Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 11. 2020. 00:00 >> 17:19

Ditari 23.11.2020

23.11.2020

Edhe 5 të vdekur dhe 409 të infektuar

Laboratorët e Institutit për shëndetin publikë si dhe laboratorët tjera publike dhe private të cilat merren me diagnostifikimin e infektimit me korona virus deri dje në ora 17 kanë përfunduar analizat e 1439 mostrave në korona virusin e ri në mesin e të cilave gjithësejt janë regjistruar 409 raste të reja të infektimit me SARS –KOV -2. Prej dje në ora 17 Institutit i janë konfirmuar 5 raste të vdekjeve si pasojë e infektimit me korona virus. Më së tepërmi të infektuar ka pasur në Podgoricë, 135 dhe në Nikshiq 92 persona. Në Ulqin 10 , në Tivar 9, Tuz 6 e kështu me radhë. Deri dje në ora 17 këtij Instituti i janë konfirmuar edhe 5 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me korona virus tek pacientët nga Cetina, Tivari, Plevla dhe Rozhaja. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e Covid 19 prej fillimit të muajit qershor është 430, kurse prej fillimit të vitit 439 individ” thuhet në kumtesë. Siç theksohet , deri dje në ora 17 është konfirmuar edhe shërimi i 362 pacientëve. Duke pasur para sysh të gjitha rastet e reja të infektimit si dhe numrin e të sheruarëve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive aktuale me Covid 19 në Mal të Zi është 11 mijë e 132 njerëz. Prej fillimit të vitit numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me virusin covid është 31 mijë e 63 persona, thuhet në kumtesë.

Mali i Zi gjendet në fazën e përkeqësimit të situatës epidemiologjike 

Drejtori i spitalit të përgjithshëm në Nikshiq Ilia Ashanin ka theksuar se Mali i Zi, por edhe qyteti i Nikshiqit janë në fazën e përkeqësimit të situatës epidemiologjike të shkaktuar nga pandemia e korona virusit. Në programin e mëngjesit të TVMZ ai ka theksuar se në këtë qytet vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 92 raste të reja të infektimit dhe çdo ditë shënohet rritje e numrit të vizitave në ambulanca dhe të pacientëve të cilëve u nevojitet shërimi spitalor. “Me duket se jemi duke hyrë në një fazë akoma më serioze se sa ishte para 20 ditësh”, ka theksuar Ashanin. Në repartin e sëmundjeve interrne, ka theksuar Ashanin janë të shtruar 75 pacientë me gjendje të rëndë klinike 10 prej të cilëve janë në rrezik për jetën dhe janë të vendosur në repartin e shërimit intensiv. “Tre pacientë janë të vendosur në ventilimin jo invaziv. Akoma nuk kemi pacientë të kyçur në respirator, kurse pacientët e tjerë janë me parametra stabile vitale, ka theksuar ai. “Doktori Ashanin ka theksuar se 14 punëtorë janë Covid pozitiv, tre mjekë, 6 infermjere ,, kurse të tjerët janë nga shërbimi teknik”, ka theksuar ai.

Në Beranë 10pacientë në gjendje kritike 

Në spitalin e përgjithshëm në Beranë 10 pacientë janë në situatë kritike , është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Të theksojmë se në spitalin e Beranës janë duke u trajtuar 33 pacientë covid pozitiv. “10 pacientë janë në gjendje të rëndë klinike dhe janë të kyçur në ventilimin jo infaziv” , thuhet në kumtesë. Njëkohësisht , në Qendrën klinike të Malit të Zi 72% të kapaciteteve disponuese nga 108 kovid shtretër janë të plotësuar , ka theksuar ndihmës drejtori i këtij institucioni Nemanja Radojeviq duke shtuar se edhe 67 punëtorë shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Ai ka theksuar se mundësia e plotësimit të Covid pjesës të spitalit gjithnjë është e madhe , si në bazë të shtretërve në disponim ashtu edhe kur është fjala për kyçjet në oksigjen dhe respirator. Ai ka theksuar se aktualisht 67 punëtor shëndetësor janë pozitiv , prej të cilëve 15 mjekë , 41 infermjere dhe teknik medicinal , kurse të tjerët janë punëtor jo medicinal. Në këtë Qendër klinike, siç ka theksuar janë duke u trajtuar 78 pacientë Covid pozitiv , 29 janë të vendosur në repartin infektiv dhe 46 në klinikën interrne. Ai ka theksuar se në Qendrën Klinike të Malit të Zi 30 pacientë janë në rrezik për jetën kurse në forma të ndryshme të ventilimit janë të vendosur 11 pacientë.

Përbërja e Qeverisë së re do të dihet deri të premten 

Përbërja e plotë e Qeverisë së re do të dihet deri të premten, ka deklaruar mandatori Zdravko Krivokapiq, duke shtuar se do të respektojë afatin që tri ditë para fillimit të seancës parlamentare ti dorëzojë këtij institucioni propozimin e përbërjes së Qeverisë dhe ekspozeun e vetë. “Do të respektojë konkluzionin e kolegiumit të kryetarit të Parlamentit, dhe tri ditë para fillimit të seancës parlamentare do të paraqes ekspozeun me emërt e të gjithë kandidatëve”, ka theksuar Krivokapiq. Ai u ka deklaruar gazetarëve në Cetinë se për funksionin e ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të brendshme aktualisht janë nga tre kandidatë. “Gjithnjë jemi në bisedime të vazhdueshme me të cilat dëshirojmë të gjejmë zgjidhjet më të mira, sidomos për këto dy funksione, të ministrit të punëve të brendshme dhe atij të mbrojtjes. Kemi nga tre kandidatë dhe mendojmë se kjo çështje do të zgjidhet deri të enjten, eventualisht të premten” ka theksuar Krivokapiq. Ai konsideron se ministri i punëve të brendshme është funksioni më i rëndësishëm në Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi. Krivokapiq ka theksuar se nënkryetari i Qeverisë do të jetë lideri i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq.

Deputetët e prekur nga Covid 19 do të votojnë në distancë 

Deputetet të cilëve, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga epidemia e Covid 19 u është shqiptuar masa e përkufizimit të qarkullimit, do të mund të votojnë në seancat parlamentare dhe të trupave punues parlamentarë nga shtëpia parashihet me plotësimet e rregullores , të cilat i ka miratuar sot Parlamenti i Malit të Zi. Plotësimet e rregullores, të cilat do të jenë në fuqi deri me31 dhjetor, i kanë propozuar kryetarët e të gjitha klubeve të deputetëve në parlament. Kjo formë e votimit do të zbatohet për herë të parë në seancën e parlamentit e cila do të mbahet me 2 dhjetor, kurse mandatori Zdravko Krivokapiq do të arsyetojë programin dhe përbërjen e Qeverisë së re. Për ndryshe , deputeti është i obliguar që më së voni deri në fillimin e seancës ta njoftojë kryetarin e parlamentit, respektivisht trupin punues, në formë të shkruar ose formën elektronike për shkaqet nga të cilat nuk mund të marrë pjesë në punën e seancës por vetëm nga distanca. Të theksojmë këtu se seanca e Parlamentit të Malit të Zi është mbajtur sot në Cetinë.

Financat publike do të jenë në funksion të qytetarëve 

Pas parlamentit edhe Qeveria e re e ardhshme do të ndërmarr hapat e parë drejtë transferimit të pushtetit në Mal të Zi. Qëllimi është që financat shtetërore , si nga ana e të ardhurave ashtu edhe të shpenzimeve , ti bëjmë publike dhe ato të vendosen në funksionin e të gjithë qytetarëve dhe ekonomisë së Malit të Zi, ka deklaruar kandidati për ministër të investimeve kapitale Mlladem Bojaniq. “Vemendja e Qeverisë së re do të përqendrohet në menaxhimin e mirë, planifikimin adekuat , transparencën dhe të barazisë për të gjithë dhe kjo do të thotë kursim në shpenzime dhe të ardhura më të larta”, ka shkruar Bojaniq në Tuiterin e tij. Obstrukcionet nuk do ta ndalojnë këtë ide dhe nuk do ta gjunjëzojnë Qeverinë e re drejtë këtij qëllimi , ka theksuar Bojaniq.

Takimi ishte konstruktiv dhe do të vazhdojë të mërkurën 

Takimi i përfaqësuesve të Ministrisë së financave dhe të kandidatëve për ministra mbi situatën aktuale ekonomike dhe gjendjen në financat publike , ka kaluar në një bisedë konstruktive dhe se këto bisedime do të vazhdojnë të mërkurën me 25 nëntor , është kumtuar nga Ministria e financave. “Ministri i financave Darko Radunoviq me bashkëpunëtorët e vetë është takuar sot me kandidatët për ministra në Qeverinë e Re Millojko Spaiq , Jakov Millatoviq dhe Mlladen Bojaniq , për të biseduar për situatën aktuale ekonomike në financat publike “, thuhet në kumtesë. Përfaqësuesit e Ministrisë së financave , siç është kumtuar , i kanë njoftuar bashkëbiseduesit me rrjedhat fiskale aktuale makro ekonomike dhe kanë prezantuar parametrat bazë të cilat e kanë karakterizuar këtë vit si dhe projektimet për vitin e ardhshëm. “Duke respektuar seriozitetin e situatës financiare , takimi ka kaluar në një bisedë konstruktive dhe këto bisedime do të vazhdohen të mërkurën me 25 nëntor” , thuhet në kumtesë.

Të ndërpriten aktivitetet ushtarake në Sinjajevinë

Koalicioni për zhvillimin e qëndrueshëm i ka dërguar letër kryetarit të parlamentit të Malit të Zi Aleksa Beçiq me lutje që nëpërmjet Këshillit për mbrojtje dhe siguri të ndikojë në ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ushtarake në Sinjajevinë dhe në këtë mënyrë, siç kanë theksuar ata të përfundojë edhe protesta në këtë bjeshkë dhe të mos jenë të rrezikuar jetët e demostrantëve. Ata kanë tërhequr vërejtjen se prej me 16 tetor vazhdojnë protestat e aktivistëve ekologjik dhe të qytetarëve tjerë në këtë lokalitet. “Ata me trupat dhe praninë e vetë në terren e pengojnë ushtrinë e Malit të Zi që të realizojë të shtënat luftarake në kullotat e Sinjajevinës” thuhet në letër . Ata kanë përkujtuar se Sinjajevina është kullota më e madhe në Ballkan dhe sipas madhësisë e dyta në Evropë.

Shtrenjtohen të gjitha llojet e karburanteve 

Prej sonte në mesnatë të gjitha llojet e karburanteve do të shtrenjtohen 2 ose 3 centë për litër, është kumtuar nga Ministria e ekonomisë. Benzina euro super 95 dhe 98 do të shtrenjtohen nga 2 centë dhe gjatë dy javëve të ardhshme do të kushtojë 1.11 , respektivisht 1.15 euro për litër. Edhe çmimi i euro dizelit do të rritet po ashtu 2 centë dhe gjatë 14 ditëve të ardhshme do të kushtojë 99 centë për liter, kurse vaj guri do të shtrenjtohet 3 cent për litër dhe në të ardhmen do të kushtojë 97 centë.

HOTI: DOKUMENTIMI DHE VËRTETIMI i HISTORISË, KA RËNDËSI TË VEÇANTË

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës Fazli Gajraku, kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili tha se ky projekt do të shërbejë si gurthemel për t'i shtruar rrugën hulumtimit të historisë gojore në Kosovë. "Ky projekt për mbledhjen e rrëfimeve të masakrës të të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe do të shërbejë si gurthemel për t'i shtruar rrugën hulumtimit më të thellë të historisë gojore në vendin tonë", tha ai. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se përmes këtij projekti do të dokumentohet një nga masakrat më mizore të kryera nga forcat serbe. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, tha se përmes këtij projekti do të dokumentohen histori të masakrës së Krushës së Madhe. "Këto rrëfime do ta mbulojnë një zbritësi të vuajtjeve dhe të historisë së Kosovës. Pritet të jenë rreth 300 histori gojore të dëshmitarëve. Mbledhja e intervistave dhe materialeve të tjera do të ndikojë në dokumentimin e rrëfimeve të masakrës së Krushës së Madhe", tha ai. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se ky projekt do të mundësojë që përmes rrëfimeve të dokumentohet masakra e kryer nga Serbia. "Nga 221 persona sa i vrau Serbia, në mesin e tyre nuk dihet ku është as profesori Ukshin Hoti. Ky projekt ka nevojë të mbështetët nga të gjithë ne, unë si kryetar e mbështes këtë projekt", deklaroi ai.

David Nabarro,Evropa ka të ngjarë të shohë një valë të tretë të pandemisë

I dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19, David Nabarro tha për “Solothurner Zeitung” në Zvicër se Evropa ka të ngjarë të shohë një valë të tretë të pandemisë vdekjeprurëse COVID-19 në fillimin e vitit 2021 përpara se të mbërrijë vaksina.

Ata e humbën ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme gjatë muajve të verës pasi vunë valën e parë nën kontroll”, tha Nabarro. “Tani jemi në valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm.”

Eksperti theksoi gjithashtu se Evropa mund të mësonte shumë nga vendet aziatike. Reagimi ndaj virusit duhet të jetë me forcë dhe vendosmëri,” tha ai. “Sidomos në fillim, kur virusi po përhapet shumë ngadalë në komunitete të ndryshme. Nëse reagoni pa shumë përpjekje, problemi do të agravohet shpejt.”

Vaksina e koronavirusit të Universitetit të Oksfordit / Astra Zeneca është deri në 90 për qind efektive 

Vaksina e koronavirusit të Universitetit të Oksfordit / Astra Zeneca është deri në 90 për qind efektive dhe mund të ruhet e sigurt në një frigorifer standard” këto janë rezultate paraprake për vaksinën anti -covid-19.

Zbulimi për të shpëtuar jetën nga virusi, shihet si shansi më i mirë i Britanisë për inokulimin masiv të popullsisë deri në fund të pranverës, sepse Boris Johnson ka urdhëruar 100 milion doza. Vaksinat e zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna në SH.B.A. kanë treguar mbrojtje prej 95 përqind – por të dy duhet të ruhen ndërmjet minus 75gC dhe minus 20g C dhe janë deri në 24 herë më të shtrenjta. Universiteti i Oksfordit / Astra Zeneca tha sot se ata nuk kanë gjetur raste serioze Covid-19 midis asnjë prej 20,000 personave që morën vaksinën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazil.

Provat zbuluan se vaksina është 90 përqind e efektshme në luftimin e virusit vrasës kur administrohet fillimisht si gjysmë doze dhe pastaj një dozë e plotë një muaj më vonë. Kjo bie në 62 për qind kur dikujt i jepen dy doza të plota në muaj me diferencë.

​Paqartësi rreth imunitetit ndaj COVID-19

Pavarësisht se pacientët që shërohen nga koronavirusi dhe krijojnë antitrupa ndaj sëmundjes COVID-19, që e shkakton ky virus, ata mund të mos jenë imunë nga një infektim i dytë. Në një studim të publikuar në revistën mjekësore “Lancet” në muajin tetor, thuhet se janë dokumentuar pesë raste në botë, që tregojnë se pacientët që janë shëruar nga koronavirusi i ri, janë infektuar sërish. Shkencëtarët tani po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë kjo për shanset që njerëzit të fitojnë imunitet ndaj COVID-19. Studimi i publikuar në “Lancet” konfirmon se një person mund të infektohet me koronavirus dy herë, brenda një kohe të shkurtër. Studimi po ashtu gjeti se simptomat e sëmundjes mund të ishin dukshëm më të këqija gjatë infektimit të dytë.

Biden pritet të zgjedhë këshilltarin e tij dhe diplomatin veteran, Antony Blinken si Sekretar Shteti 

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden pritet të zgjedhë këshilltarin e tij dhe diplomatin veteran, Antony Blinken si Sekretar Shteti, kanë raportuar një mori mediesh amerikane. Nëse nominohet dhe konfirmohet nga Senati, Blinken do të ketë detyrë krijimin e një qasje të re të diplomacisë amerikane dhe bashkëpunimit global, pas katër vjetëve të politikës “Amerika e Para” e presidentit aktual, Donald Trump, e cila është përcjellë me ndasi në institucionet ndërkombëtare dhe përplasje me aleatët dhe konkurrentët. Biden do ta bëjë këtë njoftim nesër 24 nëntor, teksa do të publikojë emrat e parë në kabinetin e tij. Jake Sullivan, ndihmës i ngushtë i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, pritet të emërohet Këshilltar për Siguri Kombëtare i Bidenit.

Klubi i taekwondosë “Besa” nga Tuzi po merr pjesë në Kampionatin e 8 të Hapur të Klubit Evropian të Taekwondosë

Klubi i taekwondosë “Besa” nga Tuzi po merr pjesë në Kampionatin e 8 të Hapur të Klubit Evropian të Taekwondosë i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Në këtë kampionat marrin pjesë 153 ekipe me 855 garues nga 42 shtete. Garat në këtë kampionat janë të parapara për kategorinë e kadetëve, juniorëve, dhe seniorëve U 21. Klubi Besa merr pjesë me 6 garues të kategorive të ndryshme. Sportistja e këtij klubi Angjella Berishaj dje fitoi vendin e parë. Dita e fundit e garave është paraparë të mbahet më 25 nëntor.

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare në veri të vendit. Ka fry erë e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan; Budvë 20 gradë, Petrovac 19,Tivar e Ulqin 18, Podgoricë e H.Novi 17, Nikshiq 16,Cetinë e Rozhajë 15,Zhablak 13,Kollashin, Pluzhinë e Guci 10, Shavnik e Plavë 9, Andrievicë 6, Beranë 4 dhe Plevle e B. Pole 2 gradë.

Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot me vranësira kalimtare dhe me intervale me diell në pjesët jugore dhe qendrore të vendit. Do të fryjë erë e mesme e kohë pas kohe deri e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej - 2 deri në 10 kurse më e larat e ditës prej 3 deri në 18 g c.

 

Ditarin e përgatiti Marash dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се