Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 09. 2020. 00:00 >> 16:48

Ditari 15.09.2020

15.09.2020

Mbledhja konsultative do të mbahet nesër në parlament

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi , Ivan Brajoviq i ka ftuar bartësit e listave zgjedhore të cilat e kanë siguruar statusin parlamentar në mbledhjen konsultative e cila do të mbahet nesër , me rastin e konvokimit të seancës së parë të përbërjes së re të Parlamentit. Të theksojmë se Komisioni Zgjedhor i Shtetit i ka publikuar dje rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, të cilat janë mbajtur me 30 gusht. Koalicioni “Të vendosur DPS – Millo Gjukanoviq” ka fituar 30 mandate, “Koalicioni për të ardhmen e Malit të Zi” 27, Koalicioni “Paqja është kombi ynë” 10 , kurse platforma “E zeza mbi të bardhën” ,4 mandate. Partia Boshnjake dhe Socialdemokratët do të jenë të përfaqësuar me nga tre deputetë, Partia Socialdemokratike 2, kurse nga një përfaqësues në Parlament do ta kenë Lista shqiptare, “Nikë Gjeloshaj – Genc Nimanbegu” dhe koalicioni, “Bashkë nji za”. Seancën e parë të përbërjes së re të Parlamentit e konvokon kryetari i përbërjes së mëparshme parlamentare brenda afatit 15 ditorë ,duke filluar prej shpalljes të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Presidenti i Malit të Zi mandatorin e propozon brenda 30 ditësh , duke filluar nga dita e konstituimit të Kuvendit të Malit të Zi. Mandatori për përbërjen e Qeverisë prezanton në parlament programin e vetë dhe propozon përbërjen e Qeverisë. Për programin e mandatorit dhe për propozimin për përbërjen e Qeverisë, parlamenti vendos njëkohësisht.

 

Zgjedhjet e kaluara kanë vërtetuar progresin e Malit të Zi në zhdrivillim e demokracisë

Zgjedhjet e paradokohshme parlamentare dhe lokale në disa komuna , kanë vërtetuar progres në zhvillimin demokratik të shoqërisë malazeze dhe kanë treguar se Mali i Zi e kupton procesin demokratik , ka vlerësuar presidenti i shtetit ,Millo Gjukanoviq. Ai me rastin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë, ka vlerësuar se është obligim i yni që të vazhdojmë avancimin e demokracisë, lirisë , barazisë , të drejtat njerëzore dhe sundimin e ligjit. “Duhet të inkurajojmë participimin demokratik , të jemi transparent dhe të përgjegjshëm. Zgjedhjet e paradokohshme kanë vërtetuar progresin e zhvillimit demokratik të shoqërisë malazeze. Ato kanë treguar se Mali i Zi e kupton procesin e demokracisë dhe kanë vërtetuar rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike ,përfshirë këtu edhe kapacitetet të cilat do të forcojnë rezistencën në raport me format gjithnjë e më të shumta të manipulimeve dhe dezinformimeve “, ka kumtuar presidenti Gjukanoviq. Vetëm përmes pjesëmarrjes së plotë , përgjegjësisë dhe bashkëpunimit, siç ka theksuar ai , mund të forcohet besimi dhe mund të përparohet drejtë qëllimit që vlerat më të larta të demokracisë të jenë realitet i çdo individi , ka theksuar presidenti Gjukanoviq.

Qytetarët kanë treguar se duanë ndryshime

Qytetarët e Malit të Zi në zgjedhjet e paradokohshme kanë treguar qartë se nuk u duhen zëvendësime , por ndryshime , kanë kumtuar nga Aleanca qytetare , duke shtuar se energjia e krijuar për ndryshime duhet të shfrytëzohet me qëllim të forcimit të përkrahjes publike dhe të besimit në institucionet shtetërore. Nga kjo aleancë, me rastin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë kanë theksuar se bazë e demokracisë është procesi zgjedhor , gjatë të cilit qytetarët në intervalet e rregullta kohore vendosin se kujt do të ja besojnë udhëheqjen shtetërore. Nga aleanca qytetare kanë theksuar se ky është edhe rekomandimi kryesor i cili del nga zgjedhjet e paradokohshme parlamentare në Mal të Zi.

Gegaj: Mandiq i ka thyer të gjitha pakicat

Lideri i Demokracisë së re serbe ,Andrija Mandiq , me qëndrimin se PDS i ka detyruar përfaqësuesit e partive të pakicave që ta mbrojnë atë , është fyes për të gjitha pakicat në Mal të Zi, ka vlerësuar kandidati për deputet i koalicionit “Të vendosur për Malin e ZI”, Nikolla Gegaj. Ai për gazetën “Pobjeda” , ka theksuar se deklaratat e tilla të Mandiqit nuk janë befasi dhe se ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. “Autorët e deklaratave të tilla, para së gjithash i fyejnë pakicat dhe përfaqësuesit e tyre , duke u sjell dëme liderëve partiak të cilët duhet ti prezantojnë interesat e votuesve të vetë në Parlamentin e Malit të Zi”, ka theksuar Gegaj. Ai kashtuar se pakicat kanë ditur të pozicionohen në anën e drejtë , respektivisht në opsionin i cili i mbron ato nga liderët e tillë të cilët nuk pushojnë të tregojnë qëndrime të ngjashme ndaj bashkësive nacionale të pakicave. Sipas fjalëve të tij , të njëjtit këta lider , janë të vetëdijshëm se PDS ka poseduar kapacitete të mjaftueshme demokratike në ruajtjen e harmonisë shumë etnike dhe shumë fetare në Mal të Zi dhe se kjo është vlerësuar lartë nga të gjitha vendet e rajonit.

 

Është detyrim të ruhet kursi evropianë i Malit të Zi

Mali i Zi ka shënuar rezultate të rëndësishme në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtare, andaj është i pozicionuar si lider i procesit evropian në rajon. Andaj është edhe detyrim më i madh që të ruhet kursi evropianë dhe të vazhdohen reformat e filluara dhe dallimet politike të manifestohen përmes dialogut në parlament, ka theksuar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq ,gjatë takimit me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Mal të Zi , Karell Urban. Gjatë takimit , siç është kumtuar nga

kabineti i kryetarit Brajoviq, dy anshëm është konstatuar se zgjedhjet e kaluara kanë qenë të ndershme dhe transparente, në pajtim me parimet dhe normat ligjore dhe demokratike , përmes një legjislacionit të avancuar zgjedhor , kurse pjesëmarrja e madhe e qytetarëve është tregues i përgjegjësisë së qytetarëve ndaj shtetit. Ambasadori Urgan ka theksuar se Republika e Çekisë gjithmonë do të jetë për Malin e Zi të pavarur, qytetarë dhe multietnik dhe i cili do të vazhdojë rrugën e vetë evropiane si anëtarë i NATO-s , duke shtuar se Mali i Zi në zgjedhjet e kaluara ka treguar forcë institucionale , por edhe demokraci.

 

Sot kemi një ushtri ndryshe krahasuar me atë para 4 vitesh

Ushtria e Malit të Zi sot si nga forma organizative dhe materiale është dukshëm ndryshe nga ajo e para 4 viteve , ka theksuar ministri i mbrojtjes ,Predrag Boshkoviq, duke theksuar se shpreson se kjo ministri dhe ushtria e Malit të Zi do tu mbeten besnike principeve evropiane dhe euroatlantike. Përndryshe , sot në aeroportin ushtarak “Knjaz Danillo” në Podgoricë ka aterruar helikopteri i ri i aviacionit të ushtrisë malazeze “Bell 505 Jet ranger X” i pajisur me teknologjinë më të re. Boshkoviq në ceremoninë solemne i ka falënderuar partnerët të cilët kanë kontribuar dukshëm që ushtria e Malit të Zi që sot të duket shumë ndryshe si nga mënyra organizative ashtu edhe materiale nga ajo e para 4 viteve. Boshkoviq ka theksuar se shpreson që Ministria e mbrojtjes dhe ushtria e Malit të Zi do tu mbeten besnike principeve evropiane dhe euroatlantike dhe se si edhe deri tani do të marrin pjesë në misionet dhe operacionet ndërkombëtare , duke i kontribuar në këtë mënyrë paqes dhe sigurisë në botë. Ai me këtë rast ka shtuar se vetëm gjatë tri vitëve të kaluara Qeveria e Malit të Zi në modernizimin e ushtrisë së vetë ka investuar mbi 120 milion euro.

Edhe 188 të infektuar. Vdesin dy pacientë në Beranë

Laboratorët e Institutit për shëndetin publik deri dje në ora 17 kanë përfunduar analizën PCR të 618 mostrave në koronavirusin e ri , në mesin e të cilave janë regjistruar 188 raste të reja të prekura me Covid-19.Në të njëjtën kohë është paraqitur edhe vdekja e një pacienti 70 vjeçar nga Podgorica , i cili trajtohej në Qendrën klinike të Malit të Zi.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 në Mal të Zi aktualisht është 2.190 persona, kurse nga fillimi i vitit 6.900 individë. Përndryshe , sot paradite është konfirmuar edhe vdekja e dy pacientëve pozitiv me korona virus në spitalin e përgjithshëm në Beranë. Siç është kumtuar nga ky institucion shëndetësor, një pacient ishte nga Bjello Pola, kurse tjetri nga Plava. Në këtë spital aktualisht janë të shtruar 40 pacientë kovid pozitiv, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë klinike ,kurse 5 janë të kyçur në ventilimin joinvaziv. Siç kumtohet rritet edhe numri i të prekurve me virus në komunat Andrijevicë dhe Plavë. Nga shtëpia e shëndetit të këtyre dy komunave u bëjnë apel qytetarëve që tu përmbahen masave të Trupit koordinues nacional me qëllim që situata epidemiologjike të mos dal nga kontrolli. Situatë mjaft e rëndë është edhe në komunën e Nikshiqit.

Berana dhe Nikshiqi komunat më të rrezikuara , sistemi efikas

Nuk mund të ketë frikë për efikasitetin e sistemit shëndetësor dhe kjo është treguar nga dita në ditë, ka theksuar drejtori i Qendrës klinike të Malit të Zi ,Jevto Erakoviq.

Ai në konferencën e mbrëmshme për mediat ka kumtuar se në Beranë dhe në Nikshiq aktualisht dy persona janë të rrezikuar dhe se sistemi do të organizohet në mënyrë që spitalet në këto dy qytete të shkarkohen maksimalisht. Kapacitetet e spitaleve në Mal të Zi aktualisht janë 540 shtretër kovid , dhe ky numër, siç ka theksuar ai mund të dyfishohet ose të trefishohet.. Për ndryshe, në Mal të Zi janë të hospitalizuar 171 pacientë pozitiv në korona virus , prej të cilëve 32 në Qendrën klinike të Malit të Zi . Ndihmës drejtori i Institutit për shëndetin publikë ,Senad Begiq ka theksuar se rreth 1 mijë e 300 mostra janë duke pritur analizën PCR . Të gjithë personat të cilët i presin rezultatet e testimit duhet të qëndrojnë në shtëpitë e veta deri sa të mos e marrin rezultatin, ka theksuar Begiq. Ai po ashtu ka shtuar se aktualisht rezultatet e testimeve priten rreth 3 ditësh.

Të ndalohen tubimet masive, pa marrë parasysh prefiksin

Zhvillimi i mëtejmë i situatës epidemiologjike në Mal të Zi do të varet ekskluzivisht nga sjellja e qytetarëve, kështu që Mali i Zi duhet ti ndalojë të gjitha tubimet masive, pa marrë parasysh prefiksin e ngjarjes , ka deklaruar shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi , Mina Brajoviq.

Ajo për programin e mëngjesit të TVMZ ka kumtuar se beson në masat të cilat i rekomandojnë organet nacionale dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e masave me qellim të kontrollimit të transmisionit të sëmundjes. Ajo ka shtuar se është me rëndësi sjellja e qytetarëve me qellim që epidemia përsëri të vendoset nën kontroll dhe të mbrohen kategoritë më të rrezikuara të popullatës. Është me rëndësi të madhe, ka shtuar ajo, që Mali i Zi të pengojë të gjitha tubimet masive , potenciale për përhapjen e virusit, siç janë dasmat, koncertet, ndeshjet sportive e të ngjashme. “ Nuk ka rëndësi prefiksi i ngjarjes , sepse çdo tubim masiv paraqet një rrezik potencial”, ka theksuar Brajoviq. Duke komentuar mundësinë e rimbylljes, gjë që e ka paralajmëruar edhe drejtori i Institutit për shëndetin publik Boban Mugosha, ajo ka shtuar se një gjë e tillë trajtohet si linja e fundit e mbrojtjes. Kur është fjala për kthimin e nxënësve në shkollë, ajo ka theksuar se një gjë e tillë duhet të jetë prioritet strategjik.

 

Trump: Hoti dhe Vuçiqi e kanë bërë botën më të sigurt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë do t’i bëjë këto dy vende, ashtu si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.

Një hap i tillë ka kërkuar guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve, tha Trump, transmeton Departamenti amerikan i Shtetit në llogarinë e tij në Instagram.

Trump citohet të ketë thënë se “guximi i jashtëzakonshëm” i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe “për të ardhur në Uashington, për t’i finalizuar detyrimet”, transmeton REL.

"Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt", tha Trump.

Hoti dhe Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj.

Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Pakti detar, mediat greke: Rama e Mitsotakis mund të arrijnë marrëveshje

Sot dhe nesër kryeministri Rama do të takohet me homologun grek Mitsotakis, ku në fokus të diskutimeve pritet të jetë nisja e një dialogu të ri për arritjen e një marrëveshje për detin.

Media greke i ka kushtuar artikuj takimit dhe sipas tyre pritet që marrëveshja për detin mes dy vendeve të jetë e ngjashme me atë që Greqia ka arritur me Egjiptin.

Kryeministri grek pritet të ketë një takim me Ministrin e Jashtëm Egjiptian, e katërta vetëm disa ditë pas marrëveshjes së të dy vendeve për caktimin e kufijve, ndërsa një marrëveshje e ngjashme, padyshim me kushte të tjera, pret të ketë sukses me z. Rama”,shkruajnë mediat greke.

Media, teksa citon kryeministrin shqiptar, shkruan se sipas Ramës marrëveshja me Greqinë për detin nuk u arrit për shkak të ‘problemeve’ në Shqipëri, si ajo e nevojës për rindërtimin pas tërmetit. Më tutje media greke shkruan se Rama ka shprehur optimizëm për arritjen e një pakti ndryshe nga ai i vitit 2009.

 

​Senatorët amerikanë paraqesin rezolutë për sanksionimin e zyrtarëve bjellorusë

Një grup prej 13 senatorësh amerikanë - republikanë dhe demokratë - paraqiti një rezolutë që bën thirrje për sanksione kundër zyrtarëve të Bjellorusisë, të cilët janë përgjegjës për shtypjen brutale të protestave paqësore në këtë vend.

Senatori republikan, Jim Risch, kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, tha se dhuna dhe shtypja e vazhdueshme e opozitës në Bjellorusi “janë të papranueshme”.

Rezoluta thotë se zgjedhjet e 9 gushtit, të cilat i kanë dhënë presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, edhe një mandat 6-vjeçar, “nuk kanë qenë as të lira, as të drejta”, dhe rezultatet e shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i konsideron të pavlefshme.

Rezoluta gjithashtu kërkon lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe të atyre që janë ndaluar në protestat paqësore, përfshirë edhe ata që janë arrestuar përpara zgjedhjeve.

Sipas rezolutës, sanksionet do të vendoseshin në koordinim me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Risch e përshkroi dokumentin si simbol të fuqishëm të mbështetjes së SHBA-së për qytetarët e Bjellorusisë dhe për të drejtën e tyre për t’u tubuar, për liri të shprehjes, për zgjedhje të lira dhe për sundim të ligjit.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat qysh pas zgjedhjeve të 9 gushtit.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Lukashenkës, i cili është në pushtet qysh në vitin 1994.

Sipas tyre, zgjedhjet janë manipuluar dhe vendi ka nevojë për një proces të ri zgjedhor, të lirë dhe të drejtë.

Lukashenko i ka mohuar të gjitha akuzat për manipulim të votave dhe i ka fajësuar disa vende të Bashkimit Evropian për përpjekje për të detyruar ndryshimin e regjimit.

 

​Rusi, afro 1 milion e 74 mijë të prekur nga COVID-19

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.529 raste të reja me virusin dhe 150 të vdekur.

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.073.849, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 18.785, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

​Covid-19 në botë, 29.2 milionë të infektuar

SHBA, India dhe Brazili janë tre vendet me numrin më të lartë të infektuarve nga koroanvirusi. Ndërsa në gjithë botën ka shkuar në 29,201,209 numi I personave të infektuar. Nga fillimi i pa ndemisë kanë humbur jetën nga virusi 928,676 persona. Por kanë arritur në të shëron nga virusi 21,035,654. Shteti me më shumë të infektuar nga Covid-19 është SHBA me 6,708,458 të infektuar në total dhe 198,520 të vdekur. India në vend të dytë me 4,846,427 të infektuar dhe 79,754 të vdekur. Brazilin ë vendin e tretë me 4,330,455 të infektuar dhe 131,663 të vdekur. Më pas, shtetet me më shumë të infektuar janë Rusia, Peruja, Kolumbia, Meksika, Afrika e Jugut. Në Eurpë shumë vende janë në gatishmëri të një vale të dytë të Covid-19 dhe kanë rritur masat. Franca kaloi pragun e 10 000 rasteve të reja me COVID-19 gjatë fundjavëst, një rekord që prej fillimit të testimeve në shkallë të gjerë në vend, sipas të dhënave të publikuara sot nga Shëndeti publik i Francës. Në total, 30 910 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 që prej fillimit të epidemisë në Francë dhe prej gjashtë muajsh janë kryer 10 milionë testime.

 

Guci: Partitë Shqiptare fitojnë Kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarin e komunës

Në komunën e Gucisë është formua qeverisja e re lokale mes PDS- Koalicionit Shqiptarë dhe Partisë Boshnjake. Nënkryetari i komunës, Kryetari i Kuvendit dhe sekretari i Kuvendit do të jenë nga radhët e partive shqiptare, njoftojnë agjencitë. Sipas marrëveshjes partive shqiptare do tu takojnë edhe disa sekretariate, drejtorë dhe ndihmës drejtorë. Ndërsa Kryetare e Komunës do të jetë përsëri Anella Çekiq, nga PDS, shkruan malesia.me.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi po mban mot me vranësira të pakta deri mesatare. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 14 ishin: në Ulqin 35 gradë, Podgoricë, Hreceg Novi e Budvë 33, Petrovac 32, Tivar 31, Nikshiq 30, Cetinë 29, Shavnik 27, Bijello Pole, Andrijevicë e Rozhajë 26, Plevle, Beranë e Plluzhinë 25, Plavl 24, Kollashin 23 dhe në Zhablak 20 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale me diell dhe të nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 34 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се