Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 10. 2013. 18:00 >> 18:10

LAJMET 22.10.2013

22.10.2013

Kuvendi vazhdoi punën

Në rendin e ditës të seancës parlamentare të Malit të Zi e cila filloi sot janë futur propozim ligjet për mbrojtjen e interesave të shtetit në sektorin metalurgjik dhe në prodhimtarinë organike.

Propozimi i ndryshimit të ligjit për sigurimin invalidor e pensionist të deputetit të PSP Neven Goshoviq i cili do të mundësonte zhbllokimin e pensioneve nuk është futur në rend të ditës. Ligjin për mbrojtjen e interesave të shtetit në sektorin e minierave dhe të metalurgjisë si Leks Specialis e kanë propozuar deputetet e Frontit demokratik përmes supozimit se parlamenti do ta sjell me procedurë urgjente. Me propozim ligj, i cili ka 5 nene është definuar modeli se në ç,mënyrë mund të shitet Kombinati i Aluminit. Me propozim në veçanti është definuar se KAP nuk mund të shitet si pronë por ekskluzivisht si ndërmarrje dhe se atë nuk mund ta blejë kush do. 

 

Komisioni për përcjelljen dhe kontrollin e privatizimit me 29 për situatën aktuale në Kobminatin e Aluminit.

Komisioni për përcjelljen dhe kontrollin e privatizimit do të debatojë me 29 të këtij muaji për situatën aktuale në Kobminatin e Aluminit.

Anëtarët e këtij trupi kuvendor kanë sjellë të martën në mbledhje që të thirren ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq , drejtori i KAP në falimentim Dragan Rakoçeviq , përfaqësuesi i qeverisë në Këshillin e drejtorëve Nebojsha Dozhiq si dhe përfaqësuesit e dy sindikatave të Fabrikës. 

 

Danilloviq-Fronti Demokratikë në mënyrë selektive do të vazhdojnë bojkotimin e punës së Parlamentit

Deputetët e Frontit Demokratikë në mënyrë selektive do të vazhdojnë bojkotimin e punës së Parlamentit derisa afera Inçizimi të mos fitojë epilogun politikë dhe gjyqësor , ka deklaruar shefi i Klubit të deputetëve Goran Danilloviq.

Ai në fillim të mbledhjes së sotme të Parlamentit ka theksuar se Fronti është i detyruar që të vazhdojë me pjesëmarrjen selektive në mbledhjet e Kuvendit të Malit të Zi. Ai ka theksuar se në shndritjen e kësaj afere Malin e Zi e obligon edhe raporti i Komisionit evropianë. 


Kapitujt 23 dhe 24 do tu shërbejë si shembull vendeve të rajonit në integrimet evropiane

Përvoja e Malit të Zi në kapitujt 23 dhe 24 do tu shërbejë si shembull vendeve të rajonit në integrimet evropiane, konsideron drejtori i përgjithshëm për zgjerim Kristijan Daniellson. Sekretari shtetëror për integrimet evropiane e kryenegociator i Malit të Zi me UE Aleksnadar Andria Pejoviq ka biseduar sot në Podgoricë me Daniellson. Në kumtesë theksohet se Daniellson është shprehur i kënaqur me përparimin që e ka realizuar Mali i Zi me të gjitha sferat, gjë që siç ka theksuar është theksuar edhe në raportin e Komisionit evropianë për përparimin. 

 

Presidenti i malit të Zi është i detyruar të zbatojë ligjet

Presidenti i malit të Zi është i detyruar të zbatojë ligjet duke mos hyrë në vlerësimin e kushtetutshmërisë së tyre, gjë që është kompetencë e Gjyqit kushtetues, është kumtuar nga Kabineti i presidentit Vujanoviq.

Vujanoviq , ka shpall sot ftesën publike për zgjedhjen e dy gjykatësve në bazë të amendamenteve kushtetuese të miratuara në Parlament kah fundi i korrikut. Gjykatësi i Gjyqit kushtetutes Miodrag Llatkoviq ka theksuar se me shpalljen e ftesës publike për zgjedhjen e dy gjykatësve të këtij gjyqi Vujanoviq e ka shkelur kushtetutën. 

 

K. Parlamentar për integrime miraton njëzëri amendamentin në rezolutë

Këshilli parlamentarë për integrimet evropiane ka miratuar një zëri amendamentin në rezolutë për mënyrën e integrimeve të Malit të Zi në UE me të cilin parashihet që nëse ky trup jep mendim negativ qeveria duhet të vendos pozicion të ri negociator brenda 30 ditëve. Me amendament i cili u miratua në mbledhjen e mbrëmshme të mbyllur për opinion, parashihet që Qeveria është e obliguar se çdo amendmanet të cilin e miraton ky trup, ta fus në pozicionet negociatore , njofton agjencia MINA. Parlamenti për këtë rezolutë me siguri do të debatojë të enjten.


Puntorët e Kombinatit dëshirojnë të punojnë

Puntorët e Kombinatit të Duhanit në Podgoricë kanë theksuar në tubimin e sotëm se dëshirojnë të punojnë dhe me qellim të kërkimit të zgjidhjes së situatës do të takohen nesër me udhëheqësit dhe drejtorin falimentues. Kryetari i sindikatës së Kombinatit të Duhanit Zoran Preleviq ka theksuar se punëtorët në tubimin e sotëm kanë formuluar kërkesat dhe njëzëri kanë sjell vendimin se të gjithë punëtorët duan të punojnë. 

 

Jahjaga takohet të enjten me presidentin e Gjermanisë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të zhvillojë në Berlin në pallatin presidencial “Schloss Bellevue” një takim me homologun e saj, Joachim Gauck. E ftuar nga presidenti gjerman, të enjten presidentja Jahjaga e shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Skender Xhakaliu, do të ketë edhe takime të tjera të rëndësishme në institucionet e shtetit gjerman.

Vizita e Jahjagës në Berlin, konsiderohet e rëndësisë së veçantë pasi Gjermania ka qenë, vazhdon dhe do të mbetet partner kryesor strategjik i Kosovës në të gjitha fushat.Presidentja Atifete Jahjaga do të udhëtojë nesër drejt Berlinit ku e pret një agjendë e ngjeshur takimesh me zyrtarët më të lartë të shtetit gjerman. Të enjten, ndërkaq, presidentja Jahjaga do të pritet me një ceremoni të lartë shtetërore nga presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck.
Mes tjerash, ajo do të mbajë edhe një ligjëratë në Shoqatën Gjermane për Politikë të Jashtme, politikë që është një rrjet kombëtar për politikë të jashtme në Gjermani, dhe e cila tash e 50 vjet kontribuon në formimin e mendimit politik në Gjermani.

 

Japonia do ta përkrah Kosovën edhe në të ardhmen

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, priti sot në takim ambasadorin jo rezident të Japonisë Makoto Taketoshi, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon. Thaci e njoftoi ambasadorin për proceset politike në Kosovë, fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, marrëveshjen e Brukselit, si dhe për proceset eurointegruese, ndërsa theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit Kosovë – Japoni, me theks të veçantë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike. Ambasadori Taketoshi shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen Japonia të vazhdoj mbështetjen për Kosovën dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

 

Italia vazhdon përkrahjen për Kosovën

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim njohës Ambasadorin e posaemëruar të Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese. Me Ambasadorin Ferrarese, Ministrja Çitaku ka diskutuar për zhvillimet më të fundit në vend, si dhe për avansimin e Kosovës me agjendën Evropiane. Ministrja Çitaku shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e madhe që Italia ka dhënë posaçërisht në këto katërmbëdhjetë vitet e fundit, gjë që po vazhdon të japë tani për një zhvillim demokratik të Kosovës. Poashtu, edhe në përkrahjen e vazhdueshme me procesin e integrimit Evropian të vendit.“Pa mbështetjen tuaj Kosova do ta kishte shumë më vështirë arritjen në këtë pozitë ku është tani, dhe se Italia ka qenë një ndër mbështetëset kryesore në rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë, dhe tani është mbështetësi kryesorë në rrugëtimin tonë, pashtu të gjatë drejt integrimit Evropian duke marrë parasysh se Integrimi Evropian është prioritet i Qeverisë së Kosovës, përkushtimi ynë është maksimal pasiqë ky proces do të kërkojë shumë reforma, procese të brendshme transorfmimi ku shumë prej të cilave nuk do të jenë të lehta, dhe as popullore, por është një bazë e qëndrueshme për të ndërtuar sistem demokratik, stabil dhe efektiv të qeverisjes”, tha Vlora Çitaku.


BE: Diskutohet për synimin e Turqisë për anëtarësim

Kërkesa e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet sot në Këshillin e Punëve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian në Luksemburg. BE-ja ka vendosur që ta hapë një kaptinë të re të negociatave me Turqinë, në muajin qershor, por këtë lëvizje e ka shtyrë, pas goditjes së dhunshme të Ankarasë kundër protestave antiqeveritare. Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, tha dje se vendimi ishte “sinjal” që ishte “dëgjuar dhe kuptuar” në Ankara.“Ne tash duhet ta ndërmarrin hapin tjetër”, tha Westerwelle. Javën e kaluar, komisionari i zgjerimit të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, e ka paraqitur raportin për anëtarësimin e Turqisë, në të cilin është shprehur shqetësim për goditjen kundër protestuesve, por, po ashtu, janë përshëndetur reformat.

 

Londër: Bisedime për Sirinë

Zyrtarë arabë e perëndimorë do të takohem sot në Londër për t’i bërë thirrje opozitës siriane që të gjejë gjuhë të përbashkët, para bisedimeve të paqes që mbahen muajin e ardhshëm në Gjenevë. Sekretari i Jashtëm britanik William Hejg ka thënë se takimi do të mbahet me qëllim që të bindet opozita siriane për një “qëndrim të unifikuar”, para konferencës së mbështetur nga OKB e që është caktuar për muajin tjetër. Sekretari amerikan John Kerry, do të marrë pjesë në këto bisedime bashkë me Hejg dhe kolegë të tjerë nga Egjipti, Franca, Gjermania, Italia, Jordania, Katari, Turqia dhe Arabia Saudite. Liderët e opozitës siriane pritet të takohen ndaras, para konferencës, në mënyrë që t’i përafrojnë qëndrimet.
Presidenti sirian Bashar al-Assad ka thënë se do të ri kandidojë për zgjedhjet e vitit 2014, dhe se nuk ka të dhëna se konferenca e Gjenevës do të dalë me sukses.

 

Australi: Vazhdon gjendje e rëndë nga zjarret

Zjarrfikësit në Australi kanë bashkuar qëllimisht zjarret e rëna në dy pyje, me qëllim që flakët të mos e kapin edhe pyllin e tretë. Shumica e zjarrfikësve janë vullnetarë dhe po luftojnë me zjarret që nga java e kaluar. Edhe pse deri tash është shënuar vetëm një viktimë, autoritetet paralajmërojnë se si rrjedhojë e temperaturave të larta dhe erërave të forta, gjendja mund të përkeqësohet dhe të shënohen humbje të tjera në njerëz.

 

SHBA-ja dhe Afganistani ende punë deri në arritjen e marrëveshjes së sigurisë

Disa zëdhënës në presidencën afgane thonë se Kabuli dhe Uashingtoni kanë ende punë për të bërë deri në arritjen e një propozimi final për marrëveshjen e sigurisë, meqë ka ende tema diskutabile, si ajo e imunitetit të ushtarëve amerikanë dhe mundësisë për sulme të njëanshme nga ushtria amerikane. Marrëveshja pritet të përfshijë numrin dhe fushëveprimin e forcave amerikane në këtë vend, pas tërheqjes së pjesës tjetër të trupave deri në fund të vitit 2014. Aimal Faizi, nga radhët e presidencës afgane, ka thënë se palët kanë shënuar përparim, por ende nuk kanë arritur në një pajtim përfundimtar. Ai shtoi se nëse palët nuk arrijnë të pajtohen, atëherë një mbledhje e të gjithë liderëve fisnorë afganë, do të japë mendimin e saj në lidhje me çështjet diskutabile. Më heret gjatë muajit, presidenti afgan Karzai dhe Sekretari amerikan i Shtetit Kerry, bënë të ditur se kanë arritur një marrëveshje të pjesërishme.

 

Rusi: Femra vetëvrasëse e kreu sulmin në Vollgograd

Zyrtarët e Rusisë thonë se një femër është e dyshuar për sulmin vetëvrasës, meqë ajo e ka aktivizuar pajisjen shpërthyese në një autobus të udhëtarëve në qytetin jugor Vollgograd, duke vrarë së paku 6 vetë dhe plagosur 33 të tjerë, disa prej tyre seriozisht. Zëdhënësi i Komitetit Hetues të Rusisë, Vlladimir Markin, tha se hetuesit e kanë identifikuar sulmuesen vetëvrasëse si grua të militantit të njohur islamik, i cili besohet se aktualisht është në Dagestan. Lidhur me sulmin e djeshëm në autobus është paraqitur akuza për terrorizëm. Hetuesit thanë se kanë gjetur pjesë të pajisjes eksploduese, por thanë se u duhet kohë për të përcaktuar sasinë e materialit eksplodues të përdorur në bombë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm. Zyrtarët thanë se në autobus ishin afro 40 persona kur ndodhi eksplodimi.

 

Gjermani: Parlamenti i ri e mbanë seancën e parë

Parlamenti gjerman, i njohur si Bundestag, e mbanë sot seancën e parë në përbërje të re, e cila doli nga zgjedhjet e fundit. Në këtë seancë të parlamentit me 631 anëtarë, do të zgjidhet edhe kryesuesi i Bundestagut.
Kjo mbledhje po bëhet një ditë para se kancelarja Angela Merkel, pritet të mbajë rundin e parë të bisedimeve me partinë kryesore opozitare të Socialdemokratëve, në përpjekje për ta formuar qeverinë e re. Partia konservatore Unioni Kristiano-demokrat, i zonjës Merkel dhe aleati Unioni Kristiano-social, parti me seli në Bavari, dolën si blloku më i fuqishëm në parlament, duke fituar 311 vende deputetësh. Megjithatë Merkel ende duhet ta gjejë aleatin e ri për koalicion, për ta pasur një shumicë absolute në Parlamentin e ri .Në përbërjen e re gjendet edhe deputeti i parë i zi, Karamba Diaby, që është i lindur në Somali.

 

SHBA: Nga të shtënat në shkollë – dy të vrarë

Një nxënës në shtetin perëndimor amerikan Nevada ka hapur zjarr nga arma në shkollë, duke e vrarë mësuesin dhe plagosur dy nxënës të tjerë.
Personi me armë pastaj e vrau edhe vetveten. Zyrtarët thanë se policia nuk ka hapur zjarr nga armët e tyre gjatë incidentit. Mësuesi i vrarë është identifikuar si mësues i matematikës, me emrin Michael Landsberry, 45 vjeçar. Policia tha se ai ishe vrarë derisa mundohej t’i mbronte nxënësit në shkollën e qytetit Sparks. Të shtënat në shkollat në Shtetet e Bashkuara janë shpeshtuar, gjatë viteve të fundit. Në dhjetor të vitit 2012 janë vrarë 26 vetë në një shkollë fillore në Newton në Konektikat. Qyteti Sparks në Nevada i ka afro 90 mijë banorë.


Edhe nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë stinë të vitit. Frynë erë e dobët nga drejtimet jugore.
Temperaturat : Podgoricë e Budvë 24, Tivar, Plevle, Kollashin e Cetinë 23, Beranë, Nikshiq, H. Novi, Ulqin, Plavë, Shavnik e Rozhaj 22, dhe në Zhablak 20 g.
Edhe për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot me diell dhe relativisht të nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet të ndryshme.
Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 27 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се