale. Fryn erë e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 35 gradë, Ulqin e Herceg Novi 33, Budvë 32, Bijello Pole 30, Tivar, Plevle e Beranë 29, në Guci e Kollashin 28, Plavë 25, Cetinë 24, Rozhajë 23 dhe në Zhablak 21 gradë.

Edhe për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht me diell dhe të nxehtë. Në orët e pasdites pritet vranësira graduale dhe vende vende reshje të dobëta të shiut dhe bubullimë, kryesisht në zonat kontinentale. Vende vende janë të mundura edhe reshje të breshrit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sjellët prej 12 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 36 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се