Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 09. 2020. 00:00 >> 16:55

Ditari 18.09.2020

18.09.2020

Dy pacientë në Bernë sot e humbën betejën me virusin korona

Sot në spitalin e përgjithshëm në Beranë kanë vdekur edhe dy pacientë të infektuar me korona virusin e ri. Siç është kumtuar nga ky institucion shëndetësor, fjala është për pacientët nga Plava i lindur në vitin 1945 dhe për një pacient tjetër nga Bjelllo Pola i lindur në vitin 1948. Siç është kumtuar , në spitalin e i përgjithshëm në Beranë janë duke u trajtuar 46 pacientë pozitiv në korona virus , kurse 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë klinike.

212 raste të reja të infektimit dhe tre persona të vdekur

Në Mal të Zi deri dje në ora 17 nga infektimi me virusin Covid 19 , e kanë humbur jetën tre pacientë dhe është konfirmuar infektimi i 212 personave të tjerë , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Theksohet se laboratorët e Institutit për shëndetin publikë deri dje në ora 17 kanë përfunduar analizën PCR të 857 mostrave në korona virus në mesin e të cilëve 212 kanë rezultuar pozitiv. Më së tepërmi të prekur gjatë kësaj periudhe kohore ka patur në Podgoricë, 64, në Nikshiq 61, në Beranë 22, në Bjello Pole 17, Rozhajë 16, Budvë 7, Plevle e Mojkovac nga 4, Cetinë 3, dhe në Kotorr e Danillovgrad nga një person. Theksohet se numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve prej fillimit të muajit qershor është 120 , kurse prej fillimit të vitit 129. Nga Instituti për shëndetin publikë kanë theksuar se deri dje në ora 17,është konfirmuar edhe shërimi i 128 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të Covid 19 në Mal të Zi aktualisht është 2482 , kurse që nga fillimi i vitit numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruar të prekur me virusin e ri është 7503 persona.

Nuk do të ketë masa të reja , por kontrollet do të jenë më rigoroze

Trupi koordinues nacional për sëmundjet infektive në mbledhjen të cilën e ka kryesuar kryetari i trupit Millutin Simoviq, ka vendosur që për momentin të mos futen masa të reja epidemiologjike , por duhet të iniciohen mekanizma shtesë të kontrollit më të ashpër për respektimin e masave deri tani të parapara dhe të ofrohet ndihmë e drejtpërdrejt profesioniste për institucionet shëndetësore në komunat ku niveli i transmisionit lokal i korona virusit është më i lartë. Trupi koordinues nacional mban qëndrimi të prerë se për momentin nuk duhet të futen masa shtesë epidemiologjike , por të ngritët në nivelin më të lartë të mundshëm disiplina, respektivisht respektimi i masave të sjellura deri tani. Lidhur me këtë organet kompetente inspektive në nivelin lokal dhe shtetëror janë të obliguar që menjëherë ti angazhojnë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike me të cilat disponojnë respektivisht që të gjitha shërbimet inspektive të angazhohen në kontrollimin e respektimit të masave epidemiologjike dhe të sanksionojnë shkeljen e këtyre masave në pajtim me dispozitat e parapara. Rritja e transmisionit lokal duhet të ndërpritet para fillimit të vitit të ri shkollor i cili vetë vetiu

paraqet sfidë plotësuese epidemiologjike. Alternativë e mosrespektimit të masave të sjellura deri tani janë restrikcionet e mëtejme. E vetmja mënyrë që tu shmangemi këtyre masave është disiplina e çdo individi , është kumtuar nga Trupi koordinues nacional.

 

Në Qendrën klinike të MZ ndërpriten vizitat ambulantore

Në Qendrën klinike të Malit të Zi , për shkak të situatës aktuale epidemiologjike të shkaktuar nga korona virusi i ri, gjatë 7 ditëve të ardhshme do të ndërpriten të gjitha vizitat në ambulanca , është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Siç kanë sqaruar, ndërprerjet kanë të bëjnë me të gjitha kontrollet e caktuara më parë tek specialistët, subspecialistët dhe vizitat radiologjike, siç janë CT dhe MR , me përjashtim të pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë përkujdesje urgjente. “Me qëllim të pengimit të përhapjes së mëtejme të epidemisë , Qendra klinike do ti ndërmarr të gjitha masat e domosdoshme dhe për këtë opinioni do të njoftohet me kohë” , thuhet në kumtesë. Nga Qendra klinike edhe njëherë u bëjnë apel qytetarëve që ti respektojnë masat e rekomanduara, para së gjithash bartjen e maskave , ruajtjen e distancës fizike dhe sociale dhe higjienën e duarve.

 

Bllazhiq :Nuk vjen në konsiderim obstruksioni në propozimin e mandatorit

Duke pasur para sysh të gjitha normat ligjore dhe kushtetuese , Qeveria e re do të duhej të formohej dhe të zgjedhet në Kuvend deri me 15 nëntor , ka kumtuar profesori Gjorgjie Bllazhiq ,duke shtuar se obstruksioni për propozimin e mandatorit të ri nuk vjen në konsiderim. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ ka përkujtuar se për me 23 shtator është caktuar seanca konstituive e parlamentit të ri të Malit të ZI, kurse pastaj presidenti i shtetit ka një afat 30 ditorë që të propozojë mandatorin . Siç ka theksuar ai, nëse me 14 ose 15 tetor do të propozohet mandatori i Kuvendi , relativisht shpejt mund të caktojnë seancën parlamentare që do të thotë deri kah fundi i tetorit , eventualisht brenda një muaji. “Kjo do të thotë se me 15 nëntor mund të ndodh përpjekja e parë për zgjedhjen e Qeverisë së re. Bllazhiq ka theksuar se nuk është kontestuese se presidenti gëzon vlerësimin diskret për caktimin e mandatorit, por qëllimi është që presidenti të fitojë besimin se njëra nga grupacionet ka 41 mandat në parlamentin e ri. Pra , kjo do të thotë se qëllimi është zgjedhja e Qeveris së re , kurse të gjitha bisedimet për gjoja obstruksion, absolutisht nuk vihen në konsiderim, ka theksuar Bllazhiq.

Gjukanoviq : Nikshiqi është gjenerator i zhvillimit të Malit të Zi

Heroizmi , patriotizmi dhe iniciativa e qytetarëve e kanë bërë Nikshiqin gjenerator të zhvillimit të tërë Malit të Zi dhe në një masë të madhe kanë ndikuar në krijimin e shtetit aktual modern dhe të pavarur , ka kumtuar presidenti i shtetit , Millo Gjukanoviq. Ai sot ka uruar 18 shtatorin – Ditën e Komunës së Nikshiqit kryetarit Veselin Grboviq, kryetarit të kuvendit komunal Radivoje Nikçeviq, këshilltarve të parlamentit lokal , si dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Nikshiqit. “Heroizmi , patriotizmi dhe iniciativa e qytetarëve e kanë bërë Nikshiqin gjenerator të zhvillimit të tërë Malit të Zi dhe në mas të madhe kanë ndikuar në formimin e shtetit aktual modern dhe të pavarur” , ka theksuar Gjukanoviq. Ai ka shtuar se Nikshiqi nga viti në vit gjithnjë e më tepër fiton pamjen e një qendre bashkëkohore duke vazhduar të kultivojë epitetin e një qyteti të kulturës dhe krijimtarisë ,si dhe qytet i zhvillimit të ri teknologjik. Sipas fjalëve të tij këto suksese dëshmojnë për vizitonin e qartë strategjik i cili është i hapur si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë lokal ,gjë që , siç ka shtuar ,do ti motivojë edhe organet shtetërore që këtij qyteti ti kushtojnë vëmendjeje të veçantë.

 

Brajoviq uron Ditën e Komunës së Nikshiqit

Sot Mali i Zi është një shtet qytetarë ,anëtarë i NATO-s dhe në rrugën drejtë integrimeve evropiane dhe në këtë rrugë Nikshiqi në tërësi ka dhënë kontributin e vetë, ka vlerësuar kryetari i Parlamentit , Ivan Brajoviq. Ai sot i ka përgëzuar të gjithë qytetarët e Nikshiqit , kryetarin e Komunës dhe të Parlamentit lokal me rastin e 18 shtatorit Ditës së komunës. Brajoviq në urim ka theksuar se në këtë vit Nikshiqi festën e vetë e pret i ballafaquar me sfida të mëdha për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve , të shkaktuar nga virusi Covid 19, kundër të cilit lufton i tërë Mali i Zi, por edhe bota në përgjithësi. “Në bindje se të gjitha luftërat , si edhe deri tani ky qytet do ti fitojë me zgjuarsi dhe përgjegjësi, përzemërsisht ju uroj Ditën e komunës”, thuhet në urimin e kryetarit Brajoviq.

 

Raporti i Komisionit evropianë për Malin e Zi pritet me 6 tetor

Raporti i Komisionit Evropianë për progresin e Malit të Zi, por edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejtë BE ,sipas të gjitha gjasave do të prezantohet me 6 tetor , bëhet me dije “Pobjeda” nga burimet në Bruksel. Ky raport fillimisht është dashtë të publikohet në muajin maj të këtij viti, mirëpo për shkak të pandemisë së korona virusit, prezantimi i tij është shtyrë për në vjeshtë . Burime jo zyrtare të Pobjedës theksojnë se shkak për shtyrjen e publikimit të raportit është se në Serbi dhe Mal të Zi janë mbajtur zgjedhje dhe për të cilat , gjithësesi në raport do të bëhet fjalë. Zëdhënësja e Komisionit evropianë ,Ana Pisonero ,ka deklaruar për gazetën e Podgoricës se ky komision aktualisht harton raportin për zgjerim dhe , siç ka theksuar, pret që ai të publikohet në tetor. Të përkujtojmë se Mali i Zi në bisedimet me BE i ka hapur të gjithë kapitujt negociues dhe zyrtarët nga Brukseli i kanë bërë ftesë pushtetit që të fillojnë edhe procesin e mbylljes së kapitujve. Pisonero ka theksuar se nga Parlamenti dhe Qeveria e re e Malit të Zi presin vazhdimin konsekuent të rrugës drejtë BE .

 

“Gazetarët të veprojnë të çliruar nga çdo kërcënim”

Komisioni evropianë – KE , dënon çdo sulm dhe kërcënim kundër gazetarëve, ka theksuar zëdhënësja e Komisionit Evropianë Ana Pisonero Hernandez në pyetjen e gazetarit të TVMZ në Bruksel që të komentojë sulmet verbale kundër gazetarës të TVMZ Dushka Pejoviq , pas intervistës me njërin nga liderët e koalicionit të ri. “Është e domosdoshme që gazetarët të kenë mundësi që ta kryejnë punën e vetë të çliruar nga çdo formë e kërcënimit dhe dhunës, shqetësimeve ose frikësimeve me qëllim që tu mundësohet qytetarëve qasja në të gjitha informacionet”, ka vlerësuar Pisonero për TVMZ. Ajo ka theksuar se organet kompetente duhet të garantojnë ndjekjen efikase gjyqësore të gjitha rasteve të dhunës fizike dhe verbale kundër gazetarëve. Mediat e lira dhe pluralizmi janë gurthemeli kryesor i çdo demokracie dhe është njëra nga fushat kryesore në të cilën Mali i Zi duhet të tregojë progres me qëllim që të përparojnë rrugën drejtë BE , ka theksuar Pisonero , duke shtuar se këtu përfshihen edhe hetimet e sulmeve të mëparshme kundër gazetarëve në Mal të Zi.

 

​Haradinaj takon eurodeputetin Mandl në Vjenë, flet me të për vizat e dialogun

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj është takuar sot me eurodeputetin, Lukas Mandl.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se tema kyçe të diskutimit ishin liberalizimi i vizave për Kosovën si dhe përmbyllja e procesit të dialogut.

Siç është shprehur Haradinaj, ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Theksova nevojën e thellimit të bashkëpunimit tonë në aspektin politik edhe ekonomik, duke zgjeruar kështu edhe miqësinë e veçantë mes shteteve tona. Zoti Mandl dhe zyra e tij angazhohen në avancimin e raporteve Kosovë-Austri”, ka shkruar Haradinaj.

 

​Vjosa Osmani i shkruan Trendafilovës për Specialen

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka shkruar presidentes së Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Në këtë letër, Osmani i ka proceduar Trendafiloves amendamentin e presidentit Thaçi në lidhje me mandatin e Gjykatës Speciale, shkruan lajmi.net.

Aty kërkohet që  ky amendament t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese në kuadër të Dhomave të Specializuara.

“Do t’u isha mirënjohëse nëse ky propozim-amendament referohet pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorëve të Specializuar, për vlerësim paraprak se ndryshimi i propozuar nuk zbeh ndonjërën nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës”, shkruan në letër.

 

​Greqia po vazhdon zhvendosjen e migrantëve në një kamp të ri

Të premten, policia në ishullin grek Lesbos, rifilloi zhvendosjen e migrantëve të cilët kanë mbetur të pastrehë, pasi më 9 shtator nga shpërthimi i një zjarri u shkatërrua kampi Moria.

Përveç kësaj, ne mesin e migrantëve ka shpërthyer edhe përhapja e koronavirusit të ri.

Nga 5.000 njerëz të zhvendosur në një kamp të ri - të ndërtuar nga ushtria - 135 deri më tani kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, thanë zyrtarët.

Më shumë se 12,000 migrantë dhe refugjatë ikën nga zjarret në kampin Moria duke qëndruar për ditë të tëra në natyrë.

Qeveria greke ka thënë se fajtorë për zjarrin ishin disa migrantë afganë, të cilët protestuan ndaj masave kundër pandemisë të vendosura brenda kampit.

Zyrtarët qeveritarë thanë se ata prisnin që operacioni i zhvendosjes së migrantëve në një kamp të ri të zgjaste deri të dielën (20 shtator).

Gjatë viteve të fundit Greqia ka shërbyer si një portë hyrëse për në Bashkimin Evropian, për më shumë se një milion refugjatë sirianë dhe migrantë të tjerë.

Në territorin grek aktualisht janë rreth 30.000 migrantë.

​Kina mban stërvitje ushtarake derisa i dërguari i SHBA-së viziton Tajvanin

Kina thotë se po kryen stërvitje ushtarake pranë ngushticës së Tajvanit për të "mbrojtur sovranitetin e saj".

Veprimet e Kinës po ndodhin pavarësisht se një zyrtar i lartë i SHBA-së po viziton Tajvanin.

Stërvitjet që përfshijnë edhe të shtëna me zjarr, vijnë në mes të tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Uashingtonit.

SHBA-ja ka lëvizur në drejtim të një mbështetjeje më të madhe për Tajvanin.

Kina e konsideron Tajvanin e vet-qeverisur si një provincë të shkëputur.

Keith Krach është zyrtari i nivelit më të lartë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së që viziton ishullin në dekada, raporton BBC.

Të premten, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes të Kinës, Ren Guoqiang, akuzoi SHBA-në dhe Tajvanin për "përshpejtimin e bashkëpunimit, duke shkaktuar shpesh shqetësime", megjithëse ai nuk bëri asnjë referencë për vizitën.

Ai u tha gazetarëve se "përdorimi i Tajvanit për të kontrolluar Kinën" mbetet vetëm një dëshirë.

 

​Evropa, në betejë për të ngadalësuar COVID-19

Shumë vende evropiane po përgatiten të zbatojnë masa të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi për një "situatë shumë serioze".

Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, qeveritë e Francës, Spanjës dhe Holandës pritet që të shpallin kufizime të reja.

Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se sistemi rajonal i kujdesit shëndetësor po vihet nën presion serioz nga pacientët me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Ndërkohë, Franca pritet të vendosë masa të reja për qytetet e mëdha, duke përfshirë Lionin dhe Nicën.

Mbi 3 mijë raste të reja të të infektuarve me korona virus janë regjistruar në Republikën Çeke më 17 shtator.

Vendi me 10.7 milionë banorë po regjistron një nga shifrat më të larta të të infektuarve në Evropë.

Të enjten, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se 300.000 raste të reja të të infektuarve u raportuan në të gjithë Evropën javën e kaluar.

"Megjithëse këta numra pasqyrojnë një testim më gjithëpërfshirës, ​a​to gjithashtu tregojnë për nivele alarmante të transmetimit në të gjithë rajonin", tha ai.

 

​Mbi 30 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

Mbi 30 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në nivel global, ka njoftuar Universiteti Johns Hopkins me seli në Shtetet e Bashkuara .

Më shumë se 940,000 kanë vdekur nga sëmundja COVID-19, që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në Kinë, në fund të vitit të kaluar.

Vendet më të goditura janë SHBA-ja, India dhe Brazili, por ka një rritje të numrit të të infektuarve në të gjithë Evropën.

Shumë vende tani po përgatiten për një valë të dytë të pandemisë, ndërsa dimri po afrohet.

Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria po konsideron marrjen e masave të mëtejshme në të gjithë Anglinë, duke përfshirë një periudhë të shkurtër izolimi, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Jashtë Evropës, Izraeli ka vendosur një bllokim të dytë mbarëkombëtar – vendi i parë i zhvilluar që e bën këtë.

Afrika ka regjistruar më shumë se një milion raste të konfirmuara, megjithëse nuk dihet përmasat e vërteta të pandemisë në këtë kontinent. Shkalla e testimit raportohet të jetë e ulët, gjë që mund të shtrembërojë shifrat zyrtare.

 

Nesër mot me vranësira mesatare

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me vranësira mesatare . Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet veriore dhe verilindore. Temperaturat e shënuara në orën 14:Tivar e H.Novi 33, Podgoricë, Budvë e Petrovac 32, Ulqin 31, Cetinë 26, Beranë ,Shavnik e Andrievicë 24, Plluzhinë ,Bijello Pole ,Plavë e Rozhajë 22, Kollashin e Plevle 21 dhe në Zhablak 17 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell ,kohë pas kohe me vranësira të pakta deri mesatare . Do të fryjë ere mesatare deri e fortë nga drejtimet veriore.

Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 22,kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 32 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се