Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 10. 2013. 17:55 >> 18:11

LAJMET 28.10.2013

28.10.2013

Këshilli , njëzëri miraton Rezolutën  për Integrimet Evropiane

Këshilli ligjdhënës i Kuvendit , njëzëri,  ka përkrahur sot propozim-rezolutën për mënyrën , kualitetin dhe dinamiken e procesit te integrimeve te Malit te Zi ne UE .

Me rezolutën e propozuar është parapare qe Këshilli për integrimet evropiane , ne emër te Parlamentit,duhet te përcjell, te mbikëqyrë dhe te vlerësoje bisedimet për bashkëngjitje.

Rezolutën e kane propozuar deputetet Branko Radulloviq,Miodrag Vukoviq,Aleksandar Damjanoviq dhe Damir Shehoviq.

Vukoviq duke arsyetuar propozim – rezolutën ka theksuar se fjala është për dokument shume te rendesishem ,i cili para se gjithash definoje  pozicionin e Kuvendit ne fazat e ardhshme te procesit te bisedimeve me UE.

Po ashtu,  është parapare qe Kuvendi, me qellim te dhënies se kontributit te plote kualitetit te procesit te bisedimeve , te rrumbullakosjë  strukturën e duhur te raporteve  te veta me Qeverinë ,përfaqësuesit e sektorit civil dhe institucionet e UE.

 

Gjukanoviq; Anëtarësimi në NATO, prioritet i politikës shtetërore

Anëtarësimi i Malit te Zi ne aleancën e NATO-s nuk është vetëm prioritet i politikes se jashtme ,por qellim i politikes shtetërore,ka deklaruar kryeministri i Malit te Zi, Millo Gjukanoviq.

Duke folur për përparësitë  e anëtarësimit ne këtë aleance , Gjukanoviq ka potencuar paqen ,sigurinë ,stabilitetin si dhe përfitimet e shumta ekonomike nga anëtarësimi.

Ai ne intervistën dhënë televizionit te Malit te Zi ka vlerësuar se Mali i Zi duhet te jete rreth tryezës ku sjellën vendimet e rëndësishme  sepse vetëm kjo garanton se Mali i Zi me se miri do te implementoje interesat me te rëndësishme nacionale, ka thënë Gjukanoviq.

 

Vujanoviq në Jordani

Presidenti i Malit te Zi,  Filip Vujanoviq,  prej dje qëndron ne vizitë zyrtare ne Jordani ,me ftesën e mbretit te këtij vendit Abdullahu i dyte.

Siç  është kumtuar nga kabineti i tij ,Vujanoviq përveç takimit me mbretin Abdullah, do te bisedoje edhe me kreun e Qeverise jordaneze pastaj te senatit dhe dhomës se poshtme te këtij vendit.

Presidenti Vujanoviq gjate kësaj vizite do te marre pjesë edhe ne mbledhjen e dhomave ekonomike ,ne te cilën do te nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunimin e tyre.

Ne delegacionin malazeze ndodhet edhe ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq,thuhet ne kumtese.

 

Kuvendi , nesër deklarohet për disa propozimligje, të shqyrtuara   më parë

Kuvendi i Malit te Zi ne vazhdim te mbledhjes se nesërme do te deklarohet për disa ligje për te cilët deputetet ne parim kane përfunduar debatin .Me rendin e ditës ,mes tjerash janë parapare ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për Gjyqin kushtetues dhe Këshillin gjyqësore si dhe propozimi i rezolutës për mënyrën ,kualitetin dhe dinamiken e procesit te integrimeve te Malit te Zi ne UE. 

Kryetari i kuvendit Ranko Krivokapiq ka paralajmëruar se te mërkurën e ardhshme do te mbahet mbledhja e Kuvendit ne te cilën kryeministri Millo Gjukanoviq do te përgjigjet ne pyetjet e përfaqësuesve te klubeve te deputeteve.

Të rikujtojmë se nesër ne Cetinë,  do te mbahet Akademia solemne me rastin e Ditës se gjyqësisë malazeze, e me pas do te zgjedhën anëtaret e Këshillit gjyqësorë.

 

Hojt Brajan Ji, bisedon me autoritetet më të larta shtetërore

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit,  për  Evropën dhe Euroazinë  në Stejt Departamentin amerikan, Hojt Brajan Ji, sot qendron për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku  do të bisedoj me autoritetet e larta shtetërore.

Siç është paraljmëruar, Ji, sot bisedon  me kryeministrin Millo Gjukanoviq dhe ministrin e   punëve të jashtme dhe Integrimeve  Evropiane, Igor Llukshiq.  

Po ashtu, siç është paralajmëruar, pas bisedimeve të zhvilluara me  autoritettet malazeze, bashkëbiseduesit  do të lëshojnë kumtesë për opinionin.

 

Mali i Zi, ka kapacitete  kualitative  në përparimin efikas të punës së administratës publike

Mali i Zi e ka dëshmuar se posedon institucione kualitative kurse ne periudhën e ardhshme shtate vjeçare një pjese e konsiderueshme e mjeteve nga IPA fondet do te orientohet ne përparimin e efikasitetit te punës te administratës publike,ka porositur kryenegociatori i Malit te Zi me UE, Aleksandar Andria Pejoviq.

 Ai,  ka theksuar se kapaciteti administrativ është njeri prej kushteve themelore për anëtarësim ne UE duke shtuar se me problemin e mungesës se kapaciteteve administrative janë përballur te gjitha vendet ne procesin e bashkëngjitjes UE. Sipas fjalëve te tij ,Mali i Zi ne aktivitetet e deritashme e ka dëshmuar ekzistimin e institucioneve kualitative dhe individëve te shumte ekspert dhe profesioniste.

 

Delegacioni i Serbisë dhe Kosovës  të mërkurën  në Bruksel

Delegacioni i Serbisë do të përpiqet që të mërkurën, me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel me delegacionin e Prishtinës të arrijë marrëveshjen rreth të gjjtha çështjeve të pazgjidhura në lidhje me zgjedhjet lokale në Kosovë. Delegacionin serb do ta kryesojë Marko Gjuriq, këshilltar i Presidentit serb.

Sipas gazetës kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në zgjedhjet lokale në Kosovë, më 3 nëntor, ndërsa procesin edhe mëtutje e shoqërojnë “probleme të mëdha” dhe “obstruksioni” i Prishtinës.
Kontestet ende vazhdojnë rreth listave të votuesve, lista e papastruar me emrat e të vdekurve, pjesëmarrja e serbëve në KQZ, si dhe bllokada ndaj vizitave të zyrtarëve serbë ne Kosovë , pohon gazeta.
Ndërkaq, vednimin për arrestimin e Vulinit nëse provon të hyjë në Kosovë, Gjuriq e ka cilësuar si “provokim”.

 

Sot, zyrtarisht  filloi procesi i negocimit të Koosvës në kuadër të marrëveshjes së stabilizim –asocimit me BE  

Në Kosovë, sot pritet që zyrtarisht të fillojë procesi i negocimit të marrëveshjes për stabilizim asociim me Bashkimin Evropian.

Ky hap që është konfirmuar në Bruksel nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, shënon një kthesë dhe një fazë të re të Kosovës me BE-në, në procesin e integrimeve.
Deri më tani Kroacia është shteti i vetëm, i cili përmes procesit të Stabilizim - Asociimit, ka arritur edhe integrimin e plotë duke u bërë anëtare e Bashkimit Evropian më 1 korrik. Kroacia negociatat për Marrëveshje të Stabilizim - Asociimit i kishte nisur në vitin 2000, ndërsa të gjitha vendet e rajonit, po ashtu, kanë arritur të kenë marrëveshje të tilla me BE-në.
Kosova deri më tani ka ngecur në këtë, jo vetëm për fajin e saj, por para së gjithash, për një pamundësi që brenda BE-së të arrihet një konsensus për mënyrën dhe formën se si të arrihej një marrëveshje e tillë në kohën kur 5 shtete anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën si shtet.

 

Vuçiq, të enjten në Kosovë

Zv/kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të vizitojë më 31 tetor Kosovën, njoftoi Zyra për Kosovën.

Vuçiq të premtën paralajmëroi se para zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit do të vizitojë të gjitha vendet në Kosovë me ministrin pa partofol Aleksandar Vulin, duke porositur se është me rëndësi që serbët të dalin në këto zgjedhje.
Por Vuçiq javën e kaluar anuloi vizitën në Kosovë për shkak se autoritetet e Kosovës nuk lejuan ardhjen e ministrit pa partofol Aleksandar Vulin, për shkak të dyshimit se ka hyrë ilegalisht në Kosovë.
Vuçiq atëherë kishte thenë se nuk dëshiron të pranojë kushtëzimet e Prishtinës, dhe se do që me të të jetë edhe Vulin.

 

Kukan , takon   autoritetet   shtetërore në Tiranë

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnia-Herzegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, Eduard Kukan ka nisur viziten në Tiranë me një takim me kreun e shtetit, Bujar Nishani.
Mesohet se me pas Kukan do të zhvillojë takime edhe me ministrin e jashtëm, Ditmir Bushati dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Burime nga zyra e shtypit e MPJ-së bëjnë të ditur se Kukan është i ftuar nderi në çeljen e vitit të ri te Akademia Diplomatike do të mbajë një ligjeratë në orën 13.30, ku Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, do të çelë vitin e ri akademik, 2013-2914.

 

Shkupi , ka shitur truallin  dhe vendin e shtëpisë së Nënë Terezës  një biznesmeni privat

Qyteti i Shkupit, aty ku lindi dhe e kaloi rininë e saj Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur botësisht si Nëna Terezë, fituese e Çmimit Nobel, ia ka shitur truallin dhe vendin e shtëpisë së saj një biznesmeni privat.
Në fakt në sheshin e qytetit të Shkupit, kohë më parë ishte vendosur edhe pllaka që përkujtonte se në vendin e shënuar kishte qenë shtëpia e Nënën Terezës.
Edhe pse shqiptarët e Shkupit me protesta kishin kërkuar që në atë vend të ndërtohej shtëpia përkujtimore për Nënë Terezën, sërish ky vendimi për ndërtimin e shtëpisë së Nënë Terezës u morr duke mos pasur parasysh këto kërkesa.
Tani, shumë shpejt pronari i ri do ta largojë edhe pllakën përkujtimore që ishte vendosur në nderë të saj, me qëllim që të ndërtohet një objekt i ri.
Me këtë vendim, qyteti i vendlindjes, nobelistes shqiptare  ia shiti truallin e vetëm që e lidhte direkt përkujtimin për Gonxhe Bojaxhiun – Nëna Terezë

 

Vazhdojnë bisedimet e përfaqësuesve të OKB dhe Iranit  lidhur me programin bërthamor të këtij vendi

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara pritet të takohet me një negociator nga Irani për të biseduar rreth disa çështjeve të ndjeshme, që lidhen më programin kontravers bërthamor të këtij vendi.

Bisedimet në mes të drejtorit gjeneral të Agjencisë së Energjisë Atomike Yukiya Amano dhe zv. Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araqchi, janë aranzhuar për sot gjatë ditës në Vjenë.

Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike po synon të ketë qasje në objekte dhe dokumente të caktuara të programit bërthamor iranian, si pjesë e vërtetimit të pretendimeve iraniane se programi është tërësisht paqësor. Takimi vjen para rrethit të radhës së negociatave ndërkombëtare mes Iranit dhe gjashtëshes ndërkombëtare, që pritet të mbahet në datat 7 dhe 8 nëntor në Gjenevë.Rrethi i bisedimeve i mbajtur në tetor u mirëprit nga perëndimi, por dështoi të jepte ndonjë rezultat konkret.

 

Nga shpërthimi i një bombe , 18 të vrarë  në  Afganistan

Zyrtarë afganë bëjnë të ditur se nga shpërthimi i një bombe kanë mbetur të vdekur së paku 18 civilë, të cilët ndodheshin në një minibus.Minibusi po barte një grup njerëzish, të cilët po shkonin në një dasmë në provincën Ghazni.

Zv. Guvernatori i kësaj province, Muhamed Ali Ahmadi ka thënë se në mesin e të vrarëve janë 14 gra, një fëmijë dhe tre burra dhe se ka edhe persona të tjerë të plagosur. Nuk është ende e qartë se kush është përgjegjës për rastin.

 

SHBA, mohon të ketë përgjuar kancelarin gjermane Merkel

Zyrtarët amerikanë kanë hedhur poshtë raportimet se kreu i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë ka diskutuar me presidentin Barak Obama rreth dyshimeve për përgjime të kancelares gjermane Angela Merkel.Një zëdhënës i Agjencisë ka thënë se shkrimi i “Bild am Sonntag” ishte i “pavërtetë”.

Ditëve të fundit, mediet gjermane, duke cituar dokumente sekrete amerikane, kanë shkruar se kancelarja Merkel përgjohej nga SHBA-ja që nga vitit 2002 dhe se Obama ishte njoftuar për këtë në vitin 2010.

Shërbimet inteligjente amerikane dhe gjermane pritet të takohen në Uashington gjatë javëve në vazhdim për të diskutuar rreth aktiviteteve dhe marrëdhënieve në sferën e shërbimeve sekrete mes këtyre dy vendeve.

 

Grupet kryengritëse refuzojnë të   bisedojnë me pushtetin

Grupet kryesore kryengritëse nga radhët e opozitës në Siri iu kanë thënë jo bisedimeve ndërkombëtare të paqes, të cilat do të përfshinin negociata me regjimin aktual të presidentit Bashar al-Asad.

Përmes një deklarate, rreth njëzet brigada islamike kanë thëne se negocitatat do të konsiderohen “tradhti” dhe se pjesëmarrja në to do të dënohet në gjykatat e grupeve rebele. “Asnjë zgjidhje nuk do të pranohet, nëse nuk i jep menjëherë fund regjimit të Asadit dhe nëse nuk i vë para drejtësisë ata të cilët morën pjesë në sulme terroriste”, thotë tutje komunikata.

Bisedimet në fjalë janë të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kombet e Bashkuara dhe ishin caktuar të mbaheshin përafërsisht në muajin nëntor në Gjenevë.Deri tash opozita siriane nuk ka dhënë shenja pozitive për pjesëmarrje në to.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Sot ne Mal te Zi mban mot kryesisht me diell dhe vende-vende me vranësira mesatare .Frynë ere e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut .

Temperaturat ne orën 13:

Kollashin e Budvë  25  gradë, ,Beranë  24, Podgoricë , Plevlë , B.Pole  e Andrijevicë  23, Nikshiq ,Herceg  Novi , Ulqin,Tivar, Shavnik e Rozhajë  22, Cetinë , Petrovac  e  Plavë  21 dhe  në Zhablak 20 g.

Për nesër,  meteorologët paralajmërojnë mot me diell .Do te fryje ere e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 3 deri ne 15, kurse me e larta e ditës prej 20 deri ne 27 g.c..

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се