Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 11. 2020. 00:00 >> 17:31

Ditari 19.11.2020

19.11.2020

Në Podgoricë pa viktima kurse në Nikshiq dhe Beranë ndërrojnë jetë dy pacientë kovid pozitiv

Në spitalin e Podgoricës sot nuk është rregjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi ndërsa 33 persona janë në rrezik për jetën. Kurse në spitalet e përgjithshme në Tivar dhe në Nikshiq kanë vdekur dy pacientë nga pasojat e infektimit me korona virus. Pacienti nga Tivari kishte 65 vjet , kurse pacienti nga Nikshiqi 81 vjet. Në spitalin e përgjithshëm të Tivarit janë të shtruar 55 Covid pacientë, 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë klinike dhe 5 janë në rrezik për jetën, i është kumtuar Radios së Malit të Zi nga ky spital. Nga spitali i përgjithshëm në Nikshiq kanë kumtuar se në këtë institucion ka vdekur një pacient i lindur në  vitin 1929. “Aktualisht në këtë spital janë të shtruar 77 pacientë , 12 janë në rrezik për jetën dhe janë të vendosur në repartin e trajtimit intensiv  3 prej të cilëve janë të kyçur në ventilimin jo invaziv, kurse dy të tjerë në respirator”, thuhet në kumtesë. Në spitalin e përgjithshëm në Beranë 9 pacientë Covid pozitiv janë në rrezik për jetën. “prej 34 pacientëve , 25 janë të kyçur në oksigjen. Situata në Beranë është tejet serioze”, ka deklaruar për Radion e Malit të Zi dr. Millovan Zhivkoviq. Shqetëson fakti, ka theksuar Zhivkoviq, se shumë prej të infektuarve shetisin lirshëm në qytet , masat nuk respektohen dhe konsideron se duhet të futen masa edhe më rigoroze. Kësaj informate ti shtojmë edhe lajmin se për shkak të mosrespektimit të masave për ndalimin e përhapjes së korona virusit , policia gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur 17 fletë padi ,, për 11 qytetarë nga Bjello Pola dhe 6 nga Podgorica , të cilët , siç theksohet do të përgjigjen penalisht.

Edhe në Tuz rritet numri i të infektuarve me Covid-19

Mjeku Halil Dukoviq nga ambulanta e Shtëpisë së shëndetit në Tuz ka theksuar se fitohet përshtypja se qytetarët e Tuzit e kanë harruar përvojën nga vala e parë e korona virusit gjë  që vërteton edhe numri më i ri i të infektuarve. Ai ka shtuar se gjatë ditëve të ardhshme pritet rritja e numrit të banorëve të prekur me këtë virus. Drejtori i policisë komunale Rexhep Çunmulaj ka theksuar se banorët e Tuzit janë  liruar më tepër se c’duhet , kurse në rritjen e numrit të infektuarve ka kontribuar dukshëm edhe ardhja e banorëve të Podgoricës në Tuz gjatë ditëve të kaluara. Dukoviq për programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se për shkak të korona virusit janë margjinalizuar sëmundjet tjera duke shtuar se sistemi shëndetësor megjithatë funksion mirë. Situata epidemiologjike, siç ka theksuar ai nuk shkon në favorin tonë , andaj duhet parë se çfarë duhet të jenë hapat e mëtejmë. Nga ana tjetër drejtori i policisë komunale Rexhep Çunmulaj ka theksuar se qytetarët e Tuzit dinë ti respektojnë masat e trupit koordinues nacional , duke pasur para sysh se e kanë kaluar një valë  të korona virusit. Ai ka shtuar se ardhja e qytetarëve të Podgoricës në këtë komunë ka shkaktuar edhe rritjen e numrit të infektuarve. “Para 4 ditësh kemi pasur vetëm rreth 15 të infektuar ,kurse kjo shifër mbrëmë është rritur në 59 gjë që shqetëson dhe tregon se qytetarët janë liruar dhe se masat nuk respektohen sa duhet. Ai ka theksuar se të gjitha lokalet në Tuz mbyllën në ora 20 dhe se qytetarët e respektojnë orën policore prej orës 21 deri në 5  të mëngjesit.

Plevla është e njohur për harmoninë multikulturore  dhe ndërnacionale

Plevla me shembullin e vetë ,, duke mbrojtur me vendosmëri vlerat më të larta të tolerancës, bashkëjetesës dhe multietnicitetit , japin kontribut të madh në ndërtimin e Malit të Zi evropianë , qytetarë dhe multietnik, ka vlerësuar presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq.  Ai sot , udhëheqjes dhe  qytetarëve të Komunës së Plevles ua ka uruar 20 nëntorin , ditën e Komunës. Gjukanoviq ka theksuar se Plevla shekuj me radhë , jo vetëm në Mal të Zi por edhe më gjerë është njohur  për  harmonin e vetë multikulturore ndërnacionale  si dhe për zgjuarsinë e qytetarëve të vet. Ai ka shtuar se Plevla me sukses i ka përballur sfidat e shumta të cilat gjatë historisë  e kanë goditur këtë rajon të ndieshëm. Gjukanoviq ka theksuar se beson që edhe Qeveria e re do të shoh nevojën  për investime të mëtejme në Plevle  duke valorizuar resurset disponuese natyrore  të kësaj zone. Edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dushko  Markoviq i ka përgëzuar udhëheqjen dhe qytetarët e Komunës të Plevles me rastin e ditës së Komunës.

A do të jetë Simoviq kryetar i komunës Nikshiq ?

Këshilltarët e Kuvendit komunal të Nikshiqit do të deklarohen nesër për propozimin që nënkryetari aktual i Qeverisë së Malit të Zi Millutin Simoviq të jetë kryetar i kësaj komune. Propozimin që Simoviq të jetë kryetar i Komunës ,, e kanë nënshkruar 24 këshilltar të PDS dhe 15 Social Demokrat. Ata kanë vlerësuar se Simoviq gjatë punës së vetë shumë vjeçare ka tregua  profesionalizëm dhe kompetencë si dhe aftësi menaxhuese  dhe të cilat e rekomandojnë për këtë detyrë të përgjegjshme. Edhe kryesia e PDS para do kohe njëzëri ka miratuar propozimin që Simoviq të jetë kandidatë për kryetarë të Komunës së Nikshiqit. Është vlerësuar se Simoviq me rezultatet e deritashme në punë si dhe përvoja e kaluar në funksionet më me përgjegjësi garantojnë se fjala është për zgjidhjen më të mirë. Të theksojmë se funksionin e kryetarit të Komunës së Nikshiqit , si ushtrues i detyrës e ushtron nënkryetari Dragan Peroviq prej me 26 tetor pasi që kryetarit të atëhershëm i është ndërprerë mandati për shkak të shkuarjes në pensionin e pleqërisë.

Resurset natyrore duhet menaxhuar me zgjuarsi  dhe në mënyrë të qëndrueshme

Zhvillimi i përgjegjësisë  dhe etikës ekologjike  do të jetë detyrë parësore e Qeverisë së re, ka theksuar kandidati për Ministër të ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit , Ratko Mitroviq , duke shtuar se  resurset natyrore duhet të menaxhohen me zgjuarsi dhe në formë të qëndrueshme. Ai në konferencën nacionale me titull “Ripërtritje e idesë: Mali i Zi – shtet ekologjik”,, në organizimin e aleancës qytetare  ka theksuar se e drejta në mjedisin e shëndosh shëndetësor është një e drejtë pa  të cilën vështirë se mund të nënkuptohet jeta  dhe realizimi i të gjitha të drejtave tjera individuale dhe kolektive. Mitroviq ka theksuar se në të ardhmen  kjo ministri në radhë të parë do të merret me zhvillimin e përgjegjësisë dhe etikës ekologjike. Ai ka shtuar se është me rëndësi të veçantë krijimi i ndërgjegjes ekologjike në Mal të Zi. Nënkryetari i Lëvizjes qytetare URA Millosh Konatar ka vlerësuar se Mali i Zi gjatë 30 vjetëve të kaluara, prej kur në mënyrë deklerative është vendosur që të jetë shtet ekologjik, nuk ka punuar shumë që ta ruaj  këtë status. Princi Nikolla Petroviq Njegosh ka theksuar se Mali i Zi, në pajtim me kushtetutën, zyrtarisht është shteti i parë ekologjik, duke shtuar se Mali i Zi dhe natyra e tij disponon me kushte shumë ideale.

Ligji i ri mundëson zgjedhjen e kuadrove më të mirë

Ligji i ri për nëpunësit shtetëror siguron kushte të domosdoshme për seleksionimin dhe zgjedhjen e kuadrove më të mirë, gjë që nënkupton se procedura është e hapur për të gjithë kandidatët e interesuar dhe të gjithë ata i nënshtrohen sistemit të veçantë të testimit dhe përfundimisht mundëson zgjedhjen e kuadrit më cilësor, është kumtuar nga Ministria e Administratës publike. Lidhur me ndryshimet e paralajmëruara të ligjit për nëpunësit shtetëror ,, nga kjo ministri kanë përkujtuar se në periudhën e kaluar është bërë hap cilësor përpara në reformimin e administratës publike, mes tjerash, edhe falë ligjit të ri për nëpunësit shtetëror , i cili është në fuqi prej me një korrik të vitit 2018 dhe i cili është hartuar në bashkëpunim me Komisionin evropianë. Përkujtohet se zgjidhjet ligjore parashohin shkallë të lartë të profesionalizmit të nëpunësve shtetëror në pozitat më të larta udhëheqëse , duke pasur para sysh se për herë të parë është futur korniza e kompetencave sipas shembullit të përvojës pozitive evropiane.

Çmimi i parë për gazetarët e RTMZ për serialin “Mehanizam”

Gazetarët e TVMZ Dushica Pavlloviq dhe Mirko Boshkoviq janë lauerat të çmimit të parë të BE për gazetarinë investigative në Mal të Zi për vitin 2019. Ata këtë çmim e kanë fituar për serialin televiziv “Mehanizëm” – sekreti afaristë”  i cili është emituar në servisin publikë vitin e kaluar. Çmimi i dytë i takuar Jelena Jovanoviq gazetares së “Vjesti” për ciklin investigues për migrantët , kurse çmimi i tretë u është ndarë gazetarëve të Portalit të Beranës Milena Bubanja –Obradoviq dhe Andria Turçinoviq , për serialin e teksteve për martesat e kontraktuara të adoleshentëve në Bashkësinë rome. Juria për herë të parë këtë vit ka ndarë edhe mirënjohje speciale për përpjekje hulumtuese gazetareske dhe për ndikimin shoqëror gazetarit të TV ,,Vjesti ,, Petar Komneniq për emisionin “Naçisto” .” Liria e të shprehurit është njëra ndër vlerat kryesore të Bashkimit Evropianë dhe njëri ndër themelet e shoqërisë demokratike “, ka deklaruar me këtë rast shefja e delegacionit të BE në Mal të Zi Oana Kristina Popa.

Shporta konsumatore në muajin tetori ishte 644,6 euro 

Vlera e shportës minimale konsumatore në muajin tetor, sipas të dhënave të MONSTAT-it ka kushtuar 664.6 euro ose 0.2% më pak se në muajin shator. “Nga vlera e përgjithshme e shportës minimale konsumatore, shpenzimet për ushqim dhe pije jo alkoolike kanë kushtuar 276.2 euro , ose 4% më pak krahasuar me muajin shtator”, thuhet në kumtesë. Statistikat kanë theksuar se shpenzimet për prodhime jo ushqimore dhe shërbimet e tjera kanë qenë 368.4 euro ose diçka më pak se në muajin shtator. Të theksojmë se shporta minimale konsumatore nënkupton shpenzimet e një amvisërie ku përshihet ushqimi si dhe prodhimet joushqimore dhe shërbimet e tjera , me të cilat mundësohet jeta dhe aftësitë punuese të anëtarëve të familjes.

HOTI: ÇËSHTJA E PERSONAVE TË ZHDUKUR PO TRAJTOHET ME PËRKUSHTIM

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se çështja e personave të zhdukur po trajtohet me përkushtim nga institucionet e Kosovës në bashkëpunim edhe me familjarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Ai tha se procesi për gjetjen e të gjithë personave të zhdukur do të vazhdojë deri kur të gjendet edhe personi i fundit. Në interpelancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, Hoti, tha se askund në tekstin e marrëveshjes së Uashingtonit nuk përmendet fjala kushtëzim, për çka tha se është e pabazë. Kryeministri tha se pika 12 e marrëveshjes e cila i referohet kësaj çështje specifikon qartë se të dyja palët zotohen që t’i përshpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe për të identifikuar mbetjet e personave të zhdukur . “Mendoj që është plotësisht e pabazë, pasi askund nuk përdoret termi kushtëzim, këtë term nuk mund ta gjeni në tekstin e marrëveshjes apo zotimeve dhe as në planin e zbatimit të marrëveshjes. Sigurisht që është çështje e juaja se si e cilësoni, por nuk bëhet fjalë për asnjë lloj kushtëzimi të këtyre dy çështjeve. Pika 12 e marrëveshjes (së Uashingtonit) e cila i referohet kësaj çështje specifikon qartë të dyja palët zotohen që t’i përshpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe për të identifikuar mbetjet e personave të zhdukur. Të dyja palët zotohen që të identifikojnë një pikë kontakti për t’i udhëhequr këto përpjekje brenda ministrive të tyre përkatëse. Marrëveshja si tërësi do të ketë garanci ndërkombëtare për të zgjidhur edhe çështjen e të pagjeturve dhe personave të zhdukur dhe vlerësoj që çështja e të pagjeturve nuk duhet të politizohet, tha Hoti. Ai tha se në Kosovë deri në fund të vitit planifikohet të gërmohet në 5 lokacione për gjetjen e trupave.Hoti tha se mungesa e informacioneve të besueshme rreth personave të zhdukur ndërlidhet nga mungesa e gatishmërisë së palës serbe për t’i ofruar këto të dhëna.

GJYKATA NË BEOGRAD URDHËRON ZHVARROSJEN E MBETJEVE MORTORE PRANË RASHKËS 

Departamenti i Krimeve të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, dje me 18 nëntor, ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e një numri të paidentifikuar kufomash në një varrezë masive në Krizhevak të Komunës së Rashkës. Kjo u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata e Lartë. Sipas përgjigjes, fillimi i zhvarrimit do të përcaktohet më vonë, ashtu si edhe komisioni që do të kryejë zhvarrosjen. "Gjithashtu, është caktuar një ekspert gjyqësor, i cili do të mbledhë dhe sigurojë gjurmë materiale që janë gjetur në vend gjatë hetimit paraprak, në përputhje me raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë", thotë Gjykata. Sipas Gjykatës, Ministria e Brendshme është udhëzuar të bëjë sigurimin në mënyrë adekuate të lokacionit, ndërsa veprimet tjera të rëndësishme do të përcaktohen me një urdhër shtesë që do të lëshohet më vonë, duke pasur parasysh kushtet aktuale të motit, periudhën e vitit dhe mungesën e të dhënave të hollësishme. Prokuroria e Krimeve të Luftës në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë më 17 nëntor se ishte në dijeni të informacionit se, në një lokacion afër Rashkës janë gjetur mbetje mortore, për të cilat dyshohet se janë të viktimave shqiptare nga Kosova dhe se "procedura po kalon në procedurë të Departamentit për Krime të Luftës në Gjykatën e Lartë të Beogradit".

ISMAILI: I NEVERITSHËM PARALIZIMI I HOTIT KUR FLITET PËR TË PAGJETURIT 

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për të pagjeturit, ka pasur disa kritika për Qeverinë e Kosovës. Ismaili para deputetëve ka treguar historinë e një mikut të tij që e ka babanë të zhdukur në luftë. “Një mik që e ka babain e zhdukur më tregoi për përvojën e tij. Ajo që nuk e harroj kurrë që gjatë shpjegimit për gjendjen e tij ishte se ai tha se çdo numër telefoni që nuk e ka me emër, çdo telefonatë që i vjen nga emra të panjohur ia lëviz zemrën. Çdoherë kur zilja është në një orë të pazakonshme ngrihemi të gjithë sepse jetojmë me idenë që mund të kemi një informatë të re, kjo tregon për gjendjen e familjeve të të zhdukurve në Kosovë”, ka thënë deputeti i PDK-së. Ai shton se kjo seancë do të duhej të ishte e mirëpritur edhe nga Qeveria për të cilën ka pasur kritika që nuk kanë qenë pjesë e diskutimit në Kuvend. Qeveria dhe kryeministri do të duhej të ishin këtu. Ismaili ka pyetur se ku është kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke thënë se Serbia do ta përdorë për rehabilitim çështjen e të mbetjeve mortore të të vrarëve në Kosovë që u gjendën në Serbi.

BORRELL: KOSOVA DHE SERBIA TË MOS I VENDOSIN AMBASADAT E TYRE NË JERUSALEM 

Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të mos i vendosin ambasadat e tyre të Izraelit në Jerusalem. Kështu është shprehur shefi i diplomacisë së BE-së dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell. Në përgjigje të një pyetje parlamentare, Borrell tha se pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë në përputhje me angazhimin e BE-së dhe në përputhje me aspiratat e tyre evropiane. “Pozicioni i gjatë i BE-së është se negociatat duhet të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur statusin e Jeruzalemit si kryeqyteti i ardhshëm i të dy vendeve dhe se aspiratat e të dy palëve duhet të përmbushen”, tha Borrell, duke shtuar se “çështja e Jeruzalemit është një çështje e statusit përfundimtar”. “Në përputhje me Rezolutën 478 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1980, e cila u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së të transferojnë ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, si dhe Delegacioni i BE-së në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv”, është shprehur Borrell. Ai kujtoi se Kosova dhe Serbia e shohin integrimin në BE si aspiratë të tyre strategjike. “BE pret që të dy vendet do të veprojnë në përputhje me këtë angazhim”, tha kreu i diplomacisë së BE-së.

Pendarovski: Kërkesat bullgare “përtej mendjes së shëndoshë” 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar se kërkesat bullgare që janë bërë kusht për kornizën negociuese me Bashkimin Evropian, janë në kundërshtim me vlerat evropiane, dhe sipas tij, ato nuk janë as pjesë e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2017. Bullgaria të martën ka bllokua Maqedoninë e Veriut që të nis bisedimet e anëtarësimit, pasi kërkon që Shkupi të pranojë se si identiteti, ashtu edhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare. Presidenti maqedonas, Pendarovski ka thënë në një intervistë për televizionin austriak ORF se kërkesat bullgare janë “përtej mendjes së shëndoshë”. "Ju nuk mund të na akuzoni se nuk kemi respektuar Marrëveshjen dhe në të njëjtën kohë të shtoni kërkesa që, përveç që shkojnë përtej mendjes së shëndoshë janë në kundërshtim me vlerat themelore demokratike evropiane. Nuk mund të flasim për mosrespektim të dispozitave të Marrëveshjes nëse flisni dhe sfidoni të drejtën time për vetë-identifikim etnik dhe kombëtar sepse një gjë e tillë nuk është pjesë e Marrëveshjes”, ka deklaruar Pendarovski. Maqedonia e Veriut mbetet në qëndrimin se maqedonishtja është një gjuhë e veçantë sllavo-jugore që përbëhet nga pjesë të kulturës dhe identitetit kombëtar të vendit. Zyrtarët maqedonas kanë thënë se për çështjet e identitetit nuk do të pranojnë asnjëherë të bisedojnë me Bullgarinë. Përkundër kësaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se shpreson që deri në fund të vitit të arrihet ndonjë marrëveshje kompromisi mes dy vendeve.

BE: Azerbajxhani dhe Armenia të ruajnë armëpushimin 

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur përfundimin e luftimeve ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. BE-ja u bëri thirrje të dyja palëve, të respektojnë në mënyrë rigoroze marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga ana e Rusisë, në mënyrë që të parandalojnë pasojat në njerëz. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell përmes një deklarate të lëshuar sot, nxiti "të gjithë aktorët në rajon të përmbahen nga çdo veprim ose retorikë" që mund të rrezikojë armëpushimin. Marrëveshja e paqes u arrit pasi forcat azerbajxhanase bën përparime të mëdha në fushën e betejës, pas gjashtë javë luftimesh, duke rifituar territorin e humbur gati tre dekada më parë. Marrëveshja lejon Azerbajxhanin të mbajë një pjesë të konsiderueshme të rajonit malor, si dhe të pjesëve përreth. Në bazë të marrëveshjes, rreth 2.000 paqeruajtës rusë do të vendosen në rajon për një periudhë pesë vjeçare. "BE-ja vlerëson që duhet të ringjallen përpjekjet për një zgjidhje të negociuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të konfliktit, duke përfshirë statusin e Nagorno Karabakut", tha Borrell.

Pompeo, sekretari i parë i Shtetit që viziton vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është duke vizituar një vendbanim hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, duke shënuar vizitën e parë të tillë nga një zyrtar i lartë i SHBA-së. Për vizitën e tij raportuan mediat izraelite. Pompeo po qëndron në Izrael në kuadër të një turneu disa ditor në Lindje të Mesme dhe Evropë, që e filloi më 14 nëntor. Udhëtimi në Psagot vjen një vit pasi Pompeo tha se vendbanimet nuk binin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, duke hedhur poshtë një pozicion të kundërt që SHBA-ja kishte mbajtur prej kohësh. Deklarata pati zemëruar palestinezët, të cilët kundërshtojnë vendbanimet hebreje në tokën që ata pretendojnë të jetë pjesë e një shteti të ardhshëm të pavarur. Pompeo më vonë do të bëjë një vizitë të ngjashme në Rrafshnaltën e Golanit. Pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Pompeo tha se "sot do të kem një mundësi për të vizituar Rrafshnaltën e Golanit", territorin strategjik që shteti hebre e okupoi nga Siria në luftën gjashtë ditore të vitit 1967. Vitin e kaluar, administrata e presidentit, Donald Trump mori vendim për të njohur sovranitetin izraelit në Rrafshnaltën e Golanit - një veprim të cilin Pompeo të enjten e quajti "historikisht të rëndësishëm dhe thjesht një njohje e realitetit".

Nesër mot i ndryshueshëm

Për nesër në pjesët jugore dhe qendrore të vendit metereologët parashohin  të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me diell kurse në veri mot  i vranët dhe me mundësi të reshjeve të dobëta të shiut në orët e pas ditës dhe mbrëmjes. Do të fryjë erë e mesme e kohë pas kohe edhe e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej – 3 deri në 11 kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 19 gc.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се