Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 10. 2013. 17:40 >> 17:54

LAJMET 24.10.2013

24.10.2013

Përfundon  debati për raportin lidhur me gjendjen në energjetikë

Kuvendi i malit të Zi në vazhdim të punës së sotme ka përfunduar debatin lidhur me raportin për gjendjen në energjetikë. Deputetët , duke marr pjesë në shqyrtimin e kësaj pike , kanë vlerësuar se raporti është i mirë por pasqyron gjendjen e pa lakmueshme në këtë lëmi.

Njëkohësisht deputetet nga klubet e Partive opozitare vërejtjet më të mëdha i kishin në ato subjekte energjetike të cilat përgjegjësinë për vjedhjen e rrymës nga interkonekcioni evropianë tentojnë ta kalojnë nga njëra palë në tjetrën.

Nga ana tjetër nga agjencia rregullatore,   kanë kumtuar se kanë bërë gjithçka ishte e mundur brenda mundësive të tyre kur është fjala për shfrytëzimin jo legal të energjisë . Ndërkaq,  Parlamenti dje ka shqyrtuar raportin për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe të Bashkësive tjera nacionale gjatë vitit të kaluar , për të cilin Parlamenti do të deklarohet më vonë.

 

13 nëntori, ditëlindja  e Njegoshit, festë shtetërore

Qeveria ka propozuar sot ndryshimet e ligjit për festat shtetërore dhe festat e tjera me të cilat parashihet që 13 nëntori, Ditëlindja e Petar Petoriviq Njegoshit, të jetë festë shtetërore. Me propozim ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për festat shtetërore dhe festat tjera vërtetohet një festë e re në Mal të Zi , 13 nëntori, Dita e Njegoshit, festë malazeze për kulturë dhe përcaktohet si ditë pune, ka kumtuar ministri për kulturë, Branisllav  Miqunoviq.

Qeveria këtë e ka propozuar, siç theksoi duke pas para sysh se Petri i Dytë Petroviq Njegosh,  është njëri ndër personalitetit më të rëndësishme të historisë malazeze  i cili me veprimtarinë e vetë e ka shënuar ekzistencën shpirtërore, shtetërore dhe nacionale të Malit të Zi.

 

Skadon afati për paraqitjen e kandidatëve

Në Konkursin publik për emërimin e kryetarit dhe të dy anëtarëve të Këshillit të agjencisë për komunikimet elektronike dhe veprimtarin postare , të cilin e ka shpall Këshilli parlamentar për ekonomi , financa dhe buxhet , deri në skadimin e afatit janë paraqitur  10 kandidat.

Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve përmes Kuvendit ka skaduar me 18 tetor , mirëpo nga Parlamenti kanë kumtuar se akoma ekziston mundësia që të interesuarit ta dorëzojnë kandidaturën e vetë me post dhe pastaj do të vërtetohet numri definitiv i kandidatëve.

 

Nuk  arrihet marrëveshja për përbërjen e Komisionit

Anëtarët e grupit punues për vendosjen e besimit në procesin zgjedhor nuk arritën sot marrëveshjen se kush duhet të jetë në përbërjen e përhershme të këshillave zgjedhor me rastin e votimit të personave që gjenden në paraburgim ose në vuajtjen e dënimit me burg.

Grupi punues ka shqyrtuar sot propozimin e deputetit të PSP, Neven Goshoviq,  i cili ka të bëjë me votimin e zgjedhësve të cilët gjenden në paraburgim ose në vuajtjen e dënimit me burg.

 Deputetët e Frontit Demokratik dhe të Malit të Zi pozitiv, e kanë përkrahë këtë propozim kurse bashkërkyesuesi i grupit punues,  Millutin Simoviq, ka theksuar se në këtë mënyrë do të tregohej raport i mosbesimit ndaj komisionit zgjedhor shtetëror dhe se nuk duhet ndryshuar autorizimet e komisionit .

 

Mali i Zi realizon numër të madh të projekteve në energjetikë

Mali i Zi realizon një numër të madh të projekteve në sektorin energjetikë dhe intensivisht  punon në harmonizimin e legjislaturës nacionale me të gjitha vendet e UE , ka deklaruar ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq, në takimin e Këshillit të ministrave të Bashkësisë energjetike në Beograd.

Ai ka theksuar se njëri prej aktiviteteve më të rëndësishëm kur është fjala për legjislativën e përgatitjes të ligjit të ri për energjetikën është precizomi i dispozitave dhe mënjanimi i paqartësive eventuale të cilat vështirësojnë zbatimin e ligjit ekzistues për energjetikën.

Nga sfera e efikasitetit energjetik është  përgatitur propozimi i ligjit për shfrytëzimin efikas të energjisë dhe i është dorëzuar qeverisë për miratim.

 

Purje,  në përkrahje të fëmijëve me të drejtat më të rrezikuara

Drejtori rajonal i UNICEF-it për Evropën Qendrore dhe jug-lindore dhe për Bashkësinë e shteteve të pavarura Mari Pjer Purje qendron prej sot në vizitën e vetë të parë në Mal të Zi,  me qellim që të përkrah realizimin e të drejtave të fëmijëve më të rrezikuar në vend .

Purije , siç është kumtuar nga UNICEF-i do të takohet me ministrat e shëndetësisë dhe atë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Miodrag Radunoviq dhe Suad Numanoviq, pastaj me ministrin e arsimit, Sllavolub Stjepoviq,  dhe me shefin e diplomacisë, Igor Llukshiq.

Ajo do të bisedojë edhe me avokatin e popullit Shuqko Bakoviq , me shefin e delegacionit të UE në Mal të Zi Mitija Drobniç si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

 

Kacin fton autoritetet serbe të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes

Raportuesi për Serbinë i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të vazhdojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, luftën kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore. Kacin ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi historike dhe se zbatimi i saj është tejet i rëndësishëm. “Zgjedhjet lokale në Kosovë paraqesin një test të rëndësishëm.

Normalizimi i marrëdhënieve do të ketë probleme edhe në të ardhmen, por unë besoj fuqishëm se ky proces është i pakthyeshëm”, ka thënë Kacin, raportojnë mediat serbe.

Ai i ka bërë këto komente në takimin e Këshillit për Politikë të Jashtme të PE-së, në lidhje me përparimin e Serbisë drejt BE-së.

 

KQZ, të gjitha përgatitjet e duhura  për zgjedhjet  lokale

Në prag të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, Komisioni Qendrorë Zgjedhorë ka bërë të gjithë përgatitjet për ditën e zgjedhjeve. Valmir Elezi, zëdhënës, i KQZ-ës, shpjegon procedurat e votimit në ditën e zgjedhjeve lokale. “Në Ditën e Zgjedhjeve të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

Do të jenë dy  fletëvotime, njëra për kryetar të komunës dhe tjetra për kuvendin komunal. Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 3 nëntorit ka çertifikuar 103 subjekte politike, ku garojnë 224 kandidatë për kryetar komunash. Ditë më parë KQZ-ja ka çertifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale 2013. Lista përmbanë 1, 779 357 emra të votuesve të ndarë në 38 komuna.

 

3 nëntori , “fundi  i administrimit të Serbisë në komunat veriore në Kosovë"

Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit shënojnë fundin e administrimit të Serbisë dhe fillimin e administrimit të Kosovës në komunat veriore. Kështu thuhet në raportin që ka publikuar Grupi Ballkanik për Hulumtimin e Politikave.

Ai thekson se popullata lokale e veriut nuk i do këto zgjedhje dhe luhatet mes qëndrimeve për t’i bojkotuar ose për të marrë pjesë në to. Por, sipas raportit, Prishtina beson se nëntori  do të çimentojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, ndërsa Beogradi shpreson se Bashkimi Evropian do ta shpërblejë bashkëpunimin e tij me bisedimet për anëtarësim në këtë mekanizëm.

 Grupi Ballkanik për Hulumtimin e Politikave është krijuar mbi themelet që ka përcaktuar puna e Grupit Ndërkombëtar të Krizave në rajon.

 

Përgjimet dhe migrimi, dominojnë samitin e sotëm të BE-së

Përgjimet amerikane dhe migrimi ilegal, pritet të dominojë një samit të Bashkimit Evropian që mbahet sot në Bruksel. Samiti vjen një ditë pasi kancelarja  Angela  Merkel dhe presidenti Barack Obama folën rreth dyshimeve për përgjim të telefonit mobil të kancelares. Edhe presidenti francez Fracois Hollande po bën presion që përgjimet të jenë temë kyçe, pasi u raportua se ishin përgjuar rreth 70 mijë telefonata të francezëve.

Në anën tjetër, vendet jugore si Italia, Greqia, Malta, Qipro, Bullgaria dhe Spanja, pritet të fokusohen në çështjet e migrimit ilegal nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore.

 

Putini , paralajmëron  takime të rëndësishme  gjatë ditës

Presidenti rus Vladimir Putin ka caktuar disa takime të rëndësishme në margjinat e një samiti të Këshillit Suprem Ekonomik për Euroazinë, që po mbahet në Minsk.

Një nga këto takime do të jetë ai me presidentin e Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, rreth drejtorit të kompanisë Uralkali, Vladislav Baumgertner, i cili po mbahet i arrestuar në këtë vend që prej gushtit, nën akuzat për abuzim të detyrës zyrtare. Putin pritet të takojë edhe presidentin ukrainas Viktor Yanukovych, ku temë kyçe e takimit do të jenë lëvizjet e Ukrainës për afrim më Bashkimin Evropian. Kievi, shpreson të nënshkruajë Marrëveshjen e Asocimit me BE-në në nëntor, por Moska i ka bërë presion këtij shteti që në vend të përafrimit me BE-në, të bëhet pjesë e Bashkimit  Dognar  Euroaziatik, të cilin e drejton Rusia.

 

Australi: Vazhdon përballja  me zjarre të rënda në këtë vend

Zjarrfikësit në Australi po vazhdojnë të përballen me zjarret e rëna në pyjet e këtij vendi. Zyrtarët e këtij shërbimi kanë njoftuar se një nga njëqind zjarret e rëna ishte shkaktuar nga ushtria, e cila po përdorte armatim gjatë një ushtrimi në pyll.

Zjarri në fjalë dogji më shumë se 47 mijë hektarë dhe shumë shtëpi. Megjithatë, komisioneri i Shërbimit Rural të Zjarrfikësve, Shane Fitzsimmons, ka thënë se nuk ka asnjë indikacion që rasti të ketë qenë diçka tjetër përpos një aksident.

Rreth gjashtëdhjetë e pesë zjarre u raportuan si aktive edhe sot, njëzet e katër prej të cilave janë jashtë kontrollit. Hetuesit po merren me shkaqet e zjarreve, dhe raportohet se disa nga to janë raste të dyshimta.

 

Obama – Sharif; përballja me terrorizmin, sfidë e përbashkët

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se përballja me terrorizmin është një sfidë e përbashkët e Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.

Obama i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë, pas një takimi me kryeministrin pakistanez  Nawaz Sharif. Sharif i ka kërkuar Obamës që administrata e tij t’iu japë fund sulmeve nga aeroplanët pa akuipazh, një çështje kjo që ka nxitur tensione mes të dyja vendeve. Obama, i cili nuk i ka përmendur këto sulme në deklaratën e tij, ka thënë se mardhënja  në mes të dy vendeve është e ndërtuar mbi bazat e “respektit për integritetin territorial”. Obama ka nënvizuar se më shumë se 40,000 pakistanezë kanë vdekur në sulme terroriste gjatë dekadës së fundit. Të dy liderët kanë diskutuar edhe për mundësitë e përmirësimit të mardhënjeve të Pakistanit me Indinë, dhe zhvillimin e një qasjeje konstruktive ndaj rajonit të Kashmirit.

 

Teherani  pohonë se  ka ndalur pasurimin e uraniumit në 20 %

Një deputet iranian ka thënë se ky vend e ka ndalur pasurimin e uraniumit në një nivel prej 20 %, dhe se ka prodhuar  mjaftueshëm sa për një reaktor nuklear eksperimental në Teheran. Në komentet e postuara dje në faqen zyrtare të parlamentit, deputeti  Hossein Naqavi Hosseini, zv.shef i komiteteve të parlamentit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme, ka thënë se “nuk ka nevojë për më shumë prodhim”.

Reaktori i Teheranit është i destinuar për të prodhuar izotope mjekësore, por SHBA-ja dhe perëndimi besojnë se programi në të vërtetë është i dizajnuar për të prodhuar armë bërthamore.

Teherani ka ofruar edhe zyrtarisht të ndalë pasurimin e uraniumit në 20 %, gjatë bisedimeve të fundit ndërkombëtare rreth kësaj teme, të mbajtura në Gjenevë.

 

SHBA e shqetësuar për marrëveshjen turko-kineze

Shtetet e Bashkuara janë duke biseduar me Turqinë, në lidhje me vendimin e Ankarasë për të bashkë prodhuar sistem të mbrojtjes raketore me Kinën.

Ambasadori i SHBA-së në Turqi, Francis Ricciardone, ka thënë se marrëveshja është tregtare, “por jemi të shqetësuar se çfarë do të thotë ajo për mbrojtjen ajrore”.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka njoftuar në muajin shtator se ka zgjedhur sistemin FD-200 nga Korporata Kineze për Importin dhe Eksportin e Makinerisë Precize, në mes të sistemeve rivale nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe firmat evropiane.

Kryeministri i Turqsë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të dje se ende nuk është arritur një marrëveshje finale.

 

Damasku  ka liruar  mbi 60 gra

Aktivistët sirianë thonë se Damasku ka liruar  mbi 60 gra, në kuadër të një marrëveshjeje me grupet rebele. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se lirimi është bërë gjatë dy ditëve të kaluara. Në deklaratën e tij sqarohet se lirimi është pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve, e cila është ndërmjetësuar javën e kaluar nga Katari, Turqia dhe Autoriteti Palestinez. Në kuadër të këtij shkëmbimi, rebelët sirianë kanë liruar nëntë shiitë nga Libani, militantët libanezë kanë liruar dy pilot turq, ndërsa Qeveria siriane mbi 6o gra.

 

Neser, mot i ngjashëm me  të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe relativisht i nxhtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperaturat: Podgoricë 26 gradë, Budvë 25, Plevle e Kollashin 24, Tivar, Ulqin, H. Novi, Nikshiq, B. Pole , Beran  e Shavnik 23, Plavë e Rozhaj 22, Tivat 21 dhe në Zhablak 20 g. Edhe për nesër  parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 26 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се