Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 09. 2020. 00:00 >> 17:30

Ditari 21.09.2020

21.09.2020

Me korona virus aktualisht janë të prekur 3208 individë

Në Mal të Zi me korona virus aktualisht janë të prekur 3208 njerëz . Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes si pasoj e infektimit me Covid 19 prej fillimit të vitit është 136. Për ndryshe laboratorët e Institutit për shëndetin publikë deri dje në ora 17 kanë përfunduar analizën PCR të 673 mostrave , prej të cilave 226 kanë rezultuar pozitivë në korona virusin e ri. Edhe dje në këtë Institut është njoftuar për vdekjen e dy kovid pozitiv të pacientëve nga Rozhaja dhe Plava e që ishin duke u trajtuar në spitalin e përgjithshëm në Beranë. Duke pasur para sysh rastet e reja të prekurve me virus , numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 3208. Prej fillimit të vitit numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruar të infektuarve me këtë virus është 8612 njerëz. Numri ii përgjithshëm i rasteve të vdekjeve që kanë pasur lidhje me Covid 19 prej fillimit të vitit 136 persona.

 Ndërpriten vizitat në ambulantat e Qendrës klilnike të Malit të Zi

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi , për shkak të situatës aktuale epidemiologjike prej sot janë ndërprerë të gjitha vizitat në ambulancat e kësaj qendreje, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Theksohet se kjo ndërprerje do të zgjasë 7 ditë dhe kanë të bëjnë me të gjitha kontrollet e caktuara tek specialistët, subspecialistët dhe vizitat në radiologji , vizitat në ultrazë CT dhe MR me përjashtim të pacientëve të cilët kërkojnë trajtim urgjentë shëndetësor ! Me qëllim të ndalimit dhe pengimit të përhapjes së mëtejme të epidemisë , Qendra Klinike do të ndërmarr të gjitha masat e domosdoshme dhe për këtë opinjoni do të njoftohet me kohë”, thuhet në kumtesë. Nga Qendra Klinike e Malit të Zi u kanë bërë apel qytetarëve që ti respektojnë masat e parapara , para së gjithash të mbajnë maska mbrojtëse , të ruajnë distancën fizike dhe sociale dhe të mbajnë higjienen e duarve.

 

 

 

Dy pacientë në spitalin e Beranës vdesin si pasojë e korona virusit

Dy pacientë , nga Berana dhe Bjello Pola sot e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin e ri Covid 19. Në këtë Institucion shëndetësor aktualisht janë të shtruar 63 pacientë pozitiv në korona virus. “10 pacientë kanë pasqyrë të rëndë klinike, 4 prej të cilëve janë të kyçur në ventilimin joinvaziv”, thuhet në kumtesë. Ndërkaq në Qendrën klinike të Malit të Zi aktualisht janë duke u trajtuar 37 pacientë të infektuar me virusin Covid 19, 12 prej të cilëve janë në rrezik për jetën. Ndërkohë nga spitali i Nikshiqit është kumtuar se në këtë institucione 10 covid pacientë janë në rrezik për jetën dhe njëri prej tyre është i kyçur në respirator. Në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq aktualisht janë të shtruar 80 pacientë,“10 pacientë janë në rrezik për jetën dhe janë të vendosur në repartin e trajtimit intensiv, kurse të tjerët aktualisht janë në gjendje stabile dhe ndihen mirë”, thuhet në kumtesë nga ky institucione.

 

 

 

 

Rritet kontrolli i respektimit të masave epidemiologjike

Organet kompetente inspektive në nivelin shtetëror dhe atë lokal kanë shtuar gjatë 4 ditëve të kaluara kontrollin e respektimit të masave epidemiologjike, është konstatuar sot në shtabin operativ për punët inspektive të trupit koordinues nacional për sëmundjet infektive. Në kumtesën e Qeverisë pas mbledhjes së Shtabit operativ theksohet se këtë e vërteton fakti se vetëm gjatë 3 ditëve të kaluara në Podgoricë janë kryer mbi 150 kontrollime inspektive dhe gjatë të cilave janë shqiptuar mbi 20 mijë euro dënime në të holla. Në mbledhje është konstatuar se vëmendje të veçantë duhet kushtuar komunave Beranë, Nikshiq dhe Podgoricë, sepse këto tri komuna aktualisht paraqesin sfidën më të madhe epidemiologjike. Nga Qeveria kanë kumtuar se kontrollet inspektive kanë treguar shkallë të lartë të respektimit të masave epidemiologjike në institucione dhe në subjektet afariste , është përmirësuar niveli i respektimit të masave në mjetet e komunikacionit publikë dhe po ashtu është vërejtur nivel i ulët i respektimit të masave në vendet e hapura dhe në objektet hoteljerike.

 

Regjisgtrohet edhe rasti i parë i ri infektimit me korona virus

Ndihmës drejtori i Institutit për shëndetin publikë dr. Senad Begiq ka theksuar se një person në Mal të Zi, i cili më parë ka qenë pozitiv , përsëri është i prekur me korona virusin në valën e dytë të infektimeve, por që është pa simptoma. Ai ka shtuar se rasti është zbuluar kur ky qytetarë ka bërë testimin para se të nisej në udhëtim dhe nuk përjashtohet mundësia se raste të tilla ka edhe më shumë. Sipas numrit të banorëve , Berana është Komuna më e rrezikuar me situatën epidemiologjike , ku shkalla e rasteve aktive me korona virus është 5 herë më e lartë nga ajo mesatare, pastaj radhiten Nikshiqi dhe Rozhaja , ka deklaruar në emisionin “Boje jutra” të Televizionit ,,Vjesti,, ndihmës drejtori i Institutit për shëndetin publik Senad Begiq. Begiq ka shtuar se izolimi komplet i qyteteve dhe i aktiviteteve nuk do të ndodh por , bartja e maskave , distanca fizike dhe sociale dhe higjiena e duarve gjithnjë mbesin masat më të preferuara dhe në këtë drejtim ky institucion dhe organet tjera kompetente gjithnjë insistojnë.

 Mali i Zi faktor i rëndësishëm i paqës rajonale

Jemi krenarë se Mali i Zi është faktor i rëndësishëm i paqës dhe konstribues i stabilitetit rajonal , ka theksuar presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq me rastin e Ditës botërore të paqës. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 21 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Paqes me qëllim të ngritjes së ndërgjegjes për rëndësinë e vendosjes dhe ruajtjes së paqës mes individëve dhe kombeve të ndryshme. Gjukanoviq ka theksuar se Mali i Zi i bashkohet shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Paqes. “Të forcojmë dialogun dhe tolerancën dhe së bashku të vendosim paqen”, ka shkruar Gjukanovit në Tuiter. “Integrimi në BE donë të thotë paqë dhe stabilitet në Ballkan” , ka theksuar mes tjerash Gjukanoviq.

Brajoviq e vlersojmë përkrahjen e Francës në përspektivën evropiane të Malit të Zi

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq ka pranuar sot në vizitë lamtumirëse ambasadorën e Republikës së Francës Kristin Tudik. Ai e ka falenderuar ambasadoren në përkushtimin e saj për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve si dhe për përkrahjen në forcimin e kapaciteteve të përgjithshme të Malit të Zi në rrugën e tij drejtë integrimeve evropiane. Me rastin e zgjedhjeve të mbajtura para do kohe parlamentare , kryetari i Kuvendit ka theksuar se ato kanë kaluar në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe në një suazë të avancuar ligjore . Ambasadorja Tudik ka theksuar se pret se Mali i Zi do ta vazhdojë rrugën e vetë evropiane dhe se Qeveria e cila do të formohet së shpejti, maksimalisht do ti përkushtohet realizimit të objektivave strategjike në politiken e jashtme si dhe në zhvillimin ekonomik të shtetit, thuhet në kumtesë nga parlamenti.

 Shporta konsumatore në muajin gusht ka kushtuar 642 euro

Vlera e përgjithshme e shportës konsumatore për muajin gusht ka qenë 641.8 euro, ka kumtuar Drejtoria për statistikë ,,MONSTAT,,.

Shpenzimet për artikuj ushqimorë dhe pije joalkoolike kanë qenë 277.4 euro, kurse shpenzimet për artikujt joushqimor dhe shërbimet tjera kanë kushtuar 364.4 euro.

Vlera e përgjithshme e shportës konsumatore për muajin gusht të këtij viti , krahasuar me një muaj më parë ka shënuar një rritje prej 0.1 përqind”, thuhet në kumtesën e MONSTAST-it.

​Ambasadori izraelit në Serbi: Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, tha se nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë Kosovën ose jo, sepse ai e ka bërë një gjë të tillë më 4 shtator. Njohja reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është e përfshirë në një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. “Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në Uashington. Ne nuk kemi qenë pjesë e atij takimi. Marrëveshja është nënshkruar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Shtetetve të Bashkuara. Kryeministri ynë [Benjamin Netanyahu] e ka mirëpritur njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës”, tha Vilan për televizionin N1 në Serbi. Vilan tha se kur ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin inaugurues, ata kanë folur për përmirësimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Serbisë. I pyetur se si e ka komentuar Vuçiq njohjen e Kosovës nga Izraeli, Vilan tha se “kjo nuk është diçka me të cilën Vuçiq është i kënaqur”. "Por, Izraeli është shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Marrëveshja u nënshkrua, nuk është diçka që unë ose Vuçiq do ta ndryshojmë. Ne duhet të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të mos merremi shumë me diçka që është bërë para dy javësh e gjysmë në Uashington", tha ambasadori. Në pyetjen se si e komenton faktin që Serbia, me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, është pajtuar ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, Vilan tha se kjo "është shumë pozitive, është një lajm i mirë". Ai po ashtu tha se ka takuar homologun e tij palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, i cili më herët ka shfaqur shpresën se Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem. Vilan tha se takimi me Nabhanin ka qenë "i dobishëm" dhe se "këtu nuk ka asnjë mosmarrëveshje me të".

 

​Grenell, pjesë e delegacionit amerikan që do të vizitojë Prishtinën

Në Kosovë, sot do të qëndrojë një delegacion i qeverisë amerikane i kryesuar nga Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC). Pjesë e këtij delegacioni, i cili deri më 25 shtator do të udhëtojë edhe në Beograd, Athinë, dhe Izrael, do të jetë edhe dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Në njoftim të DFC-së, theksohet se çështjet të cilat do të diskutohen kryesisht kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal si dhe në Lindje të Mesme. Kjo vizitë në Kosovë do të ndodhë pak javë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpine e Bardhë në Uashington më 4 shtator, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Deri më tani, është konfirmuar takimi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Nga kabineti i tij është thënë se "kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë". Grenell, të dielen mbrëma, përmes Twitterit ka deklaruar se "implementimi i marreveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është prioritet i administratës së presidentit Trump".

 

Mbahet seanca ndaj të arrestuarve në aksionin e Karaçevës

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka filluar seanca ndaj 30 personave që u arrestuan në aksionin e Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra. Të arrestuarit, në mesin e tyre edhe policë, kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake. Policët u arrestuan me dyshimin se keqpërdorën detyrën zyrtare. Në një konferencë për media të mbajtur të shtunën, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka dhënë detaje rreth këtij operacioni. Sipas tij, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë 35 persona, në mesin e tyre edhe 12 policë. Po ashtu, Maloku ka njoftuar se janë konfiskuar edhe një sërë materiale të dyshimta. “Prokuroria Themelore në Gjilan, pas një hetimi të gjatë gati 1-vjeçar, ka realizuar aksion në këtë pjesë të Kosovës konkretisht në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës si dhe në rajonin e Prishtinës dhe rajone të tjera. Nga ky aksion me urdhër të prokurorisë deri më tani janë arrestuar 35 të dyshuar prej tyre 12 zyrtarë policorë, kontrabandistë e pronarë të kazinove”, ka thënë Maloku.

 

 

Maqedoni e V: Ndalohen 16 të rinj maqedonas për fyerje ndaj shqiptarëve

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për ndalimin e 16 të rinjve maqedonas, të dyshuar për fyerje ndaj shqiptarëve, në lagjen Gjorçe Petrov, në dalje të Shkupit në drejtim të Tetovës. Aksioni i policisë erdhi pas një videoje të publikuar në Facebook ku shiheshin një grup të rinjsh duke brohoritur thirrje të rënda ndaj komunitetit shqiptar si “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”. Brohoritjet kishin ndodhur derisa rrugës po kalonte një kolonë makinash e dasmorëve shqiptar; të stolisur me flamuj kombëtar. Thirrjet e të rinjve kishin provokuar dasmorët të cilët kanë ndaluar makinat dhe janë nisur në drejtim të grupit maqedon, por nuk ka pasur përplasje fizike meqë grupi është shpërndarë. “Janë thirrur në bisedë informative, janë zhvilluar biseda me ta. Konkretisht për rastin e të shtunës, janë ndaluar 16 persona dhe po merren të gjitha masat me qëllim që të zbardhet rasti. MPB-ja do të ketë zero tolerancë për veprime të këtilla, kështu që do të punohet në mënyrë intensive deri sa të sanksionohen të njëjtit“, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së, Suzana Praniq. Të rinjtë besohet të jenë tifozë të klubit të futbollit “Vardari” të njohur si “Komitët” . Tifozët e njëjtë edhe një javë të parë kishin marshuar sheshit të Shkupit me brohoritje të tilla derisa në stadiumin e qytetit po luante ndeshje Shkupi-Vardari. Ky akt ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale duke kërkuar masa nga institucionet për parandalimin e veprimet të tilla. “Sjelljet e Komitëve burimin e kanë tek sistemi, që u jep fuqi dhe përkrahje, pavarësisht kush është në pushtet. Për sa kohë sistemi nuk i dërgon prapa grillave këta huligan, fenomene të këtilla s’do të kenë të ndalur”, kështu ka reaguar Ziadin Sela nga partia Aleanca për Shqiptarët. Edhe pse me Kodin Penal, gjuha e urrejtjes është e dënueshme nga një deri në pesë vite burg, deri më tani askush nuk është ndëshkuar për gjuhë të urrejtjes e cila në Maqedoninë e Veriut është e pranishme në të gjitha manifestimet sportive, por edhe në tubime e protesta të partive.

 

​Liderja e opozitës bjelloruse takohet me ministrat e Jashtëm të BE-së

Liderja e opozitës së Bjellorusisë, Svetlana Tikhanovskaya, i ka kërkuarë sot Bashkimit Evropian të tregojë guxim dhe të rrisë mbështetjen për lëvizjen e saj. Bjellorusia është tronditur nga demonstratat kundër presidentit, Alexander Lukashenko, që kur ai u shpall fitues në zgjedhjet e 9 gushtit, për të cilat opozita dhe vendet perëndimore thonë se ishin të manipuluara. Tikhanovskaya u takua me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel dhe i nxiti ata të sanksionojnë Lukashenkan por, pavarësisht thirrjeve, blloku ende nuk ka marrë një vendim. "Sanksionet janë shumë të rëndësishme në luftën tonë, sepse sanksionet janë pjesë e presionit që do të detyrojë të ashtuquajturit autoritete të fillojnë dialogun me ne", u tha ajo gazetarëve në Bruksel. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha pas takimit me Tsikhanouskaya se ministrat "janë vërtet të impresionuar nga guximi dhe këmbëngulja e popullit bjellorus, veçanërisht grave bjelloruse, të cilat po tregojnë një aftësi të vërtetë udhëheqjeje". Borrell gjithashtu hodhi poshtë akuzat nga Bjellorusia dhe aleati i saj, Rusia, për ndërhyrje evropiane duke thënë se "kjo nuk mund të konsiderohet si ndërhyrje në punët e brendshme sepse demokracia dhe të drejtat e njeriut janë në thelbin e identitetit të Bashkimit Evropian".

 

​Trump kërkon zëvendësimin e shpejt të gjykatëses Ginsburg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe republikanët në Senat, kan deklarua dje se do të lëviznin me shpejtësi për të gjetur një pasardhës të Gjykatës Supreme, pas vdekjes së gjykatëses liberale Ruth Bader Ginsburg. Ginsburg, 87 vjeç, vdiq më 18 shtator, duke krijuar një zhvillim dramatik që u jep republikanëve një shans për të zgjeruar shumicën e tyre konservatore në gjykatë në 6-3, në një kohë që vendi është i ndarë thellë, disa javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. "Ne u vumë në këtë pozitë të fuqisë dhe rëndësisë për të marrë vendime për njerëzit që na zgjodhën me kaq krenari, më e rëndësishmja prej të cilave është konsideruar prej kohësh të jetë zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara", tha Trump në Twitter. "Ne e kemi këtë detyrim, pa vonesë!", tha ai. Demokratët, përfshirë kundërshtarin presidencial Joe Biden, kanë thënë që fituesi i zgjedhjeve duhet të zgjedhë zëvendësimin e Ginsburg. Çdo emërim i Trump në Gjykatën Supreme duhet të miratohet me një shumicë të thjeshtë në Senat, ku Republikanët mbajnë një shumicë prej 53-47. Republikanët do të duhet të nxitojnë për të kaluar të gjitha pengesat procedurale për të marrë një votë në Senatvetëm 45 ditë para zgjedhjeve. Sidoqoftë, edhe nëse Demokratët fitojnë zgjedhjet dhe një shumicë në Senatit, nuk ka asgjë në Kushtetutë që i ndalon Trumpin dhe Republikanët të miratojnë një gjyqtar përpara se një Kongres i ri të betohet më 3 janar.

​Bankat globale raportuan 2 trilionë dollarë transaksione të dyshimta

Bankat globale, për gati dy dekada, kanë transferuar mbi dy trilionë dollarë pagesa, që ato besonin se ishin të dyshimta, thuhet në një raport të publikuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues. Raporti bazohet në mijëra dokumente që kanë rrjedhur në publik nga krahu i Departamentit amerikan të Thesarit, që heton pastrimin e parave. Dokumentet tregojnë se si bankat kryesore perëndimore, përfshirë JPMorgan dhe Deutsche Bank, i kanë ndihmuar rrjetet kriminale në të gjithë botën, përfshirë ato në ish-Bashkimin Sovjetik, të lëviznin dhe të fshinin para. Mbi 2,100 dokumentet e Rrjetit të Krimeve Financiare janë publikuar fillimisht nga Buzzfeed dhe më pas janë shpërndarë te mbi 400 gazetarë në gjithë botën, për hulumtime të mëtejshme. Dokumentet e Rrjetit të Krimeve Financiare përbëhen nga Raporte të Aktivitetit të Dyshuar, të cilat datojnë nga viti 1999 deri më 2017. Bankat i paraqesin raportet e tilla te Rrjeti i Krimeve Financiare kur kanë shqetësime për ligjshmërinë e një transaksioni. Bankat në të gjithë botën kanë paraqitur mbi dy milionë Raporte të Aktivitetit të Dyshuar, vitin e kaluar. Më 2017, dokumente sekrete globale kanë rrjedhur edhe nga Appleby dhe Estera, dy ofrues të shërbimeve ligjore. Të njohura si Letrat e Parajsës, ato kanë zbuluar marrëdhëniet financiare të politikanëve, celebritëve dhe udhëheqësve të biznesit.

Dhuna në Afganistan nuk ka të ndalur, pavarësisht bisedimeve të paqes

Të paktën nëntë ushtarë afganë u vranë pas një sulmi të militantëve talibanë. Sulmi ndodhi në fshatin Nav Abad të rajonit Dasht-e-Qala, i tha një burim agjencisë së lajmeve Tolo. "Përleshjet përfunduan pas një ore. Viktima ka edhe në anën e talibanëve, por nuk ka ende një informacion të saktë", tha burimi. Incidenti vjen derisa po vazhdojnë negociatat e paqes midis talibanëve dhe qeverisë së Kabulit. Bisedimet e paqes, janë pjesë e një marrëveshje të arritur në muajin shkurt midis talibanëve dhe Uashingtonit. Ato filluan më 12 shtator pas një mosmarrëveshje të gjatë mbi shkëmbimet e të burgosurve. Negociatorët do të diskutojnë për armëpushimin, të drejtat e grave dhe pakicave dhe çarmatosjen e dhjetëra mijëra luftëtarëve talibanë dhe milicive besnikë ndaj komandantëve të luftës. Pavarësisht nga bisedimet, sulmet në Afganistan kanë vazhduar rregullisht, duke shënuar viktima të shumta, përfshirë civilë, pasi militantët kanë refuzuar të deklarojnë një armëpushim. I dërguari amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, i cili i ka përgatitur bisedimet, e quajti përshkallëzimin për keqardhje. Kryetari i Këshillit të Lartë të Afganistanit për Pajtimin Kombëtar, Abdullah Abdullah, u bëri thirrje talibanëve që të pranojnë një armëpushim. "Atdheu ynë është djegur në luftë dhe konflikt për më shumë se dyzet vjet dhe shumë jetë kanë humbur", tha Abdullah në një deklaratë.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me të reshura të shiut, kryesisht në orët e pas ditës. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme e në bregdet deri e fortë nga drejtimi i veriut. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 7 deri në 21 kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 27 gc.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се