Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 09. 2020. 00:00 >> 18:27

Ditari 09.09.2020

09.09.2020

Nuk mund të sillen në pyetje njohja e pavarësisë së Kosovës,simbolet shtetërore dhe NATO

Qeveria e re demokratike e Malit të Zi do ti realizojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare , të cilat i ka marrë mbi vete Mali i Zi dhe nuk do të nis iniciativa ose rekomandime me qëllim të ndryshimit të flamurit , stemës ose të himnit. Kjo parashihet me marrëveshjen të cilën e kanë nënshkruar sot në Podgoricë liderët e koalicioneve, “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhën” Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq. Në marrëveshje theksohet se Qeveria e re demokratike do ti zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të cilat i ka marr shteti mbi vete , do të forcojë dhe avancojë bashkëpunimin me NATO-n dhe në tërësi dhe me përkushtim do ti realizojë të gjitha reformat e domosdoshme për anëtarësim të plotë të Malit të Zi në BE. Theksohet se në tërësi do ti depolitizojnë institucionet kryesore të Qeverisë me qëllim të sigurimit të luftës pa kompromis kundër kriminalitetit dhe korrupsionit . Theksohet se Qeveria nuk do të iniciojë as procedurën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Në Marrëveshje theksohet po ashtu se Qeveria e re demokratike do ta respektojë Kushtetutën dhe nuk do të iniciojë procedurë me qëllim të ndryshimit të flamurit shtetëror , stemës dhe himnit të Malit të Zi. “Qeveria e re do të miratojë dhe ti harmonizojë të gjitha ligjet në pajtim me standardet evropiane me qëllim të integrimit sa më të shpejtë të Malit të Zi në BE dhe do tu mundësojë partive të popujve pakicë pjesëmarrjen në Qeveri pa marrë para sysh nëse ato e gëzojnë statusin parlamentarë ose jo “ , thuhet në dokumentin e nënshkruar sot në Podgoricë.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më së largu deri të hënën

Komisioni zgjedhor i shtetit do të duhej që më së voni deri të hënën të kumtojë rezultatet definitive parlamentare dhe të zgjedhjeve lokale të mbajtura me 30 gusht. Zëdhënësi i Komisionit zgjedhor të shtetit , Mersudin Dautoviq , ka deklaruar për agjencinë MINA se zgjedhjet do të përsëriten në një vendvotim në Petnicë të cilat do të mbahen nesër. “Afati për dorëzimin e ankesave është 72 orë , respektivisht deri të dielën në mbrëmje, por shpresojmë se nuk do të ketë ndonjë vërejtje” , ka theksuar Dautoviq. Ai ka shtuar se brenda afatit 12 orësh , kur skadon afati për dorëzimin e ankesave , duhet të shpallen zgjedhjet përfundimtare. “Pra kjo duhet të ndodh të hënën në mëngjes ose ndoshta edhe të dielën në mbrëmje, nëse deri në ora 20 nuk do të kemi informata për paraqitjen e vërejtjeve ose ankesave, ka theksuar ai. Kryetari i Komisionit zgjedhor komunal ,Adis Durakoviq , ka deklaruar se në vendvotimin në Petnjicë, në të cilin do të përsëritet votimi, janë të regjistruar gjithsejtë 427 votues. Sipas rezultateve jo zyrtare preliminare të zgjedhjeve të mbajtura me 30 gusht , PDS ka fituar 30 mandate, koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” 27, koalicioni “Paqja është Kombi ynë” 10 dhe Platforma , “E Zeza mbi të Bardhë” 4 mandate. Partia boshnjake dhe Social demokratët kanë fituar nga 3 vende deputetësh , Partia Social Demokratike dy, kurse nga 1 deputet e kanë fituar “Lista shqiptare Nik Gjeloshaj – Genc Nimanbegu” dhe koalicioni tjetër shqiptar “Bashkë nji za”.

Shënohet rekordi. 216 të infektuarë. Konfirmohen 3 raste vdekjeje

Laboratorët e Institutit për shëndetin publik të Malit të Zi deri dje në ora 17 kanë përfunduar analizën PCR të 839 mostrave në koronavirusin e ri dhe me këtë rast janë konfirmuar 216 raste të infektimit me virusin Covid-19. Më së tepërmi të prekur janë regjistruar në Podgoricë 73, në Nikshiq 43, Beranë 40, B.Pole 22 dhe në Rozhajë 13 persona. Deri dje në ora 17, po ashtu janë konfirmuar edhe tri rast të vdekjes si pasojë e infektimit me virusin Covid 19 . Pacientët ishin nga Gucia, Tivati dhe Plevla dhe që ishin në trajtim në spitalin e përgjithshëm në Beranë dhe Tivar. Të theksojmë se numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me virusin Covid 19, prej fillimit të muajit qershor është 103, kurse prej fillimit të vitit 112. Është konfirmuar në ndërkohë edhe shërimi i 40 pacientëve. Numri i përgjithëm i rasteve aktive me Covid 19 në Mal të Zi aktualisht është 1451 , kurse prej fillimit të vitit janë të regjistruar 1 mijë e 875 raste të infektimeve me koronavirusin e ri.

Prej më një tetor do të punojnë edhe kopshtet

Kopshtet në Mal të Zi do ta fillojnë punën më një tetor , kur edhe do të fillojë procesi mësimor në shkolla , ka kumtuar drejtorja e përgjithshme e Drejtorisë së arsimit Arijana Nikoliq -Vuçiniq. Ministria e arsimit ka përgatitur për shkollat informatën për organizimin e mësimit , e cila, siç kumtohet, është e bazuar në rekomandimet e Institutit për shëndetin publik, në situatën e ndërlikuar epidemiologjike dhe në nevojën për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, por edhe në nevojën që tu mundësohet dituria. Ajo për TVMZ ka kumtuar se fëmijët prej klasës së parë deri në klasën e gjashtë të shkollës fillore, si dhe nxënësit e klasës së parë të shkollave të mesme, mësimin do ta ndjekin në shkolla, kurse klasat e tjera do të mësojnë onlajn.”Është me rëndësi që të ruajmë shëndetin e fëmijëve, nga njëra, dhe tu mundësojmë atyre proces të rregullt mësimor , nga ana tjetër, ka theksuar ajo. Orët e mësimit do të zgjasin 30 minuta dhe në shkollat fillore do të ketë më së tepërmi 4 orë , kurse ne shkollat e mesme 6 orë. “Pushimet mes orëve do të organizohen brenda klasave”, ka theksuar Nikoliq-Vuçiniq. Siç ka theksuar ajo, shkollat duhet të sigurojnë konsultime me profesorët për të gjithë fëmijët, kurse hartimet dhe notimi i nxënësve kësaj here do të organizohet në ambientet shkollore. Ajo po ashtu ka shtuar se prindërit duhet ti mësojnë fëmijët që ta mbajnë maskën dhe të ruajnë distancën.

Prindërve tu garantohet e drejta në pushim të paguar

Sekretari i përgjithshëm i Unionit të sindikatave të lira të Malit të Zi ,Srgja Kekoviq i ka bërë ftesë ministrit të shëndetësisë Kenan Hrapoviq që kjo Ministri brenda afatit sa më të shkurtër të mundshëm të sjell dekretin me të cilin garantohet e drejta në pushim të paguar për prindërit e fëmijëve të moshës nën 11 vjeçare. Me vendimin e Ministrisë së arsimit dhe me rekomandimin e Institutit për shëndetin publikë , fillimi i vitit të ri shkollorë dhe fillimi i punës së institucioneve parashkollore është shtyrë për me 1 tetor të vitit rrjedhës. Derisa të zgjasë ndërprerja e punës së institucioneve edukativo-arsimore do të zbatohen masat e vërtetuara më parë për pagesën e mungesës nga puna për njërin nga prindërit e fëmijut i cili është i moshës nën 11 vjeçare. Përveç kësaj, Ministria e ekonomisë ka paralajmëruar se do të bëjë subvencionimin e pushimeve të paguara edhe për muajin shtator për prindërit të cilët do të shfrytëzojnë të drejtën e sipër përmendur. “Megjithatë, deri tani nuk është sjell dekreti me të cilin garantohet e drejta në pushim të paguar , gjë që në praktik krijon probleme të shumta për prindërit e punësuar të fëmijëve të moshës nën 11 vjeçare dhe i sjell ata në pozitë të pa volitshme, respektivisht në pamundësi që ti kryejnë punën profesionale dhe ato private , duke qenë se punëdhënësit e tyre vërtetojnë se nuk janë të detyruar që t'ua mundësojnë shfrytëzimin e kësaj të drejte”, ka theksuar Kekoviq.

 

BE i ka dhuruar Malit të Zi 610 milion euro pa nevojë kthimi

Bashkimi Evropianë e ka ndihmuar Malin e Zi me 610 milion euro pa nevojë kthimi në periudhën kohore prej vitit 2007 deri me sot, tregojnë të dhënat zyrtare. “BE nuk është vetëm donuesi dhe investuesi më i madh , por edhe mikë i sinqertë i Malit të Zi dhe i qytetarëve të tij, si dhe kohë të mira ashtu edhe në kohë të vështira. Prej vitit 2007 , BE i ka donuar Malit të Zi mbi 610 milion euro ndihmë financiare” , është publikuar në faqen zyrtare të Facebokut të Bashkimit Evropianë në Mal të Zi. Siç theksohet , Bashkimi Evropianë më së tepërmi mjete ka donuar për sektorin e komunikacionit , 76.3 milion euro dhe për sektorin e mbrojtjes së mjedisit dhe të klimës , 75.6 milion euro. Për fushën e menaxhimit demokratik BE ka donuar 70.9 milion euro, kurse për forcimin e sundimit të ligjit 70.3 milion euro. Për forcimin e politikës sociale BE ka ndarë 49.9 milion euro, kurse për konkurrencën dhe inovacionet 24.3 milion euro. Sa u përket grandeve tjera , BE më së tepërmi mjete ka donuar nga buxheti i kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor, 82 milion euro. Për fushën më atraktive potenciale të bashkëpunimit ndërkufitarë , Malit të Zi i janë dhuruar 63.2 milion euro , kurse bujqësia e Malit të Zi ka fituar një ndihmë pa kthim në shumë prej 39 milion euro. Shoqëria civile , nga Bashkimi evropianë ka fituar 17.2 milion euro, kurse në fushën e të drejtave të njeriut janë investuar 3.5 milion euro. 

 

Ftesë drejtuar punëdhënësve për aftësimin profesional

Ftesa publike për pjesëmarrjen e punëdhënësve në programin e aftësimit profesionist të personave me shkollim të lartë është shpallur sot , kurse fletëparaqitjet mund të dorëzohen prej me 15 shtator deri më 15 tetor të këtij viti. Nga Ministria e arsimit kanë theksuar se për pjesëmarrjen në program, i cili realizohet tash 9 vjet me radhë, mund të paraqiten punëdhënësit nga sektori privat dhe publikë, dhe të cilët ushtrojnë veprimtari në Malin e Zi. Nga kjo ministri kanë theksuar se të drejtë në aftësimin profesionist kanë personat të cilët kanë përfunduar arsimimin e lartë , që nuk kanë përvojë pune në nivelin e caktuar të arsimimit dhe janë në evidencën e Entit për punësim. Aftësimi profesionist zgjatë 9 muaj dhe pranohet si përvojë e punës në kohëzgjatje prej 12 muajve dhe është parakusht për dhënien e provimit gjegjës profesionist në bazë të arsimimit të lartë të pranuar. Siç theksohet, qëllimi i programit është që të lehtësohet kalimi i të rinjve nga bota e shkollimit në botën e punës përmes ofrimit të mundësive për arritjet e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave të reja. Programi, siç kanë theksuar nga Ministria e arsimit , duhet të kontribuojë edhe në uljen e papunësisë, me të cilën ballafaqohet e tërë Evropa.

 

Grenell tregon se çka i tha Trump për Kosovën dhe Serbinë kur u diskutua mundësia për marrëveshje

Në një intervistë për mediat amerikane, Grenell ka thënë se Serbia do ta vendos ambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrikun e vitit të ardshëm, teksa Kosova dhe Izraeli do ta njohin njëra tjetrën për herë të parë, shkruan lajmi.net.

“Serbia do të vendos  ambasadën e saj në Jeruzalem deri në vitin e ardhshëm. Ndërsa Kosova dhe Izraeli do të njohin njëra-tjetrën për herë të parë”, ka thënë ai.

Tutje, Grenell ka shtuar se përfitimet nga kjo marrëveshje për të dy shtetet do të jenë të mëdha, pasi që siç tha ai kompani të mëdha evropiane dhe amerikane do të zgjerohen në Ballkan.

“Marrëveshja do të bëj që bizneset amerikane dhe ato evropiane që kanë vlera përendimore, të zgjerohen në këtë regjion. Në vend që Kosova dhe Serbia të shohin nga Kina dhe Rusia, ato do të shohin nga bizneset amerikane dhe me stil përendimor. Kjo do të thotë që më shumë njerëz në Kosovë dhe Serbi, do të punojnë për kompanitë me vlera përendimore, dhe kjo do ta transformojë regjionin”, ka thënë ai.

Grenell ka treguar edhe se cila ishte ideja e presidentit amerikan, Donald Trump për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, dhe çka i tha ai për herë të parë kur u hap kjo temë.

“Ata nuk kanë mundur të lëvizin përpara në aspektin ekonomik për shkaqe politike. Ajo çka Donald Trump më tha mua është “le të tentojmë t’i bashkojmë për normalizim ekonomik, si thua që ata të punojnë bashkë dhe të krijojnë vende pune për të rinjtë”, dhe kjo marrëveshje ishte për këtë”, ka thënë Grenell.

Njohja e Kosovës në rend ditë të Presidencës boshnjake më 17 shtator

Në Sarajevë pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnës nga Tel Avivi në Jerusalem pas seancës së rregullt së Presidencës që do të mbahet më 17 shtator. Kështu është vendosur pas konsultimeve që ka mbajtur Presidenca boshnjake sot.

Në këtë takim do të diskutohet kriza e emigranteve në Bosnjë e Hercegovinë dhe situata epidemiologjike  atje.

Po ashtu në agjendë do të jetë edhe kërkesa e Miorad Dodik që Bosnja t’I bashkohet iniciativës për Minishengenin.

Dodik dje ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme që Bosnja të lëviz ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

Mbi 900 mijë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar mbi 900 mijë.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë gjithsej 901.871 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 27.740.264.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 194.032 viktima.

Pas saj radhiten Brazili me 127.517 viktima, India 73.923, Meksika me 41.586, Britania e Madhe 41.586, Italia 35.563, Franca 30.764, Peruja 30.123, Spanja 29.594, Irani 22.542.

Ndërkohë numri i viktimave në Turqi ka arritur në 6.782.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Deri më tani, 19.833.287 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen ndërsa aktualisht ka 7.005.106 raste aktive që presin të shërohen.

Tensionet mes Pekinit dhe Uashingonit në qendër të samitit të Asean

Përshkallëzimi i tensioneve mes Uashingtonit dhe Pekinit në detin e Kinës Jugore është në qendër të diskutimeve që janë hapur sot gjatë një samitit rajonal në Azinë Juglindore, ku dy fuqitë e mëdha do të marrin pjesë.

Takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (Asean), mikëpritësi i të cilit është Hanoi, do të mbahet me videokonferencë deri më 12 shtator.

Sekretari amerikan, Mike Pompeo dhe ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi do të marrin pjesë në debate, raporton ATSh.

Që prej disa muajsh, Uashingtoni dhe Pekini kanë rritur manovrat ushtarake në detin e Kinës Jugore, rrugë kyçe e tregtisë detare globale, ndër më të pasurat me burime dhe biodiversitetin nënujor.

Pothuajse e gjithë zona pretendohet nga gjigandi kinez, gjë që kundërshtohet nga disa vende fqinje si Filipinet, Malajzia, Brunei, Indonezia, Singapori dhe Vietnami të cilët dëshirojnë të kontrollojnë pjesë të saj.

Në fund të gushtit, SHBA-ja njoftoi sanksione kundër kompanive kineze dhe zyrtarëve të akuzuar për kontribut në “militarizimin” e këtij deti.

Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit kanë hyrë në një epokë akulli, veçanërisht që nga fillimi i pandemisë COVID-19, të cilën presidenti i SHBA-së Donald Trump ia atribuon përgjegjësinë për mungesën e transparencës së autoriteteve kineze.

 

 
SHBA-ja do të tërheqë 2,200 trupa ushtarake nga Iraku deri në fund të shtatorit

Shtetet e Bashkuara do të tërheqin më shumë se një të tretën e trupave ushtarake nga Iraku brenda disa javëve, ka thënë komandanti amerikan për Lindje të Mesme, Kenneth McKenzie.

Ai u ka thënë gazetarëve se prezenca e trupave ushtarake do të zvogëlohet nga rreth 5,200 në 3,000 gjatë muajit shtator.

Ushtarët që do të vazhdojnë të jenë në këtë shtet do të angazhohen për këshillim dhe ndihmë të forcave të sigurisë irakiane në “zhdukjen e gjurmëve të fundit” të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump ka rikonfirmuar se planifikon të largojë të gjithë trupat nga Iraku, sa më shpejt që është e mundur.

Prezenca e trupave amerikane është kthyer në problem të madh në Irak, prej kur SHBA-ja ka vrarë gjeneralin iranian, Qasem Soleimani, përmes një sulmi me dron në Bagdad, në janar të këtij viti.

Disa ditë më vonë, parlament irakian ka miratuar një projektligj që i kërkon qeverisë dhënien fund të operacioneve të forcave të huaja në tokën e Irakut, ndonëse një gjë e tillë nuk është duke u zbatuar ende.

 

Shpërthim vdekjeprurës shënjestron nën-presidentin e parë të Afganistanit

Nën-presidenti i parë i Afganistanit, Amrullah Saleh i ka ikur me vetëm disa plagë të lehta asaj që është konsideruar tentim-vrasje ndaj tij më 9 shtator.

Si pasojë e sulmit kanë vdekur 10 persona.

Bomba është thënë se ka shënjestruar një konvoj që ka bartur 49-vjeçarin, ish-shef të inteligjencës dhe djalin e tij.

Në një video të postuar në rrjetin social, Facebook pas incidentit, Saleh është parë me dorë të lidhur, por në gjendje të mirë.

Ky incident ka ardhur teksa rriten shqetësimet se rritja e dhunës në Afganistan mund të shkatërrojë besimin dhe të kthejë mbrapa planet për t’i dhënë fund kryengritjes dydekadëshe kundër qeverisë qendrore, të formuar pas largimit të talibanëve nga pushteti më 2001.

 

 

Tridhjetë vite të veprimtarisë politike të LD në MZ

Ditën e sotme, para 30 vitesh, është themeluar Lidhja Demokratike  në Mal të Zi ( LD në MZ), subjekti i parë politik i shqiptarëve në këtë vend. Pikërisht, më 9 shtator të vitit 1990, në Kuvendin themelues të mbajtur në Tuz, duke shfrytëzuar mundësitë e pluralizmit politik, shqiptarët u vetë organizuan në subjektin nacional me qëllim mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave kombëtare. Themelimi i partisë së parë politike u mirëprit nga elektorati shqiptar në Mal të Zi, e që u dëshmua me mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e para shumëpartiake në të cilat, LD në MZ, fitoi katër manadte deputetësh në përbërjen e parë pluraliste të Parlamentit të Malit të Zi. Në këtë mënyrë u dëshmua domosdoshmëria e subjektivizimit politik të popullatës shqiptare në vend, sidomos në periudhën e shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe fillimit të luftës vëllavrasëse në në territorin e ish shtetit të përbashkët. Partia e parë nacionale e shqiptarëve në Mal të Zi, nga themelimi ka dhënë kontribut të madh, jo vetëm në subjektivizimin politik të pjesëtarëve shqiptar në këto hapësira, por edhe në zhvillimin e pluralizmit politik në Mal të Zi, aktualizimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjeve të shumta me interes kombëtar. Përveç kësaj, LD në MZ, ka kontribuar edhe në zhvillimin e pluralizmit brendashqiptar në Mal të Zi, duke avancuar procese të shumta në të mirë të përgjithshme.

Gj. Dukaj

 

Nesër mot me diell dhe i nxehtë

Në Mal të Zi mban mot  kryesisht me diell .Frynë erë e dobët deri mesatare  nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e  shënuara në orën 14:Herceg Novi 34, Podgoricë 33, Ulqin e Nikshiq 31, Cetinë ,Tivar , Budvë e Petrovac 30, Shavnik 29, Bijello Pole ,Beranë e Rozhajë 28, Plavë e Guci  27, Plluzhinë e Plevle 26 ,Kollashin 25 dhe në Zhablak 23 gradë.

Për nesër metereologet parashohin mot  kryesisht  me diell dhe të nxehtë. Do të fryjë erë  e dobët  deri mesatare  nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit  prej 8 deri në 22,kurse më e larta e ditës prej 23 deri në  36 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се