Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 09. 2020. 00:00 >> 16:58

Ditari 16.09.2020

16.09.2020

Mbledhja konstituive e parlamentit do të mbahet me 23 shtator

Mbledhja konstituive e përbërjes së re të Parlamentit të Malit të Zi do të mbahet me 23 shtator, ka kumtuar kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq. Takimi në kabinetin e kryetarit të Kuvendit me rastin e caktimit të seancës së parë të Parlamentit ka filluar sot në mesditë.Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e listave zgjedhore. Në takim ishin prezent Millutin Gjukanoviq nga koalilcioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Dritan Abazoviq dhe Mileta Radovaniq nga URA, Momo Koprivica nga Demokratët, kryetarja e PSD, Draginja Vuksanoviq –Stankoviq. 

Në emër të PDS në takim ka marrë pjesë Branimir Gvozdenoviq, nga Partia Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq, kurse nga dy listat shqiptare, Fatmir Gjeka dhe Nikë Gjeloshaj. Mbledhjen konstituive e konvokon kryetari i përbërjes paraprake të parlamentit brenda afatit 15 ditor duke filluar nga dita e shpalljes së rezultateve  përfundimtare të zgjedhjeve. Të theksojmë se komisioni shtetëror i zgjedhjeve i ka publikuar të hënën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura me 30 gusht.

 

E kemi kandidatin për Kryetar të Kuvendit

Bartësi i listës së koalicionit, “E Zeza në të Bardhë”, Dritan Abazoviq, tha pas takimit konsultativ me Kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq, tha se marrëveshja është që me 23 shtatorë të behët verifikimi i mandateve dhe zgjedhja e Kryetarit të ri të Kuvendit. “Ne tashmë kemi propozimin se kush do të jetë kryetar i Kuvendit. Ai do të jetë nga grupi që i ka fituar zgjedhjet. Sa i përket Qeverisë, do të duhet më shumë kohë që ajo të konstituohet sepse ka më shumë detyrime. Kjo nuk do të ndodhë menjëherë. Do të na duhen një numër i caktuar ditësh,” tha Abazoviq. Ai u shpreh se sot patën një takim konstruktiv ku u pajtuan për seancën konstituive të Kuvendit. “Në Mal të Zi ka ndodhë diçka historike. Është hera e parë që në zgjedhje me kushte jo të volitshme, kemi arrit që të fitojmë një regjim kriminal”, u shpreh Abazoviq.  Siç tha lideri i URA-s, tani nuk është koha për hapa të përshpejtuar, por për hapa të mençur dhe të matur, që me zgjidhje të duhura dhe të njerëzve të ngrisim të gjitha institucionet në Mal të Zi, të cilat, siç tha ai, janë dukshëm të shkatërruara.

 

Do të formohet Grupi punues për bisedime

Liderët e Listës Shqiptare, “Genci Nimanbegu - Nik Gjeloshaj” mbajtën një takim në të cilën u shqyrtuan disa nga çështjet aktuale, siç janë rezultatet e zgjedhjeve të 30 gushtit, situata aktuale pas shpalljes së rezultateve zyrtare si dhe kontaktet dhe bisedimet e bëra nga bartësit e listës dhe përfaqësuesit e subjekteve të Listës në periudhën paszgjedhore.  Siç u kumtua nga ky koalicion, ata u dakorduan për të krijuar Trupin punues i cili do të përpilojë platformën për negociatat e mundshme për qeverisje e cila do të përfshijë të gjitha çështjet dhe kërkesat jetike të cilat i kanë bërë këto subjekte politike shqiptare, siç janë, çështja e pronave në Valdanos, decentralizimi i pushtetit, planifikimi hapësinor, privatizimet apo përcaktimi i drejtë i vijës bregdetare, por edhe sfidat e reja të popullit shqiptar në Mal të Zi të cilat kërkojnë vëmendje dhe dedikim të veçantë të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi konform parimit dhe zotimit që për shqiptarët mund të vendosin e pyeten vetëm shqiptarët. Ky Trup punues, siç u kumtua, do të hartojë një platformë për bisedimet e mundshme dhe pjesëmarrjen e këtij koalicioni në Qeverinë e ardhshme, thuhet në kumtesë nga takimi që u zhvillua në Ulqin.

 

Me URA kemi qenë në koalicion edhe në Ulqin

Kryetari i Partisë Demokratike e bartës i listës “Bashk një za”,  Fatmir Gjeka në intervistën për  gazetën, “Dan”,  ka deklaruar se si koalicion do të mund të jenë pjesë e qeverisë së re, por ka shtuar se nuk nguten që me çdo kusht të jenë pjesë e pushtetit. “Edhe gjatë fushatës parazgjedhore kemi theksuar se dëshirojmë të jemi pjesë e pushtetit me qëllim të realizimit të qëllimeve programore dhe të realizimit të premtimeve të cilat ua kemi dhënë  votuesve. Megjithatë, tash një kohë të gjatë jemi në politike dhe nuk do të vrapojmë që me çdo kusht të jemi pjesë e pushtetit. Ne dëshirojmë të bashkëpunojmë me të gjithë në nivelin e principeve të qarta programore dhe të veprimit konkret. Andaj konsiderojmë se do të ishte mirë, dhe ky është propozim i yni, që të përkrahim qeverinë e pakicës të partive qytetare, bartëse e të cilës do të ishin koalicioni  “E zeza mbi të bardhën” dhe “Mali i Zi demokratik”, ka theksuar Gjeka. Marrëveshja për pushtetin e ri siç, ka vlerësuar, tregon gatishmërinë e nënshkruesve që të pranohet dhe të respektohet realiteti, sidomos kur është fjala për obligimet e shtetit në politikën e jashtme. Në pyetjen nëse do të bashkëpunojmë me pushtetin e ri edhe nëse nuk është pjesë e qeverisë, Gjeka ka theksuar se, “bashkëpunimi i tillë do të pasqyrohej në faktin se  në parlament do ti përkrahin propozimet e mira ligjore dhe zgjidhjet e mira kadrovike. Interesi ynë është gjithsesi stabiliteti politik, që vendi të përparojë shpejtë drejtë BE dhe të zhvillohet ekonomikisht.

 

Krivokapiq e ka harmonizuar platformën dhe ekipin me politikanët

Liderët e Frontit Demokratik i kanë dhënë pëlqimin bartësit të listës të koalicionit, “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq që ti fillojë bisedimet rreth formimit të pushtetit të ri me kolegët nga Aleanca, “Paqja është komi ynë“ dhe “E zeza mbi të bardhën”, i është konfirmuar mediumit, “Vjesti”. Krivokapiq ka biseduar dje me Andria Mandiq, Millan Knezheviq dhe Nebojsha Medojeviq. Ai, siç theksohet, ka biseduar edhe me kryetarin e PSP, Vlladimir Jokoviq sepse pritet fillimi i bisedimeve me Aleksa Beçiq  dhe Dritan Abazoviq lidhur me formimin e pushtetit të ri. Nga ekipi i Krivokapiqit  mediumit “Vjesti” i është kumtuar se me liderët e koalicionit është mbajtur një takim në të cilin, siç theksohet, është definuar ekipi për bisedime dhe është vendosur platforma në bazë të cilës do të bisedohet me partnerët e koalicionit nga dy koalicionet tjera fituese.

 

Nuk mund të ketë hapje të sigurt të shkollave derisa transmisioni të mos jetë nën kontroll

Shefja e  zyrës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajoviq, ka deklaruar se nuk ka hapje të sigurt të shkollave derisa transmisioni i virusit të mos vendoset nën kontroll dhe ka shtuar se duhet të sillen plane individuale për çdo shkollë veç e veç.

Ajo në emisionin,“Boje Jutra” në Televizionin, “Vjesti”,  ka theksuar se rritja e të prekurve dhe të shtruarve në spital nga Covid-19 në Mal të Zi janë shkak për shqetësim. Ajo ka theksuar se shkollat duhet të jenë të hapura por edhe të sigurta. “Nuk mund të ketë hapje të sigurt të shkollave derisa transmisioni të mos jetë nën kontroll”, ka theksuar Brajoviq duke shtuar se shkollat duhet të jenë vend i sigurt, si për fëmijët, ashtu edhe për personelin tjetër shkollor, transmeton Portali i Vijestit. Ajo ka theksuar se duhet të miratohet një model i cili do të ishte individual. Përndryshe, ambasadorja e SHBA në Mal të Zi, Xhudi Rajzing Rajnke, ka vizituar spitalin e përgjithshëm në Beranë duke dhuruar me këtë rast pajisje medicinale të siguruar përmes programit të ndihmave humanitare të Komandës evropiane të SHBA. “Fal kësaj komande, spitalet në Beranë, Kotor dhe Cetinë do të fitojnë pajisje të reja të cilat do tu ndihmojnë në shërimin e të prekurve nga Covid-19. Më parë i njëjti program ka mundësuar edhe një donacion për Qendrën klinike në Podgoricë”, është kumtuar nga ambasada e SHBA.

 

Situata epidemiologjike është shqetësuese

Situata epidemiologjike në Cetinë është shqetësuese, ka vlerësuar ekipi komunal për mbrojtje dhe shpëtim dhe u ka bërë ftesë qytetarëve dhe subjekteve afariste që ti respektojnë masat e rekomanduara preventive. Siç është kumtuar, në Cetinë aktualisht janë 27 persona të infektuar me korona virus, deri tani janë shëruar 114, kurse 14 persona kanë vdekur. Kurse të gjithë pacientet pozitiv në këtë virus në Nikshiq janë në  përkujdesje dhe problemi i shkaktuar me numrin e madh të prekurve gjatë ditës së djeshme në institucionet shëndetësore janë zgjidhur kështu që sistemi shëndetësor i Malit të Zi funksionon me kapacitet të plotë. Kjo është kumtuar pasi që drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakkoviq dhe përfaqësuesit e Shtabit medicinal të krizës, Nermin Abdiq dhe Hasib Llukaç, kanë vizituar mbrëmë vonë institucionet shëndetësore në Nikshiq. Erakoviq ka theksuar se sistemi shëndetësor i Malit të Zi edhe njëherë ka treguar se mund të funksionojë drejtë dhe se çdo valë tjetër eventuale e pacientëve në spitalin e Nikshiqit do të shkaktohet përmes dërgimit të tyre në institucionet tjera shëndetësore.

 

Qarkullimi pagesor 1.16 miliardë euro

Vlera e qarkullimit të realizuar pagesor gjatë 21 ditë pune në muajin gusht ka qenë 1.16 miliardë euro ose 7.9% më pakë se në muajin korrik, tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore të Malit të Zi. Nga kjo shumë,  93.94% janë realizuar në Real Time Gross Sett Lement Sistemin, kurse pjesa tjetër në Deferred Net Settlement  sistemin. Në këtë sistem kryhen transaksione individuale pagesore ndërmjet pjesëmarrësve sipas bruto principit brenda kohës reale kurse në sistemin DNS kryhen transaksionet pagesore ndërbankare sipas neto principit në kohë të shtyrë.

 

Për projektin “Njëmijë plus”  janë paraqitur pesë banka

Në ftesën publike në kuadër të projektit, “1000 plus “ janë paraqitur 5 Banka Komerciale, ka kumtuar drejtori i përgjithshëm i drejtorisë për zhvillimin e banimit në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm, Marko Çanoviq, duke shtuar se ftesa për qytetarët sipas të gjitha gjasave do të shpallet deri në fund të muajit tetor.

Ai për gazetën “Pobjeda” ka theksuar se në ftesën publike, në kuadër të fazës së katërt të projektit “1000 plus”, janë paraqitur Banka Komerciale Malazeze, NLB Banka, Banka e Podgoricës, Llovqen Banka dhe Erste Banka. Siç ka sqaruar, me ftesën publike për bankat, e cila ka zgjatur prej 28 gusht deri me 7 shtator janë definuar kushtet kyçe, shkalla fikse e kamatës  prej 2.99%, periudha e shlyerjes së borxhit deri në 20 vjet pa pjesëmarrje të obligueshme, kurse  përpunimi i kredive do të kushtojë 0.3%.

 

Alter Modus-it,  2 milion euro për kreditim të mëtejmë të ndërmarrjes

Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim ka siguruar një hua prej 2 milion euro për institucionin mikrofinanciar, Alter Moodus, si ndihmë për tejkalimin e ndikimit të pandemisë të coronavirusit në ekonomi. Nga kjo Bankë kanë kumtuar se financimi do të shfrytëzohet për kreditimin e ndërmarrjeve lokale të cilave u nevojiten mjete afatshkurtra ose përkrahje për likuiditetin pas uljes drastike të aktiviteteve ekonomike si  pasoj e vendosjes së masave të ashpra shëndetësore në Mal të Zi. “Kjo kredi do të kontribuojë në funksionimin e mëtejmë të ekonomisë që do të thotë se do ta ulë presionin mbi likuiditetin dhe do të përkrah sektorin privat në tejkalimin e implikimeve të drejtpërdrejta të pandemisë së korona virusit”, thuhet në  kumtesë.

 

Kuvendi t'ia ndalojë kryeministrit të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se “hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës”. Përmes një komunikate për media, Thaçi thotë se “kjo është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit”. Në Bruksel nesër do të zhvillohen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të ekspertëve. Në to pritet të diskutohet çështja e Asociacionit dhe ajo për pretendimet financiare dhe pronësore. Por, presidenti kosovar thotë se diskutimi për Asociacionin, nesër në Bruksel, është "fillim i instalimit të Republikës Serbe brenda Republikës së Kosovës". Ai shton se diskutimi për pronat e Kosovës me Serbinë, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe është cenim i sovranitetit. Presidenti kërkon nga Kuvendi i Kosovës që urgjentisht ta trajtojë, siç thotë, këtë hap të rrezikshëm të Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit, përmes një rezolute, “me të cilën kryeministrit i ndalohet të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës dhe për tema që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror”.

 

Nesër nuk do të diskutohet për Asosacionin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë sot se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë Asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive. "Nuk diskutohet dhe nuk hapet marrëveshja e arritur me herët për Asociacionin", tha Hoti gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, për dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nesër në Bruksel do të zhvillohen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të ekspertëve. Më herët është paralajmëruar se pritet të diskutohet çështja e Asociacionit dhe ajo për pretendimet financiare dhe pronësore. Kryeministri Hoti, megjithatë tha se në Bruksel nuk do të diskutohet për Asociacionin. "Nesër nuk diskutohet për Asociacionin dhe nesër nuk është ditë e rrezikshme për Kosovën. Nesër është një ditë e zakonshme ku kryeministri i vendit raporton para deputetëve të Kuvendit të Kosovës", tha Hoti.

 

Shqiptarët me tetë zëvendësministra në Qeverinë e re

Tetë zëvendësministra shqiptarë do të jenë pjesë e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Ky numër i përfaqësimit arrihet për herë të parë, për shkak të pjesëmarrjes më të gjerë të partive shqiptare në koalicionin qeverisës. Në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje, nga 19 dikasteret ministrore, 5 zëvendësministra i takojnë BDI-së, dy zëvendësministra Lëvizjes BESA si pjesë e koalicionit “Mundemi” me LSDM si dhe një post zëvendësministri i takon PDSH-së, njofton agjencia INA. Gjatë ditëve në vijim lista e zëvendësministrave pritet që të marrë dritë jeshile në Kuvend. Megjithatë finalizimi i saj po pritet nga ana e kryeministrit Zoran Zaev me partitë më të vogla të koalicionit “Mundemi”. Siç njofton kjo agjenci, LSDM si subjekt pritet ti takojnë vetëm tre poste zëvendësministrash, për shkak të shpërndarjes për partnerët e koalicionit dhe subjekte tjera si ato turke, rome dhe serbe. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka finalizuar listën e zëvendës ministrave në Qeverinë e re dhe tashmë këta janë emrat e përzgjedhur.

 

Të zgjidhim shpejt çështjet e mbetura pezull

Greqia dhe Shqipëria kanë vendosur të punojnë së bashku për të zgjidhur me shpejtësi çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Në përfundim të një darke pune që kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis, patën mbrëmë në Athinë, ishte zyra e kreut të qeverisë greke që shpërndau njoftimin mbi temat e diskutuara. Të dy kryeministrat “ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në kontekstin dypalësh dhe të çlirojnë potencialin e madh që mund të krijojnë marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve”, saktësohet në njoftim. Kryeministri I Shqipërisë i cili ndodhet në kryeqytetin grek për të marrë pjesë në konferencën e përvitshme të organizuar nga Qeveria greke dhe revista The Economist, nuk dha asnjë detaj mbi bisedimet me homologun grek, duke lënë megjithatë të kuptohet se kishte mbetur i kënaqur.

 

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe e ardhmja e këtij rajoni është në Bashkimin Evropian, ka porositur sot në fjalimin vjetor për gjendjen e bllokut, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pjesën më të madhe të fjalimit të saj para deputetëve të Parlamentit Evropian, von der Leyen ia kushtoi krizës së shkaktuar nga pandemia e coronavirusit, masat që ka ndërmarrë BE-ja për t’u përballur me këtë krizë si dhe prioritetet e BE-së për të ardhmen. Procesin e zgjerimit të BE-së dhe Ballkanin Perëndimor, von der Leyen e ka përmendur vetëm shkurtimisht në fjalimin e saj, duke rikonfirmuar përkushtimin e saj për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryetarja e Komisionit Evropian, në mënyrë të veçantë e ka përmendur vendimin e BE-së për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur këtë vendim si historik.

 

Yoshihide Suga zgjidhet kryeministër i ri i Japonisë

Yoshihide Suga u zgjodh kryeministër i ri i Japonisë. Ai do të pasojë Shinzo Aben, i cili njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar për arsye shëndetësore. Suga, 71 vjeçar, mori 314 nga 462 vota në dhomën e ulët të parlamentit. Një shumicë e thjeshtë ishte e nevojshme për zgjedhjen e kryeministrit të ri. Të hënën, Yoshihide Suga u zgjodh kreu i ri i partisë në pushtet. Kështu, ish-kryesekretari i kabinetit të Abes siguroi zgjedhjen si kryeministër në parlament, ku koalicioni qeverisës i Liberal Demokratëve ka shumicën. Suga fitoi mbështetjen e njerëzve kryesorë në parti për shkak të pritjes që kanë ata se ai do të vazhdojë politikën e Abes. Suga njoftoi se përparësitë kryesore të qeverisë do të jenë lufta kundër koronavirusit dhe rimëkëmbja e ekonomisë e goditur rëndë nga pandemia. Ai, siç parlajmërohet, sot  do të njoftojë përbërjen e qeverisë së re të Japonisë. Abe, që ka thyer rekord si kryeministri që ka shërbyer më së gjati në Japoni para se të largohej nga zyra, nuk ka përkrahur publikisht asnjë kandidat që ka garuar për shef të ekzekutivit.

 

COVID-19 në botë, 29,753,123 të infektuar që nga fillimi i pandemisë

Numri i të infektuarve në gjithë botën po rritet ndjeshëm dhe po i afrohet 30 milionshit. Sot u regjistrua shifra 29,753,123 të infektuar në të gjithë botën. Ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 939,674 njerëz. Pozitiv është fakti që 21,557,137 kanë arritur të shërohen pasi janë prekur nga ky virus. Pas SHBA në vend të parë shqetësim mbetet India që ka patur një rritje rekord të të infektuarve me afro 90 mijë në 24 orët e fundit. SHBA ka regjistruar një total të infektuarisht prej 6,788,147 dhe kanë humbur jetën 200,197 njerëz. Virusi duket se po përhapet shumë më shpejt në Indi se në çdo vend tjetër, duke rritur totalin në 5 020 359. Më shumë se 80.000 njerëz kanë vdekur, ndërsa raportohet për mungesë të shtretërve në kujdesin intensiv dhe furnizimeve me oksigjen. Rritja e numrit të të infektuarve vjen derisa qeveria po vazhdon të heqë kufizimet në të gjithë vendin në përpjekje për të ringjallur ekonominë. Miliona persona kanë humbur vendet e punës që nga muaji mars, shkruan REL. Së fundi, palestrat janë bizneset që do të rihapen, ndërsa shkollat, kolegjet dhe sallat e kinemasë mbeten të mbyllura. Brazili renditet vendi i tretë në botë për nga numri i infeksioneve për një total prej 4,384,299, ndërsa të vdekur janë 133,207. Frika e një vale të dytë infektimesh ka përfshirë gjithë botën këtë fillim vjeshte, nisur edhe nga fakti se shumë vende kanë rihapur shkollat dhe mundësia e kontaminimeve rritet. Ndërsa, presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë në “Fox & Friends”, mbrëmë ripërsëriti se një vaksinë për coronavirusin mund të aprovohet “brenda disa javësh”. “Ju nuk do të kishit një vaksinë për vite me radhë… Unë përshpejtova procesin me FDA… Ne do të kemi një vaksinë brenda disa javësh, mund të jenë katër javë, mund të jenë tetë javë… ne kemi shumë kompani të shkëlqyera”, citohet të ketë thënë më tej Trump. Komentet e presidentit Trump rreth vaksinës vijnë ndërsa disa demokratë kanë hedhur dyshime mbi sigurinë e një vaksine të mundshme për shkak të procesit të përshpejtuar. Ndërkohë, dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka thënë në mënyrë të përsëritur është e mundur që një vaksinë të miratohet si e sigurt dhe efektive deri në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021.

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme

Në Mal të Zi sot po mban mot me vranësira të ndryshueshme. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 35 gradë, Budvë e Herceg Novi 34, në Ulqin 32, Nikshiq 31, Tivar 30, Cetinë 29, Plevle 28, Rozhajë e Guci 27, Kollashin 26, Plavë 25 dhe në Zhablak 22 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pas dite dhe gjatë natës vende vende me reshje të mundshme të shiut dhe bubullimë, para së gjithash në viset veriore por edhe në ato qendrore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 9 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 32 gradë celsius.

 

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се