Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 10. 2013. 17:22   >>  17:31

LAJMET 29.10.2013

29.10.2013

Kuvendi miratoi sot ligjet për Gjyqin kushtetues dhe  kolegjin gjyqësor

Kuvendi i malit të Zi miratoi sot ligjet për Gjyqin kushtetues dhe  kolegjin gjyqësor. Në këtë mënyrë janë krijuar kushtet për zgjedhjen e udhëheqësve në gjykatë dhe në prokurori.

Kuvendi po ashtu sot debatoi edhe për raportin e komisionit shtetëror për kontrollin e procedurës së furnizimeve publike. Opozita konsideron se  furnizimet publike janë terren adekuat  për korrupsion, kurse Komisioni nuk ka kompetenca të mjaftueshme.

 

Nesër ora e kryeministrit

Kryeministri i malit të Zi Millo Gjukanoviq  do të përgjigjet nesër në mbledhjen e veçantë të parlamentit në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve. Kryetari i Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq do ta pyes kryeministrin nëse do të vërtetohet përgjegjësia politike e autorëve të aferës Inçizimi dhe nëse disa anëtarë të qeverisë do të kenë përgjegjësi lidhur me të.

Ndërkaq kryeministri Gjukanoviq sot në intervistën  për Radion e Malit të Zi  ka  theksuar  se  për PDS afera Inçizimi ka përfunduar dhe nuk e ka ndër mend që ti pranojë sugjerimet e korrupsionit politik dhe as të merren me çështjen e vërtetimit të përgjithësisë  politike.  Shefi i klubit të deputetëve të Partisë social demokrate Borisllav Banoviq do të kërkojë informatën për masat që i ndërmerr qeveria në procesin e anëtarësimit në NATO dhe po ashtu do të pyes se çka planifikon qeveria në sferën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar etj. Përfaqësuesit e Frontit Demokratik kanë kumtuar se nuk do të marrin pjesë në orën e kryeministrit.  Në rendin e ditës të seancës së nesërme parlamentare do të jenë edhe pyetjet e deputetëve në të cilat do të përgjigjen përfaqësuesit e qeverisë.

 

Gjukanoviq- Kombinati i Aluminit nuk duhet  të jetë i shtetit

Kombinati i Aluminit nuk duhet  të jetë i shtetit , por duhet të gjejë partner strategjikë i cili  do të jetë në gjendje të investojë dhe ti zhvillojë kapacitetet përpunuese me qellim të krijimit të kushteve që fabrika të vazhdojë prodhimtarinë , ka theksuar kryeministri  Millo Gjukanoviq.

Ai në emisionin e sotëm të Radios së Malit të Zi  “Përgjigje me përgjegjësi” ka theksuar se KAP duhet të ketë partner strategjik të cilin, shpreson se do ta gjegjë në sferën e Industrisë përpunuese të Aluminit. Sipas fjalëve të tij gjithnjë deri sa KAP të prodhojë material të thjesht , Kompania do të jetë në buzë të qëndrueshmërisë për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike, ka theksuar Gjukanoviq.

 

Qeveria dhe PDS konsiderojnë se pushteti ekzekutiv duhet të ketë monopol të plotë

Qeveria dhe PDS konsiderojnë se pushteti ekzekutiv duhet të ketë monopol të plotë në procesin e definimit të pozicioneve negociatore të Malit të Zi, shkruan gazeta VJESTI. Këshilli për integrimet evropiane para do kohe një zëri ka miratuar amendamentin në projekt-rezolutën  mbi procesin e integrimeve në UE me të cilin parashihen autorizime më të mëdha të këtij trupi parlamentar. Ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane ka kumtuar se i ka informuar propozuesit e rezolutës se ky amendament rrezikon ndarjen e roleve në procesin negociator me UE.

 

Mali i Zi dhe Jordania së shpejti duhet të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunimin ekonomik

Mali i Zi dhe Jordania së shpejti duhet të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunimin ekonomik dhe të arrijnë marrëveshjen për vendosjen e linjës së drejtë për drejtë ajrore ndërmjet  Amanit  dhe  Podgoricës , është kumtuar nga ministria e ekonomisë.

Nga ministria theksohet se ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq në ditën e fundit të qëndrimit të delegacionit malazezë në Jordani ka shqyrtuar me ministrin e atjeshëm të Industrisë dhe tregtisë Hatem All Hallavani propozimet për bashkëpunimin e ardhshëm , në mes tjerash marrëveshjen për bashkëpunimin ekonomik , mbajtjen e mbledhjeve të Komisionit të përzier dhe  vendosjen e linjës së drejtë për drejtë ajrore ndërmjet dy vendeve. Fokusi i komunikimeve të mëtejme ndërmjet Jordanisë dhe Malit të Zi është vendosja e raporteve më të mira ekonomike, në veçanti në sferat  ku kemi konstatuar se ekzistojnë përparësi komparative dhe përmbajtje komplementare, ka theksuar Kavariq.

 

Medenica - Reforma e pushtetit gjyqësor nuk mund të vazhdohet vetëm me ndryshimet e ligjit

Reforma e pushtetit gjyqësor nuk mund të vazhdohet vetëm me ndryshimet e ligjit por duhet siguruar supozimet bazë për pavarësinë e tij esencial , si dhe pozicionimi adekuat në sistemin e ndarjes së kompetencave të pushtetit , ka vlerësuar kryetarja e Gjyqit suprem Vesna Medenica.  

Ajo në kremtimin me rastin e Ditës së Gjykatës malazeze ka theksuar se pas miratimit të planeve aksionare për kapitujt 23 dhe 24 gjykata është e gatshme për sfidat e ardhshme evropiane që dalin nga raporti për përparimin e Malit të Zi. Medenica ka përkujtuar se Brukseli ka vërejt progres në fushën e gjyqësorit duke theksuar se gjykatësit edhe në të ardhmen prioritet do të kenë efikasitetin në punë, sepse kjo është e vetmja rrugë drejtë vendosjes së sundimit të ligjit dhe të sigurisë juridike.

 

Daçiq: Të mos paraqiten kushte të reja lidhur me Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, ka kërkuar nga vendet evropiane që të mos paraqesin kushte të reja për çështjen e Kosovës, derisa ai po përpiqet ta drejtoj vendin e tij kah anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Më tutje, në një intervistë për agjencinë AFP në Londër,  Daçiq është ankuar se kurrë nuk e dini se ku është linja e fundit, në negociatat me Brukselin për përpjekjet e Serbisë për integrim në BE.“Çështja më e rëndësishme në negociatat  për anëtarësim në BE, nuk do të jetë çështje e brendshme, por Kosova”, tha Daçiq  duke  shtuar se “për këtë arsye  duhet gjithnjë ta kemi në mend se ne duhet të punojmë në normalizimin e raporteve” me Kosovën.

Ivica Daçiq ka kërkuar që pakica serbe në Kosovë të votoj në zgjedhjet lokale më 3 nëntor, megjithë që nga një pjesë e serbëve, po zhvillohet fushatë kundër pjesëmarrjes në zgjedhje. “Ata duhet  të shkojnë dhe të votojnë në këto zgjedhje, jo ta ndihmojnë Prishtinën, por për të zgjedhur autoritetet, që do të jenë legale dhe legjitime dhe të cilat do të njihen nga Beogradi, Prishtina dhe Brukseli, tha Daçiq.

 

158 ankesa të partive politike

Partitë politike që marrin pjesë në garën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit deri më tash kanë parashtruar plot 158 ankesa pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkelje të shënuara gjatë fushatës elektorale.
Ajo që më së shumti ka depozituar ankesa për shkelje të rregullave të “lojës” nga partitë politike është Lëvizja “Vetëvendosje” me gjithsejtë 58 ankesa, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 44, Partia Demokratike e Kosovës me 28, pastaj Partia e Ashkalive për Integrim ka parashtruar 10 ankesa, Aleanca Kosova e Re me vetëm 5 ankesa ndërkaq Partia Liberale Serbe (SLS), ka dorëzuar 6 ankesa etj.
Ankesat e partive politike që garojnë në zgjedhjet komunale që do të mbahen këtë të diel, kryesisht kanë të bëjnë me grisje të afisheve të kandidatëve për kryetar të komunave.


Obama dhe Netanyahu diskutuan për Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka diskutuar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me programin atomik të Iranit, negociatat paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve dhe për çështje të tjera në Lindjen e Mesme.Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se dy liderët biseduan me telefon mbrëmë vonë.

Kjo bisedë u bë në periudhën kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen t’i zbusin shqetësimet e Izraelit lidhur me disa kërkesa iraniane.Teherani dëshiron që të zbuten sanksionet ndërkombëtare, në këmbim për koncesione në programin e tij atomik, por Izraeli i bënë presion presidentit amerikan, Barack Obama, që sanksionet të mbesin të tilla çfarë janë aktualisht. Netanyahu, po ashtu, ballafaqohet me kundërshtime në Izrael, lidhur me planet për lirimin e të burgosurve palestinezë, në kuadër të marrëveshjes për rifillimin e bisedimeve paqësore me palestinezët, që ishin ndalur për një kohë të gjatë.Këtë marrëveshje e kishte ndërmjetësuar sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

 

Kerry: Koreja Veriore dhe Irani t’i respektojnë udhëzimet

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka shprehur rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve diplomatike për uljen e kërcënimit global nga armatimi atomik.Kerry ka kërkuar që Koreja Veriore dhe Irani të bashkëpunojnë me udhëzimet ndërkombëtare për moszgjerim atomik. Ai tha se “i mbajmë sytë e hapur, aksionet duhet të jenë reale, dhe ato duhet të jenë plotësisht të verifikueshme”.

Këto komente Kerry i bëri mbrëmë vonë gjatë një fjalimi në Institutin për Paqe të Shteteve të Bashkuara, në Uashington.Pesë shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, plus Gjermania, do të takohen me Iranin në Gjenevë, më 7 dhe 8 nëntor, për të biseduar për programin atomik iranian.

 

Moti: Vazhdoi stuhia në disa vende evropiane

Nga një stuhi e fuqishme, që e ka përfshirë Britaninë, pjesën veriore të Francës dhe Holandën, kanë humbur jetën së paku 10 persona. Autoritetet thanë se afro 270 mijë shtëpi kanë mbetur pa rrymë elektrike, meqë shpejtësia e erës në pjesën jugore të Anglisë dhe Uellsit, kishte arritur deri në 160 kilometra në orë. Trenat dhe aeroplanët nuk kanë punuar, ndërsa alarm për vërshime ka pasur në shumë hapësira. Në Britani kanë humbur jetën katër vetë, në Gjermani  tre, ndërsa në Francë, Holandë dhe Danimarkë, është shënuar nga një vdekje për shkak të motit të keq. Ekspertët thonë se në Britani kjo ishte stuhia më e fuqishme gjatë një dekade.

 

Pakistan: Persona të armatosur i kanë vrarë 7 anëtarë të një familjeje

Disa persona të armatosur e të panjohur e kanë vrarë një lider fisnor pro qeveritar dhe gjashtë anëtarë të familjes së tij, në pjesën jugperëndimore të Pakistanit. Zyrtarët thanë se incidenti ndodhi sot herët në mëngjes, në Provincën Baloçistan. Ata thanë se sulmuesit depërtuan në shtëpinë e familjes, e vranë  zotin e shtëpisë, Dhara Khan, së bashku me gruan e tij, djalin, nusen e djalit dhe tre nipër. Sulmuesit  ikën  nga vendi i krimit, pas vrasjeve. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi ka  mbajtur mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët nga drejtimi i jug perëndimit.

  Temperaturat në orën 13: Nikshiq 25, Podgoricë, Budvë, Kollashin e Beranë 24, Ulqin, Cetinë, e B. Ple 23, Tivar, H. Novi, Plevle e Shavnik , anrievicë e Rozhaj 22, Petrovac, Tivat e Plavë 21, dhe në Zhablak 19 g.

  Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell dhe në orët e pas ditës me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje të dobët të shiut kryesisht në pjesën veriore të shtetit. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme  ndërsa në veri lindje vende vende  deri e fortë. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 3 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 26 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се