Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 02. 2013. 18:11   >>  18:26

LAJMET 20.02.2013.

LAJMET

Kuvendi  nuk  i  shqyrtoi  propozimet  opozitare për  ndryshimin e  ligjeve

Në seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi, deputetët nuk debatuan për ndryshimet dhe plotësimet e dy ligjeve të cilat i kanë propozuar  deputetët e Malit të Zi pozitiv , mbase më parë nuk ishte miratuar rendi i ditës. 

Për miratimin e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila ka zgjatur rreth 10 minutash,  kanë votuar 7 deputetë , 33 të koalicionit në pushtet ishin kundër, kurse një deputet ishte i përmbajtur.

Mlladen Bojaniq, nga Mali i Zi pozitiv,  ka theksuar se neni 128 i rregullores kuvendore,  precizon  që  propozuesi i kërkesës për seancën e jashtëzakonshme  e cakton datën e mbajtjes dhe rëndin e ditës së mbledhjes.

 As të hënën nuk është debatuar për pakon e ligjeve të deputetëve të Frontit demokratikë, me propozime të masave  intervenuese  kundër krizës , sepse më parë nuk ishte miratuar rendi i ditës.

Deputetët e pozitives ia kanë dorëzuar Kuvendit ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për administratën tatimore si dhe për kontributet për sigurimin e obligueshëm social.

 

Kryetari i AP të OSBE në Kuvendin e Malit të Zi më 1 mars

Kryetari i Asamblesë parlamentare  të OSBE, Rikardo Milori, do t’u drejtohet deputeteve të Parlamentit të  Malit të Zi,  në mbledhjen e cila do të mbahet me 1 mars në Cetinë.

Në rend të ditës të kësaj seance janë 12 ligje të propozuara për vërtetimin e kontratave dhe marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe vendeve tjera.

Parlamenti i Malit të Zi do të mbajë mbledhje me 26 shkurt kur deputetet do të debatojnë për disa ligje të propozuara nga qeveria dhe Partia socialiste popullore -PSP.

 

Vujanoviq,  shpreson në hetimin e të gjitha detajeve

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, pret që organet kompetente ti hetojnë të gjitha detajet nga afera  “incizimi”  mbi keqpërdorimin  eventual të resurseve shtetërore  për qëllimet partiake dhe zgjedhore  të PDS .

Prokuroria kryesore e shtetit në Podgoricë,  ka kumtuar dje se asnjë pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit për realizimin e programit zgjedhor të PDS,  nuk ka bërë vepër penale të paraparë me kodin penal. Gazeta “Dan”,  ka publikuar audio- inçizimin  nga mbledhja e Këshillit të PDS, i cili,  siç konsideron opozita, tregon se funksionarët e PDS shpërdorojnë pozitën zyrtare për punësimin e kuadrove të vetë.

 Barazia e qytetarëve do të thotë  se ata duhet të trajtohen njësoj  pa marr para sysh dallimet në fe, komb, qëndrimin politikë ose përkatësin partiake, ka theksuar Vujanoviq,  në intervistën për gazetën Dan.

 Ai i ka mohuar citatet se Gjyqi kushtetutes është organ partiak sepse në të gjenden kuadrot të cilët ishin funksionarë eminent të koalicionit në pushtet.

 

PSP në pritje të tërheqjes së kryeprokurores Çarapiq

Nënkryetari i PSP, Vasilije Llallosheviq, ka theksuar se në bazë të deklaratave nga mbledhja e PDS,  ishte për tu pritur që Çarapiq,  të ndërmarr hapa hetues në grumbullimin e fakteve për vërtetimin e ekzistencës të veprës eventuale penale.

Ai konsideron se pas reagimit të prokurorisë pret që Çarapiq,  të tërhiqet  nga ky funksion.

Duke komentuar vlerësimet nga koalicioni në  pushtet se opozita punëson kuadrot e  vetë në baza partiake në ato komuna ku është në pushtet, Llallosheviq,  ka theksuar se këto janë manipulime  dhe përpjekje që të barazohet me atë që koalicioni në pushtet e ka bërë në nivelin shtetëror dhe ato lokal.

 

Bllazhiq; praktik e rëndomtë që prokuroria të sjellë vendime partiake

Duke komentuar  vendimin e prokurorisë e cila , pasi që gazeta DAN ka publikuar  audio incizimin  nga mbledhja e PDS , ka vërtetuar se në deklaratat  e funksionarëve të kësaj partie nuk ka elemente të përgjegjësisë penale , profesori  Gjorgje Bllazhiq,  ka theksuar se është praktik e rëndomtë  që prokuroria të sjell vendime partiake. Sipas mendimit të tij , në shtetin ku ekziston dhuna juridike nuk mund të pritet që instituciont të veprojnë si mbrojtës dhe ti mbrojnë interesat e qytetarëve. Ai konsideron se rasti i punësimeve partiake në veçanti është në shprehje prej vitit 1997 , ç’prej kur PDS është ndarë në dy parti.

Shpërdorimi i resurseve shtetërore, ka theksuar ai , është diçka e rëndomtë dhe kjo ishte  e njohur në prag të çdo zgjedhjeve.

 

Lekiq; Nesër dorëzimi i nënshkrimeve

Nënshkrimet për kandidaturën e kandidatit të pavarur presidencial Miodrag Lekiq do ti dorëzohen nesër Komisionit zgjedhor shtetëror –KZSH.

 Për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale nevojitën nënshkrimet mbështetëse të 7 mije e 710 qytetarëve.

Kandidaturat presidenciale me nënshkrimet e mbështetjes  i dorëzohen komisionit zgjedhor të shtetit deri me 18 mars. KZSH  e ka vërtetuar kandidaturën  e përfaqësuesit të  PDS ,Filip Vujanoviq, i cili ka grumbulluar 13 mijë e 567 nënshkrime. Të përkujtojmë se zgjedhjet presidenciale do të mbahen me 7 prill.

 

Të  mendohet  për ndryshimin e ligjit

Suazat e menduara  mirë dhe  ato funksionale juridike  për përcjelljen ,  kontrollin dhe revidimin  e financimit të partive politike , janë  me rëndësi të madhe për përparimin e Malit të Zi drejtë UE , është rekomanduar nga tryeza e rrumbullakët me titull “Sfidat në zbatimin e ligjit mbi financimin e partive politike”.  Tubimin e kanë organizuar ministria e financave dhe insistitucioni  i revizorit shtetëror në bashkëpunim me zyrën e programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim  ( UNDP),  me qellim të analizimit të përvojave në zbatimin e këtij ligji. Përfaqësuesi i përhershëm i zyrës së UNDP  në Mal të Zi,  Rastisllav Vrbenski,  ka theksuar se kontrolli , përfshirë këtu revidimin e afarizmit financiar të partive  mbetet lartë në rendin e ditës të UE dhe përbën pjesën politike të kriteriumeve për anëtarësim.

Vrbenski ,ka vlerësuar se tani është koha të shqyrtohet nëse është nevoja për adoptimin e ligjit , ose duhet siguruar kapacitete më të mira për zbatimin e tij. Kryetari i Senatit të institucionit të revizorit shtetëror, Mirosllav Ivanisheviq,  ka vlerësuar se transparenca  e financimit të partive politike dhe të fushatave zgjedhore, përmes zbatimit adekuat të ligjit  , paraqet sfidë të përbashkët dhe qellim të vendeve në rajon në kuptimin e zhvillimit demokratik, luftës kundër korrupsionit dhe integrimi në UE.

 

Numanoviq me përfaqësuesit e bashkësive fetare

Ligji për pozitën juridike të Bashkësive fetare, sjellja e të cilit parashihet për këtë vit do të rregullojë  më mirë  çështjet me rëndësi për funksionimin e bashkësive fetare në Mal të Zi , ka deklaruar ministri për të drejtat e pakicave dhe të njeriut,  Suad  Numanoviq , në bisedimet me udhëheqësit fetarë .

Siç  është kumtuar nga ministria, Numanoviq,  ka biseduar me arqipeshkvin e Tivarit, Zef Gashin, mitropolitin e Kishës ortodokse malazeze, Mihajllo , me mitropolitin e kishës ortodokse serbe në Mal të Zi Amfillohije, me kryetarin e Bashkësisë hebreite, Jasha Alfandari , Reisin e Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq  dhe ipeshkvin e Kotorrit,  Ilija Janiq.

 Siç theksohet,  Numanoviq, i ka njoftuar përfaqësuesit e Bashkësive fetare me planet e ministrisë për këtë vit, në veçanti me  pjesën që ka të bëjë me Bashkësitë fetare.

 

Edhe sot vazhdojnë bisedimet në Bruksel

Në Bruksel , siç ishte paralajmëruar mbrëmë, është dashtë  që edhe sot të vazhdojnë bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Raundi i pestë ka nisur dje, por nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare për rrjedhën e takimit, sepse siç thuhet, “fjala është për bisedime të vështira dhe serioze”, andaj edhe “bashkëbiseduesve u është lënë më shumë kohë që të mund të bisedojnë për çëhtje të hapura”, ka thënë zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë, Maja Kociançiq.
Bisedimet, të cilat ndërmjetësohen nga shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Nuk është thënë nëse ka pasur ndonjë përafrim qëndrimesh ndërmjet palëve, por gjatë mbrëmjes kanë vazhduar këshillimet e të gjitha palëve, përfshirë edhe angazhimin e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Filip Riker i cili po qëndron në Bruksel në mbështetje të procesit të bisedimeve.
Riker është takuar ndarazi me të dy kryeministrat dhe një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se ai do t’u transmetojë të dyja delegacioneve rëndësinë e punës së përbashkët konstruktive në agjendën e përcaktuar nga zonja Eshton.

 

Ban  Ki  Mun , vlerëson progresin e bisedimeve  Kosovë- Serbi

 Raporti më i ri i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki mun për zhvillimet në Kosovë, ku përfshihet një periudhë regjistruese tre muajsh nga 16 tetori deri më 15 janar, përshëndet dialogun që po zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel si ”një progres i rëndësishëm”. Sekretari Ban i uron ”liderët e të dyja palëve të cilën thotë se i kanë hyrë një procesi sfidues, por të rëndësishëm politik, me qëllim të zgjidhjes të çështjeve më të vështira të cilat frenojnë progresin në marrëdhëniet midis tyre”.
Shefi i Kombeve të Bashkuara thekson më tej se ”ndonëse ekzistojnë shumë çështje ende të pazgjidhura, rivendosja e bisedimeve përbën një sinjal të fuqishëm se të dyja palët angazhohen për një dialog paqësor për tejkalimin e peshës së konfliktit të kaluar”, njofton RTK nga Nju Jorku.
Takimi në Këshillin e Sigurimit duhej të mbahej nga fundi i këtij muaji, mirëpo ai është shty për në mars kur kryesinë e radhës do ta ketë Rusia. Pritet që përveç ministrave të jashtëm të dy vendeve, të marrin pjesë edhe kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

 

Krihbaum: përmirësimi i qendrueshëm I marrëdhënieve , i domosdoshëm

 Një nga kushtet që duhet të përmbushë Serbia për të marrë datën e negociatave me BE-në, është edhe “përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë kryetari i Këshllit të çështjeve evropiane të Bundestagut gjerman Gynter Krihbaum, i cili sot   është  dashtë  të takohet me një delegacion të nivelit të lartë serb.
Në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti”, Krihbaum ka theksuar se si anëtarë të Bundestagut nuk mund të vlerësojnë nëse janë përmbushur ato kushte,sepse kjo i takon Komisionit Evropian.
I pyetur nëse Serbia duhet të nënshkruajë deklaratën për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Kosovën dhe nëse pritet që në një moment të caktuar ta njohë pavarësinë e Kosovës, Krihbaum tha se një deklaratë e tllë, në një kohë, gjithsesi do të ndihmonte. Sipas tij “të dyja vendet duhet të mësohen që të “bashhkëjetojnë në paqe dhe të ndërtojnë të ardhmen e përbashkët në rajon”. 

 

Fillon respektimi i obligimit kushtetues

  Në Qytetin e Shkupit ka filluar të respektohet dygjuhësia. Mbishkrimet në rrugët kryesore, qendra turistike, objekte me rëndësi dhe në komunikacion, janë vetëm fillimi i respektimit të tërësishëm të obligimit kushtetues për përdorimin e gjuhës së etnitetit shqiptar në Maqedoni.
" Mbishkrimet e sipërmarjeve janë në gjuhën shqipe, tabelat në komunakcion janë në gjuhën shqipe, udhërrëfyes të ndryshme për qytetarët rreth objekteve me rëndësi, çdokund mund të shihni se implementimi i gjuhës shqipe në nivel të qytetit, është në masë të madhe", tha për RTVM-në këshilltari në këshillin e qytetit të Shkupit, Rahim Limani.
Sipas Limanit, njësia e vetëadiminstrimit lokal të qytetit të Shkupit do të vazhdojë edhe më tej të punojnë në drejtim të implementimit të mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe edhe përkundër pengesave dhe rezistencave të mundshme. 

Uashingtoni,kërkon hapa urgjent  në qetësimine  situates në Maqedoni

 Departamenti amerikan i Shtetit si reagim plotësues në lidhje me ngjarjet në skenën politike në Maqedoni - bojkotin e zgjedhjeve lokale dhe të Kuvendit nga ana e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë - sërish potencoi në kumtesën e përbashkët të përfaqësuesve të SHBA-së, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe të OSBE-së.
Siç përkujtojnë nga Departamenti i Shtetit, në Maqedoni janë kërkuar hapa urgjente për kapërcimin e tensioneve aktuale politike.
Në kumtesë, e cila është publikuar më 14 shkurt, njerëzit e parë të misioneve të SHBA-së, BE-së, OSBE-së dhe NATO-s u bënë thirrje të gjitha palëve që maksimalisht ta përforcojnë dialogun politik dhe të fokusohen në prioritetet strategjike dhe interesat e vendit dhe të qytetarëve të saj 

 

Situatë e tensionuar në kryqytetin Bullgar

  Disa protestues janë plagosur gjatë përleshjeve me policinë në Sofje të Bullgarisë.
Kryeqyteti bullgar është përfshirë nga protestat, të cilat fillimisht ka qenë kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike, por që tani janë shndërruar në protesta kundër qeverisë së qendrës së djathtë.
Rreth 2,000 protestues janë tubuar në qendër të Sofjes  dje , duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë.

Protestat janë më të mëdhatë në 15 vjet dhe ndodhin vetëm disa muaj para zgjedhjeve parlamentare, të parapara për korrik.
Ndërkohë, Kryeministri Boyko Borisov, ka dhënë sot dorëheqje nën presionin e protestave në kryeqytet. 

 

Në përgatitje të platformës  bisedimet midis Qeverisë së Sirisë e opozitës

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavorv, ka thënë se vendi i tij vazhdon të jetë i gatshëm të veprojë me platformën për bisedimet midis Qeverisë së Sirisë dhe opozitës.

Ai i ka bërë këto komente pas sesionit të parë të Forumit Ruso-Arab në Moskë.Ai ka thënë se Rusia dhe vendet arabe janë duke punuar për të sjellë të dyja palët në Siri në tavolinën e bisedimeve dhe ka thënë se është e rëndësishme që fraksionet të mos i kushtëzojnë ato.

Lavrov, po ashtu, ka theksuar nevojën për “një rol kryesor” të Ligës Arabe në zgjidhjen e krizës në Siri.

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil Elaraby, ka qenë i pranishëm në forumin në Moskë dhe ka thënë se ndikimi i Rusisë në Qeverinë siriane është kyç për ndërmjetësimin e zgjidhjes në Siri.

Moska njihet si aleat i fuqishëm i Damaskut.

 

Kameron viziton vendin e masakrës në Indi

  Kryeministri i Britanisë, Deivid Kameron, ka vendosur kurora me lule pranë memorialit të masakrës së vitit 1919 në Indi, në të cilën forcat koloniale britanike kanë vrarë qindra indianë.Kjo është hera e parë që një kryeministër britanik bën një gjest të tillë në qytetin Amritsar.

“Kjo ishte një ngjarje shumë e turpshme për historinë e Britanisë”, ka shkruar Kameron në librin e kujtimeve.Mbretëresha Elizabetë ka vizituar memorialin Jallianwala Bagh në vitin 1997.

Sundimi britanik në këtë rajon ka marrë fund më 1947.

 

SHBA dhe Kina akuzojnë njëra-tjetrën për sulme kibernetike

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë shkëmbyer akuza ndërmjet vete, pas një valë sulmesh kibernetike, të cilat kanë goditur agjencitë qeveritare të SHBA-së, organizatat e medieve dhe firmat private.

Ministria e jashtme e Kinës ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje të qeverisë në sulme, duke thënë se janë “të pabaza”.

Ministria ka thënë se Kina ka qenë vetë viktimë e sulmeve të hakerëve dhe shumica e tyre e kanë pasur origjinën në Shtetet e Bashkuara.Akuzat pasojnë njoftimin e kompanisë elektronike Apple se është sulmuar nga hakerët.

 Apple ka thënë se nuk ka të dhëna për vjedhjen e informacioneve të konsumatorëve.Nuk është ende e qartë se kush ndodhet prapa këtij sulmi.

 

Nesër, mot kryesisht i vranët

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i vranët dhe vende vende me të reshura të dobëta. Frynë erë e dobët deri mesatare kryesisht jug-lindore. Temperaturat: Tivar 13 gradë, Ulqin 12, H. Novi e Budvë 9, Tivat 8, Podgoricë e B. Pole 7, Beranë 6,  Plavë e Rozhaj 5, Kollashin 4,  Plevle , Cetinë e Shavnik 3, Nikshiq 2 dhe në Zhablak e Mojkovac  0 g. Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe gjatë ditës me të reshura të dobëta . Të reshura më intensive priten në orët e pas ditës  dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 13 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се