Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 09. 2020. 00:00 >> 17:14

Ditari 17.09.2020

17.09.2020

Edhe 230 të infektuar dhe 3 raste të vdekjeve

Në Mal të Zi deri dje në ora 17 si pasojë e korona virusit 3 persona e kanë humbur jetën, kurse janë konfirmuar edhe 230 raste të reja të infektimit , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publike të Malit të Zi.

Theksohet se laboratorët e Institutit deri dje në ora 17, kanë përfunduar analizën PCR  të 953 mostrave në korona virusin e ri dhe në mesin e tyre 230 kanë rezultuar pozitiv. Më së tepërmi të prekur nga të gjithë të testuarit ka pasur në Podgoricë , 79, Beranë 42, në  Nikshiq 25, Kotorr 22, Tivar 14, Cetinë 12, në  Budvë 8,  Ulqinë dhe Andrievicë nga 7, Bjello Pole 6, H.Novi 4, Tivat 2 dhe në Plevle e Petnicë nga një individ.  Theksohet se numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve nga infektimi me Covid 19, prej fillimit të muajit qershor është 117 , kurse prej fillimit të vitit 126 persona . Nga ky institut kanë kumtuar se gjatë 24 orëve të fundit është paraqitur edhe shërimi i 72 pacientëve. Të theksojmë këtu se numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid 19 në Mal të Zi aktualisht është 2401  person.

 

Nga Qendra Klinike e Malit të Zi disa mjek shkojnë  në Nikshiq

Pasi që të martën në mbrëmje , si pasojë e valës  së madhe të pacientëve pozitiv janë mbushur kapacitetet e spitalit të Nikshiqit dhe një pjesë është dërguar në shërimin spitalor në spitalin në Brezovik,  situata e djeshme në spitalin e përgjithshëm të Nikshiqit ka qenë stabile dhe nuk është konfirmuar ndonjë pranim i rëndësishëm i pacientëve , i ka deklaruar gazetës “Pobjeda” shefi i Shtabit medicinal të krizës të trupit koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse Nermin Abdiq. Ai ka theksuar se dje në spitalin e Nikshiqit janë dërguar si mbështetje një mjekë pulmolog dhe një infektolog nga Qendra Klinike e Malit të Zi. Situata epidemiologjike , por edhe shëndetësore është shumë serioze edhe në Beranë , ka vërtetuar drejtori i spitalit të Beranës Budimir Dabetiq.. Ai ka theksuar se në këtë spital kapacitetet  janë të plotësuara dhe se si pasojë e nevojave të reja dje janë siguruar edhe 30 shtretër të ri për pacientët Covid pozitiv. Spitali në Bjello Pole,  siç ka deklaruar drejtorja Biserka Bullatoviq në periudhën e ardhshme do të hospitalizojë  pacientët nga territori i kësaj komune si dhe nga Komuna e Mojkovcit  në gjendje të mesme ose më të lehtë klinike. Coovid  spitali në Tivar , i cili është edhe qendër për rajonin e Bregdetit dje ka pranuar dhe hospitalizuar 21 pacient të diagnostifikuar me Covid 19 . Drejtori i këtij spitali Dragosllav Tomoviq ka deklaruar për “Pobjedën se disponojnë me 108 shtretër në Kliniken infektive  dhe për momentin janë të gatshëm që tu përgjigjen nevojave.

 

Në Beranë   10 pacientë Covid pozitiv  në  gjendje të rëndë klinike

Në spitalin e përgjithshëm në Beranë janë të shtruar 44 pacient  Covid pozitiv , prej të cilëve 10 janë në gjendje të rëndë klinike. Siç është kumtuar nga ky institucion shëndetësore , 4 pacientë janë vendosur në ventilimin jo invaziv. Sipas  të dhënave të fundit të Institutit për shëndetin publikë të Malit të Zi, në Beranë aktualisht janë 473 raste të infektimit me korona virusin e ri. Nga ana tjetër në Qendrën Klinike të Malit të Zi, aktualisht janë të shtruar 34 pacientë të infektuar me Covid 19, 8 prej të cilëve janë në rrezik për jetën. Siç është kumtuar nga ky institucion shëndetësor,  një pacientë është i intubuar në ventilimin mekanik, kurse 5 të tjerë në ventilimin jo invaziv. Dy të tjerë, siç është kumtuar janë kyçur në doza të larta të mbështetjes oksigjenike, thuhet në kumtesë.

 

Gjukanoviq uron ditën e komunës së Zhablakut

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka kumtuar se është i bindur se Zhablaku edhe në programin e Qeverisë së re do të identifikohet si faktor i rëndësishëm i   progresit të përgjithshëm të Malit të Zi në rrugën drejtë mënyrës evropiane  të jetës për të gjithë qytetarët.

Ai me rastin e 17 shtatorit , Ditës së Komunës së Zhablakut i ka derguar telegram urimi kryetarit Veselin Vukiqeveiq , kryetarit të Kuvendit Vidoje Tomçiq , këshilltarëve si dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Zhablakut. “Njerëzit nga rajoni i Durmitorit gjithmonë kanë  qenë protagonist dinjitoz dhe mbrojtjes të vlerave tradicionale malazeze , të trashigimisë tradicionale liridashëse antifashiste , themel i Malit të Zi bashkëkohor dhe që është shtyllë kryesore e stabilitetit rajonal si dhe e Malit të Zi si anëtarë i respektuar i NATO-s  dhe lider në bisedimet me BE , thuhet në urimin e presidentit Gjukanoviq. Ai ka shtuar se mbi këto vlera është e mundshme ndërtimi i një shoqërie qytetare dhe demokratike gjë që është vërtetuar edhe në zgjedhjet e paradokohshme  dhe në raportin ndaj rezultateve të tyre  si dhe në miratimin sa më të shpejtë të standardeve evropiane dhe euroatlantike.

 

Markoviq - Zona e Durmitorit është pjesë e pa ndarë e trashigimisë liridashëse

Rajoni i Durmitorit është pjesë e pa ndarë me trashegeminë antifashiste dhe liridashëse e Malit të Zi ka kumtuar kryeministri Dushko Markoviq  duke shtuar se beson se mbi këto vlera do të zhvillohet edhe Mali i Zi  bashkëkohor.  Markoviq e ka përgëzuar kryetarin e Kuvendit të Zhablakut  Veselin Vukiqeviq , kryetarin e Kuvendit komunal Vidoje Tomçiq , këshilltarët si dhe qytetarët  e Zhablakut  me rastin e Ditës së kësaj komune. “ Rajonin e  Durmitorit , përveç vlerave  natyrore , e karakterizojnë edhe lidhjet e pandara me trashegiminë antifashiste dhe liridashëse të Malit të Zi. Jam i bindur se mbi këto vlera do të zhvillohet edhe Mali i Zi modern” , thuhet në urimin e kryeministrit Dushko Markoviq.   Ai ka shtuar se pret që investimet e realizuara gjatë mandatit të kësaj Qeverie , së bashku me kapacitetet e reja turistike të kategorisë së lartë , ndërtimi i të cilave është në vazhdim brenda një afati të shkurtër do të ofrojnë ofertë më cilësore turistike në Komunën e Zhablakut.

 

Radoviq zgjedhet kryetar i Kuvendit komunal të Budvës

Kuvendi komunal i Budvës e ka zgjedhur sot udhëheqësin e re , kurse për kryetar të Parlamentit lokal ka zgjedhur Krsto Radoviq i cili këtë  funksion e ka ushtruar edhe më parë. Siç  transmeton RTV Budva , Radoviq në mbledhjen konstituive është zgjedhur me 21 vota për prej gjithësej 33 këshilltarëve. Për zgjedhjen e Radoviq kanë  votuar këshilltarë nga radhët e Demokratëve , të Koalicionit për të ardhmen e Budvës , kurse të përmbajtur ishin këshilltarët e Partisë Social Demokratike dhe të Lëvizjes qytetare URA. Në votimin me rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit komunal të Budvës nuk kanë marrë pjesë 11 këshilltarë të Partisë Demokratike të Socialistëve , Social Demokratëve, të Partisë Liberale dhe as Këshilltarët e Partisë Malazeze.

 

Gjatë dy ditëve të ardhshme rritet rreziku nga zjarret

Drejtoria për situatat e jashtëzakonshme ka tërhequr vërejtjen se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet erë e fortë në viset Qendrore dhe Jugore të Malit të Zi, gjë që në kombinime temperaturat  e larta , do të shkaktojë shkallë të lartë të rrezikut nga zjarret. Nga kjo drejtori kanë apeluar tek qytetarët që të tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë në raport me situatën dhe ti respektojnë masat dhe urdhëresat e organeve kompetente për ndalimin e ndezjes së zjarreve në hapësirat e hapura. “Në bazë të informatave të Entit për hidrometeorologji dhe sizmologji, të premten gjatë natës dhe nga e premtja në të shtunën  para dite parashikohet erë e fortë në zonat qendrore dhe jugore të Malit të Zi, thuhet në kumtesën e kësaj drejtorie. Kjo situatë , siç theksohet, e  shoqëruar me temperatura të larta do të nxis shkallë të lartë të rrezikut nga zjarret, sidomos në viset Qendrore dhe jugore të Malit të Zi , para së gjithash në rajonin e gjerë të Podgoricës, Danillovgradit dhe në Bregdet.

 

Paqartësi rreth temave që do të diskutohen në dialogun Kosovë-Serbi, në nivel ekspertësh

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë sot disa takime në Bruksel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Kësaj radhe takimet zhvillohen në nivel të ekspertëve ndërsa pas dhjetë ditëve pritet të ketë edhe një takim në nivel të lartë me praninë e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Takimet fillimisht janë bilaterale, mes delegacioneve me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, e më pas edhe takimi trepalësh në kuadër të dialogut. Edhe para nisjes së këtij raundi të dialogut ka pasur paqartësi rreth asaj se cila do të jetë tema kryesore në rend dite. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak ka porositur se sot do të diskutohet për pretendimet financiare ndërsa në ditët e ardhshme edhe për çështjet e lidhura me aranzhimet për komunitetin joshumicë. Prapa termit “aranzhimet për komunitetet joshumcië” qëndron çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Të dyja temat janë shumë komplekse. Kjo është arsyeja përse ne do t’i diskutojmë pretendimet financiare nesër dhe rregullimet për komunitetin joshumicë në ditët e ardhshme”, kishte shkruar dje Lajçak në Twitter .

 

BE: I takon Kosovës të gjejë mënyra për zbatimin e marrëveshjes për Asosacionin

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të jashtme, Peter Stano ka thënë sot se në takimin mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, diskutohet për çështjet financiare dhe se për këtë rend dite janë marrë vesh vetë palët. Ndërsa lidhur me “aranzhimet për komunitetet joshumicë” ai ka thënë se kjo temë do të jetë në rend dite në ditët në vijim, pa dhënë detaje tjera. Ai ka rikujtuar se ekziston marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se pala kosovare "duhet të vijë me një propozim për zbatimin e marrëveshjes". “Mund të them se Kosova ka hyrë në marrëveshje në vitin 2013 për të krijuar Asociacionin. Marrëveshja është bërë në mirëbesim të palëve dhe asnjëherë nuk është anuluar. Kjo marrëveshje është ratifikuar me 2/3 e votave në Parlamentin e Kosovës. Në këtë mënyrë Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtar për të implementuar marrëveshjen. Mbetet që Kosova ta propozojë një mënyrë se si të zbatohet kjo marrëveshje”, ka deklarua Stano.

 

Vota e Dodikut pamundëson njohjen e Kosovës nga Bosnje dhe Hercegovina

Anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, ka votuar kundër njohjes së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të presidencës, të mbajtur sot. Anëtari kroat i presidencës, Zhelko Komshiq, i cili edhe e ka bërë propozimin për shqyrtimin e njohjes së Kosovës, ka votuar pro, sikurse anëtari boshnjak, Shefik Xhaferoviq. Vendimi në presidencës trepalëshe merret me konsensus të tre anëtarëve. "Dodik nuk e pranoi njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Ne votuam 2-1 për atë vendim. Dodik ishte kundër dhe kjo do të jetë një temë në javët e ardhshme. Pritet që Dodik të kërkojë një seancë të Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe dhe të paraqesë ato tema ku ndërlidhet Kosova dhe Republika Srpska. Kjo është një temë e rrezikshme që mund të përshkallëzohet me historinë e ndarjes, dhe supozoj se të gjithë e dini ku na çon tërë kjo", ka thënë Komshiq. Ai shtoi se Kosova është një realitet, është një shtet i pavarur. "Kushdo që ka frikë nga një vendim si njohja e Kosovës nuk duhet të ulet në Presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës", është  shpreh Komshiq.

 

EUROPOL-i njofton për shkatërrimin e "grupit më aktiv shqipfolës të trafikimit të kokainës në Evropë"

Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL), ka njoftuar sot se një operacion i pashembullt ndërkombëtar, që ka përfshirë autoritetet për gjyqësor dhe ato për zbatim të ligjit në 10 shtete të ndryshme, ka rezultuar me shkatërrim të grupit kriminal shqipfolës “KOMPANIA BELLO”, i cili konsiderohet se ka qenë një prej rrjeteve më aktive të trafikimit të kokainës në Evropë. “Në orët e para të 15 shtatorit, qindra zyrtarë policorë, duke përfshirë ekipet speciale të intervenimit, dhe në bashkëpunim të ngushtë me prokurorë dhe zyrtarë hetues, bashkë me mbështetjen e Europol-it dhe Eurojust-it (Agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunim në gjyqësor për çëshje kriminale), kanë kryer bastisje të organizuara kundër anëtarëve të kësaj sindikate kriminale tejet profesionale”, është thënë në një komunikatë të Europol-it. Si rezultat i operacionit të përbashkët, 20 individë janë arrestuar në Itali, dy në Holandë, dy në Gjermani, dy në Greqi, një në Rumani, një në Hungari, një në Spanjë, pesë në Shqipëri dhe një një Dubai.

 

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me FBI-në, arreston tre persona të dyshuar për krime kibernetike

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në bashkëpunimin me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara, ka arrestuar dje tre persona të dyshuar për kryerje të veprave penale “hyrje në system kompjuterik”. Të dyshuarit, E.J, (1998), Ç.B, (1998) dhe V.S, (1996), dyshohet se kanë shënjestruar platforma të ndryshme online dhe më pas kanë kryer veprimtari të paligjshme kibernetike. “Të dyshuarit në vazhdimësi kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online, si kredit kartela të vjedhura në shumë shtete të botës, virusë të ndryshëm kompjuterik, ‘mjete’ për sulme kibernetike, e-mail adresa dhe fjalëkalime, numra të telefonit si dhe të dhëna tjera”, është thënë në njoftimin e Policisë. Pas kontrollimit të dy lokacioneve, Policia ka sekuestruar: shtatë shtëpiza kompjuteri, tre kompjuterë laptopë, katër hard disqe, shtatë telefona mobile, pesë USB memorje, dy mikro SD memorje, para të gatshme – 2625 euro dhe dokumente tjera të ndryshme. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit është thënë se janë në mbajtje.

 

SHBA-ja akuzon një person me prejardhje nga Kosova për mbështetje të IS-it

Autoritetet amerikane në qarkun e Kolombias, njoftuan se kanë lëshuar urdhër-arrest dhe aktakuzë ndaj Lirim Sylejmanit, për mbështetje të grupit militant, Shteti Islamik (IS) si dhe për trajnim nga ky grup, të cilin Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste. Sylemani, që ka lindur në Kosovë, por është shtetas i natyralizuar i Shteteve të Bashkuara, më 2019 ishte arrestuar nga Forcat Demokratike Siriane dhe së fundmi i është dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve (FBI). “Shtetet e Bashkuara janë të vendosura që të mbajnë përgjegjës të gjithë ata që janë larguar nga shteti për t’iu bashkuar IS-it”, tha Ndihmësprokurori i Përgjithshëm, John C.Demers. “I akuzuari është shtetas amerikan, i cili braktisi shtetin e tij dhe iu bashkua IS-it në Siri. Ai do të përgjigjet për veprat e tij para gjykatës amerikane”, tha ushtruesi i detyrës së Prokurorit, Micheal Sherwin. Lufta kundër terrorizmit është prioritet kryesor për FBI-në, tha drejtuesi i sektorit kundër terrorizmit në këtë institucion, Jill Sanbor.

 

Ndihmësit e Navalnyt: Agjenti nervor është gjetur në një shishe në dhomën e hotelit

Gjurmët e agjentit nervor, me të cilin supozohet të jetë helmuar politikani rus, Aleksei Navalny janë gjetur në një shishe në dhomën e hotelit ku ka qëndruar ai para se të sëmurej, ka thënë ekipi i tij. Navalnyt i është përkeqësuar gjendja në një fluturim në Siberi në muajin gusht. Gjermania ka thënë se ai është helmuar me agjent nervor, Noviçok. Fillimisht ishte besuar se kritiku i Kremlinit mund të jetë shënjestruar në aeroport. “Tani e kemi kuptuar: Helmimi është kryer para se ai të largohej nga dhoma për të shkuar në aeroport”, është thënë në një postim në llogarinë e tij në Instagram. Navalny, figura kryesore opozitare në Rusi dhe kritiku i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, aktualisht është duke u trajtuar në një spital gjerman në Berlin. Ekipi i tij dyshon se ai është helmuar me urdhrat e Putinit. Kremlini mohon përfshirjen në këtë rast dhe ka thënë se nuk ka të dhëna që në këtë incident është përdorur ndonjë agjent nervor.

 

Uragani Sally shkakton vërshime "historike dhe katastrofale" në SHBA

Uragani Sally ka lënë rrugë të vërshuara, ura të dëmtuara dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike përgjatë zonës juglindore të Shteteve të Bashkuara dje me 16 shtator. Qendra Kombëtare për Uragane ka thënë se disa pjesë jugore të Shteteve të Bashkuara janë përballur me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të mëdha në 24 orët e fundit, duke shkaktuar vërshime “historike dhe katastrofale”, ndërkohë që priten vërshime të tjera.

Pensakola në Florida, ka regjistruar vërshime prej 1.5 metrave, derisa qasja në qytet u është pamundësuar rreth 50,000 personave, për shkak të rrugëve dhe urave të dëmtuara. Në qarkun Eskambia, që përfshin Pensakolan, të paktën 377 persona janë shpëtuar nga zonat e vërshuara, ka thënë sherifi, David Morgan. Sally ka zbarkuar dje në brigjet amerikane  si uragan i kategorisë së dytë, me erëra deri në 170 kilometra në orë. Stuhia besohet se ka lënë një person të vdekur në Allabama. Sipas faqes që përcjell të dhënat mbi energjinë elektrike, poweroutage.us, rreth 550,000 banorë të Allabamas, Floridas dhe Misisipit kanë mbetur pa rrymë. Vlera e dëmit të shkaktuar nga stuhia pritet të arrijë  2 deri në 3 miliardë dollarë. Sally është stuhia e tetë tropikale që ka goditur Shtetet e Bashkuara në këtë sezonë. Sipas hulumtuesve të Administratës amerikane për Çështje Atmosferike dhe Oqeane, intensiteti i uraganeve dhe shkalla e shkatërrimit të tyre është rritur prej viteve 1980, pas rritjes së temperaturave.

 

Raporti konfidencial i NATO-s: Zgjerimi i “fuqive financiare” mund t’i bëjë talibanët “mospërfillës” ndaj presionit

Rritja e financave të talibanëve mund ta bëjë këtë grup militant imun ndaj presionit të komunitetit ndërkombëtar, teksa negocion rolin e tij në Afganistanin e periudhës së pasluftës, thuhet në një raport konfidencial të NATO-s, i cili është siguruar nga Radio Evropa e Lirë. Talibanët “kanë arritur, ose janë gati arritjes së pavarësisë financiare dhe asaj ushtarake”, skenar që i mundëson grupit ekstremist sunit të heqë dorë nga përkushtimet kyçe që ka bërë në marrëveshjen për paqe, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, me qëllim të përfundimit të luftës 19-vjeçare, paralajmëron raporti. “Pavarësia financiare u mundëson talibanëve afganë që të vetëfinancojnë kryengritjet e tyre, pa pasur nevojë për mbështetje të qeverive apo të qytetarëve të shteteve tjera”, është thënë në raport, pas kryerjes së intervistave me zyrtarë të lartë talibanë, afganë dhe ekspertë të huaj. “Kjo gjë u siguron talibanëve edhe marrëdhënie të vazhdueshme me grupet tjera terroriste, përfshirë Al-Kaidan”. Talibanët kanë zgjeruar kapacitetet financiare viteve të fundit përmes rritjes së përfitimit nga tregtia ilegale e drogës, shpimet ilegale dhe eksportet, është thënë në raport, në të cilin është vlerësuar se ky grup ka fituar 1.6 miliard dollarë përgjatë vitit të kaluar financiar (që ka përfunduar në mars të vitit  2020).

 

Nesër mot i ndryshueshëm

      Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët. Frynë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: Ulqin 33, Podgoricë e H.Novi 31, Budvë 30, Petrovac e Tivar 29, Beranë 28, Cetinë, B.Pole ,Shavnik, Rozhajë e Nikshiq 27, Plevle 25, Plavë e Kollashin 24 dhe në Zhablak 21 gradë.

              Për nesër në pjesët qendrore dhe jugore të vendit metereologët parashohin të mbajë mot kryesisht me diell, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme dhe vende vend me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 28 kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 33 gc.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се