Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 10. 2013. 17:29   >>  17:38

LAJMET 23.10.2013

23.10.2013

Janë bërë hapa përpara në mbrojtjen e pakicave

Mali i Zi ka bërë hapa të mëdhenj përpara në mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë , mirëpo situata në këtë sferë akoma mund të avancohet , ka deklaruar ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave ,Suad Numanoviq. Parlamenti i Malit të Zi ka shqyrtuar sot raportin për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe të Bashkësive tjera nacionale gjatë vitit të kaluar për të cilin Parlamenti do të deklarohet më vonë.

Numanoviq ka theksuar se qëllimi i Raportit është që të ofrojë rastin për mbrojtjen e pakicave. Numanoviq ka theksuar se gjatë disa vjetëve të kaluara është themeluar  Fondi për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe Këshillat nacional, duke vlerësuar se ky është kualitet i ri i mbrojtjes institucionale të drejtave të pakicave. Deputeti i PDS Halil Dukoviq ka theksuar se Mali i Zi gjithnjë përparon në mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Ai ka shtuar se Ministria për kulturë ka mbështet numër të madh të projekteve në veri të vendit ku kryesisht jetojnë pjesëtar të popujve pakicë. Vaslijije Llallosheviq nga PSP konsideron se  se Qeveria nuk ka favorizuar sa duhet Qendrën për zhvillimin dhe ruajtjen e kulturës së pakicave. Deputeti i Malit të Zi pozitiv Dritan Abazoviq ka theksuar se është mirë që Mali i Zi e ka Ministrinë për të drejtat e pakicave ,duke vlerësuar se Qeveria mund të lavdërohet vetëm me suazat normative, mirëpo ,siç ka theksuar, realizimi i dispozitave është jokualitiative.

 

Përkrahen ndryshimet e Ligjit  për gjyqin kushtetues dhe për kolegjin gjyqësor

Këshilli Parlamentar për sistemin politik , legjislaturë dhe administratë ka përkrah sot ndryshimet e ligjit për gjyqin Kushtetues dhe Kolegjin gjyqësor , të cilat , sipas fjalëve të propozuesit , do ta përmirësojë transparencën e zgjedhjes së kandidatëve në këto institucione. Ndryshimet e ligjit ,të cilat i kanë propozuar deputetët Borisllav Banoviq, Srgjan Miliq, Lerka Dragiqeviq dhe Mlladen Bojaniq, i kanë përkrah përfaqësuesit e PDS , Partisë socialdemokratike dhe të Malit të Zi pozitiv, kurse të përmbajtur ishin deputetet e Fronit Demokratikë. Deputeti Banoviq ka theksuar se shërbimet parlamentare , pasi që Parlamenti i kishte miratuar ligjet në fjalë në  muajin shtator, ka vërejt disa mangësi në dispozita dhe se për këtë arsye janë propozuar edhe disa ndryshime. Ngjashëm ka deklaruar edhe deputeti i Frontit Demokratik  Vlladisllav Bojoviq . Miodrag Vuletiq nga PDS ka theksuar se zgjidhet e propozuara do ta përparojnë ligjin në fjalë.

 

Vujanoviq nuk e ka shkel kushtetutën

Funksionari i PSP e anëtar i Këshillit kushtetues Velizar Kallugjerioviq, ka theksuar se presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq nuk e ka shkel Kushtetutën duke shpallur dje konkursin për dy gjykatës të gjyqit Kushtetues. Gjykatësi i gjyqit Kushtetues ,Miodrag Llatkoviq ka vlerësuar më parë se Vujanoviq e ka shkelur Kushtetutën . Me këtë vërtetim nuk pajtohet anëtari i Këshillit kushtetues ,Kallugjeroviq. Ai ka theksuar se Këshilli  kushtetues brenda disa ditëve do te mbaj mbledhjen ne te cilen do te vendose   të shpall ftesën publike dhe do ti propozojë Kuvendit që të zgjedh  5 gjykatës të Gjyqit kushtetues. Kallugjeroviq ka sqaruar se Këshilli Kushtetues me siguri pret që një pjesë të procedurës së vetë ta realizojë në pajtim me kompetencat e Kuvendit , por siç tha edhe presidenti Vujanoviq i ka kompetencat e veta.

 

Tatimi  progresiv  do të kishte efekte të kufizuara fiskale

Futja e tatimit progresiv në sistemin tatimor të Malit të Zi do të kishte efekte të kufizuara fiskale, kurse efektet afatgjate dhe indirekte do të ishin negative për individët , për afarizmin e kompanive dhe për ekonominë në tërësi , është vlerësuar në Oden ekonomike të Malit të Zi. Nga Oda ekonomike është kumtuar se efektet e futjes së tatimit progresiv do të ishin të kufizuara në veçanti kur kemi para sysh numrin e vogël të tatim paguesve në Mal të Zi . Me tatimin progresiv , siç vërtetohet do të arrihej e kundërta e orientimeve prioritare të Qeverisë , respektivisht do t rritej numri i të pa punëve dhe do të krijohej ambient  i pa qartë afaristë. Nga Oda ekonomike kanë propozuar që ndërmarrjet të cilat tregojnë fitim më të madh se 100 mijë euro të ngarkohen me shkallë më të ulët tatimi.

 

Nga eksplodimi në Nikshiq lëndohen 11 individ

Një person i pa njohur ka hedhur mbrëmë një shok bombë në kafiterin  “Xhez” në Nikshiq me ç rast janë lënduar 11 njerëz. Disa nga të lënduarit menjëherë pas dhënies së ndihmës së parë në Qendrën Klinike të Nikshiqit janë liruar për në shtëpitë e tyre, i ka deklaruar Radios së Malit të Zi drejtori i spitalit të Nikshiqit dr. Ilija Ashanin.  Nga detonimi është dëmtuar dera hyrëse dhe një pjesë e enterierit të lokalit.

 

Ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq do të qëndrojë nesër në Beograd

Ministri i ekonomisë së Malit të Zi Vlladimir Kavariq do ta udhëheq delegacionin e Malit të Zi në takimin e Këshillit të ministrave të Bashkësisë energjetike e cila do të mbahet nesër në Beograd. Kavariq , siç është kumtuar , në takimin e nesërm do të flas në temën mbi Implementimi i marrëveshjes. Nga kjo ministri theksohet se Kuvendi i Malit të Zi me 26. tetor të vitit 2006ka ratifikuar Marrëveshjen për formimin e Bashkësisë energjetike të Evropës Jug-lindore dhe kështu bëhet anëtar fuqiplotë i Bashkësisë energjetike. Përveç Malit të Zi , këtë  marrëveshje e kanë ratifikuar edhe Kroacia, Serbia, Bosnjhercegovina, Maqedonia, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina si dhe misioni i administratës të OKB në Kosovë.

 

Dialogu sërish në krizë

Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë sërish në krizë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Shkak edhe këtë herë janë kërkesat serbe dhe refuzimi i palës kosovare. Beogradi po kërkon që Prishtina të jetë dorëlirë në vendimet që t`u jepet e drejta për votë në Kosovë sa më shumë serbëve që jetojnë në Serbi, derisa kërkon me ngulm edhe që përfaqësuesi i listës serbe në KQZ të jetë zëvendës i kryetares Valdete Daka, duke krijuar kështu përfaqësim më të fuqishëm të komunitetit serb në institucionin e zgjedhjeve.

Kërkesat, pala serbe i ka bërë në takimin e të premtes në nivel teknik. Pala kosovare, sipas Tribunës, pos që ka refuzuar kërkesat, ka anashkaluar takimin duke dërguar atje vetëm ekspertë. Pjesë e delegacionit nuk ka qenë udhëheqësja e palës kosovare në nivel teknik të dialogut, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

 

Jahjaga fillon vizitën në Gjermani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka arritur në Berlin të Republikës së Gjermanisë në vizitë zyrtare, me ftesë të Presidentit të Gjermanisë, zotëri Joachim Gauck. Presidentja Jahjaga do të takohet me presidentin Gauck, të enjten, për të biseduar për agjendën evropiane të Kosovës, zhvillimet aktuale në vend dhe për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Presidentja Jahjaga do të takojë edhe kryebashkiakun e Berlinit, zotëri Frank Hankel, si dhe një grup të përfaqësuesve diplomatik137 në Berlin. Ajo do të mbajë edhe një ligjëratë në Institutin gjerman për studime të jashtme DGAP, përpara një audience të diplomatëve dhe njohësve të rrethanave në Evropën Juglindore. Presidentja Jahjaga do të flasë edhe për përpjekjet institucionale dhe mekanizmat e krijuar në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përpara përfaqësuesve të organizatave humanitare në selinë e Human Rights Watch (HRW) në Berlin.

 

Thaçi: Kosova lidere e aviacionit në rajon

Kosova po bëhet një qendër dhe lidere e rajonit për aviacionin civil ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.Këto komente, ai i ka bërë në ceremoninë e përurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku kanë marrë pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Turqisë, Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan. Të tre kryeministrat e janë angazhuar për thellimin e bashkëpunimit ndër shtetëror, si vende fqinjë dhe mike. Kryeministri turk, Recep Erdogan tha se Kosova po bëhet me aeroportin më modern në rajon, përmes së cilit do të rritet interesimi për transportin ajror.  Popullin e Kosovës, ai e ka cilësuar si popull vëlla. Ai ka premtuar ndihmën e vendit të tij për anëtarësimin e Kosovës në mekanizma dhe organizata ndërkombëtare. Ai ka shprehur bindjen e tij se Kosova, e cila tashmë është njohur nga mbi 100 shtete, do të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s. Kurse dialogun që po zhvillojnë Kosova dhe Serbia, ai e ka parë në funksion të thellimit të paqes e stabilitetit në rajon. Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Kosova me zhvillimin e saj po bëhet një shembull admirues për gjithë rajonin.

 

Policia ndalon protestën e gazetarëve në Shkup

Gazetarët në Maqedoni, që kanë planifikuar të protestojnë kundër burgosjes së kolegut të tyre, Tomisllav Kezharovski, janë penguar të mblidhen para Muzeut në Shkup.Kordoni i policisë ka penguar protestën e gazetarëve dhe kur këta të fundit kanë bërë përpjekje të çajnë kordonin, janë thirrur forcat speciale. Këshilli për lirimin e gazetarit Tomisllav Kezharovski ka thirrur protesta paqësore, pesë minuta pas orës 12.Të hënën, Gjykata Themelore në Shkup ka dënuar Kezharovskin, gazetar i së përditshmes “Nova Makedonija”, me katër vjet e gjysmë burg, për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të fshehur në një rast të vrasjes. Kezharovski është arrestuar në muajin maj për artikullin që ka shkruar në vitin 2008.

 

Barroso: I gjithë Ballkani në BE

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se të gjitha vendet e Ballkanit duhet të jenë anëtare të Bashkimit Evropian. Në një intervistë për gazetën gjermane "Bild", Barroso ka kujtuar se shumë nga këto vende, vetëm para pak vitesh, kanë zhvilluar luftë me njëri-tjetrin. "Anëtarësimi në BE u ofron atyre më shumë perspektivë. Ai është një instrument i rëndësishëm për paqen në rajon.

Sigurisht se është më mirë t’i anëtarësojmë ato në BE, sesa t'i lejojmë të bien në humnerën e errët të destabilizimit”, ka thënë Barroso, duke theksuar se të gjitha këto shtete duhet të plotësojnë edhe kushtet e kërkuara për anëtarësim. Barroso po ashtu ka thënë se dyert e BE-së nuk janë të mbyllura as për Turqinë.

 

Rasmusen: Ende mosmarrëveshje me Rusinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka folur për suksese në marrëdhëniet e Aleancës me Rusinë, por ka theksuar se dy palët nuk kanë gjetur ende gjuhë të përbashkët mbi një numër çështjesh.Në hapje të takimit të Këshillit NATO-Rusi në Bruksel, Rasmusen ka thënë se “nuk është sekret që nuk ka ende marrëveshje për mbrojtjen raketore”, edhe pse NATO siguron se ajo ka për qëllim mbrojtjen e Evropës nga sulmet e vendeve të papërgjegjshme. Rasmusen ka shprehur po ashtu mbështetjen e NATO-s për aspiratat e Gjeorgjisë dhe të Ukrainës për t’iu bashkuar Aleancës.

 

Së paku 19 të vrarë në Irak

Së paku 19 persona kanë humbur jetën nga një seri e sulmeve që kanë goditur provincën Anbar të Irakut.  Sulmet kanë pasur në shënjestër policët dhe kanë ndodhur në lokacione të ndryshme të provincës. Agjencia e lajmeve AFP raporton për mbi 520 njerëz të vrarë vetëm këtë muaj në Irak.

 

NATO diskuton për sigurinë në Afganistan

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutojnë sot fazën përfundimtare të tranzicionit të sigurisë në Afganistan me ministrin e Mbrojtjes së këtij vendi, Bismillah Mohamedi. Në takimin në Bruksel pritet të rishikohet misioni i NATO-s për të trajnuar dhe mbështetur forcat afgane, pasi operacionet luftarake të Aleancës të marrin fund në Afganistan, vitin e ardhshëm. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Ander Fogh Rasmussen, ka shfaqur shpresën se Aleanca dhe Uashingtoni mund të arrijnë marrëveshje me Kabulin, për të mundësuar pozicionimin e trupave edhe pas vitit 2014.

 

Australia vazhdon luftën me zjarret

Mbi 3,000 zjarrfikës në Australi janë duke luftuar me zjarret shkatërruese, që kanë përfshirë shtetin New South Wales. Gjendjen pritet ta përkeqësojnë më shumë temperaturat e larta dhe erërat e forta, deri në 100 kilometra në orë, që janë paraparë për sot. Nga 59 zjarret, që kanë përfshirë shtetin, 19 janë të pafrenueshme. Banorët janë evakuuar nga zonat e prekura, ndërsa të gjitha shkollat janë mbyllur. Zjarret në Australi, që janë të zakonshme në periudhën e verës atje, kanë nisur javën e kaluar.

 

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët nga drejtimi i jugut

Temperaturat. Podgoricë  e Kollashin 26  g, Budvë  e Cetinë 25, Nikshiq, Plevle e Rozhaj 24, Tivar, Ulqin, Petrovac , Shavnik, Mojkovac, B. Pole  e Beranë 23, H.Novi, Andrievicë  e Plavë 22, dhe në Zhablak 21 g. Edhe për nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë  erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i Jugut. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 4 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 26 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се