Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 11. 2020. 00:00 >> 18:17

Ditari 26.11.2020

26.11.2020

Aprovohen pesë ligje, kyç do të jetë ligji për lustracion

Liderët e tre koalicioneve fituese,“Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe  “E zeza mbi të bardhën”, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, në prag të votimit për përbërjen e Qeverise së re të Malit të Zi, kanë miratuar marrëveshjen e prioriteteve programore të Qeverise se eksperteve, e cila përfshin 13 pika. Marrëveshja nënkupton miratimin e 5 ligjeve; ligjin për prejardhjen e pasurisë, ligjin për lustracion, ligjin për Qeverinë, ligjin për Parlamentin si dhe ligjin për planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve. Këtë propozimligj para disa ditësh, mandatorit Zdravko Krivokapiq dhe kryeparlamentarit Aleksa Beçiq ua ka dërguar Lëvizja qytetare, URA. Mes tjerash, marrëveshja më e re përfshin edhe sjelljen brenda afatit sa më të shkurtër të ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për liritë fetare, me theks të veçantë në shfuqizimin e neneve kontestuese si dhe vazhdimin e bisedimeve me BE me qëllim të progresit në kapitujt 23 dhe 24. Marrëveshjen për prioritetet programore të Qeverisë së ekspertëve, e cila përmban 13 pika e ka hartuar Lëvizja qytetare, URA, e jo liderët e tri koalicioneve fituese, siç është publikuar në disa mediume, është kumtuar nga Mali i Zi Demokratik.

Nuk ka aranzhman me FMN

“Deputetin Nebojsha Medojeviq  përsëri e demantojmë, kurse opinionin e interesuar e përkujtojmë se Qeveria e 41-të dhe unë si kryetar i saj ka refuzuar të aprovojë aranzhmanin me Fondin Monetarë Ndërkombëtarë (FMN) në dhjetor të vitit 2016, gjë që është cilësuar jo vetëm si kurajo, por edhe vendim i drejtë, ka kumtuar mbrëmë kryeministri në detyrë, Dushko Markoviq. Ai ka theksuar se në kushtet e krizës së pa mbajtur mend shëndetësore dhe ekonomike e cila godet rëndë të gjitha ekonomitë botërore, pra edhe ekonominë e Malit të Zi dhe në kuadër të saj në veçanti turizmin si dhe veprimtaritë tjera plotësuese, kjo Qeveri nuk ka kërkuar dhe nuk do të pranonte aranzhman me FMN-në. “Ne kemi disponuar me zgjidhje për situatën aktuale financiare, ashtu siç kemi pas zgjidhje të qëndrueshme gjatë gjithë këtyre 8 muajve të krizës që nënkupton se nuk ka pasur ulje të pensioneve dhe të rrogave në sektorin publik dhe përmes subvencioneve të shumta për qytetarët dhe ekonominë. Përveç kësaj jemi zotuar edhe për rritjen shtesë të pagave në arsim dhe shëndetësi prej janarit të vitit të ardhshëm gjë të cilën edhe do ta kishim realizuar”, ka theksuar Markoviq. Kryetari i Lëvizjes për Ndryshime dhe njëri nga liderët e Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq ka deklaruar dje se Qeveria e Malit të Zi në fshehtësi ka nënshkruar marrëveshjen me Fondin Monetarë Ndërkombëtarë, pasoj e të cilës do të jenë ulje e rrogave dhe e pensioneve. “Para nesh gjendet programi më rigoroz i kursimeve, kurse viktima do të jenë qytetarët të cilëve do tu ulen rrogat dhe pensionet. Edhe rritja e tatimeve do të jetë e detyrueshme”, ka theksuar Medojeviq në Twiter.

Qeveria aktuale në pragun më të ultë të ekzistencës

Dekani i Fakultetit për studimet shtetërore dhe evropiane prof. dr.Gjorgjije Bllazhiq ka theksuar se Qeveria e cila varet nga vullneti i një deputeti, dhe i cili në çdo moment mund të votojë për mosbesimin e saj, sistematikisht është në pragun më të ulët të mundshëm të ekzistencës dhe Qeveria e tillë gjithmonë është jostabile. Sipas fjalëve të tij, kjo e detyron Qeverinë që në kryerjen e funksionit në fushën e legjislacionit dhe respektimit të ligjeve duhet të bëjë kompromise të vazhdueshme brenda shumicës dhe ti kënaq orekset e strukturave partiake brenda shumicës të “koalicionit”. Përveç kësaj Bllazhiq për gazetën, “Dnevne Novine”, ka theksuar se koncepti i Qeverisë të mandatorit Zdravko Krivokapiq është hartuar sipas metodës, “Benchmarking”, që do të thotë metodë komparative të organizimit administrativ në Holandë dhe që në Mal të Zi është i pazbatueshëm. Të përkujtojmë se Krivokapiq pohon se Qeveria e ardhshme mbështetet në katër fusha kryesore- të sundimit të ligjit, në financa, në arsim dhe në shëndetësi. Ai ka theksuar se modeli është përgatitur sipas shembullit të Holandës, si shembull i përvojës së mirë dhe se mbi bazat e racionalizimit duhet të ofrojë përgjigje ndaj sfidave të cilat gjenden para Malit të Zi.

 

Ose  ekspertë ose nëpunës partiak

Paralajmërimi se disa politikanë do të jenë pjesë e Qeverisë është interesante për shkak të momentit të zgjedhur, por i  cili edhe në mungesë të këtij momenti është mjaft i komplikuar për formimin e Qeverisë së re, konsideron Boris Raoniq, kryetar i Aleancës Qytetare. Ai ka theksuar se, pa marrë parasysh nëse fjala është për obstruksion të qëllimshëm ose dëshira që momenti të kapitalizohet, gjithsesi nuk është hap i përgjegjshëm politik dhe me siguri për një kohë të gjatë do të kualifikojë njërën prej dy figurave të cilat në këtë kontest janë demantuar reciprokisht. “Për ministrat e propozuar kjo do të thotë se vështir se do të zgjedheshin, por vështirë se do të fitonin edhe besimin e opinionit. Vetë ministrat, me aktin e zgjedhjes bëhen figura politike të cilët disponojnë me kornizat e veta ideologjike dhe vlerësuese, por nuk do të ishte e ndershme ndaj konstituentëve tjerë, para së gjithash ndaj Demokratëve dhe  Frontit Demokratik, që disa parti të tjera të kenë anëtarë në Qeveri për dallim prej tyre”, ka theksuar Raoniq. “Ide e pakuptueshme”, ka theksuar aktorja Varia Gjukiq duke vlerësuar qëllimin e mandatorit Zdravko Krivokapiq për bashkimin e katër dikastereve, në një ministri. Një ministri, ka theksuar ajo, nuk mund tu përballojë të gjitha nevojave të qytetarëve dhe të gjitha obligimet të cilat i ka Bashkësia shkencore, punëtorët  e arsimit, krijuesit e të gjitha profileve artistike në institucione dhe jashtë tyre. Përveç asaj, kështu zyrtarisht konsiderojnë edhe mbi 4 mijë qytetarë, të cilët prej me 5 nëntor deri me sot kanë nënshkruar peticionin kundër bashkimit të këtyre ministrive gjë të cilën e ka inicuar vetë aktorja Gjukiq. Përndryshe, edhe 150 personalitete publike e të kulturës e kanë nënshkruar peticionin kundër formimit të Qeverisë së re të mandatorit Krivokapiq. 

 

Heshtja pas takimit është shenjë e respektit

Fakti se ministrat në largim dhe as ministrat e ri nuk kanë kumtuar detaje pas takimit të tyre, tregon se bashkëbiseduesit, nëse asgjë tjetër, tani kanë respekt për njëri tjetrin, konsideron analisti ekonomik, Predrag Drecun. Të përkujtomë se takimi i përfaqësuesve të Ministrisë për financa me kandidatët për ministra të dikastereve ekonomike në Qeverinë e re lidhur me buxhetin për vitin e ardhshëm duhet të vazhdojë në javën e ardhshme, të hënën ose të martën. “Sado që dallohen mes veti, ata i respektojnë qëndrimet e njëri tjetrit dhe nuk dëshirojnë të cenojnë rrjedhën e ardhshme të bisedimeve. Kjo fletë edhe për seriozitetin dhe ndërgjegjen e të dy palëve se me të vërtet gjendemi në një moment delikat dhe na presin probleme shtesë të shkaktuara nga panedmia e korona virusit. Kjo, sipas meje fletë se ata kërkojnë zgjidhje konstruktive”, ka deklaruar Drecun për gazetën “Pobjeda”. Ai megjithatë konsideron se tani, në fillim të bisedimeve mund  të kumtojnë se cilat janë qëllimet e tyre, politikat dhe strategjitë në koncipimin e buxhetit. Ministri i financave Darko Radunoviq dhe ministrja e ekonomisë Dragica Sekuliq me bashkëpunëtorët e tyre, janë takuar dje me kandidatët për ministra në Qeverinë e re. Siç është kumtuar nga Ministria e financave, ky takim punues ka kaluar në një bisedë konstruktive, koperuese dhe përmes gatishmërisë për bashkëpunim të mëtejmë. 

 

Në vitin 2021 kryeqyteti do të punësojë 60 persona

“Kryeqyteti në vitin e ardhshëm do të punësojë rreth 60 punëtorë”, ka kumtuar Senzhana Popoviq, sekretare për financa, në debatin e djeshëm qendror publik mbi projektbuxhetin e kryeqytetit për vitin e ardhshëm. Këtë të dhënë ajo e ka kumtuar duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës, “Dan”, nëse rritja e shumës të ardhurave bruto e cila është paraparë me buxhetin për vitin e ardhshëm është shkak për rritjen e rrogave të punësuarve, ose fjala është për punësime të reja. Sekretaria për financa i kryeqytetit ka mbajtur debatin publik qendrorë mbi projekt vendimin për buxhetin e kryeqytetit për vitin 2021, i cili është shtruar për debatin publikë me 16 nëntor dhe që do të zgjas 15 ditë. Siç është kumtuar nga kryeqyteti Podgorica, sekretarja Snezhana Popoviq i ka informuar të pranishmit se projektvendimi për buxhetin e kryeqytetit për vitin e ardhshëm është planifikuar në shumën prej 93 milion e 457 mijë euro, ose 4.3% më shumë se mjetet e planifikuara për vitin 2020.

Sot ka filluar paraqitja në afatin e dytë për aftësimin profesionist

Afati i dytë i paraqitjes të shfrytëzuesve potencial në programin e aftësimit profesionist të personave me arsimim të lartë, ka filluar sot dhe do të zgjas deri të dielën. Nga Ministria e arsimit kanë sqaruar se shfrytëzuesit potencial të programit, të cilët pas rrethit të parë të paraqitjes elektronike, kanë mbetur pa mandate në aftësimin profesionist, mund të zgjedhin njërin prej punëdhënësve të prapambetur përmes portalit “e-Uprava”. “Shfrytëzuesit, të cilët  janë paraqitur me sukses në program dhe nuk e kanë përfunduar paraqitjen, zgjedhjen e punëdhënësve mund ta kryejnë përmes portalit e”-Uprava” në faqen e programit të aftësimit profesionistë”, thuhet në kumtesë. Theksohet se të drejtë për pjesëmarrje në rrethin e dytë kanë vetëm ata të cilët tanimë i kanë dorëzuar fletëparaqitjet dhe në rrethin e parë nuk e kanë fituar punëdhënësin ose nuk e kanë përfunduar paraqitjen. “Pas ftesës së parë, 3 mijë e 165 persona me shkollim të lartë kanë fituar rastin për aftësimin profesionist tek njëri nga punëdhënësit e zgjedhur”, kanë deklaruar nga kjo Ministri.

 

Raste dhe viktima të reja me COVID-19, 508 raste të reja, 10 vdekje

Laboratorët e Institutit për shëndetin publik, laboratorët e tjera si dhe laboratorët private kanë përfunduar analizën e 1 mijë e 627 mostrave dhe ia kanë dorëzuar Institutit rezultatet e këtyre mostrave në infektimin e korona virusit të ri, në mesin e të cilave gjithsejtë janë konfirmuar 508 raste të reja të infektimit. Deri në ora 17 këtij Instituti i janë paraqitur edhe 10 raste të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid-19. Njëkohësisht është konfirmuar edhe shërimi i 492 pacientëve. “Duke pasur parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara të infektimit me Covid-19 si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive aktuale në Mal të Zi është 11 mijë e 126 njerëz”, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Në Entin, “Komanski Most”, aktualisht 21 shfrytëzues janë pozitiv në koronavirus, ka deklaruar drejtori i këtij Institucioni, Vasel Dushaj. “Situata aktuale klinike e të sëmurëve është simptoma të lehta por fjala është për rastet asimptomatike”, ka theksuar Dushaj. Në Qendrën klinike të Malit të Zi, njoftuan sot gjatë ditës se 41 pacientë Covid pozitiv janë në rrezik për jetën, është  kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Në spitalin e përgjithshëm në Tivar janë duke u trajtuar 12 pacientë me gjendje të rëndë klinike. Në spitalin e përgjithshëm në Beranë, 10 pacientë janë me gjende të rëndës klinike, thuhet në kumtesën për opinion nga ky institucion. Në spitalin e Beranës aktualisht janë duke u trajtuar 31 pacientë pozitiv në korona virus. Në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq sot një pacientë e ka humbur jetën për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga infektimi me virusin Covid, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Në këtë spital aktualisht janë të shtruar 62 pacientë pozitiv në Covid-19.

Deri te vaksina kundër COVID-19 me programin Covax

Shefja e zyrës së Organizatës botërore të shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajoviq, ka deklaruar se shumë faktor do të ndikojnë në dinamikën e prodhimit, distribuimit dhe administrimit të vaksinës kundër virusit Covid-19. Kur është fjala për Malin e Zi, ka theksuar Brajoviq, vendi ynë është anëtarësuar në programin, Kovaks Fasiliti, gjë që do të thotë se është nënshkruar kontrata për blerjen e këtyre ilaçeve. Deri më tani 188 vende kanë nënshkruar iniciativën KOVAX, e cila bënë thirrje që vendet më të pasura të investojnë në zhvillimin e disa vaksinave dhe infrastrukturës së nevojshme për shpërndarjen e tyre në të gjithë globin. Për momentin, ka theksuar ajo, në botë ekzistojnë 200 vaksina kandiduese, 60 prej të cilave janë në fazën e hulumtimit klinik në njerëz, kurse 11 prej tyre janë në fazën e tretë, përfundimtare, të hulumtimit klinik. Ndërkohë, siç është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi, në Mal të Zi ka arritur edhe një kontingjent i pajisjeve mbrojtëse medicinale dedikuar punëtorëve shëndetësor me vlerë 137 mijë euro. Në këtë dërgesë janë përfshirë 200 mijë copë maska kirurgjike dhe 6 mijë maska të cilësisë së lartë, të cilat u janë dorëzuar në disponim sistemit shëndetësor të Malit të Zi. Shefja e delegacionit të BE në Mal të Zi, ambasadorja Oana Kristina Popa ka theksuar se ky donacion është edhe një vërtetim i solidaritetit dhe i miqësisë të qytetarëve të BE me banorët e Malit të Zi. Ajo poashtu njoftoi se të shtunën, bashkë me të gjitha gazetat ditore në vend, do të dhurojnë maska mbrojtëse të punuara nga materialet natyrore në Mal të Zi, u kumtua nga delegacioni i UE në Podgoricë.

Për shkak të shkeljes së  masave, 523 fletë padi penale

Drejtoria e policisë ka paraqitur fletë padi penale kundër 9 personave për shkak të mosrespektimit të masave shëndetësore , është kumtuar në Twiterin e drejtorisë së policisë. Prej shpalljes së  epidemisë të korona virusit, duke filluar nga marsi i këtij viti, janë paraqitur fletë padi penale kundër 523 personave për shkak të shkeljes së masave epidemiologjike, ka kumtuar Prokurori themelor i shtetit, Vukas Radonjiq. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se nga numri i përgjithshëm janë refuzuar 106 fjetë padi penale, kurse ndjekjet penale janë ndërmarrë kundër 417 personave. Kryesisht, siç ka theksuar ai, masat nuk i respektojnë personat e moshës madhore. Në pyetjen se cilat masa janë shkelur më së tepërmi, Radonjiq ka theksuar se në fazën fillestare të epidemisë më së tepërmi është shkelur masa e vetë izolimit dhe pastaj ka filluar shkelja e masës të ndalimit të largimit nga banesat. “Janë shkelur edhe masat e ndalimit të komunikacionit ndërurban”. Në valën e dytë, siç ka theksuar ai, kemi edhe një numër të vogël të flet padive penale, gjë që vetvetiu nënkupton se masat nuk shkelen në masë të madhe. “Prokuroria shtetërore, sipas detyrës zyrtarë, ka formuar lëndë penale dhe në esencë nuk na intereson statistika. Ne veprojmë sipas detyrës zyrtare ose me rastin e paraqitjes së ndonjë vepre penale”, ka theksuar Radonjiq. Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, prej dje në vend janë shtuar masat anti-covid. Një prej këtyre masave është edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 19 deri në orën 5 të mëngjesit.

Rritet bilanci tragjik në rajon nga virusi korona

Në rajon më së tepërmi të sëmurë aktivë nga Covid- 19 në 100 mijë banorë janë të regjistruar në Mal të Zi, në vendin e dytë është Sllovenia kurse në të tretin Maqedonia Veriore. Në Mal të Zi janë të regjistruar 1765 të sëmurë aktiv në 100 mijë banorë. Sot në rajon janë të regjistruar 18 mijë e 254 raste të reja me korona virus. Serbia është në vendin e parë në rajon sipas numrit të personave të hospitalizuar nga Covid-19 në 100 mijë banorë, në vend të dytë është Sllovenia  kurse në të tretin Maqedonia e Veriut. Në rajon numri më i madh i të sëmurëve në 1 milion banorë po ashtu është regjistruar në Mal të Zi, kurse në raport me numrin e të infektuarve, vdekshmëria më e lartë në rajon është e regjistruar në Bosnjë Hercegovinë, në vend të dytë është Maqedonia Veriore, kurse në të tretin Kosova. Në BeH gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1 mijë e 589  raste rate të reja të infektuar me korona virus prej gjithsejtë 4 mijë personave të testuar. Kanë vdekur 34 persona tek të cilët ishte konfirmuar prania e virusit korona, 28 prej të cilëve në Federatën e BeH dhe 5 në “Republika Srpska”. Në Serbi kanë vdekur 41 persona dhe janë zbuluar 7 mijë e 579 raste të reja të infektimit, ka kumtuar Ministria e shëndetësisë në raportin e vetë të rregullt. Në  Kroaci janë konfirmuar 4 mijë raste të reja të infektimit me korona virus kështu që numri i rasteve aktive në këtë shtet është rritur në mbi 24 mijë. Në këtë shtet sot janë shënuar 51 vdekje që kanë lidhje me virusin korona. Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka pohuar se masat e reja më të ashpra për pengimin e përhapjes së korona virusit do të zgjasin deri në 25 dhjetor, mirëpo nuk ka përjashtuar as mundësinë që ato të zgjasin edhe më tepër nëse këtë do ta kërkojnë organet profesionale. Autoritetet shëndetësore në Slloveni kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në këtë vend kanë vdekur 46 pacientë si pasojë e COVID-19, kurse janë shënuar 1.767 raste të reja pozitive nga 7.391 mostra të kryera, ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë së Sllovenisë, Jelko Kacin. Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 3 349 teste të dyshuara për CoViD-19 dhe prej tyre 1 288 kanë rezultuar pozitivë ndërsa janë regjistruar edhe 39 humbje jete. Në këtë vend numri i rasteve aktive aktualisht është 20.881. Ministria e Shëndetësisë në Tiranë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.137 testime, nga të cilat rezultojnë pozitive me Covid-19, 644 persona. Gjithashtu njoftohet se kanë humbur betejën me koronavirusin 8 persona, shifër në ulje nga një ditë më parë ku ndërruan jetë 19 persona. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Prishtinë, njoftoi se në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 775 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

 

Intensivisht për vaksinën, UE dhe SHBA vaksinat në muajin ardhshëm

Banorët e parë të Bashkimit Evropianë do të mund të vaksinohen kundër korona virusit deri në festën e Krishtlindjes, ka deklaruar kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Llajen, duke tërhequr vërejtjen se vendet anëtare urgjentisht duhet të përgatisin rrjetin e vetë logjistik për dhënien e qindra miliona dozave të vaksinës. Për ndryshe, gjatë 7 ditëve të kaluara me korona virus janë të infektuar mbi 4 milion njerëz në botë dhe kjo është shifra më e lartë brenda një jave që prej fillimit të pandemisë, është kumtuar nga Organizata botërore e shëndetësisë. Më shumë se 60 milion raste janë konfirmuar në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 1.4 milion njerëz kanë vdekur. Në Evropë, 1 milion raste të reja u regjistruan për vetëm pesë ditë, duke kapur një total prej më shumë se 16 milion rastesh, përfshirë 365,000 vdekje. Qeveritë në të gjithë Evropën po përpiqen të vendosin kufizime në jetën publike për të lejuar familjet të festojnë Krishtlindjet pa shpërthime të reja të virusit. Shtetet e Bashkuara kanë raportuar 1 milion raste të reja me COVID-19 në më pak se një javë, me një numër total prej rreth 12.5 milion dhe me rreth 260,000 të vdekur. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë listën e vendeve me më shumë infeksione, sipas Universitetit Johns Hopkins.

 

Përplasje Kosovë – Serbi rreth vizitave të ndërsjella

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u bëri thirrje palëve që të respektojnë marrëveshjen për vizitat e ndërsjella zyrtare, ndërsa tërhoqi vërejtjen së mosrespektimi i saj dëmton përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet tyre. Ai i bëri këto komente në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, pasi që ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla tha se nuk do të lejohen vizitat e zyrtarëve serbë, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, derisa nuk kërkon ndjesë për gjenocidin kundër popullatës së Kosovës”. Javën e kaluar ministrja Haradinaj- Stublla nuk dha leje për një vizitë të një delegacioni serb në Kosovë ndërsa ritheksoi se, “nuk ka leje për ju për vizita në Kosovë përderisa nuk kërkoni falje për gjenocidin e kryer ndaj popullit tonë, dhe përderisa nuk vihen para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit e atij gjenocidi”.Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi se ka pranuar një letër nga i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në të cilën atij i kërkohet që Kosova të respektojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë të arritur në Bruksel. Ai tha se do të respektojnë marrëveshjet për lëvizjen e lirë dhe se në proces të dialogut do të diskutohen të gjitha çështjet e hapura.

 

Ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë thirrje për t'i dhënë fund "epokës së zymtë të ndarjes", pasi vendi përballet me një dimër të gjatë dhe të vështirë me pandeminë e COVID-19. Në një fjalim për festën e Falënderimeve, ai tha se amerikanët janë në luftë me koronavirusin, jo me njëri-tjetrin. Presidenti i zgjedhur u bëri thirrje amerikanëve të modifikojnë mënyrën e festimeve të festës të Falënderimeve. Sipas tij, në vend të mbledhjes së zakonshme, ai do të kalonte pushimet vetëm me gruan e tij, vajzën dhe dhëndrin e tyre, ndërsa pjesa tjetër e familjes do të festonte në grupe më të vogla. Ndërkohë, presidenti, Donald Trump, u bëri thirrje mbështetësve të punojnë për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Përpjekjet e Trumpit për të sfiduar rezultatet në shtetet kryesore përmes proceseve gjyqësore deri më tani kanë dështuar.

Vdes legjenda e futbollit, Diego Maradona

Ka vdekur legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona. Agjencia Reuters raporton se ai ka vdekur pas një sulmi në zemër në moshën 60 vjeçare. Ish-mesfushori dhe menaxheri sulmues i Argjentinës kishte një operacion të suksesshëm pas një mpiksje gjaku në tru në fillim të nëntorit. Pastaj u njoftua se ai do të trajtohej për varësi nga alkooli. Një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Maradona ishte kapiten kur Argjentina fitoi Kupën e Botës më 1986. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për Barcelonën dhe Napolin, duke fituar dy tituj në Serie A me skuadrën italiane. Në një deklaratë në mediat sociale, Shoqata e Futbollit Argjentinas shprehu "pikëllimin e saj më të thellë" për siç tha "vdekjen e legjendës sonë". Maradona ka shënuar 34 gola në 91 paraqitje për Argjentinën, duke i përfaqësuar ata në katër Kupa Botërore. Bota e futbollit është shprehur e pikëlluar për vdekjen e Maradonës.

Edhe nesër mot pa ndryshime

Në Mal të Zi sot mbajti mot kryesisht i kthjellët, deri me vranësira të pakta lokale. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 14 ishin: në Tivar e Ulqin 19 gradë, Herceg Novi 17, Podgoricë e Cetinë 16, në Zhablak 14 gradë, Nikshiq 15, Kollashin 11 dhe në Plevle 7 gradë. Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, vende vende me vranësira të pakta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -7 deri në 8, kurse më e larta e ditës, prej 9 deri në 19 gradë celsius.

 

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се