Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 11. 2020. 00:00 >> 17:53

Ditari 25.11.2020

25.11.2020

Deri dje në ora 17 , 570 raste të reja të infektimit

Laboratorët e Institutit për shëndetin publikë dhe laboratorët e tjera publike dhe private të cilat bëjnë diagnostifikimin e infektimit me korona virusin e ri, deri dje në ora 17 kanë përfunduar analizën e 1953 mostrave në korona virusin e ri , në mesin e të cilëve 570 kanë rezultuar pozitivë. 

Deri dje në ora 17, këtij instituti i janë konfirmuar edhe 6 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me Covid 19, dy pacientëve nga Nikshiqi , pastaj nga Tivari , Ulqin, Kotorri dhe Podgorica , prej të cilëve më i moshuari kishte 81, kurse pacienti më i ri 48 vjet. Deri dje në ora 17 po ashtu është konfirmuar edhe shërimi i 596 pacientëve. “Duke pasur para sysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarëve, numri  i përgjithshëm aktual aktiv i të sëmurëve me Covid 19 në Mall të Zi është 11 mijë e 111 individë” kanë theksuar nga Instituti për shëndetin publikë.  Prej fillimit të vitit numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me këtë infektim është 32 mijë e 188 njerëz. Numri i përgjithshëm i vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid 19 prej fillimit të qershorit është 441, kurse prej fillimit të vitit 450 persona.

 

Ndërrojnë jetë edhe dy pacient kovid pozitiv

Në Spitalin e përgjithshëm në Beranë nga pasojat e infektimit me korona virus ka vdekur një pacientë nga Andrievica i moshës 89 vjeçare , është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Edhe në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq ka vdekur një pacient i lindur në vitin 1937. Siç  theksohet në spitalin e Beranës janë të shtruar 32 kovid pacientë. “Njëmbëdhjetë pacientë janë në gjendje të rëndë klinike dhe janë të vendosur në  ventilimin joinvaziv. Në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq aktualisht janë duke u trajtuar 64 pacientë. “10 pacientë janë në rrezik për jetën dhe janë të vendosur në repartin e trajtimit intensiv , pesë prej të cilëve janë të vendosur në ventilimin jo invaziv. Aktualisht në respirator nuk ka të kyçur asnjë pacientë”, është kumtuar nga ky institucion. Siç theksohet pacientët e tjerë janë me parametra stabile vitale dhe ndihën mirë. Nga ana tjetër në spitalin e përgjithshëm në Tivar  janë duke u trajtuar 12 kovid pacientë dhe të cilët janë në gjendje të rëndë klinike. Drejtori i këtij institucioni shëndetësor Dragosllav Tomanoviq ka deklaruar për agjencinë ,,MINA ,, se në  infektivin e këtij spitali aktualisht janë duke u trajtuar 50 kovid pacientë. “12 pacientë janë në gjendje të rëndë klinike  gjashtë në njësinë e trajtimit intensiv, një pacient është i vendosur në ventilimin mekanik, kurse një tjetër në ventilimin jo invaziv”, ka theksuar Tomanoviq.

 

Prej sot kanë hyrë në fuqi masat e reja të TKN

Në pajtim me masat e reja të trupit koordinues nacional TKN prej sot hyjnë në fuqi masat e reja të trupit koordinues nacional të cilat nënkuptojnë që për dy orë do të shkurtohet orari i punës të objekteve hoteljerike dhe të subjekteve tjera shërbyese dhe për kaq orë do të zgjatet edhe periudha e ndalimit të ndarjes nga objektet banesore. Kështu objektet hoteljere dhe objektet që ofrojnë shërbime të tjera prej sot do të punojnë vetëm prej orës 7 deri në orën 18, kurse ndalesa e daljes nga banesat do të jetë në fuqi prej orës 19 deri në ora 5 të mëngjesit. Për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike , trupi koordinues nacional para dy ditësh me propozimin e Institutit për shëndetin publikë ka vendosur që të shkurtohet orari i punës në objektet hoteljerike dhe veprimtaritë shërbyese nga ora 7 deri në ora 20 sa që është aktualisht , prej orës 7 deri në ora 18 dhe të vazhdohet zbatimi i masës së ndaljes nga objektet banesore prej orës 19 deri në ora 5 të  mëngjesit të ditës së ardhshme. Trupi koordinues nacional u bënë ftesë qytetarëve që në tërësi ti respektojnë të gjitha masat e reja, sepse kjo është e vetmja mënyrë për pengimin e përhapjes së korona virusit.

 

Organet shtetërore duhet ta mbrojnë Abazoviqin

Mandatori për përbërjen e Qeverisë së re Zdravko Krivokapiq u ka bërë ftesë organeve shtetërore që urgjentishtë ti ndërmarrin të gjitha masat për mbrojtjen e liderit të Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq.

Krivokapiq ka theksuar se Mali i Zi askurrë më nuk guxon të jetë shtet në të cilin do të sillen në pyetje të drejtat themelore njerëzore. “Kërcënimet ndaj Abazoviqit janë kërcënime ndaj çdo gjëje  që është normale dhe progresive në vendin tonë. Organet shtetërore urgjentishtë duhet të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtjen e tij, por edhe të qytetarëve të tjerë të Malit të Zi” , ka theksuar Krivokapiq në Tuiter. Për ndryshe nga Lëvizja qytetare URA  në konferencën e djeshme për gazetarët kanë theksuar se drejtori i drejtorisë së policisë Veselin Veloviq dhe udhëheqësit e tjerë të sektorit të sigurisë do të mbajnë përgjegjësi të drejtë për drejtë nëse Dritan Abazoviqit ose familjes së tij u ndodh ndonjë e keqe. Nga drejtoria e policisë kanë theksuar se policia nuk është në dijeni se Abozoviqit i është rrezikuar siguria, duke theksuar se as agjencia për sigurinë nacionale nuk disponon me informata dhe të dhëna të tilla.

 

Partia boshnjake i dënon kërcënimet ndaj Abazoviqit

Me  rastin e informatave të Lëvizjes qytetare URA se  liderit të kësaj partie e deputetit Dritan Abazoviq i janë dërguar kërcënime të ndryshme, Partia boshnjake dënon ashpër një akt të tillë dhe u bënë ftesë organeve gjegjëse që të vërtetojnë saktësinë e këtyre informatave dhe të garantojnë sigurinë fizike të deputetit Abazoviq. “ Duke respektuar proceset demokratike , konsiderojmë se është e pa pranueshme që ndonjë deputet të përjetojë kërcënime dhe presione për shkak të veprimtarisë së tij politike. Mali i Zi dhe të gjitha institucionet, sidomos ato që merren me sektorin e sigurisë, duhet të garantojnë lirinë dhe të gjitha drejtat e tjera për të gjithë qytetarët”, thuhet në kumtesën e Partisë boshnjake. Theksohet se kërcënimet ndaj Abazoviqit duhet të sanksionohen sa më parë që të jetë e mundur.

 

Ministrat e ri dhe ministrat në largim të gatshëm për bashkëpunim

Ministri i financave Darko Radunoviq dhe ministrja e ekonomisë Dragica Sekuliq me bashkëpuntorët e tyre, janë takuar sot me kandidatët për ministra në Qeverinë e re, Millojko Spaiq, Jakov Millatoviq dhe Mlladen Bojaniq. Siç është kumtuar nga Ministria e financave, ky takim punues ka kaluar në një  bisedë konstruktive , koperuese dhe përmes gatishmërisë për bashkëpunim të mëtejmë. Të përkujtojmë se të hënën është mbajtur takimi i parë i përfaqësuesve të Ministrisë së financave me kandidatët për ministra, kushtuar situatës aktuale ekonomike dhe gjendjes në financat publike. Atëherë as kandidatët për ministra të ri si dhe as nga Ministria e financave nuk kanë zbuluar detajet e bisedimeve. Millojko Spaiq, kandidatë për ministër të financave ka theksuar para dy ditësh se është mirë që ka filluar dialogu duke pasur para sysh se situata në shtet është mjaftë serioze.

 

Osmani: Do të shfuqizohen vendimet që janë në kundërshtim me praktikat diplomatike

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë të mërkurën se do të shfuqizojë dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që janë në kundërshtim me praktikat diplomatike. Ajo i ka bërë këto komente pas raportimeve të mediave lokale në Kosovë se Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Pragë. Osmani ka thënë se pavarësisht kërkesës së saj ndaj Qeverisë së Kosovës për të shqyrtuar dokumentet për shërbime diplomatike, ende nuk ka fituar qasje në këtë material. “Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike dhe konsullore të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, ka deklaruar Osmani përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

 

A MUND TË ZGJEROHET JURIDIKSIONI I GJYKATËS SPECIALE?

Nuk është e pamundur që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, që njihen si Gjykatë Speciale për krime të luftës në Kosovë, të hetojnë dhe gjykojnë të gjithë krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë dhe jo vetëm krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), thotë Enver Hasani, profesor i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Por, sipas tij, për një gjë të tillë, është i domosdoshëm ndryshim-plotësimi i bazës së amendamentit kushtetuese, Nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës, që i dedikohet Dhomave të Specializuara, si dhe revidimi i nenit 6 të ligjit për këto dhoma. Por, për të gjitha këto, siç thotë profesor Hasani, rrjedhimisht nevojitet vullneti politik i brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe koordinimi ndërmjet këtyre faktorëve. Njohësi i çështjeve politike, Armend Muja, vlerëson që deri më tash ka munguar guximi politik brenda spektrit politik të Kosovës, që të iniciojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore, për zgjerimin e mandatit të Dhomave të Specializuara, në mënyrë që të hetohen dhe gjykohen të gjitha krimet, nga kushdo që janë kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit, thotë Armend Muja.

 

Forcat e Azerbajxhanit fitojnë kontrollin e rajonit të dytë të kthyer nga Armenia

Forcat e Azerbajxhanit kanë hyrë në distriktin e dytë, nga tre në total sa do t’i dorëzohen Armenisë, në kuadër të marrëveshjes që u ka dhënë fund luftimeve për rajonin e Nagorno-Karabakut. Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka thënë se njësitet e ushtrisë së këtij shteti kanë hyrë në Karvachar, sipas marrëveshjes së nënshkruar këtë muaj nga Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia. Karvachar, që gjendet në mes të Nagorno-Karabakut dhe Armenisë, ishte planifikuar t’i dorëzohej Azerbajxhanit më 15 nëntor, mirëpo afati i fundit është shtyrë nga autoritetet azerbajxhanase për arsye humanitare. Armenia është pajtuar për të dorëzuar tri rajone - Agdam, Karvachar, dhe Lachin – që kanë qenë për afro tri dekada nën kontrollin armen, pas marrëveshjes së nënshkruar që i ka dhënë fund konfliktit ushtarak për rajonin e Nagorno-Karabakut. Agdam është dorëzuar më 20 nëntor, derisa Lachin do të dorëzohet më 1 dhjetor. Zbatimi i marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia është diskutuar ndaras gjatë bisedave telefonike në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministrit armen, Nikol Pashinian, ka thënë Kremlini më 24 nëntor.  Të tre liderët kanë diskutuar edhe për ndihmën humanitare për njerëzit e Nagorno-Karabakut dhe çështjet ekonomike, ashtu sikurse edhe çbllokimin e komunikimeve për transport në këtë rajon, ka thënë po ashtu Kremlini përmes një deklarate.

 

Rusia thotë se ka penguar sulme të IS-it në rajonin e Moskës

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se ka shpërbërë një qelizë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, që ka qenë duke planifikuar “akte të terrorizimit” në rajonin e Moskës. Zyrtarët e sigurisë kanë ndalur një anëtar të kësaj qelize, të përshkruar si “qytetar i një shteti të Azisë Qendrore” në rajonin Vladimir, në lindje të Moskës, ka thënë sot Shërbimi Federal i Sigurisë. Sipas këtij Shërbimi, një bombë e krijuar në kushte të shtëpisë është konfiskuar gjatë hetimeve. “Synimet tjera të qelizës kanë qenë edhe rekrutimi i anëtarëve të rinj në Shtetin Islamik dhe ofrimi i mbështetjes financiare për terrorizëm”, bazuar në deklaratë. Gjykata Supreme në Rusi e ka shpallur Shtetin Islamik si grup terrorist në dhjetor të vitit 2014.

 

Biden: Bashkëpunimi me Shtëpinë e Bardhë, i sinqertë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Bajden ka thënë se deri më tani Shtëpia e Bardhë ka qenë “e sinqertë”, në dhënien e ndihmës për tranzicion të pushtetit. “Nuk ka qenë ziliqare deri më tani dhe nuk e pres që të jetë”, ka thënë ai në një intervistë për rrjetin NBC News. Biden ka konfirmuar se nuk ka folur ende me presidentin aktual, Donald Trump, mirëpo ka shtuar se nuk pret që mandati i tij të ndikohet nga vonesat në nisje të tranzicionit. “Është nisje e ngadalshme, mirëpo është nisje dhe kemi dy muaj tjetër, prandaj po ndihem mirë për mundësinë që të shpejtojmë procesin”, ka thënë ai. Bajden i ka bërë këto deklarata pasi ka bërë të ditur emrat e personave që do të mbajnë pozita kryesore në administratën e tij pasi të marrë detyrën më 20 janar. Shumë nga zgjedhjet që ka bërë Biden janë kolegë nga administratat e ish-presidentit Barack Obama, ku presidenti, tashmë i zgjedhur, ka shërbyer si nën-president. Teksa ka prezantuar të nominuarit e tij, Biden ka thënë se ekipi i tij “do të  bëjë krenarë popullin amerikanë”.

 

OKB-ja shpreh shqetësim për krime lufte në konfliktin e Etiopisë

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për krime të mundshme të luftës, pas kërcënimit të Ushtrisë së Etiopisë për të nisur sulm në kryeqytetin e rajonit verior Tigray. Afati i fundit i vendosur nga qeveria për luftëtarët e rajonit për t’u dorëzuar  skadonë sot. Luftimet në mes të qeverisë dhe forcave rajonale në Tigray kanë vazhduar për gati tri javë. Qindra persona janë raportuar të vrarë dhe dhjetëra mijëra kanë ikur. Grupet e ndihmës frikësohen se konflikti mund të nxisë krizë humanitare dhe mund të destabilizojë Afrikën Lindore. Kombet e Bashkuara kanë thënë se janë alarmuar nga kërcënimi për armiqësi të mëdha nëse Ushtria e Etiopisë avancon në kryeqytetin Mekelle të rajonit Tigray, i cili banohet nga 500,000 persona. Megjithatë, një takim i djeshëm  i  Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar luftimet në Tigray, ka përfunduar pa ndonjë deklaratë, bazuar në raportimet e agjencisë së lajmeve AFP. Shtetet afrikane është raportuar të kenë kërkuar më shumë kohë për të lejuar vazhdimin e përpjekjeve diplomatike të Unionit Afrikan.

 

Nesër mot me diell

Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej – 6 deri në 8 kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 18 gc.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се