Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 10. 2013. 16:34 >> 16:46

LAJMET 30.10.2013

30.10.2013

Kemi vendosur pikë në aferën incizimi

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, në mbledhjen e sotme të veçantë të Parlamentit , në kuadër të orës së kryeministrit , përgjigjet në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve. Në pyetjen e liderit të PSP Srgjan Miliq, “Pse Qeveria nuk e ka realizuar asnjë konkluzion të parlamentit lidhur me Kombinatin e Aluminit, Gjukanoviq ka theksuar se fabrika edhe para privatizimit ka qenë borxh  , andaj privatizimi ishte zgjidhja më e mirë të cilën e ka bërë qeveria.

Në pyetjen e shefit të klubit të deputetëve të Partisë social demokratike Borisllav Banoviq, i cili ka kërkuar informatën për hapat që i ka ndërmarrë Qeveria në procesin e anëtarësimit në NATO dhe cilët janë hapat e mëtejmë në sferën e sundimit të ligjit , në luftën kundër korrupsioni  dhe kriminalitetit të organizuar , në modernizimin e forcave të armatosura të Malit të Zi , Gjukanoviq ka theksuar se të gjitha përpjekjet i përjeton si parakushte për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Gjukanoviq ka theksuar se në Mal të Zi pa dyshim ekziston vullneti politikë për anëtarësim në NATO Aleancë. Lideri Malit të Zi pozitivë e ka pyetur kryeministrin nëse do të vërtetohet përgjegjësia politike e autorëve të aferës Inçizimi . “Që nga dita e parë kam paraqitur qëndrim krejtësisht të qartë për aferën Inçizimi si njërën prej shumë aferave të inicuara nga një pjesë e opozitës dhe disa mediave. Megjithatë për shkak të interesimit të opinionit jemi pajtuar që edhe kjo ngjarje të shndritet “,ka theksuar Gjukanoviq.

 

PSD është konkurrenca më serioze e PDS

Partia social demokratike është konkurrenca më serioze politike e PDS , gjë që më së miri vërehet në Cetinë , ka deklaruar lideri i PSD ,Ranko Krivokapiq.

Duke komentuar vlerësimin e kryeministrit Millo Gjukanoviq se partitë e vogla që kanë vetëm 7 ose 9 për qind në zgjedhje nuk mund ta mësojnë PDS se çka duhet bërë si dhe faktin se PSD e ka quajtur konkurrencë politike, Krivokapiq ka theksuar se kultura politike bazohet në argumente e jo në madhësi. Në pyetjen nëse afera Inçizimi është për të akt i kryer , siç ka theksuar Gjukanoviq, Krivokapiq ka shtuar se tani kjo çështje i takon Komisionit evropianë .

 

Grupi punues kërkon mendimin e MPB-së

Grupi punues për vendosjen e besimit  në procesin  zgjedhor do të kërkojë nga Ministria e punëve të brendshme mendimin për identifikimin elektronik të zgjedhësve , gjë të cilën e kanë propozuar deputetet e Frontit demokratik. Në mbledhje u arrit marrëveshja se deklarimi i shkruar për propozimin e Frontit për normën lidhur me identifikimin elektronik të kërkohet , pasi që përfaqësuesit e PDS kanë kërkuar që të sigurohet studimi i realizueshmërisë të këtij modeli.

Millutin Simoviq nga PDS ka theksuar se u interesojnë se cilët do të ishin afatet dhe sa mjete financiare nevojiten. Goran Danilloviq nga Fronti Demokratikë ka theksuar se nuk do heq dorë nga propozimi i vet , sepse , siç ka theksuar, pa identifikimin elektronik të zgjedhësve nuk do të ketë as vendosje të besimit në procesin zgjedhor. Srgjan Miliq nga PSP e ka përkrah propozimin e Frontit dhe u ka propozuar që të hartojnë propozimin e normave të cilat do ti dorëzohen ministrisë.  Ai ka kumtuara  se nuk do të kërkojë shtyrjen e afatit për punën e grupit punues.

 

Benedejçiq pret ambasadorët e NATO-s në Mal të Zi

Ambasadori i Sllovenisë në NATO Andrej Benedejçiq ka theksuar se është reale të pritet që brenda disa muajve të ardhshëm  të vijnë në Mal të Zi 28 ambasadorë në këtë aleancë së bashku me sekretarin e përgjithshëm. Të përkujtojmë se Sllovenia është shteti kontaktues i NATO-s për Malin e Zi. Ai në intervistën dhënë  gazetës POBJEDA ka vlerësuar se Mali i Zi është i pari ndër vendet kandidate për anëtarësim në NATO dhe kjo natyrisht është meritë e shteti dhe e Qeverisë tuaj , ka theksuar Benedejçiq. Duke folur për samitin e ardhshëm të NATO aleancës, ambasadori Benedejçiq ka theksuar se të gjitha vendimet në aleancë sillen me koncezus kështu që mikpritës i samitit të ardhshëm do të jetë Britania e Madhe. Ai ka theksuar se shtetet anëtare siç është Sllovenia pajtohen që ky të jetë samit i zgjerimit duke shtuar se sa i përket kësaj kriteriumi kryesor është suksesi i vendit kandidat.

 

Nesër do të zhvillohet debat për situatën në KAP

Komisioni për përcjelljen dhe kontrollin e procedurës së privatizimit do të debatojë nesër për situatën aktuale në Kombinatin e Aluminit në Podgoricë. Anëtarët e këtij trupi parlamentarë kanë sjell në javën e kaluar venim unanim që në këtë seancë tematike të ftohen ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq, gjykatësi dhe drejtori në falimentim Dragan Rakoçeviq dhe Veselin Perishiq, përfaqësuesi i qeverisë në Këshillin  e drejtorëve Nebojsha Dozhiq dhe përfaqësuesit e dy sindikatave të fabrikës. Kryetari i Komisionit e deputet i Frontit Demokratikë Janko Vuçiniq ka kumtuar se ky trup kuvendor i cili merret me përcjelljen e procesit të privatizimit nuk mund ti hesht ngjarjet më të reja në KAP. Të theksojmë se falimenti në KAP është futur me 8 korrik kurse bankrotimi është shpallur me 9 tetor.

 

Në Bruksel, sot takimi Kosovë –Serbi për zgjedhjet

Në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së dhe OSBE-së, sot mbahet takimi i radhës i Grupit punues për zgjedhje.  Në takim do të diskutohet për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes për zgjedhjet, do të bëhet vlerësimi i procesit për javën e fundit të fushatës zgjedhore, si dhe do të diskutohet për të arriturat e palëve në plotësimin e obligimeve për zbatim, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Delegacioni i Republikës së Kosovës, kryesohet nga Qemajl Marmullakaj, koordinator i Grupit Punues të Zgjedhjeve, ndërsa në përbërje të delegacionit janë edhe Shukri Sylejmani, kryetar i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Arjeta Rexhaj, këshilltare e zëvendëskryeministres Edita Tahiri, dhe Frymëzim Isufaj, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel.

 

Ban: E rëndësishme, zbatimi i marrëveshjeve

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun në raportin e rregullt tremujor për zhvillimet në Kosovë, situatën e përgjithshme të sigurisë e vlerëson si përgjithësisht të qetë. Ai ka dënuar vrasjen e doganierit të EULEX-it ‘në një pritë brutale më 19 shtator’, të cilën e quan incidentin më të rëndë gjatë periudhës raportuese.Ban bënë thirrje që të gjitha palët të bashkëpunojnë me EULEX-in dhe policinë e Kosovës në hetimin, identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të autorëve të krimit. Rreth zgjedhjeve lokale të së dielës, Sekretari Ban thotë se palët kanë bërë përparim të konsiderueshëm në përgatitjen e tyre, përfshirë edhe veriun e Kosovës. Ai thotë se OSBE-ja po luan një rol të rëndësishëm lehtësues ndërsa dallimet dhe mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në mënyrë konstruktive për të siguruar zgjedhje të qeta dhe të suksesshme, me pjesëmarrje të të gjithë atyre me të drejtë vote.

 

Jacobson bënë thirrje për proces të drejtë dhe të qetë në zgjedhje

Katër ditë para zgjedhjeve lokale që këtë herë do të organizohen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson ka bërë thirrje për një proces të drejtë dhe të qetë. Ajo ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësuesit e institucioneve të rendit dhe ligjit, nga të cilët ka marr premtime se ndaj keqpërdoruesve të votave nuk do të ketë “mëshirë”. Jacobson ka kërkuar denoncimin e çfarëdo rasti gjatë ditës së zgjedhjeve.  Ajo këtë deklaratë e bëri në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga ATRC-ja, në fillim të fushatës “Drejtësia dhe Qytetarët”.

 

Hoxhaj: Synojmë rikthimin e plotë në Evropë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Ian Cliff.Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadorin Cliff për progresin në Kosovë, për forcimin e shtetësisë, të subjektivitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht për progresin konkret në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane. Hoxhaj theksoi se Qeveria e Kosovës përmes përmbushjes së shpejtë të të gjitha kritereve të nevojshme, synon avancimin e shpejtë në proceset integruese dhe rikthimin e plotë në familjen e madhe evropiane. Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, uroi ministrin Hoxhaj për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.

 

Sot e nesër takim dyditor ndërparlamentare: PE – Kosova

Në Prishtinë, sot e nesër zhvillohet takimi dyditor ndërparlamentar: Parlamenti Evropian – Kosova. Delegacioni i Parlamentit Evropian kryesohet nga Eduard Kukan, kryesues i delegacionit për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, kurse delegacionin e Kosovës e kryeson kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në takimin e gjashtë me radhë do të diskutohen tema, si: Progresi i Kosovës drejt integrimit evropian: shkëmbimi i pikëpamjeve me Qeverinë e Kosovës, Përfaqësuesin e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe Komisionin Evropian; Reformat e sistemit zgjedhor dhe zgjedhjet e ardhshme lokale; Forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; Riintegrimi, riatdhesimi dhe liberalizimi i vizave; Personat e Pagjetur dhe procesi i bashkërendimit, si dhe Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në përbërje të delegacionit të Parlamentit Evropian, pos kryesuesit, Kukan, dhe do të jenë edhe: Antonio Cancian, anëtar i Komisionit për Transport dhe Turizëm; znj. Ulrike Lunaçek, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Raportuese për Kosovën, Lajosh Bokrosh, anëtar i Komisionit për Buxhet, znj. Doris Pack, kryesuese e Komisionit për Kulturë dhe Arsim, dhe Tonino Picula, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme.

 

Kacin: Ne e marrim rolin e Nimicit, kërkojmë garanci nga Gruevski

“Jemi në situatë që të mos kemi shumë ndikim mbi Greqinë, kurse mbi Maqedoninë nuk kemi asnjë ndikim. Ne në Bashkimin Evropian jemi të gatshëm që ta marrim përgjegjësinë nga duart e ambasadorit Nimic dhe ta udhëheqim procesin. Por duhet të kemi garanci se kryeministri Gruevski është i gatshëm që ta bëjë atë”, ka thënë eurodeputeti slloven Jelko Kacin, i cili në një grup me eurodeputetë të tjerë ka marrë pjesë në një takim në Uashington për perspektivën e Europës së Lindjes. Kacin, i cili është raportues për Serbinë, vlerësoi se situata me problemin e emrit ende nuk janë të pjekura për një zgjidhje dhe për këtë arsye në lidhje me pranimin e anëtareve të reja në Samitin e NATO-s në Londër e ka përmendur vetëm Malin e Zi.

 

Athinë: Vizita e Lavrovit e fokusuar në privatizim

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka arritur sot në Athinë për vizitë zyrtare, e cila pritet se do të jetë e fokusuar në energji dhe në programin ambicioz të privatizimit në Greqi, i cili duket se po lëvizë ngadalë. Pritet që Lavrov do të takohet sot me presidentin Karolos Papoulias, dhe me ministrin e jashtëm, Evangelos Venoizelos, në periudhën kur Greqia përgatitet ta marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, në muajin janar të vitit 2014, raporton AP.

Greqia e ka mbështetur projektin fitues të energjisë, i njohur si Gypsjellësi Trans-Adriatik, që do të transportoj gaz natyror nga Azerbajxhani, nëpër territorin grek dhe nëpër Shqipërinë fqinje, për në Itali, në rivalitet me rrjetet aktuale të dominuara nga Rusia.Greqia, e goditur fuqishëm nga kriza, që ka hyrë në vitin e gjashtë në recesion, po ashtu po përpiqet ta rrisë mbështetjen e investitorëve të jashtëm për blerjen e kompanive dhe shërbimeve, që janë udhëhequr nga shteti. Raportohet se kompanitë ruse kanë shprehur interesim për planet e Greqisë për privatizimin e hekurudhave.

 

Siri: I dërguari Brahimi u takua me presidentin Assad

I dërguari i Ligës Arabe dhe i Kombeve të Bashkuara, Lakhdar Brahimi, sot është takuar shkurtazi me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, në përpjekje për ta shtuar mbështetjen për konferencën e paqes, e cila është shtyrë tash e sa kohë. Takimi i sotëm në kryeqytetin Damask të Sirisë ka zgjatur më pak se një orë.

Nuk ka informacione për përmbajtjen e bisedimeve në këtë takim. Konferenca ndërkombëtare paqësore, e quajtur Gjeneva 2, e paraparë për muajin e ardhshëm, ka për synim fillimin e një procesi politik në Siri për përfundimin e Luftës Civile në këtë vend, nga e cila deri tash, janë vrarë më se 100 mijë njerëz. Opozita e Sirisë është e ndarë lidhur me çështjen se a duhet të jetë pjesëmarrëse në këtë konferencë, ndërsa presidenti Bashar al-Assad, dhe aleati i tij, Irani, thonë se do të marrin pjesë në konferencë nëse nuk ka parakushte.

 

Irak: Dhjetëra të vdekur nga sulmet me bomba

Iraku është goditur nga sulme të reja me bomba mbrëmjen e vonë të së martës. Dy sulme vetëvrasëse kanë vrarë së paku 11 zyrtarë të policisë dhe ushtrisë dhe kanë plagosur më se 19 të tjerë, në veri të Bagdadit.

Sulmuesit hodhën veten në erë jashtë shtëpisë së një lideri të milicisë sunite, i cili po mbante një darkë me të ftuar. Vetë lideri i milicisë, Said Jassim, nuk u lëndua nga sulmi. Ndërkohë, në qytetin verior të Mosulit, Reuters raporton që nga shpërthimi i një bombe afër një stacioni policor, mbetën të vdekur 8 persona, përfshirë disa policë. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësine për rastin, edhe pse Al-Kaida kryen shpesh sulme të tilla në këtë rajon.

 

Pakistan: Nga dhuna – nëntë të vrarë

Së paku nëntë vetë janë vrarë në incidente të ndara në qytetin pakistanez Karaçi, gjatë 24 orëve të fundit. Policia e Karaçit i tha Radios Evropa e Lirë se njëri nga të vrarit ishte aktivist politik lokal. Në Karaçi, gjatë dy muajve të kaluar, po zhvillohet një operacion kundër grupeve ilegale të armatosura. Policia thotë se i ka arrestuar qindra militantë dhe kriminelë.

 

Kenia: 11 të vdekur nga përplasja e trenit

Nga përplasja e një treni në Nairobi të Kenias, kanë vdekur njëmbëdhjetë persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.Komandanti i policisë rajonale Benjamin Nymae ka thënë se treni u përplas në skaj të një rruge ku ndodhej një autobus, derisa ishte duke udhëtuar në kohën e pikut të trafikut të mëngjesit. Aksidentet rrugore me shifra të larta të të vdekurve janë të shpeshta në Kenia. Rrugët atje nuk kanë shenja trafiku dhe elemente të tjera elementare të sigurisë.

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore.

  Temperaturat në orën 13: në Podgoricë 25, Kollashin 24, Budvë, Plevle , Zhablak, Cetinë e Rozhaj 23, Ulqin, Shavnik, B. Pole e Beranë 22, dhe në Tivar, H. Novi , Tivat , Nikshiq e Plavë 21 g.

  Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell dhe kryesisht i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

  Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 26 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се