Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 08. 2020. 00:00 >> 17:28

Ditari 13.08.2020

13.08.2020

Markoviq ; Nuk ka shpërdorime të resurseve shtetërore

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq i ka hedhur poshtë sot pohimet e një pjesë të opozitës, të analistëve dhe të mediave se ai dhe Qeveria zhvillojnë “fushatë funksionarësh “, dhe se i keqpërdorin resurset shtetërore për qëllime partiake. Ai konsideron se edhe kjo është një vërejtje e pa argumentuar , sepse , siç ka theksuar ai, sipas kësaj logjike kryeministri dhe Qeveria do të duhej ti mbyllin zyrat e veta dhe të ndërpresin çdo aktivitet gjatë periudhës parazgjedhore.

Ai ka theksuar se jeta nuk mund të ndalë dhe nuk pret dhe do të ishte përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre  që zgjidhja e problemeve të përditshme të ndërpriten derisa të përfundojnë zgjedhjet. Ai ka shtuar se Qeveria është  formuar në bazë të përkrahjes së shumicës të qytetarëve  për programin e PDS  i cili ka qenë i prezantuar gjatë fushatës para 4 vitesh dhe është shëndërruar në agjendën 4 vjeçare të Qeverisë.

 

APKE nuk do ti vëzhgojë zgjedhjet në Mal të Zi

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, APKE -  për shkak të situatës epidemiologjike të shkaktuar nga korona virusi  dhe për shkak të kufizimit të udhëtimeve në Mal të Zi, nuk do ti vëzhgojë zgjedhjet në këtë republikë, është kumtuar nga Parlamenti. Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq ka marr letrën nga kryetari i Asamblesë parlamentare Rik Dems. “Dems e ka njoftuar kryetarin Brajoviq se për shkak të situatës epidemiologjike dhe përshkallëzimit të udhëtimeve në Mal të Zi , të cilat janë në fuqi në një numër të caktuar të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, Asambleja parlamentare nuk do të jetë në gjendje që të realizojë misionin vëzhgues i cili ka qenë i caktuar për përcjelljen e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi”, thuhet në kumtesë. Dems ka theksuar se është i bindur se për organizimin e zgjedhjeve pushteti malazezë do të marr para sysh rekomandimet e mëparshme të misioneve vëzhguese dhe ka bërë ftesë për bashkëpunim të ngushtë dhe shkëmbimin e informatave lidhur me procesin zgjedhor në Mal të Zi.

 

Është më rrezikshëm qëndrimi në kafiteri se sa shkuarja në votime

Rreziku epidemiologjik në ditën e zgjedhjeve është sjellë në minimum dhe është disa herë më i ulët se sa qëndrimi në një objekt hoteljerik , ka deklaruar ndihmës drejtori i Institutit për shëndetin publikë Senad Begiq. Ai duke marrë pjesë në emisionin e mëngjesit të televizionit të Malit të Zi ka theksuar se opinioni pa nevojë insiston në siguri gjatë procesit zgjedhor. “Masat epidemiologjike në ditën e zgjedhjeve janë të tilla sa që rreziku është minimizuar dhe ai është disa herë më i  ulët sa sa qëndrimi në një objekt hoteljerik.

Opinioni pa nevojë insiston në siguri gjatë procesit zgjedhor duke harruar se është paraparë që ky proces duhet të zhvillohet në kushte të kontrolluara” , ka thkesuar Begiq. Sipas fjalëve të tij nuk pritet që në Mal të Zi të rritet numri i të infektuarve, transmeton Portali i RTMZ. Duke komentuar rritjen eventuale të rrezikut epidemiologjik nëse prej me 1 shtator fëmijët do të shkojnë në shkollë, Begiq ka theksuar se çështje kyçe është se nëse këtyre fëmijëve mund tu sigurohet ambient i sigurt për punë.

 

65 të infektuar dhe  dy pacientë të vdekur

Laboratorët e Insitutit për shëndetin publikë deri dje pas dite kanë përfunduar analizën PCR të 460 mostrave  në korona virusin e ri, në mesin e të cilëve pozitivë kanë rezultuar 65  raste të infektimit. Të infektuarit dhe që janë pozitiv me korona virus janë : në Nikshiq 19, Podgoricë 15, Bjello Pole 9, Rozhajë 8, Beranë 6, Ulqin 3 dhe në Tivar, Mojkovac, Budvë, H. Novi e Cetinë nga 1 i prekur. Deri dje pasdite Institutit për shëndetin publikë i janë paraqitur edhe dy raste të vdekjeve të pacientëve nga Podgorica dhe Nikshiqi  të cilët janë shëruar në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që kanë lidhje me Covid 19, prej fillimit të muajit qershor është 64, kurse prej fillimit të vitit 73  persona. Në  të njëjtën kohë është vërtetuar edhe shërimi i  80 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid 19 në Mal të Zi aktualisht është 1102 . Prej fillimit të vitit numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të prekur me korona virus është 2  mijë e 813 persona.

 

Në QKMZ  kanë qenë të infektuar 14 mjekë

Masat mbrojtëse  nga korona virusi zbatohen në mënyrë adekuate në repartet më të rrezikuara të Qendrës Klinike të Malit të Zi , - QKMZ , ka theksuar epidemiologu i repartit për epidemiologjinë spitalore të Qendrës klinike  Sllavko Savoviq. Siç ka theksuar ai , duke pasur para sysh  se fjala është për një shkaktarë të ri , çdo individ është i ndjeshëm dhe mund të infektohet. Ai ka shtuar se prej fillimit të epidemisë në Mal të Zi, në qendrën Klinike infektimi është konfirmuar tek 54 të punësuar 14 mjekë, 30 infermjere, respektivisht teknikë medicinal dhe  10 punëtorë të tjerë shëndetësor. Nga fillimi i epidemisë Qendra klinike është e organizuar në mënyrë që nga Covidd 19, pacientët e infektuar të shërohen në pjesën e spitalit i cili është i ndarë nga klinika interne dhe klinika për sëmundjet ngjitëse në raport me klinikën ku  shërohen patologji të tjera.

 

Edhe një foshnje pozitive në Covid 19

Në repartin për fëmijë të spitalit të përgjithshëm në Beranë është pranuar edhe  një foshnje pozitive me virusin Covid 19 e moshës 8  muajshe, është kumtuar nga ky institucion shëndetësorë. Po ashtu nga ky spital është kumtuar se aktualisht janë në shërim spitalor 42 pacientë pozitiv me Covid 19, “6 pacientë janë në gjendje të rëndë klinike, kurse tre janë të kyçur në  respirator joinvaziv “ kanë kumtuar nga spitali i përgjithshëm në Beranë. Të përkujtojmë se dje nga ky institucion kanë kumtuar se në këtë spital është duke u shëruar edhe një foshnje tjetër 6 muajshe. Të theksojmë se në Qendrën Klinike të Malit të Zi janë të shtruar 29  pacientë me praninë e konfirmuar të virusit Covid 19. Siç është kumtuar nga Qendra klinike dy pacientë që janë Covid pozitiv janë të kyçur në ventilim mekanik, respektivisht respirator.

 

Janë paguar 675 mijë euro për 1862  prodhues bujqësor

Nga Ministria e bujqësisë është kumtuar se për financim direkt për mbjellat disa vjeçare dhe prodhimtarinë organike deri tani janë paguar mjete mbështetëse për 1862 shfrytëzues në shumë prej rreth 575 mijë euro. Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural vazhdon pagesën e rregullt mbështetëse për prodhuesit bujqësorë të cilët këtë të drejtë e kanë realizuar përmes masave të agrobuxhetit për vitin 2020. Siç është kumtuar nga kjo ministri , gjatë këtyre ditëve pa ndërprerë vazhdon pagesa e mbështetjes së drejtëpërdrejtë për një hektarë në prodhimtarinë bujqësore , si edhe mbështetja për prodhimtarinë organike. Krahasuar me vitin e kaluar sivjet është shënuar rritje e numrit të prodhuesve bujqësor  të cilët i kanë dorëzuar kërkesat për përkrahje, rreth 20%” , është kumtuar nga Ministria e bujqësisë.

 

KFOR-i dhe Policia e Kosovës planifikojnë "veprimtari operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës"

Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka njoftuar sot se në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës ka nisur planifikimet për veprimtari operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës. Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se ky vendim është marrë pas një samiti teknik të nivelit të lartë që është organizuar një ditë më parë mes Shefit të operacioneve të misionit të KFOR-it, drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe zyrtarëve tjerë. “Me këtë rast të dy palët shprehën kënaqësi të ndërsjellë për nivelin e bashkëpunimit të zhvilluar deri më tani në fushën e sigurisë dhe u angazhuan për forcimin e mëtejshëm të tij, përmes një mekanizmi të përmirësuar javor që do të lejojë një rritje të patrullave të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në zonë të Kamenicës”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

 

RUSIA i JEP ULTIMATUM SERBISË: ME NE OSE ME PERËNDIMIN

Mediet ruse në ditët e fundit janë duke njoftuar për hapin e Serbisë, për blerjen e sistemit raketor kinez të mbrojtjes kundërajrorë FK-3. Sipas mediave ruse, përcjell Telegrafi, është e pakuptueshme se si Serbia është përcaktuar për sistemin kinez FK-3, në vend të sistemeve ruse S-300 dhe S-400, kur dihet që Serbia zyrtarisht kishte kërkuar nga Rusia që në vitin 2021, ushtria serbe të pajiset me sistemin rus S-300. Në lidhje me vendimin e Serbisë për blerjen e sistemit kinez FK-3, për mediat ruse është prononcuar edhe drejtori i Qendrës për Analiza të Strategjive dhe Teknologjive, Ruslan Pukhov. Ai beson që Kina t’i ketë ofruar Serbisë kushte me të volitshme për blerjen e sistemit kinez, pasi që sistemi rus S-400 nuk është sistem i lirë. Edhe Pukhalo sikurse Potapov e vë në dyshim sistemin kinez i cili është kopje e sistemit rus S-300. Pukhov e vë në pyetje edhe sinqeritetin e udhëheqësve serbë, ai thotë se gjendja shpirtërore e elitës politike serbe është shumë kontradiktore. Një pjesë e elitës serbe e sheh të ardhmen e Serbisë me Perëndimin. Për Vuçiq thotë se ndjenjat pro-ruse pasqyrohen në një farë mase, pra jo plotësisht. Për fund ai e kritikon Serbinë dhe thotë se duhet të përcaktohet, pra të rreshtohet me Perëndimin ose Rusinë. “Nëse donë që të shkojë ka perëndimi, atëherë duhet të armatosen me armatime me standard të NATO-së, ndërsa nëse donë të ketë raporte me Rusinë atëherë duhet të blejë pajisje ushtarake nga Rusia”, thotë Pukhov.

 

Zoran Zaev nominohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka nominuar kryetarin e Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), Zoran Zaevin, si kandidat për kryeministër të ri të këtij vendi. Në bazë të Kushtetutës, Zoran Zaev ka afat prej 20 ditëve që të paraqesë përbërjen e re qeveritare për votim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Pas marrjes së mandatit, Zaev nuk bëri të ditur nëse ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme, por as të qartësojë pozicionet me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), që gjithashtu kërkon postin e kryeministrin. “Ne po i vazhdojmë bisedimet. Kemi sukses në shumë aspekte, por kemi edhe çështje tjera që nuk i kemi mbyllur, janë çështje serioze. Nuk do të jap detaje pasi nuk do të ishte në interes të flasim pa pasur diçka konkrete. Është me rëndësi që sa më parë të formohet qeveria, të cilën jam i gatshëm ta drejtoj në katër vjetët e ardhshme”, ka deklaruar Zaev, duke theksuar nevojën që në plan të parë të të gjitha partive të jenë interesat e qytetarëve dhe koncepti “një shoqëri për të gjithë”. Ndërkohë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ditën e sotme ka ftuar në takim kryetarët e partive tjera shqiptare, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, të Alternativës, Afrim Gashi, të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, për të biseduar për zhvillimet politike, synimet në mandatin e ri, por asnjë prej tyre nuk i është përgjigjur ftesës së Ahmetit, pasi kishin kërkuar agjendë te qartë se çfarë dëshiron kryetari i BDI-së nga një takim i tillë. “Jam thellësisht i zhgënjyer për mosardhjen e tyre në një ditë historike si kjo e Marrëveshjes së Ohrit. Do të doja që si parti t’i falënderoja për arritjet që janë bërë gjatë kësaj kohe dhe të marrim përgjegjësi të përbashkëta për të gjitha detyrimet tjera, për të cilat pritet zgjidhje nga ne”, ka deklaruar Ahmeti.

 

Siguria e teknologjisë në fokus të takimeve të Pompeos në Slloveni

Energjia bërthamore dhe siguria e rrjetit 5G janë temat kryesore të diskutimeve që Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të realizojë me autoritetet e Sllovenisë. Ky vend është ndalesa e tij e dytë në kuadër të turneut në katër shtete të Evropës Qendrore. Pompeo do të takohet me kryeministrin Janez Jansha, në qytetin Bled të Sllovenisë ku do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për bashkëpunimin në sigurinë e rrjetit 5G. Kështu, Sllovenia do të bashkohet me platformën e SHBA-së kundër ndikimit në rritje të Kinës në teknologjinë e informacionit, veçanërisht epërsinë e gjigantit të teknologjisë kineze Huawei në ofrimin e rrjetit 5G. Zyrtarët e SHBA-së thonë se Kina po e përdorë kompaninë Huawei për të ndërtuar një rrjet që mund të spiunojë vendet e tjera. Pekini i ka mohuar akuzat. Pompeo gjithashtu pritet të diskutojë mundësinë e përfshirjes së SHBA në ndërtimin e një gjeneratori të ri në termocentralin bërthamor në Krsko të Sllovenisë lindore.  Pompeo, i cili mbërriti nga Republika e Çekisë, do të fluturojë për në Austri më vonë gjatë ditës, përpara se të përfundojë turneun e tij në Poloni.

 

Pandemia rrezikon paqen në botë, thotë shefi i OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se pandemia e COVID-19 jo vetëm që kërcënon rezultatet në luftimin e varfërisë globale dhe ndërtimin e paqes, por rrezikon të përkeqësojë konfliktet ekzistuese dhe të nxisë të reja. Shefi i OKB-së, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit, foli mbi vështirësitë e ruajtjes së paqes gjatë pandemisë, duke thënë dhe se thirrja e tij më 23 mars për një armëpushim të menjëhershëm në konflikte në të gjithë botën, bëri që një numër i palëve ndërluftuese pushuan së luftuari. "Megjithatë, për fat të keq, në shumë raste, pandemia nuk i shtyu palët të pezullojnë armiqësitë ose të bien dakord për një armëpushim të përhershëm", tha Guterres. Sipas tij pandemia ka ngritur pyetje në lidhje me efektivitetin e sistemeve shëndetësore, shërbimeve sociale, besimin në institucione dhe sistemet e qeverisjes. "E gjithë kjo do të thotë që angazhimi ynë për të mbajtur paqen është më urgjent se kurrë", tha Gutieresh.

 

Spahn: Gjermania mund ta ketë një vaksinë për COVID-19 në muajt e ardhshëm

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn,ka deklarua sot se ai pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm (2021) të zbulohet një vaksinë ndaj COVID-19. Më 12 gusht, agjencia e shëndetit publik në Gjermani fillimisht publikoi një raport ku njofton se në vjeshtë do të ketë një vaksinë por, më pas, dokumenti u fshi nga faqja e internetit e Institutit Robert Koch (RKI). Instituti tha se dokumenti nuk ishte i përditësuar, raporton Reuters. "Unë jam optimist se në muajt e ardhshëm, dhe sigurisht në vitin e ardhshëm, mund të ketë një vaksinë", i tha Spahn televizionit gjerman ZDF. Spahn nuk pranoi të caktojë një muaj specifik në të cilin vaksina do të ishte e gatshme, duke thënë se akoma nuk është e mundur të përcaktohej se sa shpesh njerëzit kanë nevojë të vaksinoheshin ose sa do të zgjaste imuniteti nga ajo vaksinë. "Por, një gjë që mund të themi është se falë të gjithë neve që punojmë së bashku - studiuesve, shkencëtarëve, publikut - me siguri do të kemi një vaksinë më shpejt se kurrë më parë në historinë e njerëzimit", tha ministri gjerman.

 

Pompeo për REL: Irani paraqet një kërcënim të vërtetë për Evropën

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Irani paraqet një kërcënim të vërtetë për Evropën. "Ne kemi parë llojet e fushatave që ata kanë realizuar këtu. Ne kemi parë rrezikun e komploteve të atentateve. Ne kemi parë ndjekje penale për këto, në të gjithë Evropën. Nuk ka kuptim që ndonjë vend evropian të mbështesë mundësinë që iranianët të kenë armë", tha Pompeo në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Intervista u zhvillua në Pragë të Çekisë, ku Sekretari Pompeo qëndroi si pjesë e turneut të tij pesëditor në Evropën Qendrore. Shtetet e Bashkuar janë duke bërë përpjekje që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të zgjasë një embargo të armëve ndaj Iranit, pasi rezoluta aktuale përfundon në muajin tetor. Pompeo tha se Irani është sponsorizuesi më i madh i terrorizmit në botë. I pyetur për situatën në Bjellorusi, ku pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 11 gusht kanë shpërthyer protesta, Pompeo tha se "Shtetet e Bashkuara duan rezultate të mira për popullin në Bjellorusi, dhe ne do të ndërmarrim veprime në përputhje me këtë". Pompeo foli gjithashtu për përpjekjet e fundit të Rusisë që të shënjestrojë mediat e huaja që veprojnë atje përfshirë Radion Evropa e Lirë dhe Zërin e Amerikës.

 

Edhe për nesër parashihet mot me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajt mot kryesisht me diell dhe vende vende me vranësira kalimtare. Ka fry erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat ; H.Novi 35 gradë, Podgoricë 34, Budvë e Ulqin 33, Tivar e Cetinë 31, Nikshiq e Petrovac 30, Plevle e Shavnik 28, Beranë e Rozhajë 27, Andrievicë, Pluzhinë e Guci 26, Kollashin, B.Pole e Plavë 25 dhe Zhablak 22 gradë.

Edhe për nesër metereologët parashohin të mbajë mot me diell dhe vransira kalimtare. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 13 deri në 24 kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 37 gc.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се