Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 09. 2020. 00:00 >> 17:17

Ditari 10.09.2020

10.09.2020

Rritet numri i të infektuarve nga Covid 19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Mal të Zi, janë konfirmuar 219 raste të reja  të prekura me virus, kurse  dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid 19, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë.

Theksohet se laboratorët e Institutit deri dje në ora 17, kanë përfunduar analizën PCR të 822 mostrave në korona virusin e ri dhe, në mesin e tyre, janë zbuluar 219 raste të infektuara. “Deri dje në ora 17, janë konfirmuar edhe dy raste të vdekjeve si pasoj e pacientëve pozitiv në Covid 19, një nga Plevla dhe një nga Cetina dhe të cilët ishin të shtruar në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq dhe në Qendrën klinike të Malit të Zi “, thuhet në kumtesë. Theksohet se numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve  e që janë lidhur me Covid 19,  prej fillimit të qershorit, është 105 kurse nga  fillimi i vitit, 114 persona. Nga Instituti për Shëndetin publikë, kanë theksuar se është konfirmuar edhe shërimi i 38 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid 19, në Mal të Zi, aktualisht është 1630. Nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me korona virusin e ri është 6094 persona.

 

Situata epidemiologjike është tejet serioze

Situata epidemiologjike në Mal të Zi, është shumë serioze dhe anon drejtë asaj dramatike, ka tërhequr vërejtjen drejtori i Institutit për shëndetin publikë të Malit të Zi, Boban Mugosha. Ai, u ka bërë ftesë politikanëve, udhëheqësve fetarë si dhe personaliteteve  tjera të shquara kulturore, arsimore, sportive dhe të tjerëve që të ndikojnë mbi qytetarët me qëllim të respektimit të masave të parapara.

Mugosha, për PR Qendrën, ka theksuar se gjatë ditëve të fundit rezultatet, respektivisht analizat të cilat janë bërë në Institut, flasin se gati 30%  të personave të testuar janë  pozitiv në korona virus. “Kjo nuk ka qenë situatë e papritur dhe qytetarët e dinë fare mirë se çfarë gjendje ka qenë gjatë 12 ditëve të kaluara, sa janë respektuar rregullat e parapara.  Tani, e gjithë kjo po del në dritë “, ka theksuar Mugosha.

Ai, ka shtuar se shpreson se tashmë, kanë kaluar shkaqet e për tubimet masive të qytetarëve gjatë të cilave nuk janë respektuar si duhet masat e parapara.

 

Në kërkim të zgjidhjeve sa më cilësore

Ministria e arsimit, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, merret me preventiven në mënyrë që më vonë të mos merren me sanimin e pasojave serioze, kanë theksuar nga kjo Ministri, duke shtuar se së bashku me Institutin për shëndetin publikë, kërkojnë zgjidhje me cilësore, edhe kur ato nuk janë të lehta.

Siç theksohet, në shkresat drejtuar institucioneve arsimore, është theksuar qartë se, në pajtim me rekomandimet e Institutit për shëndetin publik, maskat, me të cilat fëmijët vijnë në shkollë mund të jenë nga pëlhura. “Pasi që fëmijët e rritur për shkollë edhe tani në shumicën e rasteve duhet të mbajnë maska, vlerësohet se ky obligim nuk mund të shkaktojë shpenzime dukshëm më të larta”, thuhet në faqen e Facebok-ut,  të Ministrisë së arsimit. Po ashtu, theksohet nga kjo ministri se vendimi për bartjen e maskave  është vendim i sjellur nga profesioni.  “Nëse kuptojmë qëllimin e maskave në situata dhe hapësira të ndryshme, atëherë është e logjikshme që ato të mbahen edhe në shkollë, sepse fjala është për ambiente të mbyllura në të cilat me orë të tëra, qëndrojnë 15 ose më tepër fëmijë “, kanë përkujtuar nga Ministria e arsimit.

 

A.Beçiq; Marrëveshja, garanci për një Qeveri proevropiane

Lideri i koalicionit “Paqja është kombi ynë“, Aleksa Beçiq, ka theksuar se pret përkrahjen e Partisë Socialdemokratike, në tejkalimin e situatës së ushtruesit të detyrës në pjesën më të madhe të gjyqësorit.  Beçiq, duke folur për tejkalimin e kësaj situate, ka deklaruar se tre listat  do të kenë 41 deputet në përbërjen e re të Parlamentit, por pret bashkëpunimin e partive të pakicave. “Mendoj se të gjithë mbajmë përgjegjësi dhe se këtë e pret Bashkësia ndërkombëtare që të bëjnë zhbllokimin e institucioneve të cilat akoma janë në gjendje të ushtruarjes së detyrës tash një kohë të gjatë dhe kjo është edhe në interesin e rrugës evropiane të Malit të Zi”, ka vlerësuar Beçiq, në intervistën për Televizionin e Malit të Zi. Ai, ka shtuar se marrëveshja të cilën e kanë nënshkruar liderët e tri koalicioneve është përgjigja e vërtet ndaj të gjitha përpjekjeve të krijimit artificial të përçarjeve, futjes së trazirave dhe të frikës, kështu që, marrëveshja është garanci dhe udhërrëfyes se pushteti i ri do të jetë proevropianë, properëndimor, promalazez dhe pushtet i vërtet i pajtimit.

Beçiq, ka theksuar se pushteti i ri do ti shërbejë ekskluzivisht Malit të Zi, sepse nuk ka atdhe tjetër dhe as rezervë. Ai, ka shtuar se pushteti i ri dëshiron një vend me shanse të barabarta  në të cilin nuk do të ketë të paprekshëm, transmeton Portali i RTMZ. Sipas fjalëve të Beçiqit, përsëri u është ofruar dora përfaqësuesve të popujve pakicë që të aderojnë në  pushtetin e ri, duke shtuar se nuk do të ketë kurrfarë revanshizmi. Duke  folur për datën e formimit të Qeveris së re, Beçiq ka theksuar se pushteti i ri ka treguar efikasitet dhe pret se kjo do të ndodh shumë shpejt, respektivisht deri në fund të muajit tetor.

 

LPN  e përkrah marrëveshjen e nënshkruar

Lëvizja për ndryshime, LPN, fuqishëm përkrah marrëveshjen e pushtetit të ri, ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Nebojsha Medojeviq.

Ai, ka theksuar se është e vërtetë se bartësi i listës “Për të ardhmen e Malit të Zi“, Zdravko Krivokapiq, nuk e ka konsultuar dhe as informuar, mirëpo kjo, siç ka shtuar ai, sipas të gjitha gjasave mund të jetë si pasojë e asaj se ai si malazezë dhe politikanë me orientim properëndimor dhe proevropianë, e din fare mirë se teksti i nënshkruar është në masën 99%, identik me aktet themeluese të LPN  dhe me programin partiak.  Si partner të ndershëm dhe lujalë,  edhe ne e kemi  respektuar, mbrojtur dhe promovuar programin e FD  dhe këtë do ta bëjmë gjithnjë derisa FD të ekzistojë”, ka theksuar Medojeviq. Ai, ka përsëritur se siç ka deklaruar edhe më parë, qëllimi strategjik i LPN dhe i FD, është realizuar me rënien e regjimit të Gjukanoviqit  dhe se Lëvizja për ndryshime, do të votojë për çdo Qeveri pa pjesëmarrjen e PDS.

 “Andaj i kemi dhënë përkrahje të plotë Zdravko Krivokapiqit, që të zhvillojë bisedime me koalicionet tjera dhe të formojë Qeverinë e re. Nëse kemi theksuar se do të përkrahim çdo Qeveri për të cilën do të merren vesh Krivokapiq, Beçiq dhe Abazoviq, është e qartë se për këtë parti nuk do të ketë bisedime dhe shantazhe të ndryshme, ka theksuar Medojeviq. Sa i përket participimit të Lëvizjes për ndryshime në Qeverinë e re, ai ka theksuar se lidhur me këtë do të bisedojnë me mandatorin e ri.

 

Qeveria, nuk do të jetë qeveri e ekspertëve me kapacitet të plotë

Qeveria e ardhshme, nuk do të jetë qeveri e ekspertëve me kapacitetin e plotë të fjalës, por ajo do të përbëhet nga personalitete të caktuara ideologjike dhe partiake dhe, para  të cilës, do të ketë shumë sfida, ka vlerësuar për gazetën “Pobjeda”,  kryetari i Aleancës qytetare  Boris Raoniq. “ Është e qartë se do të insistohet në konceptin e Qeverisë së ekspertëve  sepse tre liderët janë dakorduar, por kjo nuk do të jetë në kapacitetin e plotë, por Qeveria do të jetë e përbërë nga njerëzit e profilizuar ideologjik dhe partiakë dhe kjo është mas e kompromisit së bashku me pritshmëritë e strukturave partiake“, ka theksuar Raoniq. Ai, konsideron se nuk do të ketë devijim në orientimet e politikës së jashtme.

 “Ajo që në këtë fazë është pozitive, është fakti se të gjithë janë deklaruar se nuk do të ketë revanshizëm dhe rikthim në orientimin e politikës së jashtme dhe këtë e tregojnë kontaktet, tanimë, të vendosura me Bashkësinë Ndërkombëtare”, ka theksuar Raoiniq.

Ai, në pyetjen nëse në Qeverinë e ardhshme do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e partive të pakicave, ka theksuar se do të ishte mirë që një vend të rëndësishëm ta zënë edhe dikush nga partitë nacionale shqiptare. “Kjo,  do të ishte relaksim i qëndrimeve të partive të pakicave por edhe për pozitën e Dritan Abazoviqit, ka theksuar Raoniq,  duke mos precizuar nëse në Qeverinë e re i sheh edhe përfaqësuesit e Partisë boshnjake.

 

Mbrojtja, kërkon përjashtimin e Medenicës

Avokati, Miroje Jovanoviq, mbrojtës i të akuzuarve në rastin e “grushtshtetit”,  ka kërkuar sot në Gjyqin e apelit, përjashtimin e kryetares së Gjyqit Suprem të Malit të Zi, Vesna Medenica, për shkak të, siç ka theksuar ai, njëanshmërisë të cilën e ka paraqitur me përjashtimin  e propozimit të mbrojtjes për shfrytëzimin e kompjuterëve transmetues në procedurën kontrolluese  në aktvendimin e shkallës së parë. Avokati, Jovanoviq, ka kërkuar nga kolegji i Gjyqit të apelit  vendimin  me të cilin, Medenica, ka refuzuar propozimin e mbrojtjes për shfrytëzimin e laptopëve dhe ka kërkuar që në seancën e përgjithshme të debatohet mbi këtë propozim të mbrojtjes.

Ai, ka kërkuar që në seancën e përgjithshme të vendoset për propozimin e tij që, Medenica, të përjashtohet nga vendimmarrja e të gjitha çështjeve lidhur me lëndën për   përpjekje terrorizmi. Ndryshe, në Gjyqin e apelit në Podgoricë, me 7 shtator, ka filluar debati mbi ankesat ndaj aktvendimit gjyqësor të shkallës së parë të dënuar për përpjekje  terrorizmi, me 16 tetor të vitit 2016, në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Në ditën e parë, është dëgjuar komandanti në pension i  zhandarmërisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, i cili është dënuar me 8 vjetë heqje lirie.  Në sqarimin e gjithanshëm të akt vendimit gjyqësor të shkallës së parë, në 678 faqe, është precizuar se kur kanë filluar hapat e parë si dhe  “rekrutimet” e  para të anëtarëve të grupit kriminal.

 

Xxx

Hoti, në Bruksel diskuton liberalizimin e  vizave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ndodhet sot (10 shtator) për të dytën herë gjatë kësaj jave në Bruksel. Ai do të ketë një takim me presidentin e Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli dhe do të marrë pjesë në një debat në Komisionin e Politikës së Jashtme të këtij Parlamenti.

Parlamenti Evropian ka paralajmëruar se do të diskutohet për situatën në Kosovë dhe në rajon, për ecurinë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që po vazhdon me ndërmjetësimin e BE-së dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Parlamenti Evropian ka rikujtuar se në vazhdimësi ka mbështetur procesin e dialogut dhe rrugën e Kosovës në integrimet evropiane.

Procesin e liberalizimit të vizave, Parlamenti Evropian vazhdon ta cilësojë si vonesë të panevojshme dhe të dëmshme.

PE-ja ka mbështetur rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, por ky vendim nuk ka kaluar ende në Këshill ku vendosin shtetet anëtare me shumicë të kualifikuar të votave.

 

Vlerësohet qëndrueshmëria e sistemit bankar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e investimeve për vitin 2020 për Kosovën, ku është dhënë vlerësim i lartë për sistemin financiar të vendit. Raporti thekson faktin se Kosova ka një ekonomi të tregut të hapur dhe tregu përcakton normat e interesit.

Raporti thekson se sistemi rregullator përputhet me direktivat e BE dhe standardet ndërkombëtare, nuk ka kufizime përtej kërkesave normale rregullatore në lidhje me burimin e kapitalit, përshtatshmërinë dhe aftësinë e investitorëve dhe se BQK-ja ka marrë të gjitha masat e kërkuara për të përmirësuar politikat për rrjedhën e lirë të burimeve financiare.

Në raport është theksuar edhe qëndrueshmëria e sektorit bankar, i cili mbetet mirë i kapitalizuar dhe fitimprurës. Kushtet e vështira ekonomike, zbatimi i dobët i kontratës dhe sjellja e paqartë ndaj rreziqeve kanë kufizuar aktivitetet e huazimit të bankave, megjithëse përmirësimi i dukshëm ndodhi në vitet e fundit.

 

Vuçiq, informon palën ruse për bisedimet në Washington

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi në telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe e informoi atë në lidhje me bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të mbajtura më 4 dhe 7 shtator.

Kremlini njoftoi se biseda u zhvillua me iniciativë të palës serbe, duke shtuar se ajo u përqëndrua në çështjen e Kosovës. "Vladimir Putin konfirmoi pozicionin e pandryshuar të Rusisë për një zgjidhje të ekuilibruar dhe kompromisi që është e pranueshme për Beogradin dhe e cila do të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara", thuhet në njoftimin e Kremlinit.

 

Nxitja e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Takimin vjetor të Forumit Ekonomik dhe Mjedisor, që po zhvillohet në Pragë.

Në fokus të këtij takimi ishte rëndësia e përdorimit të teknologjive të reja dhe platformave digjitale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Promovimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik nëpërmjet luftës kundër korrupsionit është një prej prioriteteve themelore të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.”- u shpreh Cakaj në një postim në facebook lidhur me pjesëmarrjen në këtë forum, njofton VizionPlus.

Gjithashtu, kryediplomati Cakaj bëri me dije se mënyrat e ruajtjes së privatësisë dhe sigurisë kibernetike, lufta kundër mashtrimeve në sistemet financiare, shfrytëzimi i teknologjisë në shërbim të llogaridhënies publike e trasparencës institucionale janë prej çështjeve kryesore në shtjellim e sipër prej ekspertëve të fushave dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

“Shqipëria si Kryesi e radhës e OSBE-së ndërkaq është duke kryer detyrën e saj për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në funksion të përdorimit efiçient të teknologjisë kundër korrupsionit.” – përfundoi Cakaj.

 

Numri i viktimave nga COVID-19 në botë ka tejkaluar shifrën 900 mijë.

Numri global i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit arriti në mbi 900,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Sipas të dhënave, janë më shumë se 27.7 milionë raste të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën. Shifrat e reja bëhen të ditura, derisa njëra ndër kompanitë që po zhvillon një vaksinë të ardhshme dha më shumë detaje rreth një vendimi për të pezulluar një studim të fazës së tretë. Kompania farmaceutike "AstraZeneca" kishte ndërprerë vullnetarisht një provë të Fazës 3 për të rishikuar të dhënat e sigurisë së vaksinës së saj eksperimentale, një nga më të përparuarat deri më tani. Pezullimi i provave që përfshinë rreth 30.000 njerëz në të gjithë botën erdhi pasi një grua në Britani, që mori vaksinën, u sëmur me simptoma neurologjike të shoqëruara me një çrregullim të rrallë inflamator të shtyllës kurrizore, duke hedhur dyshime mbi perspektivat për një shpërndarje të hershme të vaksinës së mundshme. AstraZeneca, e cila po zhvillon vaksinën me Universitetin e Oksfordit në Britani, tha se një komitet i pavarur do të rishikojë të dhënat.

 

Tramp dhe Biden, politika të kundërta ndaj Iranit 

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe sfiduesi i tij kryesor, Joe Biden, kanë mendime të ndryshme për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe për aspektet e tjera të politikës ndaj Republikës Islamike, andaj rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA mund të luajë rol të fuqishëm në Iran, në vitet që do të vijnë.

Trump, i cili kërkon rizgjedhje dhe vjen nga Partia Republikane, dëshiron të mbajë sanksione të fuqishme ekonomike kundër Iranit, në përpjekje për ta bindur atë që të ringeociojë marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare, e cila, sipas tij, ka të meta dhe kërcënon sigurinë e SHBA-së.

Kandidati i Partisë Demokratike për president të SHBA-së, Joe Biden, i cili ka punuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 derisa ka qenë nënpresident në administratën e Barack Obamës, thotë se politika e Trumpit për “presion maksimal” ndaj Iranit “ka dështuar keq”, duke e provokuar udhëheqjen e Teheranit dhe duke e minuar stabilitetin.

 

Përmirësohet gjendja shëndetësore e A. Navalnyt

Gjendja shëndetësore e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, është përmirësuar dhe ai tani është në gjendje të flasë, raportojnë Der Spiegel dhe mediat tjera.

Lideri opozitar, 44-vjeçar, është duke u trajtuar në një spital në Berlin, pasi i është përkeqësuar gjendja në Siberi muajin e kaluar, transmeton REL.

Mjekët gjermanë kanë thënë se ai i është ekspozuar agjentit nervor të kategorisë ushtarake, Noviçok.

Më herët sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se ka shumë mundësi që helmimi i udhëheqësit rus të opozitës, Aleksei Navalny, të jetë urdhëruar nga zyrtarë të lartë në Moskë.

Ekipi i Navalnyt, të afërmit e tij dhe të tjerët besojnë se autoritetet ruse janë prapa helmimit. Kremlini i ka mohuar akuzat.

Navalny papritmas u sëmurgjatë një fluturimi më 20 gusht dhe u evakuua në Gjermani me kërkesë të gruas së tij, disa ditë më vonë.

 

Nesër, mot i ngjashëm

Sot, në Mal të Zi, ka mbajtur mot kryesisht me diell. Frynë erë e lehtë deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 14;

Podgoricë 34 gradë, Nikshiq e Cetinë 31, Budvë e Shavnik 30, Rozhajë 29,

Tivar, Herceg Novi, Ulqin, Bjello Pole, Beranë, Andrijevicë e Guci 28, Plavë 27, Kollashin e Plluzhinë 26, Plevlë 25 dhe në Zhablak 22 gradë.

Për nesër, parashihet të mbaj mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme nga drejtimet e ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 8 deri 22, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 35 gradë celsius.

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се