Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 11. 2020. 00:00 >> 18:13

Ditari 24.11.2020

24.11.2020

Vizita e parë e Qeveris së re të jetë në Bruksel

Vizita e parë zyrtare e kryeministrit të ri dhe të zëvendësit të tij do të jetë në Bruksel, respektivisht me partnerët e Malit të Zi nga Unioni Evropian, deklaroi sot lideri i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq. Abazoviq në rrjetin Facebook tha se ai dhe mandatori për përbërjen e Qeverisë së re kanë mbajtur një takim punues me Shefen e delegacionit të UE në Mal të Zi, Oana Kristina Popa. Përndryshe, përbërja e plotë e Qeverisë së re do të dihet deri të premten, ka deklaruar mandatori Zdravko Krivokapiq, duke shtuar se do të respektojë afatin që tri ditë para fillimit të seancës parlamentare ti dorëzojë këtij institucioni propozimin e përbërjes së Qeverisë dhe ekspozeun e vetë. Qeveria e re, sipas Krivokapiq, nuk pret obstrukcione lidhur me koncipimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, por bashkëpunim që do të duhej të sjellë përmirësimin e jetës të qytetarëve. Ai tha se Mali i Zi për here të pare përjeton ndryshime demokratike, të cilat krijojnë standard të ri, e ky është bashkëpunimi, tha Krivokapiq. Seanca parlamentare kur mandatari Krivokapiq do të paraqes programin dhe përbërjen e  Qeverisë së re është paralajmëruar të mbahet me 2 dhjetor.

“Do të votojmë për Qeverinë e re”

Deputetët e Demokracisë së Re Serbe do të votojnë në Kuvend për Qeverinë e re të Malit të Zi, deklaroi lideri i kësaj partie Andrija Mandiq, duke theksuar se është e çuditshme që dy javë para zgjedhjes ende nuk dihet për të gjithë anëtarët e kabinetit të ri. Mandiq theksoi se nga demokracia e re serbe disa herë kanë përsëritur se do të votojnë për qeverinë e re pasi që ata dhe disa të tjerë me vite janë përpjekur për ndryshimin e pushtetit disa vjeçar prandaj është e natyrshme që me votat e deputeteve të kësaj partie në Kuvend qeveria e deritashme edhe të shkarkohet. Deputetja e Lëvizjes qytetare URA, Bozhena Jellushiq kumtoi se personalisht nuk konsideron se zgjedhja e mandatarit Zdravko Krivokapiq për përbërjen e qeverisë së re është zgjedhja më e mirë dhe se ata kanë kundërshtime, e ndër to kontestuese kanë personalitetin e Vesna Bratiq, e cila është propozuar për ministre të arsimit, shkencës, kulturës, dhe sportit. Ekspertët dhe “apostujt” ishin në ligjërata te ministri i financave nga qeveria e Dushko Markoviq, është përshkrimi i deputetit, Nebojsha Medojeviq, te takimit të djeshëm të kandidatëve për ministra në Qeverinë e re me përfaqësuesit aktual të ministrive të financave. Ai thotë se kjo është edhe një dëshmi se “Qeveria e apostujve” në fakt është qeveri e kontinuitetit dhe se vetëm do ti përcjellë orientimet dhe politikën ekonomike të Partisë Demokratike të Socialistëve. Të përkujtojmë se dje u zhvillua takimi i përfaqësuesve të Ministrisë së Financave dhe kandidatëve për ministra në Qeverinë e re lidhur me situatën aktuale ekonomike dhe gjendjen e financave publike. Siç u kumtua nga Ministria e Financave takimi ka qenë konstruktiv dhe do të vazhdojë edhe nesër.

 

Krerët e sektorit së sigurisë, përgjegjës për sigurinë e Dritan Abazoviq

“Nëse Abazoviqit dhe familjes së tij do t’i ndodhë diçka, atëherë përgjegjësinë direkte do ta kenë Veselin Veloviqi dhe udhëheqësit e sektorit të sigurisë”, deklaroi në konferencën për shtyp, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes qytetare URA Zoran Mikiq. Ai tha se me këtë nuk dëshiron të ngre panik, dhe të akuzojnë askënd, por të njoftojë opinionin mbi ngjarjen. Mikiq theksoi se Abazoviq prej 30 gushtit e deri më sot, ka pasur me dhjetëra kërcënime përmes rrjeteve sociale apo përmes telefonave, si dhe ka pasur edhe grumbullime para shtëpisë së familjes së tij në Ulqin. Po ashtu ai tha se kanë informacione se një klan kriminal nga rajoni dëshiron që të rrezikojë jetën dhe familjen e Abazoviqit. Drejtori ekzekutiv i URA-s kërkoi nga agjencia për siguri nacionale dhe Drejtoria e Policisë të bëj vlerësimin e përqindjes së sigurisë së kryetarit Abazoviq. Ndryshe, Drejtoria e policisë kumtoi se Agjencia për sigurinë nacionale i ka dorëzuar dokumentet në të cilat thuhet se në bazë të gjitha të dhënave me të cilat disponon ky organ shtetërorë nuk ekzistojnë të dhënat operative dhe njoftime të cilat tregojnë se kryetarit të Lëvizjes qytetare, URA, Dritan Abazoviq, i është kërcënuar siguria. Gjithashtu nga kjo Drejtori është kumtuar se në bazë të të dhënave të grumbulluar nga Sektori i policisë kriminalistike, Qendra e e sigurisë në Podgoricë dhe Qendra e sigurisë në Tivar, nuk ekzistojnë të dhëna operative të cilat tregojnë për kërcënim të sigurisë personale të deputetit Abazoviq.

Të ardhurat nga turistët e huaj 880 milion më pak

Të ardhurat e Malit të Zi nga turistët e huaj nga fillimi i këtij viti e deri në fund të shtatorit kanë qenë 100 milion euro derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin 978 milion, tregojnë të dhënat më të reja të Bankës Qendrore të Malit të Zi për bilancin pagesor të jashtëm, shkruan gazeta “Vijesti”. Të ardhurat nga turistët e huaj është një nga pikat më të rëndësishme në llogarinë e eksportit të mallrave dhe shërbimeve, që sipas metodologjisë së drejtorisë për statistikë “Monstat”, përbën një të tretën e vlerës së Bruto prodhimtarisë së brendshme. Për shkak të zvogëlimit drastik të të ardhurave në degën më të rëndësishme ekonomike, zvogëlimi i përgjithshëm i ekonomisë do të mund të jetë afër shifrës 20%. Kjo do të ndikonte në borxhin publik të shtetit në rreth 100% të Bruto prodhimtarisë së brendshme. Ndërsa të ardhurat e përgjithshme e investime të drejtpërdrejta të huaja në nëntë muajt e kaluar në vend kanë qenë 506,8 milion euro, kurse njëkohësisht nga vendi janë dalë 161,4 milion, tregojnë të dhënat preliminare të Bankës Qendrore të Malit të Zi. Kështu që, siç kumtohet, dallimi mes derdhjes dhe daljes së mjeteve në muajin shtator ka qenë 345,4 milion euro, që paraqet 52,2 % më shumë se ne periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

 

Mali i Zi në dy vitet e ardhshme do të fitojë rrjetin 5G

Sfidat më të rëndësishme të cilat e presin Agjencinë për komunikim elektronik dhe veprimtari postare për periudhën e ardhshme katërvjeçare janë funksionimi pa pengesa dhe vazhdimi i zhvillimit të rrjeteve elektronike komunikuese në kohën e pandemisë COVID-19, heqja e plotë e tarifave për Roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor, që planifikohet në korrikun e vitit të ardhshëm, pastaj ndarja e radhës e spektrit të frekuencave të radios dhe fillimi i përdorimit komercial i rrjetit 5G, deri në fund të vitit 2022, kumtoi drejtori i përgjithshëm i kësaj Agjencie, Drako Gerguroviq. Ai vlerësoi se në Mal të Zi është krijuar një ambient afarist stabil dhe i parashikueshëm gjë që, siç tha ai, ka sjellur deri te një shkallë të lartë të zhvillimit teknologjik dhe pranisë së operatorëve kryesorë telekomunikues dhe postier në vendin tone. Duke folur për rrjetin e gjeneratës së pestë (5G), ai paralajmëroi de deri në fund të këtij viti do të kompletohet suaza e nevojshme rregullatore dhe do të sjellën planet gjegjëse të ndarjes së frekuencave të radios, kurse aktualisht jemi në fazën e hartimit të studimeve të strategjisë për futjen e rrjetit 5G që duhet të përfundojë në çerekun e parë të vitit të ardhshëm.

 

Viktima dhe raste të reja të infektimit me Covid-19 në Mal të Zi

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur 5 persona dhe janë vërtetuar edhe 556 raste të reja të infektimit me këtë virus, u kumtua nga Instituti për Shëndetin Publik. Siç theksohet, nga ky Institut, në 24 orët e fundit janë bërë analizat e 1. 593 mostrave, nga të cilat pozitiv janë konstatuar 556 raste. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve që janë të lidhura me Covid-19 nga fillimi i muajit qershor janë 435, ndërsa nga fillimi i vitit 444. Nga Instituti për Shëndetin Publik poashtu është kumtuar së në 24 orët e fundit janë shëruar 540 pacientë. Kështu që numri i përgjithshëm i të sëmurëve me koronavirus në Mal të Zi është 11 mijë e 143, kurse nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 31 mijë e 618.

349 persona janë të hospitalizuar, të infektuar 154 punëtorë shëndetësorë

Në institucionet shëndetësore në Mal të Zi janë të hospitalizuar 349 kovid pacientë, deklaroi shefi i Shtabit medicinal të krizës, dr. Nermin Abdiq, duke shtuar se me virusin korona janë të infektuar edhe 154 punëtorë shëndetësorë. Ai në konferencën për gazetarët të trupit koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse ka thënë se në izolim janë 23 punëtorë shëndetësorë. Sipas fjalëve të dr. Abdiq, numrat të cilët kanë të bëjnë me pacientët e hospitalizuar është vërtet shqetësues. “Është një numër i lartë i pacientëve të cilët shërohen në Institucionet shëndetësore në Mal të Zi. Ky virus nuk bën përzgjedhje në bazë të viteve, gjinisë, por as vendit dhe kohës, por zgjedhë pikën e dobët të organizmit, sulmon këta pacientë dhe po bën kërdinë në organizëm”, theksoi Abdiq, përndryshe, në Spitalin e Përgjithshëm në Beranë, aktualisht janë duke u trajtuar 32 pacientë kovid pozitivë. Siç njoftohet nga ky institucion shëndetësor, 12 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe të gjithë janë në ventilim jo-invaziv. Kurse dy pacientë ndërruan jetë në spitalin e Nikshiqit si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19, njoftohet nga ky Institucion. Në këtë spital aktualisht janë të shtruar 74 pacientë, prej të cilëve 10 në rrezik për jetën.

 

Prej nesër ndalimi qarkullimit prej orës 19 deri në ora 5 e mëngjesit

Në Mal të Zi prej nesër do të ndalohet dalja nga objektet banesore nga ora 19 deri në ora 5 e mëngjesit, kurse objektet hotelierike dhe të shërbimeve tjera do të punojnë me orar të shkurtuar, prej orës 7 të mëngjesit deri në ora 18, ka vendosur Trupi Koordinues Nacional. “Trupi Koordinues Nacional në mbledhjen të cilën e kryesoi kryetari i këtij Trupi, ministri Kenan Hrapoviq, ka vendosur që të shkurtojë për dy orë orarin e punës të objekteve subjekteve hotelierike dhe të shërbimeve tjera, dhe për aq kohë të zgjatë periudhën e ndalim qarkullimit dhe daljen nga objektet banesore”, u kumtua nga Qeveria. Siç theksohet, këto masa do të zbatohen prej të mërkurës në mesnatë, deri kur edhe shtyhet zbatimi i masave të sjellura me 13 nëntor. “Trupi Koordinues Nacional duke parë situatën epidemiologjike nga njëra anë dhe nga ana tjetër atë ekonomike, edhe kësaj here ka sjellë masa të matura mirë me qëllim që ato në masën më të vogël të mundshme të godasë qytetarët, ekonominë se afaristët, por që ato të japin rezultate të pritura, thuhet në kumtesë. Ky trup i ftoi qytetarët që plotësisht të respektojnë të gjitha masat, sepse siç theksojnë, kjo është e vetmja mënyrë që të pengojmë përhapjen e virusit korona.

 

Mali i Zi nuk ka kontroll ndaj Covid-19

Epidemiologia Millena Popoviq- Samarxhiq vlerësoi se Mali i Zi tash një kohë të gjatë nuk ka kontroll mbi epideminë e koronavirusit. Ajo thotë se një gjë e tillë dëshmohet nga të dhënat e kujdesit primar shëndetësor që tregojnë se gjithnjë e më shumë pacientë me pneumoni të dyanshme po trajtohen në shtëpi. Epidemiologia Samarxhiq shtoi se punëtorët shëndetësorë janë të mbingarkuar. Duke komentuar masat e reja të Trupit Koordinues Nacional, ajo thotë se masat do të duhej të futen dhe të evaulohen pas një periudhe të caktuar, e që opinioni të njoftohet me efektet e tyre. Përndryshe, në rajon më së tepërmi të sëmur aktiv nga Covid-19 në 100 mijë banorë janë të regjistruar në Mal të Zi, në vendin e dytë është Sllovenia kurse në të tretin Maqedonia e Veriut. Në Mal të Zi shënohen 1.769 raste aktive në 100 mijë banorë. Më së tepërmi të prekur në një milion banor janë të regjistruar poashtu në Mal të Zi. Serbia zënë vendin e parë në rajon me numrin e personave të hospitalizuar në 100 mijë banorë, pasojnë Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia. Në rajon, në raport me numrin e të infektuarve, vdekshmëria më e madhe është e regjistruar në Bosnjë Hercegovinë, pastaj në Maqedoninë e Veriut kurse në vendin e tretë është Kosova. Dje në rajon janë shënuar edhe 10 mijë e 440 raste të reja të infektimit.

Me përgjegjësi të përbashkët të ruajmë shëndetin dhe ekonominë

Ministrja e ekonomisë, Dragica Sekuliq i ftoi të gjithë individët dhe organizatat që me përpikëri të respektojnë masat e caktuara nga Trupi Koordinues Nacional, duke rekomanduar se vetëm në këtë mënyrë mund të ruhen vendet e punës, rrogat, pensionet dhe të mjetet për të ardhurat sociale. Sekuliq, me rastin e futjes së masave të reja të Trupit Koordinues Nacional deklaroi se shëndeti i qytetarëve është në vendin e parë, por duhet patur kujdes edhe për ekonominë, vendet e punës të një numri të madh të të punësuarve dhe të ardhurave të tyre, në mënyrë që të ruajmë ekzistencën e qytetarëve dhe familjeve. “Tani është në sprovë përgjegjësia jonë personale”, deklaroi ministrja Sekuliq.

 

Edhe në rajon shtim shifrash të infektimeve me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se 7 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Po gjatë këtij harku kohor janë evidentuar edhe 421 raste të reja të infektuar me koronavirus. Aktualisht, në të 3 spitalet COVID në Tiranë, ndodhen të shtruar 346 pacientë. Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edh 609 raste të reja. Përgjatë kësaj kohe, si pasojë e infektimit me koronavirus kanë humbur jetën 13 persona. Ministria e Shëndetësisë në Zagreb ka njoftuar edhe për 2.323 raste të reja të infeksionit me koronavirus në 24 orët e fundit dhe 47 njerëz kanë vdekur. Kurse 59 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, dhe 1,302 raste të reja janë konfirmuar në Slloveni. Siç u njoftua nga Lubjana, janë 1 mijë e 299 pacientë në spitale, nga të cilët 204 janë në kujdes intensiv. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 55.127, numri i pacientëve të shëruar është 32.894, ndërsa 1.546 persona kanë ndërruar jetë. Përndryshe, më shumë se 59 milion raste janë konfirmuar në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 1.4 milion njerëz kanë vdekur. Më shumë se 15 milionë njerëz në Evropë janë infektuar, duke e bërë atë rajonin më të goditur në botë. Autoritetet shpresojnë se masat e reja kufizuese do të ndihmojnë në vënien e situatës nën kontroll. Kurse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë listën e vendeve me më shumë infeksione, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Kontratë me ”Moderna”-n për vaksinën anticovid-19

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot një kontratë me kompaninë amerikan ”Moderna” për furnizimin deri në 160 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19, kontrata e gjashtë e arritur nga BE me një laborator farmaceutik. “Jam e lumtur të njoftoj se do të nënshkruajmë nesër një kontratë të re për të siguruar një vaksinë tjetër kundër COVID-19”, deklaroi Von der Leyen, në një konferencë shtypi. Ndërsa vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga AstraZeneca dhe universiteti i Oksfordit vjen me një avantazh, edhe pse është më pak efektive se vaksinat e Pfizer dhe Modernas. Ajo kërkon temperatura ftohje më të lehta për t’u arritur, theksoi një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë të hënën gjatë një konferencë për shtyp. Vaksina e Oksfordit ka dhënë një mbrojtje në 70% të rasteve, rezultat i mirë, por jo në nivelin e Pfizer dhe Moderna. Ndërkohë është njoftuar se Kompania farmaceutike AstraZeneca ka kumtuar se vaksina e saj kundër COVID-19 mund të jetë rreth 90 për qind efektive, duke i ofruar botës edhe një armë në luftën kundër pandemisë. Kurse mbështetësit financiarë dhe zhvilluesit e vaksinës ruse për koronavirus, “Sputnik V”, kanë thënë se dy dozat e nevojshme për vaksinim të një personi do të kushtojnë “më pak se 20 dollarë” në tregjet ndërkombëtare derisa në Rusi do të jenë falas. Drejtori I Institutit amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, është shprehur se vaksinimet e para anti-Covid pritet të nisin që në muajin dhjetor. Sipas tij, duhet që të mbyllen baret dhe restorantet, ndërsa Krishtlindjet të festohen në shtëpi vetëm me anëtarët e ngushtë të familjes.

 

Shpejt dihet emri i presidentit të ri ose data e zgjedhjeve!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se sa i përket zgjedhjes së presidentit janë vetëm dy opsione, ai i një emri të përbashkët me dakordim të partive politike, ose shkuarja në zgjedhje. “Është më se e qartë se vendi s’ka president edhe në bazë të Kushtetutës ne duhet ta zgjedhim presidentin e ri, për zgjedhjen e tij duhen së paku 80 vota në Kuvend, të cilat vota sigurisht ky koalicion qeverisës nuk i ka”, tha Hoti. “Unë besoj se shpejtë do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema”. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se javën që vjen do të takohen me partitë politike për të diskutuar edhe për këtë temë. “Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas neve çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa. “Sipas opinionit tonë është më mirë që çështja të zgjidhet tani sesa të shkojmë në zgjedhje dhe ta përsërisim edhe një herë situatën e njëjtë”, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

Ballkani perëndimor ndër prioritetet e mia

Edhe Ballkani Perëndimor do të jetë një ndër prioritetet e administratës së re amerikane, sipas një telefonate që presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka bërë me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. ”Një Bashkim Europian i fortë është interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi presidenti i zgjedhur Joe Biden në një telefonatë me von der Leyen, së cilës i përsëriti angazhimin për të thelluar dhe rigjallëruar marrëdhëniet SHBA- BE. Ky angazhimi u konfirmua edhe në një bisedë telefonike mes Biden dhe kryetarit të Këshillit Europian Charles Michel. Presidenti i zgjedhur amerikan theksoi se ”pandemia dhe shërimi janë ndër përparësitë kryesore të bashkëpunimit ekonomik dhe klimatik”. ”Ballkani Perëndimor, Irani, Bjellorusia dhe Ukraina do të jenë ndër prioritetet tona”, sipas presidentit të zgjedhur Biden. Kryetarja e Komisionit Evropian (KE) Ursula van der Leyen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, mirëpriten "fillimin e ri" të marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

I hapet rruga tranzicionit presidencial

Presidenti aktual amerikan Donald Trump kumtoi mbrëmë se i ka hapur rrugën tranzicionit për presidentin e zgjedhur Joe Biden, duke udhëzuar administratoren e agjencisë federale të Shteteve të Bashkuara që është e ngarkuar me këtë proces, që “të bëjë atë që duhet bërë”, megjithëse do të vazhdojë me sfidat ligjore. Administrata e Shërbimeve Qeveritare (GSA) hapi dritën jeshile zyrtarisht për tranzicionin presidencial, pak pasi shteti i Miçiganit çertifikoi fitoren e demokratit Biden. Administrata aktuale amerikane filloi procesin e tranzicionit dhe njohu Bidenin si presidentin e zgjedhur të SHBA-së. Ky proces filloi 21 ditë pas zgjedhjeve presidenciale. Biden tashmë ka biseduar me disa udhëheqës të BE-së, duke përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel. Me zhvillimet e fundit, përpjekjet e presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, që kishin pësuar disa disfata, duket se po i afrohen përfundimit.

 

Edhe nesër mot kryesisht i kthjellët

Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare dhe i thatë. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan në: Tivar e Herceg Novi 18 gradë, Podgoricë 17, Ulqin 15, Cetinë 13, Nikshiq 12, Plevle 7, Kollashin 6 dhe në Zhablak 4 gradë. Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -8 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 18 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се