Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 11. 2020. 00:00   >>  18:07

Ditari 20.11.2020

20.11.2020

Ka ndërruar jetë patriarku i Kishës ortodokse serbe Irinej

Patriarku i Kishës ortodokse serbe Irinej ka ndërruar jetë në Beograd në moshën 91 vjeçare pas një lufte me koronavirusin , ka kumtuar shërbimi për informim i Kishës ortodokse serbe. Patriarku Irinej është shtruar në spital me 4. nëntor në Covid spitalin ushtarak “Karaburma” pasi që pas testimit të rregullt është konfirmuar si Covid pozitiv. Të enjten gjenda e tij shëndetësore është përkeqësuar si pasojë e infektimit me Covid 19 dhe në orët e vona të pasdites është intubuar , thuhet në kumtesë. Përndryshe, patriarku Irinej Gavrilloviq , është i lindur në fshatin Vidova afër Çaçakut në vitin 1930. Në Kuvendin e Kishës ortodokse serbe të mbajtur me 22 janar të vitit 2010 është zgjedhur argjipeshkëv i Pejës , mitropolit i Beogradit dhe Karllovcit dhe patriark i Serbisë.

Me rastin e vdekjes të Patriarkut serb Irinej, Qeveria e Serbisë ka miratuar sot vendimin për shpalljen e tri ditëve të zisë, e që do të zgjasin prej sot e deri të dielën që vjen.

“Kalimi në amshim i patriarkut Irinej është humbje e madhe për besimtarët”

Vdekja e patriarkut të Kishës ortodokse serbe Irinej është humbje e madhe për besimtarët, ka kumtuar kryetari i parlamentit të Malit të Zi Aleska Beçiq. “Shuarja e njeriut i cili tërë jetën ia ka kushtuar shërbimit ndaj Zotit, popullit dhe idesë humane , është humbje e madhe për besimtarët dhe për të gjithë admiruesit e tij. Me këtë rast u shprehi ngushëllimet e mija të gjithë peshkopëve, klerit dhe tërë popullit besimtarë, ka theksuar Beçiq në postimin e vetë në Tuiter. Me rastin e vdekjes së Patriarkut Irine edhe mandatari për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi Zdravko Krivokapiq ka dërguar telegram ngushëllimi , duke theksuar se kreun e Kishës ortodokse serbe e ka karakterizuar zgjuarsia , modestia dhe përkushtimi ndaj Zotit dhe njeriut. Ka qen njeri i madh i cili në kohë të vështira e ka ruajtur kishën, duke mbajtur të fortë udhëheqjen e saj, ka shkruar Krivokapiq mes tjerash në Tuiter.

 

Vdesin edhe dy pacientë Covid pozitiv në Nikshiq dhe Beranë

Në spitalin e përgjithshëm të Beranës nga pasojat e infektimit me virusin korona ka vdekur një pacientë 58 vjeçar nga ky qytet, kurse në spitalin e Nikshiqit një pacient i moshës 57 vjeçare , është kumtuar nga këto institucione shëndetësore. Siç është kumtuar në spitalin e përgjithshëm në Beranë janë të shtruar 35 pacientë covid pozitiv. “Nëntë paciente janë në gjendje të rëndë klinike dhe të gjithë janë të vendosur në ventilimin jo invaziv”, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq akuallisht janë të shtruar 74 pacientë. “Nëntë pacientë janë në rrezik për jetën dhe janë të vendosur në repartin e trajtimit intensiv, dy prej të cilëve janë të kyçur në ventilimin joinvaziv, kurse një tjetër në respirator. Pacientet e tjerë janë me parametra stabile vitale dhe aktualisht ndihen mirë. Një pacientë i lindur në vitin 1957 ka humbur betejën me korona virusin , për shkak të komplikimeve gjatë shërimit” , thuhet në kumtesë.

Dymbëdhjetë pacientë në rrezik për jetën, katër në respirator

Në spitalin e Bjello Poles janë të hospitalizuar 40 pacientë , 12 prej të cilëve janë në rrezik për jetën, ka deklaruar internisti kardiolog i spitalit të përgjithshëm në Bjello Pole Eroll Muratoviq. Ai ka theksuar se katër pacientë janë të vendosur në respirator. “Situata në komunën e Bjello Poles është shumë e ndërlikuar” , ka deklaruar Muratoviq për programin e mëngjesit të TVMZ . Sipas të dhënave të Institutit për shëndetin publikë në Bjello Pole janë të infektuar 801 banorë . “Ka shumë më tepër individ në Bjello Pole dhe në Mojkovcë që janë pozitiv. Një numër i madh i këtyre pacientëve shkojnë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më parë nuk janë testuar , kështu që numri i të infektuarve siç duket është dukshëm më i lartë, ka theksuar dr. Muratoviq. Përndryshe , në spitalin e Bjello Poles aktualisht janë të shtruar 40 pacientë. Më së tepërmi janë të goditur pacientët më të moshuar, por siç ka theksuar Muratoviq , ndodh që betejën me virusin ta humbin edhe pacientët e moshave më të reja.

 

Gjashtë të vdekur dhe 546 të infektuar

Në Mal të Zi , deri  dje në ora 17 kanë vdekur 6 persona nga pasojat e infektimit me korona virusin e ri . Viktimat e këtij virusi janë nga Nikshiqi, Rozhaja, Bjello Pola, Mojkovci dhe Podgorica ndër të cilët më i moshuari kishte 91 vjeç,  kurse më i riu 65 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 546 raste të reja të infektimit me Covid 19, dhe njëkohësisht janë shëruar 334 pacientë. Numri i përgjithshëm i të prekurve aktual me korona virus është 10 mijë e 413 ose 1653 njerëz në 100 mijë banorë.

 

Millutin Simoviq zgjedhet kryetar i komunës së Nikshiqit

Funksionari i shquar i Partisë demokratike të socialistëve Millutin Simoviq është zgjedhur sot kryetar i Komunës së Nikshiqit në mbledhjen e Parlamentit lokal. Për zgjedhjen e tij kanë votuar të gjithë këshilltarët e pranishëm të PDS dhe Socialdemokratëve, 23 , prej gjithsej 41 këshilltarëve në Kuvendin e këtij qyteti. Propozimin që Simoviq të zgjedhjet kryetar i Komunës e kanë nënshkruar 24 këshilltar të PDS dhe 15 nga radhët e social demokratëve , përmes vlerësimit se me punën e vetë shumë vjeçare ka treguar profesionalitet dhe kompetenca , si dhe aftësi menaxhuese të cilat e rekomandojnë për ushtruarjen e kësaj detyre me përgjegjësi. Simoviq, duke iu drejtuar këshilltarëve, ka theksuar se Nikshiqi ka qenë shtyllë e Malit të Zi evropianë laik dhe antifashist dhe të cilit , siç ka vlerësuar ai , i nevojiten hapa të mëtejmë përpara në rrugën evropiane e që janë interesa themelore dhe nevoja të qytetarëve të Mali të Zi. Sipas fjalëve të tij si prioritet do të ketë kujdesin për qytetarët pa ndarje mbi baza të ndryshme dhe vëmendje të veçantë do tu kushtojë të rinjve. Ndërkohë, Simoviq ka dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit për shkak, siç ka sqaruar, të mospërputhjes të funksionit të deputetit me pozitën në të cilën është zgjedhur sot.

Medojeviq : Do ti rekomandoj kryesisë që të përkrah kabinetin e Krivokapiqit

Kryetari i Lëvizjes për ndryshime, Nebojsha Medojeviq , ka kumtuar se në mbledhjen e kryesisë së partisë e cila do të mbahet me 28 nëntor do të rekomandojë që ky organ partiakë të përkrah kabinetin e mandatorit Krivokapiq. “Unë do të propozoj që të përkrahet Qeveria e mandatarit, pa marrë para sysh mospajtimet me konceptin, prioritetet , qëllimet dhe mënyrën e informimit të Qeverisë së re” , ka deklaruar Medojeviq për gazetën “Pobjeda”. Medojeviq nuk është përgjigjur drejtpërdrejtë nëse kjo përkrahje do të jetë e afatizuar , duke pasur para sysh mospajtimet e mëdha dhe mosbesimin e shprehur. “Kjo do të varet nga rezultatet e punës së Qeverisë , sepse akoma ne nuk e dimë planin dhe përbërjen e saj. Ky është një eksperiment deri tani i pa parë por, Qeverisë do ti japim rastin që të tregojë zgjuarsinë e vetë”, ka theksuar Medojeviq. Ai ka vlerësuar se askush akoma nuk e din se si do të funksionojë kjo Qeveri dhe çfarë raporti do të këtë me parlamentin dhe me shumicën e re parlamentare.

 

Beçiq: Fëmijët janë ardhmëria jonë

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi , Aleksa Beçiq ua ka uruar sot të gjithë fëmijëve Ditën ndërkombëtare të fëmijëve,  duke theksuar se ata janë ardhmëria e Malit të Zi. Ai ka shtuar se për shkak të situatës aktuale shëndetësore, sot salla e Parlamentit nuk është e plotë me fëmijë, por kjo nuk do të thotë se zëri dhe dëshirat e tyre nuk do të dëgjohen në Parlamentin shtetëror.”Të gjithë ne kemi qenë fëmije, andaj atyre ua kemi borxh gjënë më të shtrenjtë- të ardhmen. Për këtë arsye Dita botëror e fëmijëve është me rëndësi të madhe për të gjithë ne. Të gjithë fëmijëve të Malit të Zi u uroj Ditën e fëmijës, sepse Ju jeni ardhmëria jonë” , ka theksuar Beçiq. Ai i ka ftuar të gjithë të rriturit që të kujtojnë se si është të jesh fëmijë.

Lajçak: Marrëveshja të jetë e bazuar në parimet e vlerat evropiane

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë shpreson në një bashkërendim më të mirë mes Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me Ballkanin, me ardhjen në fuqi të administratës së re amerikane.

Ai tha se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për arritjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe se deri tani kishte pyetje në rajon lidhur me ato që dukeshin si qëndrime të ndryshme nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Donald Trump kishte nxitur dy palët për një zgjidhje që të realizohej përmes bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik. Takimi me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë në shtator ishte i nivelit më të lartë që të dyja palët kanë pasur ndonjëherë në Uashington, por analistët vunë në dukje se ai dukej i pakoordinuar me Bashkimin Evropian.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka shprehur një qëndrim më tradicional diplomatik në lidhje me dy vendet.

Lajçak tha se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të kontribuonte pa dyshim në stabilizimin e rajonit “sepse së pari ka serbë dhe shqiptarë që jetojnë në çdo vend të rajonit dhe së dyti, natyrisht cilindo model të zbatojmë në këtë dialog dypalësh, ai mund të jetë me interes për fqinjët”.

Ai tha se optimizmi i tij për një marrëveshje të mundshme mbështetet tek angazhimi i të dyja palëve dhe tek përfitimet që do të sillte ajo.

“Si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, dialogu është çelësi për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Nuk ka asnjë alternativë përveç dialogut, kështu që kjo do të thotë që ata të dy duan të ardhmen në BE dhe për këtë arsye e dinë se kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut”.

Polonia regjistron 626 vdekje të reja nga COVID-19

Polonia sot ka regjistruar 626 vdekje dhe 22.464 raste të reja nga koronavirusi (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Pavarësisht masave të rrepta të zbatuara muajin e kaluar, infeksionet dhe fatalitetet janë rritur në Poloni gjatë ditëve të fundit.


OBSH: Remdesiviri të mos përdoret për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka këshilluar institucionet shëndetësore që të mos e përdorin ilaçin antiviral Remdesivir për të trajtuar pacientët me COVID-19, që janë të shtruar në spital. Një panel i OBSH-së tha se ilaçi nuk ka "ndonjë efekt të rëndësishëm" në mbijetesë ose në uljen e kohës së shërimit.

Grupi i Zhvillimit të Udhëzimeve të OBSH-së (GDG) tha më 20 nëntor se nuk kishte "asnjë provë të bazuar në të dhënat aktuale në dispozicion që ky ilaç përmirëson gjendjen e pacientit”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe dhjetëra vende të tjera kanë dhënë miratim të përkohshëm për përdorimin e ilaçit antiviral që e prodhon Gilead Sciences, pasi një hulumtim fillestar tregoi se mund të shkurtojë kohën e shërimit te disa pacientë me koronavirus të shtruar në spital.

Paneli tha se rekomandimi i tij për mjekët bazohej në të dhëna nga katër hulumtime ndërkombëtare të rastësishme që përfshinin më shumë se 7.000 pacientë të shtruar në spital me sëmundjen.

Sidoqoftë, paneli tha që rekomandimi i tyre nuk do të thotë që Remdesiviri nuk ka përfitime.

Remdesivir u krijua për herë të parë si një ilaç eksperimental për të trajtuar Ebolën.

Vendet e BE-së do ta ndihmojnë Ballkanin Perëndimor me vaksina kundër COVID-19

Vendet e Bashkimit Evropian do të mund t’iu sigurojnë vaksinat edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor nga sasia të cilën që do të ndajë Komisioni Evropian.

Këtë e kanë thënë  presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen pas përfundimit të samitit të BE-së të zhvilluar përmes video-lidhjes. Për shkak të masave për të ngadalësuar përhapjen e virusit, takimet e nivelit më të lartë në BE vazhdojnë të zhvillohen pa praninë fizike të pjesëmarrësve .

Koordinimi i përpjekjeve në luftën kundër pandemisë ishte tema kryesore e këtij takimi të Këshillit Evropian .

Presidentja e Komisionit, Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se pret që vaksinat e para për shitje në tregun e BE-së të marrin autorizimin përkatës në pjesën e dytë të muajt dhjetor, nëse gjithçka shkon sipas skenarit pozitiv. Ajo ka thënë se disa rezultate të testeve së fundi janë shumë premtuese.


Franca dëshiron mbikëqyrje ndërkombëtare të armëpushimit në Nagorno Karabak

Franca dëshiron mbikëqyrje ndërkombëtare të armëpushimit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të arritur më 10 nëntor me ndërmjetësimin e Rusisë.

Të dyja vendet kanë zhvilluar luftime gjashtë javore për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Në bazë të marrëveshjes, në rajon do të vendosen trupat ruse për të garantuar armëpushimin, por në disa zona do të ketë edhe një prani të trupave turke.

Franca është e shqetësuar se Rusia dhe Turqia mund të arrijnë një marrëveshje, për të përjashtuar fuqitë perëndimore nga bisedimet e ardhshme të paqes, tha presidenca franceze.

Përpjekjet për të zgjidhur konfliktin nga Grupi i Minskut i OSBE – i bashkëkryesuar nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara – nuk kanë sjell ndonjë rezultat që nga viti 1992 dhe tre armëpushime të mëparshme të nënshkruara që kur luftimet shpërthyen përsëri më 27 shtator dështuan të sjellin rezultate.

Grupi i Minskut nuk ishte i përfshirë në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit më 10 nëntor.

Që nga armëpushimi, Rusia ka zhvilluar bisedime me Turqinë, një aleat kyç i Azerbajxhanit dhe një kritik i ashpër i grupit të Minskut.

Një burim i agjencisë Reuters brenda presidencës franceze tha se Parisi po bën presion për “mbikëqyrje ndërkombëtare” të armëpushimit për të lejuar kthimin e refugjatëve, për të organizuar kthimin e luftëtarëve të huaj, veçanërisht nga Siria, dhe për të filluar bisedimet mbi statusin e Nagorno Karabakut.

Marrëdhëniet midis Francës dhe Turqisë kanë qenë të këqija në muajt e fundit.

Nagorno Karabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë janë armenë etnikë, të cilët kanë qeverisur me këtë rajon të shkëputur, që prej se një marrëveshje paqeje, që u arrit më 1994, i dha fund luftimeve dhe largoi nga ky rajon forcat azerbajxhanase. Që kur luftimet shpërthyen në fund të shtatorit, disa mijëra njerëz besohet të jenë vrarë nga të dy palët.

 

16 njerëz vdesin në protestat për arrestimin e liderit të opozitës në Ugandë

16 njerëz janë vrarë në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, gjatë dy ditëve të protestave për arrestimin e kandidatit për president të opozitës Bobi Wine.

Në një konferencë shtypi , shefi i Policisë së Ugandës, Moisi Byaruhanga, tha se 14 nga fatalitetet u shkaktuan nga plagë me armë zjarri. Numri i të vdekurve përfshin vetëm viktimat që u sollën në morgun e qytetit .

Në të njëjtën konferencë shtypi, zëdhënësi i policisë tha se më shumë se 300 njerëz janë arrestuar ndërsa protestat vazhdojnë, shkruan CNN .

Wine, muzikanti popullor, i kthyer në politikan, u arrestua ndërsa bënte fushatë në Ugandën Lindore, sipas stafit të tij – vetëm disa javë pas një arrestimi paraprak.

Atij i është mohuar qasja në avokatët dhe ekipin e tij mjekësor, pretendoi të enjten një postim nga llogaria zyrtare e Wine në Twitter.

 

Faza e fundit e vjeljes së ullirit

Ullishtarët e Ulqinit janë në fazën e fundit të vjeljes së ullirit. Mungesa e reshjeve ka bërë që ky vit  të jetë   shumë i dobët për prodhimin e ullirit në  Ullishtën e vjetër të këtij qyteti. Ullishtarët shprehen  se  ulliri i kësaj ullishtë  është në "krizë”.  Ata   pohojnë se   ky vit ka qenë   ndër vitet më të dobët për ta. Si faktor kryesor  theksojnë  se  është thatësira. Sipas  tyre në  rendimente të ulëta  të ullirit , përveç  kushteve të papërshtatshme klimatike, kanë  ndikuar edhe mungesa e aplikimit të  masave agroteknike, plehrat me të cilat ushqehet ulliri dhe spërkatja.

Nga ana tjetër ullishtarët  e tjerë në zona të ndryshme të Komunës së Ulqinit, të cilët kanë plantacionet e veta të ullirit,  sivjet janë shumë të kënaqur me  frytëdhënien  e ullirit dhe me cilësinë e lartë të vajit  ekstra  të virgjër.   

 

Nesër mot i ndryshueshëm 

Në pjesët jugore dhe qendrore të Malit të Zi mban mot  kryesisht me diell,kurse në veri kryesisht i vranët ,por pa të reshura. Frynë erë  mesatare deri e fortë  nga drejtimet veriore. Temperaturat  e shënuara në orën 13:Budvë 20 , Petrovac 19, Herceg Novi e Tivar 18, Podgoricë e Ulqin 17, Cetinë 13, Nikshiq 10, Shavnik 9, Guci 8, Bijello Pole 7, Plluzhinë 6, Kollashin 5, Plavë 4, Plevle ,Rozhajë e Beranë 3, Andrievicë 2 dhe në Zhablak 1 gradë.

Për nesër në pjesët jugore dhe qendrore parashihet mot me vranësira të ndryshueshme  dhe me intervale të diellit,kurse në veri  kryesisht i vranët ,vende -vende  me reshje të dobëta të borës. .Do të fryjë erë e fortë  nga drejtimet veriore  dhe verilindore .Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 9,kurse më e larta e ditës  prej -3 deri në 15 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се